P R O C E S V E R B A L
|
|
|
- Nuray Korkmaz
- 8 yıl önce
- İzleme sayısı:
Transkript
1 P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, mbajtur më , duke filluar prej orës minuta në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në mbledhje ishin të pranishëm 40 anëtarë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, OSBE-ja, Zyra e EULEX-it, KFOR-it dhe përfaqësues të mediumeve. Mbledhjen e Jashtëzakonshme e hapi dhe e kryesoi kryesuesi i KK-së të Prizrenit, z. Kujtim Gashi, i cila theksoi kjo seancë është thirrës e jashtëzakonshme është thirrës nga kryetari i Komunës, pas qarkores që ka sjellë Ministria e Financave për rishikimin e buxhetit, ku data e fundit, data 25 maj. Gjithashtu e kemi një kërkesë të Hidroregjionit dhe me propozim të kryetarit. Për dhënien në shfrytëzim të pronës për ndërtimin e Impiantit, për të cilën do të diskutojmë dhe ta shqyrtojmë. Kërkoi nga Drejtoria e Financave të bëjë prezantimin. Mybera Mustafa: Theksoi se ne jemi pajtuar në mbledhjen e kaluar, që do të kemi një mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, sepse ka qenë shkresa prej Ministrisë për Ekonomi dhe Financa që ne të bëjmë rishikimin e buxhetit në këtë afat. Mirëpo, pika e dytë, e cila na është dërguar në material, ne nuk jemi pajtuar që kjo të jetë në rend ditë. Kjo është mbledhje e jashtëzakonshme dhe shkon me një pikë. Në bazë të rregulloreve dhe ligjeve, vetëm pikat urgjente hynë, pasi që të kalojnë prej KPF-së. Kështu që ne mendojmë që pika e dytë sot mos të shqyrtohet. Kryesuesi: Theksoi se sa i përket rendit të ditës, këtë mbledhje nuk e kemi thirr ne, dhe nuk është e thirrur në procedurë të rregullt. Mbledhja është thirrur prej kryetarit të komunës, si mbledhje e jashtëzakonshme. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i Komunës dhe Udhëzimi Administrativ e përcaktojnë mënyrën e thirrjes së mbledhjeve dhe në rastin konkret kemi të bëjmë me një mbledhje të jashtëzakonshme, ku rendi i ditës përcaktohet nga thirrësi i mbledhjes. Në këtë rast kryetari i komunës e ka përcaktuar rendin e ditës. Po ashtu ju informoj se rendi i ditës nuk ndryshohet në mbledhje të jashtëzakonshme, as nuk mund të hiqet nga 1
2 rendi i ditës asnjë pikë. Megjithatë rendi i ditës, ju e dini që as nuk votohet në mbledhje të jashtëzakonshme, por është i përcaktuar nga thirrësi i mbledhjes. Ka raste kur edhe 1/3 e anëtarëve të Kuvendit e thërrasin. Por nuk ndryshohet rendi i ditës, sepse është nën mandatin e thirrësit. Prandaj do ti shqyrtojmë pikat ashtu siç janë thirr. Haziz Hodaj: Theksoi se kjo është mbledhje e jashtëzakonshme dhe nuk duhet të jenë dy pika të rendit të ditës. Mbledhja e jashtëzakonshme thirren me një pikë të rendit të ditës dhe atëherë kur është urgjente. Nëse e konsideroni ju që është urgjente, dhënia në shfrytëzim e impiantit tani Hidroregjionit, pa e analizuar dhe pa kaluar nëpër KPF-ca. Unë nuk besoj që kjo është aq urgjente pa kalua në KPF-ca, aq më tepër, kur bëhet fjalë për pronën e që është një çështje komplekse, dhënia në shfrytëzim e pronave. Kryesuesi: Sqaroi se neni 44 takimet e jashtëzakonshme, pika 44 dhe pika 3. Pikat e caktuara në rendin e ditës, për mbledhjen e jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen gjatë mbledhjes. Andaj, unë nuk mund të luftoi me ligjin. Alush Shala: Theksoi se opozita nuk e kundërshton si veprim, por kërkuan të din pse e kanë pru si pikë në mbledhjes në jashtëzakonshme. Kur ka pas mundësi edhe para një javë, sepse ky proces ka filluar me vite. Ka mund të ndodhë edhe në mbledhjen e sapo kaluar, apo edhe mu thirr edhe një mbledhje e jashtëzakonshme. Kryesuesi: Theksoi se sa i përket rendit të ditë e sqarova edhe më herët. Hasan Hasani: Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se nuk bëhet kiameti me pikën e rendit të ditës. Ne pasi që kemi bërë një punë të madhe bashkërisht edhe Kuvendi edhe ekzekutivi dhe ju e dini se përfundimi i punimeve në qytet përfundojnë me 30 maj. Sipas asaj që jemi marrë vesh më datë , ku do të kthehet rruga në gjendjen e njëjtë dhe një punë ngel për muajin tetor, nëntor mu krye nga komuna deri te Rezidenca. Theksoi se ne kemi një marrëveshje tri paleshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, KFV-ea, Komuna e Prizrenit. Andaj, ne duhet ti krijojmë kushte KFV-së, bankës gjermane, që ti vazhdon punimet menjëherë. Në impiantin ku ne kemi siguruar, e kemi ekzekutuar bartjen e pronave dhe ato prona janë në emër të komunës. Ata 2
3 munden me marr penalti, komuna e Prizrenit jo, po Qeveria e Kosovës, në qoftë se vonohemi edhe për një javë. Ne duhet të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme nesër për këtë pikë. Kjo është e jashtëzakonshme në kuptimin kohor. Nuk ka të keqe sot të votohet një vendim që ti jepet në shfrytëzim Hidroregjionit, kompanisë publike, e cila është edhe organ mbikëqyrës i krejt punimeve së bashku me Qeverinë e Berlinit. Prandaj kanë kërkuar donatori dhe Hidroregjioni, që menjëherë të fillojmë, është procedurë. Sot merret vendimi dhe duhet të bëhet i plotfuqishëm brenda dhjetë dite. Ky vendim që e votoni ju, sot i ndihmon shumë procesit, sepse me datën 30 përfundon kjo dhe duhet të shkon në fusha, të punohet në ndërtimin e impiantit. Prandaj edhe njëherë po ju lus, kjo pikë është aq e rëndësishme sa edhe rishikimi i buxhetit. Më qëllimin më të mirë dola këtu, jo për t ju kundërshtuar, por të keni mirëkuptim. Nuk mund ky Kuvend ta anashkalon apo ta ve në dilemë ti jepet në shfrytëzim të përkohshëm. Ajo është pronë e komunës, i jepet një kompanie publike profesionale e cila ka me menaxhua impiantin. Kryesuesi: Kërkoi nga Zenel Ahmetaj të jap sqarime, pastaj e hapim debatin. Zenal Ahmetaj: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se më datën , i kemi marrë instruksionet nga Ministria e Financave lidhur me rishikimin e buxhetit, që është proces realisht çdo vit. Ky afat që deri më datën 25 d.m.th. nesër, në Prishtinë duhet ta dorëzojmë me ndryshimet e mundshme, të cilat mund të ndodhin me rishikimet e këtij buxheti. Prandaj, duke u bazuar në instruksionin që kemi marrë nga Ministria e Financave, na u është udhëzuar të bëjmë diferencat apo mungesat që kanë ndodhur nëpër projekte të caktuara. Pastaj nëpër kategori ekonomike, sidomos në kategorinë e pagave, nëse ka minuse, për ti mbuluar nga kategoria tjetër që është në plus. Kështu në përgjithësi ne i identifikuam disa kategori, të cilat kanë pas nevojë të ndërhymë dhe të bëhen ndryshime apo rialokime gjatë kësaj kohe. Në propozim-vendim, në pjesën e parë ne kemi identifikuar në dy, tri drejtori që kanë minus të vogël në kategorinë e pagave. Andaj ato minuse i kemi mbuluar nga programi i asamblesë komunale në vlerë prej 1.650,00 dhe kjo shumë është shpërnda në tri drejtori. Shuma prej 250,00, do të shkoj në infrastrukturën rrugore, apo në kudër të Shërbimeve Publike, pastaj në zyrën komunale për Komunitete në shumë prej 400,00. Në programin Kadastër dhe Gjeodezi 400,00. Në Administratën e Arsimit në vlerë prej 600,00. Këto mjete do të mbulohen nga zyra e Kuvendit komunal, pasi e kemi një diferencë, një plus të mjeteve deri në fund të vitit. Në projektet kapitale, ne kemi identifikuar pothuajse në shumicën e programeve dhe duke u bazuar në kategoritë ekonomike, në burimin e tyre. Burimin nga grandi dhe nga të hyrat. Aty ku ka mbetje janë transferuar apo janë rialokuar në projektet tjera të cilat ka pas 3
4 minus të mjeteve, në mënyrë për ti mbuluar diferencat e kontratave. Kjo në pika të shkurta rreth asaj se si ka shkuar procedura, ku kemi intervenuar. Ka pasur shumë projekte në kuadër të programeve të rritjes së vlerës së projekteve. Diku ku është paraparë që nuk është projekt urgjent është anuluar dhe janë zvogëluar vlerat e mjeteve, aty ku nuk ka pas nevojë. Diferencat në rritje, apo minuset në bazë të projekteve, jam i bindur që çdo drejtorë, janë sot prezent dhe eventualisht nëse kërkohet nga ju të ju sqarojnë në lidhje me këto ndërhyrje në rialokim apo në transferim të mjeteve. Nëse ka nevojë ndonjë sqarim, në lidhje me tabelat apo diçka tjetër, jam në dispozicion. Mybera Mustafa: Theksoi se rishikimi dhe ridefinimi i buxhetit, e dimë që është kategori ligjore dhe se ka ardhur shkresa prej Ministrisë. Përkundër asaj që kemi pas një kohë të shkurtër ta analizojmë, mirëpo përqindje nuk kam mundur ti nxjerrë. Që të thuhet kaq po rishikohen prej këtij pozicioni, kaq mjete në total po bartën. Nuk ka pas kësi përshkrimi. Këto janë përmbledhje të një raporti dhe të një rishikimi. Këto tabela që na u kanë ofruar neve, këto janë të dhëna që çdo drejtori i ka. Mirëpo, kur të na propozohet ndryshimi, duhet të na prezantohen përqindjet, sa janë rishikua, a ka pas ndryshime prej pozicioni në pozicion, prej kapitales në kapitale. Po ashtu sa ka qenë përqindja dhe sa ka qenë vlera. Nga ana tjetër rishikimi i buxhetit bëhet vetëm në qoftë se vlera e kontratës nuk ka qenë ajo që është parapa. Ndoshta për arsye të ndryshme, ndonjë projekt del shumë emergjent, dhe hiqet ndonjë projekt që s është aq i rëndësishëm. Mirëpo, para neve e kemi pa rastin që shumë projekte që janë planifikua disa janë hekë krejt. P.sh. në Administratë, ka ,00, dy herë. Njëra është për ngritje të kapaciteteve të resurseve njerëzore, tjetra është për trajnim të stafit, janë hekë krejt. Nga ana tjetër, automjetet është shtuar, më tepër se gjysma e asaj që është planifikuar. Me plan të tenderit mundet një përqindje 30, e jo 100% të rritët shuma e tenderit. Janë disa pozicione nëpër disa drejtori që ne ju kemi dhënë prioritet gjatë planifikimit të buxhetit p.sh. në turizëm. Na kemi thënë që buxheti i turizmit ka qenë tepër i madh, sivjet duhet me u rrit. Sivjet shumë pozicioneve ju kanë hekë krejt p.sh. zejet e vjetra, që gjithë thirremi në atë pozitë e opozitë që duhet me i afirmua për Prizrenin tradicional ,00, është hekë fare. Nga aspekti tjetër, te mirëqenia sociale, kemi zvogëlim të disa pozicioneve. Kështu që krejt këto neve na bëjnë me thënë që ky planifikim i buxhetit dhe ky raport që na është ofruar për ridifinim të buxhetit, nuk është aspak profesional dhe na lënë kuptua që nuk mundemi me votua. Faleminderit. 4
5 Arbër Rexhaj: Theksoi se analizën e rishikimit të buxhetit, do ta bëjnë kuvendarët e LVV-je. Ndërsa ngriti një çështje që ka të bëjë në lidhje me shembjen e dheut në fshatin Korishë. Në pjesën e sipërme të fshatit Korishë të komunës së Prizrenit ka disa vite që është problematike shembja e dheut. Andaj, kërkoi përkrahjen të opozitës dhe të pozitës, sepse ka të bëjë me rrezikimin e jetës së njerëzve, ku aty mund të ndodhë një restelicë e dytë. Pas takimit më drejtorin e Shërbimeve Publike z. Hasan Hasani, pres që edhe ai ta thotë ndonjë fjalë në lidhje me këtë rast. Nga ju në këtë rishikim do të kërkoja një projeksion buxhetor, sepse aty duhet të ndërhyhet sa më shpejtë, sepse brenda një nate, një ditë krejt të zakonshëm mund të ketë shembje të dheut, ku mund të ketë edhe viktima. Po ashtu, qytetarët e fshatit Korishë, kanë nis një peticion, me ç rast do ti drejtohen edhe organeve relevante që do të kërkojnë ndërhyrje të shpejt. Mendoj që Drejtoria e Emergjencave sigurisht që edhe ai besoj mbi bazën morale do duhej të fliste këtu. Është mirë që ta evakuoj sa më shpejt atë pjesë, që edhe punohet më lehtë. Pak më parë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, më tregoj që në vitin 2016 komuna ka qenë atje. Po megjithatë, është mirë që kjo çështje, të problematizohet në kuptimin pozitiv, që të gjinden mjete edhe të ndërhyhet sa më shpejt. Ndërsa në anën tjetër dheu ka prishur pjesërisht edhe disa shtëpi dhe mendoj që do ti prish së shpejti edhe dy lagje dhe nuk do të mbetet me aq. Përpos dy lagjeve, dëmtimi do të jetë deri në gjysmë të fshatit. Prandaj do të kërkoja nga të gjithë ju, që ta mbështesni këtë propozim timin dhe të futet një projeksion buxhetor i cili parasheh intervenimin sa më shpejt të mundshëm, në ato shtëpi dhe në ato lagje të fshatit Korishë, të disa lagjeve të mësipërme. Faleminderit. Gzim Duraj: Theksoi se për këtë pikë të rendit të ditës, edhe pse ka qenë një kohë mjaft e shkurtër për ti shikuar ndryshimet që janë bërë në buxhet, mendoj që është bërë një punë e mirë nga ana e ekzekutivit. Ka bartje të mjeteve nga projektet të cilat ka pas mjete më shumë se sa kanë qenë të nevojshme, e disa raste kur janë hekë mjetet që kanë qenë më pak prioritare, për banorët e komunës sonë dhe janë fut në projekte që kanë qenë më prioritet. Pa deshtë të ndalëm ne secilën drejtori, pasi që zyrtari i Drejtorisë së Financave i dha sqarimin, sidomos Drejtorinë e Arsimit, që ne si Kuvend vazhdimisht kemi pas vërejtje, qoftë nga opozita, por nga pozita. Ka pas ngecje në përfundimin e disa shkollave dhe me këtë rishikim janë parapa mjete të nevojshme, që atyre dhjetëra shkollave që i ka ndërtuar komuna e Prizrenit me buxhetin vetanak, ti shtohen këtë vit edhe disa të tjera. Shpresoj që në shtator edhe disa shkolla do të jenë të gatshme për nxënësit që t i krijojmë kushte më të volitshme në procesin mësimor. Po ashtu një vërejtje për Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku nga një vijë buxhetore që ka qenë bashkëfinancim me donator dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit 5
6 Rural, janë hekë një shumë e mjeteve prej ,00, dhe janë bartë në një vijë buxhetore kur parasheh ndarjen e disa multi kultivatorëve, dhe disa pajisje shtesë, për makina të vogla që përdorën në bujqësi. Mendoj që ka qenë e nevojshme që ajo vijë buxhetore të mos preket, për shkak se unë personalisht nga ajo drejtori kam një projekt që mendoj që është shumë më rëndësi për banorët e komunës tonë. Një projekt për ujitje të sipërfaqeve tokësore, ku përfshihen katër fshatra të komunës tonë, siç është Pirana, Krajki, Landovica edhe fshati Tupec i cili projekt, jam shumë i sigurt që në qoftë se ne arrimë si komunë ta sigurojmë 20% e totalit të përgjithshëm të atij projekti. Është një projekt mjaft kapital dhe mjaft i rëndësishëm, për zhvillimin e bujqësisë në fshatrat e komunës tonë ku ka vlerën përafërsisht diku ,00 dhe është në interes të qytetarëve, që 80% të këtij projekti financimin do ta bënë Ministria e Bujqësisë edhe Zhvillimit Rural. Në qoftë se shikohen tash këto mjete, se prej kujt janë bartë, ku kanë shkuar. Drejtori i kësaj Drejtorie e dinë mirë se nga ato mjete përfitojnë më së shumti gjashtë fermerë, pasi që dihet çmimi i një multi kultivatori sa kushton. Prandaj kisha kërkua në qoftë se është e mundshme, që kjo vijë buxhetore, të kthehet aty ku ka qenë, ose të planifikohet që më vonë, me një kërkesë të këtij Kuvendit ti siguroj edhe mjete. Sepse shumë shpejt Ministri i Bujqësisë do ti informon të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, që të konkurrojnë në projekte të përbashkëta. Andaj ky projekt besoj që është shumë i sigurt që do të fiton, sepse është projekt modern i tipit të mbyllur që komunat tjera nuk e kanë fatin me pas kësi sistemi të ujitjes, sikur që e kemi ne me Radoniçin. Shpresoj që grupi parlamentar i PDK-së, edhe partnerët e koalicionit do ta votojnë këtë rishikim të buxhetit. Faleminderit. Bujar Nerjovaj: Theksoi se duke e ditë rëndësinë e rishikimit të buxhetit, edhe si kategori ligjore paraprakisht po them se do ta votojmë këtë rishikim të buxhetit. Duke qenë gjithmonë koshient që drejtorët kanë bërë lëvizjet e pozicioneve të tyre brenda atyre kategorive ligjore të lejueshme, dhe të cilat mund të bartën pa problem dhe në interes të gjitha projekteve në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Në emër të grupit kemi një sugjerim për Drejtorinë e Bujqësisë, që mendoj edhe duhet të hyj, dhe e ka vendin. Që të gjitha grandet qeveritare që vinë në emër të projekteve të vogla, që janë në komunë tonë të Prizrenit të jenë me participim 20%, sepse në bazë të asaj që kemi analizua është që edhe fermat edhe lopët edhe gjitha ato projekte të vogla që ekzistojnë. Ndryshe do të kishin peshën tek qytetarët dhe ata shfrytëzuesit e tyre. Në qoftë se e japim një pjesë dhe siguria e asaj marrje të jetë participimi i tyre. Po njëkohësisht më të njëjtën rrugë i japim mundësi që në të njëjtin emër të përfituesve, po e marrë shembull të përfituesve që do të jenë, të shtohet numri i përfituesve. Dhe në këtë mënyrë të masivizohet pak a shumë përfituesin në komunën tonë të Prizrenit. Duke 6
7 pas parasysh që ky participim 20% të hy në këto dhe gjërat tjera për të cilat jemi dakorduar edhe në grup. Mendoj që do ta votojmë dhe si i tillë do të kaloj. Faleminderit. Haziz Hodaj: Theksoi se ky rishikim i buxhetit do duhej të ishte një përmirësim i asaj çka është bërë dhe çka nuk është bërë në fakt në realizimin e buxhetit. Që unë ndryshe e kam quajt fontin dëshirash e jo një buxhet i realizueshëm edhe kur është votua, edhe kur është debatua rreth tij. Mirëpo, kam shpresua shumë që rishikimi do të sjell përmirësime adekuate dhe konkrete, në mënyrë që bile ato projekte çka parashihen në rishikim të buxhetit, të realizohen deri në fund të vitit. Me sinqeritetin më të madh po ju them, ajo çka unë pash në rishikim edhe pozicione të reja të shtuara është një sinjal që ne prapë jemi në avazin e vjetër të realizimit të këtyre projekteve. Në këtë projektbuxhet, në këtë rishikim të buxhetit ndoshta për herë të parë, po më bëni të jem edhe lokalist, edhe mahallist, edhe familiarist, sepse parashihen do projekte që nuk janë prioritet para se të realizohen shumë prioritete tjera. Po e zëmë nuk parashihet asnjë pozicion rrugor i rrugëve në Gjonaj, kurse në disa lokalitete thotë rregullimi i rrugicave. Andaj ti rregullojmë se pari rrugët që janë në shërbim të qytetarëve dhe të shumë lagjeve që janë të frekuentuara më me shumë banorë. Me kompetencë të plotë po i them drejtorit të Arsimit që ,00, që janë paraparë për fazën e tretë të ndërtimit të shkollës në Gjonaj. Nuk mund ta rehabilitojnë atë çka është dëmtua brenda kësaj kohe, sa s është punua në shkollë. Aty është i dëmtuar totalisht po thuaj se i hedhur krejt poshtë kulmi. Po ashtu brenda kanë hy edhe lopët i kanë thye pllakat, kabllot e rrymës të gjitha janë të janë dëmtuara. Andaj është e pamundur që me ato mjete që janë të parapara, të realizohet dhe shkolla të vihet në dispozicion në shtator të këtij viti. Për çudi shihen prapë projekte, nisje të shkollave të reja, nisje të objekteve të reja, pa i përfundua objektet që kanë filluar me pesë- gjashtë vite. Kam shpresua që ky rishikim do ti sjellë këto përmirësime nuk po shihen. Ndërsa nga drejtori e Shërbimeve Publike kërkoi që rezervuari që është ndërtuar vitin e kaluar edhe nuk përfundua ende në Gjonaj. Sigurisht që do duhej me shtua ende mjete për ta vu në funksionalizim, për ta vu në funksion atë rezervuar. Sepse ai donë tani lidhjet me rrjetin e ujësjellësit për të hy në dispozicion, për ti hy në shërbim qytetarëve. Përndryshe si objekt ai ma ato mjete sigurisht që përfundon, sepse kompania që e ka marrë do ta përfundoj punën, se e ka edhe kontratën. Mirëpo, duhet ende mjete shtesë për ta vu në funksion. Kam edhe shumë vërejtje tjera, mirëpo po them po kemi problem sepse nuk po e kemi një kopje fizike dhe ti evidentoj një nga një. Por mbetet ende forma e buxhetit si fontanë dëshirash e shumë lokaliteteve, e shumë lagjeve, e shumë mëhallëve për efekte elektorale. Faleminderit. 7
8 Sehare Maliqi: Theksoi se mbledhja e ditës së sotshme është e rëndësishme për shkak se diskutohet rishikimi i buxhetit. Është më rëndësi që përpos kritikave të përmenden edhe aspektet pozitive të asaj se si është shpenzuar buxheti, të cilin jemi duke rishikuar. Qeveria komunale ka bërë një varg investimesh, të cilat në mënyrë direkte ka ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të banorëve të komunës së Prizrenit. Megjithatë edhe pse janë bërë investime të shumta, nga ky rishikim janë ndryshuar shumë projekte të rëndësishme, të cilat shpresoj të parashikohen për buxhetin e vitit Faleminderit. Ganimete Hoxha: Theksoi se Bashkimi Demokratik, si parti politike angazhuese për interesimet e qytetarëve të Prizrenit në përgjithësi, ka pasur qasje konstruktive ndaj politikave komunale, duke përfshirë edhe atë buxhetore. Por propozimet tona nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur nga ekzekutivi komunal, ku shpesh edhe janë paragjykuar. Megjithatë ne kemi vazhduar të bëjmë punën tonë si parti opozitare. Në rastin konkret kur po bëhet fjalë për shqyrtimin dhe miratimin për rishikimin e buxhetit të komunës për vitin fiskal Ne pretendojë se ekzekutivi e ka injoruar dhe anashkaluar tërësisht Kuvendin komunal, duke mos e përfshirë në këtë proces as edhe një komision të vetëm të këtij Kuvendi, gjithashtu edhe atë të Komitetit për Politikë dhe Financa. Gjë që për ne si parti politike, është i papranueshëm ky anashkalim. Po tentohet që ky rishikim i buxhetit të kaloj përmes një mbledhje të quajtur e jashtëzakonshme. Pa pasur një debat të mirëfilltë dhe konstruktiv. Me arsyetimet se kjo po ndodh me kërkesën e nivelit qendror e të tilla arsyetime të paqëndrueshme. Ne nuk mund të votojmë një dokument buxhetor, pa e ditur se çfarë përmban ai dokument, cilat ndryshime dhe pse ndodhin këto ndryshime. Po ashtu çfarë synohet me këto ndryshime e të tjera informacione të kësaj natyre. Dokumenti na është përcjell dje pasdite, gjë që është tepër vonë për të bërë një analizë të mirëfilltë. Kuvendi në përgjithësi, dhe në veçanti opozita është anashkaluar tërësisht në këtë vendimmarrje. Rrjedhimisht ne e ndjejmë vetën të përjashtuar nga ky proces i vendimmarrjes. Andaj e themi me zë të lartë dhe shumë hapur se vota e jonë si Bashkim Demokratik, është jo. Pra kundër këtij procesi të cilin e vlerësojmë të njëanshëm dhe arbitrar. Në asnjë rast nuk do të pranojmë të votojmë dhe mbështesim politika arbitrare dhe përjashtuese. Duke e quajtur këtë vendimmarrje arbitrare ne e vlerësojmë të panevojshme dhe të paarsyeshme të lëshohemi në përmbajtjen e vendimit. Për të cilin gjithashtu kemi shumë dyshime të cilat i kemi shprehur në momentin e miratimit të buxhetit për vitin Nga se të njëjtin e kemi pas vlerësua si dokument politik, abuziv dhe jo zhvillimor. Faleminderit. 8
9 Kimete Hoxha: Pati vërejtje për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale nga planifikimi i të hyrave, nga ,00, për ndërtimin e kësaj shtëpie të pleqve, janë heq ,00. Andaj mendoj që kjo shumë është e vogël për të bërë diçka ashtu siç duhet. Këtu u tha që aty ku s ka pas nevojë, është bërë zvogëlimi. Kurse unë them është nevojë shumë e madhe për të gjithë banorët e komunës së Prizrenit. Andaj, kërkoj që mundësisht edhe më tepër të rritet ky fond dhe të bëhet diçka si duhet, e jo të zvogëlohet. Agnesa Bytyqi: Theksoi se sot po shqyrtojmë rishikimin e buxhetit, i cili ka ardhur si kërkesë urgjente dhe e shpejt nga Ministria e Financave. Pa dyshim që komuna e jonë për shkak të vëllimit të madh të punëve në investimet kapitale, do duhej të bënte një rishikim të këtij buxheti. Nga se zhvillimi i procedurave tenderuese ta imponon bërjen e një rishikimi dhe bilanci të pozicioneve. Për këtë duhet të reflektojmë të gjithë, duke dhënë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet tona, për një rishikim sa më praktik dhe të lehtë implementuese. Të gjithë jemi dëshmitarë të investimeve të mëdha në të gjitha sektorët, veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra. Pa dyshim se draftin që po e diskutojmë sot i sjell nga ekzekutivi komunal, ka për qëllim plotësimin e zbrazëtirave buxhetore në projektet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen. Mbështetja jonë për rishikimin e buxhetit nënkupton dhe mbështetjen e Kuvendit për projektet që do të zhvillohen në gjashtëmujorin e dytë të cilat kryekëput shkojnë në interesat e qytetit dhe qytetarëve tanë. Të nderuar kuvendarë, më lejoni të theksoj edhe njëherë mbështetjen për këtë rishikim dhe shpresoj se draftbuxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në dispozicionin tonë më herët. Në mënyrë që së bashku t i artikulojmë interesat e qytetarëve dhe qytetit tonë. Ju faleminderit. Alush Shala: Theksoi se edhe pse koha ka qenë e shkurtër, jam munduar ta analizoi këtë draft. Mirëpo përfundimi nuk ka qenë i dëshirueshëm. Realisht dëgjova këtu lëvdata, po edhe kundërthënie. Ndërsa unë jam në mesin të lëvdatave dhe të mangësitë. Sigurisht që në Komunën e Prizrenit është punuar, sepse dihet një buxhet prej 40 e sa milion dhe mos të punohet kjo që është pa, nuk është normale. Po nuk është edhe normale të mos punohet edhe aty ku është shumë e nevojshme. Realisht edhe në buxhetin e vitit 2015 premtimet kanë qenë krejt ndryshme. Të cilat nuk janë realizua me një përqindje shumë të vogël. Gjithashtu në drejtorinë e Arsimit aty ku ka pas më shumë nevojë nuk ja kryer. Që dy tri vjet në shkollat në lagjen 11 Mars, tani diskutohet në 2 Korrik, herë te TA-ja. Një vijë buxhetore prej ,00, e kanë nda po realisht nuk dinë ku donë me qua. Andaj nuk e di si do të përgjigjet drejtori sepse nuk e di ku ka vend. Këtë projekt 9
10 buxhet e shikoj si dëshirë të drejtorëve të ekzekutivit tonë, të cilët e kanë dërguar në vendet ku kanë pas ma së shumti dëshirë apo të njohur. Faleminderit. Drita Millaku: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se materiali është vonuar qëllimisht, sepse për këtë afat të shkurt kohor kanë mund të fshihen shumë dallavere, prej disa projekteve të cilat i kanë konsideruar që janë shumë të jashtëzakonshme. Po ashtu edhe vitin e kaluar e rishikimi i buxhetit, ka shkua me seancë të jashtëzakonshme. Andaj konsideroj që kjo qeveri jo vetëm në nivelin lokal por edhe qendror me të vërtetë po tregon një e paaftësi, se jo rastësisht çdo vit buxheti shkon me seancë të jashtëzakonshme. Duhet ta shikojmë edhe njëherë të bëhem konkret, sepse një rishikim të një buxheti, me seancë të jashtëzakonshme, shkon do si do dhe nuk përfillët ashtu si duhet me qenë. Kur ka ardhur miratimi i buxhetit për vitin 2016, na është thënë se projektet kanë pas prioritet, sepse kanë dal prej debatit me qytetarët. Ndërsa tani në këtë rishikim, po shihet se nuk paskan pas prioritet debatet me qytetarë, sepse 50% të këtyre projekteve janë ndryshua. Ne sot, si zakonisht, me mbledhje të jashtëzakonshme, po shqyrtojmë rebalancin, apo siç pi themi rishikimin e buxhetit. Më lejoni edhe njëherë që të gjithë të pranishmit kolegë, t ju përkujtoj mbi termin rehabilitim, apo rishikim i buxhetit. Rishikimi përfshinë ndërrimin e vlerave të llogaritura, zvogëlimin apo rritjen e tyre. Krahasuar me planin e llogaritjes, të aprovuar më herët, siç ishte në fillim të vitit 2015, të cilin ju e keni aprovuar në shtator të vitit Korrigjimi i llogaritjeve në shumicën e rasteve ndodhet si pasojë e vlerësimit jo real, në shumicën e projekteve kapitale. Për arsye të mos realizimit të të hyrave të planifikuara për ndryshimet që ndodhin edhe si kërkesë e shpenzimeve shtesë. Thjesht rishikimi bëhet si nevojë e balancimit të barazimit të planit financiar, i cili ndodhet si pasojë i krijimit të të hyrave jashtë të planifikuara. Gjë të cilët unë nuk e besoj dhe si shkak i rritjes së shpenzimeve të paplanifikuara. Tani këta analfabet dhe dallavergji, këta drejtorë, neve përsëri po na detyrojnë që në emër të tyre ti korrigjojmë vendimet që i kanë marrë vetë. Të njëjtën gjë ne e kemi paralajmëruar edhe në vitin 2015, sa i përket këtyre projekteve dhe përsëri pa këto informacione. Andaj shtrohet pyetja, a janë rritur apo janë zvogëluar të hyrat. A janë rritur apo janë zvogëluar shpenzimet, cilat ishin kërkesat që kanë dal prej qytetarëve, do më thënë prej debateve që kanë dal prej qytetarëve. Për rishikimin e buxhetit të vitit 2015, në mënyrë statistikore i kemi paraqitur gjithë paaftësitë e tyre. Ndërsa këtë vit i kanë bërë pak gabimet më të sofistikuar dhe më të qëllimshme për nevojat për nevoja elektorale, e në disa raste edhe për nevojat e tyre për përfitime personale. E them këtë, sepse në këtë material që na e kanë dërguar, e vërejtëm lëvizjen e projekteve që e kishin bërë nga territor në një territor tjetër. Do më thënë prej Kurillës, kanë bartur në Has, prej Prizrenit në Jeshkovë. Projektet e Hatmaxhës e Medvecit, kanë shkua në Gryk të 10
11 Lumëbardhit. Do më thënë një lëvizje të projekteve pa planifikuar. Shumica e projekteve po realizohen sipas vendimit të drejtorëve, siç thanë edhe parafolësit. Ka pas që më ra në sy lapidari në Dedaj. Sipas vendimeve që i kanë marrë të asamblistëve, pse jo edhe të militantëve partiak. Përsëri prioritet kanë mbet projektet e vitit Ndërsa për projektet e vitit 2016 besoj që do t ia lënë qeverisjes së ardhshme, sepse nuk do të mund ti realizojnë. Në Drejtorin e Shërbimeve Publike, vlera e projekteve të posaçëm kanë pasur emër dhe mbiemër dhe një shumë prej ,00, në vlerën e të cilës e kanë shndërruar në një projekt. Ndërtimi i projekteve në infrastrukturë, ndërtimi i emrit të projektet, është mundësia më e madhe e manipulimit të projekteve në përgjithësi. E për këtë drejtori i Shërbimeve Publike, është bajagi një specialist. Në këtë rishikim të buxhetit kemi projekte që fare nuk janë kompetencë e komunës dhe që realisht paratë e qytetarëve të Prizrenit shkojnë në merita të të tjerëve. Vlerat e korrigjuara të projekteve, gabimet e planifikuara mesatarisht, janë prej ,00 e deri në ,00, siç i pamë. Shtrohet pyetja, a janë këto vlerat e ekzekutivit, që i ka planifikuar si provizion të vetën apo thjeshtë nuk kanë ditë të vlerësojnë. I lus të gjithë asamblistët më vëmendje ti shikojnë edhe njëherë prioritetet e Drejtorisë së Arsimit, sepse nuk ka rishikim, por vetëm ka anulim të projekteve, si dhe ngritje të vlerës të kontratës. Ngritja e vlerës së projekteve direkt konsiderojmë që është një manipulim. Kjo na tregon paaftësinë e drejtorit të KDA-së dhe stafit të tij, nuk dinë të planifikojnë, apo po dinë me planifikua vetëm atëherë kur janë për interesat e veta personale. Ne si LVV-je, nuk do ta përkrahim këtë rishikim të buxhetit, për shkak të mos transparencës së kryetarit dhe stafit të tij. Ju faleminderit. Skender Susuri: Theksoi se ky propozim-vendim nuk është diskutua në asnjë organ të Kuvendit dhe as në KPF-ca. Pra nuk përmban as kriteret më minimale të transparencës dhe vendimmarrjes komunale gjithëpërfshirëse. Për të cilën zyrtarët komunal të caktuar deklarohen plot gojë, se janë model i qeverisjes dhe vendimmarrjes transparente në nivel të Kosovës. Është e vërtetë dhe ligjërisht e garantuar, se institucioni i kryetarit të komunës, në çdo kohë mund të kërkoj mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal për tema të caktuara, duke përfshirë edhe politikat buxhetore. Por kjo nuk nënkupton për të anashkaluar komitetet e përhershme të Kuvendit, konkretisht KPF-ca. Dhe kuvendarët të mos marrin materialet për rendin e ditës, së paku tre ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme, ashtu siç parashihet me nenin 44 pika 5 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale. Personalisht si kuvendar, pretendoj se në rastin konkret, kemi të bëjmë me shkelje të nenit 52 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale pika 2, ku përcaktohet që KPF-ca, është autoriteti për çdo ndryshim buxhetor gjatë vitit fiskal. Në këtë rast KPF-ca nuk është mbledhur dhe nuk është deklaruar për 11
12 ndryshimet përkatësisht rishikimin e buxhetit Andaj ne nuk do të jemi pjesëmarrës i shkeljeve të tilla ligjore. Faleminderit. Memnuna Ajdini: Zahvaljujem predsedavajući, pozdrav za vas, pozdrav za predsednika g. Ramadana Muju, za izvršnu vlast, za kolege, medije i sve prisutne u sali. Ja bih želela najpre da izrazim jedno nezadovoljstvo. Najpre zbog toga što niste nas udostojili uopšte da i mi razmatramo i da uzmemo učešće u izgradnji ovog buďeta. I ovaj rebalans definitivno da ima puno nedostataka. Čak smo primetili da nema čak ni kozmetičke promene, a neke dublje. A posebno bih istakla nezadovoljstvo to što u ovom rebalansu nemamo čak absolutno izdvojena sredstva za kulturni-bošnjački centar, gde imamo jako velike zamerke. A takoďe zamerku prenosim direktno i direktoru za Kulturu, Omladinu i Sport, g. Arhimu. Kako je mogao da dozvoli da absolutno nema nikakav buďet za ovaj naš centar. TakoĎe pitanje koje me zbunjuje. A znam sigurno da se radi o tome da škola u Drajčići uopšte nije započeta. Ovde stoji da su odvojena sredstva i da su odvojena sredstva. Možda nisam najbolje upoznata. Ali ako nisam, onda bih htela da zaista dobijem odgovor. Kakva je to druga faza, obzirom da prva faza nije počela. Ja bih završila, neću puno da polemišem. Obzirom da zaista vidim da prioritetne projekte nemamo uvrštene. Čak bih istakla da u sredinama Župe i Podgora, imamo da na neki način izdvajamo pojedina naselje, sa većim brojem projekata. A mi smo predstavnici i Podgore i Župe gde uviďamo da neka sela, tj. većina sela je zapostavljena. Pa onda ispada da dajemo privilegiju samo pojedinim selima. Zaista apelujem na sve direktorijate da uzmu u obir sve projekte koji su dati iz različitih sela da ih uzimaju prema prioritetima. I da na taj način rešavaju sve probleme meštana Župe, Prizrena, Podgora. Tako da u ovom mom obračanju želim zaista iz jedne iskrene namerne da dam primedbe gde uviďate i sami, i kao što možete primetiti nezadovoljstvo koje možemo mi sami istaknuti, i da pod brojem jedan, ipak kao koalicioni partneri moramo biti i mi konsultovani, kada se radi o našim sredinama. Zahvaljujem. Artan Abrashi: Theksoi se ky vendim për rishikimin e buxhetit, nuk ka ndonjë vizion politik të kryetarit të komunës, në veçanti për zhvillimin ekonomik të qytetit, i cili është deklarua si një nga prioritet e tij. Gjithashtu është shqetësues fakti se ndryshimi nga planifikimi fillestar. Ndryshimi kaq i madh i vijave buxhetore, paraqet një shqetësim shumë, serioz lidhur me aftësitë planifikuese buxhetore të kësaj qeverisje dhe ky devijim kaq i madh që na prezantohet tash e disa vite mendoj që është një sinjal jo i mirë. Qeverisja aktuale duhet ta merr parasysh që të harmonizoj së paku planifikimin, të mos ketë një diferencë kaq të madhe me rishikimin e buxhetit që bëhet. Gjithashtu shqetësues është edhe mos 12
13 procedimi i këtij vendimi në një organ ligjor, pra si KPF-ca, ku përcaktohet ekskluzivisht në këtë funksion shqyrtimin e të gjitha dokumenteve të cilat kanë vija dhe baza buxhetore, para se të vije në një seancë ku merret vendim këtu në mbledhje të Kuvendit. Gjithashtu, shqetësimet të cilët tash e një kohë janë ngritë nga gjithë kolegët asamblistë të mos merren parasysh, sidomos në këto raste, kur bëhet rishikimi i buxhetit. Propozimet, çështjet të cilat janë ngritë nga qytetarët, peticionet e vazhdueshme të cilët qytetarët e komunës së Prizrenit i adresojnë në organet kompetente të kësaj komune. Pa dashur të hy në propozimet konkrete të cilat ne vazhdimisht i kemi bërë, çoftë si LVV- je, që propozimet e shumë asamblistëve, pavarësisht subjekteve politike, që i takojnë. Mendoj që mospërfshirja edhe të një çështje të cilën vazhdimisht e kemi theksua, si grup parlamentar. Pra, mos ndarja e mjeteve të caktuara për ndriçimin e lagjes Petrovë- Therandë, të cilën e kemi ngritë. Është duke shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha, sidomos për çështjet që lidhën me sigurinë e pronës, pasurisë së qytetarëve, dhe jetës së tyre. Atje vërehet një shtim i aktiviteteve kriminale në atë zonë. Të plaçkitjeve, pikërisht për shkak të faktit, që personave të kriminalizuar ju mundësohen kushte të përshtatshme për ti kryer ato veprime të tyre, duke shfrytëzuar rastin se ajo pjesë nuk ka ndriçim. Mendoj që kjo çështje duhet të na brengos edhe neve, sepse ndarja e një shume buxhetore do të mund ta minimizonte së paku një rrezik të tillë. Mospërfshirja në një kategori të kësaj çështje, pra mos ndarja e mjeteve buxhetore për këtë punë që mund të rregullohet shumë lehtë, është një sinjal shumë i keq që i dërgohet qytetarëve të komunës së Prizrenit. Sidomos për çështjet që lidhën me sigurinë e pasurisë së tyre dhe veçanërisht jetës dhe shëndetit të tyre. Pra në përgjithësi edhe njëherë po e theksoj duke pasur parasysh mos transparencën për hartimin e këtij buxheti për rishikim. Duke pasur parasysh anashkalimin e organeve të cilët ekskluzivisht merren me çështje të këtilla pra, sikur se ky vendim. Duke marr parasysh edhe shumë çështje të cilat janë ngritë nga kuvendarët vazhdimisht. Ky rishikim i buxhetit nuk mendoj se është në interes të komunës së Prizrenit dhe se lënë për të dëshiruar akoma për ta përmirësuar edhe efikasitetin e qeverisjes. Në veçanti që të del një vendim që është i harmonizuar për interesa dhe vullnetin e qytetarëve. Prandaj, ne nuk do ta votojmë. Faleminderit. Kastriot Krasniqi: Theksoi se rishikimi i buxhetit, unë i pash edhe kolegët e mi se ka vërejtje. Po mos të harrojmë se ka edhe lëvdata. Për shembull e kemi Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e cila deri më sot gjithë cepin e qytetit e ka prek me infrastrukturë. Po ashtu Drejtoria e Arsimit se nuk mundemi me thënë se s ka punua asgjë, sepse janë ndërtimi i shkollave e disa gjëra tjera. Drejtoria e Mirëqenies Sociale. Dëgjova dikush tha se e ka zvogëluar buxhetin. Po ajo besoj se ka bërë punë të mrekullueshme, se ka ndërtua banesat e familjet të dëshmorëve, 13
14 shtëpi për raste sociale. Po ashtu kërkoi nga drejtori i Arsimit. Z. Nexhat Çoçaj, të shikohet të ndërtohet busti i Xhevat Berishës, në shkollën Xhevat Berisha. Kujtim Gashi, kryesuesi: Pasi i përshëndeti të pranishmit, theksoi se shpesh gjatë diskutimeve këtu, po ngritën edhe dilema edhe çështje të ndryshme. Nganjëherë kur po e dëgjoj debatin, nuk e di a jemi ne duke e shqyrtua këtë dokument apo e kemi marr një dokument të gatshëm. Dikush këtu e tha pak më përpara, që ne nuk po kemi mundësi shqyrtimi. Ne e pranuam që është dokument që ka ardhur në shpejtësi, që nuk ka kaluar organin e KPF-ca. Po nuk mund të thirret një mbledhje kur s ka material. Prandaj këto janë kërkesa të nivelit qendror, që komunat janë të detyruara dhe të obliguara mi thirr mbledhjet edhe mi krye procedurat sipas kërkesave të Ministrisë. Në këtë kuptim ne si komunë jemi krejt në rregull, sepse e kemi proceduar sipas kërkesës edhe sipas nevojës që ka komuna Prizrenit. Kanë ardhur tash disa kërkesa prej ekzekutivit për ti bërë disa ndryshime në linjat buxhetore, por nuk jemi duke fol për një buxhet të ri të komunës. Se buxheti i ri i komunës, bëhet në muajin shtator. Prandaj, të përgatitemi atëherë për mi dhënë rekomandimet tona. Në të kundërtën ne edhe sot kemi pas mundësi këtu me dhënë ndonjë ide, ndonjë mendim për projekte të caktuara, aty këtu brenda drejtorive. Ishin disa kërkesa shumë të vogla, të cilat i thanë Arbëri, Gëzimi, Bujari. Ky dokument sot është në duart e anëtarëve të Kuvendit. Keni mund krejt me dhënë propozime, askush s ju ka ndal. Po nuk dhatë, dikush tha se kam lexuar. Aq material me shtatë, tetë faqe ka ardhur dje. Prej dje shtatëqind herë keni mund me lexua. Nuk besoj që dikush ka pas aq shumë punë sa që nuk ka arrit ti lexon shtatë faqe. Një dokument i cili më thënë të drejtë, i cili prej buxhetit që ka qenë, draftit të dokumentit të buxhetit, ka ndryshime diku nja 30 linja. Diku është heq një shumë, diku është shtua një shumë. Për shkak të zhvillimit të procedurave që kanë ndodh në komunë. Nëse një procedurë prokurimi ka përfundua dhe kanë mbet ,00, është krejt normale që të bartën në një projekt tjetër. Prandaj për atë edhe bëhet rishikimi. Andaj sot është në dorën tonë, të vendosim a duamë komunën e Prizrenit me qua në suficit, apo mi ruajt qeto mjete, që nuk janë ndoshta as afër ,00, për nevojat e komunës, edhe për investimet komunale. Po e pranoj edhe si kryesues, edhe si anëtar i Kuvendit, që ka pas vonesa, në sjelljen e dokumenteve tek anëtarët e Kuvendit. Po kjo ka qenë kërkesë, ju e dini ka ardhur të enjten. Ne kemi qenë në seancë dhe unë ju kam paralajmëruar. Pastaj të premten Drejtoria e Financave, bashkë me drejtoritë tjera kanë punuar edhe të shtunën ku i kanë bërë ndryshimet, dhe na kanë shpërnda materialin të hënën. Është në dorën tonë edhe ishte në dorën tonë për mi dhënë rekomandimet. Prandaj po ju lus si kolegë, ta mbështesim këtë rishikim, sepse është në interes të komunës. Përfundojnë projekte ato që janë duke u zhvillua dhe 14
15 po ashtu mund të përgatitemi që në shtator, që bashkërisht ta bëjmë edhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Unë gjatë shfletimit të këtij dokumenti, të këtij drafti të rishikimit pash që kërkesat, që kryesisht janë bërë gjatë seancave, pyetjet për çështje të caktuara, veç janë pjesë e buxhetit. E kemi rastin vendosjen e tabelave, që fatkeqësisht se përmendi askush. Disa herë është përmend në seanca, po sot se tha askush. Prandaj, të falënderoj drejtor z. Hasan Hasani, që e ke parapa. Ka qenë një kërkesë e Kuvendit dhe komuna e Prizrenit përfundimisht duhet të bëhet me tabela për emërtimin e rrugëve. Pastaj e pash aty edhe një kërkesë që ka qenë edhe këtu. Ngritja e bustit, ose lapidarit të veprimtarit Ukshin Hoti në Universitetin e Prizrenit. Gjithashtu e pash në linjat e Drejtorisë së Urbanizmit. Askush nuk po e përmend këtu një vepër kapitale që duhet me pas Prizreni edhe qyteti i Prizrenit, është stadiumi i qytetit. Sigurisht se me këto anëtarësime duhet që ne të krijojmë edhe infrastrukturë edhe për klubet tona. Prandaj e kisha lutur Drejtorinë e Kulturës, të parasheh që për vitin e ardhshëm eventualisht edhe sot nëse ka mundësi me bo ndonjë ndryshim të rritet buxheti për investime në stadiumin e Prizrenit. Pastaj përfundimi dhe finalizimi i projektit të bibliotekës, që gjithashtu është shumë i rëndësishëm për Prizrenin. Kemi ardhur deri të një fazë të ndërtimit edhe duhet këtë projekt ta përfundojmë. Po është në dorën e qeti Kuvendi me mbështet sot, edhe në këto linja ato mjete që kanë mbet prej projekteve tjera me u bartë në projektin e bibliotekës. Po ashtu është edhe një projekt i rëndësishëm edhe për komunën e Prizrenit, edhe për qytetarët edhe për vizitorët. Është parku turistik i Nashecit. Unë e falënderoj Drejtorinë e Turizmit, që e ka filluar këtë projekt.por mjetet që janë nda nuk janë të mjaftueshme për atë vend. Prandaj, duhet gjithsesi të ndahen edhe mjete shtesë edhe të fillon faza e ndërtimit tek Parku i Nashecit, sepse të gjithë e dinë kush ka qenë dikush në Nashec. Do ta mbështesim këtë linjë buxhetore, që të rritet buxheti për revitalizimin e parkut turistik të Nashecit. Pastaj ishte ajo rritja e buxhetit për zgjerimin e sistemit të ujitjes, që e thanë edhe Gzimi edhe të tjerët, që nuk kam çka flas. Dhe po ashtu e falënderoj edhe z. Baldedaj që e ka parapa në linjën e vetë buxhetore, ti ndërron edhe këto të përkthimit, sepse anëtarët e Kuvendit janë ballafaqua gjithmonë, në seancë me problem të përkthimit. Dhe po më vjen mirë që më në fund do të ndryshohet edhe kjo qasje edhe ky ndryshim për zërimin. Unë ju falënderoj edhe njëherë, po ju lus si koleg, ta mbështesim këtë rishikim sepse është në interes të komunës së Prizrenit dhe përfundimisht komunë e Prizrenit nuk e qon në suficit. Sevil Kazaz: Teşekkür ederim Sn. Belediye Başkanımız, Meclis Başkanımız ve Meclis Başkan Yardımcımız, müdürlerimiz, meclis üyeleri arkadaşlarımız, STK ve medya mensupları hepinizi selamlıyorum. Dolayısıyla bütünsel olarak 2016 bütçesine baktığımızda önerilerim şöyle: Prizren Turizim ve Kültür Başkenti 15
16 olarak bu konuda kalkınma politikalarını geliştirmesi ve bütçeye daha fazla gelir ayırmasını düşünmekteyim kodlu projenin Kalealtı kanalizasyon su ishale hattı ve yolların rehabilitasyonu projesinin iptali söz konusudur. Bu projenin gerçekleşmesi halkımız ve turist misafirlerimiz için çok önemlidir dolayısıyla bu projenin gerçekleşmesi gerekmektedir. İkinci olarak göreve başladığımızdan beri dile getirdiğimiz Yeni Mahalle semti yolun inşaatı ve projesi koda sahip ancak yuro luk değerinin %50 azaltılması doğru değildir. Bu değerin yuro dan tekarar eski haline yani yuro ya getirilmesini talep ediyorum. Aynı zamanda kodlu Kurilla semtinde yolların rehabilitasyonu projesinin de azaltılması olmuştur bu değerin de arttırılmasını talep ediyorum. Prizrenin ve Türk toplumunun merakla ve sabırsızlıkla beklediği proje kodlu Türk Kültür Gençlik Merkezinin inşaa edilmesi projesine ayrılan bütçe sadece yuro iken bugün bize getirilen malzemede yuro değerinin düşürüldüğünü görmek bizi şaşkınlığa uğratmaktadır. Değil yuro bize yuro luk değer bile sadece temellerin atılmasına yetmemektedir. Öyleki bu proje için yuro dan yuro ya değil yuro ya getirilmesini talep ediyorum. Geleneksel festivallerin düzenlenmesi projesine ayrılan yuro nun da Prizrendeki Türk, Boşnak, Rom ve diğer toplulukların gerçekleştirdiği çeşitli festivalleri de göz önünde bulundurarak arttırılması gerektiğini düşünmekteyim. Son olarak kodlu şehir parkın atletik yolun inşaa edilmesi projesine bütçe ayrılmamıştır oysa Prizrendeki tüm gençlerimizi ve halkımızı spora yönlendirmek bizim için çok önemli ve kesinlikle gereklidir. Sadece atletik yolun inşaa edilmesi değil ancak çocuklara oyun gereçlerin de atılması gereklidir. Bu projeye de bütçenin ayrılmasını talep ediyorum. Önerilerimin hepsinin gerekli ve halkın ihtiyaçlarını karşılayacak öneriler olduğunu düşünüyorum ve dikkate alınıp bütçeye aktarılması aktarılırsa ancak o şekilde bu bütçeyi oylayacağımızı bilmenizi isterim teşekkür ederim beni dinlediğiniz için. z. Kryetar i Komunës, Kryesues dhe zv. Kryesues, drejtor, anëtarët e kuvendit, OJQ dhe përfaqësuesit e medieve të gjithë ju përshëndes. Kurë e shikojmë në tërësi buxhetin e 2016 propozimet e mija janë si në vijim: Prizreni si kryeqytet i kulturës dhe turizmit mendoj se duhet të ndahet më shumë buxhet për të pasur mundësi ti zhvillon politikat. Kodi lidhur me projektin e rehabilitimit të rrugëve, kanalizimit dhe të ujësjellësit në Nënkala bëhet fjalë rreth anulimit të projektit. Realizimi i këtij projekti pasi që është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe turistet tanë mendoja se duhet të realizohet. E dyta, që nga fillimi i mandatit bëjmë fjalë për projektin me kod për ndërtimin e rrugës në Jeni mëhallë për të cilën nuk është e drejtë të përgjysmohet 50% vlera euro. Andaj kërkoja që euro të rikthehet përsëri në euro. Po ashtu është bërë zvogëlim te kodi në projektin e rehabilitimit të rrugëve në lagjen Kurillë, kërkoj që të bëhet rritja e kësaj vlere. Për projektin të cilën Prizreni dhe komuniteti Turk e pret 16
17 pa durim kodi ndërtimi i Qendrës Kulturore dhe Rinore Turke e cila ka pasur buxhetin në vlerë të euro-ve kurse sot në materialin e sjellë shohim se kjo vlerë është zvogëluar për euro dhe kjo na bën të befasohemi. Jo vetëm euro por edhe euro nuk janë të mjaftueshme për themelet. Andaj kërkoja që vlera e këtij projekti të mos zvogëlohet nga euro në por të rritet në vlerë euro. Edhe euro të ndara për projektin e organizimit të festivaleve tradicionale mendoja se duhet të rritet duke pasur parasysh festivalet e ndryshme të organizuara nga Turqit, Boshnakët, Rom dhe të tjerët. Së fundi shoh se nuk është ndarë buxhet për projektin e ndërtimit të rrugës për atletikët në parkun e qytetit me kod Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që ti udhëzojmë të rinjtë dhe qytetarët tanë në sport. Jo vetëm ndërtimi i rrugës për atletikë por është e duhur të vendosen edhe lodra për fëmijët kështu që kërkoj të ndahet edhe për këtë buxhet. Mendoja se të gjitha propozimet e mija janë të nevojshme, do ti plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe duhet të merren në konsideratë dhe të vendosen në buxhet nëse nuk vendosen në nuk do ta votojmë. Faleminderit. Kryesuesi: Theksoi se të gjitha rekomandimet që u dhanë, u diskutuan këtu, nga Arbëri, Gëzimi, Bujari, Sevili, disa të mijat aty dhe gjithë anëtarëve tjerë të Kuvendit, do të jenë pjesë e këtij rishikimi të buxhetit. 36 jemi të pranishëm, e hedh në votim. Pas diskutimeve me 12 vota për, 20 kundër, dhe 2 abstenime nuk miratohet rishikimi i buxhetit. 2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, ndërmarrjes publike Hidroregjioni Jugor për ndërtimin e impiantit. Kryesuesi: E hapi debatin për këtë pikë, duke kërkuar nga kuvendarët të japin mendimin e tyre. Naxhije Memaj: Theksoi se propozimi i kryetarit të komunës të Prizrenit z. Ramadan Muja për dhënien në shfrytëzim pa kompensim pronës komunale të shpronësuar kompanisë publike të Hidroregjionit Jugor, është i pa vend. Në propozimin e kryetarit nuk është arsyetuar arsyeja e kërkesës së Hidroregjinit se 17
18 përse duhet ti jepet në shfrytëzim pa kompensim. Nuk është i drejtë konstatimi se kërkesa e Hidroregjionit është e bazuar në ligj, ngase kjo kompani nuk bënë pjesë në grupin e institucioneve që mund të jepet prona komunale në shfrytëzim pa procedurë. Ligji mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike, i cek saktësisht rastet se cilave institucione mund tu jepet prona publike komunale për rastet e veçanta, por jo domosdoshmërish pa kompensim. Dhe në asnjërin prej këtyre rasteve ligjore, nuk parashihet ndonjë kompani publike, siç është kjo e Hidroregjionit Jugor. Më saktësisht po e lexoj nenin e ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës të paluajtshme komunale. Neni 10, dhënia e pronës së paluajtshme të komunës, për rastet e veçanta. 1) Procedurat e konkurrimit nuk zbatohen për rastet si vijon: Kur kërkesa për dhënien në shfrytëzim bëhet nga institucionet qendrore të Republikës ë Kosovës. 2) Pastaj përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, organizatat, institucionet ndërkombëtare që kanë marrëveshje me Republikën e Kosovës. 3) Me rastin e legalizimit të vendbanimeve jo formale, duke u bazuar në legjislacionin e zbatueshëm. 4) Për bashkësitë fetare për zhvillim të aktiviteteve fetare. Dhënia e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim me qëllim të realizimit të investimeve në sektorin e energjisë. Pra të nderuar kuvendarë kompania e Hidroregjionit Jugor, nuk është ndonjë kompani e sektorit të energjisë. 6) Procedura për dhënien në shfrytëzim për prona të paluajtshme për këto raste do të përcaktohet me akt nënligjor. Dhe në aktin nënligjor të miratuar për këtë qëllim siç është: Rregullore, qarkore nr. 23/2013 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës të paluajtshme të komunës. Nuk parashihet në asnjë rast se kompanitë publike bëjnë pjesë në institucionet që mund të marrin në shfrytëzim pronën publike komunale pa procedurë. Prandaj, është komplet e panevojshme që kjo pronë ti jepet Hidroregjionit në shfrytëzim pa kompensim. E aq më tepër që kompania Hidroregjionit Jugor, nuk është investitor i projektit të impiantit. Më sa di unë investitori është qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 20%, ndërsa investimet tjera në vlerë prej 80%, i bënë Bashkimi Evropian. Hidroregjioni do të jetë menaxhues i impiantit. Impiantin mund ta menaxhoj kjo kompani, duke qenë në pronën publike. A ka ndonjë pengesë ligjore të menaxhohet duke qenë i ndërtuar impianti në pronën publike. Apo ndoshta duhet dhënë prona në shfrytëzim kësaj kompanie, për të ndërtua ndonjë zyrtar i lartë i kësaj kompanie një objekt për ndonjë biznes të vetin. Atëherë, cila është arsye e dhënies së pronës në shfrytëzim pa kompensim. A mos po e menaxhon kompania e Hidroregjionit rrjedhën e ujësjellësit të qytetit dhe më gjerë pa kompensim. Përkundrazi, kjo kompani i këputi qytetarët me tarifa të veta të larta dhe me shërbime të dobëta. Unë po ju bëjë me dije vetëm një fakt. Urdhëroni dhe tregoni se sa kushton një kyçje në rrjetin e ujësjellësit apo të kanalizimit për personat fizik. E mos të flasim për bizneset, se thjesht i këputën kompanitë publike, duke u ngarkuar me tarifa vend e pa vend. Dhe nëse është kjo arsye pse duhet të menaxhoj impiantin ti jepet edhe 18
19 prona prej 12 hektarëve. Më të vërtetë është një abuzim i radhës i kryetarit të komunës me pronën publike komunale. Unë e kundërshtoj fuqishëm dhënien në këto formë të pronës komunale dhe ju bëjë me dije koleg dhe kolege të nderuar që votimi eventual për t ia dhënë kësaj kompanie në shfrytëzim pronën publike komunale, sidomos pa kompensim është votim i pabazuar në ligj dhe është përgjegjësi ligjore, një votim kundër ligjit. Unë deklarohem se vota ime do të shkoj kundër këtij propozimi. Ju faleminderit. Kryesuesi: Sqaroi se kompania Hidroregjioni është kompani publike, që menaxhohet prej Ministrisë së Financave, ku është institucion qendror. E dyta po ta lexoj nenin 17 të ligjit, pikën f) Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale. Përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimet dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, e rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale, d.m.th. gjithçka është e qartë, kush dinë me lexua dhe kush kupton. Megjithatë, unë po e ftoj edhe drejtorin e Shërbimeve Publike, të jep edhe sqarimet shtesë. Hasan Hasani: drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike: Theksoi se ligjin e përcjell Ministria, që qeverisni ju me neve së bashku. Andaj është turp të na dëgjoj dikush sot, ku një donator që i ka nda nga taksapaguesit e vetë ,00, ndërsa ne ende tallemi. Andaj nuk mendoj që LDK-ja, ka ra në këtë pozitë ose anëtarët qoftë të pozitës, qoftë të opozitës në këtë gjendje të juaj zonjë. Ai që ta ka shkruar atë letër, nuk ka pas të drejtë. Po ashtu unë nuk jam specialist i dallavereve ashtu siç tha Drita, mirëpo jam një qytetar i nderuar i këtij vendi, që dikush më ka zgjedh këtu. Po specialiste e fyerjeve i qytetarëve të komunës së Prizrenit, kolegëve është Drita Millaku. Po le të jetë në ndërgjegjen e saj. Ne këtu kemi një prezencë të qytetarëve që i përfaqësojmë këtu. Unë i lus anëtarët e Kuvendit, të gjithë pa përjashtim, të ruhemi nga fjalët fyese. Ndërsa sa i përket z. Rexhaj për angazhimin për shqetësimet që i tha këtu, pa politik në mënyrën më njerëzore. Edhe i jam përgjigj kërkesës për të biseduar. Z. Abrashi, ju kërkuat, mirë është me lexua rishikimin. Pa marrë parasysh çfarë vote, shihet aty rritja e buxhetit në ndriçim, ke mund me pa, përgjigjen e ke pas aty. Po politik mund të boni, se unë nuk jam eprori i juaj. Por ju zonja Memaj, me dal këtu mi fye donatorët tanë. Ne nuk mundemi me ia dhënë xhamisë, me menaxhua impiantin për pastrimin e ujërave të zeza. Po i jepet kompanisë publike, shtetërore të këtij vendi, që ka nda buxhet. Nuk mund me menaxhua komuna. Po biznesin e asaj pune i ka takua me ligje e Republikës së Kosovës Hidroregjionit Jugor në këtë rast. Unë nuk flas për njerëzit kush e menaxhon. Nesër mund ta menaxhoni edhe ju. Mundemi me pas vërejtje për njerëzit, për drejtorët këtu etj. etj. Prandaj, unë lus 19
20 LDK-në, të distancohet prej propozimeve të tilla. Këto janë investime që kanë ardhur, populli gjerman i jep, i ka nda qeveria e Republikës së Kosovës, qeveria jonë që duhet me qenë krenare. Hidororegjioni, kompania që do të menaxhon trajtimin e ujërave të zeza. Ato ujëra të zeza i prodhojnë qytetarët e këtij qytetit, prandaj nuk është lehtë. Ne nuk mundemi me dhënë atë duke fituar të holla duke menaxhua, duke i trajtuar ujërat e zeza. Komuna nuk i trajton këto gjëra. Nuk i jepet spitalit zonjë kjo. Prandaj i lus anëtarët e Kuvendit, ta thirrin arsyen dhe ta votojnë unanimisht. Jo për hatër timin, por të rëndësisë së veçantë që ka. Ne duhet të gëzohemi për këtë punë, jo të marrim këtu të bëjmë politikë. Prandaj ju kisha lut mos me bëni politik me ujërat e zeza. Gëzim Duraj: Theksoi se ky projekt për të cilin po diskutojmë, i demanton shumë zëra në komunën tonë, që komuna e Prizrenit nuk ka bashkëpunim, qoftë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, qoftë me donator të huaj dhe është projekti i parë në Republikën e Kosovës, në vlerë milionëshe. Prandaj, mendoj që në vend që ne të mburremi me këtë projekt, se dihet rëndësia e këtij projekti që po i largon ujërat e zeza nga Lumëbardhi. Po ashtu dihet rëndësia e Lumëbardhit për qytetin e Prizrenit që jo vetëm në viset shqiptare, por edhe në shumë gazeta prestigjioze botërore, Prizreni po llogaritet si vend që ia vlen që vizitohet. Pikërisht ky projekt ja shton vlerën e qytetit të Prizrenit, në këtë drejtim, që në të ardhmen Prizreni të vizitohet edhe më shumë qoftë nga vizitorët vendor, nga hapësirat mbar shqiptare, por edhe nga vizitorët e jashtëm. Andaj ky kundërshtim, që veç filloj, janë si më thënë ato inatet, që për fat të keq, siç duket ne shqiptarët jemi të tregua si pikë të dobët. Sepse historikisht kemi treguar se nganjëherë inatet shkojnë edhe në dem të të mirës sonë kombëtare. Mendoj se është një gjë shumë e keqe, në qoftë se kjo pikë nuk kalon dhe bëhet pengesë e realizimit të këtij projekti. Që edhe njëherë po e përsëriti projektit të parë milionësh në Republikën e Kosovës dhe çdo kush që qohet kundër këtij projekti, ai nuk ia donë të mirën këtij qytetit dhe është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të komunës tonë. Faleminderit. Getoar Besimi: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se kundërshtim për dhënien e pronës komunale e cila i nevojitet Hidroregjionit, kompanisë publike dhe të cilës i nevojitet për projektin e pastrimit të ujërave të zeza. Donacioni më i madh i bërë ndonjëherë pas lufte i Bashkimit Evropian, apo i një shteti i Bashkimit Evropian, siç është Qeveria e Berlinit, në qytetin e Prizrenit. Zonja dhe zotëri, munden njerëzit me pas mendime të ndryshme, mendime të kundërta. Por nuk munden me pas gjithmonë mendime të kundërta, 100% të bardhës mi thënë të zezë, ose të zezës mi thënë të bardhë. Sepse do të ishte një shenjë shumë negative edhe për investitorët edhe për donatorët. Që ne si përfaqësuesit e popullit ta 20
21 kundërshtojmë një gjë të tillë e cila është një nga investimet më serioze, e cila është bërë ndonjëherë që nga paslufta. Gjithashtu theksoj se është edhe kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ruajtja e ambientit, ruajtja e lumenjve, gjë e cila bëhet nëpërmjet të krijimit të impianteve të pastrimit të ujërave të zeza. Nuk mundem me lënë pa u kthye edhe te buxheti i cili nuk kaloj, nga i cili varën shumë qytetarë, shumë persona juridik dhe shumë persona fizik, që kanë pësuar. Për të qenë konstruktiv, mua më pëlqeju ideja e kuvendarëve me propozime konkrete të cilat kishin mund me kalua me rekomandime edhe me rekomandime tjera të kuvendarëve. Për të ndikua edhe ndihmuar me idetë e tyre në miratimin e buxhetit. Por ne si përfaqësues të popullit dështuam në miratimin e këtij buxheti i cili do të ketë pasoja në shpenzimin e tij dhe i cili do të ndikoj drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të qytetit të Prizrenit. Ne si kuvendarë do ta mbajmë këtë përgjegjësi. Prandaj, mos të mbajmë përgjegjësi të tillë, për një projekt i cili është i Bashkimit Evropian, i cili është kusht për anëtarësimin në Evropë. Pra ruajtja e ambientit, e lumenjve dhe për një gjë që është puro e pastër dhënia në shfrytëzim të një ndërmarrje publike e cila menaxhohet nga bordi i miratuar nga parlamenti i Kosovës. Pra, një institucion, apo nga një kompani e cila nuk është private, por publike. I ftoj të gjithë kuvendarët të jenë të vetëdijshëm, për votën të cilën ata e japin, sepse jam i bindur se të gjithë qytetarët e kanë në interes që Kosova të futet në Bashkimin Evropian, apo ta fitoj kushtin, apo qoftë edhe ta fitoj edhe liberalizimin e vizave. Po nuk mund të shkojmë kështu përpara, sepse edhe niveli lokal e ka rolin edhe kontributin e tij, dhe jo vetëm niveli qendror. Andaj, ne jemi ata përfaqësuesit e nivelit lokal të cilët duhet të reflektojmë dhe duhet pra të tregojmë që i përfaqësojmë ata qytetar të cilët na kanë jap votën. Andaj ju lus që minimalisht kjo pikë e dytë e rendit të kaloj dhe pse jam shumë i dëshpëruar që pika e parë nuk ka kalua. Ju faleminderit. Mybera Mustafa: Theksoi se sa i përket kësaj pike, znj. Naxhije, nuk tha që nuk bënë me ia dhënë në menaxhim. Po ajo e patë kryesisht vërejtjen në lidhje me mënyrën e dhënies. Ndërsa sa i përket kësaj pike ne do ta përkrahim, vetëm le të jetë në mënyrë ligjore. Patëm pak hezitim në mënyrën e menaxhimit. Nëse është e mundshme ashtu qysh thash, ju me ligj me dhënë edhe pa kompensim. Ne kem për atë me ia dhënë në menaxhim për mënyrën e shkrimit të vendimit. Na jemi për. Faleminderit. Ganimete Hoxha: Theksoi se në fshatin Vlashnje ku po synohet të ndërtohet ky impiant, në disa lagje të këtij fshati ka probleme serioze me ujin e pijes. Pas shumë ankesave që janë bërë në Hidroregjion edhe në Drejtorinë e 21
22 Shërbimeve Publike, me dhjetëra, qindra kërkesa e ankesa. Gjithashtu edhe unë e kam ngritë këtë çështje në formë të pyetjeve, ky problem nuk kanë gjet zgjidhje. Andaj, në rast proteste këta banorë kanë paralajmërua protestë që këto punime nuk mund të zhvillohen, pa u zgjidhë problemi i ujit të pijes. Ju faleminderit. Drita Millaku: Theksoi se para së të kaloj në disa pyetje në këtë pikë, dua vetëm një sqarim shtesë për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, sepse më tha ofenduese. Ofendim më i madh se sa me keqpërdorë popullin, besoj që nuk ka,. Nuk duhet të ndihesh i ofenduar në qoftë se nuk ke bërë shkelje ose ndonjë keqpërdorim. Del i tregon dhe i sqaron gjërat qysh është. Konkretisht jam e zgjedhur e popullit, në krahasim prej juve që jeni të emëruar zotëri. Ndërsa sa i përket kësaj pike dua të di, a e ka ditë komuna që paraprakisht do t ia jep tokën Hidroregjionit Jugor dhe nëse po, pse i ka ble ato toka, kur e ka ditë që ka me ia dhënë Hidroregjionit Jugor. Ky projekt po del që është i komunës, e jo i Hidroregjionit Jugor, i realizuar nëpërmjet komunës, që e paguajnë qytetarët tanë. Nuk e di si mund ti jepet një pëlqim në qoftë se kërkohet toka mu falë e jo mu shfrytëzua. Shani Berisha: Konsideroj se kjo pikë është një pikë serioze për të mirën e qytetarëve të komunës sonë. Është një projekt që do duhej të mirëpritet edhe të përkrahet. Kur të them të përkrahet, unë e kam nda në dy arsye. Një arsye në dy shpjegime. Arsyeja e parë që mos të votohet, unë e kam nda në dy pika. Ajo që është fut si pikë me një shpejtësi edhe pika e dytë është ajo që nuk ka kalua në KPF. Kurse si arsye pozitive, që do duhet të votohet edhe të përkrahet është ajo që u cek që morëm një sqarim prej drejtorit, bile një sqarim të bollshëm. Edhe kur them të bollshëm, unë po e ndaj në tri pika. Që ne si kuvendar të përgjegjshëm do duhej që të votojmë për këtë projekt. Një, donacioni i Gjermanisë, d.m.th. është një shtet serioz, një shtet që do me ndihmua këtë vend, do me ndihmua këtë komunë. Dy, karakteri i impiantit, ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që kjo komunë ka nevojë për këtë projekt, për këtë impiant. Tre, edhe njëherë po e plotësoj, ose po e përsërisë që e morëm një sqarim të mjaftueshëm të bollshëm. unë për vetën time, nuk kisha pas as gatishmëri, mos të them guxim, që të votoj kundër këtij projekti madhor, që është për të mirën e komunës sonë. Unë dhe grupi i partisë sime jemi pro këtij projekti. Faleminderit. Artan Abrashi: Theksoi se duke pa rendësin e këtij projekti që ka për komunën e Prizrenit dhe donacionet që vijnë për realizimin e këtij projekti. 22
23 Padyshim se ne e konsiderojmë si një projekt shumë të rëndësishëm i cili duhet në edhe të përfundoj. Por në anën tjetër nuk mund të sillemi këtu se asgjë nuk ka ndodh ose çdo gjë ka qenë në rregull me këtë projekt. Po ju kujtoj fillimisht problemin që ka qenë me shpronësimin e tokave private të atyre banorëve. Të cilin nuk kemi kurrfarë informacioni se deri ku ka shkua, a është arrit ndonjë marrëveshje me ta, sa është caktu çmimi i tokës, të cilat kanë hy në procedurë të shpronësimit. Pastaj në anën tjetër, nuk po kuptoj se si në një projekt kaq të madh, të cilën kjo qeverisje është krenua tash e disa vite, të lihet kaq zhakë dhe të vendoset si një pikë e rendit të ditës në një seancë të jashtëzakonshme. Kur ne pa pasur kohë që ta shqyrtojmë materialin, ta analizojmë. Të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të 12 hektarëve të pronës komunale Po ashtu jam dëshmitarë si asamblist i komunës së Prizrenit, ku muaj të caktuar kemi pas edhe deficit të pikave të rendit të ditës, se çka të vendosim si pikë të rendit të ditës. Çfarë vendimi duhet të marrim më qëllim një vendim për interes publik. Mirëpo, të lihet kaq zhakë kjo punë, sinqerisht nuk po e kuptoj. Por në anën tjetër, duke e pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, ne nuk mund të sillemi në këtë rast, vetëm të arsyetohemi me shkelje procedurale, apo këtë neglizhencë të komunës së Prizrenit. Ne do ta votojmë për. Mirëpo, ju kishim lut që herën tjetër mos i leni punët kaq zhakë. Të jeni pak më profesionist në kryerjen e obligimeve të juaja zyrtare dhe çështjet e tilla kaq të rëndësishme mos të lejoni në data të tilla. Ku keni probleme të brendshme, ku keni, mos harmonizim të brenda koalicionit. Mbani ato të tuajat, mirëpo mos të reflekton kjo në çështje të interesit publik. Ju faleminderit. Tasim Bajrami: Pasi i përshëndeti të pranishmit, e falënderoj drejtorin Shërbimeve Publike që e dha një sqarim profesional. Por ky sqarim krejt u bazua në krejt angazhimin e seancave të radhës të Kuvendit komunal të Prizrenit. Kur ne kemi diskutua shumë herë pikërisht për impiantet. Jo vetëm për qytetin e Prizrenit, por ndërtimin e impianteve nëpër fshatra në regjione të caktuara. Në kuadër të kësaj është bërë punë shumë e madhe, që drejtoria në fjalë, bashkë me krejt politikat e komunës së Prizrenit, ka arrit të bëjnë shpronësimin e tokave nga fermerët ose personat fizikë edhe me krijua një sipërfaqe prej 12 hektarëve. Ndërtimi i impiantit është i rëndësisë së madhe për komunën e Prizrenit, sepse vet Prizreni për bukuritë e veta që ka, i ofron turistëve të vendit, të mbarë hapësirave shqiptare dhe jashtë territorit shqiptar. Pra, ndërtimi i impiantit ofron mundësinë e realizimit të hapësirës së pastër edhe rregullimit komplet i ujërave të zeza të cilat lëvizin nëpër qytet. Faktikisht do të derdhen atje dhe prej një sasie të ujërave të zeza, që qytetarët e bëjnë ne mund të krijojmë mundësi për punësimin e punëtorëve të rinj. Në këtë rast kompania e cila dëshiron në menaxhim është kompani publike e cila menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Po ashtu bordi menaxhues është i caktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Prandaj unë 23
24 mendoj që ne duhet të jemi pro vendimeve të tilla. Edhe pro votimit të rasteve të tilla, sepse gjithherë flasim për mundësin e punësimit, të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Krijimin e vendeve të reja të punës, krijimin e një ambienti të pastër në qytetin e Prizrenit. Krijimin e prodhimeve bio në qytetin Prizrenit. Prandaj, këtu po e shoh sinqerisht po shprehem me një fjalë popullore, që shqiptari të gjitha gjërat ti fal, por suksesin nuk ta fal. Në këtë rast unë besoj që duhet të largohen inatet edhe teket politike personale edhe individuale. Ne jemi të zgjedhurit e popullit dhe ne duhet ti votojmë të gjitha nevojat që ju ofrojmë qytetarëve edhe mundësitë më të mira për jetë. Ju faleminderit. Cemil Luma: Theksoi se ne, kur e kemi bërë betimin, e kemi bërë në emër të qytetit dhe në emër të qytetarëve që na kanë zgjedh. Plot dy vite janë diskutimet me një përqindje të madhe kohore, në mes të pozitës dhe opozitës. Por unë shpresoj që këto duhet të tejkalohen në qoftë se është interesi i përgjithshëm i qytetit. Në veçanti për kapitalen e mëdha si është në pyetje impianti në fjalë. Ekzekutivi i udhëheq projektet, ka përgjegjësi për me informua, por kuvendarët edhe Kuvendi e merr përgjegjësinë gjatë votimit. Andaj, për projektet në fjalë, në qoftë se ka vërejtkej, në qoftë se ka vërejtje në baza profesionale. Për me ndikua për të mirën e projekteve dhe në qoftë se ka gabime gjatë realizimit të projektit, mund të bëhen kritikat. Por nuk jam kurrsesi i pajtimi që në baza partiake, të kenë pasoja kapitale, që janë me rëndësi jetësore për qytetin e Prizrenit. Plotësisht pajtohem me parafolësit, që projektet në fjalë duhet të kalojnë pa probleme edhe pa diskutime të mëdha. Alush Shala: Theksoi se ky vendim është i rëndësisë së veçantë, jo për një individ apo për një grup, por për tërë qytetin e Prizrenit. Kjo pikë nuk ka qenë dashtë të vije në këtë seancë të jashtëzakonshme,sepse kurdo qe kishte ardhur, edhe në gjysmë të natës, duhet të kaloj. Andaj, ju kisha lut, mos ta zgjasim shumë, por ta votojmë këtë pikë dhe mos të prishemi edhe me një investitor, që realisht ka dhënë një shumë të konsiderueshme për komunë tonë. Faleminderit. Bujar Nerojovaj: Theksoi se u fol shumë për projektin në fjalë. E unë vetëm dua të shtoj që interesi shumë i madh i qytetarëve të Prizrenit dhe vet qytetit të Prizrenit për një investim kapital milionësh, për herë të parë që po ndodh në qytetin tonë, nga një shtet i Bashkimit Evropian. Mendoj që duhet ti heq të gjitha dilemat që kemi para vetës, për dhënien në shfrytëzim të kësaj që kërkohet nga ne. Ose për dhënien e lejes për të vazhduar me punët e veta ky projekt, kaq voluminoz, 24
25 që do ti bënë nder edhe qytetit edhe qytetarëve të Prizrenit. Andaj, të gjithë ne do të krenohemi në të ardhmen, sepse jemi ata që kemi hap një rrugë shumë të mirë. Ti lëmë të gjitha mospajtimet, ngase ky projekt, nuk kërkon politizim, kërkon bashkëpunim të gjithëve ku nesër të krenohemi të gjithë për realizimin e tij. Unë i ftoj në këtë rast të gjithë që ta votojmë, duke i pasur parasysh edhe të gjitha elementet që na i dha për procedurat e ngutshme drejtori dhe për arsyetimin e tij. Nga se që shumë herë në shumë projekte të mëdha, vetë po bëhemi pengesë për realizimin e projekteve, duke e pas parasysh procedurat të cilat duhet të ndiqen. E di që këto procedura janë duke u ndjek, fatkeqësisht që tri vite rreth këtij projekti, ku drejtori dhe drejtoria, mëzi po munden ta finalizojnë në këtë kohë. Prandaj i ftoj të gjithë që ta përkrahim këtë, sepse është në interes të qytetarëve të Prizrenit. Kryesuesi: Prapë ceku se fjala është për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Hidroregjionit Jugor, për ndërtimin dhe menaxhimin e impiantit. Hidroregjioni është kompani publike, në kuadër të Ministrisë së Financave, që është institucion i nivelit qendror. Atëherë 33 jemi të pranishëm, e hedh në votim. Pas diskutimeve me 31 vota për, 1 kundër, dhe 1 abstenim miratohet dhënia në shfrytëzim e pronës komunale për Hidroregjionin Jugor për ndërtimin dhe menaxhimin e impiantit. Përfundoi ne orën 16:05. Procesmbajtësi Sehat Krasniqi Kryesuesi i Kuvendit Kujtim Gashi 25
P R O C E S V E R B A L
P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja III e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 26.02.2014, duke filluar në orën 10,15 në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në mbledhje ishin të pranishëm 38 anëtarë,
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 22 DHJETOR 2014 SA PLENARNE
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari
Përkrahur nga: Zbatuar nga: Udhëheqës projekti: Konsulentë: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike Bari Zenelaj Arben Shala Erkan Vardari 1 Republika e Kosovës
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 27 DHE 28
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 30 QERSHOR DHE 4 KORRIK
Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia
Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /3 1 Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /3 Yatırımlara Teşvik Öngörüsü Propozohen lehtësira për investime Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për
Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:
NJOFTIM I KANDIDATËVE NGA PËRZGJEDHJA E NGUSHTË PËR TESTIMIN ME SHKRIM OBAVEŠTENJE KANDIDATA KOJI SU UŠLI U UŽI IZBOR ZA PISMENO TESTIRANJE YAZILI TEST İÇİN KISA LİSTEYE SEÇİLEN ADLAYLARLA İLGİLİ BİLDİRİ
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 3, 4 DHE 11 TETOR 2012
Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:
NJOFTIM I KANDIDATËVE NGA PËRZGJEDHJA E NGUSHTË PËR TESTIMIN ME SHKRIM OBAVEŠTENJE KANDIDATA KOJI SU UŠLI U UŽI IZBOR ZA PISMENO TESTIRANJE YAZILI TEST İÇİN KISA LİSTEYE SEÇİLEN ADLAYLARLA İLGİLİ BİLDİRİ
Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri
Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri (Culture Items in the Gokkusagi Turkish for Foreigners Coursebook Dilset Publishings) (Ceshtjet Kulturore në Metodën
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T NGA SEANCA SOLEMNE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E VIZITËS SË KRYETARIT TË KUVENDIT
ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS
Oda Bülteni Buletini i Odës Ocak Şubat / Janar -Shkurt 2014 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Ocak Şubat / Janar Shkurt 2014 Sayı / Numri 4 İbrahim Rugova Ulusal Otoyolu Açıldı U Përurua Autostrada e Kombit
KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ. 12-14 Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA
KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ 12-14 Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA Ankara Üniversitesi Adli Bilimler Enstitüsü, Türkiye Mezunlar Derneği (TÜMED) ve Kosova Adli Bilimler Ajansının katkılarıyla
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 16, 22 DHE 23 KORRIK
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 7 QERSHOR 2012 SA PLENARNE
Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT
Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT Fakulteti i Shkencave Islame Shkup 2004. Boton: Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës: Dr. Ismail Bardhi Redaktor gjuhësor: Fatmire
ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS
Oda Bülteni Buletini i Odës Eylül Ekim / Shtator -Tetor 2013 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Eylül Ekim / Shtator Tetor 2013 Sayı / Numri 3 LİMAK tarafından Aeroports de Lyon ortaklığında Uluslar arası Adem
ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS
Oda Bülteni Buletini i Odës Mart - Nisan Mars - Prill 2013 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Mart - Nisan / Mars - Prill 2013 Funksionimi i Zhvillimit Ekonomik në 5 vjetorin e Pavarësisësë Kosovës 10 Shtetet
Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1
Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1 2 Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës Içindekiler.../ Përmbajtja Başlarken / Parthënie Ekonomi Haberleri / Lajme nga Ekonomia
Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi
Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi Spartak Kadıu Tiran Üniversitesi Yabancı Diller Fakültesi, Türkoloji Bölümü Özet Bir toplumun başka toplumlar ile hiç bir ilişki kurmaksızın yaşaması
RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS Shoqata e femrave me aftësi të kufizuara FEMRAT PËR FEMRAT
Përkrahur nga: Zbatuar nga: Konsulentë: RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS Shoqata e femrave me aftësi të kufizuara FEMRAT PËR FEMRAT Arben Shala Bari Zenelaj 1 Republika e Kosovës Republika Kosova Kosova
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.37 2 prill 2009 P Ë R M B A J T J A Faqe Ligj nr.10 092 datë 9.3.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë
Siguria juaj në spital
Evitimi i gabimeve ndihmoni edhe ju! Siguria juaj në spital Impresum Botuesi Fondacioni për siguri pacientësh Asylstrasse 77 CH-8032 Zürich Telefon 043 244 14 80 [email protected] www.patientensicherheit.ch
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 9 DHE 10 KORRIK 2015
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA TURKE (gjuha e huaj e
INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË
INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË ATA QË HISTORIA I KA BASHKUAR, ARKIVAT DUHET T I AFROJNË Anila POLAT Pyetje: Cila është rëndësia e Arkivave
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA TURKE (gjuha e huaj e
1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri
KDU 811.18-26 Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë Mehdi Polisi 1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri ështe ndarë nga kjo jetë, megjithatë, emri i tij, falë punës
(1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK)
Datë 17 tetor 2012 (1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK) (3) Calik Enerji Sanayi Ticaret A.S. Anonim Sirketi & Calik Elektrik Dagitim A.S. Anonim Sirketi
MODELI TURK I SISTEMIT PRESIDENCIAL RISITË, VEÇORITË DALLUESE DHE SFIDAT E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2017 NË REPUBLIKËN E TURQISË
Ditar Kabashi, MA 1 UDC: 342.4.04:323(560)"2017" MODELI TURK I SISTEMIT PRESIDENCIAL RISITË, VEÇORITË DALLUESE DHE SFIDAT E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2017 NË REPUBLIKËN E TURQISË ТУРСКИ МОДЕЛ НА
KORAB SEJDIU për kryetar të Prishtinës. Programi zgjedhor
KORAB SEJDIU për kryetar të Prishtinës Programi zgjedhor Të ndëruar votues, Për të votuar AKR-në, kryetarin e komunës dhe asambleistët gjithsesi duhët të përdorni dy fletëvotime. Për kryetarin: Në fletëvotimin
IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT
Mr. Rejhan Neziri IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT Farabiu (Ebu Nasr Muhammed b. Muhammed b. Tarhan b. Uzluk) i lindur në krahinën Farab të Turkistanit më 870 dhe i vdekur në Damask rreth vitit 950, ka
PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT
EDITORIALI PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT Dija është elementi kryesor, e cila e dallon njeriun prej krijesave të tjera. Njeriu lind injorant, mirëpo me kalimin e kohës mëson dhe e largon nga vetja këtë ves.
NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT
1 NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT YÖS është një provim ndërkombëtar për nxënësit e huaj, që dëshirojnë të studiojnë në universitetin OMÜ dhe përgjigjet e provimit mund t i përdorin
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT ALRINAST 2.5mg/5ml Shurup Për përdorim nga goja Principi aktiv: 0.5 mg desloratadine për 1 ml Eksipientë: Sukrozë, glikol propilene, sorbitol (70%), benzoat natriumi,
tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)
RtrPUELrKA r s$qlp&fileg MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT IKOLLA tnn NE MATURA shtetiinone PROGRAMET ORIENTUESE (Provim me zgiedhje) LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82) Koordinator: LUDMILLA STEFANI, VIOLA
Mbi 500 zyrtarë në sitën e SPAK, amerikanët rihapin dosjet e mbyllura nga Llalla, ja zyrtarët që do hetohen të parët
Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] E Enjte 5 Janar 2017 Mbi 30 zyrtarëve dhe politikanëve u merren shenjat e gishtave, dyshime se kanë kryer
Institucioni: QKMF Konkursi:12/2 Institucija: GCPM Konkurs:12/2 Enstitü: AHKM Konkur: 12/2
NJOFTIM I KANDIDATËVE PËR TESTIMIN ME SHKRIM DHE ME GOJË OBAVEŠTENJE KANDIDATA ZA PISMENO I USMENO TESTIRANJE YAZILI TEST İÇİN KISA LİSTEYE SEÇİLEN ADLAYLARLA İLGİLİ BİLDİRİ Institucioni: QKMF Konkursi:12/2
MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE
MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE TË PËRDORURA Emri Mbiemri i doktorantit: Sadullah Yılmaz Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës Shkollës Doktorale
Misioni i BKT-së është t u sigurojë qytetarëve qetësi, komoditet dhe përsosmëri në sistemin bankar.
Viti që lamë pas shënoi një tjetër vit të suksesshëm për BKT-në. Që nga themelimi i saj në vitin 1925 e në vijim, fakt ky që e bën atë bankën tregtare më të vjetër në Shqipëri, BKTja ka punuar për të sjellë
7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: 26.06.1977 Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës
BİOGRAFİA Prof.Dr.İrfan Morina 1. Mbiemri: Morina 2. Emri: İrfan 3. Shtetësia: Kosovar 4. Data e Lindjes: 26.03.1955 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: [email protected] Tel: +37744119457
Letërsia shqiptare e Alamiados*
KDU 821.18:28 Letërsia shqiptare e Alamiados* Hasan Kaleshi Përktheu: Abdullah Hamiti Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve të Ballkanit është çështja e islamizimit të disa
PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH
PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH Përkthyes: Redaktor: Konsulent teologjik: Titulli origjinal: Ma. Ilir Rruga Edlira Boriçi, Roald A. Hysa Ma. Ilir Rruga
Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës
Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës Nga Prof. A. Miho, Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu,
Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.
Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S. Kreuzlingen, 2003 J a k u b Y s t y n PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S. (Titulli në origjinal: Muhammad the Prophet) Përkthyer më 1993 në Stamboll Nga anglishtja:
Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *
Dr. Qani Nesimi Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII * Në këtë shtet, krahas ushqimit të frengut (katolikëve), e preferojmë çallmën dhe shpatën e osmanit (Gennadios - lider shpirtëror në Bizant)
RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HEROI I SHKRUAN
REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP
Prill/Nisan/Aприл 2016 L E X O Viti XXII / NR. 37 Yıl XXII / Sayı 37 Год. XXII / бр. 37 Çmimi 50 den Fiat 50 den Цена 50 ден REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU
RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli SA KOHË NJERËZIT
Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre
KDU 94 (=18). 084.1/.3 Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre Dr. Suat Zeyrek Abstrakt Me fillimin e dobësimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët filluan të
Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN
Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN Tetovë, 2001 Lektor: Mr. Elez Ismaili Shtypi: Shtypshkronja ÇABEJ Tetovë 3 Veprat e bëjnë të pavdekshëm njeriun Libri i kushtohet rahmetli Nazmi Gamgamit 5 PARATHËNIE Tarikati
BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE
1 ULUSLARARASI DİL VE EDEBİYAT ÇALIŞMALARI KONFERANSI Türk ve Arnavut Kültüründe Ortak Yönler 25-26 Mayıs 2012 KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS DHE E LETËRSİSË Aspektet e Përbashkëta në Kulturën Turke
REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP
Gusht/Ağustos/Aвгуст 2015 L E X O Viti XXII / NR. 36 Yıl XXI / Sayı 36 Год. XXI / бр. 36 Çmimi 50 den Fiat 50 den Цена 50 ден REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU
Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi
Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu Historia e feve (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Titulli origjinal: Başlangıçtan Günümüze Dinler Tarihi Botoi: Logos-A, Shkup 2007 FETË GNOSTIKE Prof.
Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34
Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı Bektaş Veli Araştırma Merkezi 1 Araştuma Dergisi Research Quarterly.. Sum~~~ 2QQ5/34 KOSOVA'DA BULUNAN ORYANTAL EL YAZMALARI DORESHKRIMET ORIENTALE NE E KOSOVE Çev:
PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI
Dr. Musa Musai PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI Hyrje: Ky punim është një rezyme e temës së magjistraturës të punuar në vitin 1998 në Universitetin e Marmarasë,
HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM
HAZIRLAYAN P Ë R G A T I T HIDIR YILDIRIM BİLDİRİLERİ Eğitim-Bir-Sen Yayınları : 71 Eğitim-Bir-Sen Adına Sahibi Ali YALÇIN / Genel Başkan Genel Yayın Yönetmeni Şükrü KOLUKISA / Genel Başkan Yardımcısı
SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli FAKSIMILET
RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI MARREVESHJET
Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus...
Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus... Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus... Prishtinë, Nëntor 2006 Botues:
Raporti Vjetor i Punës Viti 2013
Raprti Vjetr i Punës Viti 2013 RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2013 PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KOMISIONI PËR ZHVILLIM EKONOMIK, INFRASTRUKTURË, TREGTI DHE INDUSTRI AUTORITETI RREGULLATIV I KOMUNIKIMEVE
HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM
1 2 BİLDİRİLERİ HAZIRLAYAN P Ë R G A T I T HIDIR YILDIRIM BİLDİRİLERİ Eğitim-Bir-Sen Yayınları : 71 Eğitim-Bir-Sen Adına Sahibi Ali YALÇIN / Genel Başkan Genel Yayın Yönetmeni Şükrü KOLUKISA / Genel Başkan
Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)
1 MBUROJA.net Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët) [Nakshibenditë, Sulejmanxhitë, Nurxhitë] Përgatiti: Ebu Unejs Kontrolloi [redaktura fetare]:lulzim Perçuku Prizren, 1428h/2007 PËRMBAJTJA: Parathënie
RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli Suplementi
PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË
Dr. Musa Musai PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË Para se të bëjmë një qasje rreth temës së caktuar, pikë së pari do të kisha dashur që ta përcaktoj termin rini ose adoleshencë.
GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI. HAMLETI NGA KAVAJA
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli GAZETA E ISH-BERLINIT
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT REGAPEN kapsula 150mg Për përdorim nga goja Principi aktiv: Çdo kapsulë REGAPEN përmban 150 mg pregabaline. Eksipientë: Lactozë, monohidratë, niseshte misri e
Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të
Dr. Qani NESIMI 1 Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të Gel, gel, ne olursan gel, Kafir, mecusi, putperest de olsan gel! Bizim dergahimiz umutsuzluk dergahi degildir, Yuzbin kere
ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ
ARNAVUTLUK NOTLARI Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkilerimiz belgesel film projesinin Arnavutluk çekimleri sırasında başladı. Arnavutluk Cumhuriyeti en çok çekindiğimiz
Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.
ب س م ٱالله ٱلر ح م ن ٱلر ح یم Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz. Her şeyden evvel Ramazan ayınızın ilahi lütuflarla dolu olması duamızı yineliyoruz.
RAPORTI VJETOR 2014 DHE SYNIMET KRYESORE TË PUNËS PËR VITIN
RAPORTI VJETOR 2014 DHE SYNIMET KRYESORE TË PUNËS PËR VITIN 2015 Autoriteti i Konkurrencës Adresa: Rr. Sami Frashëri, nr. 4, Kati IV, Tiranë Tel: +355 4 2 234 504 Fax: +355 4 2 234 497 Faqe e internetit:
RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli PIKEPAMJET
platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI PUSHTIMET
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT REGAPEN kapsula 75mg Për përdorim nga goja Principi aktiv: Cdo kapsulë REGAPEN përmban 75 mg pregabaline. Eksipientë: Laktozë, monohidrat, niseshte misri e paraxhelatinuar,
RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI ALIU
Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ÇFARË FOLËN
RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ROLI I MISIONEVE
RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli NE SHQIPERINE
REBELI DOM NDRE MJEDA
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli NJE PROFIL
Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri
100 vjet pavaresi Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 www.rrugaearberit.com gazetë e pavarur. nr. 8 (). Gusht 2012. Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. opinion Eksperimenti
Përvojë pune KOMPETENCË. Punë vullnetare pa pagesë
Parathënie Gjatë githë jetës tuaj, ju mësoni me gjërat që bëni. Ndonjëherë me vetëdije dhe me qëllim, ndonjëherë pa vetëdije dhe pa planifikim. Domëthënë ju përvetësoni vazhdimisht kompetenca të reja.
Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE
Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE 2011 1 PARATHËNIE Kur me shokët moshatarë dilnim për të luajtur, në rrethinat e fshatit Radhimë gjithmon përballeshim me sende e objekte, që ishin të pakonceptueshme për
Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI LETRAT
Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi
Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu Historia e feve (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Titulli origjinal: Başlangıçtan Günümüze Dinler Tarihi Botoi: Logos-A, Shkup 2007 FETË E MESOPOTAMISË
Plani i Veprimit për Barazi Gjinore
Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2012-2014 Prizren 2011 2 Të nderuar qytetarë, Me qëllim të veprimit sa më efektiv dhe efikas në arritjen e Barazisë Gjinore, Komuna
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT DEXIREN 50 mg / 2 ml tretësirë Për përdorim intramuskular ose intravenoz. Substanca aktive: Çdo ampulë 2 ml përmban 73.80 mg deksketoprofen trometamol e barazvlefshme
RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve
allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli SHQIPTARET
5th International Vocational Schools Symposium Prizren May 2016
i CONTENTS Kosova da PriĢtine Üniversitesi Prizren Eğitim Fakültesi Türkçe Bölümleri Mezunları ve ĠĢ Ġmkanları... 1 Rëndesia E Arimit Profesional Në Botë, Bazuar Në Teknologjine Ġnformative, Globalizimin
