FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Benzer belgeler
FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Lexoni fletëudhëzues me kujdes para se të filloni të merrni këtë bar, sepse ajo përmban informacion të rëndësishëm për ju.

GRIPORT 650mg+60mg+4mg tableta të veshura me film Paracetamol,Pseudoephedrine HCl,Klorfeneramine maleat Për aplikim nga goja.

Siguria juaj në spital

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

KULLANMA TALİMATI. Bu ilacı kullanmaya başlamadan önce bu KULLANMA TALİMATINI dikkatlice okuyunuz, çünkü sizin için önemli bilgiler içermektedir.

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

KULLANMA TALİMATI. Etkin madde: 50 mg deksketoprofen e eşdeğer 73.8 mg deksketoprofen trometamol

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

SERTOFEN in etanol içermesinden dolayı nöraksial (intratekal veya epidural) yolla alımı

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

P R O C E S V E R B A L

ÜRÜN BİLGİSİ. 1. ÜRÜN ADI SERTOFEN 25 mg Film Tablet. 2. BİLEŞİM Etkin madde: Deksketoprofen

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

(1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK)

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 1

KULLANMA TALİMATI. LEODEX 25 mg film kaplı tablet Ağızdan alınır.

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

İçindekiler Spitali Guven Sëmundjet e Sistemit Gastrointestinal

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

KULLANMA TALİMATI. DEXPRO 25 mg Film Tablet. Ağızdan alınır

Psikologjia e Religjionit

RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS Shoqata e femrave me aftësi të kufizuara FEMRAT PËR FEMRAT

Përvojë pune KOMPETENCË. Punë vullnetare pa pagesë

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

KULLANMA TALĐMATI. Bu ilacı kullanmaya başlamadan önce bu KULLANMA TALĐMATINI dikkatlice okuyunuz, çünkü sizin için önemli bilgiler içermektedir.

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

P R O C E S V E R B A L

KULLANMA TALİMATI. LONGDEX XR 75 mg uzatılmış salımlı tablet Ağızdan alınır.

ARVELES, steroidal olmayan antiinflamatuvar ilaçlar (NSAİİ ler) (iltihap giderici) olarak adlandırılan ilaç grubundan bir ağrı kesicidir.

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

KULLANMA TALİMATI. DARKİN 25 mg ağızda dağılan tablet. Ağızdan alınır. Etkin madde: 25 mg deksketoprofene eşdeğer mg deksketoprofen trometamol

KULLANMA TALİMATI 1/10

KULLANMA TALİMATI. DEXFULL 25 mg saşe Ağızdan alınır.

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

Letërsia shqiptare e Alamiados*

KULLANMA TALİMATI 1 / 9

Ihre Medikation. Your medication İlaçlarınızın kullanımı hakkında دواءك juaj Индивидуальная дозировка Mjekimi

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë

T.C. Resmî Gazete. Kuruluş Tarihi : ( 7 Teşrinievvel 1336 ) 7 Ekim Aralık 1988 PAZARTESİ. Milletlerarası Andlaşma

KULLANMA TALİMATI. VARLES 12,5 mg film kaplı tablet Ağızdan alınır

KULLANMA TALİMATI. Bu Kullanma Talimatında:

KULLANMA TALİMATI. DEXMOL 12.5 mg efervesan tablet Ağızdan alınır.

KULLANMA TALİMATI. Bu ilacı kullanmaya başlamadan önce bu KULLANMA TALİMATINI dikkatlice okuyunuz, çünkü sizin için önemli bilgiler içermektedir.

KULLANMA TALİMATI. DEXFULL SR 75 mg film tablet Ağızdan alınır

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

KULLANMA TALİMATI. DEXDAY 50 mg Efervesan Tablet Ağızdan alınır.

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

KULLANMA TALİMATI. Etkin madde: Her film kaplı tablet 50 mg deksketoprofene eşdeğer, 73.8 mg deksketoprofen trometamol içerir.

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi

Mbi 500 zyrtarë në sitën e SPAK, amerikanët rihapin dosjet e mbyllura nga Llalla, ja zyrtarët që do hetohen të parët

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

KOPSHT GR1-RË MATEMATIKË DITA E PARË. *Plotesojeni shkrimin e numrit 1 sepas drejtimit te shigjetes ( Ok işaretlerini takip ederek 1 sayısını çizin)

Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus...

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

S'KA ROMAN PËR KOMUNIZMIN!

KULLANMA TALİMATI. LEODEX PLUS 25 mg/4 mg film kaplı tablet. Ağız yoluyla alınır.

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

REBELI DOM NDRE MJEDA

KULLANMA TALİMATI. DEXCORİL 25/4 mg efervesan tablet Ağız yoluyla alınır.

Editors: Prof. Dr. İsmail GÜLEÇ Assoc. Prof. Dr. Adriatik DERJAJ Assoc. Prof. Dr. Bekir İNCE Assoc. Prof. Dr. Alpaslan OKUR

Transkript:

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT DEXIREN 50 mg / 2 ml tretësirë Për përdorim intramuskular ose intravenoz. Substanca aktive: Çdo ampulë 2 ml përmban 73.80 mg deksketoprofen trometamol e barazvlefshme me 25 mg deksketoprofen. Lëndë ndihmëse: Etanol (96%), klorid natriumi, hidroksid natriumi (për rregullimin e PH), ujë për injeksion. Lexoni me kujdes këtë fletëpalosje para se të nisni përdorimin e këtij bari, sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Mbajeni këtë fletëpalosje, sepse mund të keni nevojë ta lexoni sërish në të ardhmen. Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun tuaj ose farmacistin. Ky bar është përshkruar vetëm për ju. Mos ua sygjeroni personave të tjerë. Në rast se gjatë përdorimit të këtij bari, bëni vizitë tek mjeku ose jeni në spital, informoni mjekun mbi trajtimin më këtë bar. Ju lutemi ndiqni rreptësisht udhëzimet në këtë fletëpalosje informative. Mos përdorni doza më të larta ose më të ulëta, përveç se ajo që është rekomanduar për ju. Faqe 1 nga 17

Çfarë përmban kjo fletëpalosje: 1 Çfarë është DEXIREN dhe përse përdoret? 2 Përpara se të përdorni DEXIREN 3 Si ta përdorni DEXIREN 4 Efektet e mundshme anësore 5 Si të ruani DEXIREN 1. ÇFARË ËSHTË DEXIREN DHE PËRSE PËRDORET? DEXIREN është nje analgjezik i grupit të barnave të quajtur barna josteroidal anti-inflamator, (NSAIDs). Bari përdoret për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri në ato më të rënda, për sa kohë që marrja e tabletave nuk është e përshtatshme për dhimbje të tilla si ato post-operative, koliti renal (dhimbjeve të forta renale) dhe dhimbjeve siptomatike të shpinës. DEXIREN përmban 50 mg deksketoprofen (si trometamol deksketoprofen), dhe është në paketa prej 6-ampulash, dhe secila prej tyre përmban një solucion 2 ml të qartë dhe pa ngjyrë. 1. Para se të përdorni DEXIREN MOS E PËRDORNI DEXIREN: Nëse jeni alergjik (tepër i ndjeshëm) ndaj Deksketoprofen trometamol, ose nga ndonjë prej përbërësve të përfshirë në DEXIREN. Nëse keni alergji ndaj acidit acetilsalicilik, ose barnave të tjera josteroidal, anti-inflamator; Nëse keni astmë apo përvojë astmatike, rinit alergjik akut (inflamacion afatshkurtër në hundë që lidhet me alergjinë), polip të hundës (masë/puçër në hundë që lidhet me alergjinë), urtikarie Faqe 2 nga 17

(skuqje të lëkurës), ënjtje në fytyrë ose fyt për shkak të alergjisë, (ënjtje në fytyrë, sy, buzë apo gjuhë, apo vështirësi respiratore), ose zhurma/fishkëllima gjatë frymëmënxjerrjes / pas përdorimit të acidit acetilsalicilik ose barnave të tjera jo-steroidal, anti-inflamatorë; Nëse aktualisht vuani, ose, më parë keni pasur ulçer peptike, Nëse ju, më parë, keni pasur gjakrrjedhje gastrointestinale apo perforacion (dëmtime të mëmbranës) që lidhen me përdorimin e barnave anti-inflamatorë, jo-steroidal (NSAIDs), të tilla si analgjezikët; Nëse keni sëmundje të vazhdueshëme të pezmatimit (inflamacionit) të zorrëve (sëmundja e Crohn-it ose kolitit ulçerativ); Nëse keni insufiçence të rëndë kardiake, probleme të moderuara ose të rënda të veshkave, apo probleme të rënda të mëlçisë; Nëse keni gjakrrjedhje apo çrregullime të koagulimit; Nëse ju jeni në tremujorin e tretë të shtatzënisë, apo jeni duke ushqyer me gji. Kini kujdes para se të përdorni DEXIREN në kushtet e meposhtëme: Nëse më parë, keni pasur sëmundje afatgjatë inflamatore të zorrëve (kolit ulçerativ, sëmundja Crohn); Nëse keni, ose më parë keni pasur një sëmundje gastrointestinale; Nëse jeni duke përdorur steroid oralë që rrisin rrezikun e ulçerës peptike, ose gjakrrjedhjes; barna të caktuara kundër depresionit (barna SSRI/ -Selective Serotonin Reuptake Inhibitorë- frenues selektiv të ripërthithjes (reuptake) të serotoninës ), antikoagulantë të tillë si warfarin; dhe substanca që parandalojnë mpiksjen e gjakut, përfshirë acidin acetilsalicilik, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se të merrni DEXIREN. Mjeku juaj mund të rekomandojë një bar suplementar/shtesë për të mbrojtur stomakun tuaj (p.sh. Faqe 3 nga 17

Misoprostol ose barna që pengojnë prodhimin e aciditetit të stomakut); Nëse keni probleme kardiake, apo më parë keni pësuar ishemi, ose e konsideroni veten në rrezik (p.sh. nëse keni hipertension, diabet apo nivel të lartë të kolesterolit, apo jeni duhapirës), konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj, në lidhje me trajtimin tuaj. Barnat, përfshirë DEXIREN, mund të shoqërohen me një rritje të lehtë të rrezikut për infarkt të miokardit, apo hemoragji celebrale. Të gjitha llojet e riskut kanë më shumë gjasa të ndodhin gjatë trajtimit afat-gjatë me doza të larta. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar apo kohëzgjatjen e trajtimit. Nëse ju jeni të moshuar, keni më shumë gjasa të përjetoni efekte anësore. Veçanërisht, gjakrrjedhja e ulçerës peptike dhe perforacioni mund të jenë kërcënuese për jetën (shih Ndarjen 4. Efekte të mundshme anësore). Nëse përjetoni ndonjë prej këtyre, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj; Nëse keni alergji, apo më herët keni pasur probleme alergjike; Nëse aktualisht keni probleme, apo më parë, jeni ankuar në lidhje me ndonjë nga këto probleme; shqetësime të zemrës (hipertensionit dhe / ose insufiçencë kardiake), probleme të mëlçisë ose veshkave, duke përfshirë mbajtjen (retencionin) e lëngjeve, Në qoftë se, ju përdorni diuretikë, apo keni probleme të defiçencës së lëngjeve, ose zvogëlim të vëllimit të gjakut për shkak të humbjes së tepërt të lëngjeve (p.sh. urinim të shtuar, diarre ose të vjella); Nëse ju jeni një grua me probleme të riprodhimit, (DEXIREN mund të ketë një efekt negativ në riprodhim) dhe për këtë arsye,mos e përdorin këtë bar, në qoftë se jeni duke planifikuar një shtatzëni, apo do të kryeni një analizë të infertilitetit; Nëse ju jeni në tremujorin e parë ose të dytë të shtatzënisë; Nëse keni çrregullime të prodhimit gjakut apo qelizave të gjakut; Faqe 4 nga 17

Nëse keni eritematozë sistemike (një sëmundje e karakterizuar nga rënia e përgjithshme e lëkurës) ose sëmundje e një rangu të gjerë të indeve lidhëse (çrregullimet e sistemit imunitar që mund të ndikojnë në indet lidhëse); Nëse jeni nën 18 vjeç. Ndërprisni përdorimin e këtij bari dhe kërkoni menjëherë kujdes mjekësor, nëse gjatë trajtimit tuaj, përjetoni njgjarje të tilla si vijon: jashtëqitje me ngjyrë të zezë dhe me gjak, feçe si katran; të vjella me gjak; ose të vjella që përmban pjesëza që duken si kokrriza me ngjyrë kafe të errët; Nëse keni Dispepsi/mostretje ose urth; dhimbje barku apo simptoma të tjera jonormale abdominale. Nëse, ndonjë prej këtyre paralajmërimeve përputhet me gjendjen tuaj të tanishme, apo me çdo periudhë në të kaluarën, ju lutemi të konsultoheni me mjekun tuaj. Përdorimi i DEXIREN me ushqim dhe pije Nuk ka ndonjë paralajmërim të nevojshëm përpara përdorimit të këtij mjekimi. Shtatzënia Konsultohuni me mjekun ose farmacistin para se të merrni barin. Shmangni përdorimin e DEXIREN gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Vetëm nëse është me të vërtetë e domosdoshme, më e mira është të mos e përdorni DEXIREN gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të shtatzënisë. Tregojini mjekut tuaj nëse jeni shtatzënë. Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni, DEXIREN nuk mund të jetë i përshtatshëm për ju. Faqe 5 nga 17

Në qoftë se gjatë trajtimit, zbuloni se jeni shtatzënë, kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin. Ushqyerja me gji Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të përdorni këtë bar. Mos e merrni DEXIREN gjatë ushqyerjes me gji. Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive DEXIREN mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar makinën dhe për të vepruar me makineri, për shkak të efekteve anësore të trajtimit, të tilla, si marramendje apo përgjumje. Nëse vëreni ndonjë nga këto efekte, mos drejtoni makinën dhe të veproni me makineri, derisa simptomat të lehtësohen. Konsultohuni mjekun tuaj për këshilla. Informacion i rëndësishëm në lidhje me disa përbërës të DEXIREN Secila ampulë prej DEXIREN përmban 200 mg etanol, e barazvlefshme me 5 ml birrë ose 2.08 ml verë në dozë. Kjo mund të jetë e dëmshme për ata që vuajnë nga alkoolizmi. Duhet të merren parasysh gratë shtatzëna apo që ushejnë më gji, fëmijët dhe grupet me rrezik të lartë të tilla si pacientët me sëmundje të mëlçisë, apo epilepsisë Çdo dozë e DEXIREN përmban më pak se 1mmol (23 mg) natrium. Ndaj, si shkak i marrjes së natriumit, nuk priten efekte negative. Përdorimi i njëkohshëm me barna të tjera Faqe 6 nga 17

Informoni mjekun, dentistin, ose farmacistin, nëse jeni duke përdorur ndonjë nga barnat e mëposhtme njëkohësisht me DEXIREN. Disa barna nuk duhet të përdoren të bashkë-shoqëruara, ose në rast se ato janë përdorur se bashku, mund të lind nevoja për rregullim doze. I pakëshillueshëm është përdorimi i njëkohshëm me: Acid acetilsalicilik (aspirin), kortikosteroidët ose barna të tjera antiinflamatore; Varfarin, heparin ose barna të tjera që përdoren për të parandaluar koagulimin e gjakut; Litium, i cili përdoret në trajtimin e disa çrregullimeve te humorit ; Metotreksat, i cili përdoret në trajtimin e artritit reumatoid (një sëmundje e qëndrueshme që rezulton në dhimbje dhe deformime në kyçe) dhe kancerit; Hidantoinë dhe fenitoin, që përdoren për epilepsinë; Sulfametoksazoli, i cili përdoret për infeksione bakteriale (sëmundje mikrobiale që krijojnë pezmatim( inflamacion). Bashkë-shoqërimi me barna që kërkon masa paraprake: Frenuesit ACE, diuretikë, beta-bllokues dhe bllokues angiotensin II, që përdoren për presionin e lartë të gjakut dhe probleme kardiake; Pentoksifilinë dhe okepentifilinë të përdorur në trajtimin e ulçerave kronike venoze Zidovudin përdorur në trajtimin e infeksioneve virale; Klorpropamide dhe glibenklamide përdoren për diabetin. Bashkë-shoqërimi me barna që kërkon kujdes të veçantë: Antibiotikët kuinolone (me spektër të gjerë) që përdoren për infeksionet bakteriale (p.sh. ciprofloxacin, levofloxacin); Faqe 7 nga 17

Ciklosporine ose takrolimus që përdoret në trajtimin e semundjeve të sistemit imunitar, ose transplantimit të organeve; Streptokinase dhe barna të tjera trombolitike ose fibrinolitike; p.sh. barna të cilat janë përdorur për të holluar masat e mpiksuara të gjakut; Probenecid i përdorur në trajtimin e artritit akut (podagra); Digoxinë e përdorur në trajtimin e insufiçencës kronike të zemrës; Mifepristone që përdoret për të ndërprerë shtatzëninë Antidepresantë frenues selektiv të ripërthithjes (reuptake) të serotoninës (SSRI); Antiagregantë të përdorur për të zvogëluar agregimin e trombociteve të gjakut (mpiksjen) dhe formimin e masave të gjakut Tregojini mjekut tuaj ose farmacistit, nëse jeni duke u trajtuar, ose së fundmi, keni marrë barna të tjera, që i i keni blerë me ose pa një përshkrim (recetë). 3.Si ta përdorni DEXIREN? Udhëzime për përdorimin e duhur dhe shpeshtësinë e dozimit/përdorimit Gjithmonë përdoreni DEXIREN, ashtu siç është përshkruar nga mjeku juaj. Ju lutemi të konsultoheni me mjekun ose farmacistin, nëse jeni të pasigurt. Mjeku juaj do t'ju tregojë dozën e e nevojshme të DEXIREN në përputhje me llojin, përshkallëzimin/ashpërsinë, dhe kohëzgjatjen e simptomave. Doza e rekomanduar në përgjithësi është 1 ampulë (50 mg) e DEXIREN çdo 8-12 orë. Nëse është e nevojshme, injeksioni mund të përsëritet vetëm pas 6 orësh. Mos e tejkaloni një dozë totale ditore prej 150 mg DEXIREN (3 ampula) në çfarëdo lloj rasti. Përdorni trajtimin me injeksion vetëm për një Faqe 8 nga 17

periudhë akute (p.sh. jo më shumë se dy ditë). Më pas, nëse është e mundur, kaloni në trajtimin me tabletat analgjezikë. Rruga dhe mënyra e përdorimit: DEXIREN mund të administrohet në mënyrë intramuskulare ose intravenoze (të dhënat teknike për injeksionin intravenoz janë dhënë në seksionin Informacion i mëposhtëm per administrimin nga profesionistët e kujdesit shëndetësor"): Kur DEXIREN administrohet në mënyrë intramuskulare solucioni duhet të injektohet menjëherë pas tërheqjes nga ampula me ngjyrë, përmes injeksionit të ngadaltë në thellësi të muskulit. Duhet të përdoret vetëm solucioni i qartë dhe pangjyrë Grupmosha të ndryshme: Përdorim pediatrik: DEXIREN nuk rekomandohet për fëmijët nën 18 vjeç. Përdorimi tek të moshuarit: Tek të moshuarit me probleme funksionale renale, doza juaj totale ditore nuk duhet të tejkalojë një total prej 50 mg (1 ampulë) Kushtet e veçanta të përdorimit Insufiçencë renale /hepatike: Nëse keni probleme të veshkave ose mëlçisë, doza juaj fillestare, nuk duhet të tejkalojë 1 ampulë (50 mg), dozë e përditshme. Nëse keni përshtypjen se efikasiteti i DEXIREN është i fuqishëm apo i dobët, konsultohuni me mjekun ose farmacistin. Nëse ju merrni më shumë DEXIREN se ju duhet: Faqe 9 nga 17

Nëse ju merrni më shumë sasi të DEXIREN, se sa ju duhet, konsultohuni me një mjek ose farmacist. Ju lutem, kujtohuni të merrni me vete paketën dhe fletëpalosjen informative të barit. Nëse ju harroni të merrni DEXIREN: Mos merrni një dozë të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e harruar. Nëse aksidentalist nuk e keni marrë dozën ditore, mërrni dozën tjetër normalisht. (Sipas Ndarjes 3: Si të përdorni DEXIREN ). Nëse keni pyetje të tjera rreth përdorimit të DEXIREN, konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin. 4. Cilat janë efektet e mundshme anësore? Ashtu si të gjitha barnat, DEXIREN mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdo pacient i përjeton ato. Efektet anësore të mundshme janë të të poshtëshënuara, sipas frekuencës së ndodhjes së tyre.. Kjo tabelë tregon se sa pacientë mund të përjetojnë këto efekte anësore. Të zakonshme Më shumë se 1/100 dhe më pak se 1/10 pacientë Të pazakonshme Më shumë se 1/1000 dhe më pak se 1/100 pacientë Faqe 10 nga 17

Të rralla Më shumë se 1/10000 dhe më pak se 1/1,000 pacientë Shumë të rralla Më pak se 1/10000 pacientë të trajtuar, duke përfshirë edhe raportet e izoluara Efektet anësore të zakonshme: Të përziera dhe/ose të vjella Dhimbje në vendin e injeksionit, Reaksione në vendin e injeksionit duke përfshirë pezmatim, nxirje, ose pamje te mjegullt/gjakrrjedhje Efektet anësore pazakonshme: Të vjella me gjak, Presion i ulët i gjakut, Temperaturë, Vertigo, Shikim të paqartë, Marramaendje, Të qenët i përgjumur/i lodhur, Përgjumje, Parregullsi me gjumin Nervozizëm, Dhimbje koke, Anemi, Kapsllëk, Problemet me tretjen, Faqe 11 nga 17

Diarre, Gojë e thatë, Skuqje, Rash/Puçra të vogla kuqe të përhapura, në lëkurë Dermatit, Kruarje, Djersitje e tepërt, Lodhje, Dhimbje, Ethe dhe dridhje, Ndjesia e të ftohtit Efektet anësore të rralla: Ulçer peptike, Presion i lartë i gjakut Të fikët Frymëmarrje shumë e ngadaltë, Pezmatim i venave sipërfaqësore për shkak të globulimit të gjakut (tromboflebitis sipërfaqësor), Çrregullim i i izoluar i ritmit të zemrës (ekstrasistola), Rrahje të shpështa të zemrës, Edemë dhe ënjtje e ekstremiteteve (p.sh. ënjtje të këmbëve, apo krahëve) Anomali ndijore/fizike Nervozizëm, dridhje Fishkëllima/zhurma në vesh (tinnitus) Kruarje dhe Rash Verdhëz Akne/njolla në fytyre Dhimbje shpine Faqe 12 nga 17

Dhimbje renale Shtim i eleminimit të ujit Parregullsi menstruale Probleme të prostatës Dhimbje/ngrirjë të muskujve Dhimbje/ngrirjë e kyçeve, Ngërçe të muskujve, Analiza jonormale të funksionit të mëlçisë, (analizat e gjakut). Rritje e nivelit të sheqerit ne gjak (hiperglicemia), ulje e nivelit të sheqerit në gjak (hipoglicemia), rritje e përqëndrimit të yndyrnave trigliceride në gjak (hipertrigliceridemia), rritje e trupave ketone në urinë (ketonuria), rritje e proteinave në urinë (proteinuria). Shumë të rralla Reaksion anafilaktik (reagime shumë të rënda të trupit ndaj substancave që japin alergji, mbindjeshmëri e papritur), Plagë të hapura në lëkurë, gojë, sy dhe zonat gjenitale (Sindroma Stevens - Johnson dhe Sindroma Lyell), Ënjtje të fytyrës ose ënjtje në buzë dhe fyt (edemë angioneurotike), Gulçime për shkak të shtrëngim të rrugëve të frymëmarrjes (bronkospasma), Vështirësi në frymëmarrje, Pankreatit, Dëmtime iqelizave të mëlcisë (hepatit) Reaksione të ndjeshmërisë së lëkurës, mbindjeshmëri ndaj dritës, Dëmtime në veshka Ulje të numrit të qelizave të bardha të gjakut (neutropenia), Ulje të numrit të trombociteve në gjak (trombocitopenia). Njoftoni menjëherë mjekun tuaj, nëse në fillim të trajtimit ju do të vini re ndonjë efekt anësor gastrointestinal, (p.sh. dhimbje barku, djegie në Faqe 13 nga 17

stomak/urth, gjakrrjedhje), apo nëse më parë keni përjetuar ndonjë efekt anësor, për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave anti-inflamator, dhe veçanërisht nëse jeni të moshuar, Ndaloni sa më shpejt përdorimin e DEXIREN, nëse vëreni skuqje të lëkurës, apo ndonjë plagë në gojën tuaj, ose zonën gjenitale, apo ndonjë shenjë të alergjisë. Gjatë trajtimit me barnat anti-inflamatore, jo-steroidal, ka pasur raportime të grumbullimit/retencionit të lëngjeve dhe ënjtje (sidomos në gjunjë dhe këmbë), tensionit të lartë dhe insufiçencës kardiake. Barnat që përfshijnë DEXIREN, mund të shoqërohen me një rritje të lehtë të rrezikut të infarktit të miokardit, apo të ishemisë. Tek pacientët me lupus eritematoz sistemik ose sëmundje të rangut të gjerë të indeve lidhëse.me çrregullime të sistemit imunitar, që ndikojnë në indet lidhëse, rrallë herë barnat anti-inflamatorë, mund të shkaktojnë ethe, dhimbje koke dhe ngrirje/dhimbje të qafës Njoftoni menjëherë mjekun tuaj, nëse ju ndodhin, apo përkeqësohen shenja të infeksionit, gjatë përdorimit të DEXIREN. Nëse keni përvojë me ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëpalosje, informoni mjekun apo farmacistin. 5. Si të ruani DEXIREN? Ruajeni DEXIREN në paketë dhe mbajeni larg pamjes dhe kontaktit të fëmijëve. Ruajeni DEXIREN në temperaturën e dhomës nën 25 C dhe mbrojeni nga drita. Ruajini ampulat në paketën origjinale të kartonit. Ju lutem përdoreni përpara datës së skadimit. Faqe 14 nga 17

Mos e përdorni pas afatit te skadencës së shënuar në etiketën e paketës. Mos e përdorni DEXIREN, në rast se vini re ndonjë dëmtim në produkt apo paketë. Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet ujërave të zeza apo mbeturinave shtëpiake. Pyesni farmacistin për shkarkimin e barnave të panevojshme dhe se si të duhet të shkarkoni aget dhe shiringat e përdorura. Këto masa do të ndihmojë për të mbrojtur mjedisin. Mos përdorni DEXIREN nëse ju vini re se solucioni nuk është i qartë dhe pangjyrë, por tregon shenja të precipitimit (korrozionit) (p.sh. grimcat). DEXIREN përdoret vetëm një herë dhe duhet të përdoret menjëherë sapo është hapur ampula. Hidheni sasinë e papërdorur të produktit. Mbajtësi i licencës: İlko İlaç San. ve Tic. A.Ş. Veysel Karani Mah. Çolakoğlu Sok. No: 10, 34885 Sancaktepe/Istanbul - TURKEY Vendi i prodhimit: Mefar İlaç San. A.Ş. Kurtköy-Pendik / Istanbul TURKEY Kjo fletëpalosje është miratuar më... Faqe 15 nga 17

INFORMACIONI I MËPOSHTËM ËSHTË PËR PËRDORIM NGA PROFESIOINISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR. Përdorimi intravenoz: Infuzioni intravenoz: Përmbajtja e një ampule (2 ml) të DEXIREN duhet të jetë i holluar në një vëllim prej 30 deri 100 ml Saline Normale( Solucion fiziologjik), 5% glukozë apo solucion laktat ringer (solucion izotonik me gjak i përdorur vetëm për përdorim intravenoz). Solucioni i holluar duhet të jepet si një infuzion i ngadalshëm intravenoz, që zgjat 10 minuta deri në 30 minuta. Solucioni duhet të mbrohet gjithmonë nga drita natyrore. Injeksioni intravenoz bolus (i menjëhershëm): Nëse është e nevojshme, përmbajtja e një ampule (2 ml) DEXIREN mund të përdoret si një injeksion intravenoz bolus, që zgjat jo më pak se 15 sekonda. DEXIREN është i kundërindikuar për përdorim neuroaksial (intratekal ose epidural) për shkak të përmbajtjes së etanolit në të. Udhëzime për trajtimin e produktit: Kur DEXIREN është dhënë si një injeksion intravenoz bolus, solucioni duhet të injektohet menjëherë pas përthithjes së tij nga ampula me ngjyrë. Të dhënat tregojnë se solucioni i holluar, i cili është i mbrojtur në mënyrën e duhur nga drita natyrale qëndron kimikisht stabël në 25 C për 24 orë. Sa i takon aspektit mikrobiologjik, produkti duhet të përdoret menjëherë pas hollimit. Në qoftë se ai nuk është përdorur menjëherë, kohëzgjatja dhe kushtet e ruajtjes janë nën përgjegjësinë e përdoruesit. Nëse procesi i Faqe 16 nga 17

hollimit nuk është kryer në kushte të kontrolluara dhe aseptike, atëherë, normalisht, kohëzgjatja dhe kushtet e ruajtjes nuk duhet të jenë më gjatë se 24 orë, në temperaturën 2 C deri 8 C. Duhet të përdoret vetëm një solucion i qartë dhe pangjyrë. Përputhshëritë: DEXIREN ka treguar të jetë i përputhshëm kur është i përzierë në vëllime të vogla (p.sh. në një shiringë) me solucione të injektueshme të heparinës, lidokainës, morfinës dhe teofilinës. Sipas të dhënave, solucioni për injeksion i holluar, është një solucion i qartë. Eshtë treguar se DEXIREN i holluar në një vëllim prej 100 ml tretësirë fiziologjike, ose solucion glukozë është në përputhje me solucionet për injeksion si: dopaminë, heparinë, hidroksizinë, lidokaine, morfinë, petidinë dhe teofilinë. Nuk është gjetur ndonjë përthithës i përbërësit aktiv, kur solucionet e holluara të deksketoprofenit janë ruajtur në qese plastike, ose në pajisjet e përdorimit të bëra nga Etil Vinyl Acetate (EVA), Celulozë Propionate (CP), Polietilen me Densitet të Ulët (LDPE) dhe Polyvinyl Klorid (PVC). Faqe 17 nga 17