P R O C E S V E R B A L

Benzer belgeler
P R O C E S V E R B A L

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

RRJETI I GRUPEVE TË GRAVE TË KOSOVËS Shoqata e femrave me aftësi të kufizuara FEMRAT PËR FEMRAT

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Siguria juaj në spital

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

(1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK)

MODELI TURK I SISTEMIT PRESIDENCIAL RISITË, VEÇORITË DALLUESE DHE SFIDAT E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2017 NË REPUBLIKËN E TURQISË

KORAB SEJDIU për kryetar të Prishtinës. Programi zgjedhor

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

Psikologjia e Religjionit

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

Mbi 500 zyrtarë në sitën e SPAK, amerikanët rihapin dosjet e mbyllura nga Llalla, ja zyrtarët që do hetohen të parët

Institucioni: QKMF Konkursi:12/2 Institucija: GCPM Konkurs:12/2 Enstitü: AHKM Konkur: 12/2

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

Misioni i BKT-së është t u sigurojë qytetarëve qetësi, komoditet dhe përsosmëri në sistemin bankar.

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës

Letërsia shqiptare e Alamiados*

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

T.C. Resmî Gazete. Kuruluş Tarihi : ( 7 Teşrinievvel 1336 ) 7 Ekim Aralık 1988 PAZARTESİ. Milletlerarası Andlaşma

RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë

Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus...

Raporti Vjetor i Punës Viti 2013

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI. HAMLETI NGA KAVAJA

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

RAPORTI VJETOR 2014 DHE SYNIMET KRYESORE TË PUNËS PËR VITIN

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15

RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949

RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën

REBELI DOM NDRE MJEDA

Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri

Përvojë pune KOMPETENCË. Punë vullnetare pa pagesë

Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE

Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT

Plani i Veprimit për Barazi Gjinore

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve

5th International Vocational Schools Symposium Prizren May 2016

Transkript:

P R O C E S V E R B A L Nga mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, mbajtur më 24. 05. 2016, duke filluar prej orës 14.10 minuta në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në mbledhje ishin të pranishëm 40 anëtarë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, OSBE-ja, Zyra e EULEX-it, KFOR-it dhe përfaqësues të mediumeve. Mbledhjen e Jashtëzakonshme e hapi dhe e kryesoi kryesuesi i KK-së të Prizrenit, z. Kujtim Gashi, i cila theksoi kjo seancë është thirrës e jashtëzakonshme është thirrës nga kryetari i Komunës, pas qarkores që ka sjellë Ministria e Financave për rishikimin e buxhetit, ku data e fundit, data 25 maj. Gjithashtu e kemi një kërkesë të Hidroregjionit dhe me propozim të kryetarit. Për dhënien në shfrytëzim të pronës për ndërtimin e Impiantit, për të cilën do të diskutojmë dhe ta shqyrtojmë. Kërkoi nga Drejtoria e Financave të bëjë prezantimin. Mybera Mustafa: Theksoi se ne jemi pajtuar në mbledhjen e kaluar, që do të kemi një mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, sepse ka qenë shkresa prej Ministrisë për Ekonomi dhe Financa që ne të bëjmë rishikimin e buxhetit në këtë afat. Mirëpo, pika e dytë, e cila na është dërguar në material, ne nuk jemi pajtuar që kjo të jetë në rend ditë. Kjo është mbledhje e jashtëzakonshme dhe shkon me një pikë. Në bazë të rregulloreve dhe ligjeve, vetëm pikat urgjente hynë, pasi që të kalojnë prej KPF-së. Kështu që ne mendojmë që pika e dytë sot mos të shqyrtohet. Kryesuesi: Theksoi se sa i përket rendit të ditës, këtë mbledhje nuk e kemi thirr ne, dhe nuk është e thirrur në procedurë të rregullt. Mbledhja është thirrur prej kryetarit të komunës, si mbledhje e jashtëzakonshme. Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i Komunës dhe Udhëzimi Administrativ e përcaktojnë mënyrën e thirrjes së mbledhjeve dhe në rastin konkret kemi të bëjmë me një mbledhje të jashtëzakonshme, ku rendi i ditës përcaktohet nga thirrësi i mbledhjes. Në këtë rast kryetari i komunës e ka përcaktuar rendin e ditës. Po ashtu ju informoj se rendi i ditës nuk ndryshohet në mbledhje të jashtëzakonshme, as nuk mund të hiqet nga 1

rendi i ditës asnjë pikë. Megjithatë rendi i ditës, ju e dini që as nuk votohet në mbledhje të jashtëzakonshme, por është i përcaktuar nga thirrësi i mbledhjes. Ka raste kur edhe 1/3 e anëtarëve të Kuvendit e thërrasin. Por nuk ndryshohet rendi i ditës, sepse është nën mandatin e thirrësit. Prandaj do ti shqyrtojmë pikat ashtu siç janë thirr. Haziz Hodaj: Theksoi se kjo është mbledhje e jashtëzakonshme dhe nuk duhet të jenë dy pika të rendit të ditës. Mbledhja e jashtëzakonshme thirren me një pikë të rendit të ditës dhe atëherë kur është urgjente. Nëse e konsideroni ju që është urgjente, dhënia në shfrytëzim e impiantit tani Hidroregjionit, pa e analizuar dhe pa kaluar nëpër KPF-ca. Unë nuk besoj që kjo është aq urgjente pa kalua në KPF-ca, aq më tepër, kur bëhet fjalë për pronën e që është një çështje komplekse, dhënia në shfrytëzim e pronave. Kryesuesi: Sqaroi se neni 44 takimet e jashtëzakonshme, pika 44 dhe pika 3. Pikat e caktuara në rendin e ditës, për mbledhjen e jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen gjatë mbledhjes. Andaj, unë nuk mund të luftoi me ligjin. Alush Shala: Theksoi se opozita nuk e kundërshton si veprim, por kërkuan të din pse e kanë pru si pikë në mbledhjes në jashtëzakonshme. Kur ka pas mundësi edhe para një javë, sepse ky proces ka filluar me vite. Ka mund të ndodhë edhe në mbledhjen e sapo kaluar, apo edhe mu thirr edhe një mbledhje e jashtëzakonshme. Kryesuesi: Theksoi se sa i përket rendit të ditë e sqarova edhe më herët. Hasan Hasani: Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se nuk bëhet kiameti me pikën e rendit të ditës. Ne pasi që kemi bërë një punë të madhe bashkërisht edhe Kuvendi edhe ekzekutivi dhe ju e dini se përfundimi i punimeve në qytet përfundojnë me 30 maj. Sipas asaj që jemi marrë vesh më datë 07.03.2016, ku do të kthehet rruga në gjendjen e njëjtë dhe një punë ngel për muajin tetor, nëntor mu krye nga komuna deri te Rezidenca. Theksoi se ne kemi një marrëveshje tri paleshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, KFV-ea, Komuna e Prizrenit. Andaj, ne duhet ti krijojmë kushte KFV-së, bankës gjermane, që ti vazhdon punimet menjëherë. Në impiantin ku ne kemi siguruar, e kemi ekzekutuar bartjen e pronave dhe ato prona janë në emër të komunës. Ata 2

munden me marr penalti, komuna e Prizrenit jo, po Qeveria e Kosovës, në qoftë se vonohemi edhe për një javë. Ne duhet të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme nesër për këtë pikë. Kjo është e jashtëzakonshme në kuptimin kohor. Nuk ka të keqe sot të votohet një vendim që ti jepet në shfrytëzim Hidroregjionit, kompanisë publike, e cila është edhe organ mbikëqyrës i krejt punimeve së bashku me Qeverinë e Berlinit. Prandaj kanë kërkuar donatori dhe Hidroregjioni, që menjëherë të fillojmë, është procedurë. Sot merret vendimi dhe duhet të bëhet i plotfuqishëm brenda dhjetë dite. Ky vendim që e votoni ju, sot i ndihmon shumë procesit, sepse me datën 30 përfundon kjo dhe duhet të shkon në fusha, të punohet në ndërtimin e impiantit. Prandaj edhe njëherë po ju lus, kjo pikë është aq e rëndësishme sa edhe rishikimi i buxhetit. Më qëllimin më të mirë dola këtu, jo për t ju kundërshtuar, por të keni mirëkuptim. Nuk mund ky Kuvend ta anashkalon apo ta ve në dilemë ti jepet në shfrytëzim të përkohshëm. Ajo është pronë e komunës, i jepet një kompanie publike profesionale e cila ka me menaxhua impiantin. Kryesuesi: Kërkoi nga Zenel Ahmetaj të jap sqarime, pastaj e hapim debatin. Zenal Ahmetaj: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se më datën 17.05.2016, i kemi marrë instruksionet nga Ministria e Financave lidhur me rishikimin e buxhetit, që është proces realisht çdo vit. Ky afat që deri më datën 25 d.m.th. nesër, në Prishtinë duhet ta dorëzojmë me ndryshimet e mundshme, të cilat mund të ndodhin me rishikimet e këtij buxheti. Prandaj, duke u bazuar në instruksionin që kemi marrë nga Ministria e Financave, na u është udhëzuar të bëjmë diferencat apo mungesat që kanë ndodhur nëpër projekte të caktuara. Pastaj nëpër kategori ekonomike, sidomos në kategorinë e pagave, nëse ka minuse, për ti mbuluar nga kategoria tjetër që është në plus. Kështu në përgjithësi ne i identifikuam disa kategori, të cilat kanë pas nevojë të ndërhymë dhe të bëhen ndryshime apo rialokime gjatë kësaj kohe. Në propozim-vendim, në pjesën e parë ne kemi identifikuar në dy, tri drejtori që kanë minus të vogël në kategorinë e pagave. Andaj ato minuse i kemi mbuluar nga programi i asamblesë komunale në vlerë prej 1.650,00 dhe kjo shumë është shpërnda në tri drejtori. Shuma prej 250,00, do të shkoj në infrastrukturën rrugore, apo në kudër të Shërbimeve Publike, pastaj në zyrën komunale për Komunitete në shumë prej 400,00. Në programin Kadastër dhe Gjeodezi 400,00. Në Administratën e Arsimit në vlerë prej 600,00. Këto mjete do të mbulohen nga zyra e Kuvendit komunal, pasi e kemi një diferencë, një plus të mjeteve deri në fund të vitit. Në projektet kapitale, ne kemi identifikuar pothuajse në shumicën e programeve dhe duke u bazuar në kategoritë ekonomike, në burimin e tyre. Burimin nga grandi dhe nga të hyrat. Aty ku ka mbetje janë transferuar apo janë rialokuar në projektet tjera të cilat ka pas 3

minus të mjeteve, në mënyrë për ti mbuluar diferencat e kontratave. Kjo në pika të shkurta rreth asaj se si ka shkuar procedura, ku kemi intervenuar. Ka pasur shumë projekte në kuadër të programeve të rritjes së vlerës së projekteve. Diku ku është paraparë që nuk është projekt urgjent është anuluar dhe janë zvogëluar vlerat e mjeteve, aty ku nuk ka pas nevojë. Diferencat në rritje, apo minuset në bazë të projekteve, jam i bindur që çdo drejtorë, janë sot prezent dhe eventualisht nëse kërkohet nga ju të ju sqarojnë në lidhje me këto ndërhyrje në rialokim apo në transferim të mjeteve. Nëse ka nevojë ndonjë sqarim, në lidhje me tabelat apo diçka tjetër, jam në dispozicion. Mybera Mustafa: Theksoi se rishikimi dhe ridefinimi i buxhetit, e dimë që është kategori ligjore dhe se ka ardhur shkresa prej Ministrisë. Përkundër asaj që kemi pas një kohë të shkurtër ta analizojmë, mirëpo përqindje nuk kam mundur ti nxjerrë. Që të thuhet kaq po rishikohen prej këtij pozicioni, kaq mjete në total po bartën. Nuk ka pas kësi përshkrimi. Këto janë përmbledhje të një raporti dhe të një rishikimi. Këto tabela që na u kanë ofruar neve, këto janë të dhëna që çdo drejtori i ka. Mirëpo, kur të na propozohet ndryshimi, duhet të na prezantohen përqindjet, sa janë rishikua, a ka pas ndryshime prej pozicioni në pozicion, prej kapitales në kapitale. Po ashtu sa ka qenë përqindja dhe sa ka qenë vlera. Nga ana tjetër rishikimi i buxhetit bëhet vetëm në qoftë se vlera e kontratës nuk ka qenë ajo që është parapa. Ndoshta për arsye të ndryshme, ndonjë projekt del shumë emergjent, dhe hiqet ndonjë projekt që s është aq i rëndësishëm. Mirëpo, para neve e kemi pa rastin që shumë projekte që janë planifikua disa janë hekë krejt. P.sh. në Administratë, ka 25.000,00, dy herë. Njëra është për ngritje të kapaciteteve të resurseve njerëzore, tjetra është për trajnim të stafit, janë hekë krejt. Nga ana tjetër, automjetet është shtuar, më tepër se gjysma e asaj që është planifikuar. Me plan të tenderit mundet një përqindje 30, e jo 100% të rritët shuma e tenderit. Janë disa pozicione nëpër disa drejtori që ne ju kemi dhënë prioritet gjatë planifikimit të buxhetit p.sh. në turizëm. Na kemi thënë që buxheti i turizmit ka qenë tepër i madh, sivjet duhet me u rrit. Sivjet shumë pozicioneve ju kanë hekë krejt p.sh. zejet e vjetra, që gjithë thirremi në atë pozitë e opozitë që duhet me i afirmua për Prizrenin tradicional 25.000,00, është hekë fare. Nga aspekti tjetër, te mirëqenia sociale, kemi zvogëlim të disa pozicioneve. Kështu që krejt këto neve na bëjnë me thënë që ky planifikim i buxhetit dhe ky raport që na është ofruar për ridifinim të buxhetit, nuk është aspak profesional dhe na lënë kuptua që nuk mundemi me votua. Faleminderit. 4

Arbër Rexhaj: Theksoi se analizën e rishikimit të buxhetit, do ta bëjnë kuvendarët e LVV-je. Ndërsa ngriti një çështje që ka të bëjë në lidhje me shembjen e dheut në fshatin Korishë. Në pjesën e sipërme të fshatit Korishë të komunës së Prizrenit ka disa vite që është problematike shembja e dheut. Andaj, kërkoi përkrahjen të opozitës dhe të pozitës, sepse ka të bëjë me rrezikimin e jetës së njerëzve, ku aty mund të ndodhë një restelicë e dytë. Pas takimit më drejtorin e Shërbimeve Publike z. Hasan Hasani, pres që edhe ai ta thotë ndonjë fjalë në lidhje me këtë rast. Nga ju në këtë rishikim do të kërkoja një projeksion buxhetor, sepse aty duhet të ndërhyhet sa më shpejtë, sepse brenda një nate, një ditë krejt të zakonshëm mund të ketë shembje të dheut, ku mund të ketë edhe viktima. Po ashtu, qytetarët e fshatit Korishë, kanë nis një peticion, me ç rast do ti drejtohen edhe organeve relevante që do të kërkojnë ndërhyrje të shpejt. Mendoj që Drejtoria e Emergjencave sigurisht që edhe ai besoj mbi bazën morale do duhej të fliste këtu. Është mirë që ta evakuoj sa më shpejt atë pjesë, që edhe punohet më lehtë. Pak më parë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, më tregoj që në vitin 2016 komuna ka qenë atje. Po megjithatë, është mirë që kjo çështje, të problematizohet në kuptimin pozitiv, që të gjinden mjete edhe të ndërhyhet sa më shpejt. Ndërsa në anën tjetër dheu ka prishur pjesërisht edhe disa shtëpi dhe mendoj që do ti prish së shpejti edhe dy lagje dhe nuk do të mbetet me aq. Përpos dy lagjeve, dëmtimi do të jetë deri në gjysmë të fshatit. Prandaj do të kërkoja nga të gjithë ju, që ta mbështesni këtë propozim timin dhe të futet një projeksion buxhetor i cili parasheh intervenimin sa më shpejt të mundshëm, në ato shtëpi dhe në ato lagje të fshatit Korishë, të disa lagjeve të mësipërme. Faleminderit. Gzim Duraj: Theksoi se për këtë pikë të rendit të ditës, edhe pse ka qenë një kohë mjaft e shkurtër për ti shikuar ndryshimet që janë bërë në buxhet, mendoj që është bërë një punë e mirë nga ana e ekzekutivit. Ka bartje të mjeteve nga projektet të cilat ka pas mjete më shumë se sa kanë qenë të nevojshme, e disa raste kur janë hekë mjetet që kanë qenë më pak prioritare, për banorët e komunës sonë dhe janë fut në projekte që kanë qenë më prioritet. Pa deshtë të ndalëm ne secilën drejtori, pasi që zyrtari i Drejtorisë së Financave i dha sqarimin, sidomos Drejtorinë e Arsimit, që ne si Kuvend vazhdimisht kemi pas vërejtje, qoftë nga opozita, por nga pozita. Ka pas ngecje në përfundimin e disa shkollave dhe me këtë rishikim janë parapa mjete të nevojshme, që atyre dhjetëra shkollave që i ka ndërtuar komuna e Prizrenit me buxhetin vetanak, ti shtohen këtë vit edhe disa të tjera. Shpresoj që në shtator edhe disa shkolla do të jenë të gatshme për nxënësit që t i krijojmë kushte më të volitshme në procesin mësimor. Po ashtu një vërejtje për Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku nga një vijë buxhetore që ka qenë bashkëfinancim me donator dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit 5

Rural, janë hekë një shumë e mjeteve prej 30.000,00, dhe janë bartë në një vijë buxhetore kur parasheh ndarjen e disa multi kultivatorëve, dhe disa pajisje shtesë, për makina të vogla që përdorën në bujqësi. Mendoj që ka qenë e nevojshme që ajo vijë buxhetore të mos preket, për shkak se unë personalisht nga ajo drejtori kam një projekt që mendoj që është shumë më rëndësi për banorët e komunës tonë. Një projekt për ujitje të sipërfaqeve tokësore, ku përfshihen katër fshatra të komunës tonë, siç është Pirana, Krajki, Landovica edhe fshati Tupec i cili projekt, jam shumë i sigurt që në qoftë se ne arrimë si komunë ta sigurojmë 20% e totalit të përgjithshëm të atij projekti. Është një projekt mjaft kapital dhe mjaft i rëndësishëm, për zhvillimin e bujqësisë në fshatrat e komunës tonë ku ka vlerën përafërsisht diku 400.000,00 dhe është në interes të qytetarëve, që 80% të këtij projekti financimin do ta bënë Ministria e Bujqësisë edhe Zhvillimit Rural. Në qoftë se shikohen tash këto mjete, se prej kujt janë bartë, ku kanë shkuar. Drejtori i kësaj Drejtorie e dinë mirë se nga ato mjete përfitojnë më së shumti gjashtë fermerë, pasi që dihet çmimi i një multi kultivatori sa kushton. Prandaj kisha kërkua në qoftë se është e mundshme, që kjo vijë buxhetore, të kthehet aty ku ka qenë, ose të planifikohet që më vonë, me një kërkesë të këtij Kuvendit ti siguroj edhe mjete. Sepse shumë shpejt Ministri i Bujqësisë do ti informon të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, që të konkurrojnë në projekte të përbashkëta. Andaj ky projekt besoj që është shumë i sigurt që do të fiton, sepse është projekt modern i tipit të mbyllur që komunat tjera nuk e kanë fatin me pas kësi sistemi të ujitjes, sikur që e kemi ne me Radoniçin. Shpresoj që grupi parlamentar i PDK-së, edhe partnerët e koalicionit do ta votojnë këtë rishikim të buxhetit. Faleminderit. Bujar Nerjovaj: Theksoi se duke e ditë rëndësinë e rishikimit të buxhetit, edhe si kategori ligjore paraprakisht po them se do ta votojmë këtë rishikim të buxhetit. Duke qenë gjithmonë koshient që drejtorët kanë bërë lëvizjet e pozicioneve të tyre brenda atyre kategorive ligjore të lejueshme, dhe të cilat mund të bartën pa problem dhe në interes të gjitha projekteve në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Në emër të grupit kemi një sugjerim për Drejtorinë e Bujqësisë, që mendoj edhe duhet të hyj, dhe e ka vendin. Që të gjitha grandet qeveritare që vinë në emër të projekteve të vogla, që janë në komunë tonë të Prizrenit të jenë me participim 20%, sepse në bazë të asaj që kemi analizua është që edhe fermat edhe lopët edhe gjitha ato projekte të vogla që ekzistojnë. Ndryshe do të kishin peshën tek qytetarët dhe ata shfrytëzuesit e tyre. Në qoftë se e japim një pjesë dhe siguria e asaj marrje të jetë participimi i tyre. Po njëkohësisht më të njëjtën rrugë i japim mundësi që në të njëjtin emër të përfituesve, po e marrë shembull të përfituesve që do të jenë, të shtohet numri i përfituesve. Dhe në këtë mënyrë të masivizohet pak a shumë përfituesin në komunën tonë të Prizrenit. Duke 6

pas parasysh që ky participim 20% të hy në këto dhe gjërat tjera për të cilat jemi dakorduar edhe në grup. Mendoj që do ta votojmë dhe si i tillë do të kaloj. Faleminderit. Haziz Hodaj: Theksoi se ky rishikim i buxhetit do duhej të ishte një përmirësim i asaj çka është bërë dhe çka nuk është bërë në fakt në realizimin e buxhetit. Që unë ndryshe e kam quajt fontin dëshirash e jo një buxhet i realizueshëm edhe kur është votua, edhe kur është debatua rreth tij. Mirëpo, kam shpresua shumë që rishikimi do të sjell përmirësime adekuate dhe konkrete, në mënyrë që bile ato projekte çka parashihen në rishikim të buxhetit, të realizohen deri në fund të vitit. Me sinqeritetin më të madh po ju them, ajo çka unë pash në rishikim edhe pozicione të reja të shtuara është një sinjal që ne prapë jemi në avazin e vjetër të realizimit të këtyre projekteve. Në këtë projektbuxhet, në këtë rishikim të buxhetit ndoshta për herë të parë, po më bëni të jem edhe lokalist, edhe mahallist, edhe familiarist, sepse parashihen do projekte që nuk janë prioritet para se të realizohen shumë prioritete tjera. Po e zëmë nuk parashihet asnjë pozicion rrugor i rrugëve në Gjonaj, kurse në disa lokalitete thotë rregullimi i rrugicave. Andaj ti rregullojmë se pari rrugët që janë në shërbim të qytetarëve dhe të shumë lagjeve që janë të frekuentuara më me shumë banorë. Me kompetencë të plotë po i them drejtorit të Arsimit që 92.000,00, që janë paraparë për fazën e tretë të ndërtimit të shkollës në Gjonaj. Nuk mund ta rehabilitojnë atë çka është dëmtua brenda kësaj kohe, sa s është punua në shkollë. Aty është i dëmtuar totalisht po thuaj se i hedhur krejt poshtë kulmi. Po ashtu brenda kanë hy edhe lopët i kanë thye pllakat, kabllot e rrymës të gjitha janë të janë dëmtuara. Andaj është e pamundur që me ato mjete që janë të parapara, të realizohet dhe shkolla të vihet në dispozicion në shtator të këtij viti. Për çudi shihen prapë projekte, nisje të shkollave të reja, nisje të objekteve të reja, pa i përfundua objektet që kanë filluar me pesë- gjashtë vite. Kam shpresua që ky rishikim do ti sjellë këto përmirësime nuk po shihen. Ndërsa nga drejtori e Shërbimeve Publike kërkoi që rezervuari që është ndërtuar vitin e kaluar edhe nuk përfundua ende në Gjonaj. Sigurisht që do duhej me shtua ende mjete për ta vu në funksionalizim, për ta vu në funksion atë rezervuar. Sepse ai donë tani lidhjet me rrjetin e ujësjellësit për të hy në dispozicion, për ti hy në shërbim qytetarëve. Përndryshe si objekt ai ma ato mjete sigurisht që përfundon, sepse kompania që e ka marrë do ta përfundoj punën, se e ka edhe kontratën. Mirëpo, duhet ende mjete shtesë për ta vu në funksion. Kam edhe shumë vërejtje tjera, mirëpo po them po kemi problem sepse nuk po e kemi një kopje fizike dhe ti evidentoj një nga një. Por mbetet ende forma e buxhetit si fontanë dëshirash e shumë lokaliteteve, e shumë lagjeve, e shumë mëhallëve për efekte elektorale. Faleminderit. 7

Sehare Maliqi: Theksoi se mbledhja e ditës së sotshme është e rëndësishme për shkak se diskutohet rishikimi i buxhetit. Është më rëndësi që përpos kritikave të përmenden edhe aspektet pozitive të asaj se si është shpenzuar buxheti, të cilin jemi duke rishikuar. Qeveria komunale ka bërë një varg investimesh, të cilat në mënyrë direkte ka ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të banorëve të komunës së Prizrenit. Megjithatë edhe pse janë bërë investime të shumta, nga ky rishikim janë ndryshuar shumë projekte të rëndësishme, të cilat shpresoj të parashikohen për buxhetin e vitit 2017. Faleminderit. Ganimete Hoxha: Theksoi se Bashkimi Demokratik, si parti politike angazhuese për interesimet e qytetarëve të Prizrenit në përgjithësi, ka pasur qasje konstruktive ndaj politikave komunale, duke përfshirë edhe atë buxhetore. Por propozimet tona nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur nga ekzekutivi komunal, ku shpesh edhe janë paragjykuar. Megjithatë ne kemi vazhduar të bëjmë punën tonë si parti opozitare. Në rastin konkret kur po bëhet fjalë për shqyrtimin dhe miratimin për rishikimin e buxhetit të komunës për vitin fiskal 2016. Ne pretendojë se ekzekutivi e ka injoruar dhe anashkaluar tërësisht Kuvendin komunal, duke mos e përfshirë në këtë proces as edhe një komision të vetëm të këtij Kuvendi, gjithashtu edhe atë të Komitetit për Politikë dhe Financa. Gjë që për ne si parti politike, është i papranueshëm ky anashkalim. Po tentohet që ky rishikim i buxhetit të kaloj përmes një mbledhje të quajtur e jashtëzakonshme. Pa pasur një debat të mirëfilltë dhe konstruktiv. Me arsyetimet se kjo po ndodh me kërkesën e nivelit qendror e të tilla arsyetime të paqëndrueshme. Ne nuk mund të votojmë një dokument buxhetor, pa e ditur se çfarë përmban ai dokument, cilat ndryshime dhe pse ndodhin këto ndryshime. Po ashtu çfarë synohet me këto ndryshime e të tjera informacione të kësaj natyre. Dokumenti na është përcjell dje pasdite, gjë që është tepër vonë për të bërë një analizë të mirëfilltë. Kuvendi në përgjithësi, dhe në veçanti opozita është anashkaluar tërësisht në këtë vendimmarrje. Rrjedhimisht ne e ndjejmë vetën të përjashtuar nga ky proces i vendimmarrjes. Andaj e themi me zë të lartë dhe shumë hapur se vota e jonë si Bashkim Demokratik, është jo. Pra kundër këtij procesi të cilin e vlerësojmë të njëanshëm dhe arbitrar. Në asnjë rast nuk do të pranojmë të votojmë dhe mbështesim politika arbitrare dhe përjashtuese. Duke e quajtur këtë vendimmarrje arbitrare ne e vlerësojmë të panevojshme dhe të paarsyeshme të lëshohemi në përmbajtjen e vendimit. Për të cilin gjithashtu kemi shumë dyshime të cilat i kemi shprehur në momentin e miratimit të buxhetit për vitin 2016. Nga se të njëjtin e kemi pas vlerësua si dokument politik, abuziv dhe jo zhvillimor. Faleminderit. 8

Kimete Hoxha: Pati vërejtje për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale nga planifikimi i të hyrave, nga 120.000,00, për ndërtimin e kësaj shtëpie të pleqve, janë heq 46.000,00. Andaj mendoj që kjo shumë është e vogël për të bërë diçka ashtu siç duhet. Këtu u tha që aty ku s ka pas nevojë, është bërë zvogëlimi. Kurse unë them është nevojë shumë e madhe për të gjithë banorët e komunës së Prizrenit. Andaj, kërkoj që mundësisht edhe më tepër të rritet ky fond dhe të bëhet diçka si duhet, e jo të zvogëlohet. Agnesa Bytyqi: Theksoi se sot po shqyrtojmë rishikimin e buxhetit, i cili ka ardhur si kërkesë urgjente dhe e shpejt nga Ministria e Financave. Pa dyshim që komuna e jonë për shkak të vëllimit të madh të punëve në investimet kapitale, do duhej të bënte një rishikim të këtij buxheti. Nga se zhvillimi i procedurave tenderuese ta imponon bërjen e një rishikimi dhe bilanci të pozicioneve. Për këtë duhet të reflektojmë të gjithë, duke dhënë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet tona, për një rishikim sa më praktik dhe të lehtë implementuese. Të gjithë jemi dëshmitarë të investimeve të mëdha në të gjitha sektorët, veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra. Pa dyshim se draftin që po e diskutojmë sot i sjell nga ekzekutivi komunal, ka për qëllim plotësimin e zbrazëtirave buxhetore në projektet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen. Mbështetja jonë për rishikimin e buxhetit nënkupton dhe mbështetjen e Kuvendit për projektet që do të zhvillohen në gjashtëmujorin e dytë të cilat kryekëput shkojnë në interesat e qytetit dhe qytetarëve tanë. Të nderuar kuvendarë, më lejoni të theksoj edhe njëherë mbështetjen për këtë rishikim dhe shpresoj se draftbuxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në dispozicionin tonë më herët. Në mënyrë që së bashku t i artikulojmë interesat e qytetarëve dhe qytetit tonë. Ju faleminderit. Alush Shala: Theksoi se edhe pse koha ka qenë e shkurtër, jam munduar ta analizoi këtë draft. Mirëpo përfundimi nuk ka qenë i dëshirueshëm. Realisht dëgjova këtu lëvdata, po edhe kundërthënie. Ndërsa unë jam në mesin të lëvdatave dhe të mangësitë. Sigurisht që në Komunën e Prizrenit është punuar, sepse dihet një buxhet prej 40 e sa milion dhe mos të punohet kjo që është pa, nuk është normale. Po nuk është edhe normale të mos punohet edhe aty ku është shumë e nevojshme. Realisht edhe në buxhetin e vitit 2015 premtimet kanë qenë krejt ndryshme. Të cilat nuk janë realizua me një përqindje shumë të vogël. Gjithashtu në drejtorinë e Arsimit aty ku ka pas më shumë nevojë nuk ja kryer. Që dy tri vjet në shkollat në lagjen 11 Mars, tani diskutohet në 2 Korrik, herë te TA-ja. Një vijë buxhetore prej 65.000,00, e kanë nda po realisht nuk dinë ku donë me qua. Andaj nuk e di si do të përgjigjet drejtori sepse nuk e di ku ka vend. Këtë projekt 9

buxhet e shikoj si dëshirë të drejtorëve të ekzekutivit tonë, të cilët e kanë dërguar në vendet ku kanë pas ma së shumti dëshirë apo të njohur. Faleminderit. Drita Millaku: Pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se materiali është vonuar qëllimisht, sepse për këtë afat të shkurt kohor kanë mund të fshihen shumë dallavere, prej disa projekteve të cilat i kanë konsideruar që janë shumë të jashtëzakonshme. Po ashtu edhe vitin e kaluar e rishikimi i buxhetit, ka shkua me seancë të jashtëzakonshme. Andaj konsideroj që kjo qeveri jo vetëm në nivelin lokal por edhe qendror me të vërtetë po tregon një e paaftësi, se jo rastësisht çdo vit buxheti shkon me seancë të jashtëzakonshme. Duhet ta shikojmë edhe njëherë të bëhem konkret, sepse një rishikim të një buxheti, me seancë të jashtëzakonshme, shkon do si do dhe nuk përfillët ashtu si duhet me qenë. Kur ka ardhur miratimi i buxhetit për vitin 2016, na është thënë se projektet kanë pas prioritet, sepse kanë dal prej debatit me qytetarët. Ndërsa tani në këtë rishikim, po shihet se nuk paskan pas prioritet debatet me qytetarë, sepse 50% të këtyre projekteve janë ndryshua. Ne sot, si zakonisht, me mbledhje të jashtëzakonshme, po shqyrtojmë rebalancin, apo siç pi themi rishikimin e buxhetit. Më lejoni edhe njëherë që të gjithë të pranishmit kolegë, t ju përkujtoj mbi termin rehabilitim, apo rishikim i buxhetit. Rishikimi përfshinë ndërrimin e vlerave të llogaritura, zvogëlimin apo rritjen e tyre. Krahasuar me planin e llogaritjes, të aprovuar më herët, siç ishte në fillim të vitit 2015, të cilin ju e keni aprovuar në shtator të vitit 2015. Korrigjimi i llogaritjeve në shumicën e rasteve ndodhet si pasojë e vlerësimit jo real, në shumicën e projekteve kapitale. Për arsye të mos realizimit të të hyrave të planifikuara për ndryshimet që ndodhin edhe si kërkesë e shpenzimeve shtesë. Thjesht rishikimi bëhet si nevojë e balancimit të barazimit të planit financiar, i cili ndodhet si pasojë i krijimit të të hyrave jashtë të planifikuara. Gjë të cilët unë nuk e besoj dhe si shkak i rritjes së shpenzimeve të paplanifikuara. Tani këta analfabet dhe dallavergji, këta drejtorë, neve përsëri po na detyrojnë që në emër të tyre ti korrigjojmë vendimet që i kanë marrë vetë. Të njëjtën gjë ne e kemi paralajmëruar edhe në vitin 2015, sa i përket këtyre projekteve dhe përsëri pa këto informacione. Andaj shtrohet pyetja, a janë rritur apo janë zvogëluar të hyrat. A janë rritur apo janë zvogëluar shpenzimet, cilat ishin kërkesat që kanë dal prej qytetarëve, do më thënë prej debateve që kanë dal prej qytetarëve. Për rishikimin e buxhetit të vitit 2015, në mënyrë statistikore i kemi paraqitur gjithë paaftësitë e tyre. Ndërsa këtë vit i kanë bërë pak gabimet më të sofistikuar dhe më të qëllimshme për nevojat për nevoja elektorale, e në disa raste edhe për nevojat e tyre për përfitime personale. E them këtë, sepse në këtë material që na e kanë dërguar, e vërejtëm lëvizjen e projekteve që e kishin bërë nga territor në një territor tjetër. Do më thënë prej Kurillës, kanë bartur në Has, prej Prizrenit në Jeshkovë. Projektet e Hatmaxhës e Medvecit, kanë shkua në Gryk të 10

Lumëbardhit. Do më thënë një lëvizje të projekteve pa planifikuar. Shumica e projekteve po realizohen sipas vendimit të drejtorëve, siç thanë edhe parafolësit. Ka pas që më ra në sy lapidari në Dedaj. Sipas vendimeve që i kanë marrë të asamblistëve, pse jo edhe të militantëve partiak. Përsëri prioritet kanë mbet projektet e vitit 2015. Ndërsa për projektet e vitit 2016 besoj që do t ia lënë qeverisjes së ardhshme, sepse nuk do të mund ti realizojnë. Në Drejtorin e Shërbimeve Publike, vlera e projekteve të posaçëm kanë pasur emër dhe mbiemër dhe një shumë prej 82.000,00, në vlerën e të cilës e kanë shndërruar në një projekt. Ndërtimi i projekteve në infrastrukturë, ndërtimi i emrit të projektet, është mundësia më e madhe e manipulimit të projekteve në përgjithësi. E për këtë drejtori i Shërbimeve Publike, është bajagi një specialist. Në këtë rishikim të buxhetit kemi projekte që fare nuk janë kompetencë e komunës dhe që realisht paratë e qytetarëve të Prizrenit shkojnë në merita të të tjerëve. Vlerat e korrigjuara të projekteve, gabimet e planifikuara mesatarisht, janë prej 10.000,00 e deri në 50.000,00, siç i pamë. Shtrohet pyetja, a janë këto vlerat e ekzekutivit, që i ka planifikuar si provizion të vetën apo thjeshtë nuk kanë ditë të vlerësojnë. I lus të gjithë asamblistët më vëmendje ti shikojnë edhe njëherë prioritetet e Drejtorisë së Arsimit, sepse nuk ka rishikim, por vetëm ka anulim të projekteve, si dhe ngritje të vlerës të kontratës. Ngritja e vlerës së projekteve direkt konsiderojmë që është një manipulim. Kjo na tregon paaftësinë e drejtorit të KDA-së dhe stafit të tij, nuk dinë të planifikojnë, apo po dinë me planifikua vetëm atëherë kur janë për interesat e veta personale. Ne si LVV-je, nuk do ta përkrahim këtë rishikim të buxhetit, për shkak të mos transparencës së kryetarit dhe stafit të tij. Ju faleminderit. Skender Susuri: Theksoi se ky propozim-vendim nuk është diskutua në asnjë organ të Kuvendit dhe as në KPF-ca. Pra nuk përmban as kriteret më minimale të transparencës dhe vendimmarrjes komunale gjithëpërfshirëse. Për të cilën zyrtarët komunal të caktuar deklarohen plot gojë, se janë model i qeverisjes dhe vendimmarrjes transparente në nivel të Kosovës. Është e vërtetë dhe ligjërisht e garantuar, se institucioni i kryetarit të komunës, në çdo kohë mund të kërkoj mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal për tema të caktuara, duke përfshirë edhe politikat buxhetore. Por kjo nuk nënkupton për të anashkaluar komitetet e përhershme të Kuvendit, konkretisht KPF-ca. Dhe kuvendarët të mos marrin materialet për rendin e ditës, së paku tre ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme, ashtu siç parashihet me nenin 44 pika 5 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale. Personalisht si kuvendar, pretendoj se në rastin konkret, kemi të bëjmë me shkelje të nenit 52 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale pika 2, ku përcaktohet që KPF-ca, është autoriteti për çdo ndryshim buxhetor gjatë vitit fiskal. Në këtë rast KPF-ca nuk është mbledhur dhe nuk është deklaruar për 11

ndryshimet përkatësisht rishikimin e buxhetit 2016. Andaj ne nuk do të jemi pjesëmarrës i shkeljeve të tilla ligjore. Faleminderit. Memnuna Ajdini: Zahvaljujem predsedavajući, pozdrav za vas, pozdrav za predsednika g. Ramadana Muju, za izvršnu vlast, za kolege, medije i sve prisutne u sali. Ja bih želela najpre da izrazim jedno nezadovoljstvo. Najpre zbog toga što niste nas udostojili uopšte da i mi razmatramo i da uzmemo učešće u izgradnji ovog buďeta. I ovaj rebalans definitivno da ima puno nedostataka. Čak smo primetili da nema čak ni kozmetičke promene, a neke dublje. A posebno bih istakla nezadovoljstvo to što u ovom rebalansu nemamo čak absolutno izdvojena sredstva za kulturni-bošnjački centar, gde imamo jako velike zamerke. A takoďe zamerku prenosim direktno i direktoru za Kulturu, Omladinu i Sport, g. Arhimu. Kako je mogao da dozvoli da absolutno nema nikakav buďet za ovaj naš centar. TakoĎe pitanje koje me zbunjuje. A znam sigurno da se radi o tome da škola u Drajčići uopšte nije započeta. Ovde stoji da su odvojena sredstva i da su odvojena sredstva. Možda nisam najbolje upoznata. Ali ako nisam, onda bih htela da zaista dobijem odgovor. Kakva je to druga faza, obzirom da prva faza nije počela. Ja bih završila, neću puno da polemišem. Obzirom da zaista vidim da prioritetne projekte nemamo uvrštene. Čak bih istakla da u sredinama Župe i Podgora, imamo da na neki način izdvajamo pojedina naselje, sa većim brojem projekata. A mi smo predstavnici i Podgore i Župe gde uviďamo da neka sela, tj. većina sela je zapostavljena. Pa onda ispada da dajemo privilegiju samo pojedinim selima. Zaista apelujem na sve direktorijate da uzmu u obir sve projekte koji su dati iz različitih sela da ih uzimaju prema prioritetima. I da na taj način rešavaju sve probleme meštana Župe, Prizrena, Podgora. Tako da u ovom mom obračanju želim zaista iz jedne iskrene namerne da dam primedbe gde uviďate i sami, i kao što možete primetiti nezadovoljstvo koje možemo mi sami istaknuti, i da pod brojem jedan, ipak kao koalicioni partneri moramo biti i mi konsultovani, kada se radi o našim sredinama. Zahvaljujem. Artan Abrashi: Theksoi se ky vendim për rishikimin e buxhetit, nuk ka ndonjë vizion politik të kryetarit të komunës, në veçanti për zhvillimin ekonomik të qytetit, i cili është deklarua si një nga prioritet e tij. Gjithashtu është shqetësues fakti se ndryshimi nga planifikimi fillestar. Ndryshimi kaq i madh i vijave buxhetore, paraqet një shqetësim shumë, serioz lidhur me aftësitë planifikuese buxhetore të kësaj qeverisje dhe ky devijim kaq i madh që na prezantohet tash e disa vite mendoj që është një sinjal jo i mirë. Qeverisja aktuale duhet ta merr parasysh që të harmonizoj së paku planifikimin, të mos ketë një diferencë kaq të madhe me rishikimin e buxhetit që bëhet. Gjithashtu shqetësues është edhe mos 12

procedimi i këtij vendimi në një organ ligjor, pra si KPF-ca, ku përcaktohet ekskluzivisht në këtë funksion shqyrtimin e të gjitha dokumenteve të cilat kanë vija dhe baza buxhetore, para se të vije në një seancë ku merret vendim këtu në mbledhje të Kuvendit. Gjithashtu, shqetësimet të cilët tash e një kohë janë ngritë nga gjithë kolegët asamblistë të mos merren parasysh, sidomos në këto raste, kur bëhet rishikimi i buxhetit. Propozimet, çështjet të cilat janë ngritë nga qytetarët, peticionet e vazhdueshme të cilët qytetarët e komunës së Prizrenit i adresojnë në organet kompetente të kësaj komune. Pa dashur të hy në propozimet konkrete të cilat ne vazhdimisht i kemi bërë, çoftë si LVV- je, që propozimet e shumë asamblistëve, pavarësisht subjekteve politike, që i takojnë. Mendoj që mospërfshirja edhe të një çështje të cilën vazhdimisht e kemi theksua, si grup parlamentar. Pra, mos ndarja e mjeteve të caktuara për ndriçimin e lagjes Petrovë- Therandë, të cilën e kemi ngritë. Është duke shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha, sidomos për çështjet që lidhën me sigurinë e pronës, pasurisë së qytetarëve, dhe jetës së tyre. Atje vërehet një shtim i aktiviteteve kriminale në atë zonë. Të plaçkitjeve, pikërisht për shkak të faktit, që personave të kriminalizuar ju mundësohen kushte të përshtatshme për ti kryer ato veprime të tyre, duke shfrytëzuar rastin se ajo pjesë nuk ka ndriçim. Mendoj që kjo çështje duhet të na brengos edhe neve, sepse ndarja e një shume buxhetore do të mund ta minimizonte së paku një rrezik të tillë. Mospërfshirja në një kategori të kësaj çështje, pra mos ndarja e mjeteve buxhetore për këtë punë që mund të rregullohet shumë lehtë, është një sinjal shumë i keq që i dërgohet qytetarëve të komunës së Prizrenit. Sidomos për çështjet që lidhën me sigurinë e pasurisë së tyre dhe veçanërisht jetës dhe shëndetit të tyre. Pra në përgjithësi edhe njëherë po e theksoj duke pasur parasysh mos transparencën për hartimin e këtij buxheti për rishikim. Duke pasur parasysh anashkalimin e organeve të cilët ekskluzivisht merren me çështje të këtilla pra, sikur se ky vendim. Duke marr parasysh edhe shumë çështje të cilat janë ngritë nga kuvendarët vazhdimisht. Ky rishikim i buxhetit nuk mendoj se është në interes të komunës së Prizrenit dhe se lënë për të dëshiruar akoma për ta përmirësuar edhe efikasitetin e qeverisjes. Në veçanti që të del një vendim që është i harmonizuar për interesa dhe vullnetin e qytetarëve. Prandaj, ne nuk do ta votojmë. Faleminderit. Kastriot Krasniqi: Theksoi se rishikimi i buxhetit, unë i pash edhe kolegët e mi se ka vërejtje. Po mos të harrojmë se ka edhe lëvdata. Për shembull e kemi Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e cila deri më sot gjithë cepin e qytetit e ka prek me infrastrukturë. Po ashtu Drejtoria e Arsimit se nuk mundemi me thënë se s ka punua asgjë, sepse janë ndërtimi i shkollave e disa gjëra tjera. Drejtoria e Mirëqenies Sociale. Dëgjova dikush tha se e ka zvogëluar buxhetin. Po ajo besoj se ka bërë punë të mrekullueshme, se ka ndërtua banesat e familjet të dëshmorëve, 13

shtëpi për raste sociale. Po ashtu kërkoi nga drejtori i Arsimit. Z. Nexhat Çoçaj, të shikohet të ndërtohet busti i Xhevat Berishës, në shkollën Xhevat Berisha. Kujtim Gashi, kryesuesi: Pasi i përshëndeti të pranishmit, theksoi se shpesh gjatë diskutimeve këtu, po ngritën edhe dilema edhe çështje të ndryshme. Nganjëherë kur po e dëgjoj debatin, nuk e di a jemi ne duke e shqyrtua këtë dokument apo e kemi marr një dokument të gatshëm. Dikush këtu e tha pak më përpara, që ne nuk po kemi mundësi shqyrtimi. Ne e pranuam që është dokument që ka ardhur në shpejtësi, që nuk ka kaluar organin e KPF-ca. Po nuk mund të thirret një mbledhje kur s ka material. Prandaj këto janë kërkesa të nivelit qendror, që komunat janë të detyruara dhe të obliguara mi thirr mbledhjet edhe mi krye procedurat sipas kërkesave të Ministrisë. Në këtë kuptim ne si komunë jemi krejt në rregull, sepse e kemi proceduar sipas kërkesës edhe sipas nevojës që ka komuna Prizrenit. Kanë ardhur tash disa kërkesa prej ekzekutivit për ti bërë disa ndryshime në linjat buxhetore, por nuk jemi duke fol për një buxhet të ri të komunës. Se buxheti i ri i komunës, bëhet në muajin shtator. Prandaj, të përgatitemi atëherë për mi dhënë rekomandimet tona. Në të kundërtën ne edhe sot kemi pas mundësi këtu me dhënë ndonjë ide, ndonjë mendim për projekte të caktuara, aty këtu brenda drejtorive. Ishin disa kërkesa shumë të vogla, të cilat i thanë Arbëri, Gëzimi, Bujari. Ky dokument sot është në duart e anëtarëve të Kuvendit. Keni mund krejt me dhënë propozime, askush s ju ka ndal. Po nuk dhatë, dikush tha se kam lexuar. Aq material me shtatë, tetë faqe ka ardhur dje. Prej dje shtatëqind herë keni mund me lexua. Nuk besoj që dikush ka pas aq shumë punë sa që nuk ka arrit ti lexon shtatë faqe. Një dokument i cili më thënë të drejtë, i cili prej buxhetit që ka qenë, draftit të dokumentit të buxhetit, ka ndryshime diku nja 30 linja. Diku është heq një shumë, diku është shtua një shumë. Për shkak të zhvillimit të procedurave që kanë ndodh në komunë. Nëse një procedurë prokurimi ka përfundua dhe kanë mbet 10.000,00, është krejt normale që të bartën në një projekt tjetër. Prandaj për atë edhe bëhet rishikimi. Andaj sot është në dorën tonë, të vendosim a duamë komunën e Prizrenit me qua në suficit, apo mi ruajt qeto mjete, që nuk janë ndoshta as afër 1.000.000,00, për nevojat e komunës, edhe për investimet komunale. Po e pranoj edhe si kryesues, edhe si anëtar i Kuvendit, që ka pas vonesa, në sjelljen e dokumenteve tek anëtarët e Kuvendit. Po kjo ka qenë kërkesë, ju e dini ka ardhur të enjten. Ne kemi qenë në seancë dhe unë ju kam paralajmëruar. Pastaj të premten Drejtoria e Financave, bashkë me drejtoritë tjera kanë punuar edhe të shtunën ku i kanë bërë ndryshimet, dhe na kanë shpërnda materialin të hënën. Është në dorën tonë edhe ishte në dorën tonë për mi dhënë rekomandimet. Prandaj po ju lus si kolegë, ta mbështesim këtë rishikim, sepse është në interes të komunës. Përfundojnë projekte ato që janë duke u zhvillua dhe 14

po ashtu mund të përgatitemi që në shtator, që bashkërisht ta bëjmë edhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Unë gjatë shfletimit të këtij dokumenti, të këtij drafti të rishikimit pash që kërkesat, që kryesisht janë bërë gjatë seancave, pyetjet për çështje të caktuara, veç janë pjesë e buxhetit. E kemi rastin vendosjen e tabelave, që fatkeqësisht se përmendi askush. Disa herë është përmend në seanca, po sot se tha askush. Prandaj, të falënderoj drejtor z. Hasan Hasani, që e ke parapa. Ka qenë një kërkesë e Kuvendit dhe komuna e Prizrenit përfundimisht duhet të bëhet me tabela për emërtimin e rrugëve. Pastaj e pash aty edhe një kërkesë që ka qenë edhe këtu. Ngritja e bustit, ose lapidarit të veprimtarit Ukshin Hoti në Universitetin e Prizrenit. Gjithashtu e pash në linjat e Drejtorisë së Urbanizmit. Askush nuk po e përmend këtu një vepër kapitale që duhet me pas Prizreni edhe qyteti i Prizrenit, është stadiumi i qytetit. Sigurisht se me këto anëtarësime duhet që ne të krijojmë edhe infrastrukturë edhe për klubet tona. Prandaj e kisha lutur Drejtorinë e Kulturës, të parasheh që për vitin e ardhshëm eventualisht edhe sot nëse ka mundësi me bo ndonjë ndryshim të rritet buxheti për investime në stadiumin e Prizrenit. Pastaj përfundimi dhe finalizimi i projektit të bibliotekës, që gjithashtu është shumë i rëndësishëm për Prizrenin. Kemi ardhur deri të një fazë të ndërtimit edhe duhet këtë projekt ta përfundojmë. Po është në dorën e qeti Kuvendi me mbështet sot, edhe në këto linja ato mjete që kanë mbet prej projekteve tjera me u bartë në projektin e bibliotekës. Po ashtu është edhe një projekt i rëndësishëm edhe për komunën e Prizrenit, edhe për qytetarët edhe për vizitorët. Është parku turistik i Nashecit. Unë e falënderoj Drejtorinë e Turizmit, që e ka filluar këtë projekt.por mjetet që janë nda nuk janë të mjaftueshme për atë vend. Prandaj, duhet gjithsesi të ndahen edhe mjete shtesë edhe të fillon faza e ndërtimit tek Parku i Nashecit, sepse të gjithë e dinë kush ka qenë dikush në Nashec. Do ta mbështesim këtë linjë buxhetore, që të rritet buxheti për revitalizimin e parkut turistik të Nashecit. Pastaj ishte ajo rritja e buxhetit për zgjerimin e sistemit të ujitjes, që e thanë edhe Gzimi edhe të tjerët, që nuk kam çka flas. Dhe po ashtu e falënderoj edhe z. Baldedaj që e ka parapa në linjën e vetë buxhetore, ti ndërron edhe këto të përkthimit, sepse anëtarët e Kuvendit janë ballafaqua gjithmonë, në seancë me problem të përkthimit. Dhe po më vjen mirë që më në fund do të ndryshohet edhe kjo qasje edhe ky ndryshim për zërimin. Unë ju falënderoj edhe njëherë, po ju lus si koleg, ta mbështesim këtë rishikim sepse është në interes të komunës së Prizrenit dhe përfundimisht komunë e Prizrenit nuk e qon në suficit. Sevil Kazaz: Teşekkür ederim Sn. Belediye Başkanımız, Meclis Başkanımız ve Meclis Başkan Yardımcımız, müdürlerimiz, meclis üyeleri arkadaşlarımız, STK ve medya mensupları hepinizi selamlıyorum. Dolayısıyla bütünsel olarak 2016 bütçesine baktığımızda önerilerim şöyle: Prizren Turizim ve Kültür Başkenti 15

olarak bu konuda kalkınma politikalarını geliştirmesi ve bütçeye daha fazla gelir ayırmasını düşünmekteyim. 40640 kodlu projenin Kalealtı kanalizasyon su ishale hattı ve yolların rehabilitasyonu projesinin iptali söz konusudur. Bu projenin gerçekleşmesi halkımız ve turist misafirlerimiz için çok önemlidir dolayısıyla bu projenin gerçekleşmesi gerekmektedir. İkinci olarak göreve başladığımızdan beri dile getirdiğimiz Yeni Mahalle semti yolun inşaatı ve projesi 43369 koda sahip ancak 50.000 yuro luk değerinin %50 azaltılması doğru değildir. Bu değerin 25.000 yuro dan tekarar eski haline yani 50.000 yuro ya getirilmesini talep ediyorum. Aynı zamanda 89582 kodlu Kurilla semtinde yolların rehabilitasyonu projesinin de azaltılması olmuştur bu değerin de arttırılmasını talep ediyorum. Prizrenin ve Türk toplumunun merakla ve sabırsızlıkla beklediği proje 40728 kodlu Türk Kültür Gençlik Merkezinin inşaa edilmesi projesine ayrılan bütçe sadece 50.000 yuro iken bugün bize getirilen malzemede 30.000 yuro değerinin düşürüldüğünü görmek bizi şaşkınlığa uğratmaktadır. Değil 20.000 yuro bize 50.000 yuro luk değer bile sadece temellerin atılmasına yetmemektedir. Öyleki bu proje için 50.000 yuro dan 20.000 yuro ya değil 100. 000 yuro ya getirilmesini talep ediyorum. Geleneksel festivallerin düzenlenmesi projesine ayrılan 40.000 yuro nun da Prizrendeki Türk, Boşnak, Rom ve diğer toplulukların gerçekleştirdiği çeşitli festivalleri de göz önünde bulundurarak arttırılması gerektiğini düşünmekteyim. Son olarak 43436 kodlu şehir parkın atletik yolun inşaa edilmesi projesine bütçe ayrılmamıştır oysa Prizrendeki tüm gençlerimizi ve halkımızı spora yönlendirmek bizim için çok önemli ve kesinlikle gereklidir. Sadece atletik yolun inşaa edilmesi değil ancak çocuklara oyun gereçlerin de atılması gereklidir. Bu projeye de bütçenin ayrılmasını talep ediyorum. Önerilerimin hepsinin gerekli ve halkın ihtiyaçlarını karşılayacak öneriler olduğunu düşünüyorum ve dikkate alınıp bütçeye aktarılması aktarılırsa ancak o şekilde bu bütçeyi oylayacağımızı bilmenizi isterim teşekkür ederim beni dinlediğiniz için. z. Kryetar i Komunës, Kryesues dhe zv. Kryesues, drejtor, anëtarët e kuvendit, OJQ dhe përfaqësuesit e medieve të gjithë ju përshëndes. Kurë e shikojmë në tërësi buxhetin e 2016 propozimet e mija janë si në vijim: Prizreni si kryeqytet i kulturës dhe turizmit mendoj se duhet të ndahet më shumë buxhet për të pasur mundësi ti zhvillon politikat. Kodi 40640 lidhur me projektin e rehabilitimit të rrugëve, kanalizimit dhe të ujësjellësit në Nënkala bëhet fjalë rreth anulimit të projektit. Realizimi i këtij projekti pasi që është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe turistet tanë mendoja se duhet të realizohet. E dyta, që nga fillimi i mandatit bëjmë fjalë për projektin me kod 43369 për ndërtimin e rrugës në Jeni mëhallë për të cilën nuk është e drejtë të përgjysmohet 50% vlera 50.000 euro. Andaj kërkoja që 25.000 euro të rikthehet përsëri në 50.000 euro. Po ashtu është bërë zvogëlim te kodi 89582 në projektin e rehabilitimit të rrugëve në lagjen Kurillë, kërkoj që të bëhet rritja e kësaj vlere. Për projektin të cilën Prizreni dhe komuniteti Turk e pret 16

pa durim kodi 40728 ndërtimi i Qendrës Kulturore dhe Rinore Turke e cila ka pasur buxhetin në vlerë të 50.000 euro-ve kurse sot në materialin e sjellë shohim se kjo vlerë është zvogëluar për 30.000 euro dhe kjo na bën të befasohemi. Jo vetëm 20.000 euro por edhe 50.000 euro nuk janë të mjaftueshme për themelet. Andaj kërkoja që vlera e këtij projekti të mos zvogëlohet nga 50.000 euro në 20.000 por të rritet në vlerë 100.000 euro. Edhe 40.000 euro të ndara për projektin e organizimit të festivaleve tradicionale mendoja se duhet të rritet duke pasur parasysh festivalet e ndryshme të organizuara nga Turqit, Boshnakët, Rom dhe të tjerët. Së fundi shoh se nuk është ndarë buxhet për projektin e ndërtimit të rrugës për atletikët në parkun e qytetit me kod 43436. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që ti udhëzojmë të rinjtë dhe qytetarët tanë në sport. Jo vetëm ndërtimi i rrugës për atletikë por është e duhur të vendosen edhe lodra për fëmijët kështu që kërkoj të ndahet edhe për këtë buxhet. Mendoja se të gjitha propozimet e mija janë të nevojshme, do ti plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe duhet të merren në konsideratë dhe të vendosen në buxhet nëse nuk vendosen në nuk do ta votojmë. Faleminderit. Kryesuesi: Theksoi se të gjitha rekomandimet që u dhanë, u diskutuan këtu, nga Arbëri, Gëzimi, Bujari, Sevili, disa të mijat aty dhe gjithë anëtarëve tjerë të Kuvendit, do të jenë pjesë e këtij rishikimi të buxhetit. 36 jemi të pranishëm, e hedh në votim. Pas diskutimeve me 12 vota për, 20 kundër, dhe 2 abstenime nuk miratohet rishikimi i buxhetit. 2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, ndërmarrjes publike Hidroregjioni Jugor për ndërtimin e impiantit. Kryesuesi: E hapi debatin për këtë pikë, duke kërkuar nga kuvendarët të japin mendimin e tyre. Naxhije Memaj: Theksoi se propozimi i kryetarit të komunës të Prizrenit z. Ramadan Muja për dhënien në shfrytëzim pa kompensim pronës komunale të shpronësuar kompanisë publike të Hidroregjionit Jugor, është i pa vend. Në propozimin e kryetarit nuk është arsyetuar arsyeja e kërkesës së Hidroregjinit se 17

përse duhet ti jepet në shfrytëzim pa kompensim. Nuk është i drejtë konstatimi se kërkesa e Hidroregjionit është e bazuar në ligj, ngase kjo kompani nuk bënë pjesë në grupin e institucioneve që mund të jepet prona komunale në shfrytëzim pa procedurë. Ligji mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike, i cek saktësisht rastet se cilave institucione mund tu jepet prona publike komunale për rastet e veçanta, por jo domosdoshmërish pa kompensim. Dhe në asnjërin prej këtyre rasteve ligjore, nuk parashihet ndonjë kompani publike, siç është kjo e Hidroregjionit Jugor. Më saktësisht po e lexoj nenin e ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës të paluajtshme komunale. Neni 10, dhënia e pronës së paluajtshme të komunës, për rastet e veçanta. 1) Procedurat e konkurrimit nuk zbatohen për rastet si vijon: Kur kërkesa për dhënien në shfrytëzim bëhet nga institucionet qendrore të Republikës ë Kosovës. 2) Pastaj përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, organizatat, institucionet ndërkombëtare që kanë marrëveshje me Republikën e Kosovës. 3) Me rastin e legalizimit të vendbanimeve jo formale, duke u bazuar në legjislacionin e zbatueshëm. 4) Për bashkësitë fetare për zhvillim të aktiviteteve fetare. Dhënia e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim me qëllim të realizimit të investimeve në sektorin e energjisë. Pra të nderuar kuvendarë kompania e Hidroregjionit Jugor, nuk është ndonjë kompani e sektorit të energjisë. 6) Procedura për dhënien në shfrytëzim për prona të paluajtshme për këto raste do të përcaktohet me akt nënligjor. Dhe në aktin nënligjor të miratuar për këtë qëllim siç është: Rregullore, qarkore nr. 23/2013 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës të paluajtshme të komunës. Nuk parashihet në asnjë rast se kompanitë publike bëjnë pjesë në institucionet që mund të marrin në shfrytëzim pronën publike komunale pa procedurë. Prandaj, është komplet e panevojshme që kjo pronë ti jepet Hidroregjionit në shfrytëzim pa kompensim. E aq më tepër që kompania Hidroregjionit Jugor, nuk është investitor i projektit të impiantit. Më sa di unë investitori është qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 20%, ndërsa investimet tjera në vlerë prej 80%, i bënë Bashkimi Evropian. Hidroregjioni do të jetë menaxhues i impiantit. Impiantin mund ta menaxhoj kjo kompani, duke qenë në pronën publike. A ka ndonjë pengesë ligjore të menaxhohet duke qenë i ndërtuar impianti në pronën publike. Apo ndoshta duhet dhënë prona në shfrytëzim kësaj kompanie, për të ndërtua ndonjë zyrtar i lartë i kësaj kompanie një objekt për ndonjë biznes të vetin. Atëherë, cila është arsye e dhënies së pronës në shfrytëzim pa kompensim. A mos po e menaxhon kompania e Hidroregjionit rrjedhën e ujësjellësit të qytetit dhe më gjerë pa kompensim. Përkundrazi, kjo kompani i këputi qytetarët me tarifa të veta të larta dhe me shërbime të dobëta. Unë po ju bëjë me dije vetëm një fakt. Urdhëroni dhe tregoni se sa kushton një kyçje në rrjetin e ujësjellësit apo të kanalizimit për personat fizik. E mos të flasim për bizneset, se thjesht i këputën kompanitë publike, duke u ngarkuar me tarifa vend e pa vend. Dhe nëse është kjo arsye pse duhet të menaxhoj impiantin ti jepet edhe 18