Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE

Ebat: px
Şu sayfadan göstermeyi başlat:

Download "Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE"

Transkript

1 Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE

2 PARATHËNIE Kur me shokët moshatarë dilnim për të luajtur, në rrethinat e fshatit Radhimë gjithmon përballeshim me sende e objekte, që ishin të pakonceptueshme për ne. Rrënoja, varre, qeramikë pa fund në Lëmënjë; më poshtë tek kroi i Selman Dautit një urë e ndërtuar kush e di sa shekuj më parë; mure të vjetra në baça të Gjinet; mbeturina qeramike në Latif, Katohori, Virua, Papadhëndro, Drumbe; mure të vjetra në Katohori, breg të Qishës, Mavrenerua; disa më të reja në Hundë të Erizit, Moçale, Çipe etj; disa pllaka të çuditshme nga vendosja në det në Mavrenerua; një shpellë e madhe në Gllavë, që kur jehona e zërave tanë, lakuriqtë e natës shqetësonte, neve kuriozë e frikacakë na bënte Për këto enigma njëri-tjetrin pyesnim dhe si përgjigje supet ngrinim; kur më të mëdhenjve u drejtoheshim, pak sqaroheshim Ndërkohë në vitet 60-të kur filloi sistemimi i tokave, shumë objekte të ndryshme u zbuluan, por edhe plot ndër tó, dheu për jetë i mbuloi. Ndërsa në vitin 1965, 1971 e më pas, zbulimet arkeologjike në Sello, majë të Bregut, Katohori etj filluan të hedhin pak dritë mbi jetën, të kaluarën e këtij vendbanimi që nga kushtet klimaterike dhe pozicioni gjeografik duhet të jetë i lashtë. Më pas, kur historikun e fshatit, shkruar nga Zenel Hamiti më 1971 dhe këngën e Odhise Grillos për Radhimën lexova, dëshira për të mësuar më tepër m u shtua. E kështu dalë nga dalë fillova të grumbulloj materiale pa menduar se një ditë do të ulesha edhe unë të shkruaja diçka për vendlindjen Duke mos pretenduar se kam arritur gjithçka, në këtë libër jam munduar ta paraqes radhimjotin ashtu siç mund të ketë qenë shekuj e vite më parë. Nëpërmjet titullit kam dashur të përshkruaj evolimin e këtyre banorëve ndër vite, luftën dhe përpjekiet që ata kanë bërë për të mbijetuar, ku nëpërmjet disa të dhënave, fakteve historike, gojëdhanave, legjendave, tregimeve gojore, etj. duke patur për bazë edhe historikun e vjetër, kam dashur të nxjerr në pah traditat, botën e brendëshme të këtyre njerëzve, në etapa e kohëra të ndryshme; shpirti e ndërgjegja e të cilëve kanë qenë si një barometër, që kohës, situatave u janë përshtatur. Duke mos i shkëputur për asnjë moment nga jeta e krahinës së Dukatit, Kaninës, Himarës, Vlorës, Labërisë e me gjerë, në libër jam munduar të paraqes të veçantat e të përbashkëtat e banorëve radhimjotë ndër shekuj e vite, ku virtyte e cilësi të tilla si trimëria, besa, ndershmëria, urtësia, bashkëjetesa në harmoni si komunitet mendoj se i kanë çfaqur në çdo periudhë. Në trevën tonë hasen edhe zakone pellazge dhe ilire; kjo ndofta edhe si rezultat i trashëgimnisë unikale si komb. Pavarësisht nga huazimet greke, bullgare, italiane e së fundi turke, ata mundën të ruajnë gjuhën, identitetin e tyre, aq sa edhe fenë Osmanët mundën ta ndryshojnë në Radhimë afërsisht mbas vjetësh pushtim. 2

3 Në libër gjithashtu jam munduar të trajtoj më të plotë periudhën e zgjimit kombëtar, pra shek. XIX, kurse për ngjarjet e shek. XX, ku mundësia e gjeties së të dhënave ishte më e madhe, jam ndalur më shumë. Ngjarjet kronologjike qysh nga koha e Ali Pash Tepelenës, lufta kundër Tanzimatit, lëvizja për pavarësi kombëtare, dy luftrat botërore dhe lëvizjet e ndryshme të shek. të fundit jam munduar t i trajtoj duke i vendosur radhimjotët në pozicionin që ata vetë zgjodhën në këto kohëra. Duke u nisur nga vetë titulli i librit, botën e tyre jam munduar ta trajtoj në shumë aspekte, duke përsëritur ndofta edhe gjëra që mund të jenë shkruar nga autorë të tjerë të krahinës e më gjerë; kjo për të vetmen arsye, se ky është botimi i parë për fshatin tonë. Gjithashtu për të qenë sa më real në shumë raste kam përdorur dialektin e krahinës sonë, i cili pavarësisht se ndryshon pak nga ai lab, përsëri mund të thuhet se ka të veçantat e veta. Dua të theksoj gjithashtu se dëshirën për të arrirë një material sa më të plotë e realizova nga vullneti e mirëkuptimi i shumë bashkëfshatarëve të mi, të cilët me kënaqësi më dhanë gjithçka që kishin e dinin, ku ndër ta mund të falënderoj Jahja Pulon, Arshi Ramon, Fitus Radhimën, Xhebro Verën, Enver Lagjin, Arshi Bilanin, Kastriot Hamitin, Piro Radhimën, Bardhyl Nikën, Haki Rrokon, Qamile Lulon etj. Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur emrat e atyre që s rrojnë më, shkrimet dhe bisedat gojore të të cilëve më kanë ndihmuar për të plotësuar shumë gjëra, si Hasan Pulo, Zenel Hamiti, Veli Kapo, Ali Rroko, Beqir Shuaipi, Zyhra Radhima, Laze Rexhepi, Hasan Imeti, Xhevit Azemi, Xhemil Ramo, Medi Ramo, Humo Bilani, Agim Novruzi, Elmaz Kapo, Zonjë Rroko (Bilani), Fato Hamiti (Rroko) etj. E mbi të gjithë duhet të falënderoj historianet Bardhosh Gaçe e Novruz Barjami, ndihma e të cilëve ka qenë shumë inkurajuese. Duke ja kushtuar këtë libër bashkëfshatarëve të mi, mendoj se botimi i tij mund të quhet realizimi i një dëshire të shumë radhimjotëve për të patur edhe fshati ynë një përmbledhje më të plotë kushtuar vendlindjes, si dhe një nismë për të nxitur bashkëfshatarë të tjerë, që me penën e tyre mund të plotësojnë gjëra që unë nuk kam mundur t i trajtoj ose nuk i kam ditur, të dhëna të tjera që koha mund t i zbulojë si dhe për t më korigjuar ku edhe mund të kem gabuar Me respekt Autori 3

4 RADHIMA Pesë maja si qivure, fshat i mbledhur në gëthetër. Nxijnë lédhe, nxijnë mure, çdo gjë flet se ësht e vjetër. Aty duken dhe pusitë, Që armiku dot s i theu. Eh! Sa herë këto anë, Zjarri i luftës i rrëmbeu Kur armiku qe i pakë, fyt a fyt e nxorrëm jashtë. Kur armiku qe i shumë, majë malet, front i zumë. Shkelën dhé, vunë këmbë, kërcëllitën, nxorrën dhëmbë, thanë vehtes, hodhëm rrënjë, po ne kurrë nuk na trëmbë... Dhe ne tyresh, pas u vumë, për çdo dit pusi u zumë, si lugati nxorrën shkumë, gjer në det të zi i shpumë Çdo e keqe erdh nga deti, Çdo e keqe erdh nga shteti, Rá mbreti, hipi mbreti, fshati ynë këtu mbeti Dheu ynë, dhé me besë, dhé me zotin, dhé me shpresë. Mbetëm zotër të steresë, ndofta shekuj 65 së... ING. BIOLOG ARSHI RAMOSACO

5 POZITA GJEOGRAFIKE Radhima shtrihet në pjesën lindore të gjirit të Vlorës (Dukatit), afërsisht në formën e një katërkëndëshi me sipërfaqe rreth 35 km², me kufij tokësorë rreth 19 km, detar 6.5 km dhe lumor rreth 1 km. Ajo është e kufizuar nga veriu me qytetin e Vlorës dhe Kaninën, nga lindja me fshatrat Lapardha e Mazhar, nga jugu me Tragjasin dhe Orikumin (Dukatin), kurse nga perëndimi laget nga ujrat e detit Adriatik. Eshtë fshat i vendosur në një gropë me lartësi rreth 170 m mbi nivelin e detit, rrëzë një mali të lartë shkëmbor me përbërje gëlqerore (mali i Radhimës 1018 m), si vazhdim i vargmalit të Lungarës. Ka një klimë mesdhetare shumë të favorshme për një florë dhe faunë të larmishme, ku prania e malit dhe detit realizojnë një dimër të butë e një verë relativisht të freskët. Mbizotërojnë erërat me drejtim J JP, të cilat në pranverë dhe vjeshtë janë të forta; por edhe erërat nga V VP e rrahin shpesh territorin e saj. Erërat nga perëndimi janë të rralla veçanërisht në periudhën e dimrit, zgjasin shumë pak por shkaktojnë dëme pasi janë të fuqishme e të shoqëruara me stuhi, rrebeshe shiu ose breshëri. Ndërsa era nga lindja fryn pothuajse çdo natë deri rreth orës 07:00 në mëngjez gjatë periudhës së verës. Radhima ka kullota me blerim gjithëvjetor, një pllajë të pasur; një varg kodrash me drejtim V J me një ndërthurje depozitimesh gëlqerore e ranore të gurëzuara me shtufë, argjilore e formacione të shkrifta; si dhe disa fusha pjellore të formuara nga prurjet aluvionale të përroit të Katohorisë, Çipës, Shkozës dhe veçanërisht të lumit të Izvorit bashkë me të Dukatit. Këto fusha i ndan në mes pllaja e bukur e Ramecit, që përbëhet nga përzierje të ngurtësuara. Gjithashtu i gjithë kufiri i saj detar përbëhet nga një plazh i bukur ku mbizotëron zhavorri ose guralecët. Pamje e pjesëshme e fshatit Radhimë* * Foto e bërë në vitin 1962 nga Piro RADHIMA (Skëndo) 5

6 Pozita Gjeografike (Harta) e Radhimës 6

7 RADHIMA NË LASHTËSI Duke i hedhur një shikim nga deti fshatit Radhimë, duke parë pozicionin gjeografiko-strategjik shumë të favorshëm, fillon e mediton: Në këtë vend me të vërtetë të begatë pranë detit, me një klimë mesdhetare, që favorizon zhvillimin e një flore dhe faune të larmishme, me një pozicion pse jo edhe strategjik për t u mbrojtur nga pushtuesit, që s kanë rreshtur kurrë; me një pllajë tepër të pasur në këmbët e vargmalit Akrokeraun, një nga majat e të cilit e quajtur mali i Radhimës, bie si thikë nga 1018 m. në metra lartësi; me një varg kodrash të zbutura, që së bashku me fushat e krijuara nga prurjet e përrenjve të pjerrët e të rrëmbyeshëm; veçanërisht ai i Katohorisë dhe i Çipës, që në miliona vjet shkëmbin në mes e kanë çarë, bëjnë pjesën më të pasur me bimë, shkurre, pemë, kafshë e shpendë nga më të ndryshmet, pa tjetër që është jetuar në shekuj. Pa diskutim që një vend të tillë paraardhësit tanë pellazgë e ilirë kanë ditur ta zgjedhin për vehten e vet E vërtetë! Ashtu është. Pothuajse në tërë territorin e Radhimës ka shenja të një jete të lashtë, e cila zë fill shekuj më parë ose ndofta edhe më herët. Sipas zbulimeve arkeologjike dhe atyre të rastësishme, konkludohet se nën tokë pothuajse në një pjesë të konsiderueshme të territorit të fshatit të sotëm Radhimë, mund të fshihen gjëra të tjera me vlera historike për jetën e hershme të kesaj treve... Duke analizuar zbulimet e kryera në Shkalla, breg të Fsakës, majë të Çukës, Grabo, etj., mund të konkludohet për një jetë para ngulimeve helene. Për shembull, në vendin e quajtur Mavrenerua; direkt poshtë shkallave të Beguet, janë zbuluar shenja jete të lashtësisë, si dhe pesha tezgjahu qeramike, që sipas arkeologëve i përkasin një periudhe më të hershme se sa dyndja e eubeasve në Orik dhe pushtimeve romake... Ndërsa zbulimet që i përkasin peridhës rreth 2500 vjet më parë dhe që vërtetojnë një jetë të gjallë e aktive në këtë trevë; janë të pafund, veçanërisht Peshë tezgjahu gjetur në Mavrenerua 7

8 në Sello, majë të Nik Gjomitrit, majë të Bregut, Mavrenerua, Katohori, Virua, Papadhëndro, Jonufër, qafë të Liqërit etj. Për shembull nga dy varre të zbuluara në vitin 1965 në oborrin e shtëpive të Beqir Mjaltit dhe Ibrahim Begos (Laze Rexhepit), vërtetohet jo vetem ekzistenca e jetes rreth shek. III-II p.k, por nga iventari i sendeve të gjetura në tá si vathë floriri me figurën e pëllumbit, varëse, byzylykë etj. flasin për një qytetërim e një nivel të lartë jetese në këtë trevë, që natyrisht kërkon kohë për t u arrirë. Jo më shumë se 100 m larg në drejtim të veriut, në shtëpinë e Malo Musa Begotares një tjetër varr me të njëjtat karakteristika dhe i po të njëjtës periudhë, ku së bashku me skeletin e një gruaje u zbuluan edhe eshtrat e një fëmije; fenomen ky pothuajse i veçante për periudhën në fjalë, si dhe tre lotore balte, me lartësi cm secila. Nga kjo shpërndarje mund të konkludohet se edhe në Sello mund të ketë patur nekropol, dërsa ai i majës së Bregut është një dëshmi e padiskutueshme, histori më vehte. Të nisur nga dëshira për të patur edhe ata një fushë të vogël sporti sa më pranë shkollës, nxënësit në zonën midis gurit të Çarë dhe lëmit të Kacidhjaret në vitin 1970 filluan gërmimet, pa ditur se nën këmbët e tyre ishte fshehur jeta e të parëve autoktonë... Vath floriri që i përket shek. III-II p.k zbuluar në Nekropolin e Sellos Monedha romake shek. II zbuluar në Moçale Me dhjetra varre vjeçare; pasuri e pa fund... Në një varr me përmasa të zakonshme, në krye mbi të tjerët një amforë, qyp me përmasa të mëdha, rreth një kuintalësh. Duhej të përgatitej një bazament i veçantë me dërrasa për ta transportuar pa e dëmtuar atë deri në muzeun kombëtar Tiranë. Qypa me përmasa të tilla vërtetojnë se edhe në trevën tonë është përdorur zakoni pagan i djegies së trupave. Më tej, plot varre të veshur e të mbuluar me pllaka balte e qeramike të mëdha. Në tá, enë balte, lotore, orendi të ndryshme, etj. E për çudi edhe një kupë me bërthama ulliri 8

9 Pak më lart, shumë afër gurit të Çarë, një varr gruaje me një iventar shumë të pasur. Në trupin e saj plot 16 stoli të ndryshme prej argjendi, si vathë, varëse, byzylykë, unaza etj. E në varrin përbri saj një luftëtar; e kishin varrosur me gjithë jelekun prej hekuri, ndërsa anash shpata e korroduar nga shekujt i bënte roje... Ndër të tjerë varre; monedha argjendi, orendi balte e ndër to një fibul kocke me një kokë dhie të gdhendur në krye, e vogël si një kokë bastuni, dukuri të cilën mund ta lidhim me zbulimin e pllakës me kokën e dhisë të zbuluar vite më vonë në Tragjas. Ndërsa më në jug të këtij nekropoli; varre të viteve , për të cilët arkeologet nuk treguan interes Amfora antike të zbuluara në Dremicë Por jo vetëm në majë të Bregut; varre të kësaj periudhe janë zbuluar edhe në Papadhëndro, qafë të Liqërit, Katohori, breg të Fsakës, Mavrenerua etj. ndërsa pranë kishës së Shënkollit një varr me përmasa gjigande, me dhomë, paradhomë, shkallë për t u futur, etj. duke krijuar idenë e varrosjes në të, të ndonjë prijësi, por fatkeqësisht i grabitur kush e di se kur!? E nga shënimet e arkeologëve të ndryshëm që kanë ardhur në Radhimë, mendime po shkëpusim. Ndër ta, italiani Ugolini thekson: Përballë fshatit Radhimë, deti krijon një gji të mbrojtur. Në punimet për ndërtimin e një moli, gjatë Luftës I Botërore, pranë bregut u gjet një mur me blloqe që shërbente si xokolaturë e një muri me tulla, i cili i përket periudhës romane * Kurse nga Namik Bodinaku, i ardhur në krye të një ekspedite arkeologjike në Tetor 1965 në Radhimë, lexojmë: Në Radhimë, tek shtëpitë e Ibrahim Begos dhe Beqir Mjaltit janë zbuluar varre, që kanë dhënë materiale të periudhës antike, shek. III-II p.k. Materiale të kësaj periudhe janë gjetur edhe në majën e Çukës, ku mund të ketë qenë ndonjë vendbanim që lidhesh me këtë metropol. * L. M. UGOLINI : Albania antica Vol. I Faqe 105 9

10 Në majën e Nik Gjomitrit janë gjetur shenjat e një muri dhe materiale qeramike të perudhës antike. Veç këtyre në anën jugore të kodrës, janë ndeshur mure me llaç dhe qeramikë të kohës mesjetare. Ky ka qenë një vendbanim i vogël, i fortifikuar për mbrojtje të rastit. Edhe në bregun e Fsakës, Drumbe, Shkalla, Jonufër janë gjetur materiale të periudhës antike Namik BODINAKU d.v. Arkeolog Tiranë, Korrik 1971 Arkeologët Neritan CEKA dhe Nail SHEHU, gjatë zbulimeve arkeologjike në Nekropolin e Sellos, Radhimë Tetor 1965 Ndërsa nga shënimet e zotit Novruz Barjami, mbajtur gjatë viteve kur ai ka qenë mësues në Radhimë, shkëpusim: GJURMË ARKEOLOGJIKE NË FSHATIN RADHIMË Në vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Varri i parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar. E veçanta e këtij varri ishte se në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e diametër 1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një gjatësi 12 cm, e zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte gdhendur një kokë dhie pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së Skënderbeut Pesë metra më në jug të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake. Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur të bëjmë me një qendër të banuar urbane. Nga objektet e gjetura në varrin e parë, u përcaktua se skeleti i 10

11 padëmtuar i përkiste një femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra zbukurime që ruheshin në gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me bukurinë dhe finesën e punimeve. Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë unaza me relieve të ndryshme, që për mendimin tonë kanë shërbyer si vula. Në parakrahun e majtë kishte të vendosur një byzylyk argjëndi, i cili përbehej nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte me kokë gjarpëri. Në të dy anët e kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte vendosur një lotore me lartësi 7 cm e lyer me vernik kafe të errët. Lotorja ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit të grurit ose thekrës. Varri i dytë i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të këtij varri i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike; të dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me nënshkrimin ORIKON. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre maja heshtash e një kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të punuar në mënyrë të përsosur relievin e trupit të një femre. Objektet e gjetura në këto varre, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në territorin e fshatit Radhimë, në kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel të lartë jetese. Novruz BARJAMI d.v. Historian Radhimë, Maj 1979 Objekte qeramike të shek. III-II p.k. zbuluar në Majë të Bregut në Maj 1979 Në Enciklopedinë Shqiptare, botim i vitit 1985, theksohet : 11

12 Oriku, themeluar në shek IV p.k. nga Eubeasit; nga autorët antikë të shek V p.k. përmendet si port i rëndësishëm. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonasve. Aleksandri i Maqedonisë e pushtoi nga deti në vitin 214 p.k. Në shek. II u rrënua nga një tërmet i fuqishëm. U rindërtua në shek. V-VI. Në periudhën bizantine dhe mesjetë njihet me emrin Jeriko. Në shek. XII u ndërtua kisha e Marmiroit. Po aty, në faqen 903 për Radhimën lexojmë: Fshat në rrethin e Vlorës (P), në shpatin P të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shek. III-II p.k... Objekte qeramike të shek. V-III p.k. të gjetura në Radhimë dhe të afishuara në muzeun e Vlorës Nisur nga këto dëshmi, na jepet e drejta të konkludet se: Në vendin ku është Radhima sot, si dhe në një pjesë të territorit të saj, për vete kushtet tejet të favorshme që ka, është banuar qysh në lashtësi prej fisit te Amanteve, pra para dyndjes së Eubeasve. Vet ardhja e tyre me një qytetërim më të madh e ndofta në sasi të konsiderueshme, pa tjetër që ka ndikuar për një zhvillim më të shpejtë të vendbanimeve në fjalë; nisur kjo edhe nga zbulimet arkeologjike të shumta. Duke vazhduar më tej, theksojmë se në qytetërimin antik në Ballkan e më gjerë në Mesdhe, përveç mermerit dhe gurit të gdhendur, një vend të veçantë në përdorim ka patur tulla e tjegulla prej balte e veçanërisht qeramika. Duke i hedhur një sy me vëmendje gjiut të Dukatit, vendet më të pasura me argjil të pastër, që shërben si lëndë e parë për tó është Radhima; më 12

13 konkretisht vithitë e Rukuet në Virua dhe Papadhëndrua, në të cilat duhet të ketë patur punishte për prodhimin e tjegullave, tullave, enëve prej balte, etj. Kjo vërtetohet konkretisht, kur në vitet u krye sistemimi i tokave dhe taracimi në këto vende. Në të gjithë zonën prej afërsisht m gjatësi poshtë Vithive të Rukuet dhe më pak në Papadhëndro, u zbuluan forma të furrave pjekëse si dhe copëza tullash, tjegullash, orendish shtëpiake prej balte pa masë. Gjendja e këtyre mbeturainave tregon për skarcitetet e dala nga furrat. Pra krahas punëve të tjera, banorët autoktonë janë kthyer në artizanë të qeramikës për vetë nevojat që duhet të ketë patur qyteti i Orikut, Aulonës e ndofta më gjerë. Prandaj edhe monedha orikase është gjendur kudo. E kjo tregëti, për vetë faktin e qënies së Orikut port i rëndësishëm dhe mendimit të ekzistencës në Mavrenerua të një moli antik, duhet të jetë bërë nga deti. Por gjithmonë duke mos përjashtuar komunikimin nga toka, pavarësisht se ekzistenca e lumit të quajtur sot Izvor mund të ketë krijuar vështirësi, sidomos në dimër. Komunikimin nga toka mund ta argumentojmë me ekzistencën në fushë të Viroit të një rruge me kalldrëm, natyrisht e dëmtuar dhe e fundosur në një thellësi afërsisht 1.5 m. Gjerësia e saj të jep të drejtën të mendosh se ka qenë e mjaftueshme për kalimin e karrocave antike të ngarkuara me prodhime balte e qeramike. Nga këto fakte mund të thuhet se banorët jetonin në Grabo, Drumbé, majë të Nik Gjomitrit, majë të Çukës, breg të Fsakës, Katohori, Shkalla, etj dhe punonin në Papadhëndro, Virua, Mavrenerua, etj. Për portin në fjalë mund të merren për bazë edhe thëniet e Xhevit Azemit, mbi ekzistencën e një muri mbi xhaden e sotme në vendin e quajtur Mavrenerua, ku dalloheshin edhe vendet prej druri për lidhjen e anijeve në mol, që në gjuhën detare quhen bollard (anglisht). Ndofta për këtë mur bën fjalë edhe Ugolini!? Ose zbulimi i një tubacioni uji i ndërtuar me tubo balte me diameter 10 cm e gjatësi 80 cm çdo copë, i cili përshkonte një distancë prej afërsisht 1000 metra me vetërrjedhje nga vendi i quajtur fiqtë e Kucet drejt kishës së Shënkollit e ndofta deri tek punishtet e qeramikës në Virua a vendbanimet për rreth. Por, përveç lulëzimit duhet të kenë ndodhur edhe shkatërrime me përmasa të mëdha. S ka se si të jetë ndryshe. Kur romakët pushtuan Orikun dhe e përdorën atë si port mbështetës në luftë kundër ilirëve dhe maqedonasve, ndër të parët që u përballën me pushtuesit ishin ata që jetonin në vendin e quajtur sot Radhimë. Po ashtu edhe kur Oriku ra në duart e Aleksandrit të madh; treva radhimjote ishte periferia e qytetit. Gjithashtu dihet që mbreti Cezar ka zbarkuar në Akrokeraun dhe pas hapjes se portave të Orikut, trupat e tij nga deti dhe toka morën rrugën drejt Apollonisë e më tej për në Durrës. E për të shkuar atje dihet që e vetmja rrugë tokësore kalonte përmes vendit që sot quhet Radhimë, fakt të cilin e përmend edhe Carl Patsch: Duke ndjekur shtratin e përroit të Radhimës, arrin në bashkimin e tij me përroin e Dukatit. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Cezari... * * Carl PATCH: Nga Berati në Vlorë Faqe 54 13

14 Duke shkuar më tej, tërmeti i fuqishëm që fundosi Orikun, pa tjeter që ka qenë me pasoja shkatërruese edhe për rrethinat e tij, d.m.th. edhe për vendbanimet në Radhimën e sotme. E megjithatë ndër vite nevojat e kohës e ripërtëritën Orikun e bashkë me të, natyrisht edhe rrethinat. Sipas të dhënave historike ky qytet-port në shek VI lulëzoi përsëri. E duke bërë një lidhje me trevën radhimjote, sipas arkeologëve kisha e Shënkollit në Mavrenerua, nga mënyra e ndërtimit duhet t i përkasë periudhës së fillimit të ndërtimit të kishave, pra gjysmës së dytë të mijë vjeçarit të parë, ndërsa në majë të Bregut varret e shumtë të mijëvjeçarit të parë argumentojnë hipotezën e vazhdimit të jetës në këtë zonë. Të njëjtën gjë thotë edhe Bodinaku për majën e Nik Gjomitrit. Duke përdorur për kohën e largët, argumentet e pakta dhe rrjedhimin llogjik, një ide më të saktë se çfarë mund të ketë ndodhur, e jep Ekrem Vlora: Që nga shek VI e deri në shek XI, fushat dhe buzëdeti në këmbë të këtyre malishteve, ishin bërë sheshi i harakopjes të kusarëvet të tokës edhe të ujit. Dyndjet e popujve barbarë, që përmbytnin çdo 2-3 vjet Shqipërinë, kishin rrënuar dhe zhdukur njerin mbas tjetrit qytetet Aulon (Vlorën e vjetër që qëndronte mbi gadishullat e Zvërnecit)- Orikun (në Pashaliman), Amanthija (në Ploçë) dhe kishin detyruar një pjesë të madhe të banorëve të këtyre të shpërndaheshin në të katër anët për të kërkuar strehë dhe shpëtim në vendet, kurse vet natyra e tokës përbënte një mbrojë. Në këtë radhë hynte edhe Kanina, që strehoi shumë të arratisur nga Auloni e ndofta edhe nga Oriku. Kujdesja e parë e njerëzve që u mblodhën mbi kodrat e Kaninës, të trembur nga mjerimet që pësuan, ka qenë sigurisht përgatitja e një vendi të mbrojtur e të rrethuar nga mure. * E duke aluduar për krahinën tonë, ndofta kësaj periudhe mund t i përkasin fortifikimet në Nik Gjomitër e Gjon Boçar, ngjitja e popullsisë më lart si në vendin e quajtur sot bregu i Qishës, Dremicë, në vargmalin Lungarë e drejt luginës natyralisht të fortifikuar të Dukatit!? Ndërkohë për të hedhur pakëz dritë në këto periudha të errëta historike, në prag të pushtimit të bregdetit tonë nga normanët mund të përmendim disa shkrime: Në vitin 1018, disa shkrime kishtare zënë në gojë Kaninën, kalanë dhe kishën e saj. Kisha kishte fituar në atë kohë rëndësi të posaçme në rrethin e Ipeshkvisë së Orikut; ajo ish bërë selia e një Arhimandriti, që kish epitrop dhe disa pasuri tokësore Ndërsa gjatë dy luftrave që bëri perandori i Bizantit, Aleksi i I më kundër normanëve të Siçilisë, zihet në gojë Kanina, Vlora, Uji i Ftohtë (krio nero) nga ku veçojmë: Gjithë krahina e Dukatit, ish Arhoni, në të cilën banorët kishin marrë tokat nga qeveria në Emfitenis (me qera të përjetëshme) dhe vareshin pra nga qeveria e vendit ose nga ai që i kish marrë në pronë të privilegjuar (feude në kohën e Angevinëve dhe të Aragonëve). * Ekrem VLORA: Kalaja e Kaninës Romë 1961 Faqe 11 14

15 E ky përshkrim shoqërohej edhe me një hartë, në të cilën figuron edhe vendbanimi Radhimë, duke vërtetuar kështu se në periudhën , Radhima ka ekzistuar si vendbanim me emrin që ka edhe sot. * Duhet theksuar se nga faktet historike, një pjesë e bregdetit shqiptar, duke përfshirë edhe krahinën tonë ngeli pronë e Angevinëve deri në vitin 1281, kohë të cilën në bregdetin tonë u vendos sundimi bizantin, nëpërmjet Dhespotit të Epirit. Gjatë sundimit angevin vërehet një zhvillim në gjiun e Vlorës, del në pah një Kaninë e madhe (me rreth shtëpi) e normalisht kjo qetësi e zhvillim duhet të ketë ndikuar edhe në Radhimën fqinjë, si pjesë e vilajetit... Ja si e përshkruan këtë kohë Ekrem Vlora: Njerëzit zbrisnin në Vlorë për shitblerjet e tyre. Kudo kish burime e kroje, mali i Shashicës ish mbuluar anë e mbanë me pyll, ndërsa në kodrat rreth Kaninës lulëzonin pemurinat dhe gjelberonin vneshtat. Mjerisht kësaj gjendje të lumnueshme i dha fund vëllavrasja që plasi në Bizant, duke përfituar serbët të cilët në vitet pushtuan Vlorën, Kaninën e rrethinat e tyre ** Dhe siç dihet nga historia Car Stefan Dushani emëroi dhespot në Berat, Vlorë e Kaninë vëllanë e Carit të Bullgarisë dhe Carinës Elena të Sërbisë, Jan Komnen Azenin. Por ky sundim sllav nuk ishte për herë të parë, dihet se qysh prej shek. IX deri në shek. XII, shumë territore shqiptare, ndër tó edhe krahina jonë kanë qenë shpesh nën sundimin bullgar. Dhe qysh nga kjo kohë e deri më sot në Radhimë ruhen emra me origjinë bullgare si Shashicë, Dremicë, Gllavë, Ramec, Sello, Dhimsel, Grabo, Izvor (Izvuar), etj. Vetë ruajtja e këtyre emrave deri në kohët tona është argumenti më i saktë për vazhdimësinë e jetës në këtë trevë. Pra Sellua, qendra e fshatit sot, ka qenë fshat qysh në shek IX a XII, duke u quajtur edhe nga pushtuesit po me të njëjtin emër SEL pra FSHAT, ndërkohë që shekujt e transformuan në SELLO. Një vendbanim tjetër i të njëjës kohë duhet të ketë qenë edhe DHIMSEL-i (fshati i Dhimës), etj. Ndërsa më saktë përshkrimi i Radhimës, ekzistencës si fshat me tradita, bëhet kur flitet për Rugjinën. Duke ju referuar shkrimeve të kohës mësojmë se Rugjina ishte princesha e Kaninës, bijë nga Balshajt. Më 1372 Vlora dhe Kanina zotëroheshin nga princi shqiptar Balsha Balshi, të cilat ja kishte sjellë në pajë Komnena, vajza e Dhespot Janit të Beratit. Balsha u vra më 1385 gjatë një përpjekie kundër një grupi kalorësish turq në Frakull. Pas kësaj ngjarje Komnena hyri në bisedime me Venedikun për mbrojtjen e vendit nga kërcënimi turk. Nga mbështetja e tyre në vitet ajo arriti të mbronte Sazanin, kullën e Pirgës, kënetën e Solit, kishën e Laçajve, etj. Komnena në këtë kohë jetonte në Kaninë së bashku me vajzën e saj, Rugjinën, e cila me 1391 u martua me Mrksha Zarkoviçin, bir i kryetarit të krahinës së Zetës në Mal të Zi. Pas martesës ai erdhi në Kaninë, duke jetuar me të shoqen në pronat e saj. Pas * Zenel HAMITI: Historiku i Radhimës ** Ekrem VLORA: Kalaja e Kaninës Tiranë 1971 Romë 1961 f.17 15

16 vdekjes së Komnenës më 1396 dhe Mrkshas në Itali më 1414, Rugjina mbeti vetëm. Duke mos u ndihmuar më konkretisht nga Venediku (ajo u përcoll disa herë nga venedikasit me premtime për t a mbështetur në luftë kundër turqve), Rugjina me trimat e saj u mbyll në kalanë e Kaninës, ndërsa më 17 Qershor 1417, ushtria turke e komanduar nga Hamza Bej Evremozi, pushtoi Vlorën dhe Kaninën. Duke mos patur mundësi tjetër, Rugjina largohet natën nga kalaja, e shoqëruar nga njerëzit besnikë dhe sekretari i saj Nikolla Xhorka. Pasi kapërceu Shashicën sipas gojëdhanës ajo zbriti në Radhimë, duke zgjedhur si vendstrehim të përkohshëm përroin dhe shpellën që sot Harta që paraqet Kaninën dhe rrethinat e saj në Shek. X-XIII * Ekrem VLORA: Kalaja e Kaninës Romë 1961 Faqe 12 16

17 mbajnë emrin e saj; vende të cilat ndodhen në fund të Katohorisë nga ana veriore. E ndaluar këtu ajo vendosi të mbronte një pjesë të vilajetit të saj. Prandaj me rreth 300 ushtarët e saj dhe trima nga Kanina, Radhima, Gjon Boçari, Dukati dhe Ajios Jorios (Oriku) organizoi mbrojtjen në vendin e quajtur Shkalla e Radhimës (sot shkallat e Beguet) dhe në kalanë e Gjon Boçarit. Në Shkalla, pasi ishte vend natyror i fortifikuar e pikë dominuese përballë rrugës nga ku mund të futeshin turqit, kurse në kalanë e Gjon Boçarit, si vend dominues i fortifikuar. Por mbas pak kohësh, princesha pasi u bind se rezistenca ndaj turqve me forcat që ajo dispononte ishte e pamundur, hoqi dorë nga qëndresa, duke marrë rrugën drejt Himarës... Kështu, një mëngjez herët, hipur mbi kalin me shalë dhe e shoqëruar nga trimat me fustanellë e jataganë, princesha u nis për t u mos u kthyer më kurrë... Atë mëngjez korriku, të cilin e bënte të freskët gryka e përroit, që sot mban emrin përroi i Katohorisë zhurma e patkonjve të kuajve pasi përplasej në shkëmbinjtë e thepisur të Gllavës, kthehej e shumëfishuar, duke krijuar idenë se një ushtri e madhe po përshkonte zhavorrishten e përroit të tharë nga vet stina. E kështu kokëulur, të gjithë po linin vatanin, sepse osmanlliu erdhi në prag. Një lamtumirë me priftin e kishës së Shënkollit, një kalim të shpejtë rrëzë shkëmbinjve të Kanulit e më tej në kolonë për një, mes per mes Nisisë plot vesë... Ndërkohë, radhimjotët të dëshpëruar e të pasigurtë për të ardhmen në heshtje, prej majës së Çukës, vrojtonin për së largu rreshtin e gjatë që gjarpëronte nëpër Nisi. E ndër tá gjysh Dhima, i ulur mbi një gur me nipin në prehër ja merr këngës vajtuese: Hedhur kryet shami për zi-ë, po shkon zonja në Nisi-ë. Ku ma ke ti at mbretri-ë? Ma muar Turku me grabi-ë, mbet Rugjina në varfri-ë! Mjerë neve se ç na gjet! Të vobekët mbem për jetë * Ndërkohë që karvani kaptoi qafën e Shegës, një grup djemsh, ndihmojnë gjysh Dhimën për krahu të kthehet në shtëpi; pas tyre edhe të tjerët; kudo në fshat heshtje varri... Pasi bashkohen me grupin e trimave të kalasë së Gjon Boçarit, në mesditë mbërritën në qafë të Llogorasë. Aty princesha u ul në një shkëmb, ktheu kokën prapa, i hodhi një sy për herë të fundit gjiut të Vlorës e duke * Kjo këngë në mënyrë figurative është vënë në gojën e plakut Dhimë, ndërkohë që është kënduar si këngë vaji deri në shek. XX në krahinën e Dukatit dhe të Himarës. Duhet theksuar gjithashtu se në rrugën që Rugjina ka përshkuar deri në Korfuz, i vetmi vend që quhet Nisi 17

18 ndodhet në Radhimë!? (Kënga është kopjuar sipas origjinalit nga libri Kalaja e Kaninës i autorit Ekrem VLORA, Romë 1961) psherëtitur, u jep zemër trimave të saj: - Shkojmë!... Edhe sot ky shkëmb quhet, shkëmbi i Rugjinës... Prej Himare, ajo u nis për Korfuz, duke kërkuar që kuverta e anijes, e cila do ta transportonte, të mbulohej (shtrohej) me dhé nga toka mëmë... Prej Korfuzit, princesha shkoi në Raguzë (Itali) më 1421, duke shpresuar në ndihmën venedikase për një kthim të mundshëm në Kaninë; gjë që nuk u realizua kurrë, pasi turqit do të uleshin këmbëkryq për shekuj në këto troje. Sipas të dhënave pas vdekjes Rugjina u varros në manastirin e Pondikonizit në Ishullin e Korfuzit. * 18

19 * Ekrem VLORA: Kalaja e Kaninës Romë 1961 Faqe PUSHTIMI I GJATË OSMAN Pra, me ikjen e princeshës, Kanina, Radhima e pastaj me radhë fshatrat e tjera, për herë të parë u pushtuan nga turqit. Ata gjatë viteve përfunduan regjistrimin e popullsisë, pasurisë, etj. për efekt të vjeljes së taksave, duke u shoqëruar me shpjegime të sakta për gjithçka. Autori turk i kësaj kohe Halil Inalçik, në vitin 1431, në librin me titull Suret i defteri sançak-i Arvanid botuar në Ankara në vitin 1954, ndër të tjera kur flet për vilajetin e Kaninës, jo pak flet edhe për Radhimën, ku ndër të tjera thekson: Katundi Radhimë, bënte pjesë në vilajetin e Kaninës, në Timarin e Jakub Bej Sinanit nga Kanina.* Ishte një fshat me 30 familje, e shkruajtur në hartë me emrin RADIMA. Sipas hartës në krahinë ekzistonin fshatrat Dukat, Radhimë dhe Ajios Jorjos (Orik). Jakub Bej Sinanit i ishte dhënë toka në përdorim nga Sulltani si spahi (kalorës) në shërbim të tij, pa të drejtë trashëgimnie ** Ky pushtim ngeli formal deri ne vitet , pasi siç dihet nga historia, më 1444 në Krujë u kthye Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili frenoi pushtimet osmane në Ballkan e më gjerë. Në këto kushte edhe krahina e Himarës dhe vilajeti i Kaninës, ku bënte pjesë edhe Radhima ishin më të lira, ndërsa më vonë martesa e madhe midis Donikës, vajzës së princit kaninjot Gjergj Arianit Komnenit me princin e Arbërit, Skënderbeun, ishte një garanci më e madhe edhe për Radhimën, për një jetë më të sigurtë brenda vilajetit të Kaninës. Prandaj kur nevojiteshin edhe trimat radhimjotë si gjithë luftëtarët e kësaj periudhe nën udhëheqien e princave e komandantëve fisnikë, luftonin për zbrapsjen e pushtuesve osmanë, që shpesh çfaqeshin në këto anë. Gjithë treva ishte në besëlidhje me Arianitin. Për këtë periudhë Theodhor Ipen thotë se, deri në vitin 1466, në vijën bregdetare të Vlorës deri në Kurvelesh, u zhvilluan luftime të mëdha midis vendasve dhe pushtuesve. E natyrisht në këtë vijë bregdetare të Vlorës, të parët ishin radhimjotët... Ja si i përshkruan radhimjotët e kësaj periudhe, poeti Odise K. Grillo në një poemë për Radhimën: Po ç ju panë sytë vallë, Kodra gjelbërore? Arianiti këtej brodhi me të tijtë taborrë. -Lamtumirë! turkoshakët i thanë kësaj bote, 19

20 * Sipas të dhënave historike, në vitin 1485 Sulltan Bajaziti i II i fali pashait të ardhurat shtetërore të Sanxhakut të Vlorës si për arpallëk (shpenzime personale ushqimore) dhe si has pasuri absolute tokat e krahinës së Erikuës. (Radhimë, Tragjas e Ravenë). * * Zenel HAMITI: Historiku i Radhimës Tiranë 1971 se provuan mbi kurriz shpatën radhimjote. * Por, princi legjendar Skënderbe vdiq. Pas vitit 1468, Stambolli filloi fushatat ndëshkimore, ndërkohë që shqiptarët rezistuan, luftuan, u organizuan, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Prandaj pas rënies të kalasë së Krujës, Petrelës, Shkodrës, Beratit, etj. i erdhi radha jugut të arbërve, kësaj kalaje natyrore plot me male të lartë e luftëtarë trima. Kjo edhe për një arsye tjetër; një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të Principatës së Arbërit pas vdekjes së Skënderbeut si rezultat i raprezaljeve turke kapërcyen përtej detit në Itali por jo pak prej tyre mbipopulluan Shqipërinë e jugut. Prandaj edhe djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti në Gusht - Dhjetor 1481 do të kthehej nga Italia në trevën e jugut për organizimin e rezistencës. Ja si përshkruhet në Historikun e Vlorës, kjo ngjarje: i thëni Gjon Kastrioti.. kaloi nga Vlora dhe shkoi tek malet e Himarës të vendosura në bregdet, në kufijtë e vendit të thënë Vlorë dhe me punën e tij ata popuj të atij vendi malor, që më shumë se 50 fshatra, qenë nxitur të zbonin turqit E ndër këto 50 fshatra, në bregdet në kufijtë e vendit të thënë Vlorë, ishte Radhima. Ndërsa po këtë fakt, historiani francez Robert D Angely e përshkruan kështu:. më 1481 aramtolozi shqiptar Kordodeli (Karkadeli?) KLADHA, duke u nisur në Shqipëri me Gjon Kastriotin në katër anije, që ua kishte dhënë mbreti Ferdinand i Napolit, arritën deri në portin e Vlorës dhe afër bregut të maleve të Himarës. Pesëdhjetë qendra të krishtere bënë kryengritje me zbarkimin e kësaj force dhe e dëbuan pushtuesin ** Prandaj vetë Sulltan Bajaziti në Maj 1492 ndërmori fushatën më të egër pushtuese në jug të Shqipërisë. Në krye të trupave, si dhe me mbështetjen e 300 anijeve, ai filloi krehjen e vendit në çdo skutë, prej Tepelene në tërë krahinën e Himarës. Nga Historia e Shqipërisë, del qartë situata që kaloi popullsia në jug, pasi turqit ishin betuar se nuk donin të dëgjonin më emrin kryengritje Rrënimet, gjatë okupimit turk më 1492, ku në tokat e Himarës, zbret vet Sulltan Bajaziti i II, me një ushtri të madhe për të shtypur popujt e pabindur, janë shumë të mëdha. Turqit që kanë ardhur përballë Korfuzit, i vanë vendit të Himarës dhe e plaçkitën. Dhe himariotët i braktisën vendet e ulta dhe u tërhoqën nëpër malet e afërta, duke u afruar mbi dy male, ku u shtërnguan si në një fortesë dhe meqenëse njëri prej këtyre maleve u pushtua me 20

21 marrveshje, gjithë atyre që turqit i gjetën aty që nga një vjeç e lart, u shkurtuan këmbët e krahët e i hodhën tatëpjetë, kurse gratë dhe ata që * Odise GRILLO: Poema Radhimës, vendit ku lindën stërgjyshët e De Radës ** Robert D ANGELY: Enigma Faqe 304 Tiranë 1998 ishin më të vegjël, i dërguan në Vlorë, ku u mblodhën 8000 frymë. Tani luftohet në vendin (malin) tjetër, ku kanë ushqim. Lajmi u muar me letër nga Korfuzi * Vazhdojmë më tej: E më pas turqit pushtuan malin e Himarës nga Vlora në Sarandë. Më parë ata kishin marrë kështjellën e Sopotit e të Himarës. Dhe në disa maja të maleve kapën shumë shqiptarë; të tjerë që shpëtuan edhe kanë ikur ** Ndërsa D Angely thekson: Banorët e malsive afër gadishullit të Gjuhës ose Akrokeraunëve, të quajtur himarjotë, mbetën të pa nënshtruar deri më 1518, kur renegati Iliaz Pasha, i ndihmuar nga admirali Sinan Pasha, ja doli t i detyronte ta pranonin sundimin osman në shkëmbim të një numri privilegjesh, nga të cilat më të rëndësishmet ishin liria për të mbajtur armë dhe përjashtimi nga taksa për krye. *** Gjatë viteve pushtuesit osmanë ndërmorën mjaft reforma administrative për ta patur më të sigurtë pushtimin e Shqipërisë. Në ndarjen administrative të këtyre viteve, Radhima, që bënte pjesë në mahijen e Himarës, u përfshi në Sanxhakun e Delvinës. Megjithatë gjendja në Shqipëri nuk ishte e qetë, prandaj kemi përsëri raprezalje, bastisje, gjymtime dhe përsëri rezistencë heroike të himariotëve. Për këtë: Në shtator 1537 pa mundur ta shtypë kryengritjen e himariotëve, Sulejman Kanuniu, pasi dogji Butrintin u largua nga Shqipëria me ushtrinë e vet. Himarjotët i ngritën përsëri vendet e mëparshme dhe Sulltani do ta linte autonome këtë krahinë... **** Ndërsa në një material tjetër theksohet: Në vitin 1537, sulltanët e Turqisë vendosën të pushtonin pjesët e tjera të Europës, duke u përqëndruar në bregun perëndimor të Jonit dhe të Adriatikut. Nga ky shkak vet Sulltan Sulejman Kanuniu me një ushtri të jashtëzakonshme, që kronistët e shkruajnë ushtarë, mbrriti në Shqipëri dhe vendosi kampingjet në Vlorë, Kaninë, Dukat, Tragjas e Radhimë dhe mbi vetë në grykat e Mesaplikut. Për luftimet në këtë rajon, siç shkruajnë kronikanët osmanë, Adil Beu, Uniç, Riza Bej dhe Orogllu, ishin shumë të ashpra me vendasit, prandaj pushtuesit u tërhoqën të thyer për t u riorganizuar. Por, kryengritësit shqiptarë, nga mbrapa ushtrisë osmane nga Ravena, Radhima, Gumenica e Kuçi dhanë një goditje tjetër. E kështu Sulltan Sulejmani me ushtrinë e vet u tërhoq në det, ku urdhëroi pushtimin e Korfuzit. Pas këtyre dështimeve në luftime, turqit hoqën dorë për disa kohë nga këto brigje. ***** Duke lexuar me vëmendje këto fakte historike konkludojmë se edhe Radhima, e përfshirë në këto luftime, raprezalje, etj. pa tjetër që ka pësuar humbje të ndjeshme, shkatërrime të mëdha; edhe në Radhimë më 1492 duhet të ketë shpëtuar kush ka qenë me fat... Deri në vitet Radhima ka 21

22 * Historia e Shqipërisë Vol. I Tiranë 1967 ** Historia e Shqipërisë Vol. I Tirane 1967 *** Robert D ANGELY: Enigma Tiranë 1998 Faqe 304 **** Historia e Shqipërisë Vol. I Tiranë 1967 Faqe 352 ***** A. MAMURA: Romë Vol. I Faqe 153 qenë me të vërtetë një fushë beteje, pasi pozicioni i saj në buzë të detit, afër Vlorës dhe si rrugë kalimi më i shkurtër për në grykë të Kurveleshit i përket vijës së parë. E kësaj periudhe duhet të jetë edhe ngjarja e ndodhur në krahinën tonë e pikërisht në Dukat, kur krahina jonë rebelohet, nuk pranon dorëzimin e taksave dhe vret ushtarët turq të Garnizonit (kalasë) së Dukatit. Për këtë, Bajazit Miriliavi i Vlorës, bëri bastisje të mëdha, ku si përfundim tradhëtisht preu kokën e 30 burrave që mbronin kalanë e Dukatit, të cilën pas shuarjes së rebelimit, e rrafshoi nga inati. Duke lexuar letrën që ai i dërgon Sulltanit ndër të tjera thekson se forcat e tij u ndodhën midis dy zjarreve, nga brenda e jashtë kalasë dhe pse ai u detyrua ta rrafshonte kalanë për vetë faktin se ajo do binte përsëri në duart e rebelëve. * Pavarësisht se në këtë letër nuk përmendet emri i Radhimës, vetë fakti se ajo ishte pjesëtare e krahinës rebele dhe se bastisjet u bënë në gjithë krahinën të jep të drejtën e mendimit se edhe radhimjotët duhet të kenë marrë pjesë në këto luftime Ndërkohë pushtuesit pas një shekull luftimesh për të nënshtruar këtë popull liridashës, përsëri bëjnë regjistrim të popullsisë dhe të pasurisë së tyre, për vjelje taksash e kontroll më të lehtë të këtyre njerëzve rebelë... Vetë këto luftra, si dhe faktorë të tjerë, të cilët është vështirë t i argumentosh për arsye të mungesës së dokumentacionit, kanë detyruar popullsinë të lëvizë. Ashtu siç mendohet se radhimjotët mund të kenë kapërcyer Otranton për t i shpëtuar osmanllinjve më e 1492, ashtu edhe në Radhimë duhet të kenë ardhur të tjera familje. Aq sa i rrezikshëm është ky vend në kohë lufte pasi është në vijë të parë, aq edhe i begatë është në kohë të qeta në buzë të detit. Nga këto lëvizje të mudëshme, sipas regjistrimit të vitit 1583 vërehet një Radhimë e madhe, me 260 shtëpi, me 187 burra të aftë për luftë, etj, ndërkohë që Dukati rezulton me 107 shtëpi, ndërsa Tragjasi së bashku me Gjon Boçarin, 86 shtëpi. Duke i hedhur një sy emrave të kryefamiljarëve vërehet se në këtë kohë ka qenë një popullsi mikse, me emra tipikë ilirë, emra katolikë, me shumicë ortodoksë dhe një pakicë sllave. Të regjistruar gjithashtu janë edhe tetë familje myslimane pa tokë. Kjo popullsi sipas shenjave dhe mundësive duhet të ketë jetuar në fshat (Sello), në fshatin poshtë (Katohori ), në breg të Qishës si dhe pranë çifliqeve, në banesa provizore, si stane, kasolle, ndofta konakë, etj, të cilët duhet t i kenë kryer ritet fetare në kishat e Jonufrës, Shënkollit, Katohorisë (Zoit), Bregut të Qishës, Lëmënjë, në majë të Bregut e ndofta edhe në Papadhëndro a majë të Kishës!? 22

23 Ja lista e plotë e emrave të fshatit Radhimë, sipas regjistrimit turk të vitit 1583: * Selami PULAHA: Dokumenti No Inst. i Historisë dhe Gjuhësisë Nr Emri Mbiemri Vaso Kosta Niko Lati Vaso Nikolla (b) * Pali Dajo Vaso Kolca Stamo Kola Pali Kola (b) Mico Dedi Dimo Dedi Niko Poja (b) Nikolla Stamo Stamo Nikolla Vaso Sora Dimo Nikolla Pali Nikolla Llazo Qirko Dimo Polo Stajko Gjoni Vaso Vlashi Pali Belo Stamo Vlashi (b) Stamo Vaso Dimo Vasili Jorgo Mico Jovan Kosta Jorgo Alla Jorgo Prongjiri Pali Jorgo (b)... Prongjiri ** Papa Stamati Dimo Bllasa Stamo Dimo (b) Stajko Gjoni Stamo Kosta Vaso Belo Qirko Stamo (b) Nr Emri mbiemri Kosta Kolca Jorgo Kosta Pali Stavrini Duka Vaso (b) Pali Vaso (b) Stamo Vaso (b) Todor Petre Stamo Mitri (b) Vaso Mitri Stamo Teodori Gjin Gjergji Andrea Nikos Vaso Nikos Vasil Andrea Pali Nikos Dimo Syri Stamo Nikos Vasil Nikos Duka Saki Vaso Nika Pali Vaso Vaso Niko (b) Gjin Bele Niko Lopci Nikolla Papa Vasil Papa (b) Pali Niko Vaso Nikolla Qirko Jani Niko Nikolla Dimo Mico Niko Niko Visha Vaso Damo Niko Vaso Niko Gushi Jani Kuci

24 Vaso Kosta Jani Polia Niko Greka Dimo Sjudi Dimo Jorgo Jani Stamuli Jani Stamo Stamo Greka Vaso Kanina Vaso Gjirbaci Gjin Gjirbaci Jorgo Guni Vaso Guni Vasil Jani Nikolla Jani Stamo Jani Jorgo Prenku Duka Lulo Gjin Lulo Dimo Lulo Vasil Jani Papa Todor... Niko Papa Jorgo Polia Vaso Andrea Llazo Andrea Niko Stamo Jorgo Andrea Papa Jani Vasil Papa Stamo Jani Gjon Jani Dimo Kosta Jani Dimo (b) Jani Dimo Guni Stamo Cibi (b) Mico Cibi (b) Vaso Cibi Vaso Gjoni Jani Gjoni Stamo Gjoni Stamo Jano Niko Jano Niko Vaso Gjin Stamo Vaso Mico Jani Nikolla Stamo Todor Jorgji Stamo Vaso Duka Mico Stamo Mico Nikolla Niko Dimo Dimo Jani Niko Jorgo Mico Vaso Jani Gjon Marko Qirko Dimo Nikolla... Vaso Nikolla Stamo Niko Jorgo Niko Jani Mico Niko Thano Vlade Gjini Cebia Gjoni Gjoni Dimaqi Vaso (b) Januci Januci Gani Mucica Mucica Papuli Papuli (b) Papuli (b) Papuli (b) Pondani Mico (b) Dimaqi Dimaqi Vaso Suku Dimaqi Dhamo Dhamo Polo (b) Polo Preku Vasili Bala Gjinovi Gjinovi (b) Jani Boso Jani Gjinoni (b) Bordi (b) Gjoni (b) Dhamo Niko (b) Jani (b) Polo (b) Polia (b)

25 Nikolla Stamo Jani Stamo Vaso Stajko Andrea Vaso Jani Stamo Vaso Vaso Stamo Vaso Vaso Nikolla Nikolla Jani Vaso Nikolla Dimo Stajko Niko Stamo Niko Jani Stajko Nikoll Vaso Jani Mico Jorgo Jani Jorgo Jani Niko Mico Vaso Vasil Vaso Kasho Jani Jano Dimo Vano Gjini Todori Todori Rogoli Nikoshi Nikoshi Andrea Nikoshi Nikosh Jani Papa Andrea Proso Vaso Dimo Vaso Duka Duka Velpi (b) Velpi Vishani (b) Dodiqi (b) Doso (b) Vasili (b) Qirko... Todori Todori Laco Belo Koshta Cepani Muzaku Miraka Spana Haliqi Papuli Kaprici... Kaprici Stamo Niko Shuko Dimo Stamo Qirjaqi Jorgo Niko Stamo Jani Stamo Vasil Gjin Jani Niko Dimo Stajko Jani Jani Vasil Stajko Dimo Vaso Niko Vaso Dimo Dimo Jani Gjin Gjin Jani Nikolla Jani Jani Jorgo Dimo Stamo Jani Nikolla Nikolla Jorgo Mico Mico Jani Vaso Goroc Gjiri (b) Kosta (b) Shumkani (b) Kosta (b) Morini (b) Kuqa Jano Jano Jano Jano Kosta Petri Petri Kovalica Gjoni Andrea Urkani Jani Veshini Veshini Doso Cibi Gjini Gjini Vasili Koshta Jorgo Kosta Jani Gjini Porco Papa Nikolla Jorgo Jorgo Jorgo Pano Polia Nika Papa Stravili Beli Andrea

26 Miko Stamo Stamo Zingani Jani Bobici Stajko Andrea Vaso Pendali Jorgo Musici Stamo Musici Mico Damo Dimo Kesari Stamo Mala Vaso Doso Jorgo Jani Qirko Jani Nika Jani Vaso Jani Gjini Jani Kosta Stamo Prongjini Kola Gjini Mico Buca Gjin Gjergji Vaso Mirani Jani Mirani Uro Koja Dimo Belashi Stamo Papa Qirko Jani Dimo Nikolla Mico Jorgo Stamo Mico Jani Vaso Dimo Jani Niko Duka Niko Kosta Niko Qirko Llazo Stajko Stamo Dimo Mico Dimo Jani Stamo Jani Stamo Mico Niko Duka Gjon Mico Vaso Vaso Stamo Jorgo Shunguli Gjini Deli Vaso Vaso Stamo Jorgo Daki Gjoni Cikoni Qirko Gjoni Vaso Nikolla Nikolla Vasili Gjinkosta Polo Papa Gopca Dimaqi Veshi Papuli Gopca Papuli Papuli Popa Mosico Mosico Sipas këtij regjistrimi, Radhima ishte e ndarë në 7 (shtatë) çifliqe: - Çifligu i Ali Agait - Çifligu i Eminit në Veternik - Çifligu i Emin Memit (subash) - Çifligu i Papa Mikros nga Kanina - Çifligu i Jani Mihalit nga Kanina - Çifligu i Stratit nga Kanina - Çifligu i Eminit O-i hanxhi Nga ky regjistrim del qartë edhe niveli ekonomik i fshatit, nisur nga taksat që shteti osman vilte nga fshatarët radhimiotë. Ato arrinin vlerën akçe, *** sipas pasqyrës së mëposhtme: 26

27 - Ispenxhé **** (25 akçe për çdo kryefamiljar të krishter) 7635 akçe E dhjeta e grurit * Persona të pamartuar, regjistruar nga Turqia për të vjelë Taksë Beqari ** Emra dhe mbiemra të palexueshëm në listë *** Monedhë turke **** Lloj takse turke - E dhjeta e elbit E dhjeta e tagjisë E dhjeta e mushtit të verës E dhjata e linit E dheta e çeçelit (vërri ose agrostena për ngjyrosje) E dhjeta e valanidhit E dhjate e ullirit E dhjeta e frutave Gjoba për dëme që bënin bagëtitë Taksë për mullinjtë (nëntë mullinj) Taksë për dërstilat (katër dërstila) Taksë kullote Taksë për perime Taksë për derra...50 Pra në fund të shek. XVI, sipas dokumentave kemi një Radhimë, që mund të quhet e madhe për kohën dhe për luftrat që janë zhvilluar në këtë trevë deri në mesin e këtij shekulli. Kemi një vendbanim, që duke u nisur nga gojëdhanat e pleqve dhe lista e taksave ka arritur një farë zhvillimi për momentin. Aty prodhohej grurë, elb, fruta, perime; kultivohej rrushi, pihej vera; kultivohej pema shekullore e ullirit, përpunimi i të cilit bëhej në mullinjtë e fshatit, disa nga të cilët kanë mbrritur deri në shek XX. Ndër ta më i madhi ka qenë në Nisi, në vendin e quajtur sot rrethi i Mullirit. Ai ka qenë i ndërtuar me mur guri (ndofta nga i gjithë fshati), ndërkohë që uji i vinte nga lumi i 27

28 Mulliri i Radhimës në Nisi LEGJENDA : 1 Dërstilat 2 Vija e ujit në hyrje 3 Vija e ujit në dalje 4 Ura 5 Hyrja në mulli 6 Dhomat e fjetjes (kati II) 7 Rrapi i madh Izvorit nëpërmjet një kanali të gjatë gati 1 km. Në këtë mulli bluhej grurë, thekër e më vonë edhe misër, ndërsa uji shfrytëzohej edhe për larjen e rrobave të rënda si guna, tallagane, velënxa, qylyma, etj. në dy dërstilat e ndërtuara përbri tij. Gjatë kësaj kohe, duke parë mundësitë reale dhe shenjat, radhimjotët duhet të kenë jetuar në shtëpi të ndërtuara me mur guri në vendndodhjen e fshatit sot, në fshatin poshtë (Katohori ) si dhe me kasolle në Mavrenerua, Moçale, Virua, Grabo e një pjesë në stane; ka mundësi gjithashtu edhe në vendin e quajtur Latif... Duke u nisur nga toponimia, banorët e fshatit poshtë rrobat e rënda duhet t i kenë larë në Moqila, që do të thotë Dërstilë. Gjithashtu deri në shek. XX në Radhimë kanë ekzistuar shenja kalldrëmesh të vjetra dhe ura të ndërtuara nga banorët për të lehtësuar kalimin, veçanërisht në periudhat dimërore, ku ndër tó ura pranë vendit të quajtur sot kroi i Selman Dautit ruhet në gjendje të plotë si dhe shenjat në vendin e quajtur bishti i Kadrëmit në përrua të Katohorisë. Sipas shenjave dhe të thënave duhet të ketë ekzisuar edhe një rrugë e gjerë e shtruar me kalldrëm që lidhte vendbanimet e majës së Bregut me Katohorinë. Por siç do shohim më mbrapa, ky BUM popullsie e zhvillimi në Radhimë shumë shpejt do të venitet. Pushtuesit osmanë, nëpërmjet raprezaljeve të ndërmarra herë pas here, vjeljeve të taksave pa fund, plaçkitjeve, bënë që Pamje e Urës pranë Kroit të Selman Dautit 28

29 popullsia të tejlodhet. Taksa e të qënit krishter, taksa e beqarit, etj. etj. çdo ditë rëndonin mbi shpatullat e popullsisë të krahinës së Dukatit, në të cilën përfshihej edhe Radhima. Dhe kur shtypja arrinte kulmin, populli rebelohej, ngrinte krye. Për këtë autorët e kësaj periudhe i përshkruajnë banorët e krahinës sonë dhe asaj himariote si njerëz të pabindur, të panënshtruar, ndër më trimat e kombit shqiptar, etj. Kështu p.sh. në shek. XVII e pikërisht në vitin 1687, Lidhja Himariote ku bënte pjesë edhe Radhima, ndërmori një fushatë luftarake kundër forcave osmane të përqëndruara në pika të ndryshme të rajonit të Vlorës. Për këtë lidhja u ndihmua edhe nga Flota Detare e Venedikut, trupat e të cilit më 1690 pushtuan Vlorën dhe Kaninën. Por kjo mbështetje venedikase nuk zgjati shumë, pasi në vitin 1693, me urdhër të Senatit trupat e tyre, pasi dëmtuan rëndë kalanë e Kaninës u kthyen në Itali, duke lënë tërë këtë krahinë të quajtur Himarë, të zbuluar nga sulmet e reja hakmarrëse osmane. Ndërkohë në vitin 1700 Turqia nënshkroi një marrveshje me Venedikun, duke fituar të drejtën e hakmarrjes ndaj popujve që i kishin shkaktuar dëme Për këtë në vitin 1702 Serasqeri i Rumelisë me dekret të veçantë urdhëroi shtypjen e kryengritjes himariote. Kështu që përsëri trupat osmane me tërë forcën e tyre ndërmorën një ekspeditë ndëshkimore prej Vlore nga toka dhe deti drejt Radhimës, Tragjasit, Dukatit, Himarës e Mesaplikut. Përsëri kjo krahinë u përball me egërsinë e pushtuesit, duke u shoqëruar më pas edhe me rritjen e taksave ndaj popullsisë. p.sh. taksa e të qënit krishter arriti në 325 akçe për person. E në të tilla kushte gojëdhanat thonë se përsëri kemi një largim masiv të radhimjotëve, duke u zëvendësuar përsëri me familje të ardhura nga krahina e Himarës. Por gjithmonë ata që qëndruan, rezistonin, shpesh rebeloheshin... P.sh. shpesh gjatë shek. XVII-XVIII krahina e Dukatit nuk paguanin taksat e bashkë me fshatra të tjera të krahinës së Himarës dhe Kurveleshit sulmonin fshatrat që u ishin nënshtruar administratës turke duke u marrë të ardhurat që venin në favor të Turqisë (taksa e gjoba). * Ata në momente të caktuara, përveç bashkimit të forcave brenda krahinës së Himarës, shpesh prijësit kërkonin ndihmën e fuqive të mëdha të kohës për të përballuar shtypjen osmane. Kështu më 4 Tetor 1759 popullsia e Himarës i drejtohet Carinës së Rusisë, me anën e një letre, në të cilën kërkonin bashkërendimin e luftimeve midis Himarës dhe Rusisë kundër Turqisë. Në letër premtohej se krahina e Himarës do të vinte në dispozicion dy regjimente luftëtarësh. Kjo letër bëhej në emër të 47 fshatrave të krahinës ku në listë është edhe Radhima; ndërkohë që kjo letër është firmosur edhe nga dy burra nga Dukati, Strati Gidimos (Dhima) dhe aspirant-kavalier Ilia Abiçili. Ja si përshruhet ky moment historik: Provinca që quhet Himarë, ose popujt himariotë, janë Epiri i vjetër perëndimor (Haoni ) dhe popujt e Haonisë. Gjatësia e kësaj është rreth 100 milje dhe fillon nga kepi i Gjuhës e mbaron në kështjellën e Butrintit. Gjerësia e saj nuk i kalon 50 milje. Eshtë e rrethuar dhe e mbrojtur sidomos 29

30 gjatë bregdetit, prej maleve të lartë e të pakapërcyeshëm të quajtur Akrokeraun. Për këtë arsye, orvatjet e pareshtura dhe të fuqishme të osmanëve për ta shtruar këtë provincë dështojnë. Eshtë popull luftarak dhe po të bashkohen të gjithë do të mblidheshin burra të aftë për luftë. Shtojmë se besimi është ortodoks dhe flasin shqip... * Selami PULAHA: Lufta Shqiptaro-Turke Burime Osmane. Tiranë 1968 Faqe 395 Qeverisja është demokratike ose popullore dhe ligjet ndryshojnë pak nga ato të Malit të Zi. Provinca përbëhet nga fshatrat e mëposhtme: Gjatë bregdetit: Himara, Piliureus, Buceci, Drimdhes, Klopero, Nivica, Paliasa, Pikerni, San Bazilio, Gliates, Lukova, Saranda, Vuno, Sasano, Sopoti, Kurse në brendësi: Dukates, Drazia, Radhima, Gjon Boçari, Gumenica, Mazari, Durbaci, Kudhësi, Nivica, Lopësi, Mavrova, Vranishti, Zenogorica, Smokthina, Kardhiqi, Kuçi, Zionimei, Kalogjerates, Zuliates, Vermiku, Progonat, Lepenica, Vajza, Golibadhes, Velca, Kalasa, Brataj, Lapardha, Milo, Dhoksat, Gliopeziotes, Tepeleni * Ndërkohë që në vitin 1768 shpërtheu lufta Ruso-Turke, që si barometër u ndje edhe në krahinën e Himarës. Në gjysmën e dytë të këtij shekulli ndodhën ndryshime të mëdha, duke u vendosur raporte të tjera forcash midis Perandorisë Osmane dhe fuqive të tjera të kohës, duke bërë që edhe krahina e Himarës ku bënte pjesë edhe Radhima të ndjehej pak më e lirë. Megjithatë pushteti i instaluar osman vilte taksa të rënda nga të gjitha vilajetet. P.sh. nga një dokument i kësaj periudhe mësohet se: Më 1790 çifçinjtë e fshatrave Dukat, Tragjas e Radhimë, çifliqe të vlorajve, u paguanin zotërve të tyre për shfrytëzimin e gati 200 ha. tokë të punueshme, kullota e pyje; 1300 piastra,1200 okë lesh, 90 barrë kali dru zjarri dhe disa detyrime të tjera të vogla ** Nënvizohet gjithashtu se në këtë periudhë në Radhimë, në zonën e Drumbesë shtohet edhe një çiflig tjetër me toka e kullota, ai i Ismail Pash Elbasanit, sigurisht nga që u kishte shërbyer pushtuesve osmanë... Nga çka u fol më lart, konkludohet se shek. XVIII ka qenë i veçantë për Radhimën, pasi në gjysmën e dytë ka përfunduar lëvizja demografike e popullsisë. Kush ka pranuar të ndryshojë fenë ka qëndruar në fshat; të tjerë, që për vetë largësinë kohore të shekujve nuk dihet si dhe pse kanë ardhur nga Borshi, Fterra, Gjirokastra a gjetkë... Kështu fshati është ripopulluar përsëri, por jo pa dhimbje. Gojë më gojë e brez pas brezi, nga thellësia e shekujve ka mbërritur deri në shek. XX, legjenda e gurit të Çarë ku ishte fshehur thesari i tre kishave. Sipas thënieve të Hodo Ali Begotarajt dhe Sefer Hyso Bilanit, të dy jetuar në shek. XX, kjo ngjarje, të cilën ata e tregonin si të vërtetë, duhet të ketë ndodhur në Shek. XVII. Kur një herë, asqerët turq mbërritën në Radhimë, bënë bastisje të mëdha, duke kërkuar me ngulm gjithashtu edhe thesarin e tre kishave, që sipas 30

31 legjendës ishte i fshehur diku pranë gurit të Çarë në majë të Bregut. Duke mos e gjetur dot, ata torturuan një nga priftërinjtë e kishave, i cili më në fund u dorëzua e u nis drejt vendit të fshehtë. Në këtë moment, një nga murgjit e majës së Bregut, i betuar që të ruante sekretin, rendi dhe me një gur * Buletini i shkencave Shoqërore Tiranë 1955 Faqe ** Arkivi Qendror i shtetit. Vendimi No.120 i Sheries së Beratit Dt pas koke vrau priftin... Të tërbuar, turqit bënë çfarë deshën, por thesari mbeti enigmë... Ndofta kësaj periudhe i përket edhe rrënimi i tre kishave të fundit të mbetura në fshat, që sipas arsyetimit llogjik duhet të kenë qënë kisha e majës së Bregut, Katohorisë (Zoit) dhe Shënkollit!? Duke analizuar trashëgimninë e brezave, ku në Radhimë në përgjithësi kanë ruajtur në kujtesë, të fundit të origjinës krishtere, konkludohet së ndryshimi i fesë, duhet të ketë përfunduar në gjusmën e dytë të shek. XVIII, pavarësisht se siç do të shihet më poshtë radhimjotët do ta ruajnë edhe për shumë kohë nostalgjinë për fenë origjinë... Ndërkohë, shekulli i ri do të fillojë përsëri me luftë. Duke qenë si gjithmonë krahina e Himarës dhe ajo e Dukatit të panënshtruara, të njëjtin qëndrim ata mbajtën edhe ndaj Ali Pash Tepelenës. Në dokumentat e shumta që ekzistojnë për këtë periudhë, theksohet se krahina që i kishte sjellë probleme dhe i kishte rezistuar nënshtrimit ndaj tij, ishte ajo e Himarës, ku përfshihej edhe treva Labëri (lugina e lumit të Vjosës). Prandaj në Dhjetor 1798, Ali Pashai, ndërmori një fushatë nga deti kundër saj, duke zbarkuar në Lukovë 2000 trupa. Pas luftimesh të ashpra, krahina e Himarës kaloi nën protektoratin e tij, kurse krahina e Dukatit rezistoi akoma. Por më 1806 Ali Pashai nisi nga Kalaja e Porto Palermos një fuqi ushtarake, duke patur si qëllim nënshtrimin edhe kësaj të fundit. Këto trupa pasi kaluan qafën e Llogorasë, tek vendi i quajtur Qisha, u pritën me luftë nga trimat e krahinës. * Sipas të dhënave në këtë përpjekie mbetën të vrarë: - Anastas Dano Boçari Lab Muharremi Lame Borshi Tragjas ** Dukat Radhimë Shumë qartë kjo përpjekie del edhe nëpërmjet një kënge të hulumtuar në Dukat: O Çaço Dano këmisha, kur u gremise te qisha. U gremise e nuk u tunde, majën e jataganit ngule, pallën për tokë s e vure... Lëftove Çaço, lëftove, siç të keshëm ashtu dolle. Me Ali Pashan lëftove, 31

32 i gjallë s ju dorëzove, namin tej detit e hodhe DUKAT, Shek. XIX * Muzeu Historik Vlorë Dosja për Radhimën Fleta Nr 87 ** Në këtë përpjekie, komandant i Çetës së Krahinës të Dukatit. Por pas rebelimit të vitit 1811 të Krahinës së Akrokeraunit, Ali Pashai përdori me të vërtetë dhunë brutale, duke djegur, vrarë, grabitur, plaçkitur gjithçka në fshatrat tona, duke kaluar në jatagan krerët rebelë, ndërsa të tjerët i internoi në Lubonjë. Ata, pra rebelët e krahinës së Dukatit, të kapur tradhëtisht në mal të Tragjasit e të burgosur në Lubonjë, edhe pse jetën nuk e kishin të sigurtë me një fije shprese betoheshin për riorganizim e hakmarrje. Ja si ja merr këngës një ndër ta nga Tragjasi; këngë, e cila është kënduar deri vonë në shek. XX edhe në Radhimë: Lubonj na internuan, na muarr malli, na muarr, për Sirotic e Izvuar, për të dy rrepet në krua Xhami shumë të paguam, gratë me furka në duar, vështronin malin kundruall, q e grisi pashai me pluar Po në dalçim dot pëllua, dhe Duda d e paguaj * TRAGJAS, 1811 Pas nënshtrimit të krahinës sonë ndaj Ali Pashait, ai uli një sërë taksash e haraçe në krahasim me pushtuesit osmanë. Prandaj duke ju referuar fakteve historike, pati shumë burra e trima nga krahina jonë që u vunë në shërbim të tij; lidhur kjo edhe me faktin se ai donte të formonte një vilajet të pavarur shqiptar. Nga ana tjetër, duke qenë se krahina jonë (e Dukatit) ishte akoma e një pjesë e krishtere si dhe ata që kishin ndërruar fenë aspironin akoma fenë origjinë (ortodokse), Ali Pashai u vuri si kusht që të shkonin në xhami dhe të bëheshin synet, pra të ktheheshin në myslimanë të vërtetë, si vetë bindjet e Pashait... Gjatë kësaj periudhe nuk mund të lihet pa përmendur edhe një ngjarje, që për kohën bëri bujë të madhe. Në vitin 1811, gjatë plaçkitjeve që trupat e tij bënë në Dukat, pikasën një vajzë shumë të bukur, prandaj për t i bërë qejfin pashait të madh, vendosën ta merrnin me vehte për në harremin e tij. Kjo vajzë, e quajtur Sali Dajko ishte e fejuar në Radhimë me Alush Pikon, i cili pasi lajmërohet nga djali i xhaxhait të Salisë, Ahmet Fejzua nga Dukati shpejt e shpejt i bën pritë arabasë në Kanul (vend në Radhimë). Kjo ngjarje 32

33 përshkruhet shumë bukur nga një këngë, që radhimjotët shpesh tërë krenari e këndonin: * Sipas dokumentave dhe dëshmive të kohës, Dudë Sinani nga fshati Gumenicë ishte mbështetës i Ali Pash Tepelenës. Duke informuar për vendodhjen e trimave nga krahina në mal të Tragjasit, ai ndikoi në kapjen e tyre dhe shuarjen shpejt të rebelimit të krahinës së Dukatit. Ahmet Fejzo djal i holltë, tinë lart e ata poshtë, brënda në Kanul u poqtë, dërgove në radhimjotë, erdh Alushi* kokë plotë. O Alush Piko Radhima! Këmisha me treqind qinda, u hodhe si vetëtima, përmbi ta me dyzet trima. Vjen Alush Pikua me pallë, trimat e Pashës ku janë? Lanë shkretë arabanë, që të gjithë ikën e vanë Ua rrembeve Salinë, e ktheve brënda Radhimë, e mbajte siç qe krushqinë, me Ahmet Fejzo birbilë Sali Dajko kaçandone, mu si zonjat e Vrione, xhindeja që rri në hone, Ali Pashën s e pranove Ahmet, të keqen o djalë! Qasu të të puth në ballë, që më rrite nder e namë, se s e doje Ali Pashanë... A moj ballja koqe-koqe! Moj, pse s dej për dru me shoqe? S më lë linja toqe-toqe... Toqe-toqe s më lë linja, se e kam me dyzet qinda, nga Alush Piko Radhima RADHIME, 1811 Ndërkohë që një vit më vonë, më 1812, vërehet një pashallëk i zgjeruar dhe i forcuar, që shtrihej në Toskëri, Epir e Thesali. I gjithë bregdeti, nga Durrësi deri në gjirin e Korinthit, ishte nën kontrollin e tij. Fuqitë e mëdha të 33

34 kohës, si Venediku, Rusia, Franca, Vatikani, etj. e nxisnin Aliun, i premtonin se do ta ndihmonin në luftë kundër Turqisë, ndërsa nga ana tjetër nuk u pëlqente procesi i myslimanizimit me forcë i aplikuar nga Pashai i Janinës. E kështu viti 1822 erdhi shpejt, që ishte edhe fundi i pashait të madh, i cili i tradhëtuar edhe nga fëmijët e tij, në moshën 81-vjeçare, u varros siç dihet, në * Alush Piko RADHIMA, fisi Berdodhimaj, familja Gjik Nikaj dy varre E direkt krahina jonë më 1826, quhet kanton i pavarur ose siç shkruan Pukëvili: Ai (Dukati) quhet edhe kryevend i Japigjisë, siç quhej Labëria në atë kohë dhe thuhet se themelimi i tij është bërë nga Mihal Duka dhe përbëhet nga 200 familje krishtere e myslimane.. * E përmendim këtë fakt, sepse pjesë përbërëse e kësaj krahine ishte edhe Radhima, që së bashku me të tjerat kundërshtuan pushtimin osman, procesin e myslimanizimit, shtypjen çifligare etj.; duke arritur në këto momente në një fazë të re të zhvillimit feudal, në atë të lulëzimit të timareve, që rëndonte me taksa shumë të rënda për popullsinë fshatare. Në këto vite, e pikërisht më 1829, radhimjotët ju përgjigjën thirrjes së Beqir Vlorës, duke marrë pjesë me armë në dorë 39 burra në luftë kundër ushtrisë turke. Së bashku me luftëtarët e fshatrave të tjera ata mundën të çlironin zonën bregdetare të Vlorës. ** Si rrjedhojë e vet zhvillimeve të kohës, në vitin 1831, Turqia ndryshoi ligjin për tokën, ku timarlinjtë tani nuk ishin më pronarë, por tagrambledhës. Siç u pa, kjo gjë nuk u erdhi për shtat interesave të agallarëve kaninjotë, të cilët prej shekujsh e kishin konsideruar vehten pronarë të tokave të fshatit Radhimë, dhënë në përdorim si çifligje nga pushtuesit osmanë për shërbimet e bëra ndaj tyre. Nga ana tjetër për radhimjotët ky moment ishte delikat. Në këtë situatë ata mund të humbisnin një pjesë të tokave, prandaj edhe konfliktet, përplasjet midis dy fshatrave u acaruan shumë. Kanina pretendonte si kufi midis tyre përroin e Katohorisë ; per kete një ndër netët, kullotat midis këtij përroi dhe Shashicës i pushtoi me forcë. Ky konflikt zgjati shumë, u vranë djem nga të dy palët, u grabitën bagëti, etj.etj. Duke qenë se hasmëria ishte në prag, radhimjotët u mobilizuan ta përballonin fshaçe. U hapën toka të reja, u mbollën më shumë ullinj e vreshta (kësaj periudhe i përket edhe mbjellja e një pjese të lugut të Vreshtave me hardhi ), kurse pazarin në Vlorë atyre jua bënin miq nga krahina e Dukatit dhe bregu i Detit. Por duke qenë se kjo situatë vazhdoi shumë dhe marrdhëniet midis dy fshatrave sa po vinin e rëndoheshin, detyroi burra me mend nga Dukati, Tërbaçi, bregu i Detit, Vlora, të ulen këmbëkryq Ja se çfarë ndodhi: Ç u ngjinë more ç u ngjinë, radhimjotë me Kaninë. Për një copë arë lëndinë, theu poçia çininë 34

35 * POUQUEVIL: Voyage de la Grece Paris 1826 Tome I-rë Faqe * S. Naçi: Mbi lëvizjen shqiptare për vetqeverisje Tiranë 1980 /3 Faqe 122 Vrau Kuci (1) Haxhi Xhindnë, (2), vranë dhe Shehut (3) të birë. Hëësh! Aman, ç ja bënë mirë! Desh dyfek pse s mbaj divinë ose një këngë tjetër: Radhimjotë me Kaninë, * në mal dylmeret u grindnë, me jataganë ç u grinë, erdh haberi në Radhimë. Radhimë, haber e dhanë, dhëntë e Malos kanë marrë, asnjë për gjalm s i lanë, erdh Radhimë e qau hallë... Radhimjotë se ç u mblodhë, Malos (4) t i bëjmë ndihmë, Bejkua tha do pres Sehitnë (5), Se s bëhet puna me ndihmë Bejko Sulua (6) me pallë, një natë ç u ngrenë e vanë, se ç i përzunë me radhë, gjashtë mushka dhe një kalë, bashkë me hysmeqarë. Duall Alushi e thirri: Mblidhi o fshat, mblidhi! Dhëntë nga mali t i hiqni, poshtë në vërri, t i shpiri! Salo Bejo (7) stravastroi, dhëntë nga mali s i loi Salo Bejo fajkua, dhëntë nga mali s i luan Kaninjotë kokë zgjua, që çkrenë dyfek me grua, Nizlo (8) kënga t u këndua. Nizloja me gjithë burrë, Radhimë në vigjë e prunë 35

36 (1) Kuci, fshatar nga Radhima, nga fisi i Kucet (2) Haxhi XHINDI, pari nga Kanina (3) Shehu, pari nga Kanina (4 & 5) Malo e Sehit GJIMARA, vëllezër (6) Bejko SULO, nga mëhalla Gjik Hilaj. (7 & 8) Salo e Nizlo KOJANI, burrë e grua; Nizlua vrarë nga kaninjotët pasi nuk pranoi të hiqte bagëtitë nga meratë e Radhimës * Zenel HAMITI: Historiku i Radhimës Tiranë 1971 Sehit shkreta e Bejko trimi, Sulejmëni (1) me Habilë, (2) një natë ç u ngrenë e ignë, të bir e Shehut e grinë Një natë ç u ngrenë e vanë, të sokaku më të dalë, Delon e lanë pa djalë, megazisë i vunë zjarrë O Ju, qe shkoni dervenit! I thoni Delo Kamberit: (3) Të dalë në Rreth të Xhelit, të përpjekim derr i derrit, të shohim kordhat e ledhit. Ato kordhat e zemanit, që i bënë ballë hallit, që u xhveshën e duall malit, që s ja ditën as Sulltanit... RADHIME, Shek. XIX ose : Ç e ngjin o shok ç e ngjinë, Radhinojtë me Kaninë; Cim më cim e zunë grinjë, Asllani (4) me Mulazimnë! (5) Për një të shkretë lëndinë, Hiqe më tutje mandrinë, Un s e heq, po hiqe tinë, Këtu e kam kadiminë, I vranë Shehut të nipnë; O ho, ho, ç ja bënë mirë! S mban dyfek po mban divinë. * 36

37 (1) Sulejmën METO, mëhalla Gjik Nikaj (2) Habil NOVRUZI, mëhalla Gjik Hilaj (3) Delo KAMBERI, pari nga Kanina (4) Asllan RAMO, nga fisi Ramosaçoj (5) Mulazimi, komandanti i forcave ushtarake turke në Vlorë * Spiro R. DINE : Valët e Detit Sofje 1908 dhe : Ç e ngjin o shokë ç e Radhinojtë me Kaninë; Për një copëzë vend brinjë, Ranë pleqtë, po dot s e nxinë, I vranë Shehut të birë, Aqë më ja bënë mirë; Se s mban dyfek po mban harbinë, Ju të zestë Radhinjot, një syfek s e zbrastë dot * Nga këto këngë, një pjesë e të cilave këndoheshin deri në mesin e shek. XX nga shumë pleq radhimjotë, del qartë se çfarë ka ndodhur. E si përfundim nga autoritetet turke në Vlorë si dhe pleqësitë e fshatrave që u përmendën më lart nuk u njoh kufiri që pretendonin kaninjotët, por si dëmshpërblim për djemtë e vrarë, Radhimës ju hoq një sipërfaqe kullote (brinjë) duke mos qenë më kufiri ndarës Shashicë Rreth i Xhelit Përroi i Shkallës (ana veriore e Jonufrës) buza e detit por drejtimi Shashicë Rreth i Xhelit Përroi i Vrizit buza e detit. E ndër këto kohëra, një grua radhimjote, në një ceremoni mortore e përjetëson këtë moment, duke qarë me ligje siç e kishin zakon gratë labe. Ajo, nëpërmjet atij që përcillej i dërgon lajm të shoqit, që kishte vdekur në kohën e konfliktit me Kaninën se: O ti, që vdiqe nashtinë! Në u pjeksh me tim zot jastrinë!? Në të pyet për Radhimë, qysh e bënë me Kaninë? Thuaj: Dhanë mal e u çinë ** Kurse Odhise Grillo, këtë momemt historik për Radhimën e përjetëson: Me gjak lave çdo sinor moj Radhimë e shkretë. Për një copë tokë shterpë seç t u vranë djemtë. *** 37

38 Ndërkohë që pas vrasjes së Ali Pashait, në jug të Shqipërisë kemi një shtypje më të egër si nga pushtuesit osmanë, ashtu edhe nga pashallarë vendas; tashmë me orekse të reja për ish vilajetin e Pashait. Kjo edhe për një * Spiro R. DINE : Valët e Detit Sofje 1908 ** Zenel HAMITI : Historiku i Radhimës Tiranë 1971 *** Odhise GRILLO: Poema Radhimës, fshatit ku lindën stërgjyshët e De Radës arsye tjetër; tani krahina e Himarës ishte e përçarë, pasi vet ndarja fetare e krijoi këtë situatë. Ja si i kanë kënduar në kete kohe himarjotet, dobesimit dhe vetmise se krijuar: Që në Gumenic e lart, Himarë thonë çdo fshat. Qemë rigatë me fusat, Po osmanlliu me zanat, i bë turq e mbemë pak; nga një herë bëjmë dhe gjak * HIMARE Shek. XIX E megjithatë kur nevoja e lypte, bashkoheshin të gjithë muslimanë e të krishterë, kundër shtypjes osmane e mbështetësve të tyre spahinj e çifligarë vendas. Ky bashkim doli më në pah, pas shpërbërjes së sistemit të timarëve, kur shumica e fshatarëve u bënë çifçinj me nga një copë tokë, e cila u shoqërua me taksa akoma më të rënda se më parë, si të tretën, të dhjetën për shtetin, qesim për lërimin e tokës, etj. Kjo gjendje e re e krijuar, bëri që më 7 Nëntor 1828, Kuvendi i Beratit, të zgjedhë Organizatën e Lidhjes Shqiptare, që synonte vetqeverisjen e vendit. Kështu dalë nga dalë lindi një kryengritje fshatare, e cila nga përmasat që mori në jug të Shqipërisë u shndërrua në një kryengritje për pavarësi kombëtare. Njihet historikisht pjesëmarrja e luftëtarëve nga krahina jonë në këtë lëvizje kundër osmanllinjve dhe vrionasve së bashku. P.sh. kënga: Lumi i Vlorës nëntë mijë, Berati me Toskërinë, Delvina me Çamërinë, Velimisht ngritën hordhinë ** flet për mobilizimin e shumë krahinave. Në luftën për çlirimin e kalasë së Beratit, çetës së krahinës tonë ju dha detyra për të përparuar në anën e thepisur të saj. Ata luftuan heroikisht deri në valvitjen e flamurit me shqiponjë, atje lart mbi bedena, nën drejtimin e komandantit trim Elmaz Prënjo Rodaku (Dukat). Ndërkohë që më 1839, nëpërmjet Manifestit propagandistik të Gjylhanes dhe reformave të Tanzimatit, Sulltan Abdyl Mexhiti, donte t i shtonte sa më shumë jetën pushtimit osman. Por kryengritja në jug kishte marrë përmasa të mëdha. Në vitet , e udhëhequr nga trima si Zenel Gjon 38

39 Leka, Rrapo Hekali, Dervish Aliu, etj. ajo u përhap shumë shpejt në Kurvelesh, Devinë, Myzeqe, Vlorë, Mallakastër, Tepelenë, Berat, Përmet, Gjirokastër, Paramithi, Filat, Margarit, etj. Pas vënies nën kontroll të një pjese të Shqipërisë së jugut, kryengritësit, rrethuan kalanë e Gjirokastrës, çliruan Delvinën, etj. Për çlirimin e kësaj të fundit, u mobilizuan edhe plot luftëtarë * & ** Zenel HAMITI: Historiku i Radhimës Tiranë 1971 nge Radhima, të cilët në përbërje të çetës së krahinës, marshuan drejt Bregut të Detit. Ja si është kënduar deri vonë në shek. XX edhe në Radhimë për këtë lëvizje: Dërgon Gjon Leka njerinë: Lumi i Vlorës të vijë! Ç u çkulë që në RADHIMË, kaptuan Shën Vasinë dhe Nivic bubarinë, kërcyen brënda Delvinë, mbi Sulo Kallapodhinë. * Ndërsa nga Spiro Dine, po shkëpusim këto vargje:. Dërgoj Gjon Leka njerinë, Lum i Vlorës të vinjë! Se do djegim Çamërinë, Ç u çkulë që në RADHINË, Kapëtuan Shën Vasinë.... Delni e zeza Delvinë, Ç janë ky asqer që vijnë? **. Shokët duall të pa besë, Iknë muar Myzeqesë, Tatëpjetë mi RADHINË, Lumit Vlorës e të vijnë. Del Gjon Leka me Bilbilë, Dhe Thanasi vet i pestë, Shtin e vranë pesëdhjetë. *** E ndërkohë që kjo kryengritje tundi nga themelet sundimin osman, në Ballkan, Greqia e para e pastaj Serbia me Malin e Zi, kishin fituar pavarësinë. Për ta shuar këtë lëvizje Sulltan Abdyl Mexhiti dërgoi forca të shumta. Dhe ndeshja kryesore u bë për Beratin, pasi kalaja pas luftimeve të para ju dorëzua tradhëtisht Vrionasve. Në këto luftime, një çetë e krahinës sonë (me luftëtarë nga të tre fshatrat), e komanduar nga Dervish Aliu, së bashku me 39

40 çetën e Mallakastrës, kryen luftime të ashpra në Greshicë e pastaj tek ura në Konisbaltë, pranë urës Vajgurore sot. Në Konisbaltë luftëtarët e krahinës së Dukatit u ndodhën të rrethuar nga forca të shumta osmane dhe nga ato pro turke të pashait të Elbasanit. Sipas * Zenel HAMITI: ** Spiro R. DINE: *** Spiro R. DINE: Historiku i Radhimes Tirane 1971 Valët e Detit Sofje 1908 Faqe: 198 Valët e Detit Sofje 1908 Faqe: 200 të thënave të Haxhi Bilanit nga Radhima, pjesëmarrës në këtë betejë të përgjakshme, ata luftuan si heronj, por situata në të cilën u ndodhën, u shkaktoi humbje të rënda. Po sipas tij, në këtë betejë nga 187 luftëtarë shpëtuan vetëm 83 burra.* Nëpërmjet një kënge, që vetë Haxhiu e këndonte shpesh, duket qartë se ç betejë është zhvilluar: Tek ura në Konisbaltë, mbenë tragjas e dukatë, Rrapua në qaf i pastë, topi vu e s hiqej prapë... Ik, o Dervish se na zunë! Se Elmazë ta përgjunjë. Elmaz i Prënjo Rodake, nur i përroit Dukate ** Kjo kryengritje qé një ndër faktorët kryesorë që detyroi Portën e Lartë më 1856 të shpallë një sërë ligjesh, disi më liberale në interes të kombeve të shtypura si, liria e gjuhës, deri diku liria fetare, barazimi i taksave, etj, duke u pasuar më vonë me ligjin për tokën. Tani bujku ishte i lirë, mund të largohej nga toka. Fshatarët tani bëheshin pronarë të tokave, por në ato më të varfëra; ndërkohë që një sërë taksash dhe ligji i shkuarjes nizam (ushtar) në Anadoll e Siri për 6-7 vjet akoma rëndonin mbi shpinën e fshatarëve. Si kudo edhe nga Radhima, shumë djem shkuan nizamë e plot ndër tá, s u kthyen më nga ato toka të nxehta e plot mallkim nga zemrat e nënave... Ja si e përjetëson këtë periudhë poeti radhimjot: O Qabe, moj Qabe! Shumë burra të erdh atje, ca nizam e ca për fé; Mjer ai që nuk u kthe Selam i bëni nënesë! Të dy qet e zesë t i shesë, t i kthejë nigja të resë Në pyet nusja për mua, i thoni që u martua. Në pyet se ç grua muar, 40

41 Shpat e plumb në kraharuar... I thoni babës së shkretë, rreth e rreth shtroni shiltetë, Radhimë dheu të tretë, se unë mbeta në Mekë * Zenel HAMITI: Hitoriku i Radhimës Tiranë 1971 ** Hasan PULO: Kujtime pranë Inst. Folklorik Tiranë. Fletore Nr. 1 Im vëlla është i ri, t u shtojë kopenë me dhi, të bëjë shumë fëmi, mos na shuaj si shtëpi Po kam nënë e po kam motër, të qajnë kodër më kodër, rreth ta lidhin shaminë, me që varrin nuk ma dinë... Kur të vijë shoqëria, u thoni fjalët e mija, Izvorin ktheni nga vija, qytet të bëhet Nisia, majë Milesë, xhamia, të mos ikin djemëria RADHIMË, Shek XX Kjo kryengritje qe si një thirrje edhe për krahinat e tjera të vendit, pasi kishte ardhur koha e bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Njëkohësisht ju dha të kuptohej bijve të shkolluar të shqipes, se kombi kishte nevojë për tá. Dhe me të vërtetë, një plejadë e tërë me një emër të përbashkët Rilindja Kombëtare Shqipëtare, përgatiti kushtet për Lidhjen Shqiptare të Prizerenit më E ndër këta djem të shquar ishte edhe poeti i madh arbëresh Jeronim De Rada, stërgjyshët e të cilit kishin lënë atdheun mëmë siç mendohet nga një fatkeqësi natyrore!? Tërë vepra e tij poetike u ngroh nga afshi i një dashurie të zjarrtë, i dashurisë për atdheun e të parëve. E sipas studiuesve të ndryshëm, thuhet se ky bir kishte gjak radhimjoti, nga dora e radhenjve. Ja si i këndon poeti Odhise Grillo, Radhimës, në lidhje me poetin e madh arbëresh: Emrin tënd O moj Radhimë mbante dhe poeti... Syri, mendja dhe zemra 41

42 po te ty i mbeti! Ç i këndoi Milosaos bash lules së djemve Ky De Rada nga Radhima, nga dora e Radhenjve... E në këto vite të kësaj lidhje të madhe, radhimjotët si gjithë krahina jonë ishin në ballë. Fshati Radhimë, si pjesëtar i Besëlidhjes Himariote u përfshi në lëvizjen kombëtare. Ata, burrat radhimjotë, më 1881 ju përgjigjën thirrjes së Mustafa Pashë Vlorës dhe Odhise Kasnecit, duke u mobilizuar e përqëndruar luftëtarët e vet bashkë me të tjerë nga jugu, në bregun e Himarës dhe në Ravenë (Karaburun). Ata luftuan me përkushtim për mbrojtien e trojeve shqiptare nga shovinistët e Ballkanit. Sipas të dhënave që mundën të grumbullohen mësohet se dy djem radhimjotë në këto luftime jetën dhanë. I pari Ali Asllan Ramua, u vra tek pesë puset në mbrojtje të Janinës; ashtu si i ati i tij, Asllani, që u ndesh me Mulazimin për sinorët e fshatit edhe i biri, si trimat me pallë dhá jetën për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ndërsa në këto kohë luftrash, gjiu i Vlorës përdorej si vend i përshtatshëm për zbarkim dhe transportim armësh e municionesh në drejtim të Kurveleshit e në tërë kazanë e Vlorës. E dihet që radhimjotët, si banorë të këtij bregdeti, ishin të parët që u takonte t i prisnin e transportonin këto materiale. Kështu në një natë nga netët plot errësirë, një anije e ardhur nga Korfuzi u zbulua nga forcat patrulluese turke, në kohën që ishte duke shkarkuar municion në Radhimë. Ndërkohë djaloshi radhimjot Hasko Sinua, pasi largoi me varkë ekuipazhin e anijes prej 4-5 vetash, për të mos rënë i gjallë në duart e turqve, i vuri zjarrin asaj, duke u hedhur edhe vetë në erë * E nëna radhimjote plot dhimbje, përkundruall në buzë të shkallës e qau: I gjori Hasko Radhimë, ** me barut dogji gjeminë. RADHIMË, Shek. XIX Ndërkohë që siç dihet nga historia, pas lëkundjes së pozitave turke, fqinjve tanë, pas shpalljes së pavarësisë së tyre, orekset për pushtimin e trojeve shqiptare u ishin shtuar shumë. Në Labëri, Himarë e Vlorë ekspansioni grek ndihej kudo, prandaj nuk mund të lihet pa përmendur një ngjarje, që ka lidhje me Radhimën. Në një ditë të zakonshme, gjatë një takimi me agallarët e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Ali Efendiu,*** në atë kohë kryetar i Beledijes (bashkisë) së Vlorës, konsulli grek ofendoi këtë të fundit. Kjo ndodhi, pasi diskutimi i Aliut ra ndesh me interesat e qëllimet e mbrapshta të konsullit grek shqipfolës. Për çka ndodhi, pas disa ditësh, nderin e çuan në 42

43 vend i vëllai i Aliut, Hasan Jaupi dhe i kushëriri Nuredin Elmaz Nika, të cilët i bënë atentat konsullit në molin e Vlorës, në kohën që ai ishte në pritje të avullores (lloj anije) për t u kthyer në Korfuz... Për këtë ngjarje Nuredini u dënua me 10 vjet burg, dënim të cilin e kreu në burgun e kalasë së Beratit. * Ali RROKO: Kujtime arkivuar në Muzeun Historik Vlorë. ** Hasko Sino BILANI, Radhimë (Lindur rreth viteve *** Ali Jaup Cekodhima, Kryetar i Beledijes në vitet 80-të, shek. XIX Kamë e përdorur nga burra radhimjotë në beteja të ndryshme gjatë shek. XIX Kështu pra, dalë nga dalë, shek. XIX po i vinte fundi. Ky ishte për Radhimën një shekull plot ngjarje, plot luftra, të cilin mund ta quajmë shekulli i konsolidimit të fshatit. Një vendbanim me rreth 60 shtëpi, pranë qytetit pothuajse të gjithë me nga një ngastër tokë, me pak mall e disa rrënjë ullinj, me një fé myslimane tashmë të pranuar nga të gjithë, po shkonte drejt shekullit të ri. Beteja të reja i prisnin radhimjotët, pasi pushtuesit osmanë tashmë ishin lëkundur. E për këtë sado pak, kishin dhënë ndihmesën e tyre edhe trimat e qetë e pa bujë nga Radhima 43

44 RADHIMA NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË Lufta e popullit tonë kundër pushtuesve vazhdoi aq kohë sa edhe zgjati ky pushtim. Atë nuk e frenoi as shtypja e egër, as raprezaljet, por përkundrazi; u rrit e u konsolidua më shumë ndjenja kombëtare. Pavarësisht se krahina jonë e detyruar ndërroi fenë, me përjashtim të një pjese të Dukatit, ajo ruajti në vetvete shumë zakone e mbi të gjitha gjuhën shqipe. Kështu shek. XX, hyri me kërkesa të reja për shqiptarët, duke synuar mëvetësinë. Dhe krahina e Dukatit, si gjithmon e gatëshme; bijtë e saj donin liri, pavarësi, shkollim, organizim. Si jehonë, duke u përplasur nëpër Akrokeraun, erdhi lajmi se në Maj 1907 në gjiun e Gramës zbriti Çerçiz Topulli e Mihal Gramenua. Pas Dukatit ata kaluan në bregdetin himarjot, kërkonin mbështetje; kryengritja e përgjithshme po përgatitej Ndërkohë patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin po kërkonin nëpër analet e diplomacisë europiane, pavarësinë e Shqipërisë. E menjëherë pas kthimit në Vlorë, në Shtator 1908, Ismail Qemali mblodhi përfaqësues nga gjithë fshatrat e kazasë së Vlorës, duke u folur për mëvetësinë, për ndihmën që duhet të jepte populli, etj. Përfaqësues të Radhimës në këtë takim ishin Ymer Radhima dhe mulla Sali Xhaferi. Krahas lëvizjes për pavarësi në këto momente u zhvillua edhe një fushatë e nxehtë elektorale në mbështetje të kandidaturave nga Vlora për zgjedhjet e reja në parlamentin xhonturk. Në gazetat Liria e Selanikut, Drita e Manastirit dhe Dielli e Bostonit, bëhet fjalë për mbështetjen e fuqishme që i dhanë kandidaturës së Ismail Qemalit, atdhetarët e Vlorës. Në komision, si mbështetës të tij shënohen emrat e Ibrahim Abdullahut, Ymer Radhimës, Xhafer Asllanit, Hamza Isait e sidomos Alem Mehmetit. Sipas gazetës Liria e Shqipërisë, që botohej në Sofje, theksohet se krahina e Dukatit dha një shembull të shquar kompaktësie, pjekurie politike e atdhetarizmi. Ja se çfarë theksohet në një nga numrat e saj:...syrja Beu dërgoi pará në të gjithë anët e vendit, që të zgjidhnin atë, por në shumë vende ja kthyen paratë. Ashtu bëri edhe trimi Alem Mehmeti, i cili në katundet Tragjas e Radhimë, as që e qasi këmbën e Syrja Beut * 44

45 Ndërkohë, si rezultat i rritjes së lëvizjes popullore në mbarë Ballkanin, xhonturqit më 1908 lejuan krijimin e organizatave dhe klubeve kulturore të ndryshme. Menjëherë patriotët vlonjatë formuan klubin Labëria ** me kryetar nderi Ismail Qemalin. Ky klub drejtohej nga kryesia e përhershme prej tetë anëtarësh, ndër të cilët ishte edhe Ymer Ali Radhima. Direkt ky klub u muar me organizimin e luftës për pavarësi, duke formuar degë të veta nëpër krahina e fshatra. Po ashtu ky klub mori në kujdestari shkollën fillore të qytetit të Vlorës, ku mësohej gjuha shqipe si dhe hapi shkollën e vet. * Gazeta Liria e Shqipërisë Date: ** Gazeta Bashkimi i Kombit Hasan Jaupi Date: Menjëherë pas disa ditësh në Dukat, në Tetor 1908 u formua Komiteti Drejtues i krahinës me anëtarë nga të tre fshatrat. Nga Radhima ishin vëllezërit Xhafer e Sihat Asllani (Ramosaço) e Hasan Jaupi. Pas kësaj në krahinë filloi puna për organizimin e rezistencës dhe sigurimin e armëve. Por pas një muaji lindi nevoja e një mbledhje më të zgjeruar, që u bë në përrua të Gjimarës, ku përveç anëtarëve të komitetit drejtues nga Radhima ishin edhe Ymer Radhima me Hasan Pulon. Ndërkohë dy ushtarakë turq në Vlorë, anëtarë të klubit Bashkimi, ishin bërë pengesë për vazhdimin e aktivitetit patriotik, prandaj duheshin asgjësuar Ismail Qemali me anëtarë të Klubit Labëria, ndër tá edhe Ymer Radhima në Napoli më Dhe vrasjen e tyre e mori përsipër organizata Dora e zezë për shpëtim, anëtarë të së cilës prej vitit 1908 ishin edhe Ymer e Shyqyri Radhima. Pas 45

46 kësaj ngjarje më 1909, Ymer Radhima bashkë me patriotë të tjerë si Alem Tragjasi, Qazim Kokoshi, etj të kërcënuar nga autoritetet turke u larguan për në Korfuz e më pastaj drejt Italisë, ku u bashkuan me Ismail Qemalin. Ndërkohë turqit sulmuan klubet e krijuara dhe detyruan mbylljen e shkollave. Po ashtu, duke qënë se krahina jonë ishte afër qytetit dhe dihej që kishte mbështetur veprimtarinë e klubeve patriotike, u plaçkit e para nga xhonturqit, në kërkim të firarëve. Por koha ikte shumë shpejt. Në Korrik 1910, përsëri Çerçiz Topulli në Dukat. I shoqëruar edhe me trima nga krahina jonë merr rrugën për në Vlorë. Pasi futen natën ilegalisht në qytet, më 26 Korrik organizohet përsëri një mbledhje së bashku me Ismail Qemalin, Jani Mingën, etj. Aty u vendos armatosja e popullit, organizimi i veprimeve për t i zbuar osmanllinjtë. Vlora po merrte përsipër një detyrë me rëndësi, shpalljen e mëvetësisë. Duke ju referuar fakteve historike të kësaj kohe vërejmë se lëvizja kishte marrë përmasa kombëtare. Çetat vepronin kudo, të përkrahur nga vegjëlia në fshatra e qytete, prandaj duke u gjendur në vështirësi xhonturqit u detyruan të shpallin amnistinë e përgjithshme, gjë që shpejtoi kohën e shpalljes së pavarësisë. Në Korrik 1911, 24 luftëtarë nga Radhima, së bashku me anëtarin e komisionit organizator Ymer Radhima, morën pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në përkrahje të Memorandumit të Gërçes. Pas këtij takimi kryengritësit nga Vlora, Mallakastra e Gjirokastra, ndër tá edhe luftëtarë radhimjotë u nisën për në Cakran e Berat, pasi duhej mbështetje më e gjerë dhe veprime të përbashkëta. Për t i penguar, në Cakran turqit u kishin përgatitur kurth luftëtarëve, por me ndihmën e fshatarëve mallakastriotë, ata mundën të çajnë drejt Beratit...* Më pas, në pranverën e vitit 1912, me porosi të Ismail Qemalit, atdhetarët vlonjatë koordinuan veprimet me kryengritësit kosovarë dhe të malësive të Shqipërisë, duke marrë kështu lëvizja për pavarësi përmasa mbarëkombëtare. Ndërkohë që udhëheqësit e saj kryesorë Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina kërkonin me ngulm nëpër diplomacitë europiane shpalljen e Shqipërisë, shtet të pavarur. E krahina jonë u vu në ballë të kësaj lëvizje. Rreth 400 burra të armatosur nën drejtimin e Alem Mehmet Tragjasit, në korrik 1912 iu afruan periferisë së Vlorës, deri tek çadrat e kampit të ushtarëve turq...** Ndërkohë më 3 Gusht, në Qishbardhë u bë një mbledhje e madhe proteste e gjithë fshatrave të Labërisë, ku u lexua teksti i Memorandumit të Gërçes, drejtuar Portës së Lartë, në të cilën i kërkohej sulltanit të pranonte 12 kërkesat e kryengritjes shqiptare të Kosovës. Pas kësaj mbledhje, ku nga Radhima morën pjesë 30 burra, nën drejtimin e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit u organizua takimi i krerëve kryengritës në kuvendin e Fierit, në të cilin Hasan Prishtina u zgjodh delegat i Shqipërisë së jugut në delegacionin që do t i paraqiste Portës së Lartë, kërkesat e këtij memorandumi. E në këtë kuvend si delegatë që përfaqësonin fshatin Radhimë, ishin Ymer Radhima e mulla Sali Xhaferi. 46

47 Duke qenë se Turqisë po i shteronin forcat, pasi në këtë kohë ajo ishte në luftë edhe me Italinë në Libi, fqinjët tanë menduan se ishte momenti më i për shtatshëm për të përfituar territore nga kjo Shqipëri e tejlodhur prej pushtimit të gjatë osman. Për këtë arsye, Greqia ndërmori veprime luftarake për realizimin e qëllimeve të saj. Në këto momente detyrë imediate ishte mbrojtja nga coptimi, prandaj patriotët u shpërndanë kudo. Për këtë qëllim, në vjeshtën e vitit 1912, në Radhimë u organizua një mbledhje me gjithë popullin e krahinës së Dukatit. Me ardhjen e djalit të Ismail Qemalit në këtë takim, i cili shoqërohej nga Hamza Isai, Et hem Bej Vlora dhe Alem Mehmeti, ju bë thirrje * Gazeta La Nazione Albanese No. 18 Datë: ** Gazeta Liria Datë: fshatarëve për t u mobilizuar në mbrojtje të Janinës. Sipas kujtimeve të mësuesit Mihal Peço mësohet se: Nga Dukati, Tragjasi e Radhima pas kësaj mbledhje u radhitën për në luftën e Janinës 40 luftëtarë, të cilët u nisën nga Vlora me karvanin e parë më 14 vjeshtë e tretë 1912 * Ja burrat nga Radhima, që luftuan në mbrojtje të saj: Balil Lagji, Brahim Sadiku (Begotaraj), Dalan Tahiri (Selmanaj), Birbil Sinani, Sinan Bilani, Xhafer Jaupi (Begotaraj), Laze Zhegu, Lame Halili (Lameborshi), Isuf Jazoj, Ali Gjimara e Mehmet Hasani (Bonjakaj). Ata luftuan si trima në frontin e Bezhonit në përbërje të çetës së krahinës e nën tingujt mobilizues të borizanit Ali Gjimara, u hodhën në sulm për mbrojtjen e Janinës, duke e larë me gjakun e Xhaferit dhe Lazes atë tokë, që greku me forcë e mori Mbas Janinës, në Nëntor 1912, forcat greke pushtuan bregdetin himarjot dhe u drejtuan drejt Llogorasë, ndërkohë që ditët për shpalljen e pavarësisë ishin të numëruara. Menjëherë Dukati jep kushtrim. Ditën e festës së barjamit, trupat greke po ngjiteshin përpjetë rrugëve të Bardha. Pas fjalëve të hoxhës së Dukatit se Barjami ynë nashti është në Llogora..., gjithë krahina në këmbë e më 24 Nëntor, luftëtarët ishin në llogore. Plot 20 burra të armatosur radhimjotë me komandant Xhafer Asllanin në krye përfaqësonin fshatin tonë. Ndërkohë gjithë fshati ishte gati në dispozicion të frontit. Aq patriotë ishin radhimjotët sa që shumë syresh gjatë kthimit nga Janina më 20 Mars 1913, kur dolën në qafë të Shëngjergjit dhe moren vesh se në Llogora po lufohej nuk u kthyen pranë familjeve por shkuan drejt Llogorasë - 28 Nëntor Shqipëria më vete!... Në Vlorë festë në Llogora qetësi. Të gjithë me kujdes kontrollonin çdo lëvizje të grekëve, poshtë tek zhavorrishtja e Përroit të Palasës. Ndërkohë që dielli kishte marrë tatëpjetën dhe të ftohtit e mjergulla po zinin vend, një zhurmë që sa po vinte e shtohej nëpër pisha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Përmes pishave flamur po vinin tre lajmëtarët nga Dukati, të hipur mbi kuaj me shalë, të cilët mbanin një flamur të madh kombëtar në dorë, që çante në mes ajrin e pastër të qafës. Ende pa ndaluar mirë, një ndër tá dha sihariqin: 47

48 - Fituam! E ngritëm flamurin! Shqipëria më vete... Menjëherë një brohoritje e gjatë, që gjarpëroi nëpër llogore, lëshoi një jehone në tërë Akrokeraunin, duke u shndërruar në një vetëtimë për grekët atje poshtë në Palasë... Edhe qeveria e sapo formuar në Vlorë, vëmendjen kryesore ja kushtoi Llogorasë. Një ndër të ngarkuarit e Ministrisë së Mbrojtjes në Llogora ishte Ymer Radhima. Disa herë gjatë periudhës ushtarët grekë ndërmorën sulme, por qafën nuk e kapërcyen dot, pasi luftëtarët e krahinës sonë treguan shembuj të lartë qëndrese dhe patriotizmi, ku ndër tá u dallua edhe Xhup kuqi. Ky ishte pseudonimi i Xhafer Asllanit, komandantit të çetës sonë. Të gjithë së bashku bënë atë që Vlora të mos pushtohej dot nga andartët grekë... * Mihal Peço DOKO: Kujtime Vlorë 1969 Ja disa fragmente vargjesh ku populli përshkruan qëndresën në Llogora: Më dymbëdhjetë seneja, shëmitri njëzet e cá, erdhi greku Llogora Ngrihi burra e gra! Se greku sipër na ra Bëni përpara mbi tá! Se për të këtu vend s ka. E këta luftëtarë trima, sipas këngës udhëhiqeshin nga kryetrima: Dukat kemi Hajdëranë, në Tragjas Alem aganë, Radhimë Xhafer Asllanë DUKAT 1912 Kështu pra, krahina e Dukatit dha një ndihmesë të madhe në përgatitjen e kushteve për shpalljen e pavarësisë. Gjithashtu ajo mbajti peshën kryesore në përballimin dhe zbrapsjen e sulmeve të andartëve grekë në Llogora. E pjesëtare e saj ishte edhe Radhima, luftëtarët dhe burrat e së cilës u ndodhën kudo ku e lypi nevoja e kombit. Ndërsa Xhafer Asllani, Birbil Sinani, Xhelo Novruzi, Dalan Tahiri, Sinan Bilani, Lame Halili, etj. në këmbë në Llogora,Ymer Radhima e Av. Mehmet Halili në Vlorë, Hasan Pulua në Leskovik kundër sulmeve greke dhe përkrahësve të Esat Pashës, të tjerët të gjithë bashkë si fshat ishin një prapavijë e sigurtë, ku gjithçka ishte për frontin; për pavarësinë dhe mbrojtjen e saj. Por për vetë faktorët që dihen më 1914, qeveria e Ismail Qemalit u largua, duke ja lënë vendin princ Vidit, që s pati jetë të gjatë... 48

49 LUFTA E PARË BOTËRORE 1920 GUNAT PËRMBI TELA Pavarësisht se në vitin 1913, një pjesë e territoreve të Shqipërisë u përdorën për të plotësuar orekset e vendeve fqinje ballkanike, të tjerë shtete, duke llogaritur edhe fuqi të mëdha, kishin interesa strategjike në tokat e ngelura. Prandaj një ditë dhjetori, pikërisht më 29 Dhjetor 1914, Italia me një regjiment bersalierësh (Regj. i X), një bateri malore e pasuar nga një tjetër për shërbime të tjera, zbarkoi në Vlorë me preteksin e mbrojtjes së saj nga rreziku grek. Gravurë italiane* Pushtimi i Vlorës më 29 Dhjetor

50 Nga jugu, kufiri i pushtimit italian ishte vendi i quajtur Kalaja në Ujë të Ftohtë, duke u ngjitur lart drejt Shashicës, deri në fillim të vargmalit.** Por pas një viti, në dhjetor 1915, numri i ushtrisë italiane në Vlorë arriti në 18 batalione, duke u bërë në shkurt 1916 në 48, me rreth ushtarë nën komandën e gjeneral Piacientinit. E me shtimin e trupave në dhjetor 1915, ushtria italiane ndër të tjera pushtoi edhe krahinën e Dukatit. Ata instaluan reparte ushtarake në Mavrenerua, Çipe, Ramec, Hundë të Erizit, Moçale, Fushë Dukat, etj ndërsa pranë lumit të Izvorit, drejt Tragjasit, vendosën aeroplanë bombardues tip Caproni në një aerodrom fushor. Duke patur parasysh se deri në këtë moment në krahinën tonë mungonte plotësisht infrastruktura, pushtuesit për interesa të veta në radhë të parë, * Botohet për herë të parë në Shqipëri ** L. CADORNA: Altra pagina sulla grande guerra Viti 1955 Faqe: 108 filluan ndërtimin e rrugëve. Me robërit austriakë si dhe nga vetë italianët u hap rruga automobilistike Vlorë-Radhimë-Dukat-Sarandë (rruga ekzistuese sot), pasi më parë komunikimi me Vlorën bëhej me rrugë këmbësore për gjatë buzës së detit, deri në Mavrenerua, duke gjarpëruar nëpër kodra drejt Jonufrës. Më pastaj ajo ngjitej mbi shkëmbinjtë e thepisur e zbriste tatëpjetë për në Ujë të Ftohtë (tek Rrapi). Pas përfundimit të rrugëve për komunikim të Vlorës me zonën për rreth qytetit, më 1916, ku përfshihej edhe Radhima, pushtuesit italianë në hartën e tyre ushtarake, rrugën Vlorë-Radhimë e emërtuan: Rruga Jeronim (Girolamo) De Rada * Gjithashtu në këtë kohë u ndërtua rruga automobilistike që lidh fshatin me rrugën kombëtare, deri në Hundë të Erizit, ku italianët ngritën një shtëpi pushimi për ushtarakët, spitalin ushtarak si dhe për komunikim të shpejtë, një teleferik prej andej deri në gropë të Viroit. Sipas të thënave prej më të moshuarve nga Radhima, gjatë hapjes së rrugës shkëmbore brënda në fshat, shpërthimet e dinamitit morën jetën e një djali të ri (rob austriak). Kësaj periudhe i përkasin gjithashtu edhe ndërtimi i urave të Vrizit, Katohorisë (rindërtuar me 2006), Çakos e Izvorit (ura e vjetër), që janë edhe sot nyjet më të rëndësishme lidhëse të Radhimës me Vlorën dhe Dukatin. Por pushtimi italian nuk u mirëprit nga banorët e Vlorës dhe fshatrat për rreth, që tashmë kishin nevojë për liri, nuk donin të shikonin më të huaj në vendin e tyre Dhe reagimi i pushtuesit ishte i egër, i menjëhershëm; reagim prej të forti. Ja si e përjetëson populli vlonjat i brengosur pushtimin italian: Pa na merrnë e na lidhnë, me zinxhir dorë për dorë. Si kafshë bran na hiqnë, na shpinin gjer në Vlorë. Atje na ndanin dënimet, ca Babic e ca në Romë 50

51 Pushtimi i Vlorës kaloi në duart e komandës italiane dhe sekretarit të punëve civile; karabinierët, ushtria u bënë zotër kudo. Por pavarësisht se pushtuesit ishin të shumtë e të armatosur, atdhetarët filluan organizimin e rezistencës anti italiane në qytet e në fshatra. Shoqëritë atdhetare si Shtizat e qytetërimit, Opinga, Mbrojtja Kombëtare, etj. me punën e tyre ringjallën ndjenjat kombëtare. Në këtë kohë kryetar i degës së org. Mbrojtja Kombëtare për Radhimën ishte mulla Sali Xhaferi.** E shkëndija e parë u dhá. Në përkujtimin e ditës së flamurit më 28 Nëntor 1918, gjithë populli i Vlorës, duke brohoritur me flamuj kombëtarë në duar demostroi nëpër rrugët e qytetit. Me tá u bashkuan edhe plot fshatarë nga fshatrat për rreth, të cilët jo pa qëllim këtë ditë ndodheshin në qytet; me tá * Universiteti i Bolonjës: Harta No / A J Viti 1916 ** Gazeta: Mbrojtja Kombëtare Datë: edhe plot radhimjotë... Në këtë demostrim u kërkuan të drejtat kombëtare si liri, pavarësi, etj. pasi Lufta e I Botërore kishte përfunduar dhe italianët ishin ulur këmbëkryq në Vlorë Kjo gjendje do të mbahej e ndezur gjithandej. Kudo ku ndodheshin, nëpër dasma, vdekje, nëpër kafene, në pazar, etj patriotët, intelektualët, fshatarët e thjeshtë diskutonin për ata (pushtuesit italianë); një barrë të rëndë kishin mbi supe S kaloi pak kohë e në Mars 1919 në Brataj djalëria fshatare formoi shoqërinë Mbrojtja Shkollore, e cila s ishte gjë tjetër veçse degë e komitetit Mbrojtja Kombëtare, që vepronte ilegalisht në Vlorë. Në drejtimin e këtij komiteti nga Radhima ishte Ymer Radhima, kurse në krye të djalërisë fshatare dolën Hysni Lepenica, Tahir Hoxha, Hasan Pulo, Gani Aliko, Brahim Kushta, etj. Ndërkohë që koha ecte shumë shpejt: 28 Nëntor Festë e madhe në Fushë Dukat. Fshatarësia e krahinës, veçanërisht nga Dukati e fëmijët e shkollave të të tre fshatrave (Dukat, Tragjas e Radhimë), me flamuj e veshje kombëtare u grumbulluan tek hani i Abaz Gegës për të kënduar e kërcyer në ditën e flamurit. Këtë ambjent festiv, të organizuar nga kryesia e Komitetit Krahinor, tentuan ta prishnin me forcë karabinierët italianë të ardhur nga Radhima. Por edhe populli ashtu ju përgjigj. Në rresht të parë u vendosën nxënësit e të tre shkollave Mësuesi patriot Mihal Peço, që në atë kohë ishte mësues në Radhimë, kishte hapur krahët tamam si shqiponjë mbi nxënësit e vet. Ishte gati të përleshej me këdo në mbrojtje të tyre... Burra trima e djem kurajozë nga Dukati u përballën me ndërhyrjen e karabinierëve e dolën fitimtarë. Festa vazhdoi deri vonë Nga Radhima në këtë festë ishin Muhamet Lagji, Azem Dalani, mulla Sali Xhaferi, etj * Kështu pra, ditë pas dite, populli i Vlorës, Labëria e më gjerë po ndërgjegjësoheshin se Vlora i përkiste Shqipërisë dhe jo Italisë. Prandaj diçka duhej bërë Prandaj edhe Ymer Radhima, me të tjerë patriotë çanë rrethimin në Janar 1920 dhe në Kongresin e Lushnjës çuan fjalën e popullit 51

52 të pushtuar vlonjat. Ndërsa në Prill 1920, në shtëpi të Radhimajve në lagjen Muradie (të Ymer Radhimës) u mblodh djalëria e Vlorës, ku Avni Rustemit dhe Balil Mete Pelarit nga Dukati, ju ra shorti për të vrarë Esat Pash Toptanin. Pra, Vlora po përgatitej për ndeshje, urrejtja e grumbulluar ishte gati të shpërthente Ja si e përshkruante këtë moment patrioti Osman Haxhia në kujtimet e tij:...kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë, nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me zhgabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë... ** * Gazeta: ** Osman Haxhi MEHMETI: Zëri i Popullit Kujtime Dt E koha erdhi. Më 25 Maj në Radhimë takohen Alem Mehmeti me Ymer Radhimën e Aristidh Rucin, për organizimin e krahinës në luftë kundër pushtuesit dhe disa ditë më pas, më 29 Maj 1920 në Barçalla u mblodhën 200 burra dhe diskutuan për luftën. Fshati ynë u përfaqësua nga Ymer Radhima, Xhafer Asllani e Azem Dalani. Pas këtij takimi, shumë shpejt, më në Beun (Vajzë), dymbëdhjetë komisione miratuan ultimatumin që do t i paraqitej gjeneral Piacientinit. Ata së bashku, si dhe të ndarë nëpër komisione (ndër tá edhe 9 radhimjotë si Ymer Radhima, Mehmet Ruko, Jaup Saliu, Birbil Sinani, Xhafer Asllani, etj) diskutuan paraprakisht për organizimin e luftës nëqoftëse italianët nuk do të pranonin ultimatumin. Aty u caktuan gjithashtu edhe vendet ku do të vepronin çetat e çdo fshati. Çeta e Radhimës, së bashku me ato të Tragjasit e Dukatit do të sulmonin garnizonin italian në fshatin e Gjormit, ndërsa në zonën Radhimë-Jonufër për të kryer veprime luftarake u caktua çeta e Tërbaçit. Garnizonet italiane ishin të rrethuara me tela me gjemba dhe të mbrojtura nga mitrolozë stacionerë, të instaluar në pika dominuese të fortifikuara me thasë me rërë. Duke e ndjerë rrezikun, italianët filluan kontrolle më të rrepta brenda në qytet dhe në krahinën tonë. Shumë burra, djem, intelektualë, patriotë u internuan në Ishullin e Sazanit. Ndër tá edhe radhimjotët Hasan Pulo, Fejzi Saliu, Hodo Aliu, Dalan Bestrova, Hasan Gjimara, Sali Muhameti, etj. kurse Av. Mehmet Halili konsiderohej shumë i rrezikshëm, prandaj ishte izoluar në kalanë e ishullit. Ndërkohë më 05 Qershor çeta e Radhimës, pas një darke të madhe të shtruar në shtëpinë e kryeplakut të fshatit, Balil Hysen Lagjit, përcillet nga të gjithë drejt malit të Tragjasit, ku u bashkua edhe me çetat e tjera të krahinës. Pasi u organizuan, direkt natën e kësaj date, ata sulmuan garnizonin italian të Gjormit. Aty u zhvilluan luftime të ashpra me një bilanc prej 40 të vrarë e 80 të zënë rob nga pala italiane, por edhe nga ana jonë humbja qe e madhe; kjo betejë u la me gjakun e dy komandantëve trima, të Hodo Zeqirit nga Dukati, Birbil Sinanit nga Radhima dhe dy djemve nga Tragjasi. Disa ditë më pas, në shesh të Llustrës (Radhimë), u bë analiza 52

53 e ecurisë së luftimeve me përfaqësues nga tre fshatrat e krahinës sonë dhe Tërbaçit për të koordinuar më mirë veprimet front lufte-prapavijë, etj. Në këtë mbledhje nga Radhima morën pjesë Xhafer Asllani, Ymer Radhima, Azem Dalani e mulla Sali Xhaferi. Mbas këtij takimi përveç të tjerave u caktua një radhë për furnizimin e çetës me ushqime sipas mëhallave të fshatit. Mbas luftës së Gjormit, çeta e Radhimës u sposta në vijën e parë të frontit Kotë - Drashovicë, kurse në luftimet e 11 Qershorit në drejtimin Shashicë Kallafet - Qishbardhë, për të penguar mundësinë e ardhjes së italianëve nga pas shpine. Duke qenë se rrethimi po ngushtohej, gjeneral Piacientini urdhëroi bombardimin me dy kryqëzorë nga deti të fshatrave Babicë, Kaninë, Radhimë e Tragjas, predhat e të cilëve* shkaktuan shumë dëme materiale edhe në fshatin tonë. Këtë moment, këngëtari popull e përjetëson, duke na * Kryqezorët italianë quheshin: Duilio dhe San Marco treguar se ju bë thirrje pushtuesit, që të mos qëllojë nga deti, por të dalë steresë (në tokë) I hipi Osmëni kalit, * bëri poshtë buzë malit, dërgoi kartë xheneralit: Del steresë e jo limanit! Të shoç të zot e vatanit, djemtë e Ismail Qemalit, të Skënderbé faqebardhit... VLORË, 1920 Megjithatë populli i kazasë së Vlorës kishte rrëmbyer armët për ta çliruar qytetin e vet, prandaj nuk i trembte asnjë bombardim. Vetëm në luftimet e datës 11 Qershor, italianët lanë në fushën e betejës mbi 100 të vrarë, sepse: Duilio 1920 U hodh Gorishti e Tërbaçi, tek topat kurdisur, Radhimë, Dukat e Tragjasi, duke sokëll e bërtitur; Velçiotë, të tjerë u vërvinë, dhe vranishnjotë me tá, bashkë me kapedan Salinë, mu te vreshtat e mëdha... LABËRI,

54 E aty në frontin e luftës mbriti edhe lajmi për plagosjen rëndë në Drashovicë të Nuri Radhimës, pjesëtar i çetës së qytetit. Ndërsa pak ditë më mbrapa, gjatë luftimeve në Oshëtimë, një tjetër radhimjot plagoset, Sinan Bilani, i cili qysh nga Janina e Llogoraja gjithmonë kishte qenë një luftëtar me zemër i çetës së fshatit. Duke bërë një bilanc të luftimeve deri më datën 11 Qershor vërehet se, italianët ishin tërhequr me humbje nga Gjormi, Llogoraja, Rameci, Kota, Shashica dhe dalë nga dalë po mbylleshin në qytet. Kjo gjë e shtoi shumë besimin në fitore, duke bërë që në luftimet e Qershorit, luftëtarët qylafbardhë të tregonin guxim e trimëri me të madhe. Ja si e përjetëson një pjesëmarrës në betejë, trimërinë e shokëve të tij: * Lexo: Historiku i Vlorës Muzeu Historik Vlorë Qershori tetëmbëdhjetë, doli Piacientini vetë, i mblodhi gjithë hamenjtë, dhe ardit kësulë zestë. U tha nesër të gatiti! Mbi shqiptarët të vërviti, aeropllan e tromopilë, asnjë Vlorë të mo rrijë!... Gjith ata trima që qenë, njëherësh në këmbë u ngrenë, ua hapën batarenë. Në fushë të Peshkpisë, ra balloni i Italisë LABËRI 1920 Pra, çdo ditë që shkonte po e ngushtonte rrethimin, deri sa në ndeshjen e fundit, siç thuhet edhe në këngë, dmth më 19 Qershor, italianët u mbyllën në qytetin e Vlorës. Ata tani ishin në dilemë; për ikje të turpshme ose rezistencë të pamundur kundër lebërve qylafbardhë, të cilët qëndronin gati me gunat e tyre për t i hedhur mbi telat e fundit mbrojtës. Në këtë situatë të disfavorshme për italianët filloi sulmi i dytë mbi Vlorë deri sa më 02 Gusht 1920, forcat pushtuese pranuan humbjen, kapitullimin, duke bërë kështu që në mesditën ditës së Premte , rreth 4000 luftetarë nga Labëria, Mallakastra, Deshnica, Elbasani, etj të hyjnë si fitimtarë në qytetin e Vlorës.* Lufta e Vlorës, ishte një epope e lavdishme për gjithë kazanë e Vlorës, e cila u përkrah moralisht e materialisht nga shumë krahina të Shqipërisë. Ajo tregoi forcën e një populli, i cili sado i vogël që ishte, i detyroi fuqitë e mëdha të kohës të mendoheshin mirë para se të merrnin vendime të tjera për 54

55 coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë. E ditën e fitores, populli i Vlorës këndoi, duke e përjetësuar në histori këtë epope: Maji më njëzet e nëntë, ** në Barçalla, në mal të shënjtë, ngrenë plan populli vetë: Të desëm për dhen e shenjtë! Të desëm për Barçallanë! Fshat më fshat kartrat u ndanë. Vumë çet e kumandarë, Salari, Selam Musanë, * & ** Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve Faqe: 89-90, Tiranë 1970 në Vranisht Sali Muranë, në Tërbaç vunë Selamnë, në Brataj Memo plagnë, Lepenic Ahmet Islamnë. Dhe në Gjorm Selam Hasanë, Tragjas Alem aganë, Radhimë Birbil Sinanë, në Dukat, Zykë Matanë. LABËRI 1920 Në këtë periudhë, edhe fshati Radhimë, bijtë e saj fjalë pak e sy patrembur, dhanë ndihmesën e tyre maksimale për çlirimin nga pushtuesit italianë. Me Ymer Radhimën e kudondodhur,* Av. Mehmet Halilin në Vlorë, me Sali Xhaferin, kryetar të org. Mbrojtja Kombëtare për fshatin; ** me Xhafer Asllanin, Azem Dalanin, Muço Muhametin, Jaup Saliun, Hasko Ramon, Sadik Nikën, Ali Gjimarën, Xhelo Novruzin, Beqir Seferin, Ahmet Zhegun, Selim Mazen, Osmën Aredinin, Novruz Gjimarën, mulla Mete Dautin, Brahim Sihatin, etj. në vijën e parë të frontit, që gjithmon në sulm i thërriste borizani Mehmet Ruko; megjithë ata të internuar në ishullin e Sazanit; me jetën e komandantit trim Birbil Sinani dhe gjakun e kulluar të Nuri Radhimës e Sinan Bilanit; me sakrificat e gjithë atyre nënave, të cilat të ngarkuara nëpër terrin e natës furnizonin frontin etj, Radhima hyri në histori si fshat i vijës së parë, në Luftën e 20-tës. E pas lufte patrioti Hasan Pulo, mediton e kujton këtë epope me vargjet: Nëntëqind e njëzet viti, mu në pesë të qershorit, rrethi i Vlorës krye ngriti, të drejtat e tij kërkoi Bënë not dhe e dërguan, 55

56 në komandë të Italisë, Vlorën duam të liruar, ajo është e Shqipërisë... Në Beun të Vajzës vanë, ultimatum i dërguan, me konditë për një javë, Vlora të ish e liruar. Po shtriga që na kish zënë, s na e vuri veshin fare, tha: Këta s kanë ç më bëjnë, pesë hajdutë në një përralle * Gazeta Kuvendi * * Gazeta Mbrojtja Kombëtare Romë Datë: Ashtu pandehu i gjori, se mos ishim një pakicë, po kur pa se ju vërvimë, që të gjithë si milicë Trimat e kazas së Vlorës, që qenë shumë më lashtë, Kurvelesh e Gjirokastër, dhe gjitonia Mallakastër RADHIMË 1927 BIRBIL SINANI U lind më 1882 në Radhimë, në Berdodhimaj. Qysh i vogël tek Birbili dolën në pah veti të tilla si guximi, shkathtësia, etj. të cilat ndikuan në formimin e tij si luftëtar trim e i guximshëm. Ai u rrit dhe u edukua në një familje, që kurrë nuk e pranoi shtypjen e pushtuesit turk. Ende pa vënë brisk në faqe, shkon nizam në Manastir dhe Selanik, duke u kthyer në vendlindje pas 4-5 vjetësh, më Vetë kryerja e shërbimit ushtarak në reparte turke dhe kontakti me patriotë shqiptarë në këto qytete, bënë atë që direkt pas kthimit në atdhe, Birbili të aktivizohet me lëvizjen kombëtare për shpalljen e pavarësisë, bile edhe si komit (siç quheshin atëhere) në çeta të ndryshme. Më 1908 është pjesëtar i çetës së Beqir Velos nga Kanina, në përbërje të së cilës merr pjesë në takimin me Çerçiz Topullin po në këtë periudhë në Mavrovë. Deri në shpalljen e pavarësisë Birbili u ndodh kudo ku pati tubime, mbledhje e 56

57 përpjekie luftarake. Pjesëmarrja aktive me armë në dorë në mbrojtje të Janinës dhe Llogorasë nga pushtimet greke, bënë atë që Birbili të zgjidhet njëzëri komandant i çetës së Radhimës në Luftën e 20-tës. Pas marrjes së vendimeve në Beun, ku ishte edhe Birbili anëtar komisioni e pas përcjelljes nga gjithë fshati, më 05 Qershor çeta e Radhimës nën komandën e tij mori rrugën drejt malit të Tragjasit, ku do të bashkohej me çetat e tjera të krahinës. Po atë natë ata sulmuan garnizonin italian në fshatin Gjorm. Pasi armiku po thyhej, Birbili nga të parët u hodh me gunën përmbi tela për t u përleshur me tá. Por një plumb armik jetën në mes i pret. Pasi pushtuesit u shpartalluan në Gjorm, pushoi së rrahuri zemra e komandant Birbilit, duke dhënë urdhërin e fundit: - Përpara për në Vlorë!... Eshtrat e tij sot prehen në vorrezat e dëshmorëve Vlorë RADHIMA E RRESHTUAR NË KRAHUN DEMOKRATIK TË KOHËS Me çlirimin, ju tha ndal përfundimisht coptimit të Shqipërisë. Ky vend ka zot! Një epokë e re filloi me Tiranën kryeqytet. Votën për këtë në Kongresin e Lushnjës e dha edhe delegati Ymer Radhima. Tani atdheu kërkonte bijtë e vet të bashkuar për ta çuar kombin përpara. Prandaj në vitin 1921 u zgjodh një komision kombëtar kostitucional për përgatitjen e paketës së parë të ligjeve për shtetin e ri. E fshati ynë u përfaqësua nga mulla Sali Xhaferi. Por koha nxorri shumë probleme të reja në pah. Shumë kundërshtime, përplasje lindën midis vegjëlisë nga njëra anë dhe feudalëve anadollake nga ana tjetër, midis progresit dhe konservatorizmit, midis patriotizmit dhe tradhëtisë. Krahu më përparimtar, i udhëhequr nga Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Halim Xhelo, Avni Rustemi, etj. luftonin për krijimin e demokracisë, për zhvillimimin e arsimit, për të drejtat sociale, për zëvendësimin e marrdhënieve feudale, etj. Organizatat përparimtare në Vlorë si Mbrojtja Kombëtare, Mbrojtja Shkollore, Lidhja Djaloshare, etj. luajtën një rol të rëndësishëm. E frymën e këtyre organizatave në Radhimë e shpërndanin Ymer Radhima, Hasan Pulo, Xhafer Asllani, mulla Sali Xhaferi, Imet Aredini, Hasko Ramo, etj., duke qenë në çdo kohë në mes të fshatarëve e duke folur për përparimin, demokracinë, etj Ndërkohë një figurë e plotësuar siç ishte Ymer Radhima, më 1921 u zgjodh në krye të shoqërisë Mbrojtja Kombëtare dhe në Nëntor 1921, anëtar i kryesisë së organizatës Atdheu, të drejtuar nga patrioti Jani Minga. Në këto kohëra të vështira, Ymeri, si burrë i pjekur, patriot i vendosur e me oratori të rrallë që ishte, u zgjodh nga organizata, anëtar i komisionit që do të shkonte në Mirditë. Ai së bashku me Av. Agjah Libohovën, kryeredaktor i gazetës Fjala e Lirë, më 17 Nëntor 1921 u nis prej Vlore me vaporin Llojd për në Shëngjin e pasataj në Shkodër, ku do të bashkoheshin me Avni Rustemin. Prej andej, të gjithë bashkë drejt Mirditës, 57

58 per të biseduar me Marka Gjonin mbi organizimin e veprimeve luftarake kundër shovinistëve serbë. Rritja e ndjenjës kombëtare, nevoja për demokraci e përparim, i bëri radhimjotët më të ndërgjegjshëm, veprimtarë në çdo moment. P.sh. me rastin e përvjetorit të Luftës së Vlorës, në 03 shtator 1922, shumë ndër ta u ndodhën në Vlorë, ku pas aktiviteteve të zhvilluara u përpilua edhe një telegram drejtuar Këshillit të Naltë të Shtetit, kryetarit të Parlamentit dhe kryeministrit në Tiranë, me te cilin populli i Vlorës kërkonte: Asamble konstitucionale, tue sigurue me një ligj të posaçëm lirinë e votimit sipas parimeve të botës moderne e konstitucionale. E nga të 80 burrat e kazasë së Vlorës, që e firmosën ishin edhe Ymer Radhima, Mehmet Halili, Xhafer Asllani, Sali Xhaferi dhe Elmaz Aliu (Alikapoj) nga fshati ynë, * Gazeta: Fjala e Lirë Datë: 13 & , Vlorë ndërkohë që Sali Xhaferi mbajti edhe fjalën e rastit në emër të krahinës së Dukatit * Por në këtë periudhë kemi përsëri një acarim të mardhënieve midis Kaninës dhe Radhimës. Pavarësisht se vite më parë, Radhima kishte dhënë tokë si dëmshpërblim për vrasjen e djemve kaninjotë, në një ndër ditët e para të Nëntorit 1922, një grup personash të armatosur nga Kanina zaptuan meratë në veri të fshatit, nga bregu i Qishës deri në Latif, ndaluan kullotjen e bagëtive si dhe morën rreth 500 kokë bagëti të Balil Seferit (Begotaraj). Autorët e kesaj grabitje u zbuluan nëpërmjet gjetjes së lëkurave të bagëtive në pazarin e Vlorës... Në këto momente të gjithë së bashku për mbrojtjen e sinorëve. Burrat me mend u mblodhën përsëri; ç të bënin!?: Më pesë dit shëmhilli, Dolli Xhaferi (1) e thirri: Mblidhi o fshat mblidhi! Në breg të Qishës të hidhi, kufirin atje ta vini! Mo trëmbi, frikë mo kini, se përposh ë varizi, avokat Mehmet Halili. (2) U tha gjyqtarëve: Ç kini? Nani tapitë e i shini!... kurse: Pulua (3) vate në Tiranë, e kish mirë me nagjanë, (4) Gjirokastër bëri davanë, (5) për dhëntë që u kishën marrë. 58

59 RADHIMË, 1922 Ja si i kënduan radhimjotët Alem agait për mbrojtjen që ai bëri në gjyq: Mehmet efendi qysh ini?! Këtë dava qysh e kini? Me Kaninë qysh ja shpiri? (1) Xhafer Asllani Ramosaço (2) Mehmet Halil Lameborshi (3) Hasan Ali PULO (4) Nagjanë (turqisht), nënkupton qeverinë, pushtetin (5) Gjirokastra, qendër administrative, brenda së cilës përfshihej edhe Vlora * Gazeta: Fjala e Lirë Datë: Artikulli: Dëshira asambliste në Vlorë Pas përfundimit të gjyqit në favor të Radhimës, marrdhëniet midis dy fshatrave u acaruan përsëri kur në fshat erdhi lajmi se dikush nga Kanina i kishte bërë atentat ne Vlorë birit të fshatit, mbrojtësit të Radhimës për këtë cështje, Av. Mehmet Halilit. Për arsye që kuptohen, vëllezëria e tij e mbështetur edhe nga shumë radhimjotë i përgatitën varrin Mehmetit, atje në kufirin midis dy fshatrave, në rreth të Xhelit... E këtë ngjarje përsëri radhimjotët e përjetësuan me këngë: Në se kaninjot të vranë! O Mehmet! Ku e do varrë? Aty te gorric e tharë, të vështroj më të dy anë... RADHIMË 1922 Por pas lajmit se Mehmeti ishte gjallë, gjendja u qetësua, duke menduar të gjithë se për zgjidhjen e konfliktit duhet të mbizotëronte urtësia. Edhe kaninjotët këtë mendim kishin Të dy fshatrat ishin të lodhur nga kjo hasmëri e vjetër. Në vatrat radhimjote çdo natë kjo diskutohej. Përfaqësues nga çdo mëhallë u mblodhën për zgjidhjen përfundimtare të këtij konflikti të gjatë, duke dalë përsëri në krye të fshatit burra të cilët filluan lëvizjet, bisedimet me të tjerë burra me emër në Vlorë, Dukat e gjetkë. Xhaferi mori kazanë: Në Tragjas Alem aganë, Në Dukat, Ymer Çelo Dukanë, Në Tërbaç Brahim Alinë 59

60 E në një ndër këto netë plot ec e jake, Alem Agai (Mehmeti) nga Tragjasi dhe kryeplaku i Dukatit Azem Beqir Ruci u nisën për në Kaninë, ku u takuan me kryeplakun e fshatit Jaho Veli Shabani dhe me Selam Musa Luzin e Musa Osmën Qerozin. Pasi biseduan tërë natën me ta, të nesërmen kthehen në Radhimë me premtimin se do bëhej diçka Kur ata kapërcyen Shashicën, nga ku Radhima dukej si në pëllëmbë të dorës, ashtu hipur në mushkë siç ishtin, akoma mendonin se si do të zgjidhej kjo grindje!? E rrugëzgjidhja u gjend! Një mëngjes herët dhjetori, një burrë i moshuar nga Kanina me dy djem 8-10 vjeçarë për dore niset për në Radhimë. Në këtë mënyrë radhimjotët nuk do ta prisnin me pushkë, pasi fëmijët nënkuptonin paqen, pajtimin Kështu ndodhi; plaku nga Kanina u prit në fshat nga burrat e kohës, kurse djemve u dhanë sheqellëke (karamele) e përjashta me moshatarët e vet filluan të luajnë, të tregojnë Më në fund u vendos që tre përfaqësues të Radhimës, që ishin Xhafer Asllani, Av. Mehmet Halili e Hasan Pulo, të shoqëruar nga djem të armatosur duhet të vinin për bisedime në Kaninë. Si shtëpi u caktua ajo e Musa Qerozit (Osmenit), që ishte në dalje të fshatit për nga jugu, pra në drejtim të Radhimës. U vendos gjithashtu që kjo shtëpi të ruhej nga dy grupe të armatosur; i pari do të përbehej nga djem kaninjotë, të cilët do siguronin në rrethim të plotë në largësi shtëpinë e Musait, kurse i dyti do përbëhej nga djemtë radhimjotë. Ata do të ruanin nga afër shtëpinë dhe të dy grupet përfaqësues që ishin brenda. Burrërisht u vendos që nëqoftëse ndonjë kaninjot do të tentonte të hakmerrej ndaj radhimjotëve, atëhere rojet e këtyre kishin të drejtën të vepronin ndaj përfaqësuesve kaninjotë që ishin brenda në shtëpi. * Pra me urtësi, predispozicion e llogjikë të ftohtë u zgjidh ky konflikt. Gjaku i derdhur, hasmëritë ju lanë të kaluarës. Në shekullin e ri plot krushqi e miqësi do të bëheshin... Kështu, ndërsa jeta vazhdonte në rrjedhën e vet, radhimjotët punonin e jetonin në trojet e tyre, duke qenë gjithmon admirues të zhvillimit, përparimit, demokracisë... Duke qenë të tillë shumë burra e djem nga fshati u indinjuan dhe u ngritën në mbrojtje të demokracisë, pas vrasjes së Avni Rustemit. Si gjithë kazaja e Vlorës, shumë prej tyre zbriten në qytet për përcjelljen e tij në banesën e fundit. Dhe atje, duke parë atë turmë prej vetash të trishtuar e të revoltuar njëkohësisht, duke dëgjuar fjalimin kushtrim të patriotit Halim Xhelo, ata si shumë të tjerë u betuan se diçka do të bënin Dhe prej datës 26 Prill 1924, ditës kur u varros Avniu në Vlorë e deri më 10 Qershor, kur u rrëzua qeveria e Vërlacit në Tiranë, radhimjotët jo vetëm që nuk qëndruan indiferentë, por një pjesë e tyre, të cilët e quanin veten përkrahës të Fan Nolit, marshuan drejt Tiranës. Ymer Radhima, tashmë i moshuar, Hasko Ramua, Sefer Bilani, Abaz Dervishi, Nuri Radhima plot energji, Hasan Pulua i papërtuar, festuan gëzimin e fitores së Revolucionit të 24-trës në Tiranë. E ndër ta pas fitores së Nolit; Hasani u emërua zv/komisar 60

61 policie në nënprefekturën e Pogradecit, kurse Nuriu drejtues nënprefekture në Përmet e më pas në Dibër. Por siç dihet, nga historia, qeveria e Nolit nuk pati jetë. Ahmet Zogu mori pushtetin, duke i detyruar kundërshtarët e tij të mërgojnë jashtë atdheut, ku ndër ta ishte edhe Hasan Pulua, qe fillimisht emigroi në Korfuz e më pas në Itali. Atje më 1925 ai u bë anëtar i org. Revolucionare KONARE, duke mos e ndërprerë për asnjë moment aktivitetin demokratik, kurse Ymer Radhima u burgos. Këta burra me shpirt demokratik, së bashku me shumë bashkëfshatarë nuk e ndërprenë veprimtarinë e tyre edhe me kthimin në fshat, pas dhënies së amnistisë nga mbreti Zog më Kështu radhimjotët në mbretërinë e re ju nënshtruan ligjeve kushtetuese, duke punuar pothuajse secili në tokat e veta si një fshat kompakt me lidhje të ndërthurura midis fiseve nga krushqitë e miqësitë e pafundme Ata, me kryepleq të mençur si Rexhep Yzeir Rroko, Xhafer * Kjo ndodhi është përshkruar sipas të thënave të Shezai Osmënit, djalit të Musait nga Kanina. Sipas tij, këtë ja kish treguar Sadik Nika, një nga djemtë e armatosur radhimjotë, që mbrojtën të rrethuar shtëpinë ku u kryen bisedimet. Asllan Ramosaço, Balil Lagji, Ahmet Sinan Tefa, Sefer Bilani, Hasan Pulo, Hodo Ali Begotare, Balil Bari, etj ditën si t i përballonin hallet në fshat, ditën si t i mbronin sinoret e tyre, u përpoqën për një jetë më të lirë, më të mirë, me një unitet që nuk duhet harruar Ata donin rregull, ligje, të cilat në kohën e mbretit Zog morën rrugë, por të pa harruara do të mbeten në kujtesën e tyre, taksa mbledhësit zogistë, që duke fshikulluar kamxhikun në çizme u merrnin edhe kafshatën e fundit nga krina Për t u theksuar është një rast i veçantë i ndodhur në këtë periudhë, ku radhimjotët nuk kishin paguar taksat shtetit. Meqenëse përgjegjës në Radhimë për mbledhjen e tyre ishte Lame Halili, xhandarët morën kontakt me kryeplakun e fshatit, Balil Lagjin për arrestimin e tij. Nga që xhandarët nuk e njihnin Lamen, kryeplaku ju thotë në prezencën e këtij të fundit, se ai nuk ndodhej në fshat por me bagëti në Karaburun. Pas debateve që bënë me radhimjotët ata u larguan duarbosh nga fshati. Prandaj pakënaqësia, urrejtja gjithmon grumbullohej dhe kur në horizont ndonjë fije shpresë çfaqej, radhimjotët admironin, përkrahnin çdo kundërshti antizogiste. Si të tillë, Nuri Radhima ishte një ndër kryesorët në organizimin e kryengritjes së Vlorës më Nga të 60 të arrestuarit, pas dështimit të saj, ai u dënua me 15 vjet burg, për aktivitetin e tij antizogist. Kur kryengritja u spostua në Fier më 1935, me mbërritjen e lajmit, plot burra të armatosur me në krye Hasan Pulon, Sefer Bilanin, etj u grumbulluan në Sello e pastaj në shesh të Llustrës ku u bashkuan me burrat e krahinës, për t u nisur drejt Fierit. Por, siç dihet nga historia, ajo dështoi qysh në embrion... Ndërkohë një brez i tërë të rinjsh në fshat, që përbënin tashmë një kontigjent përparimtar, demokrat, një pjesë edhe të shkolluar, kishin hedhur shtat, për të qenë brezi që do të përballonte ndeshjen e madhe, Luftën e II Botërore... 61

62 LUFTA E DYTË BOTËRORE RADHIMA, TOTALISHT ME LËVIZJEN ANTIFASHISTE 6 Prill 1939! Kushtrim në Radhimë! Pothuajse të gjithë burrat e fshatit drejt Fushë Dukatit; tek hani i Abaz Gegës. Për pak kohë numri arriti mbi 400 vetë nga krahina jonë. Të shqetësuar kërkonin armë përpara komandës së xhandarmërisë. Fjalët qarkullonin se mbreti kishte ikur nga Shqipëria; italianët përsëri në Vlorë, prapë luftë... 7 Prill 1939! Në Radhimë një zhurmë mbytëse po dëgjohej, e cila sa vinte e shtohej. Kur dita zbardhi ushtarët italianë kishin zbarkuar në Skelë e në plazh të Vjetër. Pa mbushur 20 vjet, përsëri ata në Vlorë. Por do ta mbrojmë qytetin, s ka vend për të huajt këtu!... Ne Radhime plot fshatarë dolën në hundë të Erizit, nga ku dukej gjithçka si në pëllëmbë të dorës; të tjerë që me natë, ishin nisur në këmbë drejt Vlorës. Edhe rrugës takuan plot krahinorë; në Skelë, plazh te vjeter; të tjerë burra nga kazaja dhe qyteti i prisnin, ndermjet te cileve me arme ne dore edhe Beqir Shuaipi. Poor, pothuajse asgjë. Në heshtje ata panë mjetet e motorizuara se si mbushën skelën; avionët që nxinin mbi kokë, etj. Nuk kishin ç të bënin; disa pushkë ne Skele, ne plazh te vjeter e pastaj ne pritje te nje urdheri tjeter ne Qafe te Topit dhe asgjë më tepër. Mbreti ishte larguar; populli i pa armatosur... Ata kokë ulur shtërngonin grushtat, shanin nëpër dhëmbë e asgjë më tepër...* Pushtuesit zaptuan gjithçka, morën kontrollin kudo. Jua lamë vetë... Në Çipe, Ramec, Moçale, Jonufër, Ravenë, Llogora, etj reparte ushtarake. Në 62

63 1941 Spitali ushtarak fushor Nr. 403 në Virua * Pushtimi i Vlorës është përshkruar sipas kujtimeve personale të Beqir Shuaip Skëndaj, pjesëmarrës me armë në dorë në këtë rezistencë Vol. I rrëzë të Ramecit dhe në rreth të Mullirit, dy depo municioni, ndër më të mëdhatë në Shqipëri. E kudo kontroll, ndalim kalimi, mungesë lirije, mungesë frymëmarrje. Mbas pushtimit të Shqipërisë, nëpërmjet tokës tonë, Italia sulmoi Greqinë fqinje. Gjatë kësaj kohe më 1940 në Radhimë erdhi vetë kreu i fashizmit italian Benitto Mussolini për të vizituar të plagosurit, të cilët përkohësisht ishin dislokuar në Virua. Këtë luftë italianët e humbën si rezultat i rezistencës heroike të popullit grek, të mbështetur edhe nga aleatët. Për t u përmendur është ngjarja e ndodhur me 14 Mars 1941, kur anija spitaliere italiane e quajtur PO, qëndronte në spirancë përballë brigjeve të Radhimës. Këtë datë në mbasdite në pritje për të tërhequr të plagosurit që vinin nga fronti grek ajo u sulmua nga avionë bombardues anglezë, duke u fundosur afërsisht një milje nga bregu. Nga 597 persona (të plagosur, ekuipazh dhe personel që ndodheshin në bord) u mbytën 23, ndër të cilët edhe tre infermiere. Të tjerët dolën me not dhe me mjete shpëtimi në vendin e quajtur Çipe, ku një ndër tá ishte edhe vajza e Mussolinit, Edda Ciano, që shërbente si infermiere në këtë anije.* 63

64 14 Mars 1941 spitalierit PO duke u mbytur përballë bregut të Radhimës Ndërkohë lëvizja antifashiste kishte filluar të organizohej, duke nisur edhe aksionet konkrete. Dhe shkëndia e parë në krahinën tonë u dhá. Djali guximtar nga Tragjasi, Shyqyri Alimerko, hodhi në erë depot e municionit tek rrethi i Mullirit, prej rreth ton municione, në Gusht 1941,** aksion i cili * Të dhëna të marra nga Crescienzo TIANO nga Napoli, djali i Salvatore TIANOS ( ), një nga të mbijetuarit e ekuipazhit të anijes (me detyrë kaldaist), që dolën me not në Virua ** Për të përjetësuar këtë aksion antifashist, në kohën e socializmit është xhiruar filmi artistik: Në fillim të verës u dha zemër radhimjotëve, duke tentuar edhe ata të ndërmerrnin një aksion me njësitin e fshatit për të hedhur në erë depot e municionit në Ramec më 25 Dhjetor 1941 aksion i cili dështoi, pasi italianët, me rastin e krishtlindjeve, nuk fjetën tërë natën. Ndërkohë një lëvizje e re kishte hedhur shtat në Shqipëri, lëvizja komuniste, e cila themeloi partinë e vet në Tiranë, më 8 Nëntor Kjo parti ishte e para që mori iniciativën për organizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë. Pikërisht në Vlorë më 28 Nëntor 1941 do të festohej festa e flamurit. Shumë lebër nga fshatrat zbritën në qytet, i cili tërë ditën buçiti nga brohoritjet këngët patriotike; flamujt kombëtarë valviteshin kudo. Ky ishte i pari demostrim në Vlorë, që sinjalizoi pushtuasit se edhe ky vend kishte zot! E në mes të kësaj turme edhe 20 radhimjotë; krah për krah brohorisnin si: Beqir Shuaipi, Zyhra Radhima, Ali Rroko, Laze Rexhepi, Brahim Sihati, Nuri Radhima, Xhezo Rroko, Ismail Bilani, Hamit Musai, etj. E pas demostratës shtetrrethim, arrestime, ndërkohë që shumë të tjerë po për festën e flamurit, shkuan në Fushë Dukat; ky ishte vetëm fillimi... Veprimet, aksionet do të bëheshin gjithmon e më të shpeshta, më të organizuara, ku prania e radhimjotëve do të ishte e rëndësishme në shumë raste. Duke u ndërgjegjësuar populli se pushtuesi mund të largohej vetëm duke u luftuar, si kudo edhe radhimjotët filluan të organizohen më mirë. Në dhjetor 1941, në shtëpinë e Ali Rrokos, u zgjodh këshilli i përbërë nga Hasan Pulo (kryetar), Ali Rroko dhe Veli Kapo (anëtarë) si dhe dy njësite vullnetare luftarake. Çdo njësit përbëhej nga 20 veta, me drejtuesa Brahim Sihati dhe Sadik Ramo. Mars Në Vlorë nën drejtimin e Qarkorit të P.K, anëtarë të të cilit qysh në krijim ishin edhe Ali Radhima e Zyhra Radhima, do të zhvillohej një demostratë, që ka hyrë në histori me emrin Demostrata e Bukës. Për këtë më 5 Mars u zhvillua nje mbledhje në shtëpinë e Laze Tefës, nën drejtimin e Zenel Hamitit e të nesërmen 30 burra me nga një thes bosh drejt Vlorës. Po kështu edhe nga fshatra të tjera, diçka e re për pushtuesit; dyndje fshatarësh për pazar në Vlorë me nga një thes në krah Në orën 10.00, një grup prej pesë vetash, ndër ta edhe Zenel Hamiti, shkuan tek prefekti. Ndërsa përjashta në rrugë filluan brohoritjet: Duam 64

65 bukë! Duam bukë!. Dhe me shtimin e numrit të demostruesve filluan të hidhen parrulla kundër pushtuesve. E si përfundim hapje deposh me forcë dhe kthim në shtëpi me nga një thes bereqet... Por me dy djem më pak, Shezai Radhimën dhe Xhezo Rrokon, te cilet në turmë italianët i arrestuan si ndër më aktivët dhe i burgosën. Torturat qe patën për fat te keq Xhezon e lanë me pasoja shëndetësore për tërë jetën, ndërsa Beqir Shuaipi pasi u pyet në kuesturë u la i lire... Tetor E para ishte rinia, si forca më energjike që do të përballonte luftën. Kështu në shtëpinë e Bejtuet, nën drejtimin e Ymer Veshit u formua org.e rinisë antifashiste me pjesëtarë: - Avdul Selimi - Badi Dervishi - Hati Brahimi - Ismail Bilani - Laze Tefa - Mamudie Lagji - Petrit Ymeri - Numan Bilani - Prënjo Myftari - Xhuvel Ruko - Selam Isufi - Veledin Ruko - Selman Hamiti - Mero Bego - Shaban Selfo - Xhevdet Lagji - Shero Dervishi - Xhevit Saliu Më pas kjo organizatë i shtoi radhët me të rinj të tjerë si: Arshi Bilani, Beqir Isufi, Skënder Brahimi, Daver Birbili, Sheme Bilani, Ejet Piko, Sinan Bestrova, Ahmet Kojani, Nuro Vera, Xhemil Brahimi, Jahja Pulo, Dudi Kapo, Cane Ramo, Zace Xhelo, Fatime Imete, Meze Bilani, etj, kurse të nesërmen, në Gropën e Nik Zhupet, org. e gruas e përbërë nga: Meze Shuaipe (kryetare), Sulltënë Bare, Mamudie Lagji, Axhikë Elmaze, Hava Tefe, Nxhiko Rroko, Male Stepja, Sade Rexhepi e Latife Meço (anëtare). Në një nga këto ditë mbledhjesh formuese në shtëpinë e Qerim Shehut, është bërë një takim ku është lexuar thirrja e frontit Nac-Çl, për ngritjen e gjithë popullit në luftë kundër pushtuesit, pa dallim feje, krahine e ideje, ku i deleguar ka qenë Ibrahim Dervishi. Nëntor 1942: Formohet celula e partisë komuniste me Veli Kapon, Ali Rrokon dhe Mynyr Xhindin (nga Kanina). Dhe në fund të vitit, në dhjetor, u zgjodh Këshilli i I Nacional-Çlirimtare në shtëpinë e Brahim Sihatit, me pjesëmarrjen edhe të Tahir Hoxhës nga Tragjasi. Në këshill u zgjodh si kryetar nderi Hasan Pulo, pasi ai ishte i zgjedhur kryetar i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimar të qarkut Vlorë, kurse ai i fshatit përbëhej nga: - Brahim Sihati (kryetar) Sadik Ramo (sekretar) Hysen Saliu (anëtar) Azem Dalani (anëtar) Edhe duke u organizuar, aksionet kundër pushtuesve kurrë nuk pushuan. Në çip të Çekejet, ndodhej një mol nga ku pushtuesit transportonin municion. 65

66 Duhej hedhur në erë... Prandaj një natë shtatori të 42-shit Beqir Shuaipi me Ymer Saliun nga Tragjasi i vunë flakën. Por pika kyçe ishte Rameci, depot më të mëdha të municionit të pushtuesve. Në bashkëpunim njësiti vullnetar i Radhimës me atë të Tragjasit, një natë dhjetori të po atij viti me dy bidona benzinë e pak eshkë, dogjën pjesën më të madhe të tyre. Ja pjesëmarrësit në aksion: Nga Radhima: Veli Kapo, Ali Rroko, Ismail Bilani, Sherif Havari, Selfo Gumenica Nga Tragjasi: Ismail Çuro, Selim Laçe, Jaup Xhezo. Por depot nuk duhet të ekzistonin më Prandaj pas disa ditësh përsëri aksion. Kësaj here pjesëtarë të Çetës Plakë me çobanët radhimjotë Isa Brahimi, Balil Bari, Murat Novruzi, Ahmet Zhegu, Shyto Koçi e Dalan Çelo i dogjën komplet depot. Ata lanë bagëtitë e luftuan deri në mëngjez përkrah partizanëve të çetës për sigurimin e tërheqies të pjesëmarrësve në aksion. Totalisht u hodhën në erë rreth ton municion. Në këtë aksion mbeti i vrarë edhe djaloshi trim nga fshati Vajzë, Mustafa Bello, pjesëtar i çetës Plakë. Duke patur parasysh se Shqipëria në këtë luftë ishte në aleancën antifashiste ajo në shumë raste u përfshi në planin e ndihmave dhe të veprimeve luftarake të tyre. Pikërisht në nëntor 1942, avionët anglezë bombarduan objekte italiane në gjiun e Vlorës. Ndër to ishte edhe fusha e avionëve në Ujë të Ftohtë, anija ndihmuese spitalier në Radhimë (me pare) dhe një anije luftarake tek moli në çip të Çekejet. Por, si rezultat i këtyre bombardimeve, nga një copë predhë humbi jetën afër Skelës në Vlorë, Hysni Azem Rroko, i cili ra viktimë në lule të rinisë; në moshën plot 25 vjeçare. Në prag të vitit të ri 1943 pushtuesit italianë, së bashku me forcat e drejtuara nga Halil Alia e Selim Kaloshi, pas një pushimi në qendër të fshatit në Sello e pas një debati që bënë me Hasan Pulon, Hasan Lagjin, Brahim Sihatin, etj. morën rrugën drejt Gjormit. Fshati kaloi një moment delikat, sepse spastrimin që kishin në plan, mund ta fillonin edhe qe nga Radhima... Këto trupa pasi kapërcyen në mal të Tragjasit, u shoqëruan me goditje luftarake nga çeta Plakë dhe luftëtarë vullnetarë nga krahina jonë, deri afër Gjormit. Mbas 5 ditë luftimesh ata pësuan humbje të mëdha, duke lënë të vrarë edhe kolonelin italian Clemente, që udhëhiqte operacionin. Në këto luftime nga Radhima morën pjesë 20 burra si Balil Bari, Ali Rroko, Beqir Shuaipi, Brahim Sihati, Beqir Isufi, Halil Lame, Dervish Abazi, Myftar Musai, Ismail Bilani, Muhamet Lagji, etj të drejtuar nga Veli Kapo. Shkurt Më një aksion të shpejtë, u transportua nga gratë e nuset e fshatit shtypshkronja e rrëmbyer pushtuesve italianë në qytetin e Vlorës nga njësiti gueril i qytetit, në përberje të të cilit ishte edhe Ali Radhima. Gratë radhimjote si Meze Shuaipe, Sade Rexhepe, Hanko Mehmete, Male Stepe, Zonjë Sinane, Axhikë Elmaze, Nxhiko Rroko, Xhemo Ruko, Fato Sadike, Nabile Rroko, Sulltënë Bare e Mamudie Lagji e ngarkuan me tërkuza 66

67 teknikën prej urës së Katohorisë deri në shpellë të Rugjinës, nga ku më vonë me kuaj u transportua për në Kurvelesh. Ndërkohë në pranverë të vitit 1943, lëvizja antifashiste ishte përhapur kudo. Përveç lëvizjes komuniste edhe organizata të tjera si Balli Kombëtar, Legaliteti, etj ishin përfshirë në luftë. Nga ana tjetër grupi fraksionist (i quajtur kështu nga partia e vet) me Sadik Premten, Pal Teroven, Qazim Çakërrin, Neki Ymerin, etj. shkonin e vinin në krahinë për të krijuar mbështetje, pasi nuk ishin dakord me vijën që po ndiqte Partia Komuniste. Gjatë gjithë pranverës, prania e tyre në fshat ishte pothuajse e përditëshme, por siç dihet, nga vetë rrjedha e ngjarjeve dhe fakteve historike, lëvizja NacÇl. qe më e organizuar, duke tërhequr pas vetes masën më të madhe të popullsisë në fshat e në qytet. Kështu ndodhi edhe në Radhimë. Pothuajse gjithë fshati ndoqi pas antifashistët Hasan Pulo, Zenel Hamiti, Brahim Sihati, Beqir Shuaipi, Ali Rroko, Laze Tefa, Veli Kapo, etj. E këtë moment, ose më saktë rrugën që ndoqën radhimtët, Odhise Grillo e përjetëson kështu në poemën e tij për fshatin tonë: Moj Radhimë këtë radhë vure yll të kuq Nxore pushkët e gjerdanët fshehur në sënduq Nga një pushkë e një sopatë kishe në çdo prak Këto kodrat e Radhimës u lanë me gjak. Megjithatë në këtë periudhë pati edhe persona që u lëkundën; disa edhe u shkëputën, si Hysen Saliu, Sali Hyseni, Sadik Ramo, Ali Radhima, Jaho Bejto e ndonjë tjetër. Duhet theksuar se deri në këtë kohë këta ishin përfshirë në lëvizjen antifashiste, bile aktivë. Për bindje personale nuk qenë dakord me rrjedhën e ngjarjeve, prandaj edhe ndryshuan qëndrim... Maj-Qershor Drejtues të lëvizjes komuniste të qarkut të Vlorës, për vetë situatën që u kalua, shpeshtuan ardhjet në fshat, për të riorganizuar më mirë lëvizjen antifashiste. Prandaj u bë edhe freskimi i org. drejtuese në fshat. Në këshillin antifashist Nacional-Çlirimtar u zgjodhën: Zenel Hamiti (kryetar), Ali Rroko, Hasan Lagji e Fejzi Saliu (anëtarë) dhe Xhevit Azemi (sekratar). Kurse celula e partisë me: Zenel Hamiti (Sekretar), Ali Rroko, Balil Bari e Ismail Bilani (anëtarë). Ndërkohë shumë radhimjotë si Hasan Pulo, Zyhra Radhima, Zenel Hamiti, Beqir Shuaipi, Nuri Radhima, Veledin Ruko, Numan Bilani, etj.ishin bërë 67

68 emra të njohur në shpalljet fashiste, gjë për të cilën ata u hodhën në ilegalitet. Prandaj në mënyrë të befasishme më 25 Korrik 1943, fshati u rrëthua. Kërkohej Hasan Pulua. Pasi u vendos autoblinda përballë shtëpisë së tij, filloi kontrolli dhe grumbullimi i fshatit në majë të Bregut deri në gjetjen e Hasanit, i cili kishte dalë qysh herët nga fshati... Ndërkohë që veçuan burrat nga populli ata ngulnin këmbë për dorëzimin e tij, në të kundërt do vrisnin të birin, Jahjain. Në këtë moment delikat një fëmijë del para tyre, Qani Brahimi, i cili thotë: - Më merrni mua në vend të tij!... Për momentin italianët panë njëri-tjetrin në sy; nuk u besonin veshëve Dhe heshtjen e krijuar e prish Brahim Sihati, babai i Qaniut: - Merrni djalin tim se unë kam të tjerë, kurse ai është i vetëm!... Përsëri heshtje! Ndërkohë radisti italian njofton se post-komanda e tyre në Moçale ishte sulmuar Pasi u menda pak komandanti italian vendosi: - Nëqoftëse është vrarë qoftë edhe një italian, gjithë burrat e fshatit do të pushkatohen! E në pritje të lajmit, para mitrolozit në Sello Pas disa orësh, mbasi djegin shtëpinë e Hasanit, italianët largohen nga fshati, duke përjetuar një ngjarje të veçantë Mbas Radhimës, radha i erdhi Tragjasit. Për arsye që dihen nga historia, pushtuesit përfundimisht e bënë shkrumb e hi këtë fshat, pavarësisht se për mbrojtjen e tij u organizuan gjithë çetat vullnetare të krahinës dhe forcat partizane që ndodheshin në mal; bashkë me tá edhe radhimjotët. Pas këtyre veprimeve luftarake të ndërmarra nga fashistët italianë në krahinën tonë, shohim se si rezultat i luftës frontale që po i bëhej fashizmit nga popujt dhe aleatët, Italia po lëkundej. Dhe shumë shpejt më 09 Shtator 1943 ajo kapitulloi. Çorientimi i kapitullimit u vërejt edhe në rëpartet italiane të dislokuara në Radhimë. Kështu të urdhëruar nga komanda e tyre, nënreparti i dislokuar në Çipe, i përbërë nga 22 ushtarë dhe 2 oficerë, të gjithë të armatosur u nisën drejt urës së Izvorit. Por, rreth 50 metra larg rrugës automobilistike që kthen për në Radhimë, u dalin përpara Zenel Hamiti e Veli Kapo, duke ju bërë thirrje të ndalonin lëvizjen, ndërsa oficerët të afroheshin për bisedime. Pasi ju tha të dorëzoheshin, sepse një batalion partizan kishte bërë pritë në Kanul, duke marrë më parë Ramecin, oficerët u tërhoqën pranë ushtarëve, që ishin vendosur në formacion luftimi. Dhe mbas disa minutash, duart lart! S kishte rrugë tjetër... Theksojmë se batalioni partizan përbëhej nga Zeneli me Veliun dhe Ali Rroko, Adem Bilani, Sherif Havari e Ismail Bilani, të fshehur në të dy anët e rrugës. Pasi u çarmatosën, ushtarët italianë u shoqëruan drejt fshatit dhe në majë të Përrallit, u përcollën për në Tragjas.* Pas kapitullimit të Italisë, shumë ushtarë për muaj të tërë u strehuan nga familjet radhimjote. E në momentin e ardhjes së nazistëve gjermanë, shumë nga këto familje rrezikuan veten, fëmijët, pasi fshehën italianët tradhëtarë. Menjëherë gjermanët morën nën kontroll gjithë ish pikat ushtarake italianë si në Ramec, Çipe, Moçale, etj. Si kudo në krahinën tonë pushtuesi i ri nuk u 68

69 mirëprit, pavarësisht se thuhej se ishte kalimtar. Për këtë Partia Komuniste hodhi parrullën Luftë pa kompromis!, kurse të tjerët, të lëkundur... Direkt në aksion! Me urdhër të shtabit të Zonës së I Operative VlorëGjirokastër më 14 Shtator 1943, duhej të sulmohej garnizoni i ri gjerman i sapo dislokuar në Drashovicë. Prandaj më 13 Shtator, çeta vullnetare e fshatit me komandant Zenel Hamitin, ishte gati për veprim. Pas luftimesh, që siç dihet nga historia, qenë të ashpra e me një pjesëmarrje të gjerë nga forca partizane dhe luftëtarë vullnetarë pothuajse nga tërë kazaja e Vlorës, radhimjotët u kthyen në fshat si fitimtarë, por me një shok të plagosur, Halil Lamen. Ai së bashku me Balil Barin, Myftar Musain, Dervish Abazin, etj me të vërtetë luftuan si trima. Në këtë ndeshje nga Radhima morën pjesë edhe Veli Kapo, Ali Rroko, Laze Tefa, Ismail Bilani, Sherif Havari, Brahim Bilani, Fejzi Saliu, Hasan Lagji, Beqir Kajtazi, Barjam Veliu, Selim Maze, Xhezo Rroko, Numan Bilani, etj. * Zenel HAMITI: Historiku i Radhimes Tirane 1971 Xhuvel RUKO (majtas) dhe Zenel HAMITI Një kujtim ditën e çlirimit të Gjakovës më Nëntor Me krijimin e formacioneve të para të Brigatës së V partizane shumë radhimjotë u inkuadruan në të, ndërsa më vonë, në plot të tjera, duke marrë pjesë me armë në dorë kundër pushtimit nazist, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. E ndër ta vazhduan ndjekien deri thellë në tokën jugosllave. Ata qysh nga partizan i thjeshtë e deri drejtues kompanie e 69

70 batalioni, treguan se ishin njerëz të sakrificës, luftëtarë trima, të palodhur e mbi të gjitha besnikë e të ndershëm. Radhima, duhet të krenohet me bijtë e bijat e saj, që gjithmon kur i kërkoi nevoja, dolën në ballë, nuk u kursyen, sakrifikuan edhe jetën e tyre... Ja lista e partizanëve radhimjotë: 1-Ali Bilani 4-Ali Rroko 7-Avdul Ramo 10-Badi Dervishi 13-Bako Limo 16-Beqir Shuaipi 19-Cane Ramo 22-Gjik Hyseni 25-Hasan Pulo 28-Hati Brahimi 31-Hasan Imeti 34-Ismail Bilani 37-Jaho Bejto* 40-Sali Hyseni* 2-Laze Tefa 5-Memo Ruko 8-Mero Bego 11-Numan Bilani 14-Nuri Radhima 17-Nuro Vera 20-Prënjo Myftari 23-Selman Ramo 26-Sheme Bilani 29-Sheme Latifi 32-Selfo Selimi 35-Hasan Ruko 38-Sadik Ramo* 41-Skënder Brahimi 3-Shero Dervishi 6-Veledin Ruko 9-Veli Kapo 12-Velo Seferi 15-Xhevdet Lagji 18-Xhezo Rroko 21-Xhuvel Ruko 24-Zaçe Bego 27-Zenel Hamiti 30-Zyhra Radhima 33- Brahim Sihati 36-Et hem Rroko 39-Ali Radhima* 42-Xhemil Brahimi Të tjerë radhimjotë, gjatë periudhës së luftës morën pjesë në luftime, prita e përpjekie kur e lypi nevoja, duke treguar guxim, kurajo e sakrificë, si: - Balil Bari - Barjam Veliu - Dervish Lulo - Bush Kajtazi - Beqir Kajtazi - Sherif Havari - Brahim Sihati - Mamudie Lagji - Beqir Isufi - Muhamet Lagji - Shyto Koçi - Dalan Çelo - Selfo Gumenica - Ahmet Zhegu - Fejzi Saliu - Halil Lame - Arshi Bilani - Xhemil Ramo - Ahmet Kojani - Ejet Piko - Adem Bilani - Musa Muhameti - Myftar Musai - Dervish Abazi - Selim Maze - Murat Novruzi - Isa Brahimi Ishin shumë nga këta burra, të rinjtë radhimjotë, gjyshet e nënat tona, që përballuan e kapërcyen vështirësitë e krijuara nga Operacioni i Dimrit, që si kudo edhe në krahinën tonë qé i egër dhe i veçantë nga vet moti i acartë. Të detyruar nga plaçkitjet, kontrollet,** që bëheshin në dimrin plot ngrica , ata lanë shtëpitë e u ngjitën lart në mal, nëpër shpella, guva, kasolle, etj. Pushtuesit e kishin fshatin tonë në çdo kohë në dorë, pasi ata ishin të pranishëm në Ramec, Çipe, Moçale, Nisi. Megjithatë si meritë e mençurisë dhe urtësisë së burrave radhimjotë, edhe pse fshati ynë qe totalisht me lëvizjen shpëtoi pa ndodhur ngjarje e fatkeqësi të rënda, si djegie, pushkatime, etj Radhima qe një prapavijë e nevojshme për lëvizjen Nac-Çl ku, nënat, gratë, vajzat shpesh përgatisnin ushqime e veshmbathje për 70

71 partizanët. Shpesh materiale të ndryshme për luftën si bereqet, armatim, veshmbathje, teknikë, etj pasi silleshin nga Vlora strehoheshin në fshat e pastaj niseshin në destinacion. Radhima ishte gjithashtu një pikë lidhje e rëndësishme midis lëvizjes partizane në male dhe qendrës në qytet. Këtu duhet përmendur korieri i fshatit, Qamil Gjimara bashkë me djaloshin Nuro Vera, të cilët me karrocën me dy rrota të tërhequr nga mushka e vetme, transportonin çdo ditë diçka për lëvizjen drejt Vlorës dhe anasjelltas, të cilët gjithmonë tek hotel Dukati i priste Gjik Hyseni (Cekodhima), partizani i * Personat e nenvizuar për arsye bindjesh personale në pranverën e vitit 1943 u shkëputën nga lëvizja Nacional Çlirimtare ** Gjatë Luftës së II, nazi-fashistët dhe forca të ndryshme pro tyre bënë në Radhimë mbi 20 herë kontrolle, rrethime, bastisje, duke djegur shtëpi, arrestuar e kërcënuar njerëz, ku nga më të rëndat është bastisja e bërë në Qershor 1944 nga forcat e Lahe Nuros, i cili pasi rrethoi fshatin në mëngjez herët kontrolloi e bastisi gjithë shtëpitë; nën tytën e armëve grumbulloi gjithë popullsinë e fshatit në Xhami, kurse nuset e gratë e reja në shkollë. Mbas rezistencës së fshatarëve të ndihmuar edhe nga disa mercenarë të tij, Lahe Nurua u detyrua të mos verë dorë mbi gratë radhimjote... Më pastaj forcërisht shpërnguli gjithë fshatin duke i kërcënuar për asgjësim të tyre deri afër Urës së Vrizit; vend ku i la të lirë... vogël, që më vonë në një përpjekie u plagos... Duke qenë se fitorja po afronte, përsëri egërsi nga pushtuesit. Operacioni i Qershorit ishte përpëlitja e fundit e tij tek ne. Gjatë tij, nazistët dyfishuan kompaninë e mortajave në Nisi, u vendos një tjetër në majën e Priftit, u përforcua bateria e topave në Ramec, etj. Ky operacion ishte shumë i vështirë për Radhimën, pasi një pjesë e burrave dhe djemve kishin dalë partizanë. Shumë veprime kombinoheshin me Tragjasin, pavarësisht se atje (tek konakët e Mehmet Alemit) ishin dislokuar rreth 600 forca balliste për të kontrolluar çdo lëvizje në krahinë. Nga ana tjetër, Radhima nuk e kishte formuar çetën e Ballit, prandaj kontrollet, presionet, etj u shtuan, deri në shpërngulje të plotë të banorëve të saj dhe në mobilozimin me forcë të disa burrave si Habil Saliu, Ismail Bilani, Ismail Sihati, Xhevit Azemi, Murat Rroko, etj me Ballin në Tragjas. Duke qenë se fshati ndodhej në vështirësi, një ditë qershori, Ahmet Sinani, Mahmut Shehu bashkë me disa të tjerë bëjnë një takim me prefektin e Vlorës Vizhdan Risilia, ku ndodheshin edhe Hysen Saliu e Sadik Ramua. Duke mos arritur asnjë rezultat, radhimjotët largohen të revoltuar. E mbas disa ditësh takim në shesh të Shkozës; mbledhje me përfaqësues të Ballit. Kur Hysen Saliu fillon të lexojë listën e personave që duhet të mobilizoheshin me Ballin, menjëherë u kundërshtua nga Dervish Abazi, Birbil Banushi, Murat Bilani, kurse Beqir Isufi i rrëmben letrën nga dora dhe e gris... Një pëllëmbë në fytyrë Birbil Banushit, nga një përfaqësues i Ballit, bëri që mbledhja të prishet, populli të shpërndahet... Si përfundim edhe ata që ishin tek Mehmet Alemi, u kthyen në shtëpi Kjo ngjarje u pasua me djegien e shtëpive të Ali Rrokos, Laze Tefës, Balil Barit, Barjam Veliut, Jaho Bejtos, Ejet Pikos, Selim Mazes, Zyber Isait, Alem 71

72 Muhametit si dhe u arrestuan familja e Ali Rrokos*, nëna e Laze Tefës, Ismail Bilani, Muhamet Lagji, Dervish Lulo, Xhemil Brahimi, ndërkohë që Brahim Sihati ishte arrestuar më parë. Kur Operacioni i Qershorit po merrte fund e së bashku me të edhe pushtimi nazist, forcat gjermane ndodheshin akoma të dislokuara në territorin e fshatit, nga ku, si dhe prej kodrave dominuese kontrollonin lëvizjet e popullsisë e forcave partizane në mal të Radhimës e Tragjasit. E pikërisht më 01 Gusht 1944, ata qëlluan me mortajë kundër disa fshatarëve, të cilët me kuaj të ngarkuar në Grabo po ngjiteshin drejt malit, duke lënë të vrarë veprimtaren e palodhur antifashiste Mamudie Lagji. Dhe koha po vraponte. Shtator Kodrat e Radhimës prej majës së Jahos deri në Nisi u mbushën me partizanë të Brig. së XII. Pritej urdhëri për t u futur në Vlorë, pasi ditët e para të tetorit gjermanët u tërhiqën dhe u mbyllën në qytet. Ata në tërheqie e sipër, bllokuan komunikimin e krahinës sonë me Vlorën, duke hedhur në erë tunelin e rrugës automobilistike në Jonufër, të cilin krahina jonë e quante vrimja e vogël. 13 Tetor Forcat e Brig. së XII, mes për mes fshatit Radhimë, së bashku me çetat vullnetare * Duhet theksuar se ne shenje presioni, keqdashes u keqtrajtuan dhe mbyllen ne nje qymez pulash femijet e Ali RROKOS, te cilet pas perkeqesimit te shendetit nderruan jete... të fshatrave të krahinës, si dhe plot burra e djem të tjerë marshuan drejt Vlorës për ta çliruar. Me tá u bashkuan edhe plot radhimjotë. Pas luftimeve të zhvilluara në Ujë të Ftohtë e disa pushkë sporadike në qytet, Vlora u çlirua. Më 15 Tetor Vlora e lirë e pas një muaji, Shqipëria e lirë! Pra, Radhima, si fshat i vogël, me një vendosje në gojë të pushtuesve nazifashistë dhe si një mikro hallkë e Koalicionit të madh antifashist, dhá ndihmesën e vet modeste për nga përmasat, por që ishte maksimale për vet kushtet e fshatit. Gjaku i bijve të saj, prej Radhime në Bolenë, Korçë, Kukës e deri në Sanxhak (ish Jugosllavi), ju fal Atdheut. Kështu kanë bërë ata në shekuj LAVDI TE PERJETESHME BIJVE TE RENE PER ATDHE! - Numan Mamudie Xhevdet Veledin Mero Sulo Xhafer Abdurrahman Ymer Sefer Bilani Lagji Lagji Ruko Begotaraj Dhe rapsodi radhimjot këndon e përjetëson këtë epope historike: Do t ja themi këngës, për dëshmorët tanë, për lirinë e Shqipërisë, jetën ata dhanë. 72

73 Mitralieri Xhevdet Lagji, trim në sulm hidhej i pari. Numan Bilani në ballë, hakun s ja lëmë pa marrë. Veledin Ruko Radhima, luftoi si trim mbi trima. Merua në Kosovë mbeti, rininë atje e treti Mamudien na e vranë, bënte bukë për partizanë. Kapedan Birbil Sinani, në njëzetën jetën fali RADHIMË 1963 Lapidari në hyrje të fshatit, kushtuar dëshmorëve tanë ILEGALI Numan Sulo Bilani, u lind në Radhimë në vitin Qysh fëmijë ai ndjeu vështirësitë e jetës. Pasi kreu ciklin e ulët të shkollës në fshat, në vitin 1941 fillon studimet në shkollën Tregëtare Vlorë, i regjistruar me No. Amze: 804. I ndikuar nga veprimtarë antifashistë, 73

74 me të cilët banonte në lagjen Lirim, u aktivizua qysh në fillim me lëvizjen antifashiste në qytetin e Vlorës. Eshtë pjesëmarrës në Demostratën e Bukës në Mars 1942 së bashku me shokët e tij të shkollës Tregëtare. Duke u aktivizuar në aksione të ndryshme si shpërndarje traktesh, grumbullime ndihmash për partizanët, etj. në mes rreziqesh pa fund, djaloshi 14 vjeçar, u burrërua para kohe. Aktiviteti i tij ra në sy të fashistëve italianë, deri sa një ditë, qëndrimi i tij në qytet dhe vazhdimi i shkollës u bë i pamundur. Prandaj në verën e vitit 1943, Numani detyrohet të hidhet në ilegalitet, duke qenë gjithmonë aktiv në veprimtarinë antifashiste. Merr pjesë në luftën e Drashovicës në Shtator 1943, duke treguar trimëri e guxim për vetë moshën e re që kishte. Më pas vazhdoi aktivitetin brënda në qytet, pranë Komitetit Qarkor të PK, deri më 28 Nëntor 1943, kohë të cilën u inkuadrua në radhët e batalioneve të para të Brig. së V partizane. Luftëtari i vogël, gjithmon dallohej për guxim e papërtueshmëri. E në një përpjekie me pushtuesit nazistë në Dhjetor 1943, në Bolenë, bie trimërisht 16 vjeçari Numan Bilani, me fjalët e fundit: Hakmarrje! Ne do të fitojmë!... Eshtrat e Numanit prehen në vorrezat e dëshmorëve, Vlorë. BONJAKU Xhevdet Abdurrahman Lagji, u lind në Radhimë më Në moshën 6 vjeç i vdes babai, duke u rritur kështu në kushte të vështira ekonomike. I detyruar që në moshën 9 vjeçare, pa mbaruar ende shkollën fillore, nis punë në ndihmë të nënës e motrës. Duke u rritur mes vuajtjesh, Xhevdeti mësoi shpejt si të dallojë të mirën nga e keqia, prandaj në ndërgjegjen e tij u krijua bindja se duhej luftuar për një jetë të re Kështu qysh me formimin e rinisë antifashiste në fshat, aktivizohet duke aspiruar për një Shqipëri të lirë e demokratike. Në janar 1943 radhitet në çetën Plakë dhe në qershor të po atij viti, në batalionin Halim Xhelo. Ndërsa në dhjetor 1943, së bashku me 60 partizanë të tjerë caktohet nga shtabi i zonës së I-rë operative VlorëGjirokastër, të nisen drejt Elbasanit, për t u radhitur në një formacion të ri partizan që atje do të formohej. Duke gëzuar cilesi e virtyte si shkathtësia, vetmohimi, guximi, etj. në 23 Dhjetor 1943, pranohet anëtar i Partisë Komuniste. Në pamundësi të kalimit të lumit Shkumbin, grupi partizan u kthye mbrapsh, duke u urdhëruar të kryeje veprime luftarake në zonën e Korçës. Më 14 Janar 1944, në afërsi të fshatit Krushov të Korçës, në një përpjekie me nazistët gjermanë për mbrojtjen e spitalit partizan, ra trimërisht mitralieri Xhevdet Lagji, së bashku me tre partizanë të tjerë. 74

75 Në kujtim të tij shkolla e fshatit mban emrin: Xhevdet Lagji Eshtrat prehen në vorrezat e dëshmorëve Vlorë. KORIERJA Mamudie Xhafer Lagji, u lind në Radhimë në vitin 1926, në një familje të varfër. Kështu, vajza syshkruar me gërsheta të gjata ngjyrë gështenjë, me vështirësi mbaroi shkollën fillore në fshatin e lindjes. Pushtimi fashist do ta gjente relativisht të vogël, por çdo dite rritje për të ishte vit, duke e gjetur kështu viti 1943, një të re antifashiste, të gatshme, sypatrembur dhe e papërtuar në çdo moment. Ajo në Tetor 1942 në shtëpi të Bejtuet dhe më pas në gropë të Nik Zhupe, do të merrte pjesë aktive në formimin e organizatës së rinisë e gruas antifashiste. Pas kapërcimit me vështirësi të operacionit të Dimrit, që për radhimjotët s do të harrohet kurrë, sepse në acarin e atij dimri të egër jetuan për muaj të tërë nëpër guva e shpella, lart në mal, filloi operacioni i Qershorit. Gjatë gjithë kohës, Mamudieja përgatiste çorape, triko, ushqime, etj për partizanët, që ishin në mal të Radhimës, pasi atje ajo kishte edhe të fejuarin. Dhe ditën e parë të gushtit 1944, kur fshati ishte i shpërngulur në mal, vajza e guximshme u nis nga mali për të gatuar bukë në Grabo. Pasi ngarkuan mushkat bashkë me Abaz Mehmet Kojanin morën rrugën përpjetë nëpër lisa. Por nazistët që kishin vrojtuar gjithçka nga maja e Nik Gjomitrit, i prenë në mes jetën vajzës së re, veprimtares e korieres së papërtuar të fshatit. E panë me dylbi nga mali radhimjotët, por s kishin çfarë të bënin... Të nesërmen trupi i saj pa jetë u gjet pranë mushkës, të cilën akoma e mbante për kapistre dhe dukej sikur i thoshte: Mushkë! Se u vonuam Eshtrat e saj prehen në vorrezat e dëshmorëve në Vlorë. MITRALIERI Veledin Ymer Ruko, u lind në Radhimë më Një fëmijë trup hollë, me kërcinj të dalë përjashta e me një palë opinga të kapura me tela, kulloste bagëtitë nëpër kodrat e fshatit. Ky ishte Veledini 11 vjeçar, të cilit kushtet e këqia nuk i dhanë mundësi të mbarojë as filloren në fshat. 75

76 Prandaj në pranverën e vitit 1941, detyrohet të zbresë në Vlorë për të kërkuar punë. Duke u robtuar si punëtor krahu në një ndërmarrje italiane, ai ndjeu nga afër jo vetëm pushtimin fashist por edhe çfrytëzimin e keqtrajtimin nga pronari italian. Kështu dalë nga dalë, djaloshi trup hollë hodhi shtat e u burrërua para kohe; ndërkohë që filloi të aktivizohet në aksione të ndryshme antifashiste në qytet. Pas aksionit të rrëmbimit të një mitrolozi të vendosur mbi taracën e fabrikës së vajit në Ujë të Ftohtë (ish Distileria), qëndrimi i tij në Vlorë u bë i pamundur. Kështu në shkurt 1943, Veledini kthehet ilegal në fshat dhe vazhdon veprimtarinë e tij antifashiste, ku dallohej për guxim e shkathtësi. Në dhjetor 1943, radhitet në forcat partizane dhe në Janar 1944, në Bat. e IV-të të Brig.V-të partizane, së bashku me mitrolozin e tij. Për cilësitë e mira që kishte më 15 Janar 1944, pranohet anëtar i PK. Gjatë luftimeve të ndryshme Veledini merrte mitrolozin e tij, çohej në këmbë e qëllonte pa pushim, duke ju dhënë zemër shokëve, të cilët gjithmon e këshillonin të ishte i kujdesshëm Më 16 Shtator 1944, forcat e Brig. V, bllokuan ne Qafe Morinë afër Kuksit një autokolonë naziste, që kalonte prej Shkodre në Prizren. Gjatë luftimeve, Veledini plagoset në krah. Pasi lidh plagën me shami, me ndihmën e shokut përbri, mitrolozi i tij filloi të lëshonte zjarr pa pushim, por plumbi i dytë në kraharor ndaloi gjithçka E pas tre ditësh në spital, pushoi zemra e mitralierit trim Veledin Ruko. Pas beteje, një ndër shokët e vet këngës ja merr: Midis Kukës e Prizren, ç u ndez lufta me furi. Përmbi nazistët gjermanë, batalioni bën kërdi... Veledini qëllon në këmbë, me mitrolozin e tij. Asnjë të mo jes në këmbë, se nuk i ka ftuar njeri Atdheun na kanë zaptuar, Ja Vdekje Ja Liri!.. INTERNACIONALI Mero Sefer Begotaraj, u lind në Radhimë në vitin U rrit në një familje patriote. Me një çantë të vogël prej rrobe e me veshje plot handre, s mungoi asnjë ditë nga shkolla deri sa mbaroi filloren në fshat. Më pas krraba ju bë shok i pandarë, duke kullotur cangadhet (dhitë) në Shkalla, Shifko e gjetkë. Prej andej më 7 Prill, ai pa gjiun e Vlorës se si u nxi nga 76

77 anijet e roplanët. I la dhitë në vend e duke ikur me vrap për në shtëpi,mornica ndjente në trup. Këtë gjë ai e ndjente çdo ditë, kur shikonte përkundruall italianët, që lëviznin si në shtëpinë e tyre atje poshtë në Mavrenerua e Çipe, që nga Shkallat dukeshin si në pëllëmbë të dorës E kështu me një dëshirë të madhe për të luftuar pushtuesin, merr pjesë në Tetor 1942 në shtëpinë e Bejtuet, për formimin e rinisë antifashiste. Më pas me formimin e Brig.V, rreshtohet në radhët e saj në Bat. I. Gjithmon mes shokësh në ballë të luftës, i guximshëm, trim, ndërsa në kohë të lirë fjalë ëmbël e shakaxhi; kështu ishte Merua. Çlirimi i Atdheut e gjeti Brig. V në ndjekie të trupave gjermane hap pas hapi në tokën jugosllave. Pas festimit të vitit të ri, çdo ditë përpjekie Kështu më 8 Janar 1945, në mes të një acari dhe dëbore të madhe, forcat e Bat. II dhe të V e detyruan armikun të largohej drejt Pripoljes, duke lënë në fushë të betejës plot të vrarë. Por edhe nga forcat partizane Mero Bego me shokun e llogores Qerim Gashi, jetën bashkë e dhanë; si trimat ata ranë I quajtur hero internacionalist, ai dha jetën për çlirimin e vëllezërve kosovarë. Eshtrat e Meros u sollën në Atdhe më 1974 dhe sot prehen në vorrezat e Dëshmorëve të Kombit, Tiranë. *** Pra, siç del nga historia, gjatë Luftës së II-të Botërore, fshati Radhimë u ngrit totalisht në luftë kundër fashizmit; gjithmon duke aspiruar për një Shqipëri të lirë e demokratike. Shumë prej tyre u inkuadruan në formacionet luftarake partizane; të tjerë morën pjesë në aksione e përpjekie lokale, ku dhe kur e lypi nevoja. Ndihma e tyre materiale ishte e pakursyer. Si një fshat kufitar me Vlorën dhe në këmbët e malit të lartë, si nyje shumë e afërt lidhjeje me lëvizjen antifashiste, Radhima ishte urë e rëndësishme midis tyre. Shumë familje, si e Brahim Sihatit, Ali Rrokos, Laze Tefës, Selim Mazes, Veli Kapos, Dervish Abazit, Hasan Lagjit, etj, etj ishin baza të përhershme të kësaj lëvizjeje. Ata u treguan edhe të kujdesshëm, pasi ishin në një pozicion që mund të ndëshkoheshin shumë lehtë në çdo kohë Megjithatë dëmet materiale dhe njerëzore, për vetë madhësinë e fshatit ishin të konsiderueshme. Përveç dëshmorëve që dhanë jetën për liri, shumë të tjerë në luftime e përpjekie të ndryshme u plagosën, u torturuan, u burgosën nga pushtuesit. E këtu nuk mund të lihet pa përmendur humbja e jetës së Hysen Sali Cekodhimës, në kampin famëkeq të Mat hauzenit në vitin 1945, i cili u arresta nga nazistët në Vlorë në prag të çlirimit të saj. *** HYSEN SALI CEKODHIMA ( ) 77

78 U lind në Radhimë në vitin Duke u rritur në kohën e lëvizjeve të mëdha kundër pushtimit të gjatë turk, bënë atë që Hyseni qysh në moshë të re, të ndjente një detyrim atdhetar në vetvete. Prandaj qysh në rini, ai u rreshtua në lëvizjen kombëtare për mëvetësi, si në tubimet e mëdha në Drashovicë në korrik 1911 dhe Qishbardhë në gusht 1912, në marshimin drejt Mallakastrës, në luftë kundër grekërve për mbrojtjen e Llogorasë etj. Por gëzimi i fitores, mëvetësisë nuk zgjati shumë, pasi në Dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga Italia dhe një vit më vonë, Radhima, e cila për vet pozicionin e saj strategjik u mbush me plot reparte ushtarake, disa prej të cilave edhe në tokat e Cekodhimet. Prandaj Hyseni, si shumë radhimjotë të tjerë priste diçka, priste organizim, kryengritje; prandaj ai luftoi përkrah lebërve të tjerë më 1920 deri sa i hodhën pushtuesit në det... Por përsëri pushtuesit italianë më 1939 si në tërë Shqipërinë u rikthyen edhe në Radhimë. E përsëri si gjithë fshati edhe Hyseni, përfshihet në lëvizjen antifashiste, duke u zgjedhur më 1942 edhe anëtar i Këshillit Antifashist Nac-Çl të fshatit. Gjatë gjithë periudhës së luftës Nac-Çl, hotel Dukati në Vlorë që ishte pronë e tij, ishte një bazë e rëndësishme ndërlidhjeje e kësaj lëvizje. Por për arsye bindjesh personale, pas ndarjes përfundimtare midis PK e BK, aktivizohet me këtë të fundit duke punuar në vazhdimësi për një pjesëmarrje sa më të madhe të radhimjotëve në org. e Ballit. Gjatë kësaj periudhe, me kërkesë të Zenel Hamitit, i fal lëvizjes Nac-Çl një radiostacion anglez, që u nevojitej forcave partizane. Në Gusht 1944, arrestohet nga pushtuesit gjermanë dhe së bashku me shumë të tjerë, fati e çoi në kampin famëkeq nazist të Mat hauzenit, duke qenë kështu edhe Hysen Sali Cekodhima, si miliona të tjerë, një ndër viktimat e Holokaustit Nazist... MESAZH PËR BREZAT Duke analizuar historinë mund të thuhet se, radhimjotët në çdo kohë, të gjithë bashkë, kanë mundur t i kapërcejnë hallet e problemet që jeta u ka nxjerrë në pah. Kjo sepse ata dalloheshin si njerez të urtë, të llogjikshëm, të qetë, tolerantë e të vendosur. Ky komunitet kur e kish lypur nevoja, nga njerëz të vet ishte nderuar, ballë halleve të fshatit u kishin dalë, e kudo që u ndodhën, jetuan e punuan, emrin me lart fshatit ja ngritën... E këta ishin plot, nga çdo fis e mëhallë, megjithatë në pamundësi të përmenden të gjithë, njohja e jetës së disave, ndofta mesazh për brezat radhimjotë mund të jetë 78

79 ALI JAUP EFENDIU CEKODHIMA U lind rreth viteve 30-të të shek. XIX në Radhimë. rritur në vitet e lëvizjeve të mëdha kundër Tanzimatit, që përfshinë gjithë Shqipërinë e Jugut, u edukua me një ndjenjë të lartë patriotike. Ende i ri, ai shkon nizam (ushtar) në Bursë të Turqisë, duke kryer ushtrinë në një zyrë telegrafike ushtarake. Fal aftësive të tij dhe ndihmës së dhënë nga një oficer turk me origjinë shqiptare, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, shkollohet për telegrafi. Pas kthimit në vendlindje, fillon punë si nëpunës i zyrës telegrafike Vlorë e më pas, drejtor i saj. Në vitet 80-të, duke qenë person me reputacion në qytetin e Vlorës dhe me shkollim për kohën, Aliu zgjidhet kryetar i Beledijes (bashkisë) së qytetit. Nën kujdesin e tij, kësaj periudhe i përkasin ndërtimi i kanalizimeve komunale të qytetit, që në zona të ndryshme të qytetit dhe sot konsiderohen të përshtatshme. Ishte një person energjik, mbështetës i vegjëlisë dhe shpesh kundërshtar i feudalëve anadollakë. Në këtë kohë, i prirur nga patriotizmi e shqiptarizmi kundërshton qëllimet e mbrapshta të konsullit grek shqipfolës të asaj kohe. Prandaj dhe i organizoi atentat në molin e Vlorës, në kohën kur ai do të nisej për në Korfuz. Në periudhën e ndërrimit të shekujve, emërohet përgjegjës i Belikës (hipotekës) për jugun e Shqipërisë, duke qenë gjithmon një shpërndarës i librave shqip në kazanë e Vlorës. Më 1900, Aliu ishte anëtar i shoqërisë patriotike Lumi i Vlorës, që drejtohej nga Hamit Lumi. Vdiq në moshën mbi 70 vjeç në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX, duke ja dorëzuar stafetën patriotike djalit të tij, Ymer Radhima. I 79

80 HASAN SHERIF MJALTI ( ) U lind në Radhimë në vjeshtën e vitit Pas mësimeve të para që mori në Mejtepin* e Vlorës, vazhdoi shkollën e mesme në Janinë dhe më pas, dy vjet shkollë për ndërtime civile e ushtarake në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, në vitet shërbeu në administratën turke në Siri, Janinë dhe Manastir. Gjatë kësaj periudhe ndoqi punimet për ndërtimin e një ure me pesë harqe në Bolu (Turqi). Për cilësinë e mirë të ndërtimit të kësaj ure (me gurë të gdhendur), Hasani është dekoruar nga vet Sulltan Hamiti Gjatë viteve të punës nëpër perandori, ai në Janinë u njoh dhe u miqësua me patriotë si Osman Haxhiu, Kadri Gjata e Ali Asllani *, të cilët punonin në administratën e Bashkisë së Janinës. Në vitin 1897 kthehet në Atdhe si përgjegjës për fortifikimet ushtarake në zonën e Beratit dhe Himarës. Gjatë kësaj kohe ndërton edhe një dyqan në Moçale. Gjurmë të punës së tij si arkitekt janë ndërtimi i shtëpive të Sharret në Vlorë dhe hekurudhës Vlorë-Kotë, rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Kaninë dhe kishës katolike të qytetit. Ndërroi jetë në vitin Thuhet se vdiq aksidentalisht, i rrëzuar nga skeleria e sahatit, që ishte duke u ndërtuar në atë kohë në qytetin e Vlorës 80

81 Shtëpitë e Sharret, ndërtuar më 1911 * Mejtepi, shkollë turke në qytetin e Vlorës ** Po ne keto vite ka qene ne Janine edhe Ali Asllan Ramosaço nga Radhima, qe eshte vrarë me vone në luftë kunder grekerve për mbrojtjen e Janinës. YMER ALI RADHIMA (CEKODHIMA) ( ) U lind në Radhimë më 17 Prill Qysh i vogel ai banoi në Vlorë, ku mori edhe shkollimin elementar në turqisht. Paskëtaj djaloshi trupvogël në vitet 80të, me një karvan kurbetlinjsh e tregëtarësh mori rrugën për shkollim të mëtejshëm në Janinë. Në vitet e studimit, Ymeri studioi dhe përvetësoi gjuhën greke, turke dhe italiane. Ndërkohë ai në Janinë mori kontakt me atdhetarë rilindas të Stambollit, Bukureshtit e të Selanikut, që ndikuan shumë në formimin e tij atdhetar e patriotik. Prandaj, me kthimin në Vlorë, si një person energjik e i përkushtuar, u vu qysh në fillim në krye të lëvizjes qytetare e fshatare për hapjen e shkollave shqip dhe shpalljen e mëvetësisë. Me formimin e klubit patriotik Labëria, ai zgjidhet në kryesinë drejtuese, duke qenë shumë aktiv për çështjen kombëtare. Ishte ndër organizatorët e hapjes së shkollës së parë shqipe në Vlorë, me Korrik 1908, duke punuar gjithashtu për përhapjen e librit shqip në krahinën e Dukatit, Himarës e Selenicës. Pas atentatit që ju bë dy ushtarakëve turq në Vlorë më 1909, i 81

82 kërcë-nuar nga autoritetet turke largohet për në Korfuz e prej andej në Itali, ku bashkohet me Ismail Qemalin. Pas shpalljes së amnistisë me 1910, Ymeri kthehet në Vlorë për të vazhduar aktivitetin e tij patriotik. Në korrik 1911 është një ndër organizatorët e kuvendit të Drashovicës në mbështetje të Memorandumit të Gërçes. Protagonist për vendosjen në administratën turke te nëpunësve shqiptarë si dhe kryesues në takimet në Berat, Cakran e më pas në Fier, ku Ymeri si delegat i Vlorës votoi për Hasan Prishtinën si përfaqësues i Shqipërisë së Jugut, në delegacionin që do të paraqiste kërkesat pranë Portës së Lartë. Eshtë një ndër mbështetësit kryesorë të Ismail Qemalit në periudhën , gjatë shpalljes së pavarësisë, në organizimin e mbrojtjes së Llogorasë nga sulmet greke si dhe në konsolidimin e qeverisë. Eshtë Komisari i parë i policisë për Vlorën. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe shtëpia e tij në lagjen Muradije, u bë strehë ku punuan e banuan për shumë kohë Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi e Isa Boletini. Në vitin 1918, si një patriot me shpirt të madh që ishte, bëri të pamundurën për shpëtimin e jetës së djalit të luftëtarit kosovar Ded Gjo Luli, në këtë kohë i ngelur jetim e i sëmurë në Vlorë. Duke mos pranuar mbajtjen e Vlorës të pushtuar nga italianët, në vitet , Ymeri shquhet ndër atdhetarët e Vlorës për organizimin e rezistencës kundër tyre. Më 28 Nentor 1919, ishte anëtar i komisionit organizues të demostratës së zhvilluar në Qytet; një ndër personat që firmosi letrën drejtuar qeverisë së Durrësit si dhe një ndër përpiluesit e memorandumit, drejtuar fuqive të mëdha të kohës, ku demaskoheshin qëllimet e Italisë për aneksimin e Vlorës dhe Sazanit. Në janar 1920, është delegat i Vlorës në Kongrasin e Lushnjës, kurse në mars zgjidhet anëtar i komitetit Mbrojtja Kombëtare. Mori pjesë në Kuvendin e Barçallasë dhe Beun, duke u caktuar për organizimin e luftimeve në krahinën e Dukatit dhe Gjorm. Në vitin 1921 u zgjodh kryetar i shoqërisë Mbrojtja Kombëtare, ndërsa në vitet ishte kryetar i këshillit të katundarisë. Si delegat i partisë Koshtituta, në kuvendin e Federatës Atdheu u zgjodh anëtar i këshillit drejtues. Më 17 Nentor 1921, së bashku me Agjah Libohovën, mori rrugën për në Shëngjin me vaporin Llojd e më tej drejt Shkodrës, nga ku së bashku me Avni Rustemin u nisën për në Mirditë, për organizimin e frontit të luftës kundër qëllimeve aneksuese të Sërbisë. Emri i Ymer Radhimës shënohet ndër patriotët, të cilët në shtator 1922, i dërguan telegram këshillit kombëtar shqiptar, duke kërkuar zgjedhje të lira, asamble konstitucionale dhe ndërtimin e ligjeve sipas botës së qytetëruar. Në shtëpinë e tij u bë mbledhja, ku Avni Rustemi mori përsipër vrasjen e Esat Pash Toptanit. Në vitet ishte përkrahës i proçeseve demokratike dhe qeverisë së Nolit, pas përmbysjes të së cilit arrestohet e burgoset nga Ahmet Zogu, deri në dhënien e amnistisë më Përkrahës i kryengritjes antizogiste më

83 Duke kujtuar me respekt çdo 10 korrik, ditën kur Ymeri ndërroi jetë më 1934, ne respektojmë një figurë që ja kushtoi tërë jetën e tij zhvillimit, përparimit e demokracisë AV. MEHMET HALIL LAMEBORSHI ( ) U lind në Radhimë më Duke ardhur qysh i vogël djalë i mbarë, i zgjuar e me dëshira dhe ëndërra për shkollim, i ati e strehon tek miq të tij në Vlorë, Dyrmishajt, me ndihmën e të cilëve mundi të marrë shkollimin e mundshëm për kohën në turqisht. Më vonë me ndihmën e patriotëve të kohës kreu shkollën në Janinë, kurse në Stamboll vazhdoi studimet për avokati, po nën kujdesin e shoqatave patriotike. Kështu pasi arriti shkollimin maksimal për kohën, kthehet në Vlorë me diplomën në xhep, si dhe një njohës i shkëlqyer i gjuhës greke, turke dhe arabe. Duke jetuar në moshën e rinisë konfliktin me Kaninën, gjatë kohës së studimeve në Turqi nxjerr tapitë e tokave të Radhimës, që ishin vendimtare për vendosjen përfundimtare të kufirit midis dy fshatrave. Në fillimet e shek. XX, për pak kohë punoi si nëpunës në administratën e Esat Pash Toptanit, e më pastaj në administratën e Beratit, Janinës dhe Vlorës si dhe gjykatës. Prej vitit 1911 e më pas gjendet në Vlorë, duke qenë një veprimtar i palodhur përkrah patriotëve të shquar për shpalljen e pavarësisë dhe përpilues i ligjeve në qeverinë e Ismail Qemalit. Më pas, si një intelektual dhe veprimtar që luftoi e kundërshtoi pushtimin italian të Vlorës, në prag të luftës me 1920-tën, internohet dhe izolohet në Ishullin e Sazanit. Eshtë një ndër përpiluesit e peticionit në 03 shtator 1922, dërguar këshillit kombëtar në Tiranë dhe një ndër 80 burrat që e firmosën atë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, formimin e asamblesë konstitucionale dhe ndryshimin e ligjeve sipas botës së qytetëruar, si dhe përkrahës i Nolit për një Shqipëri sa më demokratike. Dekoruar pas vdekjes nga Kuvendi Popullor për veprimtari patriotike. XHAFER ASLLAN RAMOSAÇO ( ) 83

84 U lind në Radhimë në vitin Qysh i vogël në odën me oxhak të Ramosaçuet ai mësoi prej babait të tij Asllan Ramos, se si ai ishte grindur me Mulazimin, komandantin turk, për konfliktin me Kaninën, se si radhimjotët ndër vite e shekuj, me:... Ato kordhat e zamanit, i bënë ballë hallit, që u xhveshën e duall malit, që s ja ditën as Sulltanit. E si djalë radhime, Xhaferi qysh i ri, do t i bënte ballë hallit Ai në vitin 1890 do të nisej nizam në Arabi per tetë vjet, duke kryer edhe katër vjet ushtri për të vëllanë Aliun. Dhe në prag të ndërrimit të shekujve, tashmë turqisht e persisht folës, njohës i mirë i natyrës se pushtuesit osman, menjëherë do të përfshihej në lëvizjen mbarëkombëtare për pavarësi. Më 1908 zgjidhet anëtar i degës së klubit patriotik Labëria për krahinën tonë. Qysh nga kjo periudhë, ai me dyfek në krah ndodhet kudo në krahinë, duke qenë nga më aktivët në luftë për shpalljen e mëvetësisë si në Drashovicë, Qishbardhë, Vlorë, Mallakastër, etj. Në dhjetor 1912, prej Dukatit vjen kushtrimi se grekët po vijnë drejt Llogorasë. Të gjithë në këmbë! Bashkë me plot luftëtarë nga krahina jonë, komandanti nga Radhima qëllonte në këmbë; grekët vunë njerëz për ta vrarë xhup kuqin, por s ja dolën dot E krahina krenohej me ta: Dukat kemi Hajdëranë, në Tragjas Alem aganë, Radhimë Xhafer Asllanë. Në Vlorë u shpall mëvetësia. Festë në Llogora ndërsa në dritaren e shtëpisë së Xhaferit për shumë kohë flamuri kuq e zi u valvit i lirë Por, ky vend ishte i destinuar të mos kishte qetësi. Më 1914 Vlora e më pas, më 1915 Radhima, pushtohet nga Italia. Përsëri luftë... T i hedhim në det!... E Xhafer Asllani në krye të fshatit, është një ndër 200 burrat e mbledhur në Barçalla më 29 Maj 1920, pjesëtar në takimin e Beunit dhe ndër kryesorët në organizimin e luftës në krahinë bashkë me Ymer Radhimën, etj. Pjesëmarrës me armë në dorë në Luftën e Vlorës dhe komandant i çetës së Radhimës *, pas vrasjes së Birbil Sinanit. Në vitin 1921 ishte anëtar i org. Mbrojtja Kombëtare, kurse në shtator 1922 është një ndër 80 burrat e kazasë së Vlorës, që firmos kërkesën drejtuar këshillit kombëtar Tiranë, për zgjedhje të lira, asamble konstitucionale, etj.** Dhe po këto ditë, tashmë kryeplak në fshat: Më pesë dit shëmhilli, dolli Xhaferi e thirri: Mblidhi o fshat, mblidhi! 84

85 . Xhaferi, së bashku me të tjerë burra nga Radhima e krahina, zgjidhën përfundimisht konfliktin e vjetër me fshatin fqinjë, Kaninën. Ndër këto vite si kryeplak, me plot halle mbi supe, me shumë fëmijë të vdekur, ai me urtësinë dhe zgjuarsinë e tij ndikon shumë për zgjidhjen e konflikteve dhe hasmërive brenda fshatit. Pushtimi i Shqipërisë më 1939, e gjeti Xhaferin të plakur. E në një darkë në mes tërë fisit të Ramosaçuet, ai thotë: Të gjithë me çlirimtaren! Edhe ndonjë mund të vritet ndryshe jeta nuk vazhdon E plot ramosaçoj, nipër e stërnipër të tij u hodhën në luftë. Si për rastësi, në Maj 1944, kur shtëpitë ishin plot me radhimjotë, pasi Xhaferi kishte ndërruar jetë, i arrestohet i nipi, Brahimi E pra burra të tillë kanë bërë histori, prandaj duhet të shkruhen në histori * Gani ABAZI: Lufta e Vlorës në kujtimet e mia ** Gazeta: Fjala e Lirë 13 vjeshtë e parë 1922 MULLA SALI XHAFERI LAMEBORSHI ( ) U lind në Radhimë më Ende i vogël ai çdo ditë shikonte se si hidhte shtat xhamia e re dhe kur minareja mori formë, ëndërronte por kurrë nuk mendonte se ai do të ishte ndër të parët, që do të kryente ritet fetare në të Duke ardhur fëmijë i mbarë, i ati qysh të vogël e çoi në Vlorë për shkollim, ku mbaroi ciklin e ulët në turqisht në shkollën turke të Muradijes. Më pas, edhe me ndihmën e xhaxhait të tij Mehmet Halilit, merr rrugën drejt Stambollit, për shkollim të mëtejshëm. Kështu shekulli i ri, e gjeti Saliun të diplomuar mulla nga medreseja e Stambollit. Në këto vite, ky djalë i palodhur, me çallmën e hoxhës në kokë, shpejt u ingranua në lëvizjen atdhetare, duke bërë plot miq në Himarë, Labëri, Vlorë, etj. Hani i tij i sapo ndërtuar në Virua, në rrugëkalimin e krahinës së Dukatit dhe Himarës, i vinte për shtat ndjenjave të tij patriotike. Ai kudo, përveç fesë me urtësi fliste edhe për shkollimin, kombin, mëvetësinë, përparimin, etj. Si përfaqësues i fshatit Radhimë, pjesëmarrës në takimin me Ismail Qemali në Vlorë më 1908, përkrah kandidaturën e tij për deputet. Merr pjesë në tubimet 85

86 e Drashovicës dhe Qishbardhës, të organizuara në prag të pavarësisë dhe delegat i Vlorës në kuvendin e Fierit më Si mullai i fshatit, vihet në krye të bashkëfshatarëve dhe nxënësve të shkollës, gjatë festimit të ditës së flamurit, tek hani i Abaz Gegës, në Dukat më Tepër aktiv në organizimin e fshatit në Luftën e 20-tës si dhe një ndër 80 burrat e kazasë së Vlorës, që firmosi telegramin drejtuar keshillit kombëtar Tiranë, më 03 shtator 1922 për një Shqipëri europiane e demokratike, duke bërë gjithashtu edhe një diskutim solidarizues në emër të krahinës së Dukatit në këtë takim. Si kryetar i komitetit Mbrojtja Kombëtare për fshatin, si hoxhë me reputacion, mulla Saliu ishte kudo ku diskutohej e burrat mblidheshin për të vendosur diçka, si psh. në rastin e zgjidhjes së konfliktit me Kaninën më 1922, etj. Në kohën e Nolit e të mbretit Zog, ishte përkrahës i përparimtares, demokracisë dhe një fetar me influencë në krahinë, Vlorë e në lumin e Vlorës. Vdiq në Virua më 1933 nga gripi spanjoll. HASAN ALI PULO ( ) U lind në Radhimë më 15 Nëntor Mbeti jetim qysh në moshën 5 vjeçare, duke e marrë përsipër rritjen dhe edukimin e tij, xhaxhai. Pas mbarimit të shkollës turke në Vlorë, mëson në mënyrë autodidakte italisht e greqisht. Qysh në fillim radhitet për mbrojtjen e pavarësisë e coptimin e vendit. Me 1909 merr pjesë në Dukat në mbledhjen e zgjeruar për koordimin e veprimeve në krahinë për realizimin e mëvetësisë. Gjatë vitit 1912, merr pjesë në të gjitha tubimet e popullsisë së Vlorës si në Drashovicë, Qishbardhë etj, kurse në periudhën e fundvitit ndodhet në frontin e luftës në zonën e Leskovikut, në mbrojtje të tokave shqiptare nga pushtimi grek. Me pushtimin e Vlorës nga Italia, kthehet në fshat, duke qenë gjatë gjithë kohës një kundërshtar i këtij pushtimi dhe organizator në përgatitjen e luftës kundër tyre, si anëtar i organizatës Mbrojtja Shkollore e Shtizat e qytetërimit. Pjesëmarrës në Barçalla e Beun, etj. por në prag të luftës ai arrestohet dhe bashkë me shumë shqiptarë të tjerë internohet në ishullin e Sazanit nga ku arratiset naten duke notuar me nje shok deri ne Zvernec. 86

87 Në janar 1921, emërohet mësues në shkollën e Tragjasit, kurse në Qershor 1921 pas përmbysjes së Autonomisë të Niko Milos në Himarë nga forcat përparimtare, ku ishte edhe Hasani i inkuadruar, emërohet zv/komisar policie në Himarë. Si antizogist dhe anëtar i shoqërisë Bashkimi e partisë Kushtetuta, në shkurt 1923 me urdhër të Ahmet Zogut pushohet nga puna. Një ndër më aktivët në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të vjetër me Kaninën më Mbështetës i Nolit, pjesëmarrës në Revolucionin Demokratiko-Borgjez dhe mbas fitores së tij emërohet zv/komisar policie i n/prefekturës së Pogradecit. Me përmbysjen e qeverisë së Nolit, më 27 Dhjetor 1924, u arratis në Korfuz e më pas shkon në Itali, duke u bërë në vitin 1925, anëtar i komitetit revolucionar KONARE, bashkë me Omer Nishanin, Halim Xhelon, Lano Borshin e Kosta Boshnjakun. Pas dhënies së amnistisë nga mbreti Zog më 1927, kthehet në fshat, duke vazhduar veprimtarinë antizogiste në Vlorë, krahinën e Dukatit, Himarës, etj.e duke patur gjithmon letër-këmbim me Halim Xhelon e Fan Nolin. Për veprimtarinë e tij, thirret disa herë në xhandarmëri. Pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit më Veprimtar antifashist qysh më 07 Prill 1939, pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nac-Çl, organizator e pjesëmarrës në Demostratën e Bukës në Vlorë në Mars Me autoritetin e tij influencoi që Radhima të përfshihet totalisht me lëvizjen antifashiste si dhe është kryetari i parë i këshillit Nac-Çl të fshatit. Në Korrik 1943, zgjidhet zk / komandant i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, kohë të cilën fashistët erdhën për ta arrestuar në Radhimë e në pamundësi të kapjes, më 25 Korrik i dogjën shtëpinë. Në Shtator 1943, merr pjesë në Konferencën e Labinotit dhe pas saj, konferenca e qarkut Vlorë e zgjedh kryetar të Këshillit Antifashist Nac-Çl të qarkut, duke qenë kryetari i tij i parë deri në Maj Ndërsa në Kongresin e Përmetit u zgjodh nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nac-Çl. Në legjislacionin e parë, në Dhjetor 1945, u zgjodh deputet i rrethit të Fierit dhe në parlamentin e parë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, deri sa doli në pension. Në vitin 1948, pas kthimit nga Jugosllavia ku kryesonte një delegacion, kritikohet nga Partia si antijugosllav, ndërsa më vonë edhe si antisovjetik. Figura e tij ka qenë e plotë si një person popullor, liridashës, demokrat e revolucionar. Gjithashtu Hasan Pulo ishte një këngëtar i talentuar, rapsod dhe hulumtues i folklorit lab. U nda nga jeta në Tiranë më 16 Shtator Për merita të luftës dhe të punës është dekoruar disa herë me urdhëra e medalje të ndryshme. Dhe për nder të tij, qysh prej vitit 1968, shkolla e mesme Orikum, mban emrin Hasan Pulo 87

88 Hasan PULUA duke përshëndetur popullin në Vlorën e çliruar 04 Shkurt 1945 Vlerësime për Hasan Pulon : - Midis djalërisë më të shquar të Vlorës, që bënin propagandë kundër pushtuesit italian, ishte edhe Hasan Pulua Halim XHELO Tërbaçi Në radhët e lëvizjes Nac.-Çl. në front e deri në rreshtat e çetave e batalioneve partizane ishin futur e po futeshin një numër i madh njerëzish patriotë si Qirjako Harito e Ali Shtepani në Tiranë, Hasan Pulo e Jaho Gjoliku në Vlorë, Spiro Bakalli në Durrës,.. etj, të cilët i kam njohur personalisht e ruaj kujtimet më të mira për ta Enver HOXHA Figura e xha Hasanit zë vendin kryesor në historinë e Radhimës. Ai jo vetëm u qëndroi konseguent ideve përparimtare, por edhe luftoi nën udhëheqien e Partisë, duke dhënë një kontribut të madh për fitoren, për Shqipërinë e re Hysni KAPO Në figurën e Hasan Pulos shikojmë personin popullor, liridashës e revolucionar, i cili gjithë jetën e tij luftoi për një demokraci e liri të vërtetë. Ai kalon etapat e luftës duke u bashkuar gjithmon me krahun me përparimtar. Në të kaluarën Hasani njihej si figurë ndër parinë e krahinës e për zgjuarsinë dhe zotësinë e tij njihej e çmohej edhe në Vlorë e Himarë, ku kish zgjedhur miqësinë e shoqërinë e tij... 88

89 Zenel HAMITI Hasan Pulua, doli në mal partizan në një moshë të thyer. Por luftëtari plak nuk ju tremb asnjë rreziku dhe nuk u përkul asnjëherë. Ai mbeti gjithë jetën patriot dhe trim. Mirë thonë: mosha nuk e plak trimërinë... Gazeta: Zeri i Popullit Date: NURI MEHMET RADHIMA (LAMEBORSHI) ( ) U lind në Radhimë 12 Prill Qysh në vitet e para të fëminisë sistemohen familjarisht në Vlorë, duke u rritur nën ndikimin dhe edukimin patriotik të babait e të ambjentit atdhedashës të lagjes Muradije. Shkollohet në gjuhën shqipe në shkollën e Klubit patriotik Labëria. Gëzimi i mëvetësisë, kur Nuriu në rreshtat e para me shokët e shkollës valvisnin flamujt kombëtarë, venitet shpejt, pasi siç dihet në Dhjetor 1914, Vlora u pushtua nga Italia, pushtim të cilin ai do ta ndjente famijarisht, çdo ditë, në çdo moment në rrugët e Vlorës. Pas arrestimit të të atit dhe internimit të tij në Sazan, në prag të shpërthimit të Luftës së Vlorës, Nuriu la qytetin bashkë me shokë të tjerë, për t u kthyer më pas fitimtar... Radhitet si luftëtar në çetën e qytetit, duke u dalluar gjatë luftimeve në Drashovicë, në Vreshtat e Mëdha, etj si djalë trim e i guximshëm. Gjatë luftimeve në Babicë, më 11 Qershor 1920, plagoset në kokë, duke u detyruar të tërhiqet nga fronti. Me këmbënguljen e tij, ditën e festimit të fitores në Vlorë, nxirret nga spitali dhe marshon përkrah fitimtarëve i shtrirë në karrocë, për mes rrugës Justin Godard, sot rrugë muze. Pjesëmarrës në varrimin madhështor të Avni Rustemit, që shërbeu si nxitje për përfshirjen aktive të tij, deri në fitoren e Revolucionit të Qershorit E si fanolist, pas fitores emërohet fillimisht drejtues i nënprefekturës së Përmetit e pastaj drejtor i PTT Lushnjë. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit, pushohet nga puna, ndërsa më 1932 arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg, si organizator dhe pjesëmarrës në kryengritjen e Vlorës, kundër mbretit Zog, dënim të cilin filloi ta kryejë në burgun e Durrësit. Në fund të vitit 1938 lirohet nga burgu dhe pas pushtimit të vendit qysh në fillim aktivizohet me lëvizjen antifashiste në qytetin e Vlorës. Pas djegies së dy shtëpive në Vlorë nga fashistët italianë, largohet nga qyteti, duke u marrë me org. e lëvizjes antifashiste si anëtar i KANÇ-it. Mbas çlirimit kryen detyra 89

90 të ndryshme si nënkryetar i Kom. Ekzekutiv, shef shëndetësie e pastaj në pension. Eshtë dekoruar disa herë nga Kuv. Popullor. Vdiq më 10 Dhjetor 1971 BRAHIM SIHAT RAMOSAÇO ( ) U lind në Radhimë në vitin I rritur në një familje me hodë, me pak vite shkollim, Brahimi u dallua për pjekuri, zgjuarsi e burrëri Me një trup, që çdo ditë bënte lart, ai qysh në moshë të re, u quajt korieri i fshatit, për luftëtarët radhimjotë në Luftën e 20-tës. E në këto përpjekie edhe ai do ta hidhte gunën e tij jo shumë të rëndë, përmbi tela 7 Prill Kjo ditë e gjeti Brahimin në Vlorë. I revoltuar u nis drejt Skelës, por E kotë Italianët u kthyen si në shtëpinë e tyre pas 19 vjetësh Pa dashur ju kujtua dita e fitores më Ende pa mbaruar punë në pazar, mori mushkën, që e kishte lënë tek hani e u nis për në fshat. Te kalaja (në Ujë të Ftohtë) ndaloi, ktheu kokën nga Sazani e si nëpër dhëmbë foli: Prapë në det do t u hedhim! Nentor Në mes shumë demostruesve të tjerë në Vlorë, së bashku me plot radhimjotë, brohoriti e këndoi edhe Brahimi për festën e flamurit. Dhjetor Mbledhje në shtëpinë e tij. Folën shumë burra, por kur ai dëgjoi fjalët e Tahir Hoxhës, që kish ardhur nga Tragjasi: Më 20-tën e hodhëm në det Italinë. Të bashkuar atë duhet të bëjnë edhe djemtë tanë, nashti!..., Brahimi u ngrit në këmbë e i vuri vulën: - Qoftë me luftën kjo shtëpi!... Dhe me votim unanim u zgjodh kryetar i këshillit antifashist të fshatit. E për ta përjetësuar këtë ditë, djalin e sapo lindur e quajti, Bashkim S kaluan pak ditë e në fshat hyjnë trupa italiane bashkë me forcat e Halil Alisë dhe Selim Kaloshit. Moment delikat; Sellua mbushur plot me ushtarë, prandaj u mblodhën gjithë burrat e fshatit. Nga njëra anë krerët e këtyre forcave të mbështetur nga qindra ushtarë të armatosur, nga ana tjetër Brahimi, Hasan Pulo, Hasan Lagji, gjithë fshati, ku në sytë e tyre vërehej vetëm shqetësim Për momentin u nxehën gjakrat por ndërhyrja e Brahimit me shokë pranë grupit ku ndodhej Halil Alia e ndryshoi situatën. Pas një ftese për kafe në shtëpi, miqve të pa ftuar, ju thuhet që të kthehen mbrapsh, pasi në mal të Tragjasit do gjenin vdekjen. Por ata ishin nisur për t u shpartalluar 90

91 Në periudhën e ftohtë Janar-Shkurt 1943, grupe partizanësh si dhe çeta Plakë shpesh lëviznin në malet e Radhimës e Tragja-sit. E në një nga këto ditë, një letër mbrrin në dorë të kryetarit: - Kemi nevojë për ushqime. Mundohu të grumbullosh 1-2 kokë bagëti për dere e dërgoi lart Pasi u mendua pak, ai bisedoi me vëllain më të vogël, Ismailin duke i thënë: - Këput 72 kokë dhi nga kopeja jonë dhe dërgoi në mal Pranverë Brënda partisë komuniste, drejtues të saj në rrethin e Vlorës, kishin dalë me një platformë më vehte, që siç dihet nga historia, vet partia i quajti fraksionistë. Në këtë periudhë të ngarkuar, prania e tyre në Radhimë ishte pothuajse e përditëshme. Dhe në një nga këto ditë, më 20 Maj, Brahimi shoqëron Pal Terovën prej fshati në majë të Telave, ku u bë ballafaqimi midis grupeve brenda PK, ku ishte edhe Enver Hoxha me Hysni Kapon. E radhimjotët siç dihet, pas disa lëkundjeve zgjodhën lëvizjen Nac-Çl, me Brahimin në ballë si kryetar. Komanda italiane në Radhimë kishte marrë urdhër për arrestimin e Hasan Pulos, si një antifashist i rrezikshëm. Prandaj mëngjezin e 25 Korrikut fshati u gjend i rrethuar. Pasi grumbulluan tërë banorët në majë të Bregut, duke mos e kapur dot Hasanin, fashistët italianë kërcënuan djalin e tij, Jahjain. E dhënia nga Brahimi të djalit të tij Qaniut në vend të djalit të Hasanit, duke e shoqëruar me fjalët: Merrni djalin tim se unë kam edhe të tjerë, kurse ai është i vetëm!..., qe një akt burrëror që rrallë prindër e bëjnë E kështu radhimjotët bashkë me Brahimin, etj. përballuan luftën, operacionin e Dimrit, ndërsa në prag të operacionit të Qershorit ai arrestohet nga forcat e Mehmet Alemit e mbas 4 muaj burg në Vlorë, në prag të çlirimit kthehet në shtëpi. Mbas çlirimit në punë të vet, pastaj në kooperativë e dalë nga dalë me plot vite të vështira mbi supe, në pension. E gjithmonë një burrë i ngadalshëm, kurajoz, që fjala i peshonte shumë. Ndër to duhet të përmendet një rast, kur pas prishjes së PPSH me Bashkimin Sovjetik, në vitet 60-të, punonjësit e partisë u shpërndanë kudo për sqarimin e popullit. E një prej tyre, kur erdhi në Radhimë, ndër të tjera theksoi: Por pas prishjes me BS, partia jonë ka menduar. Jemi lidhur me një mik të madh, Kinën Popullore. Ata janë aq shumë, sa që sikur një vakt të rrinë pa ngrënë, ne ushqehemi 5 vjet... Mbas pak, Brahimi (tashmë xha) solidarizohet:...miqtë e rinj të na rrojnë se qënkan edhe shumë. Por kam dëgjuar se ata hanë çdo gjë... Po sikur ai vaft që do lënë për ne, të qëllojë bullar, ne pesë vjet bullarë do hamë!?... Thënie më të goditur nuk besoj se gjëndet E kështu i plakur nga mosha dhe hallet ndër vite, në moshën 75-vjeçare, Brahimi u nda nga jeta në vendlindje. 91

92 INXH. ABEDIN MEHMET BILANI ( ) U lind në Radhimë më Duke mbetur jetim qysh i vogël, shkollimin e tij e mori përsipër miku i familjes Ymer Muço nga Tragjasi. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm ciklin e ulët në Vlorë, vazhdon studimet në shkollën teknike amerikane në Tiranë, duke e ndihmuar ekonomikisht një pjesë e mirë e fshatit. Mbas mbarimit të teknikes, punon disa vjet si përkthyes me një grup gjeologësh anglezë. Me të ardhurat e kursyera fillon studimet në Itali dhe për ta përfunduar u detyrua të shesë gjithë pasurinë që i kishte lënë i ati dhe një pjesë djali i xhaxhait, Seferi, duke u kthyer në atdhe më 1937 me diplomën e inxhinjerit mekanik në xhep. Menjëherë inxh. Bilani fillon punë, tani si pedagog, në të njëjtën shkollë, Hurry Fullc, duke dhënë lëndët inxhinjeri mekanike, inxhinjeri elektrike, mekanikë e vizatim teknik. Tashmë ky inxhinjer me nivel, menjëherë radhitet në elitën intelektuale të kohës në Tiranë, përbri prof. Shirokës, Kujtim Beqirit, Abdyl Sharrës, Beqir Hoxhës (Tragjas), etj. Ishte njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze e italiane; me një bibliotekë të pasur me litaraturë teknike në këto dy gjuhë. Me vullnet e këmbëngulje ai punoi për rritjen dhe zhvillimin cilësor të shkollës shqipe. Nëpërmjet korespodencës me ministrin e arsimit të asaj kohe, deri tek mbreti Zog, ai kërkoi me këmbëngulje ndryshime cilësore në sistemin shkollor në Shqipëri. Kjo ishte një dëshirë profesionale e tij, pasi qysh kur ishte student në vitin 1934 në një takim në Firence me artistin e madh Aleksandër Mojsiu, së bashku me Skënder Muçon ndër të tjera kishin diskutuar edhe për nivelin arsimor të atëhershëm në Shqipëri. Por gjithçka papritur ndërpritet në mes; sëmuret rëndë nga TBC-ja dhe në prill 1938 ndërron jetë. Vdekja e tij nga shtypi i kohës u quajt një humbje e madhe. Trupi i tij u përcoll për në Radhimë nga shumë intelektualë të kohës dhe autoritetet më të larta të Ministrisë së Arsimit, e cila mori përsipër të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore. Në nderim të pedagog Abedinit me vendim të Ministrisë së Arsimit, gjithë shkollat e Shqipërisë diten e varrimit mbajtën zi... Kurse nënë Sadua e veshur në të zeza, vuri kokën në jastëk e s vonoi shumë, shkoi pas të birit dhe Radhima humbi një nga lulet e djalërisë së saj... KOLONEL BEQIR SHUAIP RADHIMA (SKËNDAJ) ( ) 92

93 U lind në Radhimë më I rritur nën kujdesin e nënës, pasi i ati e la jetim, tre ditësh, mundi që të mbarojë me vështirësi ciklin e ulët të shkollës në Radhimë. Fillimisht u mor me bujqësi, por pasi formon familjen në moshë shumë të re, shkon në Vlorë ku strehë, ndihmë dhe edukator për të u bë Nuri Radhima. Nën ndikimin e tij, Beqiri krijoi mendime e bindje përparimtare e demokratike për jetën. Dyqani që ata hapën së bashku, deri në vitin 1942, kohë të cilën Beqiri u hodh në ilegalitet, ishte një bazë e lëvizjes antifashiste. Merr pjesë me armë në dorë në rezistencën antifashiste që ju bë pushtuesve më 07 Prill 1939 në Vlorë dhe qysh në fillim aktivizohet në lëvizjen antifashiste. Merr pjesë në demostratën e përkujtimit të festës së flamurit më 28 Nëntor 1941, në demostratën e Bukës në Mars 1942 ku edhe arrestohet nga fashistët italianë. Djeg së bashku me Ymer Saliun nga Tragjasi molin pranë depove të municionit në çip të Çekejet, si dhe merr pjese në shumë e shumë aksione të tjera. Meqenëse qëndrimi i tij në Vlorë u bë i pamundur, hidhet në ilegalitet fillimisht në Vlorë e pastaj në Radhimë në shtëpi të Sadik Elmazit. Me formimin e çetës Plakë, inkuadrohet në radhët e saj, duke qenë gjithmonë një njeri energjik, i papërtuar, i sakrificës, etj. Nisur nga cilësitë e tij të dallueshme pranohet anëtar i PK dhe më vonë caktohet me detyrën e Komisarit të Batalionit partizan të Mallakastrës, duke patur një aktivitet të gjerë luftarak në zonën Fier - Berat - Mallakastër. Mbas çlirimit kryen detyra të ndryshme si komisar policie në Korçë, Elbasan e Tiranë, duke u dalluar gjithmon si njeri i ndershëm në punë dhe i përkushtuar. Pasi specializohet në Çekollovaki, më vonë emërohet kryetar i degës së pasaportave, pranë Ministrisë së Brendëshme, Tiranë me gradën kolonel, nga ku doli edhe në pension. Për merita të luftës e të punës është dekoruar shumë herë nga Kuvendi Popullor. U nda nga jeta në Tiranë më KOLONEL VELI ELMAZ KAPO ( ) U lind në Radhimë më 20 Shkurt Qysh i vogël u përball me vështirësitë e jetës. Pasi mbaroi ciklin e ulët të shkollës në fshat e pastaj në Vlorë, pushtimi fashist do ta gjente në shkollën tregëtare nga e cila do të largohej shpejt. 93

94 Duke u rritur në një ambjent me kërkesa demokratike, patriotike, etj inkuadrohet në lëvizjen antifashiste që në fillimet e saj. Në dhjetor 1941, u zgjodh anëtar i këshillit të parë antifashist në fshat e më pas komandant njësiti vullnetar. Në mars 1942, merr pjesë në demostratën e Bukës, Vlorë, kurse në pranverën e po këtij viti pranohet anëtar i PK. Në nëntor 1942 është anëtar i celulës së parë komuniste në fshat. Në dhjetor 1942 me guxim merr pjesë në aksionin për djegien e depove të municionit Ramec. Deri në nëntor 1943, kohë të cilën inkuadrohet në Brig. V partizane, mori pjesë në shumë aksione, përpjekie, veprime luftarake kundër pushtuesve si në mal të Tragjasit, Radhimë, Drashovicë, etj. Në rreshtat partizane shpejt dalin në pah vetitë e tij si trim e i guximshëm, energjik e i sakrificës, kurse në kohë të lirë një njeri plot humor, shok e i dashur me të gjithë. Si i tillë, emërohet komandant kompanie, duke vazhduar luftimet deri thellë në tokën Jugosllave në përbërje po të Brig.V, që u kthye në atdhe më 04 Dhjetor Mbas çlirimit qëndron në radhët e ushtrisë. Në fillim të viteve 50-të mbaron shkëlqyeshëm studimet në Akademinë Ushtarake Frunxe të Moskës. Fillimisht komandant i ishullit të Sazanit e pastaj komandant Regjimanti në Kavajë, punon me pasion për përgatitjen e efektivave të Rep. Usht. ku sherbeu. Për rezultate të larta, kërkesë llogarie, etj ngjit shpejt shkallët e karierës në MMP me gradën kolonel. Më pas komandant brigate në Tropojë e në vitet , përsëri në MMP, kurse në prag të pensionit, në vitet , emërohet Komandant i forcave vullnetare të Tiranës. Në këtë periudhë caktohet anëtar i komisionit shtetëror për gjetjen, grumbullimin dhe kthimin në Atdhe të eshtrave të partizanëve shqiptarë, rënë në Jugosllavi. Për merita të luftës e të punës, është dekoruar disa herë nga Kuvendi Popullor. U nda nga jeta në Tiranë, më 01 Korrik INXH. ZENEL HODO HAMITI ( ) U lind në Radhimë më 25 Qershor Pasi mbaron shkollën fillore në fshat, duke qenë femijë i apasionuar pas librave, prindërit punuan për shkollimin e djalit të tyre të vetëm. Pasi mbaroi 7vjeçaren në Himarë, vazhdon shkollën e mesme Hurry Fullc Tiranë, për elektroteknikë. Duke u inkuadruar qysh në fillimet e saj me lëvizjen komuniste, përjashtohet nga shkolla në vit të fundit, më Pas hedhjes në ilegalitet fillimisht inkuadrohet në lëvizjen antifashiste në Korçë, Tiranë e më pastaj në Vlorë, duke qenë 94

95 gjithmon në aktivitet. Eshtë një nga drejtuesit e Demostratës së Bukës më 1942, si dhe pjesëmarrës në shumë përpjekie e luftime në zonën e Tiranës, çetën partizane Dajti dhe në rrethin e Vlorës. Me krijimin e Brig.V partizane, caktohet fillimisht zv/ komisar batalioni e më pas komisar, duke u dalluar gjithmon për trimëri, guxim, oratori, etj. Gjatë ndjekjes së nazistëve në tokën jugosllave, emërohet zv/ komisar divisioni. Mbas çlirimit, në vitet , shërben si Drejtor i Naftës në Kuçovë, ndërsa në vitet , është ambasador i R.P. të Shqipërisë në Rep.Italiane. E si për rastësi në një ndër vizitat si ambasador tek arbëreshët, në Shën Mitër Corona, në shtëpinë e Jeronim De Radës, merr si dhuratë nga nje grua plakë, të gjitha dorëshkrimet e poetit të madh, që më vonë u botuan të plota në Shqipëri. Në vitet kryen detyrën e Ministrit të Gjeologjisë. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, vazhdon studimet në fakultetin gjeologji-miniera. Më pas më 1966, përsëri ministër, kohë të cilën si kryetar delegacioni në Kinë, kryen bisedime dhe nënshkruan marrëveshje me rëndësi për zhvillimin e kësaj dege të nëntokës në Shqipëri. Gjithashtu në tre legjislacione ka qenë deputet i kuvendit popullor dhe deri sa doli në pension, një nga kuadrot kryesorë të naftës shqiptare, pavarësisht se në vitin 1976 ai u ndëshkua nga Partia e Punës si përgjegjës i radhës për mosrealizimet në naftë Duke qenë gjithmon i lidhur me fshatin Zeneli dha nje ndihme te madhe per perfundimin e elektrifikimit te fshatit ne vitin 1967, kurse në vitin 1971 pas nje pune disa vjecare, botoi Historikun e Radhimës, prej lashtësisë deri në çlirim. Romë, 02 Janar 1950 Zenel Hamiti Ambasador i pare i Shqipërisë në Rep. Italiane. 95

96 Pekin, 20 Tetor 1966 Zenel Hamiti, Ministër i Energjetikës në takim me Kryeministrin Kinez Çu En Lai. Për merita të luftës e punës është dekoruar shumë herë nga Kuvendi Popullor. U nda nga jeta në Tiranë më 25 Korrik DR. ZYHRA MEHMET RADHIMA (LAMEBORSHI) ( ) U lind në Vlorë në shtator Pasi mbaroi ciklin e ulët të shkollës në Vlorë, vazhdon studimet në gjimnazin Nëna Mbretëreshë në Tiranë. Duke u rritur dhe edukuar në një familje me ndjenja partiotike e përparimtare, qysh në fillim në Tiranë, Zyhraja aktivizohet në lëvizjen komuniste të kohës, duke qenë në 200 komunistët e parë që formuan PKSH E inkuadruar në lëvizjen antifashiste me pseudonimin Zyberi, ajo transferohet në Vlorë, ku punësohet si punonjëse në PTT e qytetit për të vazhduar më tej aktivitetin e saj antifashist. Merr pjesë në formimin e Qarkorit të PK për Vlorën, duke u zgjedhur anëtare e byrosë së këtij komiteti. Pas rënies në sy të veprimtarisë së saj antifashiste dhe pas djegies së shtëpisë në Vlorë, hidhet në ilegalitet; fillimisht brenda në qytet e pastaj në Radhimë. Gjatë viteve të luftës Zyhraja konsiderohej në shpalljet fashiste si komuniste e rrezikshme dhe një nga kuadrot kryesore të PK në rrethin e Vlorës. Me 96

97 krijimin e formacioneve partizane shërben si infermiere në spitale e në njësitë partizane, duke qenë gjithmon një aktiviste partie. Mbas çlirimit, punon si drejtuese partie në qarkun e Vlorës e më pas shkon për studime në Bullgari. Në vitin 1951, kthehet në atdhe me diplomën e mjekes në xhep, profesion të cilin e ushtroi në Tiranë gjatë gjithë jetës së saj. Gjithashtu Zyhraja, asnjë herë nuk ju shkëput aktivitetit shoqëror si anëtare partie, duke qenë gjithmon e zgjedhur në forume të ndryshme në kryeqytet. Për veprimtarinë e saj të luftës e të punës, disa herë është dekoruar nga Kuvendi Popullor. KOLONEL LAZE REXHEP TEFA ( ) U lind në Radhimë më 10 Janar Pasi mbaron shkollën plotore në fshat e më pastaj në Vlorë, vazhdon shkollën Tregëtare po në Vlorë, të cilën e lë për gjysëm për arsye ekonomike. Si gjithë fshati, edhe Lazja me lindjen e rezistencës antifashiste, përqafon idetë komuniste, duke qenë një luftëtar aktiv kudër pushtuesve deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë ndersa shtëpia e tij një bazë e rëndësishme e kësaj lëvizje. Merr pjesë në të gjitha aksionet, tubimet, përpjekiet dhe luftimet, ku radhimjotët kanë qenë prezent gjatë kësaj periudhe, duke u radhitur ndër më aktivët, si në 28 Nëntor 1941 e Mars 1942 në Vlorë, në luftimet në mal të Tragjasit, luftën e Drashovicës, etj. Me formimin e çetës partizane Hodo Zeqiri rreshtohet në radhët e saj dhe më vonë në Brig. e V partizane, ku dhe pranohet anëtar i PK më 15 Maj Në Maj 1944 ngarkohet me detyrën e përgjegjësit të rinisë për krahinën e Treblovës, ndërsa në Korrik 97

98 1944 përsëri në formacionet luftarake partizane deri në Janar 1946, me detyrë deri në komisar batalioni në Mallakastër dhe ne Brig. XI partizane. Mbas përfundimit të luftës, qëndron në radhët e Ushtrisë Popullore, duke kryer detyra të ndryshme në sektorin e prapavijës. Në vitet , vazhdon studimet në BS, duke u specializuar për shërbime në prapavijën e ushtrisë, ndërsa në vitin 1960, përfundon Fakultetin Ekonomik, dega Plan në UT. Gjatë gjithë kohës dallohet për rezultate, ndershmëri, korrektësi, përkushtim, etj në punë, gjë për të cilat dekorohet disa herë nga Kuvendi Popullor, duke arritur gjatë karierës ushtarake gradën kolonel, në funksione të larta drejtuese. Por më 16 Korrik 1970 ndahet pa pritur nga jeta në moshë të re, me detyrën, Shef i Prapavijës të Komandës së Mbrojtjes Kundrajrore, Tiranë. INXH / DR. SELMAN HALIL LAMEBORSHI U lind në Radhimë më 12 Shkurt Pasi mbaron filloren në vendlindje, vazhdon 7-vjecaren në Tragjas e Gjirokastër e më tej në shkollën zooteknike në Kamëz, Tiranë. I dalluar ndër shokë për rezultate të larta, më 1952 fiton të drejtën e studimit në Institutin e Lartë të pyjeve në Moskë. I lauruar për inxhinjer pyjesh më 1957, kthehet në vendlindje, duke sjellë me vehte edhe shoqen e jetës, moskovite. Fillimisht si kryeinxhinjer në Ministrinë e Bujqësisë, fillon punë për mbarështimin pyjor në vend, duke hartuar plane nepolonike... Por idetë që Selmani kishte në kokë, i preu në mes prishja me BS; gjë që u pasua edhe me prishjen e familjes së tij. Gruaja me djalin u larguan nga Shqipëria, kurse për të filloi përndjekia, survejimi... Kështu që, kushtet e krijuara dhe malli për djalin, e detyruan që në Shtator 1963, gjatë një ekspedite në kullotat e Shishtavecit, Kukës, të kapërcejë me guxim kufirin. E mbas 8-muajsh burg në Jugosllavi, në prill 1964 arrin në Moskë. 98

99 Pas një vit pune si inxhinjer pyjesh në rrethinat e Moskës, filloi punë si studjues në Akademinë Bujqësore të Timirjazevit. Më 1967 mbron shkëlqyeshëm disertacionin për pyjet dhe prej vitit 1976, në Bashkimin e madh Sovjetik vihet në funksion metoda analitike e Selmanit për shfrytëzimin e normimin e pyjeve. Prej kësaj kohe, ky shkencëtar i nivelit botëror, pranohet anëtar i Institutit Pan Bashkimor të shkencave pyjore në Moskë, duke kryer në vazhdimësi rreth 125 punime shkencore. Pas daljes në pension më 1991, ai përsëri vazhdon punën studimore-shkencore në institut pasi puna e tij shkencore mbi dëmin ekologjik të pyjeve, nevojitej...* Me kthimin e demokracisë, malli i madh për Atdheun, motrat, gurët e fshatit e sollën Selmanin në vendlindje më 1993, kurse më 1998 me kërkesën e tij u transportuan prej pyjeve të Shkodrës, 6 fidanë pishe të zezë dhe në prani të autoriteteve më të larta Ruse, ja dhuron stërnipit të shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi, për të zëvendësuar pishat e zeza të mbjella nga vetë shkrimtari (tashmë të thara) në parkun e madh, që mban emrin e Tolstoit në Jasnoj Polona...** Më 1999 me urdhër të presidentit Jelcin i jepet titulli: Silvikultor i Merituar i Rusisë Federative dhe në 2005 mori titullin Doktor i Shkencave për Ekologji dhe Silvikulturë. * & ** Gazeta: Koha Jonë Datë 15 Shkurt 2002 RAZIP SEFEDIN RUKO ( ) U lind në Radhimë më 4 Gusht Qysh fëmijë dallohej për vullnet e zgjuarsi, sjellje shembu-llore e dëshirë për librat. Pas përfundimit të ciklit të ulët në Radhimë dhe 7-vjeçares në Tragjas, Razipit ju dha e drejta e studimit për në shkollën e mesme bujqësore Tiranë, të cilën e përfundoi më Pasi mbaron shkëlqyeshëm këtë shkollë, shkon për studime të larta në Bullgari, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1961 me diplomën si specialist në ekonomi agrare. Gjatë viteve , Razipi punoi në aparatin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit Vlorë, duke dhënë një kontribut cilësor për forcimin ekonomiko-organizativ të bujqësisë në rreth. Për punën e tij, cilësitë e aftësitë që kishte më 1967 emërohet pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor, 99

100 duke u ngarkuar me detyrën e përgjegjësit të katedrës së organizimit dhe të zëvendës dekanit të Fakultetit të Ekonomisë Agrare. Në këtë institucion ai kontriboi në hartimin e planeve mësimore të fakultetit të ekonomisë agrare të sapongritur, veçanërisht në lëndët konkrete. Me njohuritë e thella që ai kishte në fushën e matematikës e të statistikës kontribuoi për përgatitjen e metodikave dhe librit të ushtrimeve për degën ekonomike në fusha të tilla si optimizmi i prodhimit, organizimi i territorit, kategorizimi i punës, pagat, etj. Por sëmundja e rëndë e robëroi dalë nga dalë, duke u ndarë nga jeta në spital ne Tirane më 13 Tetor Kjo vdekje ishte një humbje e rëndë për familjen dhe shoqërinë. Ai kujtohet nga të gjithë si njeri fjalëpak, modest, i sakrificës e i gatshëm për të ndihmuar këdo. Me shokët i barabartë, me kolegët i afërt dhe me studentët edukator e shok; kështu ishte jeta e një njeriu që u shua në lulëzim * * Revista: Bujqësia Shqiptare Nr Faqe: INXH. KADRI ISMAIL RAMOSAÇO U lind në Radhimë më Pasi mbaron filloren në fshat, si shumë bashkë moshatarë vazhdon 7-vjecaren në Tragjas dhe mbas përfundimit me rezultate të larta të shkollës së mesme Teknologjike për gjeologji në Tiranë, fiton të drejtën e studimit për inxhinjeri në fakultetin e Gjeologji-Miniera po në Tiranë. Pasi diplomohet Kadriu, së bashku me shokë të tjerë e fillon punën nga puset e Patos-Marinzës, duke luftuar në cdo moment me nëntokën plot të panjohura, pasi zhvillimit të vendit i nevojitej Ar i Zi. Kështu, duke u dalluar gjithmon si njeri i sakrificës, i përkushtuar në profesion, plot vullnet, këmbëngulje e ndershmëri në punë, së bashku me shokë të tjerë si Nexhat Hoxha (Tragjas), Elmaz Sadik Nika (Radhimë), etj arritën poste kryesore drejtuese në të vetmin Institut për kërkime nafte në vend, që ishte në Patos. 100

101 Në Janar 1976, Kadriu (në këtë kohë Shef i Përgjithësimit në Institut) së bashku me një grup kolegësh i drejtohen me një letër Byrosë së Partisë, duke paraqitur mendimet e tyre lidhur me kriteret e shfrytëzimit të vendburimeve ekzistuese; duke korigjuar e përmirësuar edhe ndonjë orientim të ardhur nga lart, të bazuar gjithmon në rezultatet kërkimore-shkencore të arritura për kohën në sektorin e naftës. Por ngjarjet rrodhën në mënyrë të atillë, që mendimi kopetent i specialistit, ra ndesh me interesat e ngushta të personave të caktuar partiakë të piramidës. Prandaj Shpata e Demokleut sheshoi gjithcka; në këtë grup disa u quajtën sabotatorë, disa armiqësorë, disa miopë, etj... E si përfundim nder ta, Kadriu dënohet me 20-vjet heqie lirie, kurse Elmazi me riedukim nëpërmjet punës në fronte të vështira, Pukë... Pra ndodh edhe kështu, ku njerëz të tillë bien viktima të ndershmërisë së tyre në punë. Gjatë gjykimit dhe kryerjes së dënimit, Kadriu gjithmon e konsideroi veten të pafajshëm, gjë të cilën e kërkoi vazhdimisht. E si për ironi, në Korrik 1989, pasi thirret në zyrë në Tiranë nga ish Ministri i Punëve të Brendëshme i asaj kohe, i komunikohet lirimi nga burgu duke mos ju dhënë pafajësia por ju fal dënimi i mbetur... NE SHENJË KUJTIMI Vet zhvillimet në shek. XX bënë atë që popujt të zgjohen, ku ndër ta dhe Shqipëria u përfshi në këtë evolim. Ashtu si në gjithë vendin edhe radhimjotët aspironin pavarësi, demokraci, zhvillim, etj. Prandaj edhe ata u ngritën totalisht kundër nazi-fashizmit që ishte e keqia më e madhe e kohës. E siç dihet nga historia, për të realizuar këtë mision, më në pah doli lëvizja komuniste e kohës dhe formacionet e saj partizane. Kjo ishte arsyeja kryesore që pothuajse gjithë fshati u përfshi në këtë lëvizje. Megjithatë, persona të veçantë, të nisur nga bindje e probleme personale, të cilat nuk mund t i gjykosh dot sot, gjatë periudhës së luftës u shkëputën prej kësaj lëvizje, veçanërisht gjatë vitit 1943 e më mbas, duke mbajtur dikush qëndrim kundër, dikush asnjanës, etj Vetë rrjedha e ngjarjeve bëri, që si kudo në vendin tonë, edhe në Radhimë, jeta e këtyre burrave si Ali e Shezai Radhima, Sadik Ramo, Jaho Bejto, Sali Hyseni, Selman Lameborshi e së fundi djaloshi Novruz Qendro, të jetë si një hije e panjohur për të gjithë bashkëfshatarët. Prandaj, duke menduar se, në një libër kushtuar fshatit, shkruajtja për ta është një detyrim, i bazuar 101

102 veçanërisht në thënie të pjesëtarëve të familjeve e të afërm të tyre, diçka kam mundur të grumbulloj. SADIK RAMO BEGOTARAJ ( ) U lind në Radhimë në vitin Qysh fëmijë mbetet jetim, prandaj edukimin dhe rritjen e tij së bashku me tre motrat e merr përsipër e ëma, nën kujdesin edhe të xhaxhait të tij Sefer Sadiku. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, Sadiku vazhdon më tej në Vlorë, dëri sa përfundon shkollën tregëtare. Mbas shkolle fillon punë si nëpunës në bankën e shtetit në Vlorë, deri në vitin 1942, duke mos i shkëputur asnjë herë marrdhëniet me fshatin, pasi në Radhimë kishte nënën dhe fëmijët. Qysh në fillim ai aktivizohet me lëvizjen antifashiste, duke u zgjedhur edhe anëtar i këshillit të parë antifashist Nac-Çl të fshatit. Por më vonë, për arsye personale shkëputet nga kjo lëvizje, duke u larguar nga fshati dhe fillon punë si sekretar pranë prefektit të Vlorës. Në këtë kohë i ndikuar edhe nga i kunati, Bego Gjonzeneli, simpatizon Ballin Kombëtar. Në gusht 1944, rreshtohet në radhët partizane në zonën e Pogradecit, ku pranohet edhe në radhët e PK. Pas ndjekies se gjermaneve deri ne zonen e Shkodres, mbas çlirimit në dhjetor 1944 i inkuadruar ne forcat partizane kthehet ne zonen e Bilishtit, Korce.... Mbasi njihet rastesisht me urdherin qe kishte ardhur per arrestimin e tij; ndofta per te kaluaren, se bashku me dy shoke te tjere largohet drej Greqise. Mbas disa muajve burg, përfundon në Frankfurt, RFGJ, ku fillon punë si ekonomist në forcat e NATO-s, duke shkëputur çdo lloj lidhje me familjen Ne fillim te viteve 50-te si shume shqiptare te tjere te arratisur, mobilizohet dhe dergohet ne Bari, Itali per t u pergatitur dhe hedhur ne momentin e mundshem ne Shqiperi, per te permbysur Pushtetin Popullor; por pa aktivitet... Kështu, dy vajzat e tij, të ngelura në Shqipëri dhe të afërm të tjerë, vuajtën gjatë gjithë jetës së tyre përndjekien politike si rezultat i largimit të Sadikut I plakur, në vetmi, vdes në spital në Frankfurt, në moshën 83-vjeçare, ndersa ne Maj 2010, me interesimin e vajzave te tij, eshtrat u rivarrosen ne Vorrezat e Radhimes. SEZAI SHYQYRI RADHIMA (CEKODHIMA) (Mësues i Merituar)

103 U lind në Vlorë më , vit të cilin lëvizja për pavarësi kombëtare filloi të organizohej. Meqenëse familja e tij me patriotin Ymer Radhima në krye, ishte një vatër e kësaj lëvizje, Sezaiu u rrit dhe edukua në një ambjent patriotik; virtyt të cilin do ta kishte gjatë gjithë jetës së tij... Pas një fëminie të bukur pranë pronave në Nisi, ai fillon mësimet në shkollën qytetare të Vlorës; duke vazhduar më tej në atë teknike Tiranë. Pas përfundimit me rezultate të larta të studimeve për matematikë-fizikë më 1934, me diplomën e firmosur nga vet drejtori Harry Fulz, Sezaiu mundi që të fillojë punë si mësues në gjimnazin e Gjirokastrës. Më 6 Prill 1939, ai u kthye në Vlorë për t i bërë rezistencë pushtimit fashist, ashtu sic bëri edhe vëllai i tij, Aliu, i cili bashkë me studentë të tjerë dënuan me forcë në qendër të Romës, pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Më vonë, në Shtator 1940 filloi punë si mësues në gjimnazin e Vlorës. Si atdhetar që ishte, përfshihet në levizjen antifashiste në qytet, kurse në Demostratën e Bukës më 28 Nëntor 1942 arrestohet. Duke qenë bashkë me të vëllain Aliun, në listat e SIM-it, në Janar 1943 pushtuesit italianë i djegin një pjesë të shtëpisë në Muradije dhe e internojnë në Porto Romano, Durrës. Në Shtator 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste doli nga burgu dhe bashkë me Tahir Hoxhën nga Tragjasi përfshihet në Frontin e Dytë Anglo-Amerikan të Mesdheut, kundër pushtuesve gjermanë. Mbas clirimit fillon punë si mësues në shkollën Tregëtare Vlorë, por tani familja e tij konsiderohej si kundërshtare e komunizmit dhe mbas dënimit të vëllait, Aliut, në Shtator 1947, Sezaiu arrestohet dhe dënohet me 7-vjet heqie lirie Për veprimtari armiqësore dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Pasi kreu 3-vjet burg, për disa kohë punoi si punëtor krahu, ndërsa më vonë, rifilloi punë si mësues; fillimisht në Tragjas, Radhimë e pastaj në Vlorë. Derisa doli në pension, në vitin 1972, gjithmon ai u dallua si mësues cilësor, i rregullt, i apasionuar e metodist i shkëlqyer, aftësi të cilat nuk ju vlerësuan nga pushteti popullor; megjithatë në Vlorë ai gjithmon thirrej Profesor... Më , me dekret Nr.557 të Presidentit të Republikës, Sezaiu mori titullin Mësues i Merituar. U nda nga jeta më ALI SHYQYRI RADHIMA (CEKODHIMA) ( ) 103

104 U lind më 1916 në qytetin e Vlorës. Si banor i lagjes së vjetër Muradije, që ka qenë një vatër patriotike, u rrit dhe u edukua në një ambjent plotësisht atdhedashës, arsimdashës; ku xhaxhai i tij Ymeri, tashmë i plakur, grumbullonte rreth vetes femijët e lagjes e plot historira u tregonte E ndër këta fëmijë dallohej edhe Aliu, si djalë i shkathët e nxënës i zellshëm, i cili pasi mbaron ciklin e ulët të shkollës në Vlorë, vazhdon më tej shkollën teknike Harry Fullc në Tiranë, në degën e elektricitetit. Duke rrjedhur nga një familje patriotike dhe duke qenë se lëvizja komuniste mendohej si shpresa e së ardhmes, radhitet qysh në fillim me grupin e të Rinjve, Tiranë. I vendosur për shkollim të mëtejshëm, vazhdon studimet në Romë e më pas në Sardenjë, Itali për ushtarak, artilier. Duke qenë një ndër studentët shqiptarë që kundërshtoi pushtimin fashist, në verën e vitit 1941 kthehet ne atdhe dhe aktivizohet direkt në lëvizjen antifashiste në Vlorë. Si një nga drejtuesit e lëvizjes komuniste në qytet dhe anëtar i njësitit gueril, veprimtaria e tij antifashiste bie në sy të pushtuesve, të cilët e shpallin në listat e tyre si komunist të rrezikshëm. Pasi i shpëton arrestimit fashist, që më pas i djegin edhe një pjesë të shtëpisë në Muradije, Aliu hidhet në ilegalitet, duke u inkuadruar në çetën Plakë. Në vitin 1942 ai është gjithashtu anëtar i këshillit antifashist të krahinës së Dukatit. Në pranverën e vitit 1943, për mosmarrveshje me drejtues të tjerë të lëvizjes komuniste të qytetit të Vlorës shkëputet nga radhët partizane duke u strehuar në Dukat e në prag të çlirimit, në Vlorë. Më 1946 ju vetdorëzohet organeve të Pushtetit Popullor të sapoformuar. Për gabimet e bëra dënohet me 12 vjet heqie lirie, nga të cilat kryen vetëm shtatë... Pas kryerjes së dënimit, krijon familjen dhe punon gjatë gjithë kohës në qytetin e Vlorës, si një elektriçist cilësor. Ndahet nga jeta pas dajles në pension më 28 Maj SALI HYSEN CEKODHIMA ( ) U lind më 20 Qershor 1920 në Radhimë. Pasi kryen arsimin fillor në fshat, nuk vazhdon më tej por merret me bujqësi në punë të vet. Si gjithë radhimjotët edhe Saliu radhitet qysh në fillim në lëvizjen antifashiste dhe si aktiv që ishte pranohet në radhët e PK. Merr pjesë në shumë 104

105 përpjekie, luftime, etj. të zhvilluara kundër pushtuesit italian për rreth qytetit të Vlorës. Për motive personale, nuk bie dakord me vendime dhe urdhëra të Partisë, për të cilat përjashtohet nga radhët e saj. Në qershor 1943 shkëputet nga lëvizja komuniste antifashiste, duke mbajtur një qëndrim pro Ballit Kombëtar. Mbas çlirimit, duke mos qenë dakord me reformën agrare dhe pas arratisjes të disa të afërmëve nga Dukati në Maj 1949, diferencimi ndaj tij shtohet. Kundërshton formimin dhe futjen në Koop. Bujqësore më 1956, duke u bërë anëtar i saj, familjarisht në vitin Por tashmë ai shikohej me një sy tjetër nga opinioni Arrestohet në Mars 1978 dhe dënohet me 9 vjet heqie lirie, me motivacionin Për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor I sëmurë rëndë, vdes në spitalin e burgut në Janar Me ardhjen e demokracisë, rivarroset në vendlindje në Shtator NOVRUZ QENDRO BEGOTARAJ ( ) U lind më 04 Shkurt 1942 në Radhimë. Qysh i vogël vinte një djalë i imët por gjithmonë i shkathët dhe energjik. Duke qene djalë i vetëm, prinderit e kishin shumë merak, prandaj edhe nuk donin t u largohej nga sytë. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, vazhdon 7-vjeçaren në Tragjas. Me mësime ishte shumë mirë, por mundësitë ju kufizuan, pasi dajua i tij, Bego Gjonzeneli nga Tragjasi ishte kundërshtar i komunizmit në Shqipëri. Prandaj me shumë vështirësi siguroi një bursë për në shkollën 2-vjeçare të rezervave dhe me mbarimin e saj, fillon punë në Vlorë e më pas në Fier. Por djaloshi radhimjot kishte ëndërra të tjera në kokë; mendonte për një jetë më të mirë. Prandaj një ditë të nxehtë qershori niset drejt Sarandës, me destinacion mbërritjen tek dajo Begua në Amerikë; në atë kohë i arratisur politik. Hipur mbi karrocerinë e një kamioni, me të dy duart lart, Novruzi përshëndeti 105

106 bashkëfshatarët e tij, që ishin duke shirë grurë në Moçale, të cilët nuk do t i shikonte më kurrë Bashkë me disa shokë të tjerë, tenton të kapërcejë kufirin drejt Greqisë, por zbulohet dhe vritet nga forcat kufitare shqiptare në mëngjezin e datës 02 Qershor Kjo ishte një humbje e madhe për familjen e Qëndro Novruzit, pasi krahas vdekjes së djalit të vetëm, lufta e klasave që zhvillohej nga sistemi, rëndoi tepër mbi gjithë pjesëtarët e familjes PERIUDHA E SOCIALIZMIT, NDRYSHIM THEMELOR NË MARDHËNIET EKONOMIKO SHOQËRORE TË FSHATIT Me mbarimin e luftës, ku radhimjotët siç u përmend edhe më lart, u përfshinë gjerësisht në të, pjesa më e madhe u kthyen në fshat, por jo pak u punësuan në vende të ndryshme, në pushtetin e fituar me luftë... Mbas shpalljes së Republikës Popullore dhe zbatimit të reformës agrare, PK filloi zbatimin e programit të saj. Kështu, radhimjotët në punë të vet, në përgjithësi në tokën e vet, pasi me zbatimin e reformës agrare nuk ndodhi ndonjë ndryshim i madh në ndarjen e tokës; dikush me dhën, dikush me dhi, lopë, dikush me ullirin e të tjerë me vreshtat; një jetë të re filluan. Fillimisht me vështirësi, nën sistemin e triskëtimit e pastaj me punën e tyre në kohën e këmbimit reciprok të mallrave, vërehet një evolim. Kjo pasi njerëzit besonin e jetonin me euforinë e fitores; ditë më të mira do të vinin. Partia në pushtet dhe pushteti popullor kështu propagandonin E kryeplak i parë pas çlirimit u zgjodh Balil Bari. Pra dalë nga dalë në fshat vërehet një rritje e të ardhurave dhe kush e kishte në gjak punën, filloi të vërë edhe kapital. 106

107 Ndërkohë që Tragjasi më 1949, ishte futur në një rrugë të re, atë të kolektivizimit, Radhimës i erdhi radha më Në kooperativë fshatarët bashkuan forcat e punës, veglat e punës si dhe një pjesë të tokave e bagëtive, ndërsa vlerësimi bëhej me pikë sipas normës së realizuar me krahë dhe sipas mjeteve të punës që aktivizonte çdo anëtar, si kuaj, vegla pune, plehra, etj. Ndofta nga bisedat që kishin bërë me miq e kushërinj nga Tragjasi, ndofta nga që ishte diçka e re; e pakonceptueshme akoma për kohën, radhimjotët, veçanërisht ajo pjesë që kishin filluar të vilnin frutet e punës së tyre 10vjeçare, nuk e mirëpritën krijimin e kooperativës; ndër ta si Brahim e Ismail Sihat Ramosaco, Sefer Hyso Bilani, Isa Zyber Hodo, etj, edhe rezistuan, megjithatë u futën... I vetmi që kundërshtoi futjen në kooperativë ishte Sali Hyseni, i cili për vetë politikën që ndiqej nga partia, filloi të shikohej me sy tjetër në fshat. Kështu, me krijimin e kooperativës, puna u organizua në dy brigata, të cilat u formuan pak a shumë mbi baza fisnore e territori. Sipas të dhënave, fillimisht radhimjotët kolektivizuan rreth 80 ha. tokë buke, 1800 rrënjë ullinj të vjetër, 5 ha. vreshta (Selmanaj, Bilanaj, Lameborshaj, Nikaj, Rrokoj), pak agrume dhe rreth 8000 kokë bagëti të imta (ku më tepër futën Ramosaçojt, Birbil Banushi, Xhelo Novruzi, etj.)* Qysh në fillim, radhimjotët, nën drejtimin e kryetarit të parë të kooperativës së tyre, Ismail Bilanit e më pas Ahmet Kojanit dhe brigadierëve të palodhur Hasan Imet Selmani, Beqir Kajtaz Mjalti e Murat Azem Rroko, si dhe Zeqir * Një pjesë e madhe e radhimjotëve mundën t i shisnin bagëtitë para se të formohej kooperativa. Bilani për blegtorinë, u mobilizuan dhe rezultatet nuk munguan. Nga vetë puna e fshatarëve si dhe ndihmat që akordonte shteti me mjete pune, farëra, etj.dalë nga dalë u vërejt një rritje ekonomike në fshat, duke bërë që fshatarët të jenë më të bashkuar dhe mënyra e të jetuarit të ndryshojë. Brezat e fëmijeve po shkolloheshin më tepër. Në fund të çdo viti, kush kishte futur shumë ditë pune shpërblehej në natyrë dhe me lekë në sasira të konsiderueshme për kohën. p.sh. në një nga këto vite (fillimi i viteve 60-të); vit shumë i mbarë, duke parë shpërblimet e mira që mori, një bashkëfshatar në momente humori i thotë kryetarit të kooperativës: 107

108 03 Tetor Radhimjotët në mbledhje për formimin e kooperativës. - Tani në Radhimë, ja Ahmet,* ja Mehmet!... ** Sipas të dhënave statistikore në vitin 1963 Radhima kishte : ha. tokë rrënjë ullinj krerë bagëti dhe në këtë vit, ndër të tjera ata morën: -18 kg. ullinj për rrënjë - 30 kv / ha rrush vreshte - 40 kv / ha grurë E ndërkohë jeta ecte; Partia e Punës në programin e saj kishte realizimin rrënjësor të kolektivizimit. Prandaj u bashkuan edhe ato 3 dynymë tokë e 10 bagëti, që ishin akoma pronë private e fshatarëve. Kjo e lidhi plotësisht fshatarin me kooperativën, me këtë Pronë të përbashkët, pasoja të cilat u ndjenë më vonë... Më pas, më 1964 u formua Kooperativa e Bashkuar Tragjas-Radhimë, ku organizimi i punës, pothuajse ishte njëlloj, vetëm se u * Ahmet KOJANI, nga Radhima, kryetar i kooperativës në këtë kohë ** Mehmet GJIMARA nga Radhima centralizua drejtimi, furnizimi, mjetet e punës, të prodhimit, etj. Për vetë faktin e qenies së Tragjasit, fshat më i madh e me më shumë probleme, mbas bashkimit u ndje një rënie ekonomike në Radhimë, megjithatë njerëzit shpresonin se do të ishte kalimtare... Ndër shekuj, deri në vitin 1967, shtëpitë në Radhimë ishin ndriçuar nga pisha, kandili, zjarri i oxhakut, çiraku e llampa me vajguri. Por tani kishte ardhur koha e dritës elektrike. Radhimjotët u hodhën në aksion për elektrifikimin e çdo shtëpie, duke u ndihmuar me spcialistë e investime nga shteti. Kështu ju tha një herë e përgjithmonë Lamtumirë errësirës. Të gëzuar, ditën e kësaj feste, radhimjotët kënduan, kërcyen, festuan. E ndër ta, e reja Thëllëzë Begotaraj e fikson këtë moment me këngë: 108

109 Moj Radhimë ç e pate fat, në vitin gjashtëdhjet e shtat, na erdhën dritat në fshat, na veshën fustane grat Rrofsh moj qeveria jonë! Që na ndyshove zakonë. Enver Hoxha seç dërgoi, uniforma të ndryshoj, Litari të mos ekzistojë! Po këtu në fshatin tonë, ca pranojnë e ca s pranojnë. Kam një shembull të vogël fare, për nja dy shoqe anëtare, i mbajnë nënat me çitjane, vet ngarkohen si gomare Dalë nga dalë, lavatriçja, frigoriferi, radiua, etj. u bënë pjesë e jetës në çdo familje. Gramafoni i vetëm në fshat, vendosur në vatër të kulturës dhe ndonjë radio me galenë, e sajuar nga ndonjë djalë radhimjot gjatë pushimeve shkollore të verës, tashmë i përkisnin një kohe të shkuar Shfaqia e filmit në Baça, një a dy herë në muaj, tek muri i shtëpisë së Jazo Isufit dhe shoqërimi i xhipsit * nga fëmijët me vrap duke brohoritur Fiilmi! Fiilmi! tani ishin si relike në kujtesën e radhimjotëve. Gjithashtu, po të kësaj periudhe janë edhe lëvizjet revolucionare, siç u quajtën në atë kohë lëvizjet kundër fesë, zakoneve prapanike për emancipimin e gruas, etj. Për këto Partia e Punës nxiti nismën për çrrënjosjen e fesë. E para rinia e fshatit u hodh në aksion. U rrëzua mënareja e xhamisë dhe u transformua ajo (xhamia) në një qendër aktivitetesh kulturore, vatër kulture. * Xhipsi, lloj makine e vogël, prodhim sovjetik, e përshtatur për të çfaqur filma nëpër fshatra. 109

110 01 Maj Një kujtim ditën e ardhjes së dritës elektrike në fshat. Njëkohësisht, u luftuan plot zakone, që konsideroheshin të prapambetura për kohën si, mënyra e veshjes për gratë e vajzat, mënyra e të jetuarit, etj. Në këtë kohë, pothuajse me forcë u hoqën nga përdorimi çitjanet, duke bërë përjashtim vetëm tek ndonjë e moshuar. Po ashtu u luftua ngarkimi i grave, pasi në Radhimë si në tërë Labërinë, ngarkimi i tyre me bucelë, * me barrë me dru, shkarpa, etj ishte normale... Pas vdekies së heroinës Shkurte Pal Vata, gjatë ndërtimit të Hekurudhës Rrogozhinë-Fier, e cila u shpall e tillë nga Kuvendi Popullor, kooperativa jonë (Tragjas-Radhima), ishte e para që dha ndihmë ekonomike për fshatrat e malsisë së veriut. U dhurua një kope (stan) komplet me 500 krerë dhën e dhi si dhe u ofrua ndihmë dhe eksperience e gjithanshme. Kjo nismë pastaj u bë kombëtare, duke patur si qëllim zvogëlimin e ndryshimit të nivelit ekonomik e kulturor midis jugut e veriut të vendit. Për pak kohë, më 1970, u bashkuan të gjitha fshatrat e krahinës tonë së bashku, pra Fushë Dukati, Fshat Dukati, Tragjasi e Radhima, duke formuar një kooperativë të bashkuar, që s pati jetë të gjatë. Kjo sepse qysh prej vitit 1968, në Radhimë kishte filluar aksioni kombëtar për taracimin e kodrave dhe sistemimin e tokave. Gjatë këtij aksioni, që zgjati gati një 10-vjeçar, u shpyllëzuan e u taracuan kodrat nga Jonufra deri në urë të Izvorit, pra komplet tokat e saj, duke krijuar një sistem bashkëkohor drenazhimi dhe vaditjeje, duke ndërtuar një kanal vaditës prej lumit të Izvorit deri në Mavrenerua, me tre stacione të fuqishme për pompimin e ujit në të gjitha tokat e fshatit. U ndërtua një sistem i tërë rrugësh automobilistike, për të lehtësuar shërbimin dhe transportin nëpër plantacione. * Bucelë, lloj ene druri, për transportimin dhe mbajtjen freskët të ujit. 110

111 Në këtë aksion morën pjesë nxënës të shkollave të mesme, universitare dhe të rinj të tjerë nga gjithë vendi. Në shtypin e kohës, revistat, këtë aksion dhe transformimet e bëra i kanë përshkruar gjërë e gjatë. Ku ndër to po shkëpusim një fragment nga Antologjia Letrare e shkollave të mesme në vitet 70-të: Moj Radhima me taraca, ku punojnë tre raca, të dardh, të verdhë, të zes... Për radhimjotët ishte kënaqësi kur dëgjonin këtë vjershë ta recitonte në vatër të kulturës, djali i tyre Sehit Gjimara; ardhur dhe ai në aksion në Çipe së bashku me aksionistët kinezë, koreanë, afrikanë, etj studentë të Universitetit të Tiranës. E në këtë aksion u ingranuan edhe radhimjotët, ishin tokat e tyre... Ja si e përfundon poeti Odhise Grillo, poemën e vet, për Radhimën: Dhe e luftës dhe e punës, hiq Radhimë, valle! Do të ngjash buzë detit, si shkallë gjigande. Se ç u bënë krejt taraca, kodrat kësaj ane. Dhe më duken mu si labe, veshur me fustane. Ky transformim u shoqërua me kalimin e tokave në vartësi të NB RINIA të sapo formuar, e cila çdo ditë zmadhohej e strukturohej, duke bërë që në vitin 1974, përfundimisht radhimjotët të kalojnë në këtë ndërmarje bujqësore, duke u futur në mardhënie të reja ekonomiko-shoqërore. Tani për radhimjotët drejtimi kryesor ishte mbjellja e shërbimi ndaj agrumeve si limone, portokalle, mandarina, etj., ndaj ullirit që u shtua shumë si kulturë si dhe ndaj vreshtave. Prej përroit të Çipës deri në kufi me Tragjasin, u ndërtua një nga plantacionet më të mëdhenj në Shqipëri me vreshta nga të gjitha llojet e varieteteve. Kështu pra NB Rinia, ku gati gjysma e tokave të saj ishin të Radhimës, dalë nga dalë, u kthye në një ndërmarrje e madhe.* E si e tillë, për t i dhënë ndofta më tepër shtytje, një ditë të bukur prilli 1976, Enver Hoxha u gjend mes punëtorëve radhimjotë e vlonjatë në Virua. Për kohën, vizita e tij ishte një ngjarje e veçantë për fshatin. * Ne NB Rinia punuan si drejtues ne sektore te ndryshem te saj edhe kuadrot e larte nga Radhima: Petref Lameborshi, Shemsi Roshi, Niko Bilani, Sali Begotare e Marjeta Lagji 111

112 Për të krijuar një ide më të saktë, ja disa të dhëna për nivelin ekonomik të Sektorit Radhimë (ura e Vrizit - ura e Izvorit) për vitin 1983: - Tokë arë..180 ha - Tokë me vreshta..180 ha - Tokë me ullishte 70 ha - Tokë me agrume..260 ha Në këto toka, prodhimet konsideroheshin të niveleve të larta, si psh: - Grurë..40 kv / ha - Misër..80 kv / ha - Foragjere..250 kv / ha - Perime..300 kv / ha - Ullinj..52 kg. / rrënjë - Vreshta.105 kv / ha - Agrume..60 kg. / rrënjë Varietetet e rrushit ishin të ndryshme, si: - Shesh i zi e i bardhë ha - Kabërnet dhe merlot...40 ha - Rexhinë...10 ha - Muskat...15 ha - Afëzali dhe Ita lia...10 ha - 10 korriku ha - Kallmet Lezhe ha Ndërsa agrume totalisht rrënjë, nga të cilat: - Portokalle rrënjë - Mandarina rrënjë - Limona rrënjë - Të tjera rrënjë Taracimi i tokave të Radhimës 112

113 prej Përroit të Katorisë deri në Jonufër Gjithashtu numëroheshin: - 3 tufa me dhi x 350 = 1050 kokë - 2 tufa me dele x 300 = 600 kokë - Lopë...87 krerë - Kuaj pune...28 Në sektorin e Radhimës kishte 22 brigada pune me rreth 600 punëtorë, nga të cilët 180 ishin banorë të fshatit Radhimë, kurse pjesa tjetër nga Vlora. Dhe natyrisht arritja e një niveli të tillë ekonomik u shoqërua edhe me ndryshime rrënjësore në fshat. Vet ndryshimi i mardhënieve ekonomikoshoqërore, mënyra e të shpërblyerit, vet qenia në kontakt të përditshëm me qytetarë nga Vlora, që përbënin pjesën më të madhe të fuqisë punëtore, civilizuan, zhvilluan, evoluan jetën në fshat. Tani pothuajse mbi 90 % e nxënësve, që mbaronin 8-vjeçaren në fshat, vazhdonin shkollën e mesme Orikum, Vlorë a gjetkë. Pra jeta vazhdonte, ecte përpara; ku bashkëudhëtare u bënë të mirat e të këqiat e saj. Nga njëra anë kemi rritje të mirëqënies, zhvillim; rritje të popullsisë si rezultat i lëvizjeve demografike, ndërsa nga ana tjetër euforia për një të ardhme siç ishte ëndërruar, në fundin e viteve 80-të filloi të venitet ndjeshëm. Kjo pasi niveli ekonomik dhe masat e marra nga Partia e Punës në shkallë kombëtare po stononin. Koncepti i abuzimit në punë dhe i shpërdorimit të produkteve po ulej këmbëkryq, pasi prona ishte e të gjithëve dhe e asnjërit Kështu dalë nga dalë por edhe shumë shpejt mbrriti viti Sistemi socialist jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën Lindore u lëkund, dështoi, duke i dhënë shkak fillimit të ndryshimeve të mëdha, Përmbysjes së Madhe E pra, u vendos pluralizmi, demokracia, të cilën një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e priste, pasi problemet aktuale ekonomike kërkonin ndryshime. Filloi kështu reforma për rindarjen e tokës midis radhimjotëve dhe të ardhurve rishtas në fshat, gjatë periudhës së socializmit... Demokraci, mardhënie kapitaliste në prodhim; kohë të reja me kërkesa të tjera, më të mëdha për jetën, por me mundësi të pakta financiare për momentin. Si kudo edhe radhimjotët, veçanërisht rinia, hodhën sytë nga perëndimi, duke kërkuar diçka të re, të shpejtë, të panjohur. Por për momentin duhej kapërcyer deti; shumë radhimjotë morën rrugën drejt emigrimit, drejt Italisë me anijet e bregëzuara në Pashaliman dhe Mavrenerua; të tjerë nëpërmjet maleve për në Greqi e pastaj më vonë në shume vende te Europes, ne Amerike e gjetke

114 Të zezat nëna!... Plot histori të hidhura për kurbetin kishte patur edhe Radhima. Sa djem kishin shkuar në Anadoll, Misir, Amerike, etj. e nuk ishin kthyer më... Prandaj i donin fëmijet pranë... Poor, nga djemtë e ikur lajme s kish, letra jo! Telefon jo!... - Korba e nata, ku vajtën fëmijët tanë, ku flenë!? Si hanë!?... Pyetje e psherëtima pa fund, prandaj dhe Hunda e Erizit i mblidhte bashkë. Duke hedhur shikimin tej në horizont, drejt Sazanit pak të mjegulluar, shpresonin ndonjë lajm, ndonjë të fala, ndonjë sinjal. E në një ndër këto mbasdite, kur dielli pothuajse po puthej me horizontin (Italinë), një heshtje e plotë i përfshiu gjithë nënat, motrat, nuset, që deri në atë kohë kishin qarë hallet me njëra-tjetrën. Pa pritur njëra prej tyre e prishi këtë qetësi. Mborrohitja e saj i përloti të gjitha: Të keqen o djemtë tanë, ikët e muart dynjanë, latë nënë e latë babë, ikët e latë vatanë... Nuk e di se ku më vanë!? Ca të mbytur e ca të vrarë Dhe ata që duall gjallë, janë në grekër e italianë, s u marrin vesh asnjë fjalë, që të bëhen agallarë Ndërkohë muzgu erdhi pa u kuptuar. Me nipër e mbesa për dore, por me kokë të këputur, u kthyen në shtëpi, me shpresën e ndonjë lajmi të ri, të nesërmen

115 Gjiu i Vlorës, parë nga ballkoni i fshatit, Hunda e Erizit. OTRANTO 97 Ju futën punës në emigracion radhimjotët. U lodhën, u mërzitën, u stresuan por edhe u ndihmuan, sepse emigrimi kështu e ka. Kush nuk rezistoi dot u kthye mbrapsh... Të tjerë u ambjentuan dhe në jetën e vendit ku jetonin u ingranuan. Si rezultat edhe gjëra të reja mësuan, panë; edhe konceptet për jetën i ndryshuan. Shumë prej tyre, duke kthyer kokën drejt vend lindjes, pasi edhe pak të ardhura kishin kursyer mendonin se guri rëndon më tepër në vend të vet... Por, para se të bëjmë diçka, kursimet tona po i hedhim tek të famshmet firma piramidale Vefa, Gjallica, Kamberi e Cenaj, kurse të shkoqurat tek Xhaferi e Populli Kështu pra, një mëngjez të bukur shkurti, radhimjotët si mbarë shqiptarët, nga këto firma, pjellë e shtetit të pa përgjegjshëm, u gdhinë pa asnjë lek në xhep! Të gjithë disi të shokuar, njëri-tjetrin pyesnin: - Ç të bëjmë!? E në këto momente një zë tinzar foli: - Të ngrihemi! Duam paratë tona! Turmat fillimisht kërkonin lekët, pastaj filluan kërkesa politike, të manipuluara edhe nga qarqe të caktuara Situata u rëndua shumë, veçanërisht në Vlorë. Pastaj çfarë u bë!? Çfarë ndodhi!? Pyetje me një përgjigje rrënqethëse: - O burra! Të rrëmbejmë armët, Ja vdekje - Ja liri!... Por, kundër kujt dhe pse!? Pyetje pa fund, me një fund të frikshëm: Pasiguri, frikë, anarshi, vrasje, grabitje, thyerje... Fillimisht në Vlorë, në Jug e pastaj pothuajse kudo... Këto pasoja tronditëse bënë që njerëzit të strukeshin në shtëpi, të pasigurtë për çka mund të ndodhte nesër... E konkluzioni: - Eksod, përsëri eksod... Të ikim nga kjo anarshi, që ndofta pa dashje e gatuam vetë, pa të bëhet ç të bëhet - Dhe me të vërtetë, U bë me vulë... Ndër shumë anije të tjera, më 28 Mars 1997 nga Vlora u nis edhe Kateri i Radës; një anije e vogël ndihmuese luftarake, prodhim sovjetik i viteve 50-të me kapacitet bartës maksimal persona. Por ajo këtë herë kishte mbi 100 vetë. E ndër tó edhe dy familje radhimjote, që hipën për t u larguar nga kjo Vaterlo shqiptare. Ata ikën nga jeta e pasigurtë drejt një vdekje të sigurtë. Dhe ku!? në fund të detit Në Kanal të Otrantos, anija patrulluese italiane, korveta SIBILLA gjatë manovrave për ta ndaluar katerin, përplaset me të. Nga çka ndodhi, kateri u përmbys e 823 metra thellë përfundoi E tmerrshme! Shpëtoi kush ishte me fat 115

116 Bebi (Sali Begotaraj) po notonte në këtë të nxirë natë Si asnjë herë tjetër, i dukej sikur trupin e kishte mbi ujë; donte të shikonte djemtë, gruan, ku ishin!? Poor Nuk i pa më kurrë!... Në Brindisi, ai takoi Bardhon (Bardhosh Bestrovën), në sytë e të cilit nuk kuptohej asgjë Ishte i shokuar; donte të pyeste Bebin, se mos dinte gjë për gruan e dy fëmijët e tij!? Poor, e njëjta përgjigje, pa u përgjigjur askush; edhe Bardhua nuk i pa më kurrë U përqafuan bashkë, qanë, u shtërnguan Përqafimi ishte forcë, ngushëllim, por edhe asgjë. Të dy i humbën fëmijët Ja emrat e pavdekshëm të të mbyturve nga Radhima: - Kostandin Bestrova Dritëro Bestrova Rezart Begotaraj Aldo Begotaraj Kasiani Bestrova Vjollca Begotaraj 2 vjeç 9 vjeç 11 vjeç 13 vjeç 30 vjeç 41 vjeç Mbas disa ditësh, unë mbrita në portin e Brindisit. Në fund të kazermës italiane, në një dhomë gjeta Bebin. O Zot, ç fatkeqësi! Nuk u besoja syve. Gjeta një Sali tjetër Përqafime, lotë, ngushëllime - Bëju i fortë Bebi! S ke çfarë bën. Ky qe fati yt E ai në mes ngashërimesh më thoshte: - E bëra vetë!... E kërkova vetë!... Më vonë, kur po kthehesha në anije,* pa dashur m u kujtua kënga e vjetër për fshatin tim Ç u ngjinë more ç u ngjinë dhe si pa dashje analogji bëra, si nëpër dhëmbë fillova të flisja me vehte; ishte hera e parë në jetën time, që thurja vargje: Ç u ngjinë more ç u ngjinë, vlonjatët me Italinë, u përplas poçia me çininë, 823 metra thellë e vunë kufinë Qé për Bardho e Bebi fatzinë, të dy shkretuan shtëpinë, e vetë panë lemerinë Kjo ishte një ngjarje që mund të evitohej, por ja që kështu duhet të ndodhte, populli duhet ta vuante; ai qenka shkaku dhe pasoja E më pas, në mes atij kaosi shqiptar, u gjend në Vlorë kryeministri italian Romano Prodi. Kjo ishte një formë faljeje. Ai premtoi nxjerrjen e trupave. Dhe 116

117 një vit më vonë viktimat në Vlorë. Ju bënë nderimet që u takonin, ishin të pafajshëm, plot 81 * Ngjarje e përshkruar nga vetë autori, sipas të thënave të të mbijetuarve, gjatë takimit me t á në Brindisi, disa ditë pas tragjedisë. Populli, politikanë, të afërm i përcollën të gjithë së bashku për në banesën e fundit; me ta edhe Bebi me Bardhon. U fiksua çdo gjë në videokasetë; ta shohin e ta dinë brezat se çfarë ndodhi më Ndodhi ajo që s duhej të ndodhte kurrë Memoriali kushtuar viktimave të Otrantos Mars

118 BANESA RADHIMJOTE Nga zbulimet arkeologjike të bëra në Radhimë, veçanërisht nekropoli i majës së Bregut, varret në Sello, Katohori, etj. vërehet një nivel i lartë jetese, që i përket periudhës së lashtësisë. Vetë përdorimi i tullës në varre, vendosja e enëve të baltës, orendive prej hekuri dhe zbukurimet prej bronxi e floriri, flasin për një vendbanim urban, që patjetër edhe banesën e tyre kanë ditur ta bëjnë mirë, pavarësisht se shenjat janë të pakta. Ashtu si lulëzoi ky vendbanim i lashtë, ashtu edhe duhet të jetë rrafshuar nga tërmeti që fundosi Orikun. Gjithashtu luftrat, dyndjet barbare të mijëvjeçarit të parë, pa tjetër që shkatërrime kanë sjellë. Megjithatë shenjat e banesave fillojnë e çfaqen më konkretisht, si në fshat brenda, në majë të Nik Gjomitrit, etj. Banorët e këtij vendbanimi, që përmendet qysh në fillim të mijë vjeçarit të dytë me emrin Radhimë, duke qënë afër lëndëve të para ndërtimore si gur, pllaka, shur, * gëlqere, dru, etj; me një dimër të ftohtë, plot erëra, rreshje shiu e dëbore, pa tjetër që shtëpinë me gur e kanë bërë, për t u mbrojtur nga ngricat, me pllaka e kanë mbuluar, me korosan e kanë shtruar Këtë e vërtetojnë më së miri, ura pranë kroit të Selman Dautit, rrënojat e kishave të Katohorit, Shën Kollit, bregut të Qishës, etj. Vetë ndërtimi në shek. XVI të një mulliri me katër dërstila flet se këta banorë, gjersa kanë ndërtuar mulli për të bluar bereqetin, mullinj për të nxjerrë vajin, ura për të kaluar, kisha për të realizuar nevojat e tyre rituale, pa tjetër edhe shtëpi prej guri kanë ndërtuar... Nga ana tjetër, vetë nevojat lehtësuese mund të kenë bërë që gurët e themelet e një shtëpie të vjetër, mund të jenë përdorur për një shtëpi të re. Shenja të themeleve dhe ndërtimeve shumë të vjetra janë zbuluar për rreth majës së Bregut, në Latif, baça të Gjinet, etj. Duke u nisur edhe nga arsyetimi llogjik i ndërtimit të kishës në pikën më dominuese pranë vendbanimit, në këtë zonë duhet të ketë qenë fshati i vjetër vjeçar. Kjo hipotezë mund të argumentohet edhe se në majë të bregut janë trojet e Kojanajve dhe Sarandarajve, që sipas studimit dalin fise nga më të vjetrat në Radhimë. Nga ana tjetër, në qendër të fshatit është trashëguar emri Sello, që në gjuhën bullgare do të thotë fshat. Duke patur parasysh që pushtimet bullgare kanë ndodhur në shek. IX-XII, pushtuesit e kanë gjetur vendbanimin në fjalë, duke i thirrur me të njëjtin emër në gjuhën e tyre. Midis Sellos dhe majës së Bregut, si nëpër mjergull na çfaqet sokaku i Gjik Niket. Nga të dhënat e grumbulluara nga kjo mëhallë del se ata kanë 118

119 ardhur nga Borshi rreth mezit të shek. XVII. Në këtë sokak ka shtëpi shekullore, që muret e tyre ngrihen mbi themele ndofta shumë më të vjetër, * Në Radhimë edhe sot ekziston një vend, i cili quhet Fiku i Shurit nga ku deri vonë në shek.xx-të ata merrnin rërë me kuaj për përgatitjen e llaçit e korosanit gjatë ndërtimit të shtëpive. Shur, në gjuhën arbëreshe do të thotë rërë. si shtëpitë e Xhafer Asllanit, Puluet, Qamil Gjimarës, Meto Dhimës, Cekodhimet, Niket, Piko Dhimës,etj. Ndërsa për rreth Sellos ngrihen shtëpi të tjera që u përkasin të ardhurve në shek. XVIII si të Borshet, Hasamemuet, etj. si dhe të Mjaltet, Tefet, etj. Duke parë traditën ndër shekuj, radhimjotët kanë qenë bujq e blegtorë të mirë, ndërsa traditën e të ndërtuarit nuk e kanë. Nga kjo lind e drejta të arsyetohet se ata kanë shfrytëzuar ustallarë shëtitës, gjë e cila vërtetohet edhe nga miqësitë e vjetra që kanë ekzistuar midis familjeve të ndryshme radhimjote me familje ustallarësh korçarë. Duke ju përshtatur sipërfaqes së pjerrët e shkëmbore, shtëpitë në fshat janë ndërtuar dy katëshe, me gur. Për lidhjen e gurëve në mur është përdorur llaçi si përzierje e rërës me gëlqeren, ndërsa në këndet e shtëpive, për dritaret, dyert e portat e oborrit është përdorur guri i Pallaramës, i cili është i punueshëm. Ndërsa çatia përgatitej me lëndë druri të vendit; pak e pjerrët duke u mbuluar dy deri katër dhoma së bashku. Nga lart dhomat (një ose dy) ishin përdhese, të shtruara me dhe të ngjeshur ose korosan, ndërsa nga ana e poshtme (perendimi) ndërtoheshin dy dhoma të tjera. Ato ndaheshin nga të lartmet me një ose dy koridore për së gjati, ku secili përfundonte në krye me nga një banjë. Një nga dhomat e poshtme quhej e miqve. Ajo ishte dhoma më e mobiluar, e shtruar me dysheme, zakonisht me 2-3 dritare; dy anash oxhakut dhe një në pjesën anësore. Ato mbylleshin me hekura të kryqëzuara 119

120 Portë karakteristike e sokakut te Gjik Niket ndërtuar me gur Pallarame dhe me dy palë kanata, nga të cilat të jashtmet me xham, kurse të brendshmet me dërrasë të përpunuar. Përballë oxhakut, në të majtë ose në të djathtë të derës ndërtohej një dollap i madh prej dërrase sa faqia e murit, ku vendoseshin rrobat, shtresat e mbulesat për fjetje, si dhe disa sirtarë po prej dërrase me një mini bufe mbi ta. E gjithë kjo quhej musëndër, që ishte e punuar bukur me dru, shpesh edhe me motive të gdhendura. Një kujdes i veçantë i kushtohej punimit të tavanit. Në të katër cepat e tij dhe në qendër gdhendeshin motive të ndryshme si lule, verige e gjethe rrushi, kallinj gruri si dhe në ndonjë rast yje, diellin, etj. Në qendër të odës ishte oxhaku, në dy qoshet e të cilit uleshin gjithmon njerëzit më të nderuar. Oxhaku ndërtohej me gurë të punueshëm pallarame, në shumë nga të cilët është përdorur edhe tulla e vjetër shekullore. Në parmak të tij vendosej çiraku, për familje të kamura ishte pak i lartë me bazament bronxi ndërsa në përgjithësi ishte prej balte ose llamarine. Depozita e çirakut mbushej me vaj, nga ku një fitil prej rrobe gjarpëronte deri lart tek koka që ndizej. Kurse në fundin e shek.xix-të duhet të jetë futur në përdorim llampa!? Në qendër të oxhakut shpesh radhimjotët gdhendnin shpendë 120

121 Tavan karakteristik në një banesë radhimjote fluturues si shqiponjë, pëllumb, etj. Në kënde të murit vareshin shporta të punuara me kallinj gruri dhe në faqet anësore të tij vendoseshin dërrasa të gjata me gozhdë, që shërbenin për varjen e rrobave, armëve, etj. Në fund të dhomës (odës) vendosej sepetja, që zakonisht ishte e zbukuruar me motive, e mbyllur me dryn (lluqetë), që çelsin (qyçin) e mbante e zonja e shtëpisë në brez (gërb). Oda shtrohej me qylym tej e përtej, duke vendosur rreth e rrotull murit shilte për t u ulur dhe jastëkë për t u mbështetur (kumbisur). Zakonisht odat komunikonin me pjesën tjetër të shtëpisë nëpërmjet dy dyerve, njëra nga të cilat dilte direkt në shkallë dhe tjetra në koridor, për të shkuar në banjë ose në ambjentet e tjera të shtëpisë. Në banesën radhimjote banjat ishin shumë primitive. Të gjitha mobiljet prej druri me përjashtim të dyshemesë, zakonisht lyheshin me bojra dekorative. 121

122 Shtëpia e Puluet, karakteristike nga mënyra e të ndërtuarit Nga ana e sipërme ndodhej dhoma përdhese (konaku) e zjarrit ose e fëmijve siç quhej në Radhimë. Ky ishte ambjenti i ngrënies, ndënjies dhe fjeties së fëmijve si dhe të ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Në krye këto dhoma zakonisht përfundonin me një parmak të ngritur, që quhej sofa, që s ishte gjë tjetër veçse mbulesë për shkëmbinj të pa thyer a shkulur dot. Në qendër të sofasë ndërtohej oxhaku me vatër, ndërsa për ndriçim konaku në përgjithësi kishte vetëm një dritare anësore. Në të dy anët e oxhakut shtroheshin rrogozë të punuar me kashtë zhuke dhe mbi ta, prokofë prej gjeshtre, çuje, shilte, posta e postiqe të leshta ose të dhirta, ndërsa për t u mbështetur, jastëkë të mbushur me kashtë, fjollë, etj e të punuar me gjeshtër në tezgjah (argali ) njëlloj si prokofët. Në fund zakonisht konakët kishin nga një kamare në mur, gjithashtu sipas mundësive të kohës mobilim quhej ndonjë raft për vendosjen e enëve, sepete a ydllëk i vjetër, etj., ndërsa sofra varej në mur. Në pjesën më të madhe të shtëpive të fshatit kjo dhomë ishte pa tavan, biles në disa shtëpi edhe pa oxhak. Në vend të tij, në qendër të dhomës montohej një çengel, ku varej kusia për të ngrohur ujë a për gatim, ndërsa tymi dilte jashtë nëpërmjet hapësirave të qeramidheve ose pllakave të gurta. Në dhomën tjetër të sipërme që ishte më e vogel, vendoseshin enët e bulmetit, zairetë e dimrit; zihej kosi e rrihej dymbeku, etj. Ndodhte që në murin e kësaj dhome të ndërtoheshin kamaret për bletët si psh. në shtëpi të Cekodhimet, Alikapuet, Sali Muhametit (Begotaraj). Në fshat zakonisht shtëpitë e vjetra, të ndërtuara në shek. XIX a më parë rrethoheshin me mur guri të lidhur me llaç të lartë deri në 2 metra. Oborri (havllia) kishte dy hyrje; portën kryesore që ishte në formën e gjysëm harkut 122

123 me qemerë guri të gdhendur. Gjithashtu portat ndërtoheshin me sofa në të dy anët dhe mbuloheshin me gurë të gdhendur në formë harkore. Gjerësia e kesaj porte ishte llogaritur të futej kafsha e ngarkuar me dru, kashtë, etj. Ajo zakonisht mbyllej me dy kanata dërrase (dhoga) e me një bravë me përmasa të mëdha që quhej panxhë. Dy kanatat siguroheshin nga brenda me shufra hekuri si grep, ndërsa porta e vogël nga lart shërbente për futjen e nxjerrjen e bagëtive dhe në krye të oborrit, mbrapa shtëpisë, mbështetur me murin e lartë rrethues, ndërtohej bufari i dhive ose kasollja e dhënve. Poshtë në katin përdhes, pothuajse të gjitha shtëpitë në fshat kishin katoin. Edhe ai ishte i ndarë me dhoma, pasi ishin vazhdim i themeleve te mureve ndarës për dhomat e sipërme. Katoi zakonisht shërbente për strehimin e lopëve, kuajve si dhe depo për depozitimin e kashtës së misrit për bagëtitë, etj. Ndërsa poshtë konakëve të sipërm, nëpërmjet katoit mund të komunikoje me disa tunele të vegjël, të ndërtuar me harqe të lidhur, ku ven-doseshin sende të ndryshme si vargje me qepë, hudhra, duhan, masurë misri, zajre dimri, etj. Në hyrje të katoit, poshtë shkallës ishte thollua, ku zakonisht mbaheshin bucelat me ujë të freskët. Në oborr ose në disa shtëpi edhe në konakun e sipërm (të voglin) ndërtohej furra me tulla dhe e lyer me baltë për pjekien e bukëve, byrekëve, yshmerëve, etj. RADHIMJOTËT ARSIMDASHËS Ndër shekuj, pushtimi është shoqëruar me shtypje dhe tendenca për ta mbajtur popullin në errësirë, të paditur, të pashkolluar. Këtë metodë ndoqi edhe pushtuesi osman tek ne, por në shek. XIX, si rezultat i rrijtes se ndjenjës kombëtare, luftës për pavarësi, për gjuhën, etj, kërkesat për shkollim filluan të rritën. Si kudo kjo gjë u ndje edhe në Radhimë. Deri në ditët tona ka mundur të ruhet në kujtesën e brezave në Radhimë si personi i parë i shkolluar në Turqi, mulla Sheme Ruko, i cili që prej vitit 1854 ka shërbyer si hoxhë dhe mësues për shumë vjet në Tragjas. Ndërkohë Ali Jaupi (Cekodhima), në fillim të viteve 60-të të shek. XIX, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, shkollohet për telegrafi në Bursë të Turqisë. Më pas, në vitet 80-të, Mehmet Halili i diplomuar per avokat kthehet nga Turqia, duke qenë një nëpunës e avokat me emër në Berat, Durrës e Vlorë deri vonë në vitet 20-të të shek. XX. Ndërsa në fund të shek. XIX disa radhimjotë të tjerë shkollohen në Turqi, si Hasan Sherif Mjalti, i diplomuar arkitekt ndërtimi që, pasi zbaton disa projekte në Turqi kthehet në vend lindje me idera në kokë. Ndërkohë Ymer Aliu vazhdon studimet në Janinë, duke u kthyer në atdhe pas disa vitesh si njohës i mirë i tre gjuhëve të huaja, turqisht, greqisht e italisht. Duke patur parasysh politikën osmane, për konsolidimin e fesë në ato vende ku banorët kishin pranuar myslimanizimin si dhe mundësitë e arsimimit në këtë drejtim ishin më të mëdha, në kohën e ndërrimit të shekujve tre djem 123

124 radhimjotë shkollohen në Stamboll për hoxhë, mulla Hamza Gjimara, mulla Sali Xhaferi e mulla-hafiz Mete Tefa. Duke patur parasysh luftën e vendosur që bënë rilindasit, patriotët, gjithë populli për dritë e dituri, për hapjen e shkollave shqipe, shkollimi filloi të përhapet kudo në fshatra e qytete. Kështu ndodhi edhe në fshatin tonë. Për herë të parë, në vitin 1915, fëmijët radhimjotë u ulën këmbëkryq për të mësuar A-B-C-në në shtëpi të Bejtuet. Ndërsa viti shkollor i rregullt filloi në xhami më 1917, vit të cilin 19 femijë filluan të mësonin shqip nga një mësues shqiptar, italisht nga një oficer italian dhe turqisht, nga hoxha i fshatit.* Duke patur si qëllim jetëgjatësinë e pushtimit, italianët më 1918 përfunduan ndërtimin e godinës së re të shkollës në majë të Bregut, ku prioritet do të kishte mësimi i gjuhës shqipe dhe italiane. Qysh nga ky vit e në vazhdimësi, mësues të ndryshëm, si mulla Islam Gjoni (Tragjas), patrioti Mihal Peço (Vlorë), Muharrem Havari (Dukat), filluan të vijnë në Radhimë, për të arsimuar breza të tërë fëmijësh me dashurinë për kombin, flamurin, lirinë, diturinë, etj, gjë të cilën bëri edhe Hasan Pulua si mësues në Tragjas në Janar Duke u rrezikuar vazhdimi i shkollës në Radhimë, pas luftës së Vlorës patriotët Ymer Radhima, Osman Haxhiu dhe Esheref Dano e ndihmuan financiarisht atë, të cilën në vitin 1921 e vizitoi edhe Jani Minga, si drejtor arsimi që ishte.** Puna pasionante e mësuesve që punuan në fshatin tonë e shoqëruar nga të tjerë më vonë si Elmaz Tahiri, Nuredin Kuçi, etj dhe vatrat arsimdashëse radhimjote, bënë atë që shumë nga këta fëmijë të kërkojnë shkollim të mëtejshëm, duke arritur tek Abedin Bilani, i lauruar për inxhinjer termik në Itali, ose Ali Radhima e Kamber Selfo Selmani për oficera kariere e Hasko Ramo Kojani e Sefer Hyso Bilani për polici, po në Itali. E kështu vit pas viti, deri sa në prag të Luftës së II Botërore, një brez i tërë të rinjsh radhimjotë kryen studimet në shkolla të ndryshme të vendit si Xhevit Azemi, Shezai Radhima, Jaho Bejto, Sadik Ramo, Nuri Radhima, Zenel Hamiti, Mynyr Radhima, Veli Kapo, Shaqir Ruko, Zyhra Radhima, Beqir Shuaipi, Xhezo Rroko, Xhevit Saliu, Laze Tefa, Skënder Brahimi, Numan Bilani, etj. Duhet theksuar se këta të rinj radhimjotë të shkolluar për kohën, ishin të parët që u përfshinë në lëvizjen antifashiste. Nëntor Shqipëria e lirë! Fëmijët radhimjotë, si në mbarë vendin, e rifilluan shkollën në Janar 1945, me këngën e lirisë në gojë. Si fillim përsëri në xhami, pasi në kohën e luftës gjatë një furtune catia e shkolles perfundoi * La scuola in Albania Faqe: 11 Viti ** Mihal DOKO PECO: Kujtime 1969 perrua te Katorise. 124

125 Shkolla fillore e fshatit në majë të Bregut, ndërtuar nga italianët më 1918 Foto e bërë nga Foto Ferrania në vitet Pas riparimit të saj më 1946, një epokë e re filloi si kudo edhe në Radhimë, ajo e shkollimit masiv, dijes. Me mësues Nako Kokën, Thoma Stefanin, Brahim Ramadanin, Batjar Merkën, Agim Shqerrën, Gaspër Bicin etj e nisën femijet radhimjote shkollen per te vazhduar më tej 7-vjeçaren në Tragjasin fqinjë. Me nga një çantë rrobe, të hedhur krahë qafë; shumë ndër ta edhe me rroba të handruara por të pastra, vogëlushët radhimjotë i bënin zë njëri-tjetrit dhe ashtu grupe-grupe plot vullnet e ëndërra për të ardhmen merrnin rrugën drejt Tragjasit. Duke përshkuar çdo ditë km rrugë në mes të erës, shiut, vetëtimave e vapës përvëluese, breza të tërë fëmijësh sakrifikuan për më shumë dije, për një të ardhme më të mirë. E ndër ta, kush mundi, si Razip Ruko, Enver Lagji, Arshi Bilani, Fadil Nika, Xhemil Ramosaço, Selman Lameborshi, Xhebro Vera, Piro Radhima, etj në universitetet e Europës Lindore u diplomuan, ndërkohë që të tjerë, si Veli Kapo, Laze Rexhepi e Zyhra Radhima, pas përfundimit të luftës në po këto vende shkollimin përfunduan. Nga ana tjetër, luftë frontale kundër analfabetizmit. Edhe ata radhimjotë që tashmë ishin prindër, gjyshër, e për vetë arsyet historike që dihen, nuk kishin mundur të mësonin shkrim e këndim, këmbëkryq nëpër vatra, me ndihmën e mësuesve të palodhur në fshat, me kurse analfabetizmi, sytë hapën Kështu pra, çdo vit shumë djem e vajza nga fshati pas përfundimit të 7vjeçares në Tragjas, me bursa nga shteti anë e kënd vendit u shkolluan, profesione të ndryshme fituan. Ndërkohë në vitin 1967 filloi ndërtimi i shtesës tek shkolla ekzistuese dhe prej vitit shkollor , Radhima u bë me shkollë 8-vjeçare. Me drejtoreshë Tefta Lagjin dhe mësues Bejko Selmani, 125

126 Tare Kojani, Kadrie Limo, Mustafa Lagji nga Radhima dhe Sehit Ligu, Selvi Rrapi, Vasilika Zoga e Lefter Kumi nga Vlora, brezi i parë prej dhjetë vetësh: - Drita Flora Gazmire Lutfi Mjaftime Rroko Rroko Havari Bilani Lagji - Neki Niko Sali Sezai Zamir Lameborshi Bilani Begotaraj Begotaraj Limoj dhanë provimet e pjekurisë në Radhimë, duke u mbyllur përfundimisht rruga e gjatë e plot vështirësi për moshën fëminore, Tragjasi. Ndërsa më vonë, në vitin 1982, me rritjen dhe zhvillimin gradual ekonomiko-shoqëror, që u arrit në mbarë vendin, u ndërtua shkolla e re 8vjeçare, dy katëshe në baçë të Marës, duke mbajtur gjithmon emrin Xhevdet Lagji. Ajo u plotësua me mjetet mësimore të nevojshme për një edukim sa më cilësor të brezit të ri, që po ngrihej në fshat. Së bashku me çerdhen dhe kopështin e fëmijve, ato përbënin një kompleks, që shumë e shumë fshatrave të tjera në ato vite u mungonin. Duke qenë pra një fshat arsimdashës, radhimjotët në vitet e socializmit, kudo që shkuan, në shkolla të përgjithshme e profesionale, u dalluan si nxënës të zellshëm e cilësorë. E ndër ta, me hapjen e Universitetit në Tiranë dhe instituteve të larta, u diplomuan në profesione të ndryshme. Nga një llogari e përafërt, rreth 200 djem e vajza nga Radhima përfunduan studimet e larta, vetëm në kohën e socializmit. E një plejadë e tërë, nga këta zgjodhën profesionin e bukur të mësuesit. Mbas përfundimit të studimeve, nisur nga dëshira e mirë për të dhënë kontribut në vazhimin e shkollësisë në Radhimë, shumë prej tyre si Abedin Hamiti, Avni Begotaraj, Tefta Lagji, Lefter Lameborshi, Gani Gjimara, Fatime Gjimara, Mustafa Lagji, Sadik Ruko, Kadrie Limo, Vjollca Lameborshi, Aneta Begotare, etj filluan karierën e mësuesisë në fshat, duke dhënë me pas kontributin si shpërndarës të diturisë e dijes anë e kënd atdheut si shumë e shumë radhimjotë të tjerë, si Shezai Radhima, Piro Radhima, Jazo Bilani, Xhebro Vera, Hasan Cekodhima, Fitus Radhima, Farfuri Bilani, Dashuri Begotare, Tok Radhima, Spartak Hamiti, Bujtina Lameborshi, Dasho Ramosaço, Ilirjan Selmani, Hektor Radhima, Enver Dani, Hasan Havari, Agron Begotare, Muhedin Begotare, Reta Selmani, etj, etj. E këtu nuk mund të lihen pa përmendur dy mësuesit veteranë, që nuk jetojnë më, Bejko Selmani e Tare Kojani, që breza të tërë mësuan prej tyre A-B-C-në në Fshat. Gjithashtu Radhima duhet të krenohet për bij e bija të saj, që në piramidën arsimore u ngjitën, si: - Razip Ruko, zv/dekan i Fakultetit të Agronomisë në I.L. Bujqësor, Kamëz. 126

127 - Dr. / Prof. Jahja Pulo, mjek infeksionist cilësor, pedagog i Fak. të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës dhe atë të Prishtinës; ndër të tjera edhe zv/ministër i shëndetësisë ne vitet Xhemil Ramosaço, topograf ushtarak, pedagog në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave, Tiranë. - Kastriot Rroko, inxhinjer i apasionuar, para viteve 90-te pedagog në Fak. e Gjeologji-Miniera në U.T. dhe me pas inxhinjer ne AGIP - Klarita Lagji, njohëse e disa gjuhëve të huaja, per disa vite shefe e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në U.T. - Myftar Ramosaco, pedagog në Universitetin Ismail Qemali Vlorë. Kjo plejadë e tërë kuadrosh radhimjotë, kudo ku kanë punuar e jetuar, janë dalluar si njerëz të ndërgjegjshëm, punëtorë e të sakrificës. Shumë nga këta kuadro, jo vetëm që kanë qenë nder për fshatin, për vite me radhë kanë drejtuar me aftësi ndërmarrje e sektorë të ndryshëm të ekonomisë anë e kënd vendit si, Zeqir Gjimara, Enver Lagji, Jahja Pulo, Fatosh Cekodhima, Ali Bilani, Ramo Kojani, Rexhep Rroko, Mehmet e Muhamet Kojani, Kadri Ramosaço, Petref Lameborshi, Haki Rroko, Birçe Ramosaço, Jahja Begotare, etj, etj. E pse jo, me krenari themi se nga fshati ynë Hasan Pulo, Zenel Hamiti, Petref Lameborshi e Nasmir Bilani, në legjislacione të ndryshme, si deputatë në piramidën parlamentare me zërin tonë kanë folur Pra, mund të thuhet si konkluzion se shek XX për Radhimën, mund të quhet si shekulli i arsimimit, zhvillimit, përparimit, civilizimit, etj. OBJEKTET E KULTIT DHE BESIMI FETAR. Po e fillojmë me një përshkrim të udhëtarit të shquar Carl Patsch, i cili gjatë rrugës në këmbë në vitin 1904 nëpër Shqipëri, për Radhimën nënvizon: rruga ngjitet lart, herë duke u ngushtuar, herë duke u zgjeruar; ndonjëherë bëjmë pushim për t u hapur rrugën kafshëve të ngarkuara me dru ose me qereste që shkojnë në pazarin e Vlorës. Një gjysëm ore rrugë dhe më në jug të Kalasë në breg të detit duken gërmadhat e kishës së Shën Onufrit. * Më tutje shfaqet kisha e Shën Kollit, në shkatërrim e sipër.** Në rrëzë të shpatit duket fshati Radhimë me 60 shtëpi myslimanësh, të cilin e lëmë mënjanë. Për një kohë ecim bregut dhe kalojmë në va lumin e Izvorit, të pasur me peshk e që derdhet në Gjiun e Vlorës. Duke marrë shkas nga ky përshkrim, nga shenjat e zbuluara dhe nga mundësitë reale, këto dy kisha duhet të kenë qenë shumë të vjetra. Përveç funksionit në shërbim të banorëve vendas, ka shumë mundësi që ato të kenë * Kisha e Shën ONUFRIT ndodhej 30 m. në VP të monumentit të aksionistes sot në Jonufër. ** Kisha e Shën KOLLIT, në hyrje të urës së Katohorisë nga veriu, 10 m. për në lindje; rruga për në Kolunçaj kalon mbi të. 127

128 qenë edhe në shërbim të udhëtarëve, pasi të dyja janë të vendosura për gjatë udhëkalimit mesjetar tokësor Vlorë-Orik-Himarë. Duke u nisur nga emri Shën Koll (San Nicola), kisha pranë urës së Katohorisë, për vetë faktin që është shumë afër me Mavreneroin, ku mendohet se ka ekzistuar edhe moli, mund të ketë qenë edhe në shërbim të detarëve. Kjo kishë, nga vetë mënyra e ndërtimit, materialet e përdorura, sipas arkeologëve duhet t i përkasë fillimit të ndërtimit të kishave në trevën tonë. Muri i kishës së Shën KOLLIT pranë Urës së Katohorisë Duke u nisur nga zbulimet arkeologjike në Radhimë, që flasin për një vendbanim të shek. V-III p.k. dhe nga argumenti se banorët e asaj periudhe varret i bënin në hyrje të vendbanimit të tyre, konkludohet se banorët në vendin e quajtur sot Radhimë, të afërmit e tyre i kanë varrosur në majë të Bregut dhe në Sello. Dhe më vonë me ndërtimin e kishave, në pozicionet më dominuese pranë nekropojve, të parët ndërtuan kishat. Nisur nga ky argument, nga ekzistenca edhe e varrete të viteve më në jug të nekropolit të majës së Bregut, si dhe të një pusi e të disa qipariseve në shek. XIX, tek vendi pranë shkollës së vjetër, konkludimi është se kjo shkollë duhet të jetë ndërtuar mbi themelet e kishës së fshatit. Për kohën e ndërtimit nuk mund të arsyetohet saktë, megjithatë mund të thuhet se kur banorët kanë ndjerë nevojën e kishës, duhet ta kenë ndërtuar atë, pra edhe kjo me fillimin e kishave në trevë. Ekzistenca e kësaj kishe mund të përforcohet edhe nga legjenda e thesarit të tre kishave i fshehur tek guri i Çarë. Nuk ka se si thesari i tre kishave të jetë fshehur jashtë oborrit të një prej kishave; e në rastin konkret, të kishës së majës së Bregut... Gjithashtu në pjesën më të madhe të rasteve, pushtuesit osmanë, xhamitë i ndërtuan në të njëjtat vende 128

129 të shenjta, për të evituar vajtjen e popullsisë tashmë myslimane, tek ish vendet e shenjta krishtere. Por, siç u pa më lart, në këtë trevë jeta nuk ka filluar me lulëzimin e Orikut, në Shek.I p.k. Shenja të një jete më të hershme, nisur nga objektet e zbuluara, ka patur në Shkalla, Jonufër, breg të Fsakës, Drumbe, etj. Dhe ata që kanë jetuar në këtë periudhe, si kudo në treva të tjera, kanë besuar tek diçka e mbinatyrshme, si krijues dhe rregullues i gjithçkaje mbi tokë. Pra këta paganë fillimisht, pas shekujsh janë bërë katolikë dhe me ndarjen e perandorisë romake, nën ndikimin bizantin, në ortodoksë. Për objekte e tempuj të lashtësisë është vështirë të shprehesh, megjithatë vetë ekzistenca e emrit maja e Kubesë, të shtyn të mendosh se vende të shenjta duhet të kenë ekzistuar Duke vazhduar më në jug të fshatit, pranë vendit të quajtur Dhim Sel (fshati i Dhimës), në një pozicion dominues edhe sot quhet Shën Koll. Pavarësisht se shenjat në Dhim Sel janë shumë të pakta (vetëm qeramike), si vendbanim duhet t i përkasë shek. XI ose më parë. E natyrisht ata kanë besuar, e kishën e tyre përballë detit e kanë quajtur Shën Nikolla. Ndërsa po të vazhdohet më Rrënojat e kishës së ZOIT ( Katohori ) në jug akoma, në një kodrinë dominuese pranë lugut të Gegëve, ekziston vendi i quajtur maja e Kishës. Edhe këtu duhet të ketë patur kishë shumë të vjetër, për vet faktin se Grabua dhe Drumbeja janë vendbanime të hershme. Duke u bazuar në regjistrimin turk të vitit 1583, pas gjithë atyre luftrave çfarrosëse në zonën tonë, në Radhimë rezulton një rritje e ndjeshme popullsie. Sipas shenjave konkludohet se kjo popullsi e ardhur rishtaz duhet të jetë vendosur me shumicë në Katohori, breg të Qishës e gjetkë. Nga regjistrimi vërehet se kjo popullsi me shumicë ka qënë e besimit ortodoks dhe 129

130 kishat i kanë patur pranë vendbanimeve të tyre. Ajo e Katohorisë e quajtur ndryshe Kisha e Zoit është ndërtuar në bisht të fshatit poshtë, shumë afër kroit të Bregut, kurse tjetra në breg të Qishës, ka qenë me përmasa më të mëdha. Sipas thënieve të çobanëve radhimjotë deri vonë në shek. XX-të dalloheshin koloritet në muret e saj tejet të rrënuar. Sipas shenjave, si qeramikë dhe varre të shumtë, dhe thënieve të pleqve, Lëmënjët duhet të kenë patur kishë a vend të shenjtë, në shërbim të besimtarëve që banonin për rreth Sellos!?... Govatë guri, e zbuluar pranë kishës së Shën KOLLIT Ndërsa vendi i quajtur lëmi i Gumet, që është direkt në krye të fshatit, duke ju referuar greqishtes përkthehet lëmi i murgjve. Nisur nga emërtimi, mund të bëhet fjalë edhe për këtë, si një vend i shenjtë, ose që mund të ketë lidhje me ndonjë ngjarje fetare që thellësia e shekujve e ka marrë me vete Pra, duke u nisur nga faktet e mësipërme, radhimjotët, si krijesa të zotit, në këtë vend kanë jetuar, kanë punuar dhe kur nevojë kanë patur, zotit i janë falur, lutur e rrëfyer; katolikë e ortodoksë ashtu siç ishin, prandaj edhe kishat, të shumta i kanë ndërtuar. E në këto kisha normalisht, ndër të tjerë edhe bashkë fshatarë të tyre mund të kenë shërbyer; ndersa te tjere ne sherbim te krishterimit ne kisha e manastire me me emer ndofta nje aktivitet fetar me te madh mund te kene patur, gje e cila vertetohet edhe nga nje burim arkivor mesjetar,* ku nder te tjera thuhet: Ne kohrat mesjetore Krahina e Himares perbehesh prej shume fshatrash, po thuaj me teper se 72 fshatrash e katundesh. Emri Himara eshte emer i rjedhur prej Pellazgeve te mocme qe domethene Kuqerem ose njerezit e skuqur prej djellit. * Artikulli Bibliotekat dhe Bibliotekaret i Revistes HYLLI I DRITES Nr Viti 1939 f

131 Qyteti i Himares ka qene shume me i madh nga c eshte sot, i themeluar mbi keshtjellen e mocme dhe ka patur 58 kisha dhe tre a kater Manastire. Ne Himare qe prej vitit 1500 deri ne 1700 ka patur nje Mision Katolik-Oriental ose Unit. Papa Klemendi (Clemente) i VII ne vitin 1594 i levdoi Himariotet per besnikerine e tyre duke i quajtur me fjalet Pro Dei gloria et fidei defensione Ne vitin 1627 prej Misionit ne fjale ish hapur nji shkolle, ku mesonin shume Monah (Vetemtar) prej Manastireve te Himares dhe gjetke. Kjo eshte e para shkolle publike ku mernin pjese edhe shume laik dhe qe drejtohej prej Misionerit Katolik-Oriental Im-zot Neofit Rodhinoji, i cili kishte keshilluar dhe ndihmuar sacerdotin prift Papa Dhimitri si njohes i mire i shqipes, qe te perkthente ne gjuhen shqipe Katekismin prej Italishtes. Ne kete liber hidhet drite mbi gjuhen e atehershme te Laberise e pjeses me te madhe te Shqiperise. Pater Rodhinoi u zevendesua me 1655, pasi emerohet ne kishen e Nivices. Ai shkruajti disa libra per popullin krejt shqiptar si assai utili e necessari a detti populi, poiche senza libri non si puo giovar a nulla, particolarmente nelle cose di Sacramenti, circa quali apresso quei popoli vi sono grandissimi abusi. Nga te dhenat arkivore thuhet se ne Manastirin e Kukamies ne Nivice, qe ishte ndertuar ne nje shkemb mbi det me fortese per rreth, ndodhej edhe Ungjilli i shkruar me dore mbi membrane i quajtur Qitapi i Lapvet * Katekismi i sacerdotit Papa Dhimitri prej Himare i perkthyer shqip prej gjuhes italiane mban daten e vitit 1635 dhe duhet te kerkohet ne Vatikan ne arkivin e Propagandes Fide ne aktet e Misionit te Himares, ose ne Badie te Grottaferrata te Romes a ne Kishen Greke te Napolit ose ne Kishen e Vogel ne Kompanjen e Napolit, qe ju dhurue Pater Radhinojit per prehje (vendvarrim) Ky pershkrim, qe flet gjereresisht per Historine e Bibliotekave te Shqiperise, permend edhe Im-zot Neofit Rodhinojin, te cilin mund ta lexojme edhe Neofit Radhimjoti. Si argument per kete krahasim mund te marrim te dhenat arkivore mesjetare, ne te cilat Radhima quhej Radhine Rodhine ndersa Radhimjotet Radhinoj... ** Duke e marre si te vertete kete te dhene, mund ta konsiderojme Im-zot Neofitin me origjine nga Radhima, duke arsyetuar se Ai mund te kete perdorur si mbiemer, emrin e fshatit, gje te cilen e benin shume burra me fame e influence ne Laberi; qe ne shenje krenarie e prezantonin vehten me emrin e vend lindjes. Kete fenomen e hasim edhe ne fshatin Radhime prej regjistrimit te vitit 1583 deri ne mezin e Shek. XX. ( ). Por në shek. XV, pushtimi osman erdhi në prag, me fe tjetër, me zakone të tjera. Dalë nga dalë ata vunë nën kontroll gjithçka, duke patur si qëllim në vetvete myslimanizmin, të cilin ndër shekuj edhe në Radhimë e realizoi me * Qitapi i Lapvet Kanuni i Laberise ** Spiro R. DINE: Valet e Detit Sofje

132 propagandë, taksa dhe kur popullsia nuk bindej, me forcë, detyrim, dhunë... Kjo për fshatin tonë ndër të tjera mund të argumentohet me dy fakte: I - Sipas regjistrimit të vitit 1583 çdo radhimjot i krishter paguante një taksë prej 25 akçe, kurse po kjo taksë (e të qënit i krishter) në shek. XVIII arriti në 325 akçe. Nga ky fakt rezulton se pushtuesi osman në vazhdimësi nëpërmjet politikës të rritjes së kësaj takse, e detyronte popullsinë ekonomikisht ta ndryshonte fenë. II-Ndërsa shembulli tjetër ka të bëjë me legjendën e gurit të Çarë, e cila si ngjarje duhet t i përkasë shek. XVIII. Nga që radhimjotët u rezistuan të gjitha formave që përdori pushtuesi osman për ndryshimin e fesë, ata dhunuan më në fund edhe tre kishat e fundit, që funksiononin në Radhimë, që sipas rrje dhimit llogjik duhet të kenë qenë ajo e majës së Bregut, Zoit dhe Shën Kollit. Pavarësisht se pushtuesi më në fund dhunoi edhe institucionet fetare, përsëri radhimjotët rezistuan, fenë shumë ngadalë ndryshuan, prandaj edhe Ali Pash Tepelena kur nënshtroi krahinën e Dukatit më 1811, si kusht kryesor u vuri të bëheshin synet e të faleshin në xhami... Nga ky fakt nënkuptohet se radhimjotët pavarësisht se kishin pranuar myslimanizimin në mesin e dytë të shek. XVIII (pas vitit 1750), ata ruanin akoma rregullat e ritet krishtere, vazhdonin të vinin emra ortodoksë, mbanin si origjinë në mbiemër brezin e fundit të krishter, etj. Kështu pra, vit pas viti, mbrrijmë në vitin 1886, kohë të cilën në majë të Bregut, përbri themeleve të kishës u ndërtua xhamia e fshatit. Ajo u ndërtua Ish xhamia e Radhimës në majë të Bregut Ndërtuar më 1886, rrënuar në vitet

133 në një vend dominues me drejtimin V-J, me mur guri të lidhur me llaç (përzierje të gëlqeres me shur) si gjithë shtëpitë e fshatit e me një oborr të rrethuar me mur guri nga Jugu e nga Perëndimi. Ky oborr përdorej gjithashtu edhe si vendvarrim. Xhamia përbëhej prej koridorit me përmasa 6 x 8 m., nga ku mund të hyje në sallën e madhe, pasi zbrisje 2-3 shkallë. Salla me përmasa 8 x 16 m, ishte e shtruar me dysheme dhe e mbuluar me tavan dërrase. Ajo kishte dy dritare me hark nga jugu, dy nga lindja dhe një nga perëndimi. Për nga jugu, midis dy dritareve, në krye kishte një vend të ngritur për qëndrimin e hoxhës. E gjithë salla shtrohej me qylymë, ku uleshin njerëzit pasi hiqnin opingat a këpucët në koridor. Në të djathtë, në cep të sallës, ndodhej hyrja për t u ngjitur në mënare nëpërmjet shkallëve rrethore prej guri të gdhendur. Gjithashtu po me gurë të gdhendur, të vendosur në formë rrethore ishte ndërtuar edhe mënareja, në të gjithë lartësinë e saj, duke patur nga një brez ndarës me tulla, çdo 1.5 metër. Ajo kishte një diametër prej 2.5 m dhe lartësi 6-7 m. Në të katër cepat e mureve të sallës dhe në dy të koridorit, ishin vendosur kandilë trekëndorë me xham për ndriçim, me nga një rezervuar të vogël për hedhjen e vajit dhe futjen e fitilit. Në koridor, në të dy anët ishin raftet për vendosjen e këpucëve. Xhamia ishte e mbuluar me tjegulla vendi dhe pjesërisht me pllaka pallarame. Në këtë xhami ndër vite u kryen ritet fetare sipas besimit mysliman, deri në fundin e viteve 50-të të shek. XX, kohë të cilën Radhima ngeli pa hoxhë. Më pas deri në vitin 1967, që përkon me lëvizjet e mëdha të ndërmarra nga Partia e Punës kundër fesë e zakoneve prapanike, ajo u përdor si magazinë. Të përfshirë edhe të rinjtë e fshatit në këtë lëvizje rrafshuan mënarenë, ndërsa godina u rikonstruktua, duke u kthyer në sallë kulture ku bëheshin mbledhje, mbrëmje vallzimi, çfaqeshin filma, etj. Ndërsa në vitet 80-të ajo u rrënua plotësisht si rezultat i amortizimit e abandonimit. Si hoxhë i parë nga Radhima, rreth mesit të shek. XIX njihet Mulla Sulo Ruko e më pas Mulla Hamza Beqiri (Gjimara). Disa vite mbas ndërtimit të xhamisë ka shërbyer Mulla Sali Xhaferi e mbas tij më 1913 Mulla Beqir Ormëni nga Tragjasi, i ndjekur më vonë nga Mulla Sulua nga Fterra. Ndërsa në vitet 30-të u kthye në fshat Mulla-Hafiz Mete Dauti (Tefa) e pas vdekjes së tij më 1955, Mulla Qerim Gumbardhi, që shërbeu deri në vitin 1958, kohë të cilën Radhima ngeli pa hoxhë... Radhimjotët, banorë të hershëm të këtij vendbanimi, bujq, blegtorë e luftëtarë të zotë, në vazhdimësi tek zoti kanë besuar, te diçka e mbinatyrshme që ishte rregullatori i gjithçkaje. Ky besim pagan, katolik a ortodoks, dalë nga dalë me pushtimin osman ju përshtat fesë myslimane, duke krijuar një ide e bestytni për çdo send e fenomen që i rrethonte në përputhje me këtë fé. 133

134 Mulla Hafiz Mete Daut TEFA ( ) Kështu p.sh. bota konsiderohej si një tepsi e madhe e rrumbu-llaktë, e cila qëndronte mbi kurrizin (shpinën) e disa breshkave a buajve gjigandë, lëvizja e të cilëve shkaktonte tërmetet, etj. Duke qenë se zoti i plotfuqishëm kishte në dorë gjithçka që i rrethonte, bile edhe jetën e vet njerëzve, të gjitha festat, ritet fetare i dedikoheshin atij, prandaj radhimjotët i janë falur të Plot-fuqishmit atje lart në qiell, diellit, hënës, ujit etj. Ata kishin bindje se ishin stërnipër të Ademit e Havasë (Adamit dhe Evës), të cilët zoti i solli në tokë për të populluar këtë tepsi të stërmadhe. Prandaj edhe besimi i tyre pasqyrohej kudo në jetën e përditshme, gjatë punës, gjumit, ngrënies, lindjes, vdekjes, hidhërimit, gëzimit, etj; nëpërmjet rregullave e zakoneve, të cilat kanë arritur deri në ditët tona. P.sh. në Radhimë është besuar se njeriun e mbron diçka, e cila e ndjek atë kudo nga mbrapa, i qëndron mbi supe, e ndihmon, i jep kurajo, etj. E kjo konceptohet si diçka me dy qënie të vogla, si fëmijë të padukshëm me krahë, që edhe ecin edhe fluturojnë. Sipas besimit ato janë Melaqetë, që bënin mrekullira. Kur dikush shpëtonte për bukuri nga ndonjë e keqe, thuhej se e kishin shpëtuar melaqetë, të cilat kur njeriu flinte, qarkullonin për rreth oxhaut në vatër, prandaj edhe zjarri duhej të mbulohej natën që ato të mos trombeshin nga drita. Gjithashtu thërrimet e bukës nuk duhet të hidheshin në zjarr, pasi melaqetë zemëroheshin. Të parët tanë në Radhimë për ndonjë fëmijë që vinte i mbarë, i urtë, thoshnin: Eshtë i urtë, melaqe!. Si kudo, edhe në fshatin tonë, xhindet që jetonin nëpër humnera, hone, shkëmbinj të thepisur, janë konsideruar qënie të frikshme. Veçanërisht nga xhindet duhet të ruheshin nuset e reja e vajzat e bukura. Prandaj në prag të martesës nusja nuk duhet të dilte natën, pasi mund ta rrëmbenin xhindet. Mendohej se xhinde kishte në përrua të Çipës, prandaj shumë njerëz i ruheshin kalimit natën në atë zonë

135 Por me i frikshëm është konsideruar shejtani. Ai imagjinohej si një qënie me bisht, me fytyrë të zezë, sy të kuq të mëdhenj, gojë të madhe, me brirë në vend të veshëve, i veshur me rroba të zeza, të grisura, etj. Ai konsiderohej si negativja, e keqia e një familje, fshati, etj. Prandaj në fjalorin e përditshëm tek ne është përdorur shpesh shprehja: Ik shajtan tutje, kurse për ndonjë të prapë, grindavec thuhej se është shajtan fare!. Ndërsa kur midis dy personave, familjeve, etj. fillonte grindja dhe nuk gjendej rrugëzgjidhje, mendohej se ishte futur shejtani në mes, etj. Edhe shejtanët jetonin nëpër shkëmbinj të thepisur. Në krahinën tonë thuhej se jetonin në përrua të Gërxhinës (Dukat), por shpesh ata afroheshin pranë mullinjve, burimeve e pasi rrëmbenin ndonjërin e këmbenin në Gërxhinë dhe e kthenin përsëri, prandaj për ndonjë, që bënte veprime të pakontrolluara thuhej se bën si i këmbyer në Gërxhinë ose kur ndonjëri kishte fëmijë të sëmurë (zakonisht me sëmundje të pashërueshme), duhet ta çonte për ta këmbyer, duke e lënë një natë në Gërxhinë... Tek ne diçka e fortë, me fuqi të mbinatyrshme dhe që kishte shumë gjëra në dorë, mendohej se ishte Ezhdërhaja. Një i tillë mund të formohej nga transformimi i një breshke, gjarpri, etj., duke marrë përmasa gjigande. Psh. në Radhimë, në raste të ndonjë fortune a ere të fortë, llohë (shi i rrëmbyeshem), thuhej: ç është kjo kohë, ezhdërha!, ose për ndonjë person që ishte i zoti, i shkathët thuhej se nuk mbahet fare, është ezhdërha!. Por, sipas besimit fetar, kjo qënie kaq e fuqishme, kishte një armik, që shumë i ruhej e para të cilit fuqitë i shteronin. E ky na ishte zogu i vogël i ferrave, i quajtur cinxarrmi. Siç u përmend edhe më lart, gjarpëri ka qenë një mit, ka patur hije shumë të rëndë. Nqse në një shtëpi kishte një lloj gjarpëri, që në fshat quhej Mëna ose gjarpëri i shtëpisë, kjo familje ishte me fat, mbarësi, prodhime të mbara... Prandaj kur ndokush gjente lekurë gjarpëri, e merrte dhe e varte në odën e miqve për mbarësi. Kur mëna çfaqej para njerëzve në shtëpi, nuk vritej por i vihej përpara një enë me ujë se mos vallë kishte etje e pastaj një i moshuar me urtësi i fliste duke ju lutur: Ik në punë tënde, ik në të mbarë tënde! Kush vriste këtë gjarpër, vetëm vdekje, sëmundje, fatkeqësi do të kishte në shtëpi E raste të tilla thuhet se edhe në Radhimë nuk kanë munguar. Gjithashtu tek ne të plotfuqishëm janë konsideruar gjarpërinjtë e Grabos, Drumbesë, sheshit të Llustrës. Nqse ai vërshëllënte qysh larg duhet të shmangeshe menjëherë, pasi aty pranë ai mund të kishte folenë dhe nqse e pengoje, të sulmonte. Në këto vende janë quajtur të rrezikshëm edhe gjarpërinjtë e quajtur Astritë, të cilët ishin helmonjës e shumë agresive. Një tjetër qënie e mitizuar ka qenë nuselala. Si në shumë krahina të tjera edhe në Radhimë ajo është respektuar, pasi ndër shekuj, është konsideruar si shpirti i një nuseje të bukur, të vdekur nga një fatkeqësi. Kur nuselala takohej në rrugë, pa tjetër duhet të ndaloje, ta respktoje duke i lënë të lirë 135

136 kalimin. Qenia e saj në shtëpi ishte fat, kurse në arë quhej zonja e saj. Për vet fatin e saj të zi, nuselala nuk duhej ngacmuar, pasi nqse ajo inatosej dhe të kafshonte, vdekja ishte e sigurtë Kur në Sello a majë të Bregut kalonte ndonjë vajzë a nuse e bukur, djemtë çapkënë e quanin nuselalë Vetëtima, kërcëllima gjithashtu është quajtur sipas besimit fetar si një fenomen, veprim, goditje e Zotit për t u tërhequr vemendjen njerëzve në tokë që të mos gabonin. Prandaj në Radhimë, sapo fillonin bubullimat, njerëzit, veçanërisht nënat dhe fëmijët ngrinin menjëherë lart gishtin tregues të dorës së djathtë, duke e shoqëruar me një pasthirrmë karakteristike të nxjerrë nga thithja e buzëve. Ky veprim, pasi pasohej nga fjalët Subuhan Allah!, plotësonte lutjen ndaj zotit, që ai ta ruante e të mos e ndëshkonte, qëllonte Vetëtimat, rrufetë zakonisht godasin në objektet më të larta në një vend te sheshtë, prandaj në kohë të keqe me llohë, kalimi nëpër lisa në Drumbe, qafë të Liqërit, etj gjithmonë ka qenë i rrezikshëm. Deri vonë, para shpyllëzimit kur kaloje në këtë zonë do të ndeshje në trungje lisash të djegur nga rrufetë. Po ashtu, sipas thënies së pleqve, ka ndodhur që rrufeja ka rënë edhe brënda në fshat, ku pasi ka përshkuar oxhakun ka hapur gropë në vatër. E kjo nga besimtarët radhimjotë është quajtur paralajmërim I rëndë është konsideruar në fshat mallkimi, nëma. Kjo gjë quhej ndëshkim, lutje ndaj zotit për t u hakmarrë ndaj dikujt që kishte gabuar rëndë. E nëqoftëse mallkimi dilte nga shpirti i një nëne, konsiderohej si e rëndë e me pasoja për jetën e të mallkuarit. Duke qenë se rrufetë ishin vdekjeprurëse, mallkime si: Të vraftë vetëtima! ose Të vraftë pa rë në qiell! janë konsideruar të rënda tek ne Thuhet se zjarri për herë të parë miliona vjet më parë është shkaktuar nga vetëtima. E njeriu duke parë se ishte shumë i dobishëm e ruajti atë duke e mbajtur ditë e natë ndezur. Ky koncept si kudo ka ekzistuar edhe në Radhimë. Zjarri duhej ruajtur tërë natën i ndezur, duke e mbuluar shpuzin me hi. Kështu edhe malaqetë nuk trembeshin Po ashtu zjarri nuk duhej shuar me ujë, pasi ishte gjynah. Për një shtëpi pa fat, pa trashëgimtarë, etj, në Radhimë quhej Zjam shuar, ose kur diçka, një punë e nisur nuk shkonte mirë, radhimjoti duke hequr në zemër, mallkonte duke folur më vete: U shofsh me ujë, u shofsh! ose Shuaje me ujë këtë punë!... Në Radhimë thuhej se Syri çan gurin..., prandaj njerëzit kanë besuar shumë tek syri, duke u ruajtur prej tij. Kishte njerëz, veçanërisht sy bardhët që hanin me sy. Por, kur dhe si!? Kur një fëmijë ishte i shëndetshëm e i bukur, kur një djalë ishte i shkathët, kur prodhimet bujqësore ishin të mbara, kur ndonjëri kishte ndërtuar shtëpi të re ose kishte një lopë që jepte shumë qumësht, etj, etj, syri të hante... E çfarë mund të ndodhte nga ky fenomen? Sipas besimit fetar, fëmija mund të sëmurej, vajza mund të ndrydhte këmbën, prodhimet bujqësore mund të prisheshin, mund t u binte sëmundja, mollura, kali ose mushka mund të qorollisej në ndonjë buzë, lopës mund t i ikte qumështi, etj, etj. Prandaj duhej bërë kujdes, duheshin mbrojtur

137 Për këtë fëmijve u varnin në qafë nuske ose u vinin ndonjë thelp hudhër në vende të fshehta si në djep, xhep, etj.; shtëpisë i varej patkua kali ose brirë dashi në ballë të saj; kalit, mushkës a lopës i varej patkua në ballë, etj. E pse!? Në mënyrë që, kur atij që hante me sy i fluturonte zemra, dmth të hante me sy, para se të vepronte shpirtërisht, diçka e veçantë duhet t i tërhiqte vëmendjen për t i prishur syrin... Në Radhimë, veçanërisht fëmijët, nuset, vajzat i janë ruajtur syrit të lig. E në raste të tilla kishte gra e plaka që shuanin kongjinj. Duke hedhur në një enë me ujë pranë vatres, kongjinj (thëngjinj të ndezur), ato belbëzonin fjalët Plastë syri i lig!... Kush thëngjill shkonte në fund të enës, konsiderohej i syrit të lig. Gjithashtu nëpër shtëpi për t ju ruajtur syrit shpesh edhe sot vendoset dordoleci ose nusja e misrit, siç quhet ndryshe. Në Radhimë shumë i janë ruajtur tersllëkut, prandaj është përdorur shpesh fjala e urtë Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Kur nisnin një punë a diçka tjetër, thoshnin Bismilahi!... etj. Kur ata niseshin për kismet, hairsi, etj. për në ndonjë vend ose për pazar në Vlorë, shpesh e merrnin rrugën herët për mos t u takuar me ndonjë ters rrugës. Gjithashtu i kushtohej vëmendje kush bënte këmbë i pari në shtëpinë e re, për festa fetare, e tani vonë edhe për vit të ri, etj. Ai që vinte i pari, duhej të hynte me këmbën e djathtë; po kështu edhe nusja në prag të shtëpisë së burrit kur martohej, etj. Sipas besimit fetar, dita e martë (e mara) dhe e premtja (e xhumaja) ishin ditë ters, pasi kishin nga një orë ters, prandaj në këto dy ditë gratë nuk qepnin nuk qëndisnin, nuk punonin në tezgjah, etj. Prandaj radhimjotët për të evituar këtë orë ters, përveç se mundoheshin t i shmangeshin, luteshin: Ruajna o Zot, nga sahati i lig!.... Ndërsa fatin të gjithë e kanë admiruar, dëshiruar. Kush ishte mirë me shëndet, kush martohej me ndonjë vajzë a djalë të mirë, kujt i ecte gjëja e gjallë, prodhimet bujqësore, etj ishte njeri me fat. Për raste të tilla në Radhimë thoshnin se Ka lindur (lerë) me këmishë!.... E për të patur fat të ndihmonin melaqetë, prandaj njerëzit e kërkonin fatin, donin të mësonin diçka më tepër për të. E përsëri zotin pyesnin Prandaj edhe duke kullotur bagëtitë, duke luajtur nëpër lëndina e pezule, fëmijët numëronin petalet e lule deles, për te njohur fatin e tyre. Shpesh ata i drejtoheshin qyqes, buburecit (buburrickës), etj me këto fjalë: Qyqe, qyqe, mono qyqe! Dëftomë të të dëftoj, un sa vjet do të rroj?! Të të rrëfej për tët vëlla, që ta therë mu si ka, mu si ka e mu si lopë, ta vërvinë mu në gropë! Ose: 137

138 Buburrick e malit, jepi ujë kalit! rreth e rreth moçalit. Nga do veç e ku do shkosh!? Në cin vënd do qëndrosh!? Pa më thuaj nashti: Nga d e marrësh burrin (gruan) ti! nga Vlora a Berati!?... E pastaj buburricka, bubuzhina lihej e lirë. Drejtimi nga ku ajo do të fluturonte tregonte fatin, të ardhmen Pra si përfundim ky besim fetar tek ne i ngulitur në shekuj, por edhe i ndryshuar nga kushtet e krijuara nga pushtues të ndryshëm, ka bashkëjetuar me vet këta njerëz, me vet hallet e dertet e tyre, megjithatë ndonjëherë paqartësia, enigma ka fshehur diçka në shpirtin e fshatarit radhimjot. Ja dy shembuj: Në një ndër vitet e para të shek. XX, një thatësirë e madhe rrezikonte seriozisht të mbjellat. Duke qenë se pjesa më e madhe e tokave ishin serikoje, radhimjotët prisnin shi nga qielli, prandaj ju drejtuan zotit. Një mëngjez herët, një pjesë e burrave të fshatit, u nisën drejt burimeve të lumit të Izvorit. Pasi mbërritën atje, hoqën opingat e xhaketat, u futën në ujin e burimeve dhe duke hedhur ujë përpjetë me duar, ju lutën zotit që t i ndihmonte, të mbjellat t i ujiste; pastaj xhaketat sëprapthi e në Radhimë... Dhe për çudi nuk vonoi shumë e një shi i rrëmbyeshëm përshkoi gjithë tokat e tyre!? Një tjeter: Në një ndër vitet e mbretit Zog, Dalan Çelo Bestrova u nis për të dimëruar bagëtitë në Myzeqe, pasi ngarkoi tertipet e stanit në një gomar e një mushkë. Gjatë rrugës kalon pranë një vendi të mirë (të shenjtë) e për mbarësi kthehet e hedh disa monedha S kaloi pak kohë e në mes të rrugës i rrëzohet gomari i ngarkuar. Me mundim e ngriti, por s bëri pak rrugë e të njëjtin fat edhe mushka Ç të bënte!? U kthye mbrapsh tek vendi i shënjtë dhe mori të gjitha të hollat që qenë Si përfundim rruga i vajti sahat deri tek vendi ku do të ngulte stanin, por vendi nuk e mbajti. Donte të mësonte diçka më tepër për ç ka i ndodhi, prandaj ju drejtua hoxhës në fshat. Pasi i rrëfehet, ai (hoxha) me finëse ju përgjegj: Dalaan! Kur e kalon harrami-hallallin, gjithmonë kështu ndodh; e mira nuk zë, prandaj mos u habit!

139 TRADITA E TË VESHURIT Mënyra e të veshurit lidhet me shumë faktorë; si me traditën, zakonet, besimi fetar, nivelin ekonomiko-kulturor, klimën, profesionin, terrenin, etj. Brenda këtyre faktorëve është formuar, trashëguar dhe ka evoluar mënyra e të veshurit në fshatin Radhimë. Ajo s mund të shkëputet nga tradita e Dukatit, pjesë e së cilës ka qenë, pavarësisht se afërsia me Vlorën ka ndikuar në lehtësimin e saj. Si në gjithë trevën edhe tek ne, njerëzit përdornin disa lloj veshjesh. Nuk mund të ishte e njëjtë ajo e bujkut me atë të çobanit, ajo e punës me atë të kohës së lirë, etj. Në një dasëm, kur nisej për në qytet a mik në ndonjë vend, vetëm nga rrobat që kishte veshur, nga shala e kalit, nga sixhadeja e hedhur mbi samar, nga hejbetë që kishte varur, menjëherë mund të caktoje nivelin ekonomik, shpirtëror, shijet, pastërtinë e të zonjës së shtëpisë, etj. E kjo traditë veshjeje e plotë ka ekzistuar edhe për fshatin tonë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. VESHJA E GRAVE Duke qenë seks i dobët, seksi i bukurisë, delikatesës, dashurisë, etj veshja e grave natyrisht ka qenë më e bukur dhe më e shumëllojshme së e burrave. Gratë e Radhimës, si fshat në përbërje të Himarës së vjetër, kanë patur shumë gjëra të përbashkëta me veshjet e fshatrave të tjera të kësaj treve. Deri në shek. XIX ato vishnin një fustan të gjatë deri në mes të kërcirit, që përbëhej nga një copë e hollë një ngjyrëshe e mbyllur, pa jakë dhe me një çarje vertikale nga përpara për t u futur në kokë. Për rreth qafës qëndisej një tegel dekorativ me ngjyra të ndryshme si të kuqe, blu, jeshile, etj. Ndërsa nga poshtë vinte i gjerë, i kthyer fundi zakonisht me grep, ku qëndiseshin flutura të bardha e me ngjyra. Sipër fustanit gratë e vajzat vishnin një xhaketë të vogël, me hastar nga brenda. Midis hastarit dhe copës mbushej me një shtresë të hollë leshi të shkrifur, duke u rrahur me tegela të gjerë lart e poshtë. Xhaketës i qepeshin edhe dy xhepa nga jashtë në formë gjysëm harku. Zakonisht ajo përdorej në dimër, ndërsa në periudhën relativisht të ngrohtë vishej një jelek i ngjyrosur, i qëndisur rreth qafës, si dhe i prerë në formë harku nga përpara në fund në të dy anët. Ndërsa me ndryshimin e fesë, vërehet një ndryshim në veshjen e grave. Si rezultat i ndikimit gradualisht të detyrueshëm të pushtuesve osmanë, në Radhimë si në tërë krahinën tonë e më gjerë, në veshje u futën edhe elementë të veshjes së grave turke, myslimane. Ato u veshën totalisht me 139

140 çitjane, që përbëheshin nga m beze, basëm ose mëndafsh me ngjyra të ndryshme në vartësi të moshës. Çitjanet qepeshin në mënyrë të tillë, që nga jashtë ngjanin si një thes me gryke lart, me frutulla rreth oshkurit, që vinin duke u zgjeruar poshtë e duke përfunduar me dy vrima të rrumbullukta, të qepura buzët palë-palë për futjen e këmbëve. Ato ishin me lule për vajzat e nuset e reja; disi më të errëta për gratë dhe plotësisht të errëta një ngjyrëshe ose me pak cërka për gratë e vea dhe plakat. Pavarësisht se çitjanet ishin të huazuara nga Turqia, ato nuk ngjanin fare me ato të Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Ato ishin më të bollshme, më të varura poshtë ku frutullat e valvitja e tyre si valë deti gjatë ecjes, i jepnin hijeshi të veçantë femrës labe e natyrisht edhe asaj radhimjote në fjalë, ashtu siç thotë edhe kënga: Sali Dajko kaçandone, mu si zonjat e Vrione, xhindeja që rri në hone RADHIME, 1811 Si veshje të brendëshme femrat përdornin linjën prej pëlhure të hollë, një ngjyrëshe, në formë fustani. Ajo ishte me mëngë tre këndëshe dhe grykë (jakë) të qepur me dorë, duke formuar kështu tegelë me pala e me qinda, si në këngë: Moj pse s dej për dru me shoqe!? S më lë linja toqe-toqe, toqe-toqe s më lë linja, se e kam me dyzet qinda, nga Alush Piko Radhima RADHIME, 1811 Mbi linjë vishej xhamadani (jeleku) e pastaj polka, e cila ishte një lloj bluze e shkurtër, paksa mbi çitjane dhe e ngjeshur (mbledhur) për beli, me mënga të gjata të mbërthyera në qafë të dorës. Gjithashtu gratë përdornin çorape leshi të holla, deri tek gjuri, shpesh të qëndisura dhe opinga llastiku të lehta ose këpucë llustrinë. Në kokë gratë mbanin shami, që ndryshonte në vartësi të moshës. psh. vajzat e nuset përdornin një ngjyrëshe të çelët ose me lule, të zbukuruar anash me ruaza të vogla shumë ngjyrëshe, duke i kthyer buzët me bizë ose duke i qëndisur lehtë me finesë. Ndërsa gratë përdornin shami me ngjyra më të errëta, pa rruaza e qëndima, kurse gratë e vea e plakat të zi. Lidhja e shamisë ishte karakteristike për gjithë trevën; siç ishte në formë tre këndëshi ai vendosej në mes të ballit, pastaj dy cepat kryqëzoheshin nga prapa dhe ndërthureshin tek njëra-tjetra, duke u lidhur gogël në ballë. Pasi shtërngohej, tërhiqej pak mbrapa për të dalë në pah ndarja e flokëve në mes të ballit. 140

141 Vajzat e reja, gërshetat i mbanin edhe të lëshuara, por gjithmon të mbuluara me shami, kurse gratë e moshuara thurjen e gërshetave e bënin bashkë me një fije basme të hollë, me gjërësi deri në një centimetër, që pasi e kalonin pas qafe e ndërthurnin gjysmën me njërën gërshetë e gjysmën me tjetrën. Mbi çitjane nga përpara gratë zakonisht përdornin futë, të lidhur mbrapa për beli. Kush grua përdorte futë gjatë kryerjes së punëve të shtëpisë, gjatë gatimit, gostisjes së miqve, etj. nënkuptonte se ajo ishte nikoqire, e pastër, etj. Futa bënte pjesë në pajën e nuses. Gjithashtu, si në gjithë krahinën edhe në Radhimë, gratë e përdornin futën edhe gjatë punës në arë, baçë, etj. për mbajtjen e frutave, zarzavateve, duhanit, farërave të ndryshme, etj. Kjo lloj veshje tek gratë; kuptohet tek të moshuarat është ruajtur në Radhimë deri në vitin 1967, kohë të cilën ndodhën shumë ndryshime, ndërsa në vitet 70-të u fut kudo veshja e kohës. Ndër shekuj radhimjoti ka dashur që vajza, nusja, gruaja të ishte e mirë, e bukur, elegante si selvi, etj prandaj krahas bukurisë naturale, një vend të veçantë kishte përdorimi i zbukurimeve të ndryshme. E kjo është një traditë shumë e vjetër; qysh në shek. V-III p.k. zbulimet arkeologjike e vërtetojnë këtë gjë. Varëse floriri, vathë, byzylykë, etj. kanë qenë orendi që femrat autoktone i kanë përdorur që prej lashtësisë. Sumbull zbukurimi sermá e perdorur nga grate radhimjote Edhe më pas, pavarësisht nga niveli ekonomik, që shpesh ka patur luhatje, femra radhimjote gjithmon zbukurimin e ka patur pjesë të jetës së vet. Vathët në formë rrethi, gjysëm hëne, groshore, pëllumb, monedha të vogla ari ose argjendi etj. ishin shumë të përdorshme. Gjithashtu unazat, byzylykët, varëset e holla serma, sumbullat po sermá, unazat me gurë të çmuar, me 141

142 qelibar, etj. në vazhdimësi kanë qenë orendi zbukurimi të preferuara për to. Përveç këtyre ato për hijeshi në xhaketë varnin sumbulla po prej sërmaje në formë kërmilli ose monedha të vogla floriri e argjëndi. E këto stoli harmonizoheshin me zbukurimet e bëra në linjë, fustan, polkë, xhamadan, etj. me ruazat e shamisë së kokës, me tegelat e qëndisur në rrobat e trupit, me lulet e çorapeve, me cilësinë e këpucëve, të cohrave të blera, etj. Të gjitha këto me shije e finesë i përshtateshin formës së trupit, fytyrës, etj. Duke qenë të kufizuara gjithmon në tualet, pasi vet feja e fanatizmi nuk i lejonin. Bukurisë së femrës si kudo edhe në trevën tonë i është kënduar shumë. E këto këngë shpërndaheshin si era, duke u kënduar nëpër dasma, gëzime, në kohë të lirë, kur çobani kulloste bagëtitë, etj. Ja një ndër to që edhe në Radhimë është kënduar shpesh: Në saba pa dalë ylli, tërbimi Vito tërbimi! (Refrani) Bëra poshtë nga burimi, gjeta Viton vetëm filli, sorkadhe e trembur nga pylli, treqid napolona syri, gjashtëqind gusha dhe gjiri... VESHJA E BURRAVE Më parë, të paktën në shek. XVIII-XIX që dihet veshja e burrave në Radhimë ka qenë krejtësisht me të bardha, që përdorej si në ditë të zakonshme ashtu edhe në të veçanta. Me një feste të bardhë të kthyer paksa anash, që përfundonte me një antenë të vogël në majë, radhimjotët i jepnin hijeshi vehtes, duke nxjerrë në pah përpara edhe një tufë të vogël flokësh, që e quanin cullufe. Ata vishnin pastaj fanellën e bardhë të punuar me fije leshi të hollë. Ajo vinte pak e gjerë dhe futej në poture, të cilat ishin të shkurtëra deri pak poshtë gjurit. Mbi poture vishej fustanella, e cila vinte e gjerë, me pala dhe e ngjeshur fort për beli me brezin e linit, që punohej me fije të holla në ngjyrë kafe, blu, të kuqe, etj. Brezi ishte i gjatë deri në 2.5 m dhe gati 20 cm i gjerë. Pjesa e kërcirit mbulohej me tirqe, të cilat zakonisht puthiteshin për pulpe dhe lidheshin me fundin e potureve poshtë kupës se gjurit me gajtanet plot xhufka. Tirqet gjithashtu përfundonin poshtë po me gajtane të bardhë, që lakoheshin poshtë pëllëmbës së këmbës. Ndërsa në këmbë ata vishnin këpucë lekure me ngjyrë kafe, të kuqe a të zezë, që përfundonin me nga një xhufkë në majë. Pastaj mbi fanellë vishej mëngorja, me mënga të gjata e të gjëra, me shumë qinda, siç e thotë edhe kënga: 142

143 O Alush Piko Radhima, këmisha me treqind qinda RADHIME, 1811 Mbi mëngore (këmishë) përdorej xhamadani, i cili në pjesën e mbrapme përbëhej nga një copë në formë katërkëndëshi, që bashkohej duke u bërë një trup me dy gjoksoret në sqetulla, të cilat mbërtheheshin në kraharor me kapse teli. Zakonisht xhamadani (jeleku) pritej i shkurtër që të mos mbulonte brezin në mënyrë shumë ngjyrësh. Ai zbukurohej në gjoks e rreth gushës me gajtane të holla ngjyra-ngjyra. Veshje karakteristike burrash Shek. XIX XX Duke mos patur mundësi të ndarjes ekzakte të veshjes së hershme himarjote (me të edhe veshjen radhimjote), ndër shekuj si rezultat edhe të ndikimit osman, duhet të ketë një gërshetim, ndryshim, përshtatshmëri të veshjes në vartësi edhe të klimës, profesionit, fesë, etj. Meqenëse si profesion bazë radhimjotët kanë patur blegtorinë e bujqësinë edhe veshjen e kanë përshtatur për të qenë sa më funksionale për jetën e tyre. Ata zakonisht në periudhën me klimë normale, përdornin poture të leshta me oshkur, deri poshtë kupës së gjurit, me tirqe të bardha po me gajtane. Me një këmishë të bardhë pëlhure të mbërthyer me komça (pulle) në mënga e me fanella leshi të holla prej leshi të punuar me shtiza, ata siguronin një veshje të përshtatëshme për veten e vet. Pastaj lart vishnin një xhamadan me bojë të zezë ose kafe, të punuar me shajak, i rrahur fort e i qepur e zbukuruar me gajtan të kuq. Ndërsa mbi xhamadan përdorej palltua, 143

144 zakonisht me kapuç leshi të qepur nga prapa. Në këmbë ata vishnin çorape leshi me opinga me xhufkë ose qerselé. Me këtë lloj veshje ata përdornin feste të zeza kadifeje ose cohë. Ndërsa në dimër burrat përdornin tallaganen, si veshje të sipërme në kohë me erë dhe shi. Tallagania ishte e rrahur mirë në argali (tezgjah) për të mos depërtuar shiu. Ajo punohej me lesh të trashë dhe ngjyrosej në të zezë, ndërsa nga mbrapa i qepej një kapuç e dy mënga të rreme të hapura nën sqetulla. Tallagania gjithashtu kishte dy të çara anash tek pozicioni i xhepave për nxjerrjen e duarve dhe vinte duke u zgjeruar me qind (kënd) deri në kupë të gjurit. E përdorshme gjithashtu tek ne ka qenë guna, e cila punohej me lesh dhie, të trashë e të rrahur mirë, pasi në këtë lloj leshi shiu nuk depërtonte. Edhe ato ishin me kapuç dhe meqenëse ishin shumë të rënda përdoreshin edhe për t u mbuluar gjatë dimrit në stane. Duhet të theksohet se veshja e burrave ashtu si edhe e grave, ka qenë e njëjtë në të gjithë krahinën tonë e më gjerë, por për vet faktin që Radhima ka qenë vendbanim shumë afër qytetit në krahasim me Tragjasin e Dukatin, në veshje shpesh është vërejtur një lehtësim, civilizim në krahasim me të tjerët. Kjo edhe pse as që mund të krahasosh kushtet klimatike të Tragjasit të vjetër e të Dukat fshatit me të Radhimës. Gjithashtu në periudhën e fundit të shek.xix dhe fillimit të atij të XX, tek radhimjotët u vërejt një evolim, civilizim i shpejtë i burrave në veshje. Ata filluan të përdorin një veshje më të lehtë, me xhaketa e qillota shajaku të hollë ose prej copë kadifeje importi. Çorapet prej leshi që quheshin kallcina, futeshin nën qillota poshtë kupës së gjurit, kurse si kapele filloi të përdoret ajo me strehë në formën e shapkës ose feste kadife një ngjyrëshe. Kjo ndërthurje midis traditës dhe veshjes së kohës në Radhimë arriti kulmin në vitet të të shek. XX, duke u finalizuar me veshjen e viteve të, e cila me përjashtim të të moshuarve nuk kishte asnjë ndryshim me qytetin... KRIJIMI I FAMILJES Në Radhimë, si kudo në krahinë e më gjerë, krijimi i familjes është konsideruar domosdoshmëri për vazhdimin e jetës. Radhimjotët zakonisht krushqitë i kanë bërë brenda krahinës, shumë fare brenda në fshat dhe më pak prapa malit (në fshatrat e grykës së lumit Vjosë). Tendenca ishte për të zgjedhur derën, fisin e natyrisht edhe vajzën a djalin. Familjet janë konsideruar derë e parë dhe e dytë, duke qenë faktor bazë përcaktues niveli ekonomik. Zakonisht fejesat bëheshin në mosha të reja; për vajzat vjeç dhe për djemtë rreth 25 vjeç, dërsa fejesat në djep në Radhimë janë trashëguar si në gjithë krahinën. Ato janë përdorur përveç lidhjeve miqësore me deshirën 144

145 reciproke të familjeve edhe për probleme ekonomike e veçanërisht për të shuar hasmërira të ndryshme. Për fejesat në moshë të vogël (2 3 vjeç) flet edhe Carl Patsch në shkrimet e tij pasi përshkoi krahinën tonë. * * Carl PATSCH: Sanxhaku i Beratit dhe krahina e Akrokeraunisë Vienë 1908 Faqe 54 Po ashtu, ka patur raste kur gruaja nuk lindëte fëmijë, i jepte leje me ndërgjegje burrit të martohej përsëri për të lënë trashëgimtar... Gjithashtu për të mos prishur krushqitë, në raste fatkeqësie, burri mund të martohej edhe me një nga motrat e gruas së parë, veçanërisht kur lidhja e parë martesore kishte patur fëmijë dhe kur gruaja e parë kishte marrë në trashëgimni pasuri të palujtshme nga babai. Ndërsa krushqi me kumbarën ose vëllain me hajmali nuk bëhej, pasi konsiderohej gjaku i përzier... FEJESA Ndër kohëra deri në fundin e shek. XX në Radhimë është trashëguar fejesa me lajmës, i cili konsiderohej si ndërmjetës për realizimin e saj. Pra, person me rëndësi të veçantë, që lidhte miqësinë midis dy familjeve. Lajmësi, i quajtur shkes, zakonisht kishte bazë njohjeje ose edhe miqësi me të dy familjet. Ai ishte njeri i gojës, i pjekur, i ndershëm, etj., cilësi të cilat ndikonin pozitivisht tek pala e vajzës për lidhjen e miqësisë. Vajtjet e ardhjet e tij në të dy familjet me bastun në dorë për bisedime ishin të shumta, deri sa ai të merrte fjalën, të cilën si sihariq e çonte tek familja e djalit. Lajmësit i takonte dhuratë e veçantë; shpesh këpucë, pasi ai i kishte grisur gjatë vajtjeve për bisedime në të dy familjet. Lajmësi ishte pjesëmarrës gjatë shkëmbimit të nishaneve si dhe në dasëm. Vajzës i komunikohej fejesa nga e ëma, kunata a motra më e madhe; në përgjithësi pa i kërkuar mendim paraprak Më pas caktohej dita e shkëmbimit të nishaneve, që quhej edhe si fejesë zyrtare. Fillimisht shkonin njerëzit e djalit tek vajza e anasjelltas, kurse çifti i ri respektivisht nuk shkonte. Pala e djalit si traditë deri në mesin e shek. XIX, i çonte nuses si dhuratë një shami e 100 grosh (monedha); rreth fundit të shek. XIX një shami e një napolon flori, kurse më vonë në shek. XX, unaza, vathë, etj. Ndërsa pala e vajzës, shami, çorape të qëndisura me motive, etj. Dhuratat llogariteshin për gjithë pjesëtarët kryesorë të të dy familjeve reciproke si dhe për ndonjë të afërm si dajua ose xhaxhai, etj. PËRGATITJA DHE BËRJA E DASMËS Si zakon vajza e përgatiste pajën e saj në vazhdimësi, në mënyrë që kur t i dilte rasti ta kishte pothuajse gati, ndërsa kur pritej dita e dasmës, fillonte edhe përgatitja intensive. Dita e dasmës nuk ndryshohej qoftë edhe sikur të ndodhte fatkeqësi brenda familjes. Në raste të tilla dasma bëhej me një 145

146 ceremoni të thjeshtë, pa këngë e pa bujë. Periudha e fejesës, zakonisht nuk duhej ta kalonte vitin, gjatë të cilit duhej të përgatitej paja e trashë në tezgjah, si qylymat, velënxat, sixhadetë, etj; rrobat e fjetjes si shtresa, mbulesa, jastëkë si dhe paja e hollë, ku futeshin veshjet e jashtme e të brendëshme të nuses, që sipas zakonit duhet të ishin katër komplete për çdo lloj. Në përgatitje hynte edhe rregullimi i shtëpive si lyerja, pastrimi, etj.si dhe sigurimi i të gjitha materialeve të nevojshme për dasëm, duke filluar nga mishi, pijet, të lyerit (vajrat dhe yndyrnat), nisheshteja, mielli, ëmbëlsirat për qirasi (sheqellëket), etj; pra të gjitha harxhrat, siç quheshin në fshat. Një moment i veçantë në përgatitje, ishte bërja e druve të dasmës, të cilat zakonisht bëheshin nga një grup grash të mëhallës. Një ditë të caktuar, ato grumbulloheshin tek shtëpia ku do bëhej dasma, nga ku nën drejtimin e disa burrave niseshin për hashra (dru) të organizuara me kosorë, sopata e tërkuza në duar, duke u përcjellë me këngë e valle. Në pyll, zakonisht në lugun e Grave, të gjitha bashkë përgatisnin barrat me dru e pasi i ngarkonin vetë ose në kuaj i sillnin në shtëpi, ku përsëri pritja duhej të ishte ceremoniale. Pas shkarkimit e urimeve të rastit shtrohej buka, pasi njerëzit ishin të lodhur Koncepti dasëm në Radhimë si në gjithë trevën e jugut, përmblidhte gjithë aktivitetin qysh nga hapja e këngës, urimet, darkat, dreka, përcjellja e nuses dhe e krushqëve, pritja e nuses e deri tek shpërndarja e dasmorëve; pra zakonisht nga e hëna në të hënë, plot një javë. Prandaj në prag të javës së fundit çdo gjë duhet të ishte gati. Në të dy familjet shtëpitë janë lyer, oborret janë pastruar, sistemuar, shtëpitë janë shtruar, harxhërat janë gati, dhoma e çiftit është përgatitur, paja e nuses gati, etj. Kështu pra të hënën, të gjithë pjesëtarët e familjes dhe vëllezëria ishin në këmbë... Nuset dhe vajzat ishin gati për gatim, pastrim, qirasi, etj, ndërkohë që mëhalla, fshati, miq e të njohur fillonin të vinin për urim. Po të hënën në darkë duhej të hapej kënga, ku fillimisht ja merrte një vajzë, nuse a grua që këndonte mirë. Me hapjen e këngës shumë nga fshati, grupe-grupe me familje a vëllezëri, shkonin pas darke për të kënduar e për të kaluar disa orë gazmore. Njerëzit e mëhallës duhej të vinin çdo pasdreke, pasi shtëpia ku do bëhej dasma duhej të ishte gjithë javën plot me njerëz dhe të kishte një pamje me të vërtetë festive, ku këndohej, kërcehej, hidhej valle, bëheshin shaka, shkëmbe-heshin romuze, tregoheshin historira, etj. Në kulmin e alegrisë në dhomën e grave ndër të tjera luhej edhe loja Babasheh, ku pa pritur aty hynte një grua e maskuar mirë dhe e veshur si burrë a grua plakë, e cila plot energji fillonte të kërcente e ngacmonte gratë e reja, nuset e vajzat Sekreti i lojës ishte tek mosnjohja e personit të maskuar, veprimet e së cilës shoqëroheshin me të qeshura të mëdha a me pasthirrma nga ato që ngacmoheshin... Ndërsa në burra më shpesh luhej loja Derri në thes ose Bën si bën baba ustai 146

147 Ndërkohë dasma vazhdonte, e kush nuk kishte mundësi të vinte mbrëmjeve për urim mund të shkonte edhe para dite. Në këto ditë i zoti dhe zonja e shtëpisë duhej të ishin disi më të lirë për të pritur e përcjellë njerëzit që vinin për urim. Gjithashtu mbrëmjeve të para të javës, paja e nuses demostrohej para grave, puna e saj e bëre për një vit, modelet e reja që ajo kishte sajuar, etj. Të enjten zakonisht paja duhej të transportohej nga shtëpia e nuses tek ajo e dhëndërrit, e shoqëruar nga disa gra. Po të enjten përgatitej nusja. Asaj i vihej kënaja, të cilën gratë radhimjote si në gjithë krahinën e përgatisnin vetë. Ndërsa të shtunën, nusja pastrohej nga kënaja, vishej disi hollë, i vendoseshin zbukurimet që ishin blerë për të dhe me pak kokën e ulur e sytë poshtë, fillonte nusërimin. Pranë saj gjatë gjithë kohës duhet të qëndronin disa nuse a vajza për përkujdesje. Nusja nuk duhet të dilte jashtë se mund ta rrëmbenin xhindet ose hëna mund t i merrte bukurinë, nurin Kështu të shtunën tek shtëpia e nuses, dasma arrinte kulmin e saj. Të ftuarit, të veshur me rrobat e tyre më të mira, vinin për darkë (davet). Burrat me kal a me mushkë për dore (ata që vinin nga fshat tjetër), i afroheshin shtëpisë, duke thirrur me zë të lartë në emër, të zotin e shtëpisë. Këtë gjë e bënin për të tërhequr vëmendjen e dasmorëve të tjerë, duke kërkuar ndihmë për të ulur dashin* nga qafa a nga kali, tepsinë me revani nga koka ose nga gërbi dhëndërri duhet të merrte krrabën të shkonte me to... Kjo ishte një ndihmë ekonomike për familje jo të kamura Në oborr të gjithë lëviznin; disa piqnin mishrat, të tjerë bënin hysmet zjarrit (pasi nevojitej prush) për pjekien e mishrave, revanisë, byrekëve, etj. Më tej disa mishra të pjekur qëndronin mbështetur për muri, për të kulluar. E gratë nga ana tjetër përgatisnin sofrat për të shtruar. Ndërkohë në dhomën e burrave e të grave vazhdonte kënga grupe-grupe. Pasi çdo gjë ishte gati, shtrohej buka në sofra, aq sa ishte e mundur cep më cep të dhomave. Si në gjithë krahinën edhe në Radhimë, rakia është pirë me mirësi dhe dolli, ku kryedollibashi ndiqte rregullat e dollive, të cilat ishin shumë të forta, por përsëri pak më liberale se në Dukat e Tragjas. Gjatë pushimit midis dollive kënga vazhdonte, duke u pasuar nga një sofër te tjetra. Kështu plot hare e këngë kalonte e shtuna tek shtëpia e nuses duke ja lënë radhën të djelën dasmës tek shtëpia e dhëndërrit dhe ceremonive për përcjelljen e pritjen e nuses. Të djelën paradite bëhej nisja nga shtëpia e dhëndërrit për të marrë nusen në mënyrë ceremoniale. Krushqit për të marrë nusen shkonin gjithmon me numër tek, sepse do ktheheshin me numër çift... Ata ishin caktuar disa ditë para, ndër të cilët duhet të kishte burra të pjekur, të rakisë, të zgjuar, të shkathët, të këngës, të romuzeve, etj. si dhe gra të pamshme, me eksperiencë, të këngës, valles si dhe një fëmijë, që duhet të ishte djalë... Me rëndësi ishte caktimi i kryekrushkut, ku në përgjithësi duhet të ishte dajua ose xhaxhai i dhëndërrit. Ndër ta një grua caktohej t i qëndronte pranë nuses gjatë gjithë kohës. Kur krushqit të gjithë së bashku i 147

148 afroheshin shtëpisë së nuses, hipur në kuaj me shalë, shtruar samarët me sixhade e shilte të bukura (nqse ishin nga fshat tjetër), lajmëronin ardhjen e tyre me të shtëna armësh. Nga ana tjetër dasmorët e palës së nuses dilnin në oborr e shkallë, duke i pritur me këngë e valle. Ndërkohë shkëmbeheshin romuze të ndryshme si psh. i pyesnin se përse kishin ardhur!?... etj. Në raste të tilla pala e djalit, duhet të thoshte se kërkonin, një sorkadhe a thëllëzë mali, që u kishte humbur në këto anë... etj. Pastaj krushqit futeshin * Aq shumë bagëti të imta mblidheshin në dasëm, sa që pas të hënës, në dhomën me të mirë, ku bëheshin qirasitë, shkëmbeheshin biseda e mendime etj. Si zakon krushqit duhet të bënin diçka, po të ishte e mundur të mirrnin ndonjë orendi si psh. filxhan, piqer rakie, bardhak uji, pecetë, etj, por gjithmon me kujdes, pasi pala e nuses kishte caktuar vrojtues e po t i gjenin rastin ndonjërit prej krushqëve mund t i qepnin pantallonat a xhaketën për qylymi, shilteje a jastëku... Para nisjes nuses i vihej cipulli (duvaku), që përbehej nga dy fletë basme ose mëndafshi; njëra e kuqe dhe tjetra e bardhë. Ai qepej në formë konike e i hidhej nuses në kokë, duke i mbuluar më shumë se gjysmën e trupit. Në krye i vendosej një kurorë me lule dele së bashku me një degë të vogël ulliri. Deri në oborr nusen e nxirrnin babai, dajua, xhaxhai dhe aty j ua dorëzonin krushqëve, duke e hipur në kal të kuq ose të bardhë, që ishte përgatitur enkas për të. Largimi i nuses shoqërohej me këngë e valle dhe të shtëna pushkësh. Krushqit përcilleshin deri në kufi me mëhallën nqse martesa ishte brenda fshatit dhe deri në dalje të fshatit nqse martesa ishte jashtë Radhimës. Gjatë kthimit krushqit në afërsi të shtëpisë duhet të ndërronin rrugë, pasi ishte gjynah të futeshin në shtëpi nga i njëjti shteg. I pari duhej të zbriste nga kali kryekrushku, duke uruar e përqafuar të zotin e shtëpisë. Në këtë kohë nusen, pasi e zbrisnin nga kali e merrnin për krahu motrat e dhëndërrit (tashmë kunatat) dhe te kreu i shkallëve e priste vjehrra, e cila nga një pjatë që mbante në dorë, hidhte oriz e sheqer mbi kryet e nuses, ndërsa fëmijëve për 148

149 Tarikë SHEHAJ me cipull, martuar me Dervish Lulo Novruzin më rreth, karamele (sheqellëke). Në këto momente dikush duhet të shtinte në ajër me armë kurse një grup vajzash e grash në cep të shkallës këndonin pa pushim këngë, që për momentin i uronin mirë se ardhjen nuses, etj. Ndërkohë një grua nga turma, afër vjehrrës uronte në formë lutje: Falë, falë qofsh e me këmbë të mbarë! ose Ku fute këmbët, të rënçin dhëmbët!... Shtator 1956 Grup dasmorësh radhimjotë, me hoxhën në krye, dalë para xhamisë në Vlorë, gati për të vajtur krushq, për të marrë nusen 149

150 Gjatë hyrjes në shtëpi, nusja duhet të ecte me kokë të ulur, të kalonte pragun me këmbën e djathtë, kurse krushqit me kokën lart, pasi ishin krenarë për kryerjen e detyrës së ngarkuar... E tek pragu i derës nuses duhej t i thyhej në kokë një kulaç i vogël gruri me mjaltë, i cili duke u coptuar ju shpërndahej fëmijve për rreth. Ajo grua që kryente ritin e thyerjes së kulaçit duhej të thoshte: Qoftë i ëmbël si mjalti, ky kulaçi i nuses!... Direkt pastaj nusja futej në dhomën e grave e pasi vinte një herë rrotull dhomës qëndronte në fund të saj, ku duhej të fillonte nusërimin. Që nga momenti që nusja i afrohej shtëpisë, deri sa të shtrohej dreka ose darka, konsiderohej si kulmi i dasmës në shtëpinë e dhëndërrit. Këngët, vallet, romuzet e pafundme e bënin dasmën tepër gazmore. Ja disa prej këtyre këngëve, të cilat si në tërë trevën e labërisë edhe në Radhimë këndoheshin shpesh: Sa bukur na ka dal nusja! Marshalla! Marshalla! (Refreni) E bukur si bukurie, e ka shtatin si selvie, e ka syrin rrush të zi-e,... ose : Mirë ja bëmë krushkë-so, që ja morëm bijë-no, atë më të mirë-no, nuse * gjeraqinë-no,. Thyeju moj dysheme! Se të bën Filani ** të re. Ti ke faj o marangos, që s i le dy dhoga bosh, të binin plakat përposh, t i mbulojë nusja me llosh, etj, etj. E krahas këtyre këngëve gazmore, këndoheshin edhe ato trimërie, dashurie, historike, etj. Disa orë pas ardhjes, tek nusja duhej të shkonte dajua o vëllai më i madh i dhëndërrit për t i ngritur cipullin deri tek koka. Menjëherë nusja duhet të dhuronte një shami, karamele a diçka tjeter... Kështu duke kënduar e kërcyer, pa kuptuar vinte koha e bukës, pasi ishte pirë verë e raki me meze për disa orë rresht. Zakonisht si gjellë e parë ishte çorba, që bëhej me lëng mishi, oriz, vezë, copëza zorrësh e dhjami, etj E dyta mund të ishte me mish të pjekur me oriz ose arapash. Me pas servirej byreku me të përbrendëshme 150

151 bagëtish të imta si zorrë, mëlçi, mushkri, etj. që në krahinën tonë janë quajtur droboçka. Më në fund buka mbyllej duke servirur revaninë, e cila kishte të veçantën e vet. Ajo vendosej e prerë thela-thela në qendër të çdo sofre në tepsi, duke prezantuar se e kujt ishte, nga duart e kujt gruaje a nusje ishte bërë, etj. E më në fund dasmën në kohën e myslimanizmit e mbyllte hoxha, duke bërë duvanë e sofrës... Në përfundim të bukës, vemendje e veçantë u kushtohej të gjithë atyre personave që kishin qenë në shërbim gjatë dasmës ose hysmetçinjve siç quheshin ndryshe, të cilët në një sofër të veçantë e shijonin dasmën të fundit. Mbas buke si zakon në Radhimë, si në gjithë labërinë duhej të mbyllej dhëndërri në gjerdhek. Në një dhomë vendosej nusja e pasi hoxha zhvillonte një ceremoni të vogël pas derës së mbyllur, afrohej dhëndërri, të cilin e shoqëronin një grup dasmorësh, duke e shtytur dhe qëlluar me grushta pas shpine, deri sa të futej në dhomë tek nusja. Ishte pra hera e parë që nusja shikohej me dhëndërrin... Ai i hiqte cipullin, i shtërngonte dorën, etj. ndërkohë pas derës së mbyllur grupi i dasmorëve, këndonte plot humor: Dhëndërro more dhëndërro! Kujdes mo dalç gjëndërro Se do të qeshin shokëto, dhe nusja ashtu s të do * Zakonisht gjatë këngës përdorej emri i nuses ** Nënkupton emrin e të zotit të shtëpisë ku bëhej dasma Ç u mbyll dhëndërri në gjerdhek, në gjerdhek, i thotë nusja mo më prek, mo më prek! U nis dhëndërri për të dalë, për të dalë, ku do veç o rrenjëdalë, o rrenjëdalë!?... KRAHINA E DUKATIT Shek. XIX E kështu dalë nga dalë, pas një lodhje, veçanërisht të të zotëve të shtëpisë, dasmës i vinte fundi, duke mbetur në kujtesën e dasmorëve, të veçantat e saj. Të nesërmen grave u demostrohej paja e nuses si dhe ndaheshin dhuratat. Po të nesërmen, nusja do të qiraste me raki, kafe, karamele, etj. pasi duhej të kryhej zakoni i dorrovitjes në tabaka. Dasmorëve që kishin ardhur me harxha si mish, revani, etj. para se të largoheshin u vendosej në tepsi mezi i revanisë së sjellë dhe një pjesë mishi të pjekur, për ta marrë me vehte. Vetë jeta i ka mësuar radhimjotët, gjithë trevën tonë, që në rast fatkeqësie gjatë dasmës, të dinin si të vepronin. Në qoftë se vdekja ndodhte në shtëpinë 151

152 e dhëndërrit, ndërpritej kënga, bëhej përcjellja e mehitit për në banesën e fundit, pastaj futej nusja në shtëpi, duke vazhduar dasmën me një ceremoni pa bujë si në zi. Kur vdekja ndodhte në shtëpinë e nuses, veprohej krejt ndryshe; vendosej mehiti në një dhomë të veçantë, duke i lënë njerëz pranë, ndërkohë dasmorët vazhdonin dasmën pa ditur gjë. Mbas përcjelljes së nuses, dasmorëve u bëhej e ditur fatkeqësia dhe të gjithë së bashku duhet të merrnin pjesë tashmë në vaki ; një rast i tillë ka ndodhur edhe në Radhimë, në shek. XX... Një tabu absolute është konsideruar tek ne virgjëria. Vajza duhet ta ruante atë si gjë të shenjtë, pasi ishte kusht themelor për fatin e jetës së saj dhe i përkiste burrit për ta prishur... Si zakon, në tërë labërinë, ishte që nqse nusja nuk gjendej e virgjër, ajo kthehej pa zhurmë në shtëpinë e saj. Asnjë nuk pyeste për arsyen, ndërsa paja mbetej në shtëpi të burrit, duke i kthyer mbrapsh vetëm tesha trupi të futura në një thes... Disa ditë mbas martese, nusja duhej të dilte në punë. E një nga punët e para që duhet të kryente ishte vajtja në krua për ujë. Ajo duhet të ngarkonte bucelën me tërkuzën që kishte sjellë në pajë; zakonisht prej gjeshtre e punuar me fije zbukurimi kuq e zi, që përfundonte me xhufka në të dy skajet. Për në krua, nusja shoqërohej nga gra e nuse të tjera të fisit a mëhallës, duke e respektuar si të parë gjatë mbushjes së ujit. Pas kthimit në shtëpi, me një gotë në dorë ajo duhet t u jepte ujë të gjithë pjesëtarëve të shtëpisë me radhë... Mbas një jave, si zakon nusja duhej të kthehej derë babe ose në të parë, siç thuhej. Asaj si rregull i përgatitej nga vjehrra një revani e madhe me një ftua e një degë ulliri të vendosura në mes të saj si dhe pesë kokordhokë gruri (kuleç të vegjël). Për në derë babe ajo shoqërohej me një nga djemtë e shtëpisë, relativisht në moshë të vogël (10-12 vjeç), ndërsa nëqofte se ishte në fshat tjetër, musja shoqërohej nga një ndër kunetërit e mëdhenj. Revania që çonte nusja në shtëpi të vet, u shpërndahej nga pak vëllezërisë së saj. Ajo duhet të rrinte derë babe aq ditë sa i kishte caktuar e vjehrra. Për t u kthyer në shtëpi të burrit ndiqeshin të njëjtat zakone, duke u shoqëruar nga babai, vëllai i madh, etj. Mbas kthimit të nuses nga dera e babës, atë mund ta merrnin për dreka e darka vëllezëria e burrit, që shërbente edhe si njohje me fisin. Kështu dalë nga dalë, nusja ingranohej në jetën e përditshme në familjen e re, me ato të drejta që i jepte zakoni lab ose Kanuni i pashkruajtur i Labërisë LINDJA DHE RRITJA E FËMIJËS Kur në familje mësohej se nusja ishte shtatzanë, që në dialekt quhej me barrë ose e ngarkuar, ajo shikohej me sy tjetër, trajtohej nga vjehrra më me kujdes në të ushqyer, lehtësohej në punë, etj. Në fshat, kudo në rrugë, në 152

153 krua etj, ajo respektohej, i hapej rrugë. Kushdo që ishte duke ngrënë diçka dhe përballej me një grua shtatzanë, pa tjetër duhet t i ofronte pak për të provuar, pasi asaj ja kërkonte fëmija në bark Pavarësisht se ajo lehtësohej në punë, asnjë herë nusja nuk duhet ta jepte vehten para vjehrrit ose vjehrrës. Gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë, gjithë familja ishte në ankth, pasi lindja e djalit ishte parësore. Djali konsiderohej trashëgimtar, forcë pune, dyfek, themel shtëpie, etj, kurse vajza mall bote Lindja e fëmijës në Radhimë bëhej në shtëpi nën kujdesin e grave të veçanta, të cilat konsideroheshin si mami popullore me eksperiencë. Por në Radhimë si në tërë labërinë, gratë ishin shumë të forta. Sipas të thënave, ka patur raste që gratë kanë lindur edhe në arë duke punuar. E si për çudi në Iliri kështu ka ndodhur qysh para vjetësh. Ja një fragment nga historia: shpesh gra shtatzënë, kur i vjen për të pjellë, largohet pak nga vendi i punës dhe pasi lirohet nga fëmija, e sjell thuajse nuk e lindi por e gjeti * Kur shkohej për urim, zakonisht për djalin çohej embëlsirë, petulla, etj., kurse për vajzën si zakon i vjetër, me një kupë me peta të holla Me lindjen e fëmijës në shtëpi, jo vetëm prindërit, por gjithë pjesëtarët e familjes duhet të kujdeseshin për rritjen e tij. Qysh në kohën e shtatzanisë nusja duhej të përgatiste ndërresat për foshnjën, një pjesë e të cilave mund të ruheshin edhe për lindje të tjera. Nusja lehonë duhej të dëgjonte këshillat e * Autorët antikë: Ilirët dhe Iliria Tiranë 1965 Vol. I Faqe 79 vjehrrës për rritjen e fëmijës. Në kushtet e jetës në Radhimë, gjatë 40 ditëve të para foshnjës i bëhej banjë çdo darke në magje, pranë vatrës përballë zjarrit bubulak. Gjatë banjës i tërhiqeshin lehtë këmbët e duart, që të rritej shpejt, duke e shoqëruar me një thirrme të sajuar nga thithja e buzëve, gjithashtu i bëheshin fërkime të lehta në hundë, ballë, etj. për të marrë fytyra formë të bukur. Brënda 40 ditëve nusja lehonë mund të shkonte derë babe, por duhej të kthehej në shtëpi të burrit pa dalë nga ditët, me djepin zakonisht të bërë dhuratë nga dajot... Në djep fëmija lidhej kopanec, me këmbë e duar të shtërnguara fort, që të mos bënte asnjë lëvizje, pasi kështu trupi i tij do bëhej i drejtë si lastar. Nëna lehonë duhej të bënte kujdes në të ushqyer; duhet të përdorte ato ushqime që stimulonin qumështin si qumësht, lakra, hithra të ziera me gjalpë, etj. Për disa muaj fëmija ushqehej me gjirin e nënës, pastaj pak nga pak i përgatitej mualebi, miell orizi, etj deri sa pas një viti ushqim me radhë. Në raste kur nëna nuk kishte qumësht, fëmijës i jepej qumësht dhie, mualebi ose nga ndonjë grua tjetër lehonë, që në Radhimë është quajtur mëndeshë. Kjo konsiderohej si nënë e dytë dhe fëmijët, motra e vëllezër pasi kishin pirë në një sisë... Një rëndësi të veçantë për rritjen e fëmijës kishte higjena. Gruaja lehonë rrugës nuk duhej t i jepte dorën asnjërit, por vetëm të përshëndeste, veçanërisht një gruaje tjetër lehonë. Po ashtu rrobat e saj dhe të foshnjës 153

154 mbaheshin e laheshin veçmas. Siç dihet djepi në krahinën tonë e më gjerë, ka qenë krevati i fëmijës prej shekujsh, duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës në të, deri në moshën 2-3 vjeç. Gjithashtu djepi shërbente edhe për transportimin e fëmijës kur nënës i duhej të shkonte në arë, stan, etj. Ai ishte me këmbë harkore për të realizuar përkundjen e fëmijës, ndërsa në të dy anët kishte dy vrima për futjen e katër gishtave të dorës për ngritjen e tij si dhe për të kaluar povezga * gjatë lidhjes së fëmijës. Djepi zbukurohej, duke pikturuar në të lule të ndryshme, pëllumba, shqiponjë, etj.si dhe gdhëndeshin motive dekorative të bukura. Për një fjetje sa më të rehatshme të fëmijës, në kushtet konkrete të zhvillimit ekonomik, djepi shtrohej me dyshek të mbushur me kashtë tërshëre, jastëku i vogël mbushej me lesh të butë, kurse nën dyshek shtrohej sporëng ** e për ta lidhur kopanec përdoreshin shpërgënjët, të punuara me fije të holla leshi rud me rrahje të rrallë. Gjatë përkundjes, për ta vënë fëmijën në gjumë, nëna ose gjyshja i këndonin këngë nga më të ndryshmet, duke u lutur që fëmija të vinte i mbarë, të ishte i bukur, i shëndetshëm, trim, me fat, etj, etj. Gjithmon nëna duhej të këndonte me zë të ulët, në mënyrë që zërin e saj mos ta dëgjonte vjehrri, vjehrra, kunati i madh (çeçua), etj, kurse gjyshja mund t i këndonte gjithmon me zë të lartë... * Povexga ishte një shirit i punuar me lesh delje rreth dy gisht i gjerë e metra i gjatë ** Lloj shkurrje në familjen gjëmbore, që përdorej për thithjen e urinës Çdo nënë radhimjote, ndër shekuj i ka thurur fëmijës së vet këngë nga më të ndryshmet, nga më të bukurat, këngë të cilat dilnin nga zëmra e dhëmbshur prej nënë. Këto këngë kishin pothuajse të njëjtën mënyrë të kënduari si në tërë trevën. Ja një ndër to, e kënduar nga një nënë radhimjote: Llaj-llaj e nina-nina, na vjen djepi me trëndafila, e bie dajua me trima. Të keqen o çupa ime! Do dalç tutje me shoqe, do të thon: E kuja je? E babë gjyshit more, e nënës xhan-xhane, e babait tim melaqe... Kur fëmija hidhte hapat e para, ishte një kënaqësi e veçantë për tërë familjen. Duke e inkurajuar i thoshnin: Bëj tete!... e luanin me të dhe i bënin xhiro nëpër hodë, ndërsa gjyshi pranë qorshesë, e ndihmonte me duar qe të qëndronte në këmbë dhe duke e tundur i këndonte këngën legjendë: Valle-valle, mingo valle, 154

155 kesh një pelë këmbë madhe, ç i kaptova shtatë male, shtatë male e një fushë, ajo fusha kish një arrë, një arrë me nëndë dega, që të nënda të ergjënda... Të keqen o zëmra brënda! Të këndoftë këtë hëna! Hopaaa..! Kur fëmijës i dilte dhëmbi i parë (kocodhëmbi), ai urohej nga gjithë familja: Me shëndet!. Kurse, kur i ndërroheshin, fëmija merrej për dore dhe para se t ja hidhnin dhëmbin e rënë mbi çati, e mësonin të lutej: Na një dhëmb të vjetër, nëm një dhëmb të ri!... Na këtë të shtrembër, nëm një dhëmb flori!... E kështu dalë nga dalë, gjatë rritjes, prindërit, gjyshërit, më të mëdhenjtë në familje merreshin me edukimin sistematik të fëmijës. Djali duhej të bëhej punëtor, i shkathët, i zgjuar, i fortë, trim, t mos ja hante qëni shkopin, bujk e blegtor i zoti, pasi do të ishte trashëgimtari. Ndërsa vajza dëshirohej të bëhej e pamshme, e shkathët, punëtore, e zgjuar, e drojtur, e ndershme, e turpshme, pasi kështu e kërkonte forca e zakonit... Djali qysh i vogël, pas gjyshit e babait merrte pjesë, dëgjonte bisedat e më të mëdhenjve ndër dreka e darka, në odën e miqve, në Sello, në majë të Bregut a gjetkë, kurse vajza pas nënës e gjyshes duhej të bëhej një nikoqire e mirë, të qëndiste bukur, të punonte me shtiza, në tezgjah, të gatuante mirë, të ishte pastërtore, etj. Dashurinë për fëmijën më shumë duhet ta shprehte gjyshi e gjyshja, sepse e kishin mjaltin e mjaltit. Ndërsa prindërit duhet të ishin të rezervuar para gjyshit gjyshes, veçanërisht nusja. Fëmija nuk qortohej, nuk qëllohej, nuk puthej në sy të gjyshit. Për çdo problem për fëmijën leje duhet të jepte më i madhi. Djali kurrë nuk duhet të pinte duhan para babait. Kur ky i fundit mendonte se djali ishte burrëruar, i jepte leje duke i hedhur shubakun ose kutinë e duhanit: - Merre, ndize një herë nga kutia ime!... Pra siç shihet, si në gjithë labërinë, familja ka qënë patriakale. Në komandë është babai. Kur ai vdiste, vendin e tij e zinte djali (vëllai) i madh, i cili thirrej çeço. Femrës në përgjithësi nuk i merrej mendimi. Ajo ishte e destinuar vetëm për të punuar në shtëpi, arë, për t u ngarkuar, për të lindur e rritur fëmijë, për t i shërbyer burrit, etj. Gjithmon ajo duhet të rrinte, ecte, fliste etj, pas burrit. Djemtë kur rriteshin hynin në radhën e burrave, ndërsa dhëndërri 155

156 dhe nusja e një shtëpie nuk kishin të drejtë vendosje. Dhëndërri e kishte vendin tek dera Kur ndahej pasuria midis vëllezërve, thirrej një njeri me autoritet brenda fisit. Ndarja bëhej e pa anshme. Trashëgimnia u takonte djemve, vajzave jo; ato merrnin nga dera e babës vetëm pajën. Djali i adoptuar, gëzonte të drejtën e trashëgimnisë. Vëlla pa pjesë, ishte ai që mund të sillte një femër (grua) me vehte nga martesa e parë. Babaqafor quhej burri i nënës për fëmijët që ajo kish sjellë me vehte, kurse njerkë, gruaja e babait për fëmijët e tij me gruan e parë. Në vëllezëri nusja, të gjithë meshkujve më të mëdhenj se burri duhej t u fliste çeço, kurse më të vegjëlve, çelo Gruaja-burrit dhe burri-gruas kurrë nuk duhej t i thërriste në emër. Reciprokisht, në afërsi i drejtoheshin njeritjetrit me shprehjet: Ku je?, Ç u bëre?, Nga vajte?, etj, kurse në distancë duhej t i thërrisnin në emrin e ndonjë prej fëmijëve SËMUNDJA DHE KURIMI I SAJ Sëmundja shikohej si diçka e keqe, që vinte nga zoti, i cili po të donte ta largonte përsëri. Megjithatë vet radhimjotët shpesh e kanë luftuar e kuruar atë. Për shumë lloj sëmundjesh, ashtu siç ishin të pa shkolluar ata i kanë gjetur ilaçet, biles me metoda shumë praktike, të cilat duke u kthyer në traditë kanë arritur deri në ditët tona. psh. kur një njeri ishte me ethe dhe temperaturë të lartë, therej shpejt e shpejt një berr (dele rruzë, sheleg, etj) dhe të sëmurit i vishej lëkura për mishi, ashtu e ngrohtë plot avull. Pasataj mbulohej me velënxë deri sa t i shpërthente djersa. Ndërkohë një njeri i qëndronte pranë se mos asfiksohej. Pas heqies së lëkurës, nuk kalonin 2-3 ditë dhe i sëmuri përmirësohej në mënyrë të ndjeshme. Shpesh për ftomën janë përdorur kupat, të cilat hidheshin në bisht të shpatullave, me ose pa prerje. E sigurisht shumë e vjetër duhet të jetë vendosja në trup (në shpatulla, bark, kraharor, etj) të një ose disa copave tulle a tjegulle të nxehur në prush, duke i mbështjellë trashë me një rrobë, mundësisht e leshtë. Krejt origjinale e praktike ka qenë thithja e avujve të ujit prej finjës së valuar poshtë një velënxe, deri në një djersitje totale të trupit. E pastaj një fërkim i mirë me vaj ulliri, përballë zjarrit me siguri e hiqte ftomën. Njëkohësisht rekomandohej pirja e lëngjeve të ngrohta si çaj mali, lëng mish viçi a zogu pule, etj. Për njerëz që u ishte prishur gjaku, përdorej metoda e hedhjes së ushënjezave (shushunjave) në vena të gjakut në kërci, qafë, etj.deri sa ato të binin vetë. Anemikëve gjithashtu u jepej shpretka e bagëtive të sapotherura, ndërsa një reumatik duhej të hante një iriq toke vetëm komplet... Kish njerëz që të verdhët (verdhezën) si tek njerëzit ashtu edhe tek bagëtitë e prisnin poshtë gjuhës. Njëkohësisht për këtë lloj sëmundje rekomandohej që i sëmuri të pinte urinën e vet 156

157 Kur një njeri kafshohej nga gjarpëri ose nepërka, i lidhej vendi i kafshuar me një copë rrobë dhe shpohej në shumë vende me gjëmb. Pastaj shtrydhej fort ose thithej që të dilte lëngu i verdhë (helmi). E mira ishte që ç ka e kishte kafshuar të vritej, pasi kështu dhimbjet nuk zgjasnin shumë, ndërsa në rast kafshimi nga shumëkëmbëshi, vrasja e tij ishte e domosdoshme Nëqoftëse ndonjëri digjej me ujë a vaj të nxehtë ose nga zjarri, menjëherë duhej t i lyhej plaga me lëng vidhi, duke e përsëritur lyerjen deri në shërim. Kolla e mirë tek fëmijët kurohej, duke i dhënë qumësht gomarice. Ndërsa për grykët (shytat) kishte një mjekim tepër origjinal; duke i fërkuar shytat me dhi shytë ose kotruve shytë e duke e shoqëruar njëkohësisht tre herë me shprehjen: Ik o shytë tek shyta!. Pastaj ato mbështilleshin deri sa të shëroheshin me lesh delje të pa larë. Po kështu sëmundja e grykëve nga bajamet kurohej duke pirë ujin e kongjinjve të shuar ose duke u plasur qelbin e pastaj duke i lyer me nisheshte. Nga ana tjetër shembjet mjekoheshin, duke i mbështjellë me qepë të shtypur e kripë. Ndërsa për thyerjet e gjymtyreve kishte njerëz që dinin të mjekonin duke i fiksuar ato me ristela të holla e jaki (Lloj allçije popullore i pergatitur). Thuhej se rënia nga fiku ose gomari kishte hije të rëndë, prandaj një thyerje gjymtyre në raste të tilla zor se zinte Të thatët (çibanët) kuroheshin duke vendosur mbi plagë fletë hardhije ose mëllage, të cilat ndikonin në hapjen e tij dhe në pastrimin e qelbit. Nëqoftëse dikush pritej pak, për dizinfektim mund të përdorte urinën e vet e pastaj mbi plagë mund të vendoste duhan të grirë për ndalimin e hemoragjisë. Ndërkohë që heqia bark (diarreja) ndërpritej duke ngrënë vezë të ziera me rigon ose duke pirë lëng lëkure gorrice të njomë, të zier fort. Një kuriozitet, kur fillonte të prishej dhëmbi ose dhëmballa e parë e përhershme (ato që nuk ndërrohen), duhej ta hiqje, ta digjje mbi diçka të nxehtë si psh. saç e pastaj duke e bluar me dhëmbë duhet ta haje për t u mos u prishur të tjerat Po ashtu një kurim krejt origjinal ishte kur të zinte spurdheci (cërma) në dorë ose në këmbë; direkt një cipal (shkop i vogël druri) vendosej mbi vesh në anën e mpirë dhe shërimi ishte i sigurtë Nga këto që u trajtuan e nga të tjera që janë pa fund, del qartë se ndër shekuj banorët e Radhimës kanë qenë mjekë të vetvehtes, kurse në raste kur sëmundja ishte jashtë kapacitetit e mundësive të tyre ata i drejtoheshin zotit, institucioneve fetare, plakave që dinin të frynin, etj. E kur edhe këta nuk kishin ç të bënin, si në rastet e sëmundjes së qimes (kancerit), plevitit, etj. të sëmurit i shërbehej deri sa të ndërronte jetë, pasi tani çdo gjë ishte në dorë të zotit DERGJIA, LËNGIMI DHE VDEKJA 157

158 Vdekja në Radhimë, si kudo është konsideruar si fenomen i natyrshëm i caktuar nga zoti, i cili e di se kur të sjell në jetë dhe kur të merr. Sipas besimit fetar, dita e vdekjes i caktohet njeriut qysh ditën e tretë të lindjes. Nga thellësitë e shekujve kanë mbrritur disa fenomene që paralajmëronin të keqen, të cilat radhimjotët i kanë besuar, psh. kur këndonte pula si kaposh, kur qeni kauiste si ujk, kur këndonte natën mbi shtëpi kukuvajka (kukumjaçka), etj. Në raste të tilla njerëzit reagonin menjëherë: Pulës i thuhej: Ish, të hëngërt lethpra!, qenit; Tërbimi, hëngësh kokën tënde!, kurse kukuvajkën e trembnin me gurë... Tjetër paralajmërim ishte kur gjatë ditës dikujt në shtëpi i bëhej sikur i flisnin nga jashtë. Në rast të tillë duhej të bëje kujdes, të mos përgjigjeshe psh. Lepe, kush foli!?..., pasi ishte mendimi se zëra të vdekurish kërkonin të gjallët. Gjithashtu disa lloj ëndërrash konsideroheshin të liga si psh. Kur ndonjëri bisedonte me të vdekur, kur në shtëpi, oborr shikohej një grumbull njerëzish, ose kur shikohej ndonjëri lakuriq... Por nëqoftëse gjatë ëndërrës shihej gjak, ajo konsiderohej e prishur... Po ashtu kishte njerëz të veçantë, pleq, që nëpërmjet shpatullës së bagëtive të imta parashikonin fatkeqësi, sëmundje, luftra, si do të bënte moti, etj. Pra, siç u theksua edhe me lart, të parët tanë e quanin vehten në dorë të zotit. Pasi ata përpiqeshin ta shëronin njeriun e tyre sipas mundësive që kishin dhe kur nuk arrinin të bënin dot gjë, i drejtoheshin fesë, por kur edhe nga kjo nuk gjenin shërim, atëhere të bindur besonin se për këtë njeri kaq e kishte caktuar zoti të jetonte, duke i shërbyer të sëmurit deri sa të vdiste. Kështu për atë që dergjej në krevat, thuhej se ka marrë çarenë e të vdekurit dhe pjesëtarë të familjes e vëllezerisë i bënin roje deri në momentin e fundit, duke i mbyllur kapakët e syve me dorë dhe nofullat për të mos ngelur hapur. Të rëndësishme ishin fjalët ose amanetet e fundit. Ai që merrte një amanet, quhej se kishte një detyrim në jetë deri sa ta çonte në vend, (ta kryente) atë... Menjëherë pas vdekjes, mehiti rregullohej duke e vendosur në mesin e dhomës së grave në shesh (në një dyshek ose shtresë tjetër ). Ndërkohë gratë e shtëpisë shtronin dhomat e kur çdo gjë ishte gati, disa prej tyre hapnin kujen në shkallë, duke njoftuar kështu fshatin, mëhallën, etj. se personi që lëngonte kishte dhënë shpirt. Duke patur parasysh ndërrimin e fesë rreth mesit të shek. XVIII, si traditë e trashëguar janë zakonet e ritet myslimane, prandaj për ato mund të bëhet fjalë. Kështu pra i takonte hoxhës ta përgatiste mehitin për në banesën e fundit. Pasi ai e lante, e mbështillte me qefin të bardhë, duke e vendosur më pas përsëri në mes të dhomës, të mbuluar me një velënxë, ku gratë vazhdonin vajtimin sipas riteve e zakoneve labe. Ndërsa nëqoftëse i vdekuri ishte i seksit femër, përgatitjen e bënte baxhia, gruaja e hoxhës. Radhima, duke qenë fshat i vogël e i mbledhur (të paktën 200 vitet e fundit), vdekja e një personi ndjehej nga gjithë banorët e fshatit, duke qenë të gjithë pjesëmarrës në ceremoninë mortore, që në fshatin tonë quhej vaki si 158

159 në tërë labërinë. Njerëzit vinin grupe-grupe me vëllezëri, mëhalla, etj. Përpara ecnin burrat me kokë të ulur e nga pas gratë, të cilat sapo futeshin në oborr ku ishte vakia, fillonin të ulërinin me radhë njëra pas tjetrës: Vuu! Vuu! Vuu!... e kur e fundit mbaronte, niste përsëri e para Ulërimës së grave në oborr duhej t u përgjigjeshin disa gra nga buza e shkallës e pas një pauzë disa minutshe, me mbërritjen e grupit në shkallë përsëritej i njëjti rit, duke u ndarë në koridor; burrat në dhomën e burrave e gratë atje ku ndodhej mehiti. Nqse njerëzit vinin nga një fshat tjetër, për herë të parë duhet të ulërinin në hyrje të fshatit Në dhomën e grave, ato me të largëtat uleshin në shesh për rreth dhomës, kurse më të afërmet si gjyshja, nëna, gruaja, motrat, vajzat, etj qëndronin pranë të vdekurit, të ulura për rreth tij. Gjatë qarjes me ulërimë ato çirrnin faqet deri sa t u gjakoseshin, veçanërisht kur ishte vdekje e rëndë (djalë ose burrë i ri). Ndërsa në dhomë, nuk ulërihej, por qahej me ligje sipas radhës, duke filluar nga me e vjetra e hidhëruar, e shoqëruar pastaj nga të tjerat. Dalë nga dalë gratë e ndalonin vajin një e nga një, duke lënë përsëri atë që e filloi vajin të vazhdonte qarjen vetëm. Në këtë moment një nga gratë; e afërt me të hidhëruarën që qante, çohej, e përqafonte atë, duke ju lutur të pushonte vajtimin Kur qahej me ligje të vdekurit i përmendeshin me radhë hallet e jetës, dertet, cilësitë e tij (saj), aftësitë; pra shkurt tërë jeta... Në Radhimë, si në gjithë labërinë kishte gra, që kur fillonin të qanin, të gjitha të tjerat pushonin vajin dhe dëgjonin me respekt. Ndër shumë e shumë nëna në shek. XX mund të përmenden me emër Selvi Pulua, Zonjë Tefja, Sado Birçja, Qeriba Banushja, etj. etj. Aq mirë qanin ato, sa në plot raste edhe burrat vinin dorën në faqe e me kokën ulur dëgjonin deri në fund vajin e tyre. Ja si qan një grua radhimjote, në mezin e shek. XIX-të, një bashkëfshatarin e saj në kohën e konfliktit midis Radhimës e Kaninës, duke i dërguar fal me shëndet burrit të saj të vdekur në moshë të re më parë, ndër të tjera ajo i bën të ditur se nga shtatzania me të lindi vajzë; duke u shuar kështu raca e burrit... Ti mehit që vete sot, falu me shëndet tim zot! Në të pyet për mua, thuaj bëri koce dhe u shua... Ndërsa Zonjë Tefja, në vitet 30-të të shek.xx, i thur këto vargje të motrës së saj, që vdiq pas djalit të vetëm, të sapo martuar: Hajdine kordhë shpata, u për ty qesh nata, sos vetëm po me tët bir, ç u mbuluat me qefin 159

160 Kurse kur qante me ligje Selvi Pulua, edhe burri më burrë luante vendit; pa dashje mund t i dridhej mjekra, vargjet e saj ishin hymn, histori. Kështu bënë burrat edhe kur ajo qau të vëllanë Hasan Pulon në Tiranë. Në Radhimë, si në gjithë trevën, edhe burrat qanin me ligje, por në ndryshim nga gratë, ata dilnin në shkallë dhe duke ecur, vajtimin e shoqëronin me lëvizje duarsh në gjysëm harku majtas e djathtas. Ata nuk i çirrnin faqet. Më pas uleshin këmbëkryq në hodën e burrave, shkëmbenin kutinë a shubakun me duhan me njëri-tjetrin e në qetësi thithnin nikotinën për të zbutur helmin me helm... Ndërkohë, më muhabetçiu, për të shkëputur vëmendjen sado pak nga fatkeqësia më të afërmëve, trajtonte problemin e vdekjes, për të vdekurin në fjalë, duke bërë analogji me të tjera raste dhimbshme të ndodhura me parë, etj. Të tjerë burra që venin e vinin, në gojë kishin ngushëllimet, si Tu ketë lënë uratën!, Të rroni vetë!, T ju (t i) rrojnë djemtë!, Allahu në selamet!, Për të mira t ju vijmë!, etj. Kur mehiti ishte i moshuar ose femër, nuk çirreshin faqet, ndërsa për djem të rinj e të vetëm, Radhima ka histori të hidhura. Vetëm në shek.xx, ceremoni mortore të tilla kanë qenë tepër të dhimbshme, rrënqethëse, të paharrueshme për familjet, të afërmit, bashkëfshatarët... Disa nga qimja (kanceri), të tjerë nga gripi, ca nga lloha e ca nga ftoma, ca nga plumbi e ca nga dinamiti; disa nga zoti e të tjerë së koti Kështu e kish thënë Perëndia, ndofta prandaj edhe në luftë u vranë vetëm rinia!? Më pas socializmi erdhi në çdo prag, por përsëri Radhima vdekje të rënda pati për fat. Kanceri mori jetë sa desh, por edhe filli i korentit e rrota e makinës na u bënë peshqesh * Ja si i kujton plot dhimbje Arshi Ramosaço, bashkëfshatarët e vet. Plot ndjenja nëpërmjet një elegjije, kthen në pavdekësi jetën e këputur në mes të të rinjve të brezit të tij: Ca me tutje në ca lisa, çahen degët e rënkojnë, edhe sot që unë e ngrysa, lot nga syri më shpëtojnë, shok të dhëmbshur më kujtojnë, dera më derë vajtojnë Ç kanë dëgjuar këta veshë, qante nëna: O BIRO! Baba në ball të qorshesë, hiq në zemër: O DJALO! Pse më nxive derëno! Pse më shove racëno!... Për Luan e për Hajrinë, 160

161 për Nikon e për Haxhinë, për Halon e për Ganinë, për Razip e Shyqyrinë, për Sadik e Xhevahirë, për Aleksin tim të mirë, për të vëllanë, Nasmirë, pse s u shove moj Radhimë!? Ulërin Daut Mehmeti, psherëtin Hasan Imeti, sokëllin Ismail Sihati, ra përmbys Ismail Bilani; O Et hem mos pi raki, pse t vdiq Serriu djal i ri! Bëj durim se do durojmë, siç duron Hanko ne Tefe; Bëj ç të duash, ne do rrojmë, moj nënë Nefizeja, Halime dhe Eliba, moj Dud Gjimareja, * Gjatë periudhës së socializmit, të shtypur nga makina: - Halo Xhelo Novruzi - Adem Tartar Bilani - Nasmir Ejet Sinani - Dudë Lame Ramosaço dhe nga korenti elektrik: Luan Hasan Selmani e Aleks Ejet Sinani moj Hanko Mehmetaja, Fato Rroko e Numaneja, Fati Ruko, lumëmadheja; O Merushe mal me borë, ç të qëlloi më të dy kra! Po dëshmorët kush i humbi? Rrëmben era e rrëmben lumi, të merr vdekja e të vret plumbi Mirë vdekja që bën hata, po pse lë pas nën e baba!? Pse lë pas atë që qa Inatçiu me gëshërë, na i ndau sërë-sërë, ca heronj, ca minj në vërë Lule o Birbil Sinani! Lule o Xhevdet i Lagje! Lule Veledin Ymeri! Lule o Mero Seferi! 161

162 Lule o Hysen Saliu! Bravo o Sali Hyseni! Lule o Hysni Azemi! Lule o Numan i Sulos! Bravo Novruz i Qëndros! Po pema që bën në hije? partizania Mamudie OSTUN, ITALI 1995 CEREMONIA E VARRIMIT Përcjellja e të vdekurit për në shtëpinë e përjetëshme, për në botën tjetër konsiderohej si ndarja përfundimtare me të, prandaj pjesëmarrja në varrim ishte një detyrim i çdo bashkëfshatari ndaj të vdekurit. Kjo traditë duhet të jetë shumë e vjetër, aq më tepër për një fshat të vogël si Radhima... Edhe nqse ndonjë nga të afërmit e të vdekurit si vëlla, motër, djalë a vajzë, etj, që për arsye të ndryshme nuk arrinte dot kohën e caktuar për varrim, ceremonia nuk mund të shtyhej, pasi ishte gjynah... Kur vinte koha e përcjelljes, i vdekuri ngrihej nga katër burra dhe vendosej në tabut. Koha e nxjerrjes nga shtëpia konsiderohej si një nga kulmet e të qarit. Gjatë rrugës burrat shpesh ndërronin njëri-tjetrin në mbajtjen e tabutit, ndërsa gratë nuk shkonin në varrim. Vetëm në shek. XX ky zakon ndryshoi, duke qenë edhe ato prezent në përcjellje, por përsëri bashkëshortja nuk duhej të shkonte. Ndërsa pas mesit të këtij shekulli gratë mund të ishin të gjitha të pranishme në varrim, por asnjëherë shtëpia nuk duhej të mbetej bosh, pa njerëz... Nga vet zbulimet arkeologjike në nekropojt e shumtë të lashtësisë, duket qartë se banorët e kësaj treve ndër shekuj i kanë kushtuar rëndësi banesës së fundit. Ai përgatitej duke u veshur e mbuluar me tulla të mëdha dhe i vdekuri vendosej me gjithë orenditë zbukuruese; ato të luftës si shpata, heshta, mburoja, etj. si dhe një iventar të pasur enësh balte, që sipas besimit pagan do t i nevojiteshin në jetën tjetër. Me lindjen e krishterimit edhe autoktonët në vendin e quajtur Radhimë duhet të kenë zbatuar si kudo ritet fetare të krishtere në përcjelljen dhe varrimin e të vdekurve. Në këtë konkluzion mund të arrihet, pasi vërehet se kudo ku ka shenja jete të kohës se krishtërimit afër vendbanimit janë edhe shenjat, themelet ose të paktën emri i një kishe... Ndërsa kur feja ndryshoi edhe zakonet e mënyra e përcjelljes ju përshtatën myslimanizmit, e cila është tradita e fundit e trashëguar në fshat. Vet rrënimi ekonomik i vazhdueshëm nga pushtuesit osmanë varfëroi ndjeshëm edhe ritet e kushtet gjatë varrimit Kështu që në shek. XX tek ne 162

163 ka arritur zakoni mysliman, duke e mbështjellë mehitin me qefin. Orientimi i trupit në varr bëhej në drejtimin L-P, me kryet të kthyera nga Qabea.* Pasi ai vendosej poshtë, mbi të vendoseshin drurë të drejtë si ullishte, valanidh, etj, që quheshin stranica. Ato puthiteshin mirë në mënyrë që dheu të mos binte mbi trup. Nga ana e sipërme drurët dilnin jashtë buzës së varrit e mbi to hidhej kashtë gruri ose misri për mbulimin e boshllëqeve. Fillimisht më të afërmit hidhnin nga një grusht dhe, pastaj të gjithë e kryenin këtë rit; me dorë ose me vegla bujqësore. Mbulimi duhej të ishte sa më i shpejtë e më në fund dy gurë shërbenin si kufizuese të varrit, që quheshin qivure (një nga koka e një nga këmbët). E po aty afër qivurëve nguleshin dy shkopinj nga cm. të gjatë, duke lidhur në to fjongo të bardha e të kuqe nga qefini. Sipas besimit fetar, varri i femrave duhej të bëhej më i thellë Sipas riteve myslimane, pas ceremonisë së varrimit, afër vendvarrimit për shpirt të të vdekurit ndahej hasyde (lloj embelsire e bere me nisheshte). Secili pjesëmarrës duhej të merrte një copë, duke ngushëlluar Allahu me rahmet!... Pastaj të gjithë së bashku duhej të ktheheshin në shtëpinë ku kishte ndodhur vakia, për të ngushëlluar pjesëtarët e familjes. Ndërkohë shtrohej buka ose dreka siç quhej, ku pjesëmarrësit uleshin nëpër sofra në shesh. Ata duhej të hanin, qoftë edhe të fusnin diçka në gojë, pasi ngrënia e bukës quhej sevap për të vdekurin. Si zakon, në drekë servirej mish i zier me lëng e në fund revani ose hasyde, kurse me rritjen e nivelit ekonomik, filluan të serviren edhe supë, mish i zier me oriz, byrek, etj., duke u shoqëruar me pak raki për të ngushëlluar. Të gjithë pjesëmarrësit hanin bukë në qetësi, duke e përfunduar drekën përsëri me ngushëllim. * QABEA, vend i shenjtë pelegrinazhi në botën arabe për myslimanët Në Radhimë, si kudo në trevë, banorët, varret i kanë vendosur në hyrje të vendbanimeve të tyre. Nga zbulimet arkeologjike, ky fenomen verëhet qysh në shek. V-III p.k. Duke e konsideruar vendbanimin e quajtur sot Radhimë shumë të vjetër, ata pra autoktonët, të vdekurit i kanë varrosur në nekropojt e majës së Bregut dhe në Gropë; pra në dy hyrjet e vendbanimit si dhe në afërsi të vendbanimeve të tjera si Grabo, Dremicë, Katohori, etj Më vonë, me lindjen e fesë, zakonisht varrimi bëhej pranë kishave si në majë të Bregut, Katohori (kisha e Zoit), Mavrenerua (kisha e Shën Kollit), etj. Ndërsa pas rrënimit të kishave dhe ndryshimit të fesë, në Lëmënjë dhe në oborr të xhamisë, por duke mos hequr dorë asnjëherë nga varrimi në hyrje të vendbanimit si në Ramec, si edhe pranë pronave. E veçantë për Radhimën është se për vet konfliktet kufitare që ka patur, për t i bërë ato të padiskutueshme, në kufi me Kaninën është parabërë varri i Av. Mehmet Halilit, kurse në kufi me Tragjasin janë varrosur Myftar Musai e Maze Mejdiu. Në shek. XIX në Radhimë filloi rrethimi i varreve me mur guri, si varri me kanjulla pranë xhamisë, në Ramec, në majë të Çukës, etj, kurse në vitet e socializmit kemi një evolim të ndjeshëm. Varret filluan të vishen me pllaka të gatshme betoni, të mbulohen po me pllaka të tilla; trupi filloi të futet në arkivol 163

164 të përgatitur me dërrasa e kompesatë, të veshur me beze të zezë për të moshuar e me të kuqe për të rinj. Njëkohësisht mehiti vishej me rroba të reja, kostum, etj, kurse këpucët i vendoseshin pranë këmbëve. Filloi bërja masive e varreve me mermer, duke u caktuar si nekropol për fshatin mesuni i Drizës. Për të plotësuar ndonjë amanet janë varrosur në një varr edhe dy persona, por në kohë të ndryshme... PËRKUJTIMI DHE KOHA E ZISË Në ditët në vazhdim, bashkëfshatarët, duhej të shkonin për ngushëllim, zakonisht pasdarke. Ndërsa miq, të afërm brenda e jashtë fshatit vinin me bukë, që nënkuptonte me mish, raki, sheqer, miell, të holla, etj. Pjesëtarët e familjes që nuk jetonin në familjen ku kishte ndodhur vdekja si vajza, djali, vëllai, motra, etj. duhet të dilnin nga shtëpia ditën e tretë (pas të tretave). Kjo ditë përkon me kohën kur sipas besimit fetar, exheli që imagjinohej një zog i vogël pa pupla, merrte shpirtin e të vdekurit dhe e çonte pranë trupit gjykues për të dhënë llogari; e sipas gjykimit shpirti shkonte në xhehnem ose xhehnet (parajsë ose ferr). Në këtë moment, melaqetë që e kishin shoqëruar njeriun për gjatë gjithë jetës, fluturonin në qiell, duke e lënë kështu shpirtin pa mbrojtje për t u gjykuar Si zakon vajzat, motrat e martuara, për t i nxjerrë nga dera e babës duhej të vinte vjehrra, kunata e madhe, etj. Veshja gjatë gjithë kohës së zisë për gratë ishte me rroba të zeza (çitjane, polkë, libabe, shami të zi, etj), kurse për burrat si shenjë zije ishte lënia e mjekrës. Zija e madhe zgjaste 40-të ditë. Ky afat respektohej për këdo, bile në Radhimë për vetë faktin që ishte fshat i mbledhur, relativisht i vogël e pothuajse të gjithë të mpleksur me njeri-tjetrin, afati prej 40-ditësh quhej si zi për gjithë fshatin. Normalisht për familjen ku kishte ndodhur vdekja, zija zgjaste një vit, kurse gruaja që vendoste të rrinte në shtëpinë e burrit për të rritur fëmijet, zi e kishte tërë jetën. Për vdekje të rënda (mosha të reja), zija zgjaste edhe me vite të tëra, duke u bërë shkak për prishjen e saj një fejesë a martesë tjetër në familje a në vëllezëri. Si zakon brenda vëllezërisë a mëhallës prishjen e zisë duhet ta bënte më i hidhëruari, i cili ose jepte leje ose dërgonte njeri për të hapur këngën Gruaja pa fëmijë, pas 40 ditësh të vdekjes së burrit, duhej të kthehej derë babe. Nëqoftëse ajo nuk ikte, por qëndronte me rroba të zeza në derë të burrit, atë nuk e kërkonte me njeri për grua. Në shtëpi gjatë netëve, brenda 40-ditëshit duhej të mbahej ndezur një dritë si çirak, kandil, llampë, etj. për shpirt të të vdekurit, pasi sipas besimit fetar ky ishte afati kohor për mbrritjen e shpirtit në parajsë ose ferr, sipas gjykimit. Gjatë 40 ditëve, për vdekje brenda familjes, vëllezërisë, gruaja duhet të flinte me fëmijët; e ndarë nga burri 164

165 Në ditët përkujtimore të vdekjes si dhe në ditët e festave fetare, plakat bënin hallvë dhe e ndanin nëpër fqinjë a mëhallë për shpirt të të vdekurit, kurse familje të kamura thernin mish dhe e shpërndanin, duke e shoqëruar edhe me gjysëm kulaçi prej gruri. Duhet theksuar se koha e zisë për shumë e shumë nëna, gra e motra radhimjote, për vet vdekjet e rënda që kanë ndodhur, ka zgjatur me vite të tëra PAK FJALË PËR FLORËN DHE FAUNËN Siç dihet Radhima ka një pozitë gjeografike shumë të përshtatshme për rritjen e një flore dhe faune shumë të pasur. Shtrirja e tokave në buzë të detit, por edhe në rrëzë të malit, me një klimë tipike mesdhetare; me ara, moçale, kodra, pllaja, rrëpira, lugina, përrenj, lëndina, burime, shkëmbinj të thepisur e me malin që lartësohet krenar mbi çati të fshatit, që kur jeta ka nis në këtë vend, një shumëllojshmëri jete ka favorizuar. Qysh atje ku përplasen dallgët e detit në breg ngre kryet konopica, manaferra duke u përzier pak metra më lart me xina, mercine, koçimare, shelg, mbrete, dafinë, vidh, etj.nga moçalet e shumta niste jetë vërria, zhuka, kashta, shurdha, etj. të cilat vrojtoheshin nga kodrat e afërta të mbushura plot me çeplaz, gjeshtër, shqope, fsakë, thundër, ku pa kufi ndarës pasonin krekeza, lofata, shkoza, ngjitësi, kulpra, ferra, trëndafili i egër, përrallja, driza, etj.e pak më lart hidhnin shtat më të mëdhenjtë, më të fortët; valanidhi, shtogu, panja, frashëri, gorrica, ilqja, etj. Duke qenë se shumica e këtyre pemëve e shkurreve, kanë një blerim gjithvjetor, së bashku me bimët e shumëllojshme në pranverë i jepnin Radhimës pamjen e një kopështi të madh të lulëzuar. Kur nga deti e shikoje, dukej si një qilim gjigand i bertë, ku lulet luanin rolin e motiveve popullore Ndër këto bimë mund të përmendim hithrin, mëndërz, rigon, bar blete, kin fushe, bozhure, çaj, sherebel, mëllagë, lulëkuqe (lulëkujthe), mërajthe, bar vedre, etj etj., të cilat janë përdorur ndër shekuj si bimë mjeksore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Bimë e lule të tjera pa fund, si badhëra, mëlleza, buhavica, shpëndra, trëndelina, fieri, etj.me të shumtat lule dele, tërfilin, të bukurat manushaqe, me të pabindurit gjëmba dhe barërat e lakrat e pa fund e bënin këtë tokë shumë të përshtatshme edhe për një faunë të larmishme. Ujku, çakalli, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri, qelbësi, nuse lala, sorkadhja (e paktë në mal), iriqi, urithi, breshka e honeve dhe ajo e fushës, etj. kanë qenë kafshë të pranishme në çdo kohë në Radhimë. Ujku ishte aq agresiv, sa që çante bagëtitë nëpër kullota e shpesh për rreth fshatit psh. në fillim të shek. XX-të për gati gjysëm ore në një mëngjez dimri plot ngrica e 165

166 dëborë, një tufë ujqish çau krerë gjedhë të familjes së Alikapuet prej lëmit të Gumet deri në mesun të Drizës. Ndërsa dhelpra gjithmon ka qenë tmerri i amvisave radhimjote. As leqet, as qentë, as gjahtarët radhimjotë nuk i bënë dot ballë kësaj dhelpre. Gjithmon shtëpitë në periferi të fshatit ishin preja e saj. Ja si e përshkruan një radhimjot këtë lloj dhelpre: Dhelpër, dhelpër je e vjetër, nuk as ngjan me kafshë tjetër, për këdo e ke me hile, ndaj të thonë edhe skile E ke gojën si çarape, she me syrin në çdo kra, dot me leqe nuk u kape, se ke mendjen misheshta Mezi yt si zonj e hollë, bishti i gjatë si një fjollë, me dy kah e bën folen, ndryshe hyn e ndryshe del Shumë djem ta benë bën, po ti futesh në Kongjel, natën pret e del me pallë, shove pulat në mehallë RADHIMË, shek. XX Nga ana tjetër, zvarranikët ishin të kudondodhur. Gjarpërinjtë, ndër ta Astriti i Drumbesë, nepërka me bukurinë e saj helmuese, monomaridha enigmatike, etj.që pasoheshin nga bullari budalla e veshtulla lozonjare, që radhimjotët besonin se formohej nga qimja e kalit, rënë në një pellg me ujë të ndenjur Të gjithë këta bashkëjetonin me bretkocën, thithlopën, hardhucën, shumë afër të cilëve nën gurë shumëkëmbëshi fshihej e për rreth nëpër ara e pranë shtëpive miun brejtës gjithmon problematik si dhe lepuri i egër, që shpesh pre e dhelprës binte. Përmendim pastaj gjitarin e lashtësisë, lakuriqin e natës, banorin e përhershëm të Gllavës, i cili shpesh mysafir në shtëpitë radhimjote ishte. Vazhdojmë pastaj me sorrën, qyqen, bufin, turtullin, pëllumbin e egër, të shoqëruar nga gushkuqi, cinxarrmiu, kaçubiani, zarigoga, etj deri tek mbretëresha e shkurreve e konopicave në dimër, mëllënja sqep verdhë. Radhimjotët qukul i flisnin e kur nga një trembje e vogël nga foleja dilte, një luginë të tërë alarmonte, ndërsa birbili i embël, me zërin e tij tepër melodioz e 166

167 bënte luginën e përroit të Ferraset dhe Lëmënjtë me të vërtetë si bregoret bukuroshe, që poeti ynë i madh Naim Frashëri, u këndoi me aq mall I kudondodhuri skifter, që në dialekt gjirak e thërrisnin, ortak në mal stravastroin kishte, kurse grifshën e egër pendëartë zili të gjithë gjahtarët e kishin. Duke zbritur përsëri në moçale dosbala kryesonte, kredharakët e rosat e egra kënetat plot mbushnin, ndërsa ku dallgët e detit plot furi përplasen, pulëbardha zhurmëmadhe, që për çudi emër unikal kishte në Radhimë; çame deti, dukej sikur i thoshte zogut të natës që deri në breg të detit vëllanë kërkonte: Motër mos u mundo kot, se Gjonin nuk e gjen më dot!... Ndërkohë që derri i egër në Moçale, Nisi e Kongjel dhe çakenjtë në grykë të lumit të Izvorit (çip të Çekejet) e Kongjel i përkasin të kaluarës, plot pyje shekullorë... * E si përfundim ky vend kaq i begatë, plot kënaqësi gjirin e vet plot me zogj shtegëtarë e mbushte, ku dallandyshja në strehë të çdo shtëpie folenë ngrinte, kurse lejleku më larg qëndronte, shtëpinë në maja pemësh ndërtonte. Kjo pra ishte me pak fjalë, flora e fauna e këtij vendi të vogël, që vet jeta e njeriut një florë e faunë akoma më të madhe i shtoi, duke rritur e kultivuar një mori pemësh, bimësh, perimesh të dobishme e duke mbushur fushat, kodrat e malin për karshi me plotë kafshë shtëpiake... * Duhet theksuar se në periudhën e socializmit në vitet , me një aksion kombëtar, u bë shpyllëzimi, taracimi e sistemimi i tokave të Radhimës si dhe tharja e zonës kënetore nga Moçalet deri tek kisha e Marmiroit (Dukat), gjë e cila tjetërsoi ambjentin por varfëroi florën e faunën e pafund të kësaj krahine. Eleminimi i pyllit të Pallorëngut mund të konsiderohet edhe si prishje e ekuilibrit klimaterik dhe heqje e mushrive naryrore të krahinës sonë. TRADITA BLEGTORALE Pra, autoktonët në vendin e quajtur sot Radhimë, pranë qyteteve Orik e Aulonë, si pjesëz e Ilirisë së lashtë; pse jo edhe e Pellazgëve në këto kushte klimaterike kaq të favorshme, qysh në lashtësi kanë mbarështuar kafshët shtëpiake. Nqse u referohemi autorëve antikë mësojmë se në shek. VI-III p.k., në Iliri:... Lopët e Epirit, të mëdhatë, japin secila një shtamë e gjysëm nga të dy sisët. Përveç gomarit, rriten edhe kafshë të tjera të trasha dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë... thuajse të gjithë, për çdo 100 dele të ketë një bari dhe dy për po kaq dhi....thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit, dhe më të shumtat bëjnë binjakë dhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende të tjera, po pjellin dy deri tre herë në ditë... * Duke ju referuar zbulimeve arkeologjike që vërtetojnë jetë në këtë trevë, arsyetimi llogjik të çon që këta banorë amantë (fis ilir) të lashtë jo vetëm këto, 167

168 por shumë kafshë shtëpiake duhet të kenë patur në përdorim... E kështu shekull mbas shekulli mbritën në ditët tona delja, dhia, lopa, kau, kali, pela, mushka, gomari, qeni, macja, derri, lepuri i butë etj. si dhe shpendët shtëpiakë si pula shqirake, pula e gjeli i detit, pata, rosa, etj, të cilat ndër kohëra janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës së tyre, traditë qindra e mijra vjeçare... Duke kaluar kështu një pjesë të aktivitetit ditor me këto kafshë, nevoja për komunikim si në gjithë trevën e më gjerë, ka bërë që tradita të fillojë qysh në mënyrën e komunikimit me to, për t i thirrur, urdhëruar, vënë në punë, duke patur parasysh edhe llojin, seksin, ngjyrën, etj. psh: Dhëntë: Bejkë-dele e bardhë, kreshpëme lesh të ashpër, rudë-me lesh të shkurtër të butë, syskë-me ngjyrë kafe ose të zezë rreth syve, çukëme veshë të prerë e kështu me radhë krrutë, llajë, sorkë, etj. Dhitë: Larë, larash, bardhishë, shytë-pa brirë, etj. Gjedhët: Larë, larash, balë, balash, verdhë, verdhan, kazil, etj. Mushka: Grivë, etj Kuajt: Kuqo, kuqë, balë, balash, larë, etj. Qentë: Arap, balo, balë, laro, murgo, etj. Gjithashtu gjatë punës, ecjes, kullotjes, lërimit të tokës, dhënies së ushqimit, ujit, etj. plot pasthirrma janë përdorur si psh. kur çobani tërhiqte vëmendjen dhe donte të stoponte delet përdorte pasthirrmën Aj! ; për t i vënë përpara Brr!, për dhitë psh. Adha! ose Tisht!, ndërsa për t i trembur në pyll Pa!, Pa!. Për lopët e qetë përdoreshin fjalët Oj! ose Hi!, kurse gjatë lërimit me plug të ugarit Oha! e Oha në vijë!. Qenit, kulishit, për ta thirrur (ndjellë) i thërrisnin Na kut! kut!, ndërsa për ta trembur Shko! e për ta ndërsyer Ka pe! ose Kaps!. Për kalin e pelën, De!, maces Çit! e Pis!Pis! e së fundi pulës Ish! e për ta ndjellë Tëk! Tëk!, etj. * Autorët Antikë: Ilirët dhe Iliria Vol. I-rë Tiranë 1965 Faqe & 79 Radhima, duke qenë fshat me kullota afër vendbanimit, ka bërë që në përgjithësi banorët e saj t i mbajnë bagëtitë në afërsi të fshatit, pranë shtëpisë, por duke mos ju shkëputur traditës së ndërtimit të staneve si në Shifko, Hon, Lerë, Dremicë, Shkalla, Gumë, Harami, etj. Kishte shumë raste që stanet ishin gjithë-stinësh për vet faktin e qënies shumë afër, vetëm se gjatë ditës spostonin bagëtitë nëpër kullota. Për ndërtimin e stanit të dhive si traditë ishte zgjedhja e një vendi të pjerrët, rrëzave të malit. Ai përbëhej nga bufari, që zakonisht kishte formën e patkoit. Nga jashtë bufari mund të ndërtohej me mur guri deri një metër të lartë. Paralel me murin nga brenda nguleshin hunjë e pastaj po me të tillë formohej skeleti për mbulim, i cili nga njëra anë mbështetej direkt në mur. Mbulimi bëhej me kashtë Pallorëngu (Valltua e Dukatit) ose me çeplaz, që ishte me shumicë në kodrat e zbutura ta Radhimës. Çatia bëhej e pjerrët për rrëshqitjen e shiut dhe dëborës. Nga përpara bufari përfundonte me një oborr 168

169 të vogël të rrethuar me driza, që quhej vath, në hyrje të të cilit ishte shtrunga, ku vendoseshin dy gurë për uljen e çobanëve gjatë mjeljes së dhive, etj. Përbri bufarit, ndërtohej kasollja, po me mur të thatë guri dhe e mbuluar përsëri me kashtë a çeplaz mbi skeletin e ndërtuar me hunjë. Shpesh kasollja për të qenë më e ngrohtë ndërtohej komplet prej kashte. Ajo kishte afërsisht formën trekëndore me hyrje të ngushtë që vinte duke e zgjeruar brënda, ku çobanët flinin për tokë, duke shtruar poshtë degë valanidhi, kashtë, pastaj çuje e guna. Në kasolle gjithashtu mbaheshin orendi të ndryshme. Në qendër të saj në dimër ndizej zjarri. Jashtë kasolles, shumë pranë saj vendosej shelgarja, që ishte një pemë e prerë, e cila pasi krasitej ngulej në tokë dhe shërbente për varjen e enëve të ndryshme. Për delet, meqenëse janë më delikate, stanet ndërtoheshin në vende më të sheshta, më të zbutura, më të ngrohta. Ato pothuajse kishin të njëjtën formë, veçse ndërtoheshin me skelet druri e mbuloheshin me kashtë, për më tepër ngrohtësi. Gjithashtu jo rrallë radhimjotët kanë përdorur edhe shpellat në mal për strehimin e bagëtive si shpella e Kokodhimos (300 kokë të imta), e Budinit (200 kokë), e Kosnellënxës (40 kokë), etj. Ndërsa në stinën e verës, si për dhitë ashtu edhe për delet ndërtoheshin mrizat dhe tendat. Për ndërtimin e tyre zgjidheshin vende disi më të freskëta, poshtë ndonjë valanidhi, ulliri, arre, gorrice të madhe, etj. Shpesh tendat mbuloheshin edhe me fier, dega valanidhi, etj Para tendës sajohej vathi me shtrungën, ndërsa kasollja bëhej e lehtë e ngrihej m nga toka me hunjë. Zakonisht në stan radhimjotët shkonin familjarisht, duke bërë edhe ndarjen e organizimin e punëve. Më tepër aktivizoheshin të gjithë në periudhën e qethjes, pjelljes, si dhe gjatë mjeljes, 2-3 herë në ditë sipas sezonit. Në shumë raste radhimjotët bënin organizimin e tufave, duke bashkuar dhëntë ose dhitë disa familje së bashku si, ato pëlleja, barsa, shterpat, shelegët (kecërit), etj. Për të bërë gjithashtu një jetë më familjare si dhe për t u marrë më tepër edhe me tokën çobanët bëheshin qinosi, duke caktuar kushtet e bashkimit të kullotave, bagëtive etj. 169

170 Shpellë në Katohori, e rrënuar nga shpërthimet e gurores në Shifko. Më parë strehoheshin kokë bagëti. Kroi i Bregut, i rindërtuar shumë e shumë herë; burim jetik për banorët e Katohorit, Latifit e majës së Bregut. Në foto duken qartë edhe koritat e gjata, që përdoreshin për të pirë ujë bagëtitë. Gjithashtu kishte raste që bagëtia jepej me të lëshuar, ku çobanit i jepej një numër bagëtish, të cilat shënoheshin, duke ndarë në mes leshin, shqerrat, bulmetin, etj. Kishte raste që çoban mund të punësohej edhe ndonjë fukara, bonjak, etj. duke e shpërblyer në natyrë. Shpesh radhimjotët u bënin shenja tufave, për t u mos u ngatërruar kur afroheshin me njëra-tjetrën si psh.vrimë në vesh, prerje e majës së veshit, një çarje ose dy në vesh, lyerje me bojë në shpinë, etj. Në shumë raste fshatarët i kullosnin bagëtitë në zona të buta, në kodrat plot bar, pezulet plot blerim e në pyjet përballë buzës së detit mbushur plot lofatë, mare, mbrete, kulpër, fshikartë, etj. Duke shkuar pas bagëtive, çobani radhimjot do ta sajonte diçka me thikë. Kur takonte ndonjë lofatë shpejt e shpejt birbilin bënte gati; me dru vidhi e frashëri formonte rrethoret për varjen e zileve e këmborëve bagëtive; me një copë panjë bënte drugën a furkën për tjerrjen e leshit nga e zonja e shtëpisë, kurse me një kuckë shqopeje nga Rameci, çibuku, cingarishtja dilnin shumë të bukura. Kënaqësi e veçantë ishte kur shqerrat luanin në arën me hasëll (tërshërë, ndërsa zhurma, poterja çdo prag mbrëmje në kohën e kthimit të bagëtive, blegërimat e deleve dhe vërritjet e dhive, ku secila kërkonte kërthinë e vet, i jepte një gjallëri të veçantë fshatit tonë Gjedhët e kuajt në Radhimë pothuajse lëshoheshin azat për të kullotur. Por në plot raste, për t u mos u larguar shumë kafshët e ngarkesës 170

171 pengoheshin ose ngjatoheshin me tërkuzë. Qysh në verë për to sigurohej ushqim si bar i thatë, kashtë, etj. duke i vendosur në mullarë pranë shtëpisë ose konakut. Në fshat bagëtitë mbaheshin brenda oborrit në bufar, kasolle ose katua. Shekuj me pare në Radhimë duhet të jetë rritur edhe derri, por me ndryshimin e fesë, kjo traditë nuk u trashëgua, pasi feja myslimane e ndalon ngrënien e tij Duke patur radhimjotët blegtorinë si një nga profesionet bazë të jetës së tyre, e rëndësishme natyrisht ka qenë edhe përpunimi i produkteve blektorale. Si prodhim bazë e i bollshëm ka qenë qumështi dhe mishi. Qumështi përpunohej në shtëpi, konak, kasolle, stan, etj. Si në gjithë trevën e jugut edhe radhimjotët atë çikë e atë pikë e ruanin për mikun, pasi mikpritja ka qenë virtyt i tyre. Kur dikush kalonte pranë stanit, me kënaqësi ftohej për të pirë një kupë dhallë të rrahur qysh në mëngjez nga e zonja e stanit. Ose një përshesh me kos, shtalp e qumësht të freskët do të ishte diçka e veçantë për mikun. Pak djath i ri, i zënë me mullë qengji a një pulqer gjizë ëmbëlsonte edhe bukën prej thekre. Një shije që s harrohej të linte në stan po të provoje pak urlë të bërë përshesh në një kupë druri etj, kurse po të prisje pak e të shijoje mish qëngji a keci kërthi të pjekur ose të përbrendëshmet (droboçkat) të pjekura në shpuz, nuk do ngopeshe duke lëpirë gishtrinjtë Pra tradita e krijuar për përpunimin e produkteve blegtorale, për çobanët, amvisat (nikoqiret) radhimjote ishte kthyer në art. Artistike ishin gjithashtu edhe enët prej druri që ata përdornin si sofra, kupa, luga, sita, shosha, qëri, vedra, magjia, talëri, dymbeku, kriporja, fllocka, shakulli, qypi, sergjeni, etj, shumicën e të cilave ata i bënin vetë. Në këto enë ata rezervonin zajretë për dimër si gjalpin, djathin, gjizën, urlën, mishin (në vaj), etj, të cilat mbaheshin në vende të freskëta si në bodrumet e katoit, etj. Ndër shekuj radhimjotët kanë bërë me të vërtetë një klasifikim blegtoral të goditur të muajve të vitit: Shëndreu, rjep qeu, Jenari, rjep gomari, Shkurti shkurton urët, Marsi ngre lëkurët, Prilli mbush çeturët, Maji dejos gurët... PËRPUNIMI I LESHIT Per vet mundësitë, bazën e rrobave për veshje dhe fjetje radhimjotët e kanë patur tek leshi i bagëtive, prandaj ndër shekuj ata kanë qenë përpunues të shkëlqyer të tij. Ky proces fillonte qysh kur përgatiteshin bagëtitë për qethje, që bëhej tek mrizi ose tënda, në vende të pastra. Duke e shtrirë bagëtinë me shpinë e duke i mbajtur këmbët me gjunjë, çobani bënte qethien 171

172 me gërshërë, ndërkohë që gratë e fëmijët seleksiononin e fusnin leshin në thasë, që nënkuptonte ndarjen në lesh të gjatë e të shkurtër, të bardhë e të zverdhur, në të pastër e me rrodhe, etj. Në qethje merrnin pjesë shumë burra bashkë nga vëllezëria, qinosia, etj dhe pas saj një drekë me mish rruze të pjekur, ishte traditë... Më pas gratë bënin ndarjen e dytë të leshit; në atë që do lahej, që do të shitej, do shkëmbehej në natyrë, etj. Në Radhimë larja e leshit bëhej në koritat e krojeve, në rreth të Mullirit, Moçale, buzë të lumit të Izvorit, etj, pasi duhej ujë i rrjedhshëm e më pas ndërej nëpër gurë a shkurre për t u terur. Larja e dytë bëhej duke e lënë leshin disa ditë në një kazan me ujë të ftohtë. Pas nxjerrjes ai rrihej mirë e mirë me kopan mbi një pllakë të lëmuar guri, duke e shplarë më pastaj me ujë të freskët e të bollshëm. Ndërsa leshi i dhir lihej pak në ujë të vaktë për t u zbutur. Pas tharjes leshi shkrifërohej; fillimisht me dorë e pastaj me krehër (kërhërë), duke e palëzuar e sistemuar më pas në shtëllunga. Kur gratë radhimjote i kishin shtëllungat gati, fillonin tjerrjen, që zgjaste shumë. Tjerrja bëhej me furkë në brez e drugë në dorë, duke përshkuar dhjetra e dhjetra metra fill me pulqerët e zhdërvjellët në buzë të shkallëve, bythë një guri a buzë një pezuli pas bagëtive, duke ecur a duke qëndruar në vend. Si kundërpeshë në fund të drugës vendosej një kokërr qepë a patate për të lehtësuar zonjën që tirrte, ku leshi, tashmë i bërë fill, përdridhej rreth drugës në formë vezake e kur kjo sasi vështirësonte tjerrjen, atëhere amvisat radhimjote fillin e kalonin rreth gjunjëve ashtu të ulura këmbë kryq, duke formuar kështu çkulet. Pasi i ngjyrosnin me ngjyra shumë të bukura, të sajuara nga çeçeli ose me ngjyra të blera nga tregëtarët e kohës, çkulet ktheheshin në lëmshënjë, gati për endje a për punë dore. Kështu me majë e mjet gati, gratë nikoqire futeshin në tezgja (argali) e si bletë punëtore endnin shajak, velënxa, pëlhura, sixhade, qilimë, copa e coha për veshje të lehta e të brendëshme, shtresa e mbulesa, etj. Pastaj të rëndat i ngarkonin vetë me tërkuzë a me kafshë e i bënin të vetëtinin nga pastërtia në dërstilat e rrethit të Mullirit e në Moqila. DY FJALË PËR ARGALINË Argalia në Radhimë, si në gjithë trevën e jugut e më gjërë, ka qenë dhe është një tezgjah shtëpie që përgatitej me dru panje, arre ose bredhi, duke u montuar e çmontuar kur nevojitej. Ajo ka qenë bashkëudhëtare e jetës së vet njerëzve, që kanë jetuar në këtë trevë, gjë e cila vërtetohet dhe nga emri e funksioni që ka. Qysh kur njeriu ka dashur të mbulojë pjesë të trupit të vet, fillimisht ka përdorur lëkurë bagëtish, ndërsa më vonë me evolimin e vet qënies njerëzore, nevoja për përgatitjen e veshjeve shpiku tezgjahun, duke u përhapur ai kudo e duke u ndërtuar në bazë të kushteve konkrete të vendit a zonës. Kështu edhe në vendbanimin e quajtur sot Radhimë, duhet të jetë 172

173 përdorur tezgjahu qysh në kohë të lashta, duke mbërritur deri në ditët tona tradita e ndërtimit të tij me dru peme të fortë si arrë, panjë, etj. Sipas zbulimeve arkeologjike në Radhimë, shenjat e para të përdorimit të tezgjahut, i përkasin shek. V-III p.k. a më parë, duke patur si argument peshat prej balte të zbuluara në Mavrenerua, që sipas arkeologëve i përkasin periudhës ilire (para dyndjeve e ngulimeve helene). Dihet gjithashtu se gjithë treva e jugut, ndër të cilët edhe banoret e trevës sonë, qysh nga lashtësia deri në Shek. XVIII, kanë përdorur për veshje rroba të bardha, gjë e cila mund të përdoret si argument edhe për origjinën e emërtimit të tezgjahut në krahinën tonë me emrin ARGALI. Në gjuhën pellazge, që mendohet se është origjina e gjuhës shqipe, ARG do të thotë I BARDHE, ndërsa rrobat, që të parët tanë kanë veshur, deri në shek. XIX, i kanë quajtur TE LINJTA, pra: ARG + LI = ARG (të bardha) + LI (të linjta) = VESHJE TE BARDHA. Kështu, duke e quajtur tezgjahun paisje që end rroba të bardha, shumë shekuj më parë paraardhësit tanë mund ta kenë quajtur ARGALI. Analogjinë midis gjuhës shqipe dhe pellazgishtes e bën ndër shumë gjuhëtarë edhe francezi D ANGELY, në librin e tij Enigma. Nga ky argument mund të konkludohet se autoktonët në trevën tonë vjetërsinë e tyre e kanë përcjellë deri në ditët tona edhe nëpërmjet këtij emërtimi Pra si gjithë treva edhe banorët e vendit të quajtur sot Radhimë, e kanë njohur e përdorur argalinë qysh në lashtësi, kanë fjetur te këmbët e saj me veshjet shtresat e mbulesat, që me të i sajonin. Me të gratë radhimjote endnin copa, mbulesa, shtresa të bardha, me ngjyra e me motive tradicionale sipas dëshirës. Nga duart e tyre të arta, që në dialekt quheshin maqili, janë shtruar odat cep më cep, janë përgatitur pajat e vajzave të bukura radhimjote, janë veshur burrat me fustanellë, janë veshur gratë, vajzat e nuset plot nur, janë endur gunat e rënda, me të cilat çobanët kanë përballuar dimrat e acartë, etj. Për njohuri, argalia që është përdorur tek ne, përbëhej nga skeleti i montuar në katër këmbë, tefea, dy lisat me mbi 150 fije secili për kalimin e majës, krehëri për rrahje (ngjeshje) të mjetit, që për lehtësi pune nga çkule ndahej në fjongo të vogla (çe keza). Maja gjithashtu kalonte edhe nëpër krehër. Pjesë të argalisë ishin edhe kopani i parë për mbledhjen e majës, kopani i dytë për mbledhjen e copës së punuar (endur), këmbëzat e lisave, shkopinjtë për fiksimin e kopanëve, shtiza, kanuli që shërbente për kryqëzimin majëmjet * etj. LEGJENDA PËR GJESHTRËN Në një pragmbrëmje shtatori, një nuse e bukur po nxitonte nëpër zallin e përroit të Fshatit Poshtë (Katohori), të mbrinte sa më parë në shtëpi. 173

174 Ndërkohë pranë Gllavës, bardhësia e leshit që nusja kishte në furkën e saj, sytë e shejtanit verboi, prandaj dhe kurioz e bëri, por hapat e nuses u bënë më të shpejtë, e cila pas pak në pragun e shtëpisë mbrriti. Meqenëse shejtani nuk arriti të mësonte dot të vërtetën, vendosi që kur njeri në rrugët e fshatit të mos kishte, në shtëpi të nuses të hynte. Pasi nasqirisi pak nëpër shtëpi, nusja përsëri lesh filloi të krihte. Kur befas shejtani në shtëpi u çfaq, nusja e frikësuar ju lut që përjashta të dilte... Por ai donte të dinte diçka për leshin që ajo po përgatiste, pasi me asnjë lloj tjetër nuk i ngjante E detyruar, për ta hequr qafe sa më parë, nusja ju përgjegj: Lesh gjeshtre. Këtë gjë shejtani s e besoi, por kur vërejti seriozitetin e nuses, akoma më kurioz u bë, duke ju lutur që diçka më tepër t i tregonte. Dhe nusja, duke hequr thellë në zemër, filloi: - Korrja e gjeshtrës zakonisht fillon në muajin korrik-gusht. Kur çahen lovidhet e farave gratë radhimjote, dy e nga dy a më tepër, herët në mëngjez nisen për të korrur gjeshtër në Virua, Papadhëndro, Fëngje, Dhimsel a gjetiu. Ajo korret me drapër, duke u bërë dorëza-dorëza, dy nga të cilat së bashku përbëjnë një PAR e 12 të tillë, janë një DUAJ. Nga ana tjetër, disa duaj bashkë plotësojnë BARRËN. Pastaj barrët me gjeshtër i ngarkojnë vetë, duke i transportuar atje ku do thahet; në vende me hije. Pasi thahet ajo vendoset në pellgaçe si në Ujë të Zi, përrua të Kroit, përrua të fshatit poshtë, Çipe, Virua, Moçale, buzë lumit, etj. Aty në një kazan të madh, mbi tre gurë e një zjarr bubulak zihet mirë deri sa të fillojë ndarja e lëkurës nga kërcelli. Këto copa lëkure, që tashmë quhen fjollë, futen edhe për 5-6 ditë të tjera në ujë për t u qullosur, duke i mbuluar përsëri me pllaka guri. Pastaj ato rrihen fort e fort me kopan mbi pllaka guri deri sa të transformohen në formën si lesh bagëtie, por pak më të ashpra. Më tej leshi shplahet e * Maja dhe mjeti janë pjesët përbërëse për thurjen e veshjeve dhe shtresave e mbulesave në argali. nderet në diell për t u tharë, pastaj transportohet për të vazhduar më tej në shtëpi... Ndërkohë që leshi po mbaronte, nusja u kthye nga ana tjetër, mori një tjetër tufë e pa ngritur kokën vazhdoi t i spjegonte shejtanit më tej procesin e gjatë të përpunimit të leshit të gjeshtrës. Dhe kur këndezi i parë këndoi, ajo përsëri vazhdoi; donte sa më parë nga prania e shejtanit të lirohej... E pasi sillet në shtëpi vazhdoi ajo për t u zbardhur leshi futet në ujë me finjë, thahet përsëri, pastaj po e shkrif, pastaj do ta kreh, do ta tjerr e do bëj dy prokofë, katër jastëkë, dy hejbe, tre tërkuza... Por kur kokën ktheu t i thoshte shejtanit se kaq ishte e gjitha, shejtan nuk kishte; që kur këndezi (kokoshi) i parë kishte kënduar, ai ashtu siç erdhi, si hije ishte larguar E nusja, tashmë nga shejtani e liruar por edhe shumë e 174

175 frikësuar, vezullimin e dritës mezi priti. Shpejt e shpejt, fustanin me 40 qinda shkundi e me një frymë në derë babe në fshatin lart (Maje te Bregut) u gjend. Kur gjyshja historinë e plotë mësoi, pasi mbesën qetësoi një këngë legjendë i kushtoi: Një nuse e bukur, si ora e malit, me furkë në llërë, po ecte zallit. Shtëllunga e bardhë, shejtanin verboi, dhe nga inati e detyroi: Pa më thuaj o njeri, si e punon gjeshtrën ti? Kështu filloi nusja fill e për pë, T i thotë shejtanit si u bë... Po në të dirë, Kur kokoshi i parë këndoi, shejtani iku e më s dëgjoi RADHIMË shek. XVIII Pra aq i gjatë e i mundishëm është procesi i përpunimit të gjeshtrës, sa që për gjithë natën nusja nuk arriti t ja thoshte të tërë shejtanit. Prandaj këtë mundim të parët tanë në legjendë e kthyen; prandaj edhe sot çdo grua radhimjote kur shkon për të korrur gjeshtër, dorëzën e parë e hedh poshtë, ajo është për shejtanin TRADITA BUJQËSORE Po e fillojmë përshkrimin e kësaj tradite me disa vargje të shkruara nga zoti Arshi Ramosaço: Ky bujku nga Radhima, në behar se ç i pa vrima, nxir e bërë si përcëllima, këmb e kokë nëpër xina. Gjith adhapin në behar, e bën kokërr në hambar, as që pyet në ka qar, 175

176 edhe kashtën bën mullar. Ndër në shkallë trahananë, her me vez e her me dhjamë, shtyp me këmbë misheshtanë, te burimi ftoh llullanë. Sa del hëna vu e vu! Çap në mal e hajde t hu, merr gomar e shko për dru, kris aty e kris këtu... Shpjer velënxat në dërstilë, ndiq zairetë pil me pilë, konakun e kish si vilë, ndaj dhe syrin e kish lilë. Pruri dimri suferinë, dy pash bora mbi çatinë, qaj e thirr ujku në brinjë, ky e kish kala havllinë... Drutë male në hipi, zjarri brënda kavulli, borën shkrinte mbi çati, vatra mbushur me fëmi Hidh fasule, mbush kusinë! Me meze bjema rakinë, grua tunde çiliminë, do e tunç apo t i kllas linë Kri kostrat e laj me finjë! Hiq fustan e rri me linjë! Kthe nga unë gjith gjinë, plot të hamë e plot të pimë Nga këto vargje del e plotë fizionomia e bujkut radhimjot, i cili ashtu siç ka qenë blegtor i mirë, është dalluar edhe si bujk i përkryer, i palodhur, kultivues i shumë e shumë varietetesh në ngastrat e tokës, duke menduar gjithmon që ta kishte syrin lilë, të jetonte mirë e ta priste mikun sipas traditës. Duke parë se çfarë mund të kultivohet në këtë tokë, si dhe duke u kthyer mbrapa ndër shekuj, në kushtet e atëhershme historike e nga popullsia që ka jetuar, mund të konkludohet se bujqësia, krahas blegtorisë ka qenë një nga profesionet bazë në jetën e popullsisë që ka jetuar në këtë zonë. Nga të dhënat statistikore të pushtuesit osman mësohet se në vitin 1431, Radhima kishte shtëpi e duke i hedhur një sy relievit, banorët e atëhershëm përveç blegtorisë edhe me bujqësi duhet të jenë marrë. Arat e tyre sipas llogjikës duhet t i kenë hapur lart nëpër kodra, rrëzë malit, në ndonjë lëndinë, etj duke kultivuar si kultura të para thekrën, duhanin, 176

177 tërshërën si dhe ndonjë frut e zarzavat të njohur për kohën. Të periudhës së hershme duhet të jenë psh.ngastrat e emërtuara Lëmënjë në breg të lëmënjve Shashicë, lëmi i Honit, ara e Duhanit, etj por kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e hapjes së ngastrave të tokës edhe në zonën fushore. Më pas, duke marrë për bazë taksat që grumbullonte pushtuesi osman nga banorët e Radhimës në vitin 1583, vërehet një ndryshim i ndjeshëm në fshat. Me lëvizjet e popullsisë nga drejtime të ndryshme si rezultat i luftrave (veçanërisht ato të viteve 1492 e 1537) Radhima mbipopullohet, aty grumbullohet një popullsi nga vende të ndryshme, me profesione e eksperienca të ndryshme, gjë e cila çoi në një bum ekonomik. Nga taksat vërehet se aty kultivohej me shumicë gruri, elbi, ulliri, rrushi, zarzavatet, etj.; ata kishin kullota, përpunonin çeçelin për ngjyrosje, grumbullonin valanidhin, kishin katër dërstila, nëntë mullinj, nga të cilët një për bereqet, që duhet të ketë qenë ai në rreth të Mullirit e të tjerët për ullinj. Nga këto të dhëna kuptohet se nevoja duhet t i ketë detyruar ata të hapin toka të reja, duke shpyllëzuar sipërfaqe të tëra, veçanërisht në zonën fushore e me ujë. Nga thellësia e këtyre shekujve kanë mbrritur deri në ditët tona emërtimet e ngastrave si baça e Marës, ara e Çirakut, lëmi i Gumet, lëmi i Kacidhjaret, etj, etj. Meqenëse taksa për grurin zë vend të parë, atëherë mund të thuhet se gruri është një kulturë e njohur shpejt, shekuj më parë nga radhimjotët, prandaj dhe tradita e kultivimit të tij është shekullore. Kështu bujqit përgatitjet për mbjelljen e grurit i fillonin qysh një vit më parë, kur duhej zgjedhur fara dhe cakto-hej toka që do të mbillej. Për këtë pasi i bëheshin asaj punimet e plehrimet e nevojshme gjatë dimrit, ajo mbillej me grurë, sepse e rëndësishme ishte përgatitja e saj për mbjellje. Në këto momente bujku pasi uronte sipas zakonit, fillonte lërimin e tokës me plug prej druri të tërhequr zakonish nga një pendë qe por edhe nga mushka, ndërsa bujkesha nga pas hidhte farën në vijë, duke e marrë me grushte nga futa që kish të lidhur për mezi. Pastaj toka lesohej, duke u tërhequr lesa po nga qe ose kafshë ngarkese. Më pas shërbimet ndaj bimës së mbjellë, deri sa të korrej ishin të shumta e të mundimshme por ata i bënin me shumë kujdes pasi, prodhimi i tij kishte të bënte me sigurimin gjithvjetor të bukës për familjet. Si varierete kryesore të kultivuara ishin gruri rud dhe halëziu. Ndërsa shirja bëhej me kuaj në lëmënjë të ndryshëm, emrat e të cilëve në Radhimë qysh nga lashtësia e deri në shek. XX janë të pafund Ndërsa misri, pavarësisht se në Europë ka ardhur nga Amerika Qëndrore po në shek. XVI, kohë për të cilën po flasim, duke mos u përmendur në taksat që vileshin, konkludohet se duhet të jetë kultivuar më vonë. 177

178 Virua, vjeshtë 1942 Musa Muhameti duke lëruar ugarin me parmëndë druri. Nga eksperienca e fituar ai është mbjellë si në toka serikoje * ashtu edhe në ato nën ujë si në Moçale, Nisi, rreth të Mullirit, çip të Çekejet, etj. Në këto vende, për ruajtjen e të mbjellave me misër, radhimjotët përballeshin me derrin e egër, i cili e lakmonte shumë Misri ashtu si dhe gruri është mbjellë, duke i bërë tokës pothuajse të njëjat përgatitje. Mbas mbirjes misri kishte më shumë nevojë për shërbime, pasi prashitej, harrej disa herë, etj. Pasi korrej me draper ai lihej togje-togje në arë për t u tharë. Pas tharjes masuret xhvisheshin e ruheshin të tillë ose shkoqeshin për t u bluar miell në mulli, ndërsa kashta ishte ushqim cilësor për bagëtitë gjatë periudhës dimërore. Misri më i përdorshëm ka qenë ai kokërr vogël me ngjyrë të verdhë, ndërsa në shek. XX u përhap shumë varieteti hibrid i bardhë, që kishte rendiment të lartë dhe përdorej si ushqim bazë foragjer për kafshët. Misri gjithashtu në fshat nga bujqit është kultivuar edhe në ngastra të vogla, në anë baçash, pezule edhe si shtrat për fasulen, etj. Bereqeti (gruri, thekra) siç u tha më lart pasi shihej nëpër lëmënjë, bluhej tek mulliri i fshatit (në Moçale, rreth të Mullirit), i cili si ndërtim duhet t i përkasë shek. XVI. Nga mielli i grurit amvisat radhimjote bënin bukën, kulaçin, petët (makarona të traditës), petulla, petë byreku, rosnica, etj. * Serikoje, tokë kodrinore ose në vende të ngritura që nuk kishte mundësi për t u ujitur. Nga gruri nxirrej nisheshteja, me të cilën përgatitej muhalebia, një nga ushqimet bazë gjatë rritjes së foshnjave ose revania, si ëmbëlsirë tradicionale në dasma e vdekje. Trahanaun pak të tharët të përgatitur me miell gruri, copa dhjami e vaj ulliri radhimjotët e shijonin në mëngjezet e ftohtë dimërorë. Kur misri filloi të kultivohet edhe në Radhimë, mielli i tij u përdor për bukë, kulaç, etj. ndërsa në dimër zihej së bashku me fasulet, duke i dhënë shije të veçantë vaji i ullirit. 178

179 Nga statistikat turke, po të vitit 1583, kultura e ullirit tek ne ka patur një vend të veçantë, por ajo është edhe më e lashtë. Vetë zbulimi në varre antike të kupave prej balte me bërthama ulliri si dhe përshkrimet nga autorët antikë mbi ekzistencën e ullirit gjatë bregdetit ilir flasin më së miri për lashtësinë e tij. Kur në shek. XX pyesje ndonjë plak për vjetërsinë e ullirit, të përgjigjej se janë shumë të vjetër, të kohës së Venecianit!?, të kohës së Skënderbeut, kurse në shek. XVI ka qenë kulturë kryesore. Ulliri është quajtur themeli i shtëpisë, bashkëudhëtar i vet jetës se tyre. Prandaj çdo familje e re në fshat duhet të mbillte 6 rrënjë (fidana) ullinj (tre burri e tre nusja), sepse kështu do të kishin shtëpi e katandi. Ulliri qindra vjeçar i Sinan Verës ( më parë i Kolunçet ) në Grykë të Vreshtave Prandaj edhe nuses i vihej në cipull një degë ulliri, duke dëshiruar një nuse të urtë, paqësore si vetë dega e ullirit dhe një nuse prodhimtare; të mbushte vatrën plot fëmijë, si vetë kokrrat e degës së ullirit Duke u kultivuar nga të gjithë brez pas brezi, nga baça familjare në Radhimë u krijua ndër vite e shekuj një kurorë me ullinj, ku ndër ta, në grykë të Vreshtave, është mbreti i tyre, që quhet ulliri i Sinan Verës, me diametër të trungut m. Varieteti i ullirit të Radhimës ka një përqindje shumë të lartë vaji dhe nuk kërkon shumë shërbime. Ky lloj është kultivuar gjithashtu me shumicë në Kaninë, Vlorë e në bregdetin e Himarës. Në kodrat e Radhimës njëkohësisht rritet edhe ulliri i egër ose siç quhet ndryshe argëlidhja. Duke qenë një pemë shekullore e kultivuar edhe tradita për përpunimin e saj është krijuar ndër shekuj, duke arritur deri në ditët tona nxjerrja e vajit dhe për punimi i kokrrës. Ato, pasi zgjidhen disi të papjekura, të paprishura, çahen,u hiqet bërthama e për disa ditë rresht ndëren në hije. Kur kokrrat ndryshojnë ngjyrën nga jeshile në afërsisht kafe, futen në enë me ujë të ëmbël duke e ndërruar disa ditë rresht, deri sa të ëmbëlsohen. 179

180 Një makinë vaji në Radhimë LEGJENDA: 1-Platforma e pjerrët nga brenda ku hidheshin ullinjtë 2-Guri bluarës 3-Boshti i gurit 4-Boshti për rrotullimin e gurit 5-Bazamenti i platformës me diametër 2 m dhe H = 0.8 m 6-Sheshi ku vinin rrotull kuajt a njerëzit Pastaj ato futen në qyp balte, ku hidhet ujë me kripë, gjethe dafine e lëkura portokalli për aromë. Për heqje të shpejtë të hidhërimit është përdorur futja e kokrrave për një kohë të shkurtër në ujë me finjë. Kurse vaji i ullirit në Radhimë është i veçantë; ndofta varieteti, ndofta klima a toka kanë bërë që ai të ketë një përqindje më të lartë vaji për kuintal si dhe një shije të veçantë. Tradicionalisht vaji është nxjerrë duke shtypur ullirin e pjekur me këmbë, ndërsa kur ullinjtë u shtuan shumë, nevoja lindi ndërtimin e mullinjve (makinave të vajit), ku me radhë gjithë fshati çonte ullinjtë për të nxjerrë vaj. Sipas statistikave në vitit 1583 fshati ka patur nëntë mullinj, ndërkohë që në fillim të shek. XX kanë qenë ai i Cekodhimet, Tefet, Lameborshajve, Mjaltajve dhe i Av. Mehmet Halilit në cep të Ramecit. Ndërsa rrushi, i kultivuar po sipas statistikave qysh në shek. XVI e ndofta më parë gjithmon ka qenë i preferuar nga banorët. Në JP të fshatit ndodhet një luginë që quhet gryka e Vreshtave. Sipas gojëdhanave, shekuj me parë, pasi është shpyllëzuar, është mbjellë vreshtë nga radhimjotët. Deri në vitet 70-të të shek. XX, aty haseshin fidane të egra hardhish nëpër shkurre. Gjithashtu duhet theksuar se po në fillimet e shekullit në fjalë, kjo kulturë u zhvillua shumë; të parët vëllezërit Fejzi e Habil Saliu, babë e bir Azem Dalani me Xhevit Azemin, Adem Tartari, Ahmet Sinani e më pas Jazo Isufi, Sadik Nika e Murat Rroko mbollën vreshta të tëra. Këto u bënë pastaj bërthama e vreshtarisë të koop. bujq., nën kujdesin e pothuajse të të njëjtëve persona. 180

181 Duhet theksuar se në vitet 80-të, vreshtaria në Radhimë u zhvillua shumë, duke u kultivuar një sërë varietetesh në plantacionin nga më të mëdhenjtë në Shqipëri prej afërsisht 170 ha, që fillonte nga përroi i Çipës deri në kufi me Tragjasin. Gjithashtu radhimjotët kultivonin edhe rrushin pjergull, duke i përgatitur shtrat në oborr e rreth shtëpisë, ndërsa në të kaluarën si shtrat kanë shërbyer pemë të ndryshme. Përveç përdorimit të rrushit të freskët, ata e thanin rrushin për ta përdorur si stafidhe në dimër, kurse nxjerrja e verës është një traditë 500-vjeçare e ndofta më tepër. Duhet theksuar se në kohën e socializmit u përhap shumë fermentimi i rrushit dhe nxjerrja e rakisë nëpër shtëpira. Bujku radhimjot gjithashtu ndër shekuj me pasion ka kultivuar lloj-lloj pemësh, shumë ndër të cilat me origjinë të egër duke i shartuar. Prej kumbullës së egër të malit me shartim është arritur kultivimi i asaj vlonjaçe e me vonë kumbulla kokërr madhe. Prej gorricës tek ne është fituar dardha shollje, elbëse, kuqël, bishtël, etj., ndërsa shegët e kultivuara ishin të ëmbla dhe majhoshe. Në Radhimë gjithashtu janë mbjellë kaki (hurma) me e pa bërthamë, ftonj të vegjel e aromatikë, fiq të bardhë, të zinj e çapellë si dhe arra, bajame, lajthi, mana, mollë, zerdeli, pjeshkë, ndërsa agrumet si limoni e portokalli janë kultivuar shumë pak, ndërkohë që në vitet e fundit të socializmit, Radhima arriti një prodhimtari të lartë agrumesh. Një pjesë e konsiderueshme e frutave janë përdorur edhe si zaire për dimër si fiku, arra, ftoi etj. Tavolinën radhimjote e pasuronin gjithashtu zarzavatet si fasule, hudhra, qepë, domate, piperka, bostan etj e shumë ndër to ruheshin për në dimër si qepa, hudhra, piperka, pjepri dimarak,etj. Gjithashtu për t u dhënë shije gjellëve amvisat tona kanë përdorur dafinën, mëndërzën, rigonin, piperin, etj. Një drekë a darkë e shijshme, e shoqëruar me një bardhak verë a raki të nxjerrë nga rrushi vendas e më pas thithja e nikotinës nga çibuku i mbushur me duhan të kultivuar në arat e baçat e shumta të fshatit, ishin një kënaqësi e veçantë për burrat radhimjotë... Ky pra ishte bujku radhimjot, që ndër vite e shekuj është munduar që çdo gjë të prodhojë, që për mikun syrin ta kish lilë e për vete asgjë të mos i mungonte TREGETIA PJESE PLOTESUESE E NEVOJAVE TE RADHIMJOTEVE Pra siç u fol më lart, normalisht këto prodhime bujqësore e blegtorale banorët e kësaj treve i kanë përdorur për konsum vetiak, por tepricat duhet t i kenë këmbyer në natyrë a shitur sipas periudhave të zhvillimit të vet kësaj zone. E kjo gjë vërtetohet nga monedhat e objektet e shumta të gjetura në 181

182 zonën e Radhimës. Ata pa dyshim që kanë bërë këtë tregëti, për të blerë zbukurime floriri armë, heshta, mburoja, orendi të ndryshme shtëpiake, veshje, kripë, etj. Biles në antikitet kjo zonë është marrë edhe me zejtari, duke shitur në Orik e ndofta më larg, tullën, tjegullën, enët prej balte, qeramike, etj., ndërsa për shek. X-XII, Ekrem Vlora thekson se vendbanimet për rreth Vlorës bënin shumë tregëti me limanin e tyre port Pas luftrave, pushtimeve të ndryshme të mijëvjeçarit të parë disi të mjergullt në fillimet e mijëvjeçarit të dytë na çfaqet një Radhimë e vogël, e cila në shek. XVI arrin një kulm zhvillimi ekonomik, gjë që pa diskutim është shoqëruar edhe me një tregëti sipas mundësive e nevojave të kohës. Pas zik-zakeve zhvillimore, në vartësi edhe nga luhatjet e ndërhyrjes dhe shtypjes osmane, kemi përsëri një fshat të vogël, i cili sipas statistikave nga taksat që paguante, shumë gjëra duhet t i ketë filluar nga e para. Me stabilizimin e popullsisë në shek. XVIII e më pas, me fillimin e reformave ekonomike nga Turqia, me ndikimin dhe ndërhyrjen e vet pushtuesit kudo, pasi bashkë me të erdhën edhe zejtarë, zanatçinj, tregëtarë etj. stabël e endacakë vërehet një zhvillim gradual në fshat. Kështu Radhima si fshat kufitar me Vlorën, zhvillimin e tregëtisë duke shitur ose shkëmbyer prodhimet që i tepronin, me mjete, orendi e produkte të nevojshme, e ka patur më të lehtë, duke filluar të mendojnë më pas për një tregëti më të gjerë... Ata shisnin vaj ulliri, ullinj, dru zjarri, qymyr, gëlqere, verë, valanidh, kafshë pune, bagëti të trasha e të imta, prodhime bujqësore e blegtorale, etj. duke blerë në Vlorë kripë, veshje, mjete bujqësore, enë të ndryshme, armë, etj. E dalë nga dalë ndonjë radhimjot, duke e shijuar e vlerësuar tregëtinë, u vu në shërbim edhe të bashkëfshatarëve të tij. Sipas të thënave, dyqani më i vjetër, rreth 150-vjeçar, ka qenë ai i Asllan Ramos, ndërsa në fillimin e shek. XX u hapën shumë si, hani i Xhafer Halilit në buzë të lumit të Izvorit, dyqani i Hasan Sherifit e Hasan Pulos në Moçale, dyqani i Sali Xhaferit në Virua si dhe disa dyqane në fshat të hapura nga Hasan Pulua, Ahmet Sinani, Adem Roshi dhe Hasan Lagji. Megjithatë duhet theksuar se në përgjithësi radhimjotët nuk janë dalluar për shpirt tregëtie. Ata nëpërmjet saj kanë plotësuar nevojat e tyre, pasi pjesën më të madhe të nevojave të tyre për jetesë e siguronin nga blegtoria dhe bujqësia. Ndërsa tani në Radhimën-2000, mund të thuhet se tregëtia, turizmi, do të bëhen një nga bizneset bazë të vet jetës së këtij fshati, që fati i fali një pjesë të vogël të rivierës së bukur shqiptare, ku ndër ta mund të përmendim në Nikaj, Selmanaj, Begotaraj, Gjimaraj, Bestrovaj, Hasanaj, Ramosaçoj, Gjondedaj, etj. etj. 182

183 Hotel Restorant PARADICE i vëllezërve Selmanaj, në Mavrenerua. Hotel Restorant HORIZONTI i Nikajve në Moçale 183

184 Kompleksi Freskia Restorant Ramosaco 184

185 KËNGA DHE SPORTI, BASHKËUDHËTARË NË JETËN RADHIMJOTE Tradita polifonike Ndër shekuj radhimjotët e kanë jetuar jetën, e kanë shijuar atë. Në këtë tokë, në këto ambjente ata kanë lindur, janë rritur, kanë vdekur, janë qarë, atje kanë punuar, kanë mbajtur bagëtitë, janë dashuruar, atje kanë kaluar hallet e gëzimet; për atë tokë ndër shekuj jetën kanë dhënë... E në çdo kohë, në çdo moment, në çdo situatë, si hidhërim, gëzim, përkujtim, nëpërmjet këngës ata kanë shprehur ndjenjat e tyre. Duke qenë si mjet kryesor shprehës, kënga ndër shekuj brez pas brezi ka sjellë deri në ditët tona dertet e gëzimet e radhimjotëve. Duke filluar me nina-nanën e djepit, ata i kanë kënduar trimërisë, bukurisë, dashurisë, nënës, lirisë, djalit të vetëm nizam, kurbetit, robërisë, lirisë, halleve; gjithmon duke shpresuar për një ditë të re, plot dritë e jetë Si fshat i përfshirë në trevën labe, mënyrën e të kënduarit nuk mund ta përjashtosh nga ajo e krahinës. Pavarësisht se fshat pa emër në këngë, ajo ka qenë bashkëudhëtare në jetën e radhimjotëve, me të veçantat e të përbashkëtat e saj. Pa u futur në analizën e këngës labe, marrësi, kthyesi e hedhësi, të mbështetur nga isua e disa të tjerëve, përbënin atë këngë labe, që duke u kënduar në majë të Bregut, të linte të kuptoje se ata që e këndonin ishin zotër të kësaj toke; duke u kënduar në hundë të Erizit, në këtë ballkon natyral të gjiut të Vlorës, merrte formën e vajzës së Valave e kur ajo këndohej në krua në mes të zërave melodiozë të birbilave, kthehej në këngë dashurie si për Viton e bukur, etj, etj. Po kush është e veçanta që ka mbrritur deri në ditët tona? Në ambjente dasme, gëzimi, kur njerëzit të ndarë nëpër sofra, këndonin me radhë labçen shtruar; atje radhimjotët shkëmbenin replikat midis tyre, aty lindëte kënga e jonë labe. Ose psh. në kroje, Sello, majë të Bregut, Lëmënjë, në çdo shkallë shtëpie, pranë vatrës, nën hijen e ndonjë peme, majë ndonjë guri në lëm të Honit a në majë të Nik Gjomitrit, radhimjoti ka shprehur ndjenjat e tij; aty ka lindur kënga, vargu radhimjot. Aty ata i kënduan priceshës Rugjinë, trimërisë së Alush Pikos më 1811, trimave radhimjotë që s ja ditën as Sulltanit, konfliktit të gjatë me Kaninën fqinje, etj, etj. Ja disa vargje të kënduara 150 vjet më parë në Radhimë, të trashëguara nga plaku Hodo Ali Begotaraj: Hilë Koka, Hilë Koka! * Mbushur mal e mbushur gropa, të gjithë me rroba të cohta ti me këpucë llustrinë, po të mungon mielli në krinë * Hilë KOKA, i pari i Borshajve, ardhur në Radhimë rreth mezit te Shek. XIX 185

186 Nga kjo këngë, pavarësisht se nuk ka vlera historike, del qartë se radhimjotët qysh shekuj më parë, ishin të lidhur me botën, me qytetërimin. Ata vishnin rroba e këpucë importi, mundoheshin ta jetonin jetën, e pavaresisht se ishin të varfër, pa miell në krinë, ata përsëri me shaka i thurnin vargje njëri-tjetrit E ndër kohë, ndër vite, në mezin e dytë të shek. XIX, në Radhimë dallohet ndër shokë një burrë i shkurtër, tepër i zgjuar. Ai ishte kënga, bejtja vetë, që plot humor në moment ta sajonte këngën; ta bënte portretin ashtu siç e kishe, ashtu si donte ai. Sipas pleqve, ky ishte Hasan Bonjaku me të cilin duhet të bëje shumë kujdes; edhe kur kaloje rrugës në ecje e sipër, vargjet i kishte gati... Ja psh. në një dasëm në Radhimë si replikon Hasani me kushëririn e tij të parë, Jorgji Çaçi nga Palasa, i cili në krye të valles, filloi të improvizonte: Do ja them, do ja them, do ja them nja katër a pesë Por për momentin hezitoi, duke i dhënë të drejtën Hasanit, që nga pauza e krijuar, t ja marrë valles duke kënduar: Thuaja, a mos paç pjesë! Lahnet qofsh, me gjithë besë, poçar balte i halesë, që m i hedh bythët si fjesë Vargje, që duke u nisur edhe nga teksti, për momentin krijuan shumë ilaritet. Nga ana tjetër, këtu mësohet se pavarësisht se kishte kaluar gati një shekull që radhimjotët kishin ndërruar fenë, ata përsëri vazhdonin të bënin krushqi me të krishterë E këtë natyrë Hasan Bonjaku kishte kudo. Me finesë ai portretizonte këdo nga bashkëfshatarët e tij, si psh: Nikaj e Gjimaraj tetë, e bëjnë këngën vetë Ai shpesh edhe i ngacmonte plot humor, por një herë ndër herët Mehmet Kuci, nuk duroi dot e ju kthye: O i ziu Hasan Dhimë! O breshk, o bubuzhinë, shejtani që rri në Rugjinë, që mbyt në gusht bagëtinë

187 Sipas të thënave të pleqve, për momentin Hasani u gufos, u ul në bisht e vuri duart në kokë, por pastaj menjëherë u ngrit e i dha dorën Mehmetit; shaka, replikë bashkëfshatarësh Në Radhimë i kanë thënë se Po bëre shaka edhe duhet të mbash shaka E kështu vit pas viti, radhimjotët në çdo hap të jetës se tyre këndonin; këndonin në gëzime, por u këndonin edhe trimave, këndonin edhe duke vajtuar hallet e dertet e tyre. Ndërsa në fillim të shek. XX të tjerë burra u dalluan si këngëtarë me emër si psh. Azem Rroko, Hasko Ramo, Hasan Pulo, duke vazhduar me vonë me Ahmet Zhegun, Beqir Shuaipi, Murat Novruzi, Dino Selfo, Jazo Isufi, Fejzi Saliu, Hasan Lagji, Zeqir Bilani, Zenel Hamiti, Sadik Nika, Veli Kapo, etj. Qysh në shek. XIX, ndofta edhe më përpara, ishte krijuar në fshat një traditë interesante. Pas kthimit nga ara, baça, stani, vreshta, etj. mbas dite burrat mblidheshin së bashku në majë të Bregut pranë xhamisë dhe ja merrnin këngës; shpesh edhe duke kërcyer. Kurse djemtë e rinj, i këndonin në Lëmënjë djalërisë, dashurisë, vajzave që jo rrallë në bela i kishin vënë Ja një prej tyre: Eja të pres në Lëmënjë! Un e di që nuk të lënë, nuk kam frik të të vi pranë, e të të mbuloj me krahë... O e bij e trimit! O er e trëndafilit RADHIME, Shek. XIX Ja një ngjarje tjetër e veçantë, që për kohën kishte bukurinë e vet. Në vitin 1931 martohej Nexhip Tahiri. Në fshat në këtë periudhë dallohej Hasan Pulua që shkonte e këndonte shumë bukur me Azem Rrokon, i cili në këtë dasëm mungonte, pasi kishte radhën e shtypjes së ullinjve në makinën e vajit të Mjaltet*. Por çelja e këngës në dasëm pa praninë e tij nuk kishte lezet, prandaj Hasani doli në shkallë ku bëhej dasma e përballë makinës së vajit, ja mori valles duke improvizuar vargjet: Medet o shok medet! Azem Rrokon ç e gjet, Sadoja në breg i flet, vajt në cipura mbet, valleja këtu e pret Ndërkohë Azemin, s po e mbante vendi në cipura e pasi dëgjoi edhe këtë ngacmim: Me vrap në dasëm shkoi, e siç duhej vallen përçoi * Nënkupton ditën që ishte caktuar për të nxjerrë vajin në mulli 187

188 Në një tjetër dasëm, po në këto vite në lagjen e gropasve *, dasmorët të shtruar në sofra këndonin e pinin për qejf. Kur momenti erdhi që sofrat duhet t i përgjigjeshin me këngë njera-tjertës, Hasan Pulua ja merr këngës: O bregas a paçi belanë! Pse kini ardhur në këto anë!? Dhe pa mbaruar mirë vargu, nga sofra me bregas, Azemi ja pret: Kemi dalë e çoç kërkojmë Pasataj: HASANI: Po qe se do ju shkojë AZEMI: Duam penxhere me bojë ** E kështu vazhduan gjatë, duke e bërë dasmën shumë gazmore Siç dihet, më 1933 gripi spanjoll, si kudo edhe në Radhimë mori shumë jetë. Tërë fshati me të zeza Por jeta vazhdon, kënga duhej kënduar Prandaj një mbasdite Hasan Pulua, në mes të bashkëfshatarëve të tij, e prishi zinë: Do këndoj po zemra ç thotë? Për ata që s i sho ndër shokë, për ata që s i sho të rrinë, për Haskon e mulla Salinë, për Imet mëndje qatipnë E në një dasëm, disa muaj më pas ai përsëri i kujton: Viti më tridhjet e trinë, seç ra gripi në Radhimë, mori gjithë parësinë: Haskon (1) e mulla Salinë (2), në shkurt Imet Aredinë (3), pranë Nexhip Tahirë (4), edhe Selim Sadik fakirë (5), Selfo Dalani me të birë (6). Dhe të tjerët e pasuan, sepse ashtu duhej Pra siç e shohim, Hasan Pulua, na del një lider i këngës në fshat deri në fund të viteve 30-të, njëkohësisht edhe rapsod. Por ai nuk ishte vetëm, të tjerë burra si Ahmet Zhegu, Sadik Nika, Jazo Isufi, Veli Kapo, etj.kur ja merrnin valles, i zoti i shtëpisë vihej në siklet të madh, mund t i thyhej dyshemeja * Fshati ka patur dy lagje, bregas dhe gropas ** Nënkupton shtëpi, derë e parë (1) Hasko Ramo Kojani (2) Sali Xhafer Lameborshi (3) Imet Aredin Selmani (4) Nexhip Tahir Lameborshi (5) Selim Sadik Ruko (6) Selfo Dalan Selmani 188

189 Ose psh. në kohën e socializmit, ishte kënaqësi të dëgjoje Jazo Isufin me Fejzi Saliun kur këndonin, duke spërkatur vreshtat me tullum në shpinë *. Dy zëra melodiozë, që sinkronizoheshin në mënyrë të shkëlqyer e pasi përplaseshin në rrëzë të Shkëmbit, ktheheshin në gropat e Vidheve, si një këngë labe mistike Gjithashtu zëri i ëmbël e melodioz i Thëllëzë Begotares, Lefteri e Aishe Zheges, Mesudie Selmanit, Afrikë Gjimares, etj. u jepte shpesh dasmave një atmosferë krejt festive, duke tërhequr rreth vehtes gratë e vajzat e tjera dasmore. Ndërsa Abedin Hamiti, Elmaz Kapo, Bejko Selmani, Lavdosh Kapo, Sabri Bilani, Kastriot Bego, Xhafer Lameborshi, etj.e së fundi talenti Sazan Ramosaço janë dëgjuar me kënaqësi e janë quajtur lider nëpër dasma ndër moshatarët e vet. Disa herë zëra melodiozë janë inçizuar nga Radio Tirana, jo vetëm në këngë labe por edhe himarjoçe (si Elmaz Kapua me Neki Goxhon nga Dukati), etj, kurse Sazani gjithmon i pranishëm në festivale e konkurime zonale e kombëtare. Gjatë këngës për t i dhënë theks diçkaje e për ta bërë më tërheqëse, veçanërisht gjatë valleve, radhimjotët shpesh vërshëllënin ose lëshonin pasthirrma të ndryshme si Hopaa!, Hajde!, etj. Jo vetëm gjatë valles, por në shumë ambjente, djem radhimjotë imitonin bilbilin, kukuvajkën, etj. Vërshëllima në formë sinjalesh përdorej edhe për të thirrur ose komunikuar në distanca të mëdha si psh. nga maja e Bregut në Shifko e Katohori, nga Rameci në Papadhëndro e majë të Jahos, nga hunda e Erizit në Lëmënjë, Virua, Mavrenerua, etj. Ose psh. plot ëmbëlsi çobani u vërshëllente bagëtive kur pinin ujë në koritë, lerë, burime e pellgje të ndryshme. Ata me pasion profesional u krijonin reflekse bagëtive për ta shijuar ujin ose barin e njomë mes tingujve melodiozë të fyellit e culës. E ndër këta radhimjotë që këto vegla i quanin pjesë të tyre mund të përmendet Qamil Gjimara, Fejzo Mania (Hamiti), Qamil e Tare Kojani, Rexhep Alemi (Begotaraj), etj. E më tej fëmijët pas bagëtive, të prirur nga dëshira për të sajuar tinguj muzikorë, me gjethe pemësh të ndryshme, me degë lofate, me lëvore misri, fletë qepësh të njoma, kërcell tërshëre të butë e të egër, etj. pasi i prisnin me biçak, bënin gara me njëritjetrin, kush e kush të krijonte melodi sa më të bukura. Nga këto pak gjëra që u trajtuan, të cilat mund të quhen një pikë me argumente në oqeanin e madh të jetës së këtij fshati, mund të konkludohet se kënga ka qenë pjesë e jetës së radhimjotëve. Nëpërmjet këngës ata kanë ruajtur një pjesë të historisë së tyre. Duhet theksuar gjithashtu se përveç këngëve të rapsodëve radhimjotë, ata këndonin edhe shumë e shumë këngë të trevës labe e himarjote, pasi jetonin me të njëjtat halle e gëzime, kishin të njëjtin pushtues kundër të cilit luftrat i kishin bërë bashkë, etj, si dhe këngë të ndryshme kushtuar bukurisë, dashurisë, trimërisë, kurbetit, nënës, etj. * Pompë dore e mbushur me solucion, që mbahej në shpinë gjatë spërkatjes së vreshtave 189

190 Ndër to nuk mund të lihet pa përmendur një këngë mjaft e përhapur në labëri që i kushtohet një ngjarje të vjetër, ku edhe një djalë nga Radhima ishte protagonist i saj: Kush e bë proto tertipnë, Ali Rrapua me të nipnë, Hasan Kapua në Radhimë, * e vranë Alem derëzinë Për ca inate që kizhnë, për ca inate që panë, për sharrxhinj që kish vrarë, për paratë që u kish marrë Alemit,thënur i jati: Bir, mo shko nga Dukati, se do të vrasë Murati, akoma s i ka dalë inati Unë të kesh thën o djalë! Kallarat më dhanë lajmë, ai në Dukat ësht vrarë Atje te lumi në zall, gjejnë një njeri të vrarë, dhëmbët shtrungë të rrallë, sahat me qostek të larë, ish Alem Deloja thanë... ** LABERI, shek. XIX Duke përfunduar këtë analizë të vogël për traditën e të kënduarit në fshat vërejmë se radhimjotët me një botë të gjerë jetën e tyre e kanë ndjerë, prandaj edhe bukur e kanë përshkruar, kënduar, përjetësuar, plot shije e finesë e kanë trajtuar Si shembull të botës shpirterore të banorëve të këtij fshati, mund të përmendim letrën që një nënë radhimjote në vitet 60-të, të kohës së socializmit, i dërgon kryetarit të Kooperatives Bujqesore në Tragjas, pas një urdhëri të dhënë nga ky i fundit, ku të gjithë duhet të shkonin në fushatë për vjeljen e duhanit. Ajo me plot finesë letrën e saj e dërgon në prozë në emër të djalit të saj të sapolindur: * Hasan Kapo (rreth viteve ), nga fisi Novruzaj, mëhalla Gjik Hilaj ** Sipas ngjarjes së ndodhur, pas mesit të shek. XIX-të, nën kujdesin e Ali Kapos nga Dukati, disa sharrxhinj korçarë punonin në Trap të Zi plot me bredha e pisha. Një natë Alemi 190

191 i vret ata dhe u merr paratë, por Ali Rrapua hakmerret duke e vrarë Alem Delo Kallaratin me emër e famë me ndihmën e Murat Caushit (Dukat) e Hasan Kapos (Radhimë). O ju shok e ju milet! Do ju them një muhabet: Të diell në pasdlek, vjen kolieli e na flet, eja mele këtë bilet; E mel mami e lexon, na kishin plelë lacion... kusule madhi unë! Do vete nesël në punë, do flyj elë e do bëjë fultunë, do zëlë vapë e madhe shumë, vap e madhe do fillojë, cinxuli do këndojë, dhe mua do më zgjojë O mole klyetali i li! Emlin unë nuk ta di, jam i vogël e jam fëmi, qumësht nuk kam të pi, do vete në klyesi, do vete të bëj një anki... RADHIME, 1964 E si mbyllje po kujtojmë edhe disa vargje të Jazo Isufit, i cili plot humor satirizon bregasit, disa nga të cilët u ulën në detyrë pas ndryshimeve të bëra në organizimin e punës në momentin e kalimit nga Koop. Bujq. në ndërmarrje bujqësore: O bregas a u qëlloftë! Keni qenë njerëz me kokë, ca me dhi e ca me lopë, ca megazinjerë poshtë RADHIME,

192 Sporti Lojrat Popullore Ndër shekuj banorët e këtij vendi kanë dashur të luajnë, të argëtohen. Duke qenë vendbanim në këmbë të malit, por edhe në buzë të detit, shumë djem të rinj ishin alpinistë të zotë por edhe notarë të mirë. Shpesh ata merrnin malin përpjetë kur guri çahej nga vapa ose kur dëbora ishte në gju, për të shkuar në lëm të Honit a majë të Telave. Kur ata lëshonin kuajt për të kullotur shpesh bënin gara kush të mbrrinte i pari në fshatin poshtë a në vendin e quajtur sot Karperua. Këta djem kalorës e burra trima ndër shekuj në plot beteja kanë qenë pjesëmarrës e në shumë prej tyre kanë fituar falë përgatitjes fizike e shkathtësisë së tyre. Ashtu si stravastrua me pallë në dorë u hodh Alush Pikua, vet i dyzetë, mbi asqerët e Ali Pash Tepelenës në Kanul, duke i detyruar të lënë shkretë arabanë. Me syrin pishë Salo Bejo, Sehit Gjimara, Sulejmën Metua e Habil Novruzi u thanë stop agallarëve kaninjotë, sepse kishin në krye Asllan Ramon, që: Cim me cim e zunë grinjë, Asllani me Mulazimnë! Gjithashtu si notarë të zotë, ata notonin shumë shpejt, kishin rezistencë e zhyteshin bukur. Ata shpesh bëheshin grup e bënin garë, kush të mirrte më thellë kum * a fiqeza **, ose kush ta hidhte gurin më larg. E ndër ta psh. Në fillim të shek. XX ishte Piko Sinani, për të cilin thonë se i kthente dhitë me gur nga një kodër në tjetrën, nga një brinjë në tjetrën Po në këto vite trim si Mersin Roshi nuk kishte, ai e përdorte jataganin si lodër, ose psh. Mehmet Bonjakun, dy-tre djem të fuqishëm nuk e vinin dot poshtë Ndërsa sipas thënieve të Hasan Imeti Selmanit, Hasko Ramo Kojani ishte aq i saktë në qitje me dyfek, sa që këpuste fillin e perit me të cilin varte ftoin në pemë ose qëllonte bishtin e një ftoi të groposur në dhe m larg. E po në shek. XX, plot radhimjotë ishin gjahtarë e nishanllinj të mirë si Muhamet Lagji, Ismail Bilani, Ismail Sihati, Dino Limo, Murat Rroko, Ahmet Sinani (Tefa), Mehmet Gjimara, Hasan Ruko, Veli Kapo, etj. Shumë herë ata kanë ardhur duar plot në fshat me thëllëza mali, lepuj fëngjesh, dhelpra kongjeli, etj. Por jo vetëm këta, të gjithë burrat merrnin nishan mirë në fshat, pasi të gjithë kishin vrarë zogj e qukula me llastiqe kur ishin të vegjël Ndërsa i nipi, Elmaz Kapo, thotë për xhaxhain e vet Veli Elmazin, se kur ai në rininë e vet kaleronte (me të katra) me pelë, përshkonte distancën nga Moçalet në Sello për 9 min. Kurse për Veledin Sihatin thoshnin se në vitet 30-të të shek XX dallohej ndër moshatarë, veçanërisht në vitet e ushtrisë si sportist, qitës, kalorës, i fortë e i shkathët, etj. Pra, gara radhimjotët bënin kudo; në arë kush të korrte i pari një sipërfaqe të mbjellë me grurë, thekër, * Kum në dialekt që do të thotë rërë. 192

193 ** Fiqeza, lloj barishtesh të zeza, të gjata deri në cm, që rriten në fund të detit në bregdetin e Radhimës. etj; në baçë kush të prashiste i pari lehën me duhan a misër; në mrezhdë kush të mbushte më shpejt vedrën me qumësht; afër mrizit kush të qethte sa më shumë bagëti, etj. E ndër të tjera nga thellësitë e shekujve na vijnë lojrat Popullore që shpesh ishin gara shumë të forta si psh. Loja kaladibrançe, loja me të marrë nishan, qivuri, loja luftrash (kamant), mundje, me të hedhur dorën, cimi-cimi, topagropa, cingla-nagaç (Azdro-Karako), etj., kurse tek vajzat loja me peta, gura gjashta, lënia e shamisë, vallja e kënduar Ne jemi dy shqiponja, etj. Të gjitha këto lojra kërkonin forcë, shkathtësi, shpejtësi, zgjuarsi, perfeksionim, etj. Ja si hidhej në Radhimë shorti për lojën Cimi-Cimi, që kush e di se sa e vjetër duhet të jetë: Cimi-Cimi, degano, ose Ono mëna-dono mëna, Telifto! Si a festa,katër pënda. Qoftë i pari, Anaferi-Kanaferi! Parambari. Pesë-pesë pinaqeri. Ziga Tera, Urthi-Curthi! Racaushi mera. Cingla manurthi. Tuturriq! Tuturriq! Merr e hiq, Merr e hiq, këtë gjisht! këtë gjisht! Ndërsa vallja e kënduar e vajzave luhej duke u vendosur ato në dy rreshta përballë njëra-tjetrës, të kapura krah për krah e duke u afruar e larguar rreshti nga rreshti këndonin: Ne jemi dy shqiponja, Rumti-rumti-rumteleram! (Refreni) Çfarë doni ju shqiponja? Ne duam atë më t mirën. Po cila ësht më e mira? Më e mira është * E kështu me radhë zgjidhnin një e nga një vajzat e njërit rresht apo tjetrit Por duhet theksuar se talentin radhimjotët e kanë treguar, kur kushtet ekonomiko-shoqërore u bënë më të favorshme për zhvillimin e sporteve. Në gjysmën e dytë të shek. XX, ata kudo që ishin, anë e kënd Atdheut, e prezantuan vehten gjithmonë si sportdashës e njerëz të apasionuar ndaj sportit. Të veçanta kanë qenë vitet 70-të për Radhimën. Në këtë periudhë, zhvillimi i sporteve si futbolli, basketbolli, volejbolli, noti, etj mori një hov e masivitet të madh. Ishte kënaqësi të dilje në këtë periudhë mbasditeve në Sello, ku një pjesë të rinjsh luanin basketboll; të tjerë futboll, fëmijët kacavireshin nëpër * Thirrej emri i një nga vajzave të rreshtit kundërshtar 193

194 Ekipi i Futbollit RADHIMA-72 Një foto për kujtim pas një fitorje 1 : 0 me Ekipin e Futbollit ORIK LART: Nga e majta Novruz Gjimara, Omer Kojani, Sihat Ramosaço, Lutfi Bilani, Serjan Shehu, Sali Begotaraj. POSHTE: Nga e majta Niko Bilani, Dashamir Rroko, Telha Shehu (Trainer), Namir Kojani, Syri Nika, Nuri Begotaraj. veglat e këndit sportiv; ndërkohë më tej nën hijen e ullinjve shekullorë dëgjoje zërin triumfues të ndonjë plaku, si: Ram, numëroni pikët!, Xink! Shah!, Domino!, etj. Por edhe cingla-nagaçi, me atë thirrjen plot besim në fitore nga të dy kundërshtarët Azdro! Karako!, loja luftrash, Bzzz!..., etj nuk ishin harruar. Për këto arritje, meritë të veçantë ka edhe mësuesi i apasionuar i edukimit fizik, Sehit Ligu nga Tragjasi, qe jetonte familjarisht ne vitet 70-te në Radhimë. Ai me punën e tij, krijoi një vazhdimësi e dashuri për sportin në fshat. Betejat në futboll në këtë kohë midis bregasve dhe gropasve vazhdonin deri sa errësohej. Të gjithë në fushë luanin mirë, por në këtë libër mund të përmendim më të mirët e më të mirëve; nderin dhe krenarinë e fshatit në sport, kudo që ishin, në çdo skaj të Atdheut: ZEQIR GJIMARA ( ): Futbollist me ekipin Dajti Tiranë në vitet Luante fort, organizator i mirë në fushë, shyter i mirë i portës. ENVER DANI : Atlet, notar, zhytës. Pjesëtar i Ekipit të kanotazhit me Flamurtarin në vitet Dhjetë vjet kampion kombëtar në garën 3000 m me pengesa, me rezultatin më të mirë 9 min e 11 sek arritur në vitin

195 VILSON RAMOSAÇO : I njohuri me emrin Toka Radhima. Portier i parë i ekipit të futbollit Flamurtari prej vitit 1966 për më se 10 vjet rresht. Lojtar i talentuar, me kërcime të bukura akrobatike për mbrojtjen e portës. I duartrokitur kushedi sa herë nga stadiumet e mbushur plot me spektatorë, ndërmjet të cileve edhe shumë e shumë radhimjotë. SPARTAK HAMITI : Njeriu top, kampion bote në dy gara. I Diplomuar nga Vepra e Rekordeve Guinness në Tetor 1993, si kampion Guinness në mbajtjen e topit të futbollit në ecje me kohën 4 orë 29 min 03 sek në një distancë 18 km e 106 m dhe mbajtjen e topit të tenisit në ecje me kohën 49 min e 06 sek në një distancë prej 2 km e 609 m. Në librin Më të mëdhenjtë e sportit shqiptar radhitet në Serinë e Divave Sot mësues anglishtje në Tiranë e trainer futbolli për fëmijët. Spartak Hamiti Luan Selmani LUAN SELMANI ( ): 6 vjet kampion kombëtar në sportin e Radioamatorizmit. Anëtar i Ekipit Flamurtari. Kandidat per Mjeshter Sporti ; thyerës i dhjetra rekordeve, ku vdekja aksidentale e tij në Radhimë në Janar 1981, ndërpreu thyerjen e kushedi sa rekordeve të reja. Gjithashtu ishte talent në futboll. Ishte kënaqësi e veçantë të shikoje Luanin kur triblonte me top. KASTRIOT RUKO: Notar, boksier. Prej vitit 1977 e në vazhdim trainer i Ekipit të peshëngritjes të Flamurtarit. Peshëngritesit e përgatitur nga ai ndër vite me pasion, kanë 195

196 nderuar Shqipërinë në podiumet botërore, duke thyer në total mbi 150 rekorde të ndryshme olimpike, ballkanike, mesdhetare, europiane e botërore. ELIDON LAMEBORSHI: Futbollist i njohur me emrin Doqe. Mbrojtës i Ekipit të futbollit Flamurtari në vitet Kampion kombëtar në sezonin futbollistik si dhe mbrojtës i Ekipit Kombëtar Shpresa të futbollit po në këtë kohë. Lojtar shtatlartë e stoper i dalluar. LORENC RAMA ( RAMOSAÇO ): Shahist i nivelit të lartë, duke vazhduar edhe sot të përfaqësojë me dinjitet ekipin e Durrësit. Për rezultatet e arritura në vend dhe në aktivitetet ndërkombëtare mban titullin: Mjeshtër Sporti ZAKONE TE TJERA Radhima, ndër shekuj është banuar nga njerëz punëtorë, të urtë, të gjendur për të mirë e për të keq, mikpritës e të besës. Ata bëheshin shumë me njeritjetrin, si brenda ashtu edhe jashtë mëhallës. Radhimjotët ndjenin çlodhje kur shkonin për vizitë pasdarke, veçanërisht në netët e gjata të shëndreut e jenarit, pasi muajt e vitit në fshat emëroheshin kështu: 1 Jenar - Janar 2 Shkurt - Shkurt 3 Mars - Mars 4 Prill - Prill 5 Maj - Maj 6 Allonar - Qershor 7 Korrik 8 Gusht 9 Gushtovjeshtë 10 Shënmitër 11 Shënmill 12 Shëndre - Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Të grumbulluar rreth oxhakut, ku zjarri bubulak me kopaçe ulliri a valanidhi, i jepte dritë e ngrohtësi tërë hodës, nga njëra anë burrat diskutonin për probleme të mëdha, për luftra e trimëri, për punë e qinosi, për sinore e kufinj, etj; nga ana tjetër gratë e nuset bashkë i tregonin njëra-tjetrës për punët e bëra, për fejesa e martesa, për paja e punë dore, për maja e mjete, etj. Por gëzimi e zhurma më e madhe ndjehej tek fëmijet, të cilët zakonisht liheshin të gjithë bashkë në shtëpinë e sipërme. Aty ata luanin me guragjashta, Pe lepur?-pash!, kungulleshka, hajt t ja themi njëzaj!, etj. Le të shohim psh. Si luhej kjo e fundit: - Hajt t ja themi njëzaj, të na bëhen dyzaj. Dy sisa zonja xhixhia, zën e holl e ka birbili, që këndon në prill, prill e gjith maj. - Hajt t ja themi dyzaj, të na bëhen trezaj. Tre këmbë pirosia, dy sisa zonja xhixhia, zën e holl e ka birbili. 196

197 - Hajt t ja themi trezaj, të na bëhen katër. Katër këmbë ç i ka dhia, tre këmbë pirosia... - Hajt t ja themi katër, të na bëhen pesë. Pesë gjishta ç i ka dora, katër këmbë ç i ka dhia... - Hajt t ja themi pesë, të na bëhen gjashtë. Gjasht muaj gjysm e vitit, pesë gjishta ç i ka dora... - Hajt t ja themi gjashtë, të na bëhen shtatë. Shtatë ditë ç i ka java, gjasht muaj gjysm e vitit, pesë..., e kështu me radhë Ose ata tregonin Gjë a Gjëza të ndryshme si: * * * * * * * * * * * * * * * * * Ha e ha, e bythë s ka. (KEPUSHA) Hop këtu e hop atje,atje tej bën një koqe ve. (PLESHTI) Kudo që vete, shtëpinë e merr me vete. (BRESHKA) Gjalpët e kadiut, mjaltët e myftiut, në një kusi ziejnë e nuk përzihen (VEZA) Ç është një kuti, plot me rruaza të kuqe. (SHEGA) Ç janë pesë motra, që punojnë rreth një pusi. (SHTIZA DHE ÇORAPJA) I ati pa lerë, i biri merr seferë. (ZJARRI ME TYMIN) Ç është një sorrë me një zorrë. (GJILPERA ME FILLIN) Një tërkuzë e gjatë e gjatë, që s pushon as dit as natë. (LUMI) Ç është një poçe me shtatë vrima. (KOKA) Ç është një zagare në kamare. (GJUHA) Ç është një kuti plot me inxhi. (GOJA ME DHËMBËT) Ç janë dhjetë babadervishë, me qylafë të fildishtë. (GISHTRINJTË) Gjith ditën ha mish, natën numëron yjet. (HOSTENI) Kusia haet e gjella derdhet. (PLËNDËSI) Një kuti plot me thërija. (FIKU) Ç është një plakë, që pjell nuse të bukura. 197

198 * * (FURRA DHE BUKËT) Tërë ditën hanë mish, natën rrinë me gojë hapur. (OPINGAT) Ha breshër e dhjet borë. (MULLIRI) E kur mbaronin Gjë a Gjëzat, ja fillonin me fjalë të urta të moçme: - Fillimi i mbarë, gjysma e punës. - E drejta vonon, por s mënon. - Qesh, kush qesh i fundit. - Ku dhëmb dhëmbi, vete gjuha. - Kur nxitonesh, pengonesh. - Inati i njeriut, dëmi i vetiut. - Rruga më e shkurtër të del më e gjatë. - Gurin e ke tëndin sa e ke në dorë. - Tamaja të ha kokën. - O mete për vete. - Kumbisu për lis me miza. - Lum ai që duron të mirën, se të ligën e durojnë të gjithë. - Qëngji i butë pi dy nëna, i serti s pi as të tijën. - Delen që ndahet nga kopea, e ha ujku. - Kush do t i bëjë gropën tjetrit, bie vetë brënda. - Më thuaj me cin rri, të të them se kush je. - Më mirë një mik, se sa një çiflik. - Trimi i mirë me shokë shumë. - Nuk mbahet penda me tre qe. - Dy kunguj nën sjetull nuk mbahen. - Nuk mbahet shtëpia me miell hua. - Motra jemi, shoqe s jemi. - Bëm o babë, të të ngjaj. - Dielli duket që kur len. - Nuk mbulohet dielli me shoshë. - Ani * rritu, ani ik dymbeliku.** - Fshati që duket, nuk do kallauz. - Fshat e zanat, der e tabjat. - Frika e ruan vështin. - Nuk e ha hoxha revaninë. - Paratë s i ha as ujku. - Më thellë e më rruza. - Kur pi ujë s të ngacimon as gjarpëri. - U ruajt nga shiu e ra në breshër. - Ha bukën e turkut e bën duvanë e kaurit. - Gruan dhe mushkën merri nga vendi yt. 198

199 - Krushqia ngjan pra bëhet. * Ani Duke ** Dymbeliku Mëndja - Përi këputet atje ku është më i dobët. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. E di vet i zoti, ku i pikon çatia. Plakut dëgjoi fjalët, jo pordhët. Dhënte e dhit e zeres, nami i Hasan qeres. Kush ha kumbulla e kujt i pihen dhëmbët. Qëni që le shumë, s të ha as munë. O balo të hëngërt tënja, e ke të ligën brënda. Harro mushkë Valarenë, * se Ali Pashan e prenë. Ç bie sahati, nuk e bie moti. Hunda në lis e morri në kurriz. Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë. Ndërkohë e zonja e shtëpisë u jepte fëmijve bajame, arra, shegë, ftonj, palafike për të ngrënë. Ose u bënte kokodashka me qebap, duke e rrotulluar majën e tij të mbështetur në kopaçe, derisa kokrrat e misrit serikoje të pushonin së kërcituri brënda qebapit. Kur kopaçja digjej e këpusnin në mes, duke i bashkuar majat bashkë dhe xixat që lëshonin kopaçet (kërcunjtë) kur ngacmoheshin me mashan, ishin krushqit e njërit apo tjetrit nga fëmijët E ndër këto darka, ndonjë nga djemtë, zakonisht ndonjë djalë i vetëm a i pleqërisë, pranohej të rrinte tek burrat kur ata bashkëbisedonin. Ky fëmijë me fat, me gojë hapur përpinte çdo fjalë e muhabet të tyre Në shumë netë të tilla unë kam patur fatin të isha i pranishëm, gjatë fëminisë sime në konak në Virua. E ndër to, s mund të lë pa përmendur hiqajenë* e kurbetit, të treguar nga babai im Habil Saliu; ku unë i zhytur në prehërin e tij, rrezik edhe sot asnjë presje s kam harruar... Na ishte një herë një djalë, që pas dy vjet martese u nis për kurbet; vajti në Misi r, ** ku lëvonte uji në kum në sy të diellit. Mbas shumë vitesh, i lodhur nga kurbeti e fati që s i eci, vendosi të kthehej në shtëpi vetëm me tre napolona flori. Kështu, i hipi kalit e u nis Ik e ik, mbërriti në një qytet, ku tellalli në mes të pazarit bërtiste: - Hajde, fjalë me vlerë! Një napolon secila Kurbetçiu erdhi sa erdhi rrotull, por pastaj u bë kurioz, duke vendosur ta blinte njerën prej tyre, që ishte: Me punë të botës mos u merr. Pasi e pagoi, ju duk më me vlerë napoloni se fjala, megjithatë e bleu dhe duhet ta kishte në konsideratë. Duke ecur nëpër pazar, përsëri u ndesh me tellallin, që akoma kishte edhe dy fjalë për të shitur. Deshi-s deshi, bleu edhe të dytën; Në lumë të turbullt mos u hidh!... E mbas pak, duke parë vehten vetëm me një napolon në xhep tha: 199

200 * Valareja vend pranë Gjirokastrës, ku ishte ndërtuar një han me emër në kohën e Ali Pash Tepelenës. * Hiqaje histori ** Misi r Egjypt - Unë fukara e fukara jam, po e blej edhe të tretën, që ishte: Mendohu pra bën!.... Kështu të nesërmen herët, pa asnjë grosh në xhep, mori rrugën e kthimit për në shtëpi. Ik e ik, e zuri nata në një han. Ju fal hanxhiut për të fjetur gratis, pasi s kishte për të paguar. Në darkë, pasi i dha për të ngrënë, hanxhiu u ngrit e i vuri flakën rrogozit ku ishte ulur kurbetçiu. Fillimisht ai desh ta pyeste, por në moment ju kujtua fjala një-napolonshe; me punë të tjetrit mos u merr, prandaj s foli fare. U ngrit dhe u ul në anën tjetër të dhomës. Hanxhiu e ndezi edhe atje e përsëri ai s foli Kështu pra, duke parë disa herë rresht se kurbetçiu nuk përgjigjej, hanxhiu fiku zjarret, duke i bërë shenjë ta ndiqte pas. Pasi hapi një qepek të një bodrumi, duke i treguar me dorë kufomat që ishin poshtë, i tha: - U tregove i zgjuar që nuk fole. Kushdo nga udhëtarët që më ka pyetur, se çfarë po bën kështu, e kam vrarë!... E pra me një fjalë të paguar, që i shpëtoi jetën, të nesërmen udhëtari u nis për udhë. Gjatë udhëtimit, filloi një llohë e madhe (shtërngatë shiu), gjë që e kishte bërë vahun të pakalueshëm. Ç të bënte!? Menjëherë ju kujtua fjala e dytë, prandaj u ul e vendosi të priste. Mbas pak, një bej, hipur mbi një kal me shalë, me dy hejbe ngarkuar mbrriti në vah. Ktheu kokën nga udhëtari e i foli: - Tungjatjeta o udhëtar! Çfarë po bën këtu? E udhëtari ju përgjegj: - Po pres të kullohet lumi!... Ndërkohë beu, plot fodullëk ja kthen: - Epo unë s pres, ku pyet doriu im!... Kështu ai u hodh në vah, por në mes të lumit, në përpëlitje e sipër, ai ra nga kali dhe lumi e përpiu, kurse kali me hejbetë plot para u kthye mbrapsh drejt kurbetçiut I qetë, me kthjellimin e lumit, ai u nis për në shtëpi, por tashmë i kamur Ec e ec, mbas disa ditësh rrugë pa pushuar fare, kurbetçiu në darkë mbrriti në shtëpi. Për surprizë, nuk foli, por u afrua ngadalë-ngadalë tek dritarja Ç të shihte!? Gruaja e tij, tashmë rreth 40-vjeç, po përqafohej me një djalë 20-vjeçar Ju errësuan sytë dhe menjëherë nxori koburen për t i vrarë të dy Por në moment ju kujtua fjala e tretë; mendohu pra bën. Prandaj me një qetësi të rreme, befi tek parmaku i derës dhe pa e takuar gruan, e pyet duke u drejtuar nga djali: - Axhaipi? (quhej djali që kish lënë 1-vjeç, kur ai kishte ikur për kurbet). Gruaja plot qetësi ju përgjegj: - Ky është Ruçua, Axhaipi është me lopë Pra, ky na qënkej djali i dytë, pasi kurbetçiu kur ishte nisur për kurbet e kish lënë nusen shtatzanë U përqafuan të tre Kështu, fjala e parë i shpëtoi jetën, e dyta e bëri te pasur, kurse e treta i shpëtoi familjen. Dhe kurbetçiu jetoi e gëzoi me gruan e djemtë e tij, kthimin pranë familjes 200

201 DIALEKTI YNE Radhima, ky fshat i vogël në buzë të detit e pranë qytetit të Vlorës, fillimisht (në shekujt e parë të mijëvjeçarit të dytë) në përbërje të Kaninës, në shek. XV-XVIII si pjesë përbërëse e krahinës së Himarës dhe me pas në Labëri, në përbërje të krahinës së Dukatit, njihet si fshat shqipfolës, gjithmon me një theks disi më të zbutur në krahasim me fshatra të lumit të Vlorës, biles edhe nga Tragjasi e Dukati si më të afërt. Dialekti ynë, të paktën 200 vitet e fundit është tosk, lab, kurse më përpara mund të ketë patur një gërshetim midis dialekteve veri-jug. Sipas këngëve të trashëguara për fshatin Radhimë, mund të theksohet se gjuha e folur ka qenë shqipja e asaj kohe, ndërsa nga emërtimet e vendeve të ndryshme vërehen ndikime të gjuhës greke si rezultat i qënies së saj, gjuhë zyrtare në Perandorinë Bizantine, deri afërsisht në shek. XIII. Njëkohësisht vërehen emërtime sllave, të periudhës së pushtimeve bullgare, deri në shek.xii e më pas turqizma nga vete pushtimi i gjatë osman. Nga këngët e hulumtuara për Radhimën, qysh në shek. XVIII e ndofta më parë në Radhimë si në tërë krahinën tonë haset një gjuhë shqipe e plotë, por e pa shkruajtur dhe pa alfabet. Kjo gjë duket saktë në librin e Spiro Dines Valet e Detit, botuar në Sofje më 1908, ku pasqyrohet një shqipe e pastër e gjithë trevës së jugut e shkruajtur me shkronja të përziera latino-greke. Me fillimin e shek. XX, pas miratimit të alfabetit dhe hapjes së shkollave shqipe, dialekti ynë gjithmon është pastruar nga huazimet, duke evoluar hap pas hapi, së bashku me gjuhën e pastër shqipe. Megjithatë shumë fjalë të dialektit tonë të vjetër, pothuajse deri në fund të shek. XX kanë qenë të pranishme në gjuhën e përditëshme të komunikimt në familje, fshat, krahinë, etj. Po përmendim një pakicë të tyre, ndofta më tipiket: qing ngreh, kapardis kukë kokë leshra flokë kostër gërshetë xamboj kërcinj çoçonar kyç bulçi gaç pulqer mollëzë e gishtit mëllë diçka e fryrë nd ujë të kukës në shesh të kokës koce vajzë yrdëna! o burra! forca! veqil i zoti i shtëpisë i nëkryer i çmëndur nasqiris bëj punët e shtëpisë dogdis bën dëm ushqimi nikoqire amvisë e mirë zhifkë, strunxë shuplakë sëkëlldis shqetësoj zeval siklet i brendshëm qesëndis tall,vë në lojë temerrut mendjemadh 201

202 kalamak fëmijë i vogël terjaqi qejfli e ngarkuar shtatzanë furmaçkë distanca midis gishtit furmi infeksion, mbledhje qelbi të madh të dorës e atij tregues u bë razi ju bë qejfi zgjyrë i pistë u bë testela u kënaq këllogjër pis fët e fët shpejt e shpejt soj (sua) rrace ksingjet bën sikur qan,shtiret soj ses rrace e keqe kukambojthi me koke poshte kondothena ironozime mollois mendon tertipos përgatit mburrit kontrollon flokët fije për fije cingris ngacmoj i telikosur i (e) lodhur trëndalis - trondit ndrys fërkon, bën masazh qimos ftoh ç u dive? mirëmëngjes kacidhe pak ç u ngryse? mirëmbrëma krahë këmishë u mblua u nis me shpejtësi, u turr nënkreze jastëk aft adhanë! mjaft më! kundra opinga ngjelmesoj embelsoj, mesoj me favore ngjerthellos mbeshtes (bllokoj) nje person ne nje vend te kufizuar, nuk i jap mundesi te largohet prej ketij vendi mbodhis vonoj brashnja opinga të vjetra kris! vrapo! sill mëngjez ( vafti i të ngrënit ) va ri! silli poshtë (psh bagëtitë) çarçut psikopat, budalla arriu mbrriti bent moment, mendim i çastit gremis rrëzoj kundruall përballë çit gris, ndaj çikçan i madh, i rritur gjejdis bredh mot vitin tjetër lelekçe veshur hollë malasho! lloj lutjeje, përkëdhelsqimë shije në veshje je (fjalë që përdoret nga sporë diçka e keqe (njeri i keq) të rriturit për fëmijët)psh helaq njeri i shplarë, i pa lyrë O Zot! Ma lash (lënç) strapadh i (e) shëmtuar mua këtë djalë (vajzë). bina fëmijë, bir ( bijë ) krakërimë zhurmë, zë bëqs bark i madh, plëndës haj-haj ndofta shqutura birat e hundës lethpër dhelpër adhap mundim gjirak skifter nëmë mallkim stravastrua shqiponjë mella inat, turinj të varur curkthi akrepi mborroi këngë vaji brestkostra bretkosa nainë tani meshkë mëshkonjë dej pasnesër verbeza insekte fluturuese të vogla kozdej pas pasnesër murrjelë zegali mëngjër majtas ushënjez shushunjë grëmbër çalë-çalë monomaridhë nepërkë me dy koka 202

203 priell anon më një krah neprëngtë nepërkë vardhar radhë-radhë çëkërxhinë egërsirë livë erë e ngrohtë çame deti pulë bardhë tartakuti ftohtë çoço kofshë pule, qëngji, keci babanace bukë misri furrusdridhe pllakatore (prej guri) peshnike bukë gruri cipal shkop i vogël druri simite bukë e bardhë bujashkë copë lëkure e trashë e kilë bukë gruri e vogël tharë (nga një trung peme) çekmexhe komodinë shefteli pjeshkë mandile shami hundësh, dore përcëllimë pjesë pylli e djegur sharp shami koke i madh kërcëllimë kërcitje, shkrepëtimë bodile shishe lila lodra, pjesë piqer gotë e vogël rakie bazhdila barishte bardhak gotë e madhe bëzhdila copë-copë thollo vend në katua ku vendoseshin liçe qelqe bucelat me ujë strufe llamarinë kanape sirtar kocaqe pjesë e samarit ydllëk dollap kaptell pjesë e samarit çip cep argali tezgjah i vogël shtëpie qind cep dhogë dërrasë korosan përzierje rëre me gëlqere kardhon dërrasë kuadrat për shtrimin e shtëpive ponte dërrase e gjatë dhe krinë hambar relativisht e gjerë, me trashësi mbi 4-5 cm. paidhe pllake guri, druri etj, e sheshte panxhë bravë lluqetë dryn hatajet pa dashje, aksidentalisht konak shtëpi e vogël mellan ngjyrë çinak maja e oxhakut e rrymtë ngjyrë blu shkallë ballkon i madh në hyrje të shtë- gjinë tokë e kuqe pisë (direkt mbi hyrje të katoit) rrëboç rrënjë, degë shkurreje e kamare dollap muri shtrembër sqyre, palare pjatë spithar kunj druri që fikson tevshur rërë e trashë likun me zgjedhën e qeve kum rërë e imët spithar gropë e vogël gdhëndur qereç gëlqere në shkëmb për grumbullimin e ujit gjyryk grykë, sirenë picuridhe pikë uji që pikon gjemi anije lovidhe lëvozhgë e gjatë me fara ballon aeroplan (bizele, fasule, bathë, gjeshtër, etj) cujgë frut i pjekur shumë. llohë stuhi, shtërngatë shiu ja bën gërrmjau do, kërkon diçka që babzi i pangopur s e realizon dot bëtalë njeri që s bën fare vagais tund diçka pa komandë, rrungajë bagëti e vjetër të varur (psh. kokën, etj) mollois meditoj 203

204 fufë gur në formë të rrumbullaktë, që përdorej për të trembur bagëtitë. llade cope, pjese jama cope-cope dajandis duroj EMBLEMA JONË Shekuj më parë, si kudo edhe në trevën tonë familje të mëdha, fshatra, etj. kanë patur emblemën e tyre, flamurin e tyre, ku sipas zakonit në shenjat e stampuara shprehej historia e fisit, familjes, fshatit E duke i quajtur Radajt me origjinë radhimjote, si për fat në portën e shtëpisë së tyre në Makë, gjendet e gdhendur në gur emblema e tyre*, të cilën po e quajmë tonën Në një fushë ngjyrë manushaqe, pra plot me lule të pranverës së bukur radhimjote (shiritat nga lart djathtas-poshtë majtas), dy yje të purpurt ngjyrë ari, ndriçojnë plot shkëlqim nga lart; pra dy fise kanë qenë kryesorët në fshat, të këtij fshati plot blerim e pyje me në krye mbretin e pyjeve radhimjote, valanidhin dobiplotë, i cili ka qenë simbol qysh në kohën e ilirëve bile me tej në ate pellazge E kjo fushë e lulëzuar përshkohet mes për mes, me pjerrtësinë e vetëtimës nga shirita me ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe të kaltërt, me të cilët nënkuptojmë se Radhima ka qenë vendbanim i nivelit qytezë, ku jetohej në paqe, pasi ndër shekuj kishin derdhur gjak në këtë vend pranë detit të kaltër Emblema e familjes së Radajve, e gdhendur në portën e shtëpisë së tyre në Makë, Kalabri 204

205 * Jaho BRAHO: Emblemat Shqiptare Tiranë 1997 TOPONIMIA Si kudo edhe autoktonët e vendit të quajtur sot Radhimë kanë patur jetën e tyre, aty kanë lindur, aty kanë jetuar, aty kanë luftuar, aty prehen edhe eshtrat e tyre. E gjatë jetës së tyre, në momente të caktuara ngjarje të ndryshme kanë ndodhur, të cilat në historinë e tyre janë futur, prandaj edhe i kanë përjetësuar. E meqenëse, siç dihet që gjuhën e tyre shekuj me radhë ata dot s e shkruajtën, jetën e tyre nëpërmjet këngëve dhe emrave të vendeve, sollën të gjallë deri në ditët tona. Pra me pak fjalë, toponimia është një nga faktet më të plota historike të fshatit, të cilës po e analizojmë më poshtë: RADHIMA Fshat me vendndodhje në lindje të gjiut të Vlorës, vendosur në një kodër rreth 130 m mbi nivelin e detit, në një distancë rreth 13 km. larg qytetit të Vlorës. Zbulimet arkeologjike flasin për një vendbanim antik, kurse emri Radhimë haset për herë të parë sipas dokumentave të zbuluara deri më sot, në një hartë të viteve Origjina e emrit sipas gojëdhanave të mbritura deri në ditët tona, ka disa versione: I Nqse e vendos vehten përballë vendit të quajtur Radhoi i Llukës, si dhe në shumë vende të tjera, vëren formacione shkëmbore të vendosura në radhë, që në Radhimë i quajnë radhoj (shumës)-radhua (njëjës), pra gurë të vendosur në radhë. Nqse e vrojtojmë me kujdes fshatin prej kodrës së Lëmënjëve, mund të vëresh me sy një radhë shkëmbenjsh, që fillon në lëm të Gumet, vazhdon pastaj përmes shtëpive të Ramosaçuet, kalon mbi shtëpi të Beqir Kajtazit, më tej tek shtëpitë e Brahim Sihatit, mbi shtëpi të Hasan Pulos, tek ato të Piko Dhimës, duke përfunduar tek shtëpitë e Roshet e pastaj të Tartar Ademit. Ky radhua përshkon mes për mes fshatin ku sipas gojëdhanës, të parët e kanë ngritur fshatin tek radhët me gurë, tek radhojtë, tek radhina me gurë, që shekujt e kthyen në Radhimë... II Kurse gojëdhana e dytë ka krejt natyrë tjetër. Më lart është folur për ekzistencën e shumë vendbanimeve antike në këtë treve, duke filluar nga Jonufra deri në Grabo. Sipas saj, Dhima, kryetari i vendbanimit të quajtur fshati i Dhimës (Dhimësel), person me emër, i fortë, i zoti, etj. për arsye që nuk dihen për vetë largësinë e shekujve të kaluar, në vendin e quajtur fshat ka rënë nga kali. Pra mund të thuhet se ai mund të jetë vrarë në pusi, mund të jetë mundur në dyluftim, etj.e koka e tij e prerë në shpellë është fshehur Duke qenë se kjo ngjarje bëri bujë, banorët e trevës filluan ta emërtonin vendin e quajtur fshat (Sello): Atje në fshat ku ra Dhima-atje ku ra Dhima-tek 205

206 ra Dhima e ndër shekuj dalë nga dalë, u quajt Ra + Dhima = Radhima, kurse shpellën pa emër; atje ku e gjet koka e Dhimës-tek koka e Dhimës e së fundi Kokodhimo. Duke analizuar faktet historike, nqse gojëdhana është e vërtetë, kjo ndodhi duhet t i përkasë shek. XI, pra para periudhës kur harta në fjalë përmend emrin Radhimë. Kjo argumentohet edhe nga fakti që vendbanimet e quajtura fshat dhe fshati i Dhimës, duhet të jenë emërtuar Sel dhe Dhimsel, në kohën e pushtimeve bullgare, si rezultat i vetë ndikimit të pushuesve. E mbas ndodhisë në fjalë fshati u quajt Radhimë, por duke ruajtur deri në shek. XX emrin origjinë në dy gjuhë; fshat* dhe Sel (Sello), kurse vendbanimi tjetër edhe sot quhet Dhimsel (fshati i Dhimës). Vetë evolimi ndër shekuj ka bërë që duke u nisur edhe nga kushtet ndofta më të përshtatshme, vendbanimi i quajtur fshat Sello - Radhimë, të banohet brez pas brezi deri më sot. Ndërsa historiani Ignac Zamputi mbron teorinë e origjinës se emrit, nga dy vëllezërit RADA dhe DHIMA, si banorët e parë të këtij vendbanimi!? Ja emërtimet e ndryshme të vendbanimit Radhimë, që janë mundur të evidentohen: - Fshat, katund - në mijëvjeçarin e parë të epokës sonë. - Sello - para shek. XI - Radim** - në vitet , në një hartë që paraqet luftrat e perandorit të Bizantit Aleksi i I-rë, kundër normanëve të Siçilisë - Radima - në vitin 1431, sipas kronikanit turk Halil Inalçik - Radima - sipas regjistrimit të popullsisë të vitit Randima - sipas një përshkruesi austriak në vitin Radima - në vitin 1759, sipas G.M.Monti. Revista D Albania-III botim i vitit 1941, faqe Radima - në vitin 1785, sipas studimeve të P.Pepo. Nr.III, Viti 1964 faqe Radhinë - në shek. XIX nga Spiro Dine në librin Valët e Detit Sofje (Bullgari) Radhinoj - po aty *** - Radhinjot - po aty - Radhimë - Shek. XX. GRABO Vendbanim i lashtë, me shenja jete e relike që i përkasin shek. V-III p.k. Origjina e emrit mund të jetë nga fjala e vjetër shqip grabovçi, ku sipas mitologjisë shqiptare, grabovçi përfytyrohej si një gjarpër i madh e i trashë me dy koka. Ai po sipas mitologjisë zbulonte vetëm njerën kokë dhe e paraqiste fytyrën sikur gjoja qante e ishte i dëshpëruar. E kështu në këto kushte, ai hante njerëzit që i afroheshin, të cilëve u vinte keq për të 206

207 Grabua është një vend me shumë gjarprinj, me legjenda e historira nga më të frikshmet, ku ata vërshëllenin me kërcënim qysh larg, kur dikush u priste rrugë ose ishte ulur në bythë të ndonjë lisi a pranë varri, ku mund të kishin * Deri vonë në shek. XX, nqse pyesje një radhimjot se ku do të shkonte, kur ai e kishte rrugën për në Radhimë, zakonisht të përgjigjej: Ngjara në fshat * Edhe pse mund të jetë folur qysh atëhere Radhimë, vet mungesa e gërmes DH, është shkruar Radim ** Nga Spiro DINE është përdorur gërma DH greqisht folenë e nqse rruga nuk i hapej, sulmi prej tij ishte i sigurtë... Gjithashtu në Grabo rriten gjarpërinj të quajtur Astritë, tepër helmues dhe agresivë. Nuk përjashtohet mundësia që ta ketë origjinën edhe nga bullgarishtja, pasi Grabov, nënkupton vend ku rritet shkoza. E ngjitur me Grabon e sotme, ndodhet vendi i quajtur sheshi i Shkozës MELISONJA Sipas mitologjisë shqiptare, Melisa ishte nimfë e shndërruar në bletë, nëna e Dyrrakiumit. Si vend me shumë bletë, ndofta qysh në lashtësi banorët autoktonë, e kanë quajtur kështu, pasi kjo nimfë sipas besimit të tyre pagan, mund të ketë ardhur nga deti. Theksojmë se kodra Melisonjë, plot me bletë, që bredhin lule më lule të gjeshtrave, nuk është më tepër se 100 metra larg nga deti e nga vendi i quajtur Shënkoll (San Nicola), mbrojtësi i detarëve... SELLO Quhet qendra e fshatit. Sipas zbulimeve arkeologjike vend i banuar qysh në shek. V-III p.k., ku varret e zbuluar me plot orendi argjendi e floriri, flasin për një nivel të lartë jetese. Ky vendbanim është quajtur fshat nga banorët e vet, emër i cili është përdorur edhe në kohën e pushtimeve bullgare, shek. IX-XII, Sel, që koha e shekujt e kanë transformuar në Sello RAMEC Pllajë e pjerrët, që përfundon me shkëmbinj të thepisur në Kanulin e bukur në buzë të detit. Në gjuhën bullgare, ramec do të thotë shpinë, formë të cilën ka ky vend. Ndofta qysh në mijë vjeçarin e I-rë, banorët e kanë quajtur shpinë, kurriz e me ardhjen e pushtuesve, ju fol me të njëjtin emër, por tashmë bullgarisht... Gjatë Luftës së I-rë e të II-të Botërore në Ramec ka qenë e dislokuar një bateri artilerie e pushtuesve. Përmendet në histori si vendndodhja e depove të municionit nga më të mëdhatë në jug të Shqipërisë, të cilat u hodhën pjesërisht në erë nga çetat vullnetare Radhimë e Tragjas dhe plotësisht nga çeta Plakë, e ndihmuar edhe nga një grup çobanësh radhimjotë. Gjatë këtij aksioni është vrarë Mustafa Bello nga fshati Vajzë, partizan i çetës Plakë, sot dëshmor i Atdheut. NISI Fushë e kodër, ku si bimë predominon çeplazi (lloj bari i gjatë deri m me ngjyre të verdhë të purpurt, i cili kur fryn era valvitet si dallgë deti). Sipas mitologjisë greke, Nisi quhej mbreti legjendar i Megarës, i cili sipas saj, midis flokëve të tij të bardhë kishte një fije të purpurt, nga e cila varej jeta 207

208 e tij dhe fati i qytetit Ndofta nga fijet e purpurt është emërtuar kështu. Nisi, gjithashtu do të thotë edhe ishull e nga ndonjë përmbytje e madhe që mund të ketë ndodhur në këtë vend moçalor, ngelja e ndonjë bregoreje a kodrine pa u mbuluar mund të jetë bërë shkak për ta quajtur Nisi Për herë të parë përmendet ky emër, në vitin 1417 në këngën kushtuar princeshës kaninjote Rugjinë, e cila gjatë largimit për në Himarë, kaloi mes për mes Nisisë. Në këtë vend gjithashtu në shek. XVI është ndërtuar mulliri i fshatit me katër dërstila dhe me ujë që e mirrte nga Lumi i Izvorit. VIRUA Një fushë e luginë pjellore plot vidhe, zhuka, shelgje, burime uji e bimësi të pasur. Gjatë sistemimit të tokave në vitin 1969, janë zbuluar furra masive për pjekien e tullave, tjegullave dhe orendive qeramike, që i përkasin periudhës së lulëzimit të Orikut të lashtë MAVRENERUA Gji i vogël deti, i përshtatshëm për ankorimin e anijeve. Sipas arkeologut italian Ugolini, gjatë Luftës së I-rë Botërore, janë zbuluar mure që i përkisnin periudhës së Romës antike. Gjithashtu gjatë sistemimit të tokave janë zbuluar shenja të ekzistencës së një moli të vjetër, ndërsa në vitet 70-të të shek. XX u ndërtua një port i vogël funksional, nga ku transportohej gur prej gurores së Shifkos (Radhimë) për ndërtimin e portit të ri të Vlorës në Zvërnec. Mbi port ndodhet një vend, që quhet fiqtë e Kucet, ku rrjedh ujë i pijshëm nga një tokë baltovinë e zezë, pra ujë i zi. Prej këtij burimi ka marrë emrin edhe gjiu, pra Mavrenerua, që po ta përkthesh nga greqishtja në shqip do të thotë Ujë i Zi. Gjatë sistemimit të tokave në vitet 70-të, këtu u zbulua një tubacion qeramike që i përket periudhës antike, i përdorur për të çuar ujë prej burimit drejt kishës së Shënkollit a Viroit plot furra pjekje Gjithashtu të njëjtin burim e shfrytëzuan edhe pushtuesit italianë gjatë Luftës së I-rë Botërore, duke ndërtuar një tubacion metalik deri në buzë të detit, ku ndërtuan edhe një çezmë (krua), përballë shtëpisë së Xhevit Azemit. KATOHORI Një shesh i blertë, pak i pjerrët, ku ndër vite shumë varre janë zbuluar, të cilët i përkasin periudhës antike. Duke zbërthyer emrin kato + horio nga greqishtja mësojmë se ky vendbanim është quajtur fshati poshtë dhe sipas shenjave duhet të jetë banuar deri në mesjetë. Për nevoja të tyre banorët e Katohorisë kanë ndërtuar edhe një kishë, që e kanë quajtur kisha e Zoit, rrënojat e së cilës janë edhe sot. Nga mënyra e ndërtimit kjo kishë duhet t i përkasë fillimeve të mijëvjeçarit të dytë. BREGU I QISHES Kodër dominuese në kufi me Kaninën. Duke u nisur nga rrënojat që kanë qenë, duhet të ketë qenë vendbanim, i cili sipas të thënave të pleqve është quajtur fshati lart. Banorët e ngulur këtu kanë pas ndërtuar edhe një kishë, 208

209 me përmasa më të mëdha se ajo e Katohorisë, ekzistenca e së cilës është bërë shkak për ta quajtur bregu i Qishës. Deri vonë në shek. XX tek kjo kishë dalloheshin koloritet nëpër muret e saj tejet të rrënuar RUGJINA PERROI I RUGJINES Vend ku është strehuar princesha e Kanines, Rugjina, pas largimit të saj nga Kanina më Sipas të dhënave historike, gjatë qëndrimit në këtë vend ajo u mundua të organizonte mbrojtjen e një pjese të vilajetit të saj nga pushtuesit osmanë, por duke u bindur për pamundësinë e realizimit, u nis prej Radhime drejt Himarës nga ku kapërceu për në Korfuz SHKALLAT (E BEGUET ) Vend shkëmbor tepër i fortifikuar, ne krye të gjiut të Mavreneroit. Sipas zbulimeve arkeologjike, duhet të jetë vendbanim i lashtë. Pranë tij janë zbuluar pesha të vogla prej balte, që duhet të jenë përdorur për tezgjahet primitivë nga banorët vendas para lulëzimit të Orikut; pra para shek. V p.k. Për herë të parë përmendet si emër më 1417, ku princesha Rugjinë donte të organizonte qëndresën antiosmane KANUL Gji i vogël deti, tepër piktoreks, me burime uji, ku shkëmbenjtë e Ramecit bien thikë mbi të. Fjala kanul, sipas greqishtes do të thotë tapë, diçka që mbyll. E me të vërtetë nqse futesh në Kanul je i mbyllur, i bllokuar, i asgjësuar Prandaj edhe Alush Pikua, në Kanul jua bëri pusinë asqerëve të Ali Pashë Tepelenës më 1811, kur i rrëmbyen të fejuarën e vet nga Dukati MAJA E BREGUT Lagje e fshatit, banorët e së cilës quhen bregas. Eshtë vendbanim i hershëm. Aty janë shenjat e themelet e mureve më të vjetra në fshat, si ato të Kojanet, në baça të Gjinet, etj. Në majë të Bregut është zbuluar nekropoli më i madh në Radhimë, që i përket periudhës prej shek. V p.k. deri në Mesjetë. Sipas të dhënave aty duhet të ketë patur edhe kishë, pranë së cilës pas myslimanizimit, më 1886 është ndërtuar xhamia e fshatit. Po në majë të Bregut, pushtuesit italianë më 1918 ndërtuan shkollën e fshatit, ndërtesë që është edhe sot. GURI I ÇARE Shkëmb i ndarë në mes, në majë të Bregut, në afërsi të oborrit të shkollës. Sipas një gojëdhanë në shek. XVIII, në këtë vend ishte fshehur thesari i tre kishave që ekzistonin në këtë kohë në Radhimë. Në të flitet për qëndrimin heroik të një prifti ndaj asqerëve osmanë, i cili u flijua për të mos treguar thesarin e fshehur... SOKAKU I GJIK NIKET Rrugicë me kalldrëm, që ka marrë emrin nga mëhalla, e cila ka banuar këtu. Kjo mëhallë konsiderohet nga më të vjetrat në Radhimë, prej shek. XVII a më parë, kurse si sokak për vet qënien e këtij vendi një vendbanim antik, duhet të jetë mbi 2300 vjeçar

210 RRETHI I XHELIT Sinor (zonë kufitare) midis Radhimës dhe Kaninës. Përmendet si emër në këngët që i kushtohen konfliktit midis dy fshatrave gjatë shek. XIX. KROI I SELMAN DAUTIT Krua i ndërtuar nga Selman Daut Bilani në shek. XIX, për t i mos i humbur emri pasi lindi vetëm vajza Pranë këtij kroi, që është në rrugëkalimin drejt kroit të ferrazet ndodhet një urë, e cila është objekti më i vjetër ekzistues në Radhimë LUGU I GEGEVE Vend pjellor plot burime uji. Sipas thënieve të pleqve, në këtë vend rreth shek. XVIII, kanë jetuar bujq nga zona e Elbasanit, të cilët punonin në çifligun e Ismail Pash Elbasanit. Dihet që çifliqet u jepeshin nga pushtuesit osmanë si tokë në përdorim atyre personave që viheshin në shërbim të tij si kalorës në beteja të ndryshme. Meqenëse këta bujq ishin nga Gegëria, radhimjotët e quajtën vendin ku ata punonin, lugu i Gegëve. Po ashtu dihet sipas fakteve historike se, në Labëri në shek. XIX erdhën forca të mobilizuara nga pushtuesit osmanë prej Shqipërisë së Mesme, për të luftuar lëvizjen popullore të udhëhequr nga Gjon Leka me shokë. E një pjesë e tyre në këtë kohë janë dislokuar po në lug të Gegëve Në librin e tij Valët e Detit, autori Spiro Dine, i quan gegët bashibozukë HUNDA E ERIZIT Vend dominues nga ku mund të vrojtohen bukuritë e gjiut të Vlorës, por njëkohësisht edhe përballë erërave të forta të veriut e të jugut. Nëqoftëse dikush mundohet të kalojë në kohë furtune në këtë hundë, heq të zit e ullirit... Ndofta për këtë arsye të parët tanë radhimjotë e kanë quajtur hunda e Erizit, pra që heq të zit nga era. Duke qenë pikë piktoreske, më 1918 pushtuesit italianë ndërtuan këtu një shtëpi pushimi për ushtarakët, një spital ushtarak dhe një teleferik për komunikim të shpejtë deri në gropë të Viroit. MOÇALE Zona fushore më pjellore e fshatit. E ndarë në ngastra, ku pothuajse pjesa më e madhe e radhimjotëve kane tokë. Eshtë quajtur kështu pasi në këtë zonë ka patur shumë vende moçalishte deri vonë në shek. XX, kur përfundoi sistemimi i plotë i tokave. Shpesh nga bujqit radhimjotë në Moçale janë zbuluar monedha antike, si dhe të periudhave të mëvonshme. Këtu në mezin e shek. XX u ndërtuan depot më të mëdha të karburanteve në Shqipëri në dispozicion të anijeve të Traktatit të Varshavës, që ndodheshin të dislokuara në Bazën Ushtarake të Pashalimanit ose pranë Orikut të lashtë. LEMI I KACIDHIARET Lëm në majë të Bregut, që është përdorur për shirjen e thekrës, grurit e tërshërës në sasira të vogla. Prandaj ndofta edhe vendasit e kanë quajtur kështu, pasi kacidhja ka qënë një monedhë e vogël (të holla), përdorur edhe tek ne gjatë periudhës së pushtimit osman. 210

211 Përveç këtyre emrave disi të veçantë dhe me vlera historike të njohura për fshatin, në Radhimë vërehen edhe disa kategori emrash të tjerë, që pasqyrojnë edhe këta një pjesë të jetës dhe aktivitetit të banorëve autoktonë. psh. ata në shumë vende emrat i kanë vendosur sipas llojeve të pemëve dhe shkurreve që rriteshin, si: Përroi i Shkozës Qafa e Përrallit Rrëza e Valanidhit Bregu i Fsakës Mesuni i Drizës Lugu i Kartës (druve) Qafa e Përrallit Gropat e Vidheve Lugu i Vreshtave Gryka e Vreshtave Kroi i Ferraset Qafa e Kartës (druve) Ndërkohë që me një ose dy fjalë, radhimjotët kanë emërtuar shumë vende, ku një i huaj edhe pa e njohur vendin e kupton se çfarë vendi është, çfarë forme ka, etj.psh: Maja e Kubesë Hauzi Sheshi i Llustrës Guri i Bardhë Fëngje Qafa e Lerës Buza e Lumit Maja e Lerës Gropa Fëng Përroi i Madh Fiku i Shurit Përroi i Çipës Përroi i Honit Bregu i Gjërë Qafa e Liqërit Llustra Çoli Çipet Rrethi i Mullirit Magulë (faqe e lëmuar) Bregu i Lëmënjve Qej e Honit Lëmënjët Lëmi i Honit Maja e Çukës Gryka e Honit Qafa e Kanaleve Lugu i Çukës Maja e Bregut Maja e Çukës Kanalet Lugu i Viroit Përroi i Kroit Lugu i Shkurtër Kroi i Bregut Përroi i Shpellave Moqila (dërstila) Qafat e Baltës Kume Ura e Vrizit (burimit) Por siç dihet, pjesa më e madhe e emrave të vendeve, janë vendosur për të treguar pronësinë e vetë banorëve ndër kohëra; në periudhën krishtere, në atë myslimane e veçanerisht në kohën e ndërrimit të fesë. Nga ky fakt lind e drejta të mendohet se radhimjotët kanë vendosur shumë emra për të përjetësuar origjinën e tyre krishtere. Por ndofta në këto momente, disi edhe të errëta nga vet largësia e shekujve, shumë vendas mund të jenë vrarë, 211

212 flijuar për tokën, fenë, taksat, nderin, etj, etj. Prandaj këta emra janë edhe më të përhapurit: Radhoi i Llukës Maja e Ilë Rrucit Maja e Habil Tefës Lëmi i Kocaushit Shkëmbi i Muço Gjinit Mesuni i Kond Aliut Çako Rrëza e Ali Hoxhës Burimi i Halilit Lënga e Alemit (Vulushit) Përroi i Haxhi Danit * Lugu i Grave Maja e Dervishit Shullëri i Qyranit * Haxhi DANI, një djale i ri nga fisi i Danet (Bitraj), në vitet e para të shek. XX, pasi e zuri një furtunë (llohë) shumë e madhe në Shifko tentoi të kalonte me dhitë që kulloste një përrua të vogël perballë kroit të Bregut, por uji i rrëmbyeshëm e perpiu bashkë me bagëtitë Për ta përjetësuar emrin e tij, radhimjotët e quajtën përroi i Haxhi DANIT. Demo Konde Shpella e Budinit Maja e Muhametit Budini i Verbër Gropa Hallulle Shpella e Belulit Çezma e Zonjës Mesuni i Borshet Shkallat e Beguet Shpella e Gjinit Maja e Ali Arapit Hunda e Hasan Currës Maja e Markos Shpella e Lalës Gropat e Borshet Rrëza e Hasanet Gryka e Gjomemuet Bregu i Hasan Këndet Gropa e Javasos Hunda e Vashket Hunda e Kohilës Gropa e Vashket Gropa e Çobanit Shpella e Koko Dhimos Lëmi i Arapet Kroi i Hanko Rruces Lëmi i Gumet Shkalla e Razos Shpella e Gumet Shkalla e Nxhikos Baça e Marës Hasan Nikollë Lugu i Demirit Fieri i Ramadanit Shpella e Zilos Baçat e Gjinet Lugu i Jaçalit Shtegu i Ushes Maja e Abazit Latifi Gropa e Nik Zhupet Ara e Çirakut Mato Pashka Shullëri i Ahmetit Çelo Dhima Spithari i Qyrkos Maja e Jahos Përroi i Islam Jazos Bregu i Hasanet Bregu i Kojanet Hunda e Beqirit Mesuni i Tares Sheshi i Islamit Bregu i Tefet Gropat e Danet Maja e Nik Gjomitrit Qivuri i Meto Dhimës Koço Shpilo (shpella e Koços) Varri i Turtules (Turtuliqes) Varri i Sali Guges 212

213 Bregu i Shotos Gjallaçupë Duke vazhduar më tej analizën toponimike, vërehen edhe emra, vendosur në përshtatje me llojin e kafshëve që kullosnin, jetonin, etj. psh: Bregu i Lopëve Bregu i Maçes Shkalla e Gomarëve Shpella e Gomarëve Shpella e Mëllezës Hunda e Mëllezës Hauzi i Qeve Qafa e Dashit Çipi i Çekejet Gjithashtu në toponiminë rdhimjote ka edhe një mori emrash, që për nga mënyra e ndërtimit mund të quhen të vështirë për t u spjeguar, si: Shifko Pallarama Skafaradhe Kambelidhe Qafa e Kollaqes Qafa e Konxellënxës Maja e Konxellënxës Kongjel Karperua (vend bolleku) Ndërkohë që një grup emrash, të cilët po i rreshtojmë në fund, mund të analizohen duke u nisur nga vjetërsia e fjalëve mund të quhen me origjinë nga shqipja e vjetër ose edhe nga greqishtja. Me vendosjen e këtyre emrave banoret kanë dashur të tregojnë diçka, të përjetësojnë një fenomen a të përshkruajnë formën e një vendi me një fjalë të vetme: HARAMI SHPELLAT E HARAMISE Ndofta në këto shpella mund të ketë banuar ndonjë njeri, çoban, i cili mund të ketë qenë person harram, jo i hajrit Dhe nga kjo shpellat, që mund të kenë qenë banesa e tij, mund të jenë quajtur shpellat e haramit e më pas të Haramisë, ndërsa si vend, nga: tek banonte harami, tek harami, duke u transformuar në Harami STEROPULLA Vend që gjithmon bien vetëtima e sipas të folmes së vjetër, me steropull nënkuptohej vetëtima, diçka që shkëlqen. Kështu mund edhe të spjegohet origjina e këtij emri DRUMBE Fjalë për fjalë mund të përkthehet nga greqishtja, që do të thotë, shoshë. Ndofta banorët e Grabos mbi 2000-vjeçare, e kanë quajtur kështu vendin e tyre, pasi pranë banesave mund të kenë patur ndonjë lëmë ku gratë grabovite shoshnin bereqetin, grurin, thekrën, etj Edhe sot në Radhimë përdoret shprehja Hodhi grurin m beer, që do të thotë hodhi grurin nën erë, përballë erës për ta ndarë atë nga kashta e mbeturinat e tjera, pra e shoshi 213

214 grurin përballë erës. Kështu bënin gratë radhimjote deri vonë në shek. XX, për të bërë bukën sa më të pastër e hidhnin grurin m beer GLLAVE Shpella më e madhe në rrëzë të shkëmbit në përrua të Katohorisë, pranë kroit të Bregut; një banesë mijra vjeçare për gjitarët parahistorikë, lakuriqët e natës. Në bullgarisht do të thotë jehonë. E me të vërtetë, kush shkonte në hyrje të shpellës e lëshonte një pasthirrmë ose vërshëllimë, jehona përplasej në faqet e saj, duke trembur dhjetra lakuriqë nate që me shpejtësi flururonin përjashta. Në dialekt në Radhimë është përdorur shprehja kokë gllavë, që nënkuptonte kokë shkëmb, kokë fortë, ndofta duke bërë analogji me këtë shpellë Duhet theksuar se kjo shpellë ka qenë një dëshmi e vjetërsisë së jetës në këtë fshat, që fatkeqësisht në vitet e socializmit u hodh në erë gjatë shpërthimeve masive me dinamit, të realizuara në guroren pranë saj në Shifko. IZVOR Quhet lumi i vetëm që ka krahina jonë, i cili furnizohet me ujë nga burimet e ftohta të Tragjasit. Në bullgarisht izvor do të thotë burim, pra duke e shqipëruar mund ta emërtojmë lumi i burimit. Ruajtja e këtij emri, që i përket para shek. XI, vërteton gjithashtu vazhdimësinë e jetës në këtë trevë. Në dialekt tek ne i është folur Izvuar Kodër dominuese në Moçale, ku janë zbuluar nekropoj të antikitetit si dhe furra pjekie për tulla e tjegulla si ato të Viroit. Duke e analizuar si emër, mund t i referohemi përsëri greqishtes, nga e cila spjegohet: Papadhëndro = pemët e papusë (të ndonjë plaku, gjyshi ose të ndonjë njeriu fetar). Kjo kodër ka qenë plot pemë, pse jo edhe ndonjë vend i shenjtë nga pozicioni nisur dhe nga varret e shenjat e tjera të zbuluara atje Pra, duke përfunduar analizën toponimike të vendeve në fshatin Radhimë, mund të thuhet se ajo (toponimia) është njëra nga faqet kryesore historike e trashëguar nga banorët autoktonë brez pas brezi, duke na dhënë një informacion të mirë për jetën e tyre ndër vite e shekuj. Kurse mënyra e vendosjes së emrave të vet, nga radhimjotët duhet analizuar me një tjetër këndvështrim. Nëpërmjet emrit, ata, si kudo në trevën tonë e më gjerë, kanë shprehur trashëgimninë, dëshirat, ndjenjat, zakonet, besimin fetar, nivelin ekonomik, etj, etj. Duke bërë një analizë të paktën qysh prej vitit 1583, që disponohen edhe të dhëna të sakta, emrat e vendosur në këtë vendbanim mund të ndahen në: * Emra të vjetër autoktonë si: Nik, Gjon, Kol, Pal, Ded, Vlash, Dimo, Syri, Hil, Gjin, Gjik, Stamo, Zinkan, Muzak, Marë e me vone Agron, Gjergj, Dodonë, Donike, Teute, Bitri, Skender, etj. * Emra të krishterë ortodoksë të ndikuar nga bizanti si: Vaso, Kosta, Jorgo, Niko, Nikolla, Stamati, Jani, Andrea, Papa, Marko, Papuli, etj. 214

215 * Emra me ndikim sllav, si: Todor, Petre, Dimaqi, Muçiça, Dodiqi, Kavolica, Boriçi, Musiçi, etj. * Mbas mesit të shek. XVIII fillon vendosja e emrave myslimanë si: - Për burrat: Arshi, Ali, Avdi, Avdul, Berdo, Cane, Dalan, Durim, Elmaz, Hasan, Hysen, Hajri, Habil, Halil, Hasko, Jazo, Isa, Fejzi, Fadil, Kamber, Mehmet, Musa, Muhamet, Memo, Malo, Medi, Memisha, Muhedin, Murat, Nuri, Qazim, Qemal, Qëndro, Sadik, Sali, Sabri, Sinan, Selim, Sihat, Sulo, Shaban, Sherif, Sheme, Shyqyri, Veledin, Zeqir, Yzeir, Xhelo, Xhafer,etj. - Për gratë: Ajshe, Adixhe, Alime, Axhikë, Dudi, Fato, Hanko, Inxhi, Labikë, Merjeme, Nabile, Nasybe, Nurhanë, Nxhiko, Qamile, Sade, Sado, Salihe, Sainxhi, Subadi, Sirmë, Sulltënë, Shajbi, Tarikë, Velide, Venetike, etj. * Emra ditësh e festash fetare, duke menduar kështu se mund të ishin me të mbrojtur nga zoti, si: Barjam, Islam, Ramazan, Kadri, Sefer, Novruz, etj. Gjithashtu krijuesit e njerëzimit Ademi me Havanë, ishin emra nga me të preferuarit në fshat. Duke e lidhur gjithmon me besimin fetar, vërehen në shumë raste vendosja e emrave kuptimplotë si: Luan dmth.të bëhej fëmija i fortë si luani Selvi të bëhej vajza me një trup të gjatë si selvi Vjollcë, Manushaqe, Trëndelinë, Bukuri, Luljete, të bëhej vajza e bukur si vetë këto lule Birbil të bëhej djali gjuhë birbil Astrit, Petrit të rritej e të ishte djali i shkathet si vetë këta gjarpërinj, etj. Pellumb te rritej i paster e i bukur si vete ky shpend paqesor Si dhe plot emra bimësh, pemësh e zogjsh të preferuar si: Gjeraqinë, Thëllëzë, Grifshë, Shqiponjë, Dallëndyshe ose Pajame, Lejmëne, Manderinë, Trendeline, Blerim, Lulëzim etj. Ndërsa kur radhimjotët donin të përjetësonin kohën e lindjes vendosnin emra si: Afërvera, Pranvera, Vera, Behar(e), Hënë, etj. Duke qenë besimtarë ata e quanin fëmijën krijesë të zotit, dhuratë të tij, fat, prandaj shpesh vinin emra si: Premtim, Engjëll, Fatjon, Fatmir(a), Engjëllushe, Dhurata, Selam, Fatime, Zonje, etj. Por jo rrallë janë vendosur edhe emra vendesh, malesh në mënyrë që fëmija i tyre të rronte sa Sazani, Gramozi, Tomorri, etj. Kur prindërit mendonin se do ta kishin fëmijën e fundit atë që u lindëte, e quanin psh. Mbarime, Pushime, Mjaftime,etj, kurse kur ata donin djalë dhe fëmija dilte vajzë ja vendosnin edhe Dëshpërime... Duhet theksuar se në Radhimë edhe kur feja myslimane ishte në kulmin e saj, shumë familje, fise e ruajtën origjinën e tyre kristiane nëpërmjet ruajtjes së mbiemrit të krishterë, si psh. Kondet, Sarandaraj, Gjik Hilaj, Gjik Nikaj, Nikaj, Cekodhimaj, Rrokoj, Zhegaj, Tefaj, Kucaj, Lekaj, Roshaj, Rukoj, Gjimaraj, etj., ose duke vendosur emra të paraardhësve të tyre të krishterë edhe në kohërat myslimane, si: Gjik, Nik, Duk, Dhimë, Beg, Piko, Piro, etj. Në respekt të fesë origjinë si dhe duke patur bindje për një jetëgjatësi më të madhe nga ajo fe, ata shpesh kane vendosur emra të krishterë si: Aleks, 215

216 Aleksandra, Lefter, Niko, Nikolin, Panajot, Pasho, Sotir, Spiro, Vasil, Sokrat, etj. Për t u theksuar është vendosja e disa emrave kuptimplotë nga radhimjotët gjatë luftës së II-të Botërore. Me emrat, si Lufter, ata përjetësonin lindjen e fëmijës së tyre në kohë lufte; me Bashkim e Pajtim, nënkuptohet dëshira e tyre se për të fituar luftën duhej të bashkoheshin e të pajtoheshin të gjithë; Lirim, kur dikush kishte lindur në prag të çlirimit që ata dëshironin dhe Fitim, kur nazizmi kapitulloi... Duke studiuar më me kujdes mënyrën e vendosjes së emrave, vërehet se radhimjotët nuk dilnin dot jashtë zakoneve të trevës si psh. përsëritja e emrit të gjyshit tek nipi, në trungun familjar. Këtij fëmije ata i flisnin gjatë gjithë kohës Gjyshi ose Mëma (gjyshja). Gjithashtu nuk vendosnin dy emra të njëjtë brenda vëllezërisë... Në vazhdimësi fëmijët mbanin si mbiemer, emrin e babait, biles edhe kur vajza martohej, zakon ky që ka vazhduar deri në vitet 60-të të shek. XX. Ndërsa nëqoftëse dikujt i kishte vdekur fëmija ose vëllai i ri, emrin e të cilit e kishte dikush tjetër në fshat, ky i fundit i shmangej, bile duke mos i zënë as nga të tjerët emrin në gojë... Kudo në fshat, vendosja e emrit festohej, kjo në vartësi edhe nga kushtet ekonomike. Për gjatë gjithë jetës, personi që vendoste emrin ishte i veçantë, duke gëzuar gjithmon një respekt e simpati të madhe. Ndërkohë, që sipas besimit fetar quhej mallkim i rëndë kur dikush mallkonte: Të humbtë emri!... Duke vazhduar më tej në periudhën e socializmit, për vet faktorët, të cilët u trajtuan më lart, në vendosjen e emrave vërehet një evolim i dukshëm. Përveç emrave me origjinë ilire, të cilët u përhapën së tepërmi, në masë filluan të vendosen edhe emra të huaj perëndimorë, duke u minimizuar shumë përdorimi i emrave myslimanë... Si përfundim mund të thuhet se, ndër shekuj radhimjotët nëpërmjet emrit kanë nënkuptuar trashëgimninë, vetë jetën dhe ekzistencën e tyre në kushte të caktuara historike, fetare, ekonomiko-shoqërore, etj. Nëpërmjt emrave që ata kanë vendosur, na kanë lënë neve me të vërtetë një histori, të cilën nuk mundën ta shkruanin... LEVIZJET DEMOGRAFIKE Siç u fol më lart për fshatin Radhimë, konkludohet se si rezultat i kushteve ekonomike, dyndjeve barbare, ndofta sëmundjeve epidemike, tërmeteve, hasmërive, taksave të rënda, luftrave, ekspeditave shfarosëse të pushtuesve të ndryshëm, etj, shpesh kanë ndodhur lëvizje demografike, biles në disa raste me përmasa të mëdha, për vetë madhësinë e fshatit. Duke ju referuar fakteve historike, që kanë mbrritur deri në ditët tona, si dhe nga zbulimet arkeologjike të shumta, lind e drejta të thuhet se territori i 216

217 Radhimës është banuar qysh në kohët e hershme, mbi 2500 vjet më parë Kurse prej shek. V p.k. e deri në shekujt e parë të epokës së re, kjo trevë ka qenë shumë e populluar e me një nivel të lartë ekonomik për vetë faktin e qënies afër Orikut dhe lidhjeve të padiskutueshme me këtë qendër banimi të zhvilluar për kohën. Pas pushtimit romak të Orikut dhe përdorimit të tij si pikë mbështetje për pushtimin e Ilirisë dhe Maqedonisë (Emadhise) e më pas me dyndjet bullgare sipas shenjave dhe momenteve historike, në vendbanimet e kësaj treve ka patur luhatje të ndjeshme. Duke mbërritur kështu pra në fillim të mijëvjeçarit të ri e pikërisht më 1081, ku për herë të parë përmendet vendbanimi me emrin e sotëm, Radhimë, i cili më 1417 me popullsinë e vet të vogël bëhet strehë e mbështetje për princeshën Rugjinë. Sipas regjistrimit turk të vitit 1431, përsëri përmendet Radhima e vogël me rreth 30 shtëpi, në përbërje të vilajetit të Kaninës. Më pas popullsia duhet të ketë ardhur në rritje, pasi mbas vdekjes së Skënderbeut më 1468, sipas historisë kemi një dyndje drejt jugut të popullsisë së Principatës së Arbërit, gjë për të cilën gojëdhanat e arritura thonë se edhe tek ne kenë ardhur të tillë (ka mundësi Sarandarajt)!?... Megjithatë për një periudhë gati 150 vjeçare ( ) mungon deri tani për fshatin tonë çdo e dhënë statistikore. Më 1492 Turqia, nën drejtimin e Sulltan Bajazitit të II-të, ndërmori në jug të Shqipërisë fushatën më çfarosëse që njeh historia gjatë pushtimit osman. Duhet pranuar se si gjithë treva jugore edhe Radhima, në këtë luftë është ndëshkuar rëndë, prandaj llogjikisht për t ju shmangur të keqes, duhet të ketë ndodhur shpërngulje masive nëpër pyje, shpella, maja malesh dhe kush ka patur mundësi përtej detit, drejt brigjeve italiane Për ta argumentuar këtë rrjedhim llogjik, shkëpusim fragmentin e mëposhtëm: Katundi Maqë i Kozencës, është një koloni e vogël e shqiptarëve të Kalabrisë, që kishin emigruar nga Shqipëria, që në shek. XV. Ai është vendosur në një kodrinë të hapët e plot gjelbërim, përballë detit Jon. Shtrihet rrëzë një kodre, që sikur dremit në hijet e pemëve dhe të blerimit, që e rrethojnë. Ka 1466 banorë dhe mban 4 km. larg prej kolonisë së madhe të Shën Mitrit. Prodhon vaj, grurë e fiq. Nga ana toponomastike, shumë vende të këtij fshati kanë emra shqip, si: Mërez, Moll, Kroitim, Fijert, Difiza, Shegza, Surza, Mli, Ljum math, Kruari, Ulishdra, Korbesha, Donza, Dërstilja, Kore, Shën Koll, Rahi Maqes, Rahi Gurtuliqes, etj. Fiset më të moçme janë Rada, Matranga, Markiano, Peta, Qurko, Strigari, Barçi, Goni. Vendasit flasin shqip, dialektin arbëresh. Ndër familje ruajnë me kujdes veshjen kombëtare të grave, këngët popullore, doket e zakonet e dasmave.. * Si për koiçidencë një pjesë e këtyre lloj emrave, që u trajtuan tek kapitulli për toponiminë, ekzistojnë në Radhimë edhe sot, ndërsa emrat që në Maqë i kanë kthyer në mbiemra në kujtim të paraardhësve nga Shqipëria, si: Gjoni Goni, Qyrko - Qurko, Marku - Markiano, kane ekzistuar edhe në Radhimë 217

218 në shek. XV-XVI, ndërsa fisi RADA mund të ketë marrë këtë mbiemër për të përjetësuar origjinën nga Ra dhajt-radhojt-radhima Duke lexuar më tej Jup Kastratin, ndër të tjera mësojmë se: Në grupet e popullsisë që u shpërngulën nga atdheu pas motit të madh të Arbërit ishin dyert e mëdha që gjatë luftës kundër pushtimit turk qëndruan në ballë të luftës. Sipas studimit të studiuesit Kol Kamsi të botuar në revistën Leka në vitin 1936, në Kalabri u vendosën pasardhës të disa familjeve bujarësh shqiptare si Rada, Stratego, Petre (Prifti), Markiano, Rodata, etj. Në Maki (Maqë) të Kozencës, fshat që edhe sot banohet tërësisht nga familje arbëreshe për shekuj me radhë ruhet gjuha e të parëve dhe traditat shqiptare. Në pasuritë e shumta kulturore që ruhen në këtë fshat është edhe shtëpia e Radajve, e cila sipas mbishkrimit në gur është ndërtuar para vitit Sipas tregimeve gojore dhe të shkruara dera e Radhovanëve (kështu i quan De Rada para ardhësit e tij), vazhdimisht ka patur traditë shkollimin e bijve të saj. Për disa breza radhaz nga kjo familje ka patur klerikë te devotshëm e të njohur për kulturën e tyre. I tillë ishte edhe babai i Jeronim De Radës * Jup KASTRATI: Libri: Jeronim De Rada Tiranë 1969 Faqe 10 E sipas këtij autori, Radajt duhet të jenë nga fshati Radhimë, ndërsa stema e lashtë e fisit të Radhovanajve është me rëndësi për historinë e heraldikës shqiptare * Duke u ndalur diçka më thellë për De Radën mund t i referohemi veprës së tij monumentale Këngët e Milosaos, ku ngjarjet zhvillohen në shek. XV në një fshat bregdetar të Shqipërisë së Jugut plot vreshta, ullinj, fruta, rrëzë maleve e buzë detit, plot lisa e burime uji etj, etj. Nga vargjet kuptohet se një fatkeqësi e ndodhur, ka detyruar komunitetin e Makes arbëreshe të kapërcejë përtej detit. Tek kënga e III shkëpusim vargjet:... Dola në Rodhë te kopshti, ku po frushullonte elbi, eca nën ullinjtë. Posht te kroi, me katër vasha, me të bardhë cipë kreit, erdh e bijë e Kallogresë. **. Si për koiçidencë, Rodhë-radhë-radhojtë, janë në Sello, ku ka patur baça (kopështe) që mbilleshin me elb nga ku tatëpjetë nëpër ullinj shkoje tek kroi i fshatit (ferraset) Edhe sot në Radhimë, si në tërë krahinën e Dukatit e Himarës, betohen: U bëfsha kallogre!... ose Mbeça si Kallogreja!... Ose më tej:.. Kur un dal te Shurza, vucën merr e vjen te lumi, 218

219 porse mb udhë e trembur kthehet e vështron katundin.***.. Edhe Shurza (Shuri) ndodhet në Radhimë dhe te fiku i Shurit, djem të fshatit prisnin vashat që me vucën (vockën) në dorë vinin drejt lumit (përroit të Kroit) për të mbushur ujë; e pasi ndalonin kthenin kokën të trembura nga fshati (katundi) se mos i shikonte njeri Gjithashtu në këtë vepër De Rada bën fjalë edhe për Gurtuliqen e në Radhimë gjendet një varr, që quhet varri i Turtuliqes (Turtules)!?... Me këtë analizë të vogël, nuk dua t i atriboj Radhimës diçka që edhe mund të mos i takojë, por vetëm të përforcoj thëniet e autorëve që u përmendën me lart, të cilët mendojnë se stërgjyshët e De Radës mund të jenë edhe me origjinë nga Radhima Kthehemi përsëri në shek. XVI, pikërisht më 1537, kur Turqia ndërmori përsëri një fushatë luftarake kundër krahinës së Himarës për të asgjësuar * Jaho BRAHO: ** & *** Jeronim De RADA: Libri: Emblemat shqiptare Tiranë 1997 Poezi Tiranë 1978 Faqe 19, 32 edhe atë popullsi që shpëtoi gjallë më 1492 Përsëri shkretime, djegie, shkatërrime dhe sipas të dhënave më pas, njerëz, familje, luftëtarë të mbijetuar gjetën një vend ku jetohej, ku punohej, etj. E ky vend ishte Radhima, që sipas regjistrimit osman të vitit 1583 na rezulton një vendbanim i madh për kohën; me 260 shtëpi, 312 familje, me plot kisha, mullinj, etj. ku punohej toka, mbilleshin ullinj, grurë, pemë, zarzavate; mbaheshin bagëti të imta e të trasha, kafshë pune, derra, etj. Sipas listave të kësaj kohe, hasen edhe emra, si: Nik, Gjin, Gjon, Belo, Koja, Dhimë, Hil, Gjik, Kuc, Marko, Qyrko, etj, që ruhen edhe sot si emra vendesh e fisesh në Radhimë Siç dihet pas këtyre dy fushatave luftarake dhe regjistrimit të përgjithshëm turk të vitit 1583, pushtuesit osmanë ndoqën një politikë tepër të egër ndaj shqiptarëve e veçanërisht ndaj krahinës së Himarës, ku bënte pjesë edhe Radhima, si krahinë e panënshtruar dhe që shpesh i krijonte probleme, për të cilat u fol më lart Pra luftrat, ndjekiet, taksat pa fund, detyrimi për të ndryshuar fenë rëndonin gjithmon mbi popullsinë, prandaj banorët shpesh rrugë zgjidhje kishin largimin nga trojet Kështu ka ndodhur edhe në Radhimë. Raprezaljet, taksat e rënda, taksa e të qënit krishter e së fundi dhunimi i kishave (legjenda e gurit të Çarë) etj. ndofta kanë detyruar edhe radhimjotët të lënë këtë vend të begatë. Po ku!? Sipas llogjikës, drejt vendeve më të sigurta për jetën e mundësisht të krishtere për t ju shmangur edhe myslimanizimit. Dhe gojëdhanat kështu thonë; drejt Myzeqesë së Vlorës, pyllit të Pish Poros si dhe në drejtime të tjera, ndofta edhe në vendet nga kishin ardhur më parë!?... Kjo lëvizje në shek. XVII-XVIII duhet të ketë qenë e madhe, pasi sipas të dhënave, autoktonë radhimjotë mbetën shumë pak. Duke studjuar të dhënat gojore 219

220 të fiseve që kanë mundur të arrijnë deri në ditët tona, këtyre shekujve i përket gjithashtu edhe ripopullimi i fshatit, ku si nëpër mjergull na çfaqet sokaku i Gjik Niket dhe emrat e dy mëhallave ndërshekullore, Gjik Hilajt dhe Gjik Nikajt. * GJIK NIKAJT: Nikaj Cekodhimaj Pikoj (Tartarlamaj ose Sinanaj) Metodhimaj Bestrovaj. * GJIK HILAJT: Ramosaçoj Puloj Novruzaj Bonjakaj Bejtoj. Ja disa nga pemët gjenealogjike të familjeve radhimjote, pas një hulumtimi të vështirë disa vjeçar: GJIK NIKAJT: Nikaj: Cekodhimaj: Nika ( ): Gjik Gjika: Dhimë Gjika : Nik, Dhimë Dhima: Ceko, Piko, Meto, Berdo Nika :..., Elmaz Cekua: Jaup Jaupi: Ali, Hasan, Sadik...: Dervish Elmazi : Nuredin Aliu: Ymer, Shyqyri Sadiku: Sali Nuredini : Elmaz Ymeri: Petrit Elmazi : Sadik Sadiku : Avdi, Elmaz, Fadil, Shyqyriu:Ali, Mynyr, Fejzi, Shezai Saliu: Hysen, Jaup Nik Avdiu: Bardhyl, Lefter, Syri, Hyseni: Sali, Gjik, Duk Jaupi: Hasan, Fatosh, Koçi, Aranit Sokrat Elmazi: Arjan Fadili: Neritan, Elidon Pikoj : Pikua : Alush, Lame Lamja : Tartar Tartari : Sinan Sinani : Birbil, Piko, Brahim, Alush Pikua : Ejet, Dhimë, Nelo Ejeti : Aleks, Nasmir Nelua : Ylli Bestrovaj : Hasani : Çelo, Banush, Ali Banushi : Birbil Aliu : Sulo, Hasan, Mehmet Birbili : Banush, Veledin, Gani, Sinan Sulua : Ali Metodhimaj : Metua : Sulejmën GJIK HILAJT: 220

221 Ramosaçoj : Kondi ( ) : Hil Hila : Gjik Gjika : Dhimë, Spiro Dhima : Saço Saçua : Ramo Ramua : Asllan, Medi Asllani : Ali, Xhafer, Sihat, Ramo Mediu : Maze Xhaferi : Halil Sihati : Brahim, Veledin, Ismail Mazja : Mustafa, Musa, Selim Halili : Arshi Brahimi : Skënder, Xhemil, Qani, Bashkim, Bujar, Sihat Veledini : Birçe Ismaili : Kadri, Haxhi, Xhesmi Mustafai : Esat Musai : Hamit, Myftar, Selam Selimi : Avdul, Medi Hamiti : Jazo, Sulejmën, Musa Myftari : Dasho, Prënjo, Kanan, Cane, Sehit, Halo Selami : Ali, Ahmet, Myslym, Razip Novruzaj: Spirua : Novruz Novruzi : Habil, Kapo Kapua : Hasan Hasani : Lulo Lulua : Novruz, Dervish Novruzi: Hasan, Gjik, Petrit Dervishi: Cane, Agim Puloj : : Pulo Pulua : Lame Lamja : Ali, Majko Aliu : Hasan Hasani : Jahja Bonjakaj : Dhima : Hasan Hasani : Mehmet, Sinan Mehmeti : Ali, Barjam, Hasan Sinani : Daut E bashkë me ta edhe një mëhallë shumë e vjetër, ndofta qysh më 1583 a më parë, që një emër të veçantë mban: SARANDARAJ: Rrokoj Kucaj Hodoj Zhegaj Kolunçaj 221

222 Ky emër vjen nga greqishtja që do të thotë: Të dyzetët. Këtë emërtim duhet ta kenë marrë shumë shpejt, kur gjuhë zyrtare mund të ketë qenë greqishta ose ai që ka bërë regjistrimin e tyre ka ditur të shkruajë greqisht, që duhet t i përkasë shek. XIII e para si dhe ruajtja si mbiemër origjinën katolike si Kuc, Rrok, Lek (Hodoj), Zheg, etj. Duke u nisur nga kjo si dhe nga të thëna të trashëguara në breza, mund të jenë familje ndofta të shpërngulura edhe nga Kruja, pas vdekjes së Skënderbeut dhe kur kanë ardhur në Radhimë, mund të kenë qenë 40 veta e kur i kanë regjistruar si mëhallë u ngeli emri të dyzetët. Rrokoj : Kojanaj : Rroku ( 1750 ) : Velo Kojani ( ) : Kondi Velua : Yzeir Kondi : Bejo Yzeiri : Rexhep, Azem, Bejua : Salo Mehmet Salua : Axhi Axhiu : Ramo Rexhepi : Ali Azemi : Murat, Shyqyri, Ramua : Hasko, Salo, Mehmet Hysni, Xhezo Haskua : Qamil,Ramo, Ahmet,Tare Mehmeti : Et hem Mehmeti : Abazin Aliu : Rexhep, Halim Ahmeti : Namir, Omer Murati : Haki, Azem, Abazi: Muhamet, Mehmet, Kojan, Dashamir Gani, Astrit Shyqyriu : Kastriot, Ajdin, Ilir Et hemi : Farudin, Serri ÇAKOJ : Kojan Çako Hysen Qani \ Meto Kamber Ndërkohë nga mëhallat më të vjetra në Radhimë është edhe ajo Kondet, e cila përbëhet nga: Kojanaj Çakoj Roshaj. Lart është ekspozuar gjithashtu pema gjenealogjike e Kojanajve të cilët kanë mundur të ruajnë brezat në kujtesën e tyre afërsisht qysh prej vitit 1670, që mund të jenë shumë të vjetër, ndofta edhe nga Koja i vitit 1583!?... Lashtësinë e tyre e vërtetojnë edhe shtëpitë e vjetra në majë të Bregut, të cilat nga mënyra e ndërtimit me frëngji dhe nga të thënat e trashëguara i përkasin një periudhe gati 400 vjeçare. Po ashtu më lart janë edhe brezat e Rrokuet, të cilët i ruajnë ato qysh nga koha e ndërrimit të fesë. Njëkohësisht edhe fise si Gjimarajt, Barajt, duhet të jenë shumë të vjetër. Psh. lashtësia e gjimarajve duket nga mbiemri, që mund të zbërthehet Gjin + Mara ose nga greqishtja gjimar do të thotë përrua Siç u tha më lart, largimi i popullsisë në shek. XVII-XVIII u plotësua nga familje të tjera, veçanërisht nga bregu i detit Himarjot, si nga Borshi, Fterra, etj. Të parët që rezultojnë të ardhur janë Bitrajt, ndofta në fillimet e shek. XVIII. Ja më poshtë pema gjenealogjike e Gjimarajve dhe Bitrajve: 222

223 Gjimaraj :...( 1800 ) : Malo, Beqir, Sehit Beqiri : Telha, Hamza Telhau : Ali, Novruz Hamzai : Qamil, Mezin Aliu : Hasan, Selam, Mehmet Qamili : Gani Hasani : Zeqir, Premtim Selami : Cane, Filjat, Mustafa, Kastriot, Safet Mehmet : Sehit, Ali, Novruz, Sotir, Gjimar Bitraj (Rukoj & Danoj) Bitri ( 1700 ) : Ruk Ruka : Hasan Hasani : Myftar Myftari : Sali, Sulo, Memo Saliu : Meçan Memua : Sadik, Xhafer, Sinan Meçani : Selam Sadiku : Sheme, Selim Xhaferi : Ymer Sinani ( Danoj ) : Mehmet, Haxhi, Dervish Selami : Sefedin, Hasan, Shaqir Ymeri : Memo, Veledin, Xhuvel Shemja : Sadik Mehmeti : Servet, Sinan, Enver Duke vazhduar pas me dy familje të ardhura nga Borshi, që formojnë e para mëhallën e Borshet dhe e dyta të Hasan Memuet. Ja përbërja e tyre: BORSHAJ: Lameborshaj Begotaraj Hamitaraj Skëndotaraj Mjaltaj & Beloj. HASAN MEMOJ: Alikapoj Selmanaj Jazometaj Bilanaj Po e fillojmë me BORSHAJT: Lameborshaj: (Koka ) Koka : Hil Hila : Piro ( i myslimanizuar në Radhimë me emrin Muço ) Muçua : Lame, Tare Lamja : Halil Halili : Xhafer, Mehmet, Tahir, Ramadan, Lame ( Islam ) Xhaferi : Sali Mehmeti : Nuri, Farudin, Hamit Tahiri : Nexhip Ramadani : Sihat Lamja : Halil, Muço Saliu : Fejzi, Habil Sihati : Kujtim Halili : Selman Fejziu : Petref, Lirim Habili : Xhafer, Gani, Lefter, Neki Selmani : Pavli 223

224 Hamitaraj : Tarja : Hamit Hamiti : Azem, Jazo Azemi : Mane Jazua : Hodo, Ali, Memisha Mania : Fejzo Hodua : Zenel, Refat, Hamit Memishau : Abedin Skëndotaraj : Tarja : Skëndo Skëndua : Shuaip Shuaipi : Beqir, Rustem, Arif Beqiri : Piro, Molotov, Shuaip, Gjençi Begotaraj : Tarja : Bego, Hamit, Skëndo, Lab Begua : Abaz, Muhamet, Sadik, Ali Abazi: Novruz, Dervish Muhameti: Sali, Musa, Alem, Muço Sadiku: Brahim, Ramo, Sefer Aliu: Xhafer, Hodo, Jaup Novruzi: Xhelo, Qëndro, Murat, Sulejmën Dervishi : Abaz Saliu : Xhevit Musai : Malo, Resul Alemi : Avni, Rexhep Ramua : Sadik Seferi : Beqir, Balil, Velo, Mero, Avdi Brahimi : Isa Jaupi : Ali, Tare, Haxhi Xhelua : Halo, Halim, Selam Qendrua : Novruz Murati : Ydai, Nuri, Agron, Skënder Sulejmëni : Xhemal, Aredin, Ferik Mjaltaj: Laba : Hasan, Guxhë, Zyk Hasani : Sherif Guxha : Sadik Zyka : Sejdo Sherifi : Hasan, Kajtaz Sejdua : Veli, Karefil Kajtazi : Beqir, Bush Veliu : Barjam Karefili : Birbil Beqiri : Sulejmën, Myet, Gjergji Bushi : Shaban 224

225 Barjami : Zenel Birbili : Syrja, Karefil, Festim Beloj: Belo ( Mjalti ) Muhamet Halim Ja dhe Hasamemojt : ( Memua ) Alikapoj : Memua : Hasan Hasani : Lulo, Selman, Mete Lulua : Kapo Kapua : Ali Aliu : Elmaz Elmazi : Delo, Sadik, Veli Sadiku : Elmaz, Lavdosh Veliu : Agim Selmanaj : Selmani : Tahir Tahiri : Dalan, Haxhi (Bilanaj) Dalani : Azem, Aredin, Selfo Azemi : Xhevit, Hadër Aredin : Imet Selfo : Kamber,Shaban,Dino,Bejko Xheviti: Dalan, Bexhet, Bardhosh, Përparim Hadëri: Azem Imeti: Hasan, Sulejmën Dinua: Ilirjan, Selman, Agron Bejkua: Selfo Hasani: Luan Bilanaj : Haxhiu : Daut, Adem,..., Sino Dauti : Selman, Selim Ademi : Sinan, Tartar...: Hyso Sinua : Murat, Hasko Selimi : Sulo, Hysen, Xhezo Hysua : Sefer, Mehmet Sinani : Ali, Ismail Tartari : Adem, Ibrahim Sulua : Zeqir, Sheme, Numan Seferi : Arshi Mehmeti : Abedin Aliu : Nasmir, Luan Ismaili : Niko Ademi : Jazo, Qazim, Eqerem, Lutfi Ibrahimi : Vasil, Ylli Jazometaj: 225

226 Hasani : Mete, Lulo, Selman Metja : Jazo Jazua : Isuf Isufi : Beqir, Selam, Jazo Jazua : Neim, Mete, Isuf, Qemal Duhet theksuar se në Radhimë, si në gjithë trevën e jugut, mëhallave të ndryshme u bashkoheshin edhe familje që ishin të vetmuara, pa mbështetje, etj., por që më pas, duke u quajtur një mëhallë krijonin marrdhënie të afërta dhe nuk bënin krushqi me njeri-tjetrin. Nga pemët gjinealogjike të trashëguara, vërehet se pothuajse tek të gjithë është ruajtur në kujtesë i fundit i paraardhësve të krishterë. Kjo pasi ndofta ky ka qenë momenti me i rëndësishëm për ta, ndryshimi i fesë e si pasojë këtë u kanë treguar edhe brezave më mbrapa Siç u tha më lart, përveç ardhjeve nga bregu i detit, në Radhimë gjetën strehë edhe familje nga thellësia e tokës, si psh. nga Gjirokastra. Ja trungu familjar i dy prej tyre: Lagjaj: Nikolla ( ): Hasan Hasani: Muhamet Muhameti: Faruk, Mustafa, Malo, Hysen, Adem Mustafai: Selam, Xhafer Hyseni: Myslym, Balil Ademi: Abdurrahman, Jemin Selami: Hasan Xhaferi: Halo Myslymi: Izet, Cane, Lefter Balili: Muhamet, Meto, Enver Abdurrahmani: Xhevdet Jemini: Veli Halua: Mustafa Tefaj: Tefa (1800): Mete, Zyk, Habil Metja : Sulejmën, Laze, Daut Zyka : Sinan Lazja : Rexhep Dauti : Mete Sinani : Ahmet Rexhepi : Laze Metja : Hajri Ahmeti : Gëzim, Lirim, Pajtim, Vladimir Lazja : Fitim, Sazan, Leonard, Pëllumb Pra, duke analizuar lëvizjet demografike, konkludohet se në fundin e shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX në Radhimë, vërehet një stabilizim i saj. Mëhallat e fiset, familjet e ardhura dhe ato autoktone, krijuan marrdhënie reciproke me njëra-tjetrën, u lidhën me miqësira e krushqira të ndryshme, etj. Zakonet e trashëguara si fshat u ndërthurën me ato të ardhësve. E kështu të gjithë së bashku, në përshtatje edhe me fenë e re dhe zakonet e krahinës, 226

227 krijuan një fshat, një traditë mikse, që ishte rregullatori i marrdhënieve midis tyre. Mëhallat ruanin afërsinë midis tyre, duke caktuar secila prej tyre një përfaqësues për në pleqësi, e cila gjykonte, komandonte, dënonte e vendoste për gjëra me rëndësi në fshat. Qysh në shek. XIX e më pas, pleqësia në fshat ka ndërhyrë dhe ka marrë vendime me rëndësi duke pajtuar hasmëri të ndryshme, si në rastin midis Lagjajve me Gjimarajt, Kojanajve me Begotarajt, etj. Psh. një lidhje martesore me porosi të pleqësisë e burrave me mend të fshatit, pajtoi dy fiset e fundit, hasmëria e të cilëve mori disa jetë djemsh të rinj... Kështu pra, me pak fjalë, funksiononte me ligje të pashkruara, por të njohura e detyrimisht të zbatueshme nga të gjithë. Ky ishte pak e shumë, kanuni për fshatin tonë, kjo ishte fizionomia e Radhimës deri në fillimet e shek. XX, të cilin mund ta quajmë shekulli i konsolidimit e zhvillimit Në këtë shekull, sipas Carl Patschit më 1904, kishte 60 familje, sasi e cila për shumë vite nuk njohu rritje të ndjeshme, pasi ashtu siç filluan të vijnë në fshat familje të rralla për arsye të ndryshme, të cilat duhet t i miratonte pleqësia, si dhe të tjerë filluan të largohen drejt Vlorës. Kështu në vitin 1926, Radhima sipas statistikave numërante 405 banorë dhe deri në prag dhe gjatë luftës së II-të Botërore rezultonin të ardhur këto familje të reja në fshat: 1 Qerim Shehu (Dukat) 3 Ferik Koçi ( Brataj) 5 Dino Limo (Vranisht) 7 Sherif Havari (Dukat) 9 Ashim Mustafa (Çamëri) 11 Shyto Koçi (Brataj) 2 Birbil Muho 4 Sinan Vera (Terbaç) 6 Nurce Rexha (Gumenice) 8 Yzeir Arizi (Llakatund) 10 Xhafer Mustafa (Çamëri) Dhe të larguar nga Radhima: 1 Barjam Bari 3 Hysen Çako 5 Nuri Lameborshi 7 Ymer Cekodhima 9 Barjam Bonjaku 11 Sezai Cekodhima 2 Hysen Bari 4 Ali Bonjaku 6 Fejzi Cekodhima 8 Jaho Lagji 10 Mynyr Cekodhima 12 Ali Cekodhima Gjithashtu në prag të përfundimit të luftës u shtuan, refugjatët çamë, Gjondedajt (nga Terbaçi), Hasanajt (nga Vranishti), etj. Ja dhe familjet e Radhimës më 1945: Nr EMRI MBIEMRI 01 Murat RROKO 03 Ali RROKO PJESE 2 1 Nr EMRI MBIEMRI Et hem RROKO Razip RUKO PJESE 1 2

228 Ymer RUKO Birbil BESTROVA Myslym LAGJI Zeqir BILANI Mehmet GJIMARA Qamil GJIMARA Sefer BILANI Hasan SELMANI Xhevit SELMANI Jazo ISUFI Muhamet BELO Sadik ALIKAPO Novruz LULO Barjam MJALTI Qerim SHEHU Laze TEFA Musa BEGOTARE Brahim RAMOSAÇO Ismail RAMOSAÇO Selim RAMOSAÇO Zyber HODO Sali CEKODHIMA Ejet SINANI Nurkë SULEJMENI Balil BEGOTARE Abaz KOJANI Xhemal BEGOTARE Murat BEGOTARE Musa KOLUNÇI Halo LAGJI Jaup BEGOTARE Sadik BEGOTARE * Birbil MJALTI Halil LAMEBORSHI Alush MURATI Myftar RAMOSAÇO Selam RAMOSAÇO Nurçe REXHA Sinan VERA Dino LIMO Fejzi LAMEBORSHI Hasan PULO Hasan RUKO Muhamet LAGJI Adem BILANI Selam GJIMARA Hasan GJIMARA Ismail BILANI Murat BILANI Dino SELMANI Alem BEGOTARE Fejzo HAMITI Qëndro BEGOTARE Zenel HAMITI Dervish LULO Skëndo HODO Ali BRAHIMI Ahmet TEFA Mete TEFA Birçe RAMOSAÇO Arshi RAMOSAÇO Esat RAMOSAÇO Mehmet DANI Koçi CEKODHIMA Ferik KOÇI Abedin HAMITI Ahmet KOJANI Xhevdet LAGJI * Xhelo BEGOTARE Abaz BEGOTARE Sheme RUKO Hodo BEGOTARE Sali BEGOTARE Murat AZEMI Yzeir ARIZI Tahir LAMEBORSHI Birbil MUHO Hamit RAMOSAÇO Sadik NIKA Balil BARI Sulo BESTROVA Ashim MUSTAFA Habil LAMEBORSHI Shaqir RUKO

229 Dalan BESTROVA Sadihanë LAGJI Beqir MJALTI Beqir SKËNDO Ahmet ZHEGU Bush MJALTI Hasan LAGJI Jaho BEJTO * Sheme HODO Isa BEGOTARE Sherif HAVARI Pra sic shihet mbarimi i luftes e zuri fshatin me plot 99 shtepi, 12 familje te larguara e 13 familje te ardhura. Ndërsa ne vitet e para pas çlirimit e në vazhdimësi filloi, një ikje e ndjeshme nga fshati. Shumë persona tashmë të punësuar në punë shteti, tërhoqën edhe familjet atje ku punonin, shumë të tjerë pas përfundimit të shkollës brënda dhe jashtë vendit, nuk u kthyen më në fshat, duke u vërejtur kështu, afërsisht mbas 50 vjetësh një ulje e * Persona të vrarë ose të larguar gjatë luftës ose në prag të përfundimit të saj, që në fshat jetonin pjestarë të tjerë të familjes së tyre popullsisë në fshat. Psh. nga regjistrimi i vitit 1963 Radhima rezulton me 63 familje dhe 368 banorë Duhet theksuar këtu se formimi i Koop. Bujqësore, fillimisht nxiti largimin e ndjeshëm të familjeve nga fshati, ndërsa më vonë vit pas viti vërehet një rritje graduale e popullsisë. Kështu në prag të futjes së Radhimës në NB Rinia, në vitin 1973, sipas statistikave rezulton se: Në fshat banonin 71 familje radhimjote dhe 18 familje të ardhura nga fshatra të tjera, kurse anë e kënd Shqipërisë dhe jashtë Atdheut, banonin 132 familje radhimjote. Ja listat e kryefamiljarëve të fshatit në këtë vit: 1. Ahmet Beqir Zhegu 3. Sefer Hyso Bilani 5. Xhamal Sulejmën Begotaraj 7. Mehmet Ali Gjimara 9. Xhelo Novruz Begotaraj 11. Murat Novruz Begotaraj 13. Avdi Sefer Begotaraj 15. Fejzo Mane Hamiti 17. Kastriot Abaz Begotaraj 19. Sadik Sheme Ruko 21. Mustafa Halo Lagji 23. Hodo Ali Begotaraj 25. Jaup Ali Begotaraj 27. Velo Sefer Begotaraj 29. Sali Muhamet Begotaraj 31. Shaban Bush Mjalti 33. Birbil Karefil Mjalti 35. Mamudie Murat Lameborshi 2. Kanan Myftar Ramosaço 4. Novruz Lulo Novruzi 6. Shehqet Isa Begotaraj 8. Brahim Isa Begortaraj 10. Beqir Kajtaz Mjalti 12. Medi Seli Ramosaço 14. Malo Musa Begotaraj 16. Ali Rexhep Rroko 18. Dervish Lulo Novruzi 20. Brahim Sihat Ramosaço 22. Neim Jazo Isufi 24. Mete Jazo Isufi 26. Dudë Elmaz Gjimara 28. Sali Hysen Cekodhima 30. Aranit Jaup Cekodhima 32. Balil Sefer Begotaraj 34. Ahmet Hasko Kojani 36. Tare Hasko Kojani 229

230 37. Agim Dervish Novruzi 39. Kojan Abaz Kojani 41. Cane Myftar Ramosaço 43. Halo Myftar Ramosaço 45. Elmaz Sadik Alikapo 47. Lavdosh Sadik Alikapo 49. Festim Birbil Malti 51.Selim Skëndo Hodo 53. Ali Sulo Bestrova 55. Selam Ali Gjimara 57. Selman Dino Selmani 59. Ismail Sinan Bilani 61. Hasan Imet Selmani 63. Dino Selfo Selmani 65. Bejko Selfo Selmani 67. Rexhep Alem Begotaraj 69. Sabri Zeqir Bilani 71. Sheme Latif Hodoj 38. Hasan Selam Ruko 40. Murat Azem Rroko 42. Sali Shaqir Ruko 44. Banush Birbil Bestrova 46. Bagëze Xhezo Bestrova 48. Muhamet Balil Lagji 50. Adem Tartar Bilani 52. Ahmet Selam Gjimara 54. Jazo Isuf Jazoj 56. Isuf Jazo Jazoj 64. Ismail Sihat Ramosaço 60. Qerem Adem Bilani 62. Qëndro Novruz Begotaraj 64. Avdi Sadik Nikaj 66. Fejzi Sali Lameborshi 68. Habil Sali Lameborshi 70. Lefter Habil Lameborshi Kryefamiljarë të familjeve me banim në Radhimë, të ardhura nga vende të tjera: 1. Dino Birbil Limo 2. Ferik Hamit Koçi 3. Deli Shyto Koçi 4. Hamit Shyto Koçi 5. Murat Alush Hasani 6. Nurçe Adem Rexha 7. Sherif Hasan Havari 8. Beqir Jazo Gjondeda 9. Shate Beqir Gjondeda 10. Jazo Beqir Gjondeda 11. Luto Beqir Gjondeda 12. Ydai Beqir Gjondeda 13. Telha Qerim Shehu 14. Serjan Qerim Shehu 15. Ahmet Bejaz Hasani 16. Xhafer Meleq Mustafaj 17. Hashim Meleq Mustafaj 18. Shefqet Hashim Mustafaj - Vranisht - Brataj - Brataj - Brataj - Vranisht - Gumenicë - Dukat - Tërbaç - Tërbaç - Tërbaç - Tërbaç - Tërbaç - Dukat - Dukat - Çamëri - Çamëri - Çamëri - Çamëri Ja dhe kryefamiljarët nga Radhima me banim në vise të tjera të vendit dhe jashtë shtetit: 230

231 1. Et hem Mehmet Rroko 3. Shyqyri Azem Rroko 5. Ramo Hasko Kojani 7. Hysen Beqir Çako 9. Adem Mersin Roshi 11. Daut Sinan Bonjaku 13. Xhebro Sinan Vera 15. Jaho Veli Lagji 17. Zaçe Xhelo Begotaraj 19. Hasan Novruz Novruzi 21. Hamit Murat Hodo 23. Kadri Murat Hodo 25. Sinan Skëndo Hodo 27. Beqir Hysen Bari 29. Nuri Sali Bari 31. Birbil Balil Bari 33. Hysen Balil Bari 35. Gani Abaz Begotaraj 37. Beqir Shuaip Skëndo 39. Piro Beqir Skëndo 41. Gjençi Beqir Skëndo 43. Shuaip Beqir Skëndo 45. Zenel Hodo Hamiti 47. Abedin Memisha Hamiti 49. Maliq Musa Kolunçi 51. Hasan Selam Lagji 53. Ali Jaup Begotaraj 55. Syrja Birbil Mjalti 57. Muhamet Abaz Kojani 59. Mehmet Abaz Kojani 61. Gani Abaz Kojani 63. Prenjo Myftar Ramosaço 65. Sehit Myftar Ramosaço 67. Dasho Myftar Ramosaço 69. Veli Elmaz Alikapo 71. Besnik Balil Bari 73. Fitim Laze Tefa 75. Sazan Laze Tefa 77. Resul Musa Ramosaço 79. Rexhep Ali Rroko 81. Halim Ali Rroko 83. Kadri Ismail Ramosaço 2. Daut Sinan Bonjaku 4. Ali Mehmet Bonjaku 6. Arshi Sefer Bilani 8. Durim Ahmet Zhegu 10. Ferik Sulejmen Begotaraj 12. Nuro Sinan Vera 14. Xhemil Brahim Ramosaço 16. Qani Brahim Ramosaço 18. Bashkim Brahim Ramosaço 20. Bujar Brahim Ramosaço 22. Arshi Halil Ramosaço 24. Avdul Selim Ramosaço 26. Esat Mustafa Ramosaço 28. Isa Zyber Hodo 30. Zeqir Hasan Gjimara 32. Aleks Ejet Sinani 34. Dhimë Piko Sinani 36. Nelo Piko Sinani 38. Servet Mehmet Dani 40. Enver Mehmet Dani 42. Gjik Hysen Cekodhima 44. Duk Hysen Cekodhima 46. Koçi Jaup Cekodhima 48. Fatosh Jaup Cekodhima 50. Hasan Jaup Cekodhima 52. Sinan Mehmet Dani 54.Petrit Ymer Cekodhima 56. Fejzi Shyqyri Cekodhima 58. Shezai Shyqyri Cekodhima 60. Mynyr Shyqyri Cekodhima 62. Ali Shyqyri Cekodhima 64. Xhuvel Ymer Ruko 66. Memo Ymer Ruko 68. Razip Sefedin Ruko 70. Azbi Sefedin Ruko 72. Sinan Birbil Bestrova 74. Gani Birbil Bestrova 76. Veledin Birbil Bestrova 78. Meto Balil Lagji 80. Enver Balil Lagji 82. Izet Myslym Lagji 84. Lefter Myslym Lagji 231

232 85. Haxhi Ismail Ramosaço 87. Xhesmi Ismail Ramosaço 89. Birçe Veledin Ramosaço 91. Skënder Brahim Ramosaço 93. Ali Sinan Bilani 95. Cane Selam Gjimara 97. Filat Selam Gjimara 99. Kastriot Selam Gjimara 101. Latif Sheme Hodo 103. Mustafa Sheme Hodo 105. Jahja Hasan Pulo 107. Xhevit Azem Selmani 109. Sulejmën Imet Selmani 111. Hader Imet Selmani 113. Dalan Xhevit Selmani 115. Bexhet Xhevit Selmani 117. Avni Alem Begotaraj 119. Petref Fejzi Lameborshi 121. Lirim Fejzi Lameborshi 123. Xhafer Habil Lameborshi 125. Gani Habil Lameborshi 127. Elmaz Sadik Nika 129. Fadil Sadik Nika 131. Pajtim Ahmet Tefa 86. Brahim Tartar Bilani 88. Jazo Adem Bilani 90. Qazim Adem Bilani 92. Sheme Sulo Bilani 94. Gezim Ahmet Tefa 96. Lirim Ahmet Tefa 98. Vladimir Ahmet Tefa 100. Ahmet Selam Ramosaço 102. Ali Selam Ramosaço 104. Myslym Selam Ramosaço 106. Razip Selam Ramosaço 108. Musa Hamit Ramosaço 110. Sulejmën Hamit Ramosaço 112. Jazo Hamit Ramosaço 114. Barjam Veli Malti 116. Guri Isa Begotaraj 118. Premtim Hasan Gjimara 120. Haki Murat Rroko 122. Sulejmën Beqir Malti 124. Bardhyl Avdi Nika 126. Jahja Isa Begotaraj 128. Selman Halil Lameborshi (BRSS ) 130. Jaho Mehmet Bejto ( ANGLI ) 132. Sadik Ramo Begotaraj ( RFGJ ) Mbas futjes së Radhimës në Ndër. Bujqësore, në fshat vërehet një dyndje popullsie nga fshatra të tjera, pasi nevojat për krah pune sa më afër prodhimit ishin kërkesa të kohës si dhe tendenca e njerëzve për t u larguar nga kooperativat e për t u afruar në vende të begata si Radhima ishte e natyrshme... Ndërsa me vendosjen e demokracisë dhe lëvizjen e lirë të popullsisë pas vitit 1990 lëvizja demografike u bë e pafundme. Nga një e dhënë statistikore e përafërt, në vitin 1998 Radhima rezulton si qendër e banuar me 1109 banorë dhe 243 shtëpi. Tani kudo në Europë, Amerikë, Azi, etj ka radhimjotë. Shkojnë, vijnë; të tjerë po ikin, të tjerë po kthehen, por kudo që shkojnë përsëri këtu do të vijnë, për të hedhur themelet e QYTETIT RADHIME e dalë nga dalë të metropolit turistik VLORE-RADHIME-ORIKUM 232

233 LENDA * * * * * * * Perathënie...Faqe : 2 Pozita Gjeografike...Faqe : 5 Radhima në lashtësi...faqe : 6 Pushtimi i gjatë osman...faqe : 18 Radhima në prag të shpalljes së pavarësisë...faqe : 44 Lufta e I Botërore Gunat përmbi tela....faqe : , Radhimjotët të rreshtuar në krahun demokratik të kohës...faqe : 57 * Lufta e II Botërore, Radhima totalisht me lëvizjen antifashiste...faqe : 62 * Lavdi të përjetëshme bijve të rënë për Atdhe...Faqe : 71 * Mesazh për Brezat...Faqe : 78 * Në shenjë kujtimi...faqe : 100 * Periudha e socializmit, ndryshim themelor në marrdhëniet ekonomiko-shoqërore të fshatit...faqe : 106 * Otranto 97...Faqe : 114 * Banesa radhimjote...faqe : 117 * Radhimjotët arsimdashës...faqe : 122 * Objektet e kultit dhe besimi fetar...faqe : 126 * Tradita e të veshurit...faqe : 136 Veshja e grave...faqe : 136 Veshja e burrave...faqe : 139 * Krijimi i familjes...faqe :

234 * * * * * * * * * * * * * Fejesa...Faqe : 141 Përgatitja dhe bërja e dasmës...faqe : 142 Lindja dhe rritja e fëmijës...faqe : 149 Sëmundja dhe kurimi i saj...faqe : 152 Dergjia, lëngimi dhe vdekja...faqe : 154 Ceremonia e varrimit...faqe : 159 Përkujtimi dhe koha e zisë...faqe : 161 Pak fjalë për florën dhe faunën...faqe : 162 Tradita blegtorale...faqe : 164 Përpunimi i leshit...faqe : 168 Dy fjalë për argalinë...faqe : 169 Legjenda e gjeshtrës...faqe : 171 Tradita bujqësore...faqe : 173 Tregëtia, pjesë plotësuese e nevojave të radhimjotëve...faqe : 180 Kënga dhe sporti, bashkëudhëtarë në jetën radhimjote...faqe : 182 Tradita polifonike...faqe : 182 Lojrat popullore, sporti....faqe : 189 Zakone të tjera...faqe : 194 Dialekti ynë...faqe : 199 Emblema...Faqe : 202 Toponimia...Faqe : 203 Lëvizja demografike...faqe : 215 Lënda...Faqe :

235 Neki Lameborshi U lind në Virua Radhimë, më 01 Qershor 1955, vend ku ai kaloi fëmininë. Mbas përfundimit me vështirësi të shkollës 8-vjeçare, për vet kushtet e banimit larg fshatit, në vitin 1974 mbaron me rezultate të mira shkollën e mesme të përgjithshme Ali Demi Vlorë. Në vitin 1977 është diplomuar në Akademinë e Detarisë po në Vlorë dhe për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si oficer në Flotën Luftarake Detare Shqiptare. Prej vitit 1993 e në vazhdim ka punuar në anije të ndryshme transporti pasagjerësh dhe mallrash. Ka kryer privatisht kurse të ndryshme kualifikimi në kuadrin e IMOs. Mbas një pune shumë vjeçare prezantohet para lexuesve për herë të parë me një libër historiko artistik kushtuar vendlindjes. 235

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT Fakulteti i Shkencave Islame Shkup 2004. Boton: Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës: Dr. Ismail Bardhi Redaktor gjuhësor: Fatmire

Detaylı

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË ATA QË HISTORIA I KA BASHKUAR, ARKIVAT DUHET T I AFROJNË Anila POLAT Pyetje: Cila është rëndësia e Arkivave

Detaylı

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës Nga Prof. A. Miho, Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu,

Detaylı

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri (Culture Items in the Gokkusagi Turkish for Foreigners Coursebook Dilset Publishings) (Ceshtjet Kulturore në Metodën

Detaylı

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi Spartak Kadıu Tiran Üniversitesi Yabancı Diller Fakültesi, Türkoloji Bölümü Özet Bir toplumun başka toplumlar ile hiç bir ilişki kurmaksızın yaşaması

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 27 DHE 28

Detaylı

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre KDU 94 (=18). 084.1/.3 Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre Dr. Suat Zeyrek Abstrakt Me fillimin e dobësimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët filluan të

Detaylı

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit. allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HEROI I SHKRUAN

Detaylı

Letërsia shqiptare e Alamiados*

Letërsia shqiptare e Alamiados* KDU 821.18:28 Letërsia shqiptare e Alamiados* Hasan Kaleshi Përktheu: Abdullah Hamiti Njëra nga çështjet e rëndësishme në studimin e historisë së popujve të Ballkanit është çështja e islamizimit të disa

Detaylı

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli FAKSIMILET

Detaylı

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA TURKE (gjuha e huaj e

Detaylı

RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare

RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI ALIU

Detaylı

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu Historia e feve (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Titulli origjinal: Başlangıçtan Günümüze Dinler Tarihi Botoi: Logos-A, Shkup 2007 FETË E MESOPOTAMISË

Detaylı

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri KDU 811.18-26 Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë Mehdi Polisi 1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri ështe ndarë nga kjo jetë, megjithatë, emri i tij, falë punës

Detaylı

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE LËNDA: GJUHA TURKE (gjuha e huaj e

Detaylı

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu Historia e feve (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Titulli origjinal: Başlangıçtan Günümüze Dinler Tarihi Botoi: Logos-A, Shkup 2007 FETË GNOSTIKE Prof.

Detaylı

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH Përkthyes: Redaktor: Konsulent teologjik: Titulli origjinal: Ma. Ilir Rruga Edlira Boriçi, Roald A. Hysa Ma. Ilir Rruga

Detaylı

RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë

RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ROLI I MISIONEVE

Detaylı

LASGUSHI SI PLAGJIATOR?

LASGUSHI SI PLAGJIATOR? allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli SI U NDIKUA

Detaylı

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli Suplementi

Detaylı

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII * Dr. Qani Nesimi Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII * Në këtë shtet, krahas ushqimit të frengut (katolikëve), e preferojmë çallmën dhe shpatën e osmanit (Gennadios - lider shpirtëror në Bizant)

Detaylı

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të Dr. Qani NESIMI 1 Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të Gel, gel, ne olursan gel, Kafir, mecusi, putperest de olsan gel! Bizim dergahimiz umutsuzluk dergahi degildir, Yuzbin kere

Detaylı

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT 1 NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT YÖS është një provim ndërkombëtar për nxënësit e huaj, që dëshirojnë të studiojnë në universitetin OMÜ dhe përgjigjet e provimit mund t i përdorin

Detaylı

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S. Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S. Kreuzlingen, 2003 J a k u b Y s t y n PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S. (Titulli në origjinal: Muhammad the Prophet) Përkthyer më 1993 në Stamboll Nga anglishtja:

Detaylı

RILINDASI. Zëri i Shqipërisë, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit

RILINDASI. Zëri i Shqipërisë, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli KONSULLI AMERIKAN:

Detaylı

KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME NE FOTO: (Majtas) asgush Poradeci (djathtas) Pamje e Tiranës në vitet 30

KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME NE FOTO: (Majtas) asgush Poradeci (djathtas) Pamje e Tiranës në vitet 30 allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli KUDRET KOKOSHI

Detaylı

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: 26.06.1977 Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: 26.06.1977 Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës BİOGRAFİA Prof.Dr.İrfan Morina 1. Mbiemri: Morina 2. Emri: İrfan 3. Shtetësia: Kosovar 4. Data e Lindjes: 26.03.1955 5. Gjinia: M 6. Detajet kontaktuese: Email: irfan_morina@hotmail.com Tel: +37744119457

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T NGA SEANCA SOLEMNE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E VIZITËS SË KRYETARIT TË KUVENDIT

Detaylı

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz. ب س م ٱالله ٱلر ح م ن ٱلر ح یم Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz. Her şeyden evvel Ramazan ayınızın ilahi lütuflarla dolu olması duamızı yineliyoruz.

Detaylı

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ. 12-14 Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ. 12-14 Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ 12-14 Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA Ankara Üniversitesi Adli Bilimler Enstitüsü, Türkiye Mezunlar Derneği (TÜMED) ve Kosova Adli Bilimler Ajansının katkılarıyla

Detaylı

ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ

ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ ARNAVUTLUK NOTLARI Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkilerimiz belgesel film projesinin Arnavutluk çekimleri sırasında başladı. Arnavutluk Cumhuriyeti en çok çekindiğimiz

Detaylı

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM 1 2 BİLDİRİLERİ HAZIRLAYAN P Ë R G A T I T HIDIR YILDIRIM BİLDİRİLERİ Eğitim-Bir-Sen Yayınları : 71 Eğitim-Bir-Sen Adına Sahibi Ali YALÇIN / Genel Başkan Genel Yayın Yönetmeni Şükrü KOLUKISA / Genel Başkan

Detaylı

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34 Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı Bektaş Veli Araştırma Merkezi 1 Araştuma Dergisi Research Quarterly.. Sum~~~ 2QQ5/34 KOSOVA'DA BULUNAN ORYANTAL EL YAZMALARI DORESHKRIMET ORIENTALE NE E KOSOVE Çev:

Detaylı

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1 Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1 2 Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës Içindekiler.../ Përmbajtja Başlarken / Parthënie Ekonomi Haberleri / Lajme nga Ekonomia

Detaylı

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM HAZIRLAYAN P Ë R G A T I T HIDIR YILDIRIM BİLDİRİLERİ Eğitim-Bir-Sen Yayınları : 71 Eğitim-Bir-Sen Adına Sahibi Ali YALÇIN / Genel Başkan Genel Yayın Yönetmeni Şükrü KOLUKISA / Genel Başkan Yardımcısı

Detaylı

RILINDASI. Kryeredaktore: Admirina PEÇI IDENTITETI I ARVANITASVE. Shpellat e San Giorgio-s, pasuri e jashtëzakonshme

RILINDASI. Kryeredaktore: Admirina PEÇI IDENTITETI I ARVANITASVE. Shpellat e San Giorgio-s, pasuri e jashtëzakonshme NE ATHINE ME 1881 MBI 70 MIJE VETE FLISNIN VETEM GJUHEN SHQIPE Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Viti iti III - Nr:5 E diel,

Detaylı

Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15

Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15 Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15 Shenimet Per Shqiperine ARNAVUTLUK NOTLARI Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkilerimiz belgesel film projesinin Arnavutluk çekimleri sırasında

Detaylı

Ortodoksizmi te shqiptarët

Ortodoksizmi te shqiptarët 1 Qani NESIMI Ortodoksizmi te shqiptarët historia, besimi dhe dogmatika Tetovë-2005 2 Mr. Qani NESIMI Ortodoksizmi te shqiptarët historia, besimi dhe dogmatika Kryeredaktor: Dr. Metin IZETI Tetovë-2004

Detaylı

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI. HAMLETI NGA KAVAJA

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI.   HAMLETI NGA KAVAJA allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli GAZETA E ISH-BERLINIT

Detaylı

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli PIKEPAMJET

Detaylı

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE TË PËRDORURA Emri Mbiemri i doktorantit: Sadullah Yılmaz Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës Shkollës Doktorale

Detaylı

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli SHQIPTARET

Detaylı

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /3 1 Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /3 Yatırımlara Teşvik Öngörüsü Propozohen lehtësira për investime Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për

Detaylı

HACI BEKTAŞ VELİ. Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16

HACI BEKTAŞ VELİ. Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16 HACI BEKTAŞ VELİ Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16 Doreshkrimet osmane te AQSH, deshmi me vlere per historine e Arkivi Qendror i Shtetit ruan ne fondet e tij pasuri te rcndesish me dokumentare per jeten

Detaylı

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari Përkrahur nga: Zbatuar nga: Udhëheqës projekti: Konsulentë: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike Bari Zenelaj Arben Shala Erkan Vardari 1 Republika e Kosovës

Detaylı

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Oda Bülteni Buletini i Odës Eylül Ekim / Shtator -Tetor 2013 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Eylül Ekim / Shtator Tetor 2013 Sayı / Numri 3 LİMAK tarafından Aeroports de Lyon ortaklığında Uluslar arası Adem

Detaylı

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82) RtrPUELrKA r s$qlp&fileg MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT IKOLLA tnn NE MATURA shtetiinone PROGRAMET ORIENTUESE (Provim me zgiedhje) LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82) Koordinator: LUDMILLA STEFANI, VIOLA

Detaylı

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH- allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI PUSHTIMET

Detaylı

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT Mr. Rejhan Neziri IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT Farabiu (Ebu Nasr Muhammed b. Muhammed b. Tarhan b. Uzluk) i lindur në krahinën Farab të Turkistanit më 870 dhe i vdekur në Damask rreth vitit 950, ka

Detaylı

REBELI DOM NDRE MJEDA

REBELI DOM NDRE MJEDA allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli NJE PROFIL

Detaylı

Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha

Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI LETRAT

Detaylı

RILINDASI. Shën Pali Shqiptar, aty ku lindin banxhurnat

RILINDASI. Shën Pali Shqiptar, aty ku lindin banxhurnat allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ZBULONI PESE

Detaylı

RILINDASI. Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi. Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi

RILINDASI. Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi. Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ZBULOHET DOKUMENTI

Detaylı

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT EDITORIALI PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT Dija është elementi kryesor, e cila e dallon njeriun prej krijesave të tjera. Njeriu lind injorant, mirëpo me kalimin e kohës mëson dhe e largon nga vetja këtë ves.

Detaylı

Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri

Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri 100 vjet pavaresi Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 www.rrugaearberit.com gazetë e pavarur. nr. 8 (). Gusht 2012. Çmimi: 50 lekë. 20 denarë. 1.5 Euro. opinion Eksperimenti

Detaylı

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI MARREVESHJET

Detaylı

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI Dr. Musa Musai PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI Hyrje: Ky punim është një rezyme e temës së magjistraturës të punuar në vitin 1998 në Universitetin e Marmarasë,

Detaylı

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.37 2 prill 2009 P Ë R M B A J T J A Faqe Ligj nr.10 092 datë 9.3.2009 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë

Detaylı

P R O C E S V E R B A L

P R O C E S V E R B A L P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja III e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 26.02.2014, duke filluar në orën 10,15 në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në mbledhje ishin të pranishëm 38 anëtarë,

Detaylı

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli RRAPORTI 6

Detaylı

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE 1 ULUSLARARASI DİL VE EDEBİYAT ÇALIŞMALARI KONFERANSI Türk ve Arnavut Kültüründe Ortak Yönler 25-26 Mayıs 2012 KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS DHE E LETËRSİSË Aspektet e Përbashkëta në Kulturën Turke

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 28 KORRIK 2011 SA PLENARNE

Detaylı

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën: NJOFTIM I KANDIDATËVE NGA PËRZGJEDHJA E NGUSHTË PËR TESTIMIN ME SHKRIM OBAVEŠTENJE KANDIDATA KOJI SU UŠLI U UŽI IZBOR ZA PISMENO TESTIRANJE YAZILI TEST İÇİN KISA LİSTEYE SEÇİLEN ADLAYLARLA İLGİLİ BİLDİRİ

Detaylı

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN Tetovë, 2001 Lektor: Mr. Elez Ismaili Shtypi: Shtypshkronja ÇABEJ Tetovë 3 Veprat e bëjnë të pavdekshëm njeriun Libri i kushtohet rahmetli Nazmi Gamgamit 5 PARATHËNIE Tarikati

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 3, 4 DHE 11 TETOR 2012

Detaylı

LIRIA SIPAS ISUF LUZAJT

LIRIA SIPAS ISUF LUZAJT allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli BOTOHEN PER

Detaylı

RILINDASI. Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e Princit të Asturias. Vargjet e fundit të Panos...

RILINDASI. Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e Princit të Asturias. Vargjet e fundit të Panos... allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli FUSHATA KUNDER

Detaylı

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Oda Bülteni Buletini i Odës Ocak Şubat / Janar -Shkurt 2014 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Ocak Şubat / Janar Shkurt 2014 Sayı / Numri 4 İbrahim Rugova Ulusal Otoyolu Açıldı U Përurua Autostrada e Kombit

Detaylı

RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani

RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli SA KOHË NJERËZIT

Detaylı

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi Arnavutluk ta Yaşamış Bir Türkolog: Tahir Dizdari Yrd. Doç. Dr. Adem Balaban Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Üyesi MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi

Detaylı

P R O C E S V E R B A L

P R O C E S V E R B A L P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 24. 05. 2016, duke filluar prej orës 14.10 minuta në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në mbledhje ishin

Detaylı

S'KA ROMAN PËR KOMUNIZMIN!

S'KA ROMAN PËR KOMUNIZMIN! allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli KONGRESI I

Detaylı

Psikologjia e Religjionit

Psikologjia e Religjionit Dr. Musa Musai Psikologjia e Religjionit 1. Feja dhe Psikologjia Për të sqaruar lidhshmërinë mes fesë dhe psikologjisë, pikësëpari duhet bërë përkufizimin e fesë. Feja si term i ndërlikuar në gjuhën arabe

Detaylı

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë: NJOFTIM I KANDIDATËVE NGA PËRZGJEDHJA E NGUSHTË PËR TESTIMIN ME SHKRIM OBAVEŠTENJE KANDIDATA KOJI SU UŠLI U UŽI IZBOR ZA PISMENO TESTIRANJE YAZILI TEST İÇİN KISA LİSTEYE SEÇİLEN ADLAYLARLA İLGİLİ BİLDİRİ

Detaylı

KALLIRI. Çfarë kam Dhe imja është S është e vërtetë. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmidokuzuncu sayısı ile merhaba diyoruz.

KALLIRI. Çfarë kam Dhe imja është S është e vërtetë. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmidokuzuncu sayısı ile merhaba diyoruz. ب س م ٱالله ٱلر ح م ن ٱلر ح یم Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmidokuzuncu sayısı ile merhaba diyoruz. Bültenimize Kur anı Kerim in Arnavutça meali ile başlıyoruz. Meal Bakara Suresinin

Detaylı

Siguria juaj në spital

Siguria juaj në spital Evitimi i gabimeve ndihmoni edhe ju! Siguria juaj në spital Impresum Botuesi Fondacioni për siguri pacientësh Asylstrasse 77 CH-8032 Zürich Telefon 043 244 14 80 info@patientensicherheit.ch www.patientensicherheit.ch

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 23 PRILL 2014 (Ora 10:00)

Detaylı

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP Gusht/Ağustos/Aвгуст 2015 L E X O Viti XXII / NR. 36 Yıl XXI / Sayı 36 Год. XXI / бр. 36 Çmimi 50 den Fiat 50 den Цена 50 ден REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU

Detaylı

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949 allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ÇFARË FOLËN

Detaylı

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu Historia e feve (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi Titulli origjinal: Başlangıçtan Günümüze Dinler Tarihi Botoi: Logos-A, Shkup 2007 FEJA TRADICIONALE

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 30 QERSHOR DHE 4 KORRIK

Detaylı

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli NE SHQIPERINE

Detaylı

ZOTI ĖSHTĖ NJĖ. Mexhid YVEJSI, Gjakovė. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmisekizinci sayısı ile merhaba diyoruz.

ZOTI ĖSHTĖ NJĖ. Mexhid YVEJSI, Gjakovė. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmisekizinci sayısı ile merhaba diyoruz. ب س م ٱالله ٱلر ح م ن ٱلر ح یم Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmisekizinci sayısı ile merhaba diyoruz. ZOTI ĖSHTĖ NJĖ Bültenimize Kur anı Kerim in Arnavutça meali ile başlıyoruz. Meal

Detaylı

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Oda Bülteni Buletini i Odës Mart - Nisan Mars - Prill 2013 1 ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS Mart - Nisan / Mars - Prill 2013 Funksionimi i Zhvillimit Ekonomik në 5 vjetorin e Pavarësisësë Kosovës 10 Shtetet

Detaylı

NAİM BEY FRAŞERİ NİN BEKTAŞİLİĞİ VE DÜŞÜNCESİ. The Bektashim Of Naim Bey Fraşeri And His Philosophy. Metin İzeti 1

NAİM BEY FRAŞERİ NİN BEKTAŞİLİĞİ VE DÜŞÜNCESİ. The Bektashim Of Naim Bey Fraşeri And His Philosophy. Metin İzeti 1 Türk Kültürü ve Hacı Bektaş Veli Araştırma Dergisi NAİM BEY FRAŞERİ NİN BEKTAŞİLİĞİ VE DÜŞÜNCESİ The Bektashim Of Naim Bey Fraşeri And His Philosophy Metin İzeti 1 ÖZET 1826 yılından başlayarak Arnavutluk

Detaylı

ALEKSANDER MOISIU. Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit

ALEKSANDER MOISIU. Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli PERBALLJA

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 7 QERSHOR 2012 SA PLENARNE

Detaylı

PUSHTIMI I SHQIPERISE

PUSHTIMI I SHQIPERISE allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ARRESTIMI

Detaylı

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT ALRINAST 2.5mg/5ml Shurup Për përdorim nga goja Principi aktiv: 0.5 mg desloratadine për 1 ml Eksipientë: Sukrozë, glikol propilene, sorbitol (70%), benzoat natriumi,

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 16 QERSHOR 2011 SA PLENARNE

Detaylı

100 VJET, LUFTA. Pleqtë e Shijakut rrëfejnë rrethimin HISTORI RILINDASI PËRVJETORI NGJARJA

100 VJET, LUFTA. Pleqtë e Shijakut rrëfejnë rrethimin HISTORI RILINDASI PËRVJETORI NGJARJA allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli KUJTIMET.

Detaylı

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP Prill/Nisan/Aприл 2016 L E X O Viti XXII / NR. 37 Yıl XXII / Sayı 37 Год. XXII / бр. 37 Çmimi 50 den Fiat 50 den Цена 50 ден REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU

Detaylı

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmialtıncı sayısı ile merhaba diyoruz.

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmialtıncı sayısı ile merhaba diyoruz. ب س م ٱالله ٱلر ح م ن ٱلر ح یم Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmialtıncı sayısı ile merhaba diyoruz. Geçtigimiz hafta sonu İHH tarafından organize edilen Balkan Sempozyumu vesilesiyle

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 16, 22 DHE 23 KORRIK

Detaylı

Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 1

Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 1 Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 1 2 Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 Oda Bülteni Buletini i Odës Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 3 4 Yıl -Viti /Sayı Numri:2014

Detaylı

Nga Profeti i Mëshirës. Frymëra ëshironjëse DHE MREKULLIA KUR ANORE. Osman Nuri TOPBASH. Përkthyes: MITHAT HOXHA

Nga Profeti i Mëshirës. Frymëra ëshironjëse DHE MREKULLIA KUR ANORE. Osman Nuri TOPBASH. Përkthyes: MITHAT HOXHA STAMBOLL, 2008 Nga Profeti i Mëshirës Frymëra ëshironjëse M DHE MREKULLIA KUR ANORE Osman Nuri TOPBASH Përkthyes: MITHAT HOXHA Titulli i origjinalit turqisht: Rahmet Peygamberi nden RAHMET ESİNTİLERİ

Detaylı

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË Dr. Musa Musai PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË Para se të bëjmë një qasje rreth temës së caktuar, pikë së pari do të kisha dashur që ta përcaktoj termin rini ose adoleshencë.

Detaylı

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T NGA SEANCA PLENARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, TË MBAJTUR MË 16 PRILL 2009 SA PLENARNE

Detaylı

Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)

Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët) 1 MBUROJA.net Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët) [Nakshibenditë, Sulejmanxhitë, Nurxhitë] Përgatiti: Ebu Unejs Kontrolloi [redaktura fetare]:lulzim Perçuku Prizren, 1428h/2007 PËRMBAJTJA: Parathënie

Detaylı

Interpretimi i këngës Neji të Mevlana Xhelaluddin Rumi. Fjalët kyçe: Mevlana Xhelaluddin Rumi, Mesnevia, neji, dashuria

Interpretimi i këngës Neji të Mevlana Xhelaluddin Rumi. Fjalët kyçe: Mevlana Xhelaluddin Rumi, Mesnevia, neji, dashuria Interpretimi i këngës Neji të Mevlana Xhelaluddin Rumi Prof. dr. Abdullah Hamiti & Urata Agagjyshi Në këtë punim do të përqëndrohemi në interpretimin e shkurtë të tetëmbëdhjetë bejteve të para të Mesnevisë

Detaylı