REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Benzer belgeler
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2014

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

Editors: Prof. Dr. İsmail GÜLEÇ Assoc. Prof. Dr. Adriatik DERJAJ Assoc. Prof. Dr. Bekir İNCE Assoc. Prof. Dr. Alpaslan OKUR

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi ECTS: 5 Fakulteti i Filologjisë/ UP Prishtinë

İNGİLİZCE FİLOLOJİ YILLIK PLAN ORTA DÜZEY

Letërsia shqiptare e Alamiados*

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

Psikologjia e Religjionit

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

İNGİLİZCE FİLOLOJİ YILLIK PLAN ORTA DÜZEY. * Cümle. tamamlama. * Cümle kurma * Noktalama işaretleri. * Çoktan seçmeli.

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Siguria juaj në spital

Të dhëna bazike të lëndës. Titulli i lëndës: Sintaksë e gjuhës turke 2. Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+2 Vlera në kredi ECTS: 6

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

YEDİTEPE ÜNİVERSİTESİ ÖĞRETİM YILI BAHAR DÖNEMİ YABANCI DİLLER YÜKSEKOKULU İTALYANCA HAZIRLIK BÖLÜMÜ

CJ MTP11 AYRINTILAR. 5. Sınıf Türkçe. Konu Tarama Adı. 01 Sözcük ve Söz Gruplarında Anlam - I. 02 Sözcük ve Söz Gruplarında Anlam - II

(1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK)

Teori (saat/hafta) Laboratuar (saat/hafta) Yabancı Dil II FTR Bahar Önkoşullar Yok Dersin dili Türkçe-İngilizce Dersin Türü Zorunlu

Kâzım Nami Duru nun Tiran Ve Berat taki Eğitim Hizmetleri

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës

RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS Shoqata e femrave me aftësi të kufizuara FEMRAT PËR FEMRAT

P R O C E S V E R B A L

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

P R O C E S V E R B A L

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

REBELI DOM NDRE MJEDA

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

UNIVERSITETI I PRISHTINËS UNIVERSITY OF PRISHTINA P A S Q Y R A E PROGRAMEVE STUDIMORE DHE E PERSONELIT AKADEMIK

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

DERS BİLGİLERİ. İngilizce 4 ENG 212 Bahar 3+0 3

Dersin Adı Kodu Yarıyıl (saat/hafta) (saat/hafta) (saat/hafta) AKTS Yabancı Dil III FTR215 Güz Önkoşullar

(16 Hafta 368 Saat) Bahar Dönemi

HACI BEKTAŞ VELİ. Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

T.C ÇANKAYA KAYMAKAMLIĞI Yeni Karaca Eğitim Merkezi Müdürlüğü

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

RILINDASI. Zëri i Shqipërisë, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit

Teori. AKTS (saat/hafta) (saat/hafta) (saat/hafta) Yabancı Dil II BES Bahar 3-3 4

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

Teori (saat/hafta) Laboratuar (saat/hafta) Yabancı Dil IV FTR214 Bahar Önkoşullar

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-

RILINDASI. Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi. Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi

ALEKSANDER MOISIU. Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit

T.C. Resmî Gazete. Kuruluş Tarihi : ( 7 Teşrinievvel 1336 ) 7 Ekim Aralık 1988 PAZARTESİ. Milletlerarası Andlaşma

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

Mbi 500 zyrtarë në sitën e SPAK, amerikanët rihapin dosjet e mbyllura nga Llalla, ja zyrtarët që do hetohen të parët

Güz Dönemi Hafta Ünite Ünite İçeriği Ekstra Alıştırmalar Yazma Konusu 1

Teori (saat/hafta) Anlatım, Tartışma, Soru-Yanıt, Dinleme ve konuşma çalışmaları, Takım/Grup Çalışması, Rol Oynama/Dramatize Etme

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

TÜRKÇE VE ARNAVUTÇADA SÖZCÜKLERİN YAPISINDA SOMUTLAŞTIRMA KAVRAMI BU SÖZCÜKLERİN TİPOLOJİK YAPISI

YABANCI DİLLER BÖLÜM BAŞKANLIĞI DERS TANITIM BİLGİLERİ TEMEL İNGİLİZCE III YD-211 II/I

Transkript:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA TURKE (gjuha e huaj e dytë) VITI MËSIMOR 2012 2013

1. UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR PROGRAMIN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR LËNDËN E GJUHËS TURKE DHE PËR PËRDORIMIN E TIJ NGA MËSUESIT Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën turke, si gjuhë e huaj e dytë, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional. Hartimi i këtij programi orientues është bazuar totalisht në kuadrin kurrikular të gjuhëve të huaja, duke pasur parasysh zhvillimin e aftësive gjuhësore që do të testohen, standardet e gjuhëve të huaja, programet e tre viteve të Kolegjit Turk, tekstet me të cilat është zhvilluar gjuha turke në Kolegjin Turk, si edhe përvojën e fituar nga provimet e Maturës Shtetërore të viteve pararendëse. Ky program duhet të nxitë inspirim dhe sfidë për të gjithë nxënësit dhe t i përgatitë ata për të ardhmen. Programi orientues i provimit me zgjedhje i Maturës Shtetërore për gjuhën e huaj si gjuhë e huaj e dytë, është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve, ndryshimet që ata kanë pësuar gjatë tre vjetëve të Kolegjit Turk, zhvillimet e tyre personale, duke u dhënë mundësi për sukses në atë çka i pret. Synimet e programit Ky program synon: - Të ndihmojë nxënësin maturant në përgatitjen e tij për provimin e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje (si gjuhë e huaj e dytë). - Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t u dhënë orientimet e duhura nxënësve. - Vlerësimin e njëkohshëm të dy aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj) dhe dy konceptet bazë, që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit dhe të shprehurit me shkrim. - Të japë orientime për specialistët që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore për gjuhën turke si lëndë me zgjedhje. Udhëzime praktike mbi përdorimin e programit Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi, por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato që ka studiuar gjatë tre viteve të Kolegji Turk. Kur flitet për tematikën kryesore në program, nxënësit duhet që të kenë njohuri për temat që janë të përfshira në program (spor ve eğlence,yemek,sağlık ve korunma, seyahat zamanı, çevre sorunları, modern yaşam vb.) Për sa i përket gramatikës, mësuesi duhet t i përgatitë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (edilgen ve etken fiiller, şart kipi, duyulan geçmiş zaman, zamanlar, zarf ve sıfatların özellikleri karşılaştırılması, bağlaçlar, v.b.... ), duke dalë nga konteksti i mësimeve ku këto probleme trajtohen. Mësuesi duhet t i verë theksin anës praktike të zgjidhjes së 2

ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipa ushtrimesh me alternativa, e herë tipa ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë cümle tercümesi, yazım kuralları, etj. Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme, duke përdorur situata nga të gjitha fushat e jetës, por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet mësimore. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto funksione gjuhësore: - Farklı ilgi alanları hakkında konuşma. - Yerler hakkında bilgi verme ve tavsiyede bulunma. - Basit konulardaki öneriye teklif ve yorum yapma. Për sa i përket të shkruarit, mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të organizojnë forma të ndryshme kompozimi joletrar (me tema të thjeshta). Ata duhet të përgatiten që të ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe leksikore. Gjithashtu, mësuesi duhet t i përgatitë nxënësit që të dinë të përmbledhin me shkrim një përvojë personale duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij në një tekst koherent. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur të shkruajë një e-mail ose letër formale ose joformale; të zbatojë rregullat e shkrimit të një e-mail-i, një letre formale dhe joformale. 2. AFTËSITË DHE NJOHURITË QË DUHET TË ZOTËROJË NXËNËSI MATURANT PËR TË QENË I PËRGATITUR PËR PROVIMIN E MATURËS ME ZGJEDHJE NË GJUHËN TURKE SI GJUHË E HUAJ E DYTË. Nxënësi që do t i ushtrohet provimit të maturës me zgjedhje në gjuhën turke duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohuritë e tij për çka më poshtë vijon: 2.1 Okuma-anlama (të lexuarit dhe të kuptuarit) Vlerësimi i këtij komponenti do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose joletrare, si dhe për të gjykuar mbi të. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe të kuptojë në mënyrë të përgjithshme informacionin e dhënë në pjesën e leximit, të mbledhë informacionet që i kërkohen rreth tekstit ose të japë një vlerësimin të shprehur me gjuhë të thjeshtë mbi atë çka i kërkohet. Më poshtë po radhitim disa aspekte të leximit: - Marrja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. - Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. - Thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj. - Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës shprehur në gjuhë të thjeshtë. - Paraqitja e elementeve që justifikojnë përgjigjen e dhënë. - Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit. - Gjetjen e fjalëve referuese. 3

2.2 Yazma (të shprehurit me shkrim) Në provimin e maturës, nxënësi që do të zgjedhë në provimet e Maturës Shtetërore, një gjuhë të huaj të dytë, duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara mbi një gamë jo shumë të gjerë temash, duke i lidhur elementet në mënyrë koherente, duhet të jetë në gjendje të bëjë përshkrime jo shumë të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat e tij, duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim real, duke përdorur gjuhë të thjeshtë dhe të pangarkuar me detaje, të shkruajë një letër personale ose zyrtare, një e-mail formal dhe joformal, duke respektuar formatet e mësuara gjatë viteve që nxënësi ka studiuar këtë gjuhë etj. Për vlerësimin e kësaj aftësie, nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej 120-150 fjalësh. Të shprehurit me shkrim përfshin: - të shprehurit me shkrim mbi një gamë të gjerë temash të njohura dhe jokomplekse, që janë trajtuar në librat e tre viteve; - një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (resmi-gayri resmi), emailler (resmi- gayriresmi), kullanımlar, metin özetleri vb; - shprehjen e pikëpamjeve në formë të thjeshtë dhe të qartë; - përdorimin e një repertori të thjeshtë leksikor, - komente të shkurtra me shkrim për probleme të ndryshme (kısa hikayeler, insan tasvirleri, mekanlar, nesne ve olgu). 2.3 Türkçenin kullanımı (përdorimi i gjuhës) Në këtë program njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë mbi përdorimin e gjuhës gjatë tre viteve të Kolegjit Turk, janë dhënë përmes ushtrimeve, temave, bashkëbisedimeve, që trajtojnë njësi të ndryshme gramatikore ose leksikore, pra në mënyrë esenciale fjalori dhe gramatika e mësuar për tre vite në shkollën e mesme. Tipat e ushtrimeve të rekomanduara për çdo tri fushat e sipërpërmendura: Okuma - anlama (të lexuarit dhe të kuptuarit) - Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit. - Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash. - Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Boşlukları doldurma). - Ushtrime me përgjigje po/jo. - Ushtrime me e vërtetë/e rreme (Doğru yanlış). - Ushtrime me disa alternativa (şıklı, doğru şıkın seçilmesi). 4

- Ushtrime ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë. - Ushtrime ku i kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij. - Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve (Paragrafların düzenlenmesi). - Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementeve provuese që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi. - Ushtrime ku i kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj. Yazma (të shkruarit) - Shkrimi i një email-i, ku i tregohet një miku rreth një përvoja që ka lënë mbresa. - Shkrimi i një letre formale ose joformale. - Aplikime ose rekomandime për një punë part-time. - Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar. Türkçenin kullanımı (Gramer- Sözlükçe) - përdorimi i gjuhës - Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me një të ngjashmen e saj. - Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër, por duke ruajtur kuptimin e fjalisë. - Ushtrime me shumë zgjedhje/ alternativa (şıklı). - Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur. - Ushtrime me ndërtim fjalish. - Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, - esleştirmeler. Struktura e provimit në përqindje Aspektet gjuhësore që do të vlerësohen Përqindja Okuma - anlama 40% Të kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose joletrar) 5

Türkçenin kullanımı (Gramer ve sözlükçe) 40% Përdorimi i gjuhës (gramatika dhe leksiku) Yazma 20% Të shkruarit (ese ose krijim, një letër, kërkesë, përshkrim, artikull, përmbledhje etj.) 3. Përmbajtja e programit Fushat tematike dhe leksiku Përmbajtja tematike është mbështetur në programin e zhvilluar gjatë tre viteve të Kolegjit Turk si edhe në tekstet shkollore për gjuhën turke si gjuhë e huaj e dytë. Tematika e mëposhtme, e parashikuar për provimin e maturës, do të përfshijë temat bazë (sipas kurrikulës) dhe nëntema të marra nga kurrikula dhe tekstet. Temat janë formuluar në mënyrë përgjithësuese e jo sipas titujve të teksteve dhe përfshijnë ato njohuri, të cilat janë zhvilluar përmes mësimeve. Tematika (Konular) Günlük hayat (yemekler, yerel yemek kültürü; sporlar; kişisel tercihler, boş zaman, hobiler, ilgiler) Etrafımızdaki dünya (seyahat, dünyadaki güzel yerler; para ve alışveriş; tabiat.) Öğrenme dünyası ve iş (Okul problemleri, iş görüşmeleri, eğitim, okuldaki arkadaşlıklar, vb.) Kişisel ve toplumsal hayat (Sağlık problemleri, kaza ve hastalıklar; giyim; özel günler ve kutlamalar; insanların fiziki özellikleri, vb.) İletişim dünyası (TV programları,, filmler, radyo programları, mektup e posta vb.) 6

Leksiku Në bazë të temës, përzgjidhet gjuha dhe aktet gjuhësore, si edhe strukturat gramatikore që mundësojnë realizimin e komunikimit rreth një teme të caktuar. Nxënësi duhet të zotërojë një repertor leksikor të mjaftueshëm për t u shprehur thjeshtë me shkrim dhe me gojë. Aktet dhe funksionet komunikative Sugjerohen aktet dhe funksionet e mëposhtme, të cilët shërbejnë si mënyrë orientuese për hartimin e testit dhe vlerësimin e nxënësve. Aktet dhe funksionet komunikative japin shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar gjatë tre viteve të Kolegjit Turk. İlgi ve tercihler İzinler emirler yasaklar Kişisel bilgiler ve nasihatlar Düşünceleri ifade etme; Tavsiyeler bir konuyu tartışma Yerler hakkında tavsiyeler Olasılık ihtimal vb. Elementet dhe strukturat gramatikore Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, si me gojë ashtu edhe me shkrim, sugjerohet të punohet në mënyrë të përqendruar mbi strukturat dhe çështjet gramatikore më të rëndësishme të trajtuara gjatë tre viteve të Kolegjit Turk. Fiil cümlesi: Şimdiki zaman, geçmiş zaman, gelecek zaman vb Ek fiil ve: Ek fiilin geniş zamanı ek fiilin geçmis zamanı Aktarma cümleleri (olumlu olumsuz soru) Etken edilgen (geçişli, geçişsiz) Şart kipi (Dilek şart kipi cümle ve örneklerle pekiştirilmesi) Yeterlık fıılı (olumlu, olumsuz, soru) Sıfatlar (sıfatlarda derecelendirme) 7

Ekler ve deyimler Zarflar Bağlaçlar (ve, ile, ama, fakat, ki vb.) Önemli bir duyuru! Kullanmak istediğiniz dilde düşünebilmelisiniz. İfadeleri, veya bir metni akılda tutmak bu dili konuşmak için yeterli sayılmaz. Öğrendiğiniz dili günlük hayatta rahatlıkla kullanabilmelisiniz. Dil yaratıcılık gerektiren bir olgudur. Kursu düzenli ve hassasiyetle takip ettiğseniz Matura Sınavı bir sürpriz olarak karşınıza çıkmaz. 8