RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare

Benzer belgeler
Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

Letërsia shqiptare e Alamiados*

REBELI DOM NDRE MJEDA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

RILINDASI. Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e Princit të Asturias. Vargjet e fundit të Panos...

RILINDASI. Zëri i Shqipërisë, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër

S'KA ROMAN PËR KOMUNIZMIN!

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën

RILINDASI. Kryeredaktore: Admirina PEÇI IDENTITETI I ARVANITASVE. Shpellat e San Giorgio-s, pasuri e jashtëzakonshme

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI. HAMLETI NGA KAVAJA

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

RILINDASI. Shën Pali Shqiptar, aty ku lindin banxhurnat

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-

RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *

LASGUSHI SI PLAGJIATOR?

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus...

RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

P R O C E S V E R B A L

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha

ALEKSANDER MOISIU. Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

Psikologjia e Religjionit

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

Siguria juaj në spital

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

Interpretimi i këngës Neji të Mevlana Xhelaluddin Rumi. Fjalët kyçe: Mevlana Xhelaluddin Rumi, Mesnevia, neji, dashuria

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

LIRIA SIPAS ISUF LUZAJT

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME NE FOTO: (Majtas) asgush Poradeci (djathtas) Pamje e Tiranës në vitet 30

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

REVISTË E SHOQATËS SË NXËNËSVE TË SHKOLLËS SË MESME ISLAME MEDRESEJA ISA BEU - SHKUP

NAİM BEY FRAŞERİ NİN BEKTAŞİLİĞİ VE DÜŞÜNCESİ. The Bektashim Of Naim Bey Fraşeri And His Philosophy. Metin İzeti 1

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

P R O C E S V E R B A L

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

Oda Bülteni Buletini i Odës Yıl -Viti /Sayı Numri:2014 /4 1

RILINDASI. Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi. Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

100 VJET, LUFTA. Pleqtë e Shijakut rrëfejnë rrethimin HISTORI RILINDASI PËRVJETORI NGJARJA

PUSHTIMI I SHQIPERISE

Nga Profeti i Mëshirës. Frymëra ëshironjëse DHE MREKULLIA KUR ANORE. Osman Nuri TOPBASH. Përkthyes: MITHAT HOXHA

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Ekpositat personale/ Koncertet solistike / Rolet Kryesore Kombëtare dhe Ndërkombëtare

HACI BEKTAŞ VELİ. Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16

Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

KALLIRI. Çfarë kam Dhe imja është S është e vërtetë. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmidokuzuncu sayısı ile merhaba diyoruz.

Ortodoksizmi te shqiptarët

DOKUMENTE TE REJA EKSKLUZIVE NGA ARKIVI I VJENES PER AKTORIN ME ORIGJINE SHQIPTARE EKSKLUZIVE

Transkript:

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli HISTORI ALIU I KERKOI NJE ARME. BAJRONI IA NISI, POR VEZIRIT NUK I RANE NE DORE Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Viti iti III - Nr:1 E diel, 6 janar 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT Ia nisi Ali Pashës Tepelenës, por nuk mbërriti kurrë P Agron Alibali as vizitës së Lord Byron-it [Bajron] në kalanë e Tepe lenës- selinë e Aliut - me 24 tetor 1809 midis tyre lindi një miqësi e madhe, që përfshinte edhe letërkëmbim. Pesë vjet më vonë, rreth vitit 1814 Aliu i kishte nisur një letër Lordit britanik, nëpërmjet Dr. Holland-it, mjekut dhe mikut personal të Aliut dhe njërit nga doktorët më të famshëm në Londër. Kjo letër e Aliut ishte në latinisht dhe u soll dorazi nga Janina në Londër. Ka rëndësi të theksohet se ndryshe nga sa mendohet, Aliu në kancelarinë e vet nuk përdorte vetëm osmanishten dhe greqishten, por edhe latinishten. Letrën e Aliut nuk e kemi të plotë. Ajo përmendet nga vetë Bajroni, dhe dimë se fillonte me frazën "exellentissime, nec non Carissime". Në letrën për Byron-in Aliu nuk ngurron t'i të përcjellë kërkesën për një armë. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare Nga përpjekjet e para për të zbuluar dhe përshkruar flamurin dhe armët e heroit në kohën e rilindasve, tek lëvizjet e viteve'30, periudhës së luftës e deri tek ngjarja e bujshme, ekspozimi i para pak javëve në Shqipëri... Lord Bajroni, Ali Pashe Tepelena dhe faksimile të letrave të panjohura të gjetura në arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme shoqëruar me dokumentin e lëshuar nga vetë arkivi Ajo nënshkruhej me "ALI VIZIR". Aliu kishte një koleksion të madh armësh të rralla dhe të çmuara, ku spikaste një "pistoletë" nga vetë Napoleoni, të cilën ia tregonte vizitorëve të huaj. Pistoletat në atë kohë kanë qenë ndryshe nga ato të sotmet, prandaj ndofta ato ishin më të afërta me atë që sot e quajmë dyfek. I mahnitur nga Shqipëria, njerëzit dhe natyra e saj, si edhe nga karakteri i Aliut - Byroni vendosi t'ia plotësojë kërkesën udhëheqësit shqiptar. Ai e blen armën e çmuar dhe vendos ta përcjellë atë bashkë me një letër. Korrier do të ishte avokati dhe profesori i pasur amerikan nga Bostoni, George Ticknor [Xhorxh Tiknor], studiues i shquar, autor i veprës klasike Historia e Letërsisë Spanjolle. Ticknor, që më vonë drejtoi për 15 vjet në Harvard katedrën e studimeve të letërsisë së gjuhëve frënge dhe spanjolle, deri sa ia përcolli... vijon në faqen 14-15 Lindita Ahmeti: Jam jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare Poetja që jeton çdo ditë të jetës pas karriges me rrota rrëfen ëndërrat e saj, fëmijërinë, dilemat, frikën e të jetuarit në Maqedoninë e para `90 ku intelektualët përndiqeshin, rrugën që e çoi drejt poezisë, frymëzimet... Dorian Koçi ërvjetori i sivjetshëm Pi pavarësisë solli në Shqipëri dy thesare të vërteta të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Të dyja këto vlera të mëdha të kulturës shqiptare ruhen në Biblotekën e Vatikanit dhe Muzeun e Vienës, larg Shqipërisë në zemër të Evropës duke shprehur qartë dhe identitetin evropian të shqiptarëve të asaj periudhe. Ky identitet dhe vetdije e lidhjes shpirtërore me Evropën pas një tramatizimi shumë të rëndë të kaluar nga pushtimi dhe bashkëjetesa me otomanët do të ringjallej prapë në fund të shekullit të XIX, vite kur fillojnë e plazmohen sërish idetë evropiane të shqiptarëve. Një rol përcaktues dhe të rëndësishëm do të luajë memoria historike ku të gjithë rilindasit do ti drejohen figurës së Skënderbeut dhe aksioneve të tij politike dhe ushtarake si pjesë e rëndësishme e koalicioneve evropiane mesjetare. Mirëpo Skënderbeu nuk do të mund të ringjallej i vetëm pa simbolet e tij që kishin shenjuar historinë dhe shkëlqyer në epokën e vet, ndaj... faqe 16-17 Barile si Betlehemi, pak Shqipëri në grazhdin e gjallë të Materës Shoqata pro-loco me mbi 35 figurantë rikrijoi skenën "Barile si Betlehemi" me inskenimin e Erodit, të Masakrës së të Pafajshmëve dhe të Familjes së Shenjtë faqe 17 Admirina Peçi e njihni Lindita Ah Ametin? Është një poeteshë e mrekullueshme, me një shpirt të madh, një botkuptim të rrallë për jetën, me një optimizëm dhe energji të pakrahasueshme me askënd, me buzëqeshjen më rrezëllitëse që keni parë...një vajzë me shumë fat për shumëçka... dhe... nuk do ta besonit këtë nëse them, Lindita Ahmeti nuk ka hedhur kurrë një hap në jetën e saj. Ka jetuar gjithë jetën në karrigën me rrota...e mbase për këtë shkak ka ëndërruar të fluturojë si zogjtë, si fluturat, si xixëllonjat... Në një varg intervistash për fëmijërinë me poetë e shkrimtarë, një vit më parë projektova edhe këtë intervistë me Lindita Ahmetin. Për shumë shkaqe ajo mbeti në pritje në arkivin tim, për të më ngacmuar shpesh herë, dhe për të mbërritur te lexuesi vetëm sot... Në këtë fillimviti, ia vlen të lexosh Linditën, e cila na frymëzon për jetën, për guximin, optimizmin dhe forcën, që i duhet çdokujt prej nesh, për t'iu dhënë kuptim ditëve... Lindita, një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe.. Ju kujto- het si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? Si mund ta konceptojë botën një fëmijë i cili... faqe 18-20

ZBULIMI 14 www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 SUPLEMENT JAVOR I PERSONAZHET ARKIV Agron Alibali vijon nga faqja 13...Longfelloë-ut, u takua me Lord Byronin ne Londër në qershor 1815. Në atëkohë Byron sapo ishte martuar dhe jetonte në një shtëpi të madhe përdhese në lagjen Piçadilly të Londrës. Ata u takuan disa herë, dhe Byron pasi mësoi se Tickner do të udhëtonte në Ballkan, i dha atij një letër për Aliun bashkë me armën e famshme. Mirëpo, sikurse shkruan më vonë Tickner, planet e tij ndryshuan. Ai vendosi të shkojë në Spanjë, dhe jo në Shqipëri e Greqi, rrjedhimisht, pistoletën ia ktheu Byronit. "Dy nga letrat i zotëroj ende unë" shkruante ai më vonë. Letra e Byron-it mban datën 25 qershor 1815. Ajo është e shkurtër, vetëm një faqe. MIrëpo letra e Byron-it nuk i mbërriti Aliut asnjëherë. Rrugëtimi i paparashikuar dhe i çuditshëm i sendeve dhe letrave personale të profesorit amerikan pas vdekjes e sjell atë sot në Arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth, më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme: Arkiva, Dorëshkrime dhe Libra të Rralla. Falë bujarisë së Bibliotekës së Rauner, një kopje të letrës së padërguar të Bajronit e zotërojmë sot, dhe po e botojmë. Dokumenti, i shkruar dorazi nga vetë Lord Byron, me stil dhe kaligrafi të përsorur, ka dy pjesë: pjesën dërguese apo adresën, dhe letrën. Pjesa dërguese ka rëndësi për titullin me të cilin Lord Byron i drejtohej Aliut. Për personalitetin e shquar britanik "Lartësia e Tij" Ali Tepelena në qershor 1815 ishte Kryetari i Shqipërisë [Vezir or Pasha of Albania] me seli në Janinë. Rëndësi këtu ka, pra, qëndrimi i Byron-it ndaj pozitës juridike të Aliut. Natyrisht që kjo nuk ishte letër zyrtare dhe interpretimi në thelb kufizohet në sferën personale të marrëdhënieve, mirëpo prapëseprapë nuk mund të mohohet që Lordi britanik njihte gjendjen në fakt - d.m.th. që Aliu ishte de facto sundimtar shqiptar i Provincës së Shqipërisë. Emërtimi "Epir" nuk përmendet fare në letër. Së dyti, nga përmbajtja e letrës mësojmë për raportet e afërta miqësore midis tyre. Byron i uronte Aliut që shëndeti dhe begatia e tij të vazhdonin më tej në të ardhmen, si dhe i shprehte dëshirën "për ta vizituar sërish Shqipërinë - vendin ku kujtimi i miqësisë së Lartësisë Tuaj ndaj të huajve do të mbetet përgjithmonë i dashur për mua". Transkriptimi i plotë i letrës në original dhe përkthim i saj jepet më poshtë. LETRA E PADERGUAR... Lord Byron-i i shkruan Ali Pashë Tepelenës Ali Pasha i kishte kërkuar përmes një letre që Bajroni t'i blinte një armë. Lordi anglez ia bleu, i shkroi dhe një letër,, ia nisi përmes avokatit George Ticknor icknor,, por as letra, as arma nuk ranë në duart e vezirit... Po arma? Ndofta ajo duhet të jetë diku, në ndonjë muzeum të Londrës, por ka shumë të ngjarë që të jetë pjesë e koleksionit të pistoletave të Byron-it në Muzeun Benaki të Athinës. Përveç Athinës, armë të Aliut ndodhen sot të shpërndara në muzeume të ndryshme të botës si p.sh. tek Muzeumi Tareq Rajab në Kuëait [katalogu 60, 61, 62, 63, 67], në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me nr. 43.82.9, dhuratë e vitit 1943 nga Grisëold e Sloane, dhe ndofta edhe në Stamboll. Po në Shqipëri a gjindet ndonjë trashëgimi e Aliut tek ndonjë nga muzeumet e vendit? Kujtimi i Aliut duhet të ketë qenë i gjallë në mendjen e shqiptarëve të brezit të pavarësisë 100 vjet më pare për përpjekjen e dështuar të themelimit të shtetit të parë shqiptar pas Gjergj Kastriotit, përpjekje e cila Dokumenti, i shkruar dorazi nga vetë Lord Byron, me stil dhe kaligrafi të për- sorur,, ka dy pjesë: pjesën dërguese apo adresën, dhe letrën. Pjesa dërguese ka rëndësi për titul- lin me të cilin Lord Byron i drejtohej Aliut. Për personalitetin e shquar britanik "Lartësia e Tij" Ali Tepelena në qer- shor 1815 ishte Kryetari i Sh- qipërisë [Vezir or Pasha of Albania] me seli në Janinë Lord Byron u mbyt me hekur e gjak me një kosto shumë të lartë dhe i hapi rrugë kryengritjes greko-arbërore në More. Aliu natyrisht mbahej mend edhe për masakrat dhe mizoritë ndërvëllazërore që kreu ndaj popullsisë së pafajshme të Kardhiqit dhe Hormovës.

SUPLEMENT JAVOR I ZBULIMI E diel, 6 janar 2013 15 www.shqiptarja.com "Ju kam nisur një dhuratë timen, një armë të veçantë..." Bajroni: Shpresoj që një ditë të vij sërish në Shqipëri Faksimile nga letra e panjohur e Lord Bajronit gjetur në arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth, më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme shoqëruar me dokumentin e lëshuar nga vetë arkivi Letra në anglisht dhe shqip To His Highness The Vezir and the Pasha of Albania &&&& Joannina By favor of Mr. Ticknor London, June 25, 1815 Vezir - I was honored by your thoughtful letter conveyed to me by Dr. Holland--- It rejoices me to hear of your health and prosperity - may they continue for many years. An American gentleman / Mr. Ticknor/ has promised to deliver from me to Your Highness a curious pistol /the properties and management of which he will explain / which I shall feel honored by your accepting. I yet hope one day to revisit Albania - a country which the recollection of your friendship to strangers must ever endear to me. I am the most obedient servant Ali Pashe Tepelena Lord Byron Megjithatë, sot në kuadrin e debatit lidhur me figurën e Aliut, me të drejtë ngrihet pyetja se ç'ka bërë Shqipëria moderne për nderimin e figurës së tij? Përgjigja është "shumë pak". Vetëm disa eksponate ka për Aliun në Muzeun Kombëtar, në Muzuen "Butrinti" apo në Tepelenë. Ka ardhur koha që Ali Tepelena të marrë vendin që i takon, dhe ardhja në atdhe e kokës së tij është ndër më të paktat veprime që duhen bërë. E ngutshme është çelja e Muzeumit të Ali Pashë Tepelenës në kalanë e Porto Palermos në Qeparo, të ndërtuar prej tij. Kalaja e Porto Palermos, kjo vepër e rrallë arkitektonike dhe historike, është prone e patjetërsueshme e shtetit shqiptar. Do të ishte e pajustifikueshme që shteti i sotëm ta "privatizonte", ta jepte atë me koncesion për 99 vjet, apo ta "modernizonte" a ta kthente në klub nate. Nëse ngrihet, Muzeumi Kombëtar i Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo ndofta duhet të jetë degë e Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë, dhe të ketë statusin e objektit të rëndësisë së veçantë. Atje mund të mblidhen dhe të ekspozohen të gjitha objektet e trashëguara nga Aliu që ndodhen brenda territorit të shtetit shqiptar, dhe të tjera për të cilat mund të kërkohet kthimi në bazë të konventave ndërkombëtare. Me kohë materialet arkivore apo fotokopje të tyre, nga arkivat vendase, të Stambollit, Athinës apo vendeve të tjera evropiane, mund të ruhen në ish-depot ushtarake ngjiturazi, që mund të konvertohen bukur mire për qëllime studimore arkivore. Një trajtim analog do të kërkonte edhe Kalaja e tij në vendlindje, Tepelenë. Zona të veçanta muzeale mund të shpalleshin edhe i tërë rrethi dhe qyteti i Libohovës, ku dergjen eshtrat e familjarëve të Aliut, si dhe rajoni i Kardhiqit dhe Hormovës, në kujtim të viktimave të luftës vëllavrasëse të tij. Duke perifrazuar Kadarenë, ndofta vetëm pas këtyre hapave paraprake, në mbrojtje dhe pasurim të trashëgimisë kulturore dhe historike evropiane të shqiptarëve, mund të flitet për kthimin në atdhe të trupit të këtij shqiptari dhe "humbësi tjetër të madh". Madhërisë së Tij Vezirit dhe Pashait të Shqipërisë - Janinë Nëpërmjet bujarisë së zotit Ticknor Londër, 15 qershor 1815 Vezir - Letra tuaj aq a mençur e përcjellë nëpërmjet Dr. Holland, ishte nder i madh për mua.--- Gëzohem shumë kur marr vesh për shëndetin dhe begatinë Tuaj dhe uroj që ato të vazhdojnë për shumë vjet. Një zotni amerikan, z. Ticknor, më ka premtuar që të përcjellë tek Lartësia Tuaj një dhuratë timen, një armë të veçantë, / që ai do t'ju shpjegojë edhe përdorimin dhe mirembajtjen e saj / dhe unë do të ndjehem i nderuar nga pranimi i saj prej Jush. Shpresoj që një ditë të vij sërish në Shqipëri - një vend ku kujtimi i miqësisë tuaj për të huajt do të mbetet përgjithnjë i dashur për mua. Mbetem shërbyesi tuaj më i bindur, etj. Lord Byron

16 www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 SUPLEMENT ANALIZA JAVOR I RELIKET NË SHQIPËRI P Dorian Koçi ërvjetori i sivjetshëm i pa varësisë solli në Shqipëri dy thesare të vërteta të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Të dyja këto vlera të mëdha të kulturës shqiptare ruhen në Biblotekën e Vatikanit dhe Muzeun e Vienës, larg Shqipërisë në zemër të Evropës duke shprehur qartë dhe identitetin evropian të shqiptarëve të asaj periudhe. Ky identitet dhe vetdije e lidhjes shpirtërore me Evropën pas një tramatizimi shumë të rëndë të kaluar nga pushtimi dhe bashkëjetesa me otomanët do të ringjallej prapë në fund të shekullit të XIX, vite kur fillojnë e plazmohen sërish idetë evropiane të shqiptarëve. Një rol përcaktues dhe të rëndësishëm do të luajë memoria historike ku të gjithë rilindasit do ti drejohen figurës së Skënderbeut dhe aksioneve të tij politike dhe ushtarake si pjesë e rëndësishme e koalicioneve evropiane mesjetare. Mirëpo Skënderbeu nuk do të mund të ringjallej i vetëm pa simbolet e tij që kishin shenjuar historinë dhe shkëlqyer në epokën e vet, ndaj për këtë arsye sëbashku me monumentet dhe portretizimet letrare të De Radës dhe Naim Frashërit do të gjejmë dhe përpjekjet e para për të zbuluar flamurin dhe përshkruar armët e tij. Informacionet e para në këtë drejtim i jep Konica në faqet e gazetës së vet Albania ku publikon për herë të parë flamurin e Kastriotëve dhe informacionin për armët e Skënderbeut. Si një studiues skrupuloz Konica, i cili e vezhgoi ne fillim te shekullit XX ne trupin e njërës prej shpatave shiheshin ende njolla gjaku, çka mund të ishte e vërtetë por nëse do të marrim parasysh dhe anën tjetër të personalitetit të Konicës, si pishtar i zgjimit të ndërgjegjes kombëtar mund të ishte dhe një informacion shtesë për të krijuar emocion dhe afeksion ndër shqiptarët që ende ishin nën zgjedhën otomane. Në fakt te ky tipar i fundit i arsyes se përse Konica mund të ketë shtuar faktin se ende në shpatë kishte njolla gjaku, qendron dhe një funksion tjetër i armëve të Skënderbeut gjatë Rilindjes Kombëtare por dhe në vazhdimësinë e shtetit shqiptar. Kështu në vigjilje të 20 vjetorit të pavarësisë gazeta "Besa" në Tiranë, e krijuar dhe e sponsorizuar nga Mbreti Zog I, do të japë një informacion të detajuar të vendit, mënyrës dhe rrugëve sesi janë gjendur në Vjenë, armët e heroit tonë kombëtar. Duke iu referuar gazetës Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare Nga përpjekjet e para për të zbuluar dhe përshkruar flamurin dhe armët e heroit në kohën e rilindasve, tek lëvizjet e viteve'30, periudhës së luftës e deri tek ngjarja e bujshme, ekspozimi i para pak javëve në Shqipëri... Armët e Skënderbeut ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar "Besa" (3 Mars 1932) mësojmë këto të dhëna për"armët e Skënderbeut": Koleksionuesi i objekteve të Skënderbeut ishte Arqiduka i Tirolit Ferdinandi (1529-1595), i biri i perandorit austriak Ferdinandi I (1503-1564) dhe vëllai i perandorit Maksimilian II. Këshilltar i arqidukës Ferdinand për mbledhjen e këtyre objekteve, ishte sekretari i tij privat Jacob Schrenckh von Notzing (Jakob Shrenk von Nocing). Ai koleksiononte veshje prej hekuri dhe armë të princërve të shquar, si dhe të prijësve të ushtrive, të cilat i ruante në kështjellën e tij në Ambras. Objektet e Skënderbeut përmenden për herë të parë në një letër të datës 15 tetor të vitit 1578, në të cilën duka i Urbinos Marius Sforca, i shkruante arqidukës Ferdinand, se do t'i dërgonte këtij të fundit armët e Skënderbeut. Më 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit, Ferdinandi, i shkruan dukës së Urbinos Marius Nuk ka dyshim se objekti më interesant nga armët e Heroit tonë Kombëtar mbetet përkrenarja me simbolin e saj krejt të veçantë në krye, kokën e dhisë Sforces, duke e falënderuar për armët e Skënderbeut si dhe për të tjerat, të cilat mund t'i binin atij në dorë. Këto objekte përmenden për herë të dytë në letrën e dukës von Arescot (duka von Areskot) më 25 korrik 1588, e cila flet mbi armët e tjera të Skënderbeut. Objektet e Skënderbeut nuk ishin shënuar në inventarin e vitit 1585. Ndërsa në inventarin e vitit 1593, f.69, shënohet: "Dy shpata dhe përkrenarja e "Georgen Scanderbegg". Prej këtyre dy shkresave, si dhe inventarit, konstatohet lehtë se përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut ranë në dorë të arqidukës Ferdinand, ndërmjet viteve 1588 dhe 1593, përmes ndihmës së dukës Marius Sforca të Urbinos dhe të dukës Arescot. Në sallën XXV Nr. 71 (127), të Muzeut të Arteve të Vjenës, ndodhet përkrenarja "George Skanderbeg". Ajo është ngjyrë e bardhë, me rrafshe të arta dhe ka sipër saj një kokë dhie të artë me dy brirë. Kjo përbëhet prej dy pjesëve: një pjesë bakri dhe pjesa tjetër sipër, është me një copë metali, buzët e së cilës janë të zbukuruara në ar. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65 cm dhe në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I. N. P. E. RA. TO. BE. BT. Ky shkrim, që është shumë i vështirë për ta kuptuar se çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar kështu: "Jesus Nazarenus Principi Emathiae. Regi Albaniae. Terrori Osmanorum. Regi Epiri. Benedicat". Poshtë buzës së përkrenares janë vënë 9 copa të mëdha dhe këto janë të lidhura me një rrip lëkure me bojë hiri. Pesha e të gjithë përkrenares është 3000 gr. Sado që kjo përkrenare ka elemente orientale, mendohet se është punuar prej një artisti venecian. Si shikohet në shkrimin e viteve 30-të nuk vihet në dyshim mbishkrimi në përkrenaren e Skënderbeut si me të drejtë konstaton shumë vite më vonë studiuesi Kristo Frashëri në librin e vet "Historia e Skënderbeut" kur shkruan se në pjesën e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae*Regi Albaniae*Terrori Osmanorum*Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i Osmanllinjeve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me keto gjashte monograme duket se eshte vene me vone ne perkrenare nga pasardhesit e Heroit, te cilet kane menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren, kurse, sic u tha, ai nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj, por vetem "Zot i Shqiperise" (Dominus Albaniae). Arsyeja duket se ka qenë se pushtetit mbretëror dhe vetë Mbretit që shpesh herë po mundohej të gjente lidhje mes familjes së tij dhe asaj të Skënderbeut i pëlqente që ky emërtim të ishte i vërtetë pasi duke qenë i tillë, i jepte Zogut që vetëm katër vjet më parë ishte vetshpallur mbret, legjitimitet më të madh ndër shqiptarë dhe arsye shtetërore më tepër për të qeverisur. Më poshtë informacioni i gazetës Besa vazhdon për shpatat e Heroit Kombëtar. Në Muzeun e Arteve të Vjenës ka dy shpata të Skënderbeut. Njëra shpatë është me dorezë kadifeje, në të cilën shënohet emri i Skënderbeut dhe është e gjatë 88.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm, me dy tehe, me një formë të drejtë dhe me një majë të kthyer, që përmban disa shkronja latine, ku lexohen këto fjalë: "Heroi i Perëndisë, Iskander Beg". Doreza është prej druri, e mbështjellë me lëkurë. Pesha e kësaj shpate është 1300 gr. dhe bashkë me këllëfin, është 1900 gr. Shpata tjetër është me dorezë

SUPLEMENT JAVOR I SPECIALE E diel, 6 janar 2013 17 www.shqiptarja.com TRADIT RADITA VLERA lëkure shagren, ka në anët e jashtme katër arabeska të thella, tre rrypa për hijeshi. Shpata është e përkulur në formë harku, gjatësia e saj është 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. Pesha e gjithë shpatës është 3, 2 kg. Kjo formë me ornamente tregon se ajo është bërë në gjysmën e parë të shekullit XV.Në inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrenchk (Shrenk), e titulluar "Armamentarium heroicum" të vitit 1601, është tabloja XVI "Skënderbeu me përkrenare". Skënderbeu rri në këmbë në profil, duke kthyer kokën dhe mjekrën e gjatë nga krahu i majtë. Ai është i veshur me një pallto të gjatë me astar lëkure dhe ajo mbërthehet në gjoks nga shirita. Në krahun e djathtë mban lart shpatën e zhveshur, ndërsa poshtë në tokë, afër këmbës qëndron përkrenarja. Në kokë Skënderbeu mban një beretë. Objektet, që janë pasqyruar në këtë pikturë, i ngjajnë shumë origjinaleve që ndodhen në Muzeun e Artit Historik të Vjenës. Historiani Kristo Frashëri saktëson shume vite më vonë se gazeta Besa në librin e vet "Historia e Skënderbeut" dhe cilat nga shpatat përdorej në sheshin e betejave dhe cila për akte ceromoniale. Ndër dy shpatat, ka mundesi qe Skenderbeu ne fushen e betejes te mos perdorte ate me trup te drejte, por pallen me trup te harkuar (sic nenkuptohet nga Dh.Frengu), per arsye se e para ishte e shkurter per shtatin e tij te gjate, kurse me pallen, te cilen e kishte ne perdorim ushtria osmane, ai eshte familjarizuar me teper se me te paren. Ketyre mund t'u shtohet dhe nje arsye tjeter: me te paren luftetari e kishte me te lehte ta godiste kundershtarin horizontalisht, kurse me te dyten kishte perfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte me lehte armikun me nje te rene te fuqishme vertikalisht. E njejta gje mund te thuhet dhe me perkrenaren, e cila nuk duhet te kete qene komode ne fushen e betejes. Perfundimisht, mund te thuhet se se si perkrenarja ashtu edhe shpata me trup te drejte i kane sherbyer qe kjo e dyta te jete shpata qe Papa Pali II i dhuroi Heroit, naten e Krishtlindjeve se vitit 1466. Nuk ka dyshim se objekti më interesant nga armët e Heroit tonë Kombëtar mbetet përkrenarja me simbolin e saj krejt të veçantë në krye, kokën e dhisë. Sipas Frashërit se çfare ajo simbolizon mbi perkrenaren e Skenderbeut, eshte veshtire te shpjegohet me saktesi. Mund te shpjegohet me kultin e dhise se eger, simbolin e zanave shqiptare, te cilat jetojne, sipas legjendes, edhe sot ne bjeshket e larta, perfshire edhe ne ate te Gjelagjoshit, mali qe qendron mbi krye te Qidhnes se Dibres.(prej nga Frashëri argumenton në librin e vet se ka origjinën familja e Kastriotëve). Mirëpo kulti i dhisë së egër sigurisht që ka një shtrirje më të gjerë në mitologjinë ballkanike duke datuar që në kultin e Zeusit, ku ai i hedhur nga Olimpi nga e ëma e vet, Gjea për ti shpëtuar frikës paranonjake të atit të vet Kronit që gëlltiste çdo qenie që lindte, bie në Kretë dhe ushqehet nga nga një dhi e quajtur Amaltia. Ka shenja qe tregojne se kulti i dhise se eger eshte shume i lashte. Shkrimtari romak i shekullit te I-II te eres sone S.Suetom Tanquilli (De Vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjate luftes kunder Batos se ilireve, kur arriti ne Apoloni, preu per nder te fitores se tij, nje monedhe argjendi me koken e dhise se eger. Po kështu është tashmë një dëshmi e njohur nëpërmjet Plutarkut se Pirro i Epirit mbante një kokë dhie të ngjashme në përkrenaren e vet çka mund të mendohet për një kult të mirëformuar në viset epiriote ilirike. Gjatë gjithë jetës së vet, qysh prej kthimit të tij në viset atërore, Skënderbeu ndihej shumë krenar ndaj trashëgimisë epiriote-maqedonase të teritoreve të veta, fakt që dëshmohet dhe në letrën e vet dërguar Princit të Tarantit në 1461 ku nënvizon origjinën epiriotase të popullsisë arbëre. Një dëshmi tjetër është vepra e Barletit ku vazhdimisht përforcohet origjina epiriote e truajve dhe popullsisë arbëre. "Njerëzit kur veshtronin atë rini luftarake dhe kur shikonin ate lule burrash rreth Skenderbeut, nuk u dukej aq çudi qe fuqite e Muratit ishin thyer prej shqiptarevet. Me te vertete ishin kthyer ateherë përsëri shkelqimi i lashte i Maqedonise dhe dukej se kishin ardhur prape tamam, sic ishin dikur, kohet tanime te harruara te Aleksandrit dhe te Pirros". Mesa duket kjo krenari e trashëguar nga antikiteti që u rigjet sërish gjatë Rilindjes Kombëtare dhe u rishfaq më dukshëm në kohën e shtet formimit shqiptar shërbeu për përforcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ku armët e Skënderbeut luajtën një rol të veçantë si objekte krenarie dhe dëshmuese të një formacioni politik të sukseshëm të shqiptarëve në mesjetë. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që me porosi te qeverise shqiptare te paraluftes, nje kopje identike e perkrenares se Skënderbeut, punuar me 1937 nga nje mjeshter i talentuar austriak, ndodhet ne Muzeun historik te Tiranës dhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë armët origjinale u ekspozuan në Muzeun historik. Memoria kolektive historike është një nga mjetet që sendërton fuqishëm identitetin e një popullsie dhe në rastin e etnisë shqiptare, kjo kujtesë kolektive kombëtare shërbeu si një mjet bashkues për ngjizjen e identitetit kombëtar. Bibliografi: 1-Ilir Ikonomi. Faik Konica.Jeta në Uashington. Tiranë: Onufri 2-Kristo Frashëri. Katër relikat e rralla të Skënderbeut, cituar sipas http://ëëë.albasoul.com/ modules.php?o p=modload& nam e=neës&file= articl e&sid=1884 3-Gazeta Besa, 3 mars 1932 BARILE SI BETLEHEMI Në grazhdin e gjallë të Materës edhe pak Shqipëri N Lorenzo Zolfo jë inskenim ndryshe nga herët e tjera, i përfshirë në një kornizë më të madhe dhe sygjestionuese të gurëve të Materës. Dhe pikërishte te Gurët historitë e treguara nga shfaqja e shenjtë e lindjes së Jezusit, ka pasur edhe një zemër arbëreshe.ishte prezent edhe qendra e vogël arbëreshe e Vultures, Barile, për të tretin vit rradhazi, në ditën e inaugurimit, më 27 dhjetor, të Grazhdit të Gjallë në Gurët e Materës. Shoqata pro-loco me mbi 35 figurantë rikrijoi skenën "Barile si Betlehemi" me inskenimin e Erodit, të Masakrës së të Pafajshmëve dhe të Familjes së Shenjtë. Inskenimet e grupit nga Barile ishin edhe në gjuhën arbëreshe, të vlerësuara nga mijëra vizitues që morën pjesë, të ardhur nga çdo cep i Italisë. Nga Kalabria, nga Spezzano Albanese dhe nga Montecilfone në Molise, dy komunitete me origjinë arbëreshe, ishin disa turistë që dalluan menjëherë identitetin etnik arbëresh të figurantëve nga Barile. Një zonjë e ardhur nga Prato bashkë me të birin në shkollë fillore, të shoqëruar nga bashkëshorti i emigruar nga Shqipëria, kur të dëgjoi fjalët e Erodit të gjuhën arbëreshe dalloi menjëherë idiomën e folur nga figurantët që kishin ardhur nga Barile. Një Erod që u shpreh në italisht për spektatorët, në latinisht për historinë dhe në arbëreshe për lavdinë e prejardhjes. Barilli si Betlleme: tek presepi i Materes dhe nj'çik Shqipëri j'rapresentacjon ndrishe Nka t'tjerat, mbrënda nj'kurnixh shum e bukur, ë sht ajo e Sasevet e Materes. Esht tek i Sassi çi storjat çi u rrëfiajtin mbi Zotit Krisht, pan dhe nj'zëmer arbëreshe. Ish dhe katundthi arbëresh i Vullturit, Barilli, pir tri vitra tek inauguracjona, nè 27 shën Ndré, e presepit vivente tek i Sassi. Pro-lloku me më se 35 vet, bëri "Barilli si Betlleme" me nj'rapresentacjon t'erodit dhe t'fmiljes e Zotit Krisht. Grupi i Barillit foli dhe arbërisht dhe ki shurbes kljeu shum i ndiejtur ka gjindjat çi erdhtin ka shum vende t'talljes. Gjind erdhtin ka Kallabrja, ka Spixana dhe ka Mullizi, ka Munçillfuni, di katunde me origin arbëreshe, dhe njohtin identitaten etnike arbëreshe e grupit e Barillit. Ka Prato, nj'grua kupile me t'birin t'vogel çi vete te skolla e par dhe me nj'burr çi erdh ka Shqipërja, kur Erodi tha arbërisht ("Ecni, shpi shpi dhe gjith kriaturavet nj'vit, pritni kocen") ljingoj gljuhen çi ishe flis burri i Barillit. Nj'Erod, çi foli i ltisht për gjindjat, in llatino për storjen e arbërisht për katundin e tij. Përktheu në gjuhën ar- bëreshe: Maddalena Scutari

18 www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 SUPLEMENT INTERVISTA JAVOR I RRËFIMI RËFIMI I POETES A Admirina Peçi e njihni Lindita Ahmetin? Është një poeteshë e mrekullueshme, me një shpirt të madh, një botkuptim të rrallë për jetën, me një optimizëm dhe energji të pakrahasueshme me askënd, me buzëqeshjen më rrezëllitëse që keni parë...një vajzë me shumë fat për shumëçka... dhe... nuk do ta besonit këtë nëse them, Lindita Ahmeti nuk ka hedhur kurrë një hap në jetën e saj. Ka jetuar gjithë jetën në karrigën me rrota...e mbase për këtë shkak ka ëndërruar të fluturojë si zogjtë, si fluturat, si xixëllonjat... Në një varg intervistash për fëmijërinë me poetë e shkrimtarë, një vit më parë projektova edhe këtë intervistë me Lindita Ahmetin. Për shumë shkaqe ajo mbeti në pritje në arkivin tim, për të më ngacmuar shpesh herë, dhe për të mbërritur te lexuesi vetëm sot... Në këtë fillimviti, ia vlen të lexosh Linditën, e cila na frymëzon për jetën, për guximin, optimizmin dhe forcën, që i duhet çdokujt prej nesh, për t'iu dhënë kuptim ditëve... Lindita, një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe.. Ju kujto- het si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? Si mund ta konceptojë botën një fëmijë i cili është i rrethuar me familje të mrekullueshme? Do ta konceptojë si një udhëtim të papërsëritshëm nëpër Parnas. E si mund ta konceptojë botën një fëmijë që ka pasur edhe fatkeqësi të ndryshme? Do ta ketë tërë jetën në mendime si një album të imazheve nga Tartari. Tash, pas shumë vitesh, pas gjithë asaj që kam kaluar më vjen edhe të krenohem me familjen time, por, njëherësh, më vjen edhe të ndjejë keqardhje për fatin i cili na ka ndjekur. Kur e kujtoj familjen, qytetin e lindjes, them: me të vërtetë ka qenë një mrekulli. E ke gjyshin gazmor, gjyshen, tezen dhe dajat që t'i shikojnë sytë, pastaj babanë dhe nënën që "s'të lënë të biesh në tokë". Pa i hapur sytë mirë në mëngjes, i dëgjon të qeshurat e gjyshit, të cilat paralajmërojnë diçka të mirë që do të të ndodhë. Dhe, me të vërtetë, çdo ditë pas shujtës së mëngjesit më vinte ndonjë befasi, ndër të cilat unë e prisja me shpirt një xhiro me biçikletë që e bëja me gjyshin. Ky ishte përjetim i veçantë. Më vendoste në ndenjësen në formë të shportës përpara. Kalonim rrugicës përmes kopshtit të shtëpisë, e cila në të dy anët kishte trëndafila. E tërë rrugica ishte e mbuluar me trëndafila erëmirë, ishte një "tunel" i vërtetë" trëndafilash. Kah kalonim nëpër këtë tunel, rrobat e mia, shpeshherë të bardha, merrnin ngjyrë të kuqe nga trëndafilat që çuditërisht reflektoheshin. Më duket se edhe sot e kësaj dite e ndjej atë erë të fortë të trëndafilave dhe ende më vjen i qartë zëri i gjyshit; edhe sot e kësaj dite sa herë që i mbylli sytë para meje e kam të tërin këtë tunel me trëndafila dhe e dëgjoj basin e mirë të gjyshit. E mbaj në mend një këmishë të tijën dhe më duket se ka pasur njëfarë nuance të kaltër dhe ka qenë me do katrorë, ishte e thjeshtë, por në mënyrë të përsosur i përgjigjej. Edhe kjo këmishë nuk harrohet, sepse i shkonte disi fytyrës së tij. E shtynte biçikletën përpara gjyshi im derisa kalonim nëpër tunelin e trëndafilave dhe kur dilnim prej dere, në rrugë, i hipte edhe ai biçikletës. "A shkojmë, xhan"? më thoshte atëherë dhe xhiroja fillonte. Bënim një qark të mirë e në kthim domosdo ndaleshim në shitore për ndonjë çokollatë, sheqerkë... Mirëpo jeta nuk është gjithmonë e ëmbël. LINDITA AHMETI Jam jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare Lindita Ahmeti Ajo është një mikst, një përzierje ndodhish të mira e të këqija, të cilat prodhojnë pastaj edhe imazhet e tyre. Më duhet të them se nuk kanë qenë të pakta momentet e vështira të jetës sime. Ndër to do ta përmend çastin më të dhembshëm - kur vdiq gjyshi im. Kam qenë e vogël dhe kjo e papritur ishte tepër dramatike për mua. E mbaj në mend mirë kur njerëzit rrugës e shqiptonin fjalinë më të tmerrshme: "Ka vdekur Xhemush Zhuri"! Kam pasur një dhembje të tmerrshme atëherë. Kam ikur vazhdimisht nga kjo fjali, por ajo s'më ka lënë të qetë asnjëherë. Me vite, pastaj, kam pritur që të kthehet gjyshi. Kam përshtypje se dritarja dhe dera që shfaqen në vargjet e mia shpesh, janë pasojë e kësaj nostalgjie, të kësaj dhembjeje. Nuk e kam të qartë si kaluan kaq vite pa gjyshin tim të dashur! Pas kësaj drame, janë me peshë të hidhët edhe ballafaqimet e ndryshme të familjes me pushtetin për arsye politike. Bastisjet e shtëpisë sonë, aksionet e ndryshme të përcjella me frikë e me emocione të forta, shqetësimet e ndryshme, të gjitha këto kanë lënë vrragë në shpirtin tim. E lanë frikën, pasigurinë, ndjenjën e keqe të papërsosmërisë së kësaj jete. Një karakteristikë tjetër e asaj periode jetësore është ndjenja për kohën. Kam përshtypje se atëherë dita ishte më e gjatë, java sa një vjet, kurse viti i paskajshëm. Ishte ndjenja e pashpjegueshme e amshueshmërisë, të cilën e përjeton vetëm kur je fëmijë. Edhe ngjyrat e rrethit ku jetoja kanë qenë disi më të forta, zërat e tingujt më të kthjelltë, më të kumbueshëm, thuajse ishte një tjetër botë, bota e çudive të Lizës mund të jetë ajo që më duhet për ta krahasuar fëmijërinë. Asokohe ishte edhe bindja se mund të hipësh maje mali e nga andej me shkallë të ngjitesh te hëna, asokohe babai ishte heroi dhe çudibërësi më i madh. Ai mund të bënte të pamundshmen. Në vitet e fëmijërisë bota ishte ndryshe dhe konceptohej nga një këndvështrim i naivitetit dhe imagjinatës, ku përjetimi i gjërave me të cilat je në kontakt është më i fuqishëm, më i veçantë. Këtë periodë të jetës e kam kaluar në rrethana të veçanta, në një rreth ku fjala matet me gram, ku çmohet shumë, por edhe ku shkakton frikë. E kam dashur fjalën e cila të vjen me një butësi, me dashuri, e cila vihet në funksion të rimës, të këngës për fëmijë, të lojës, të mirësisë. Nuk më ka pëlqyer fjala që urdhëron, që fyen, që të detyron të bësh atë që ti s'e do, që është në shërbim të dhunës. Fjalët, në radhë të parë, ato që shpërndajnë dritën e dashurisë, ishin ato që ndikuan ta marr drejtimin tim në jetë. Këto fjalë ishin ato që s'e lenin të qetë imagjinatën time. Fjala e thënë nga gojë e babait përmes përrallës a vjershës dhe fjala e shkruar. Me të parën jetoja, të dytën e zbulova në shkollën fillore në tërë shkëlqimin e saj kur e lexova novelën e Çehovit "Stepa", të cilën do të kisha mundur ta lexoj disa herë edhe tash, pa marrë parasysh se ajo është pjesë e fëmijërisë sime. Te "Stepa" e zbulova fuqinë e fjalës së shkruar dhe mundësinë e saj të madhe të të shëtisë në hapësirat e magjishme të marrëdhënieve familjare dhe mundësinë e fjalës që ta zbulojë hollësinë, detajin, cikërrimën. Kur e lexon këtë vepër arsyetohet plotësisht nostalgjia për fëmijërinë. Është e veçantë kjo novelë. Ajo e kthen me të vërtetë njeriun nëpër këto hapësira tashmë të humbura. Këto janë "momentet" më të rëndësishme të "librit" të quajtur FËMIJËRIA IME. Nëpër këto "faqe" u derdhën ngjyrat e gjithë asaj që e krijoi botëkuptimin tim për botën, të cilën asokohe e kuptoja si diçka madhështore, por të ndjekur nga një hije e pazakontë që shpërndan frikë dhe kërcënon me rrënime. Ku jeni rritur? Si ishte atëkohë qyteti juaj? Jam lindur në Prizren. Në këtë qytet i kam kaluar çastet më të mira të fëmijërisë sime. Nga Prizreni i ruaj kujtimet më të bukura. Aty ndodhën kontaktet e mia me peizazhin e vërtetë shqiptar, me ato shenja të cilat flasin për të kaluarën dhe për realitetin tonë, si bie fjala, Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, kalaja, sokakët karakteristikë, shtëpitë me kopshte me lule, lumi, mali prapa qytetit, fusha e gjerë para tij. Prizreni ishte një qytet i qetë, që frymonte shqip. Kur i shikon njeriu këto vise, tërë atë gjelbërim, burimet në çdo oborr të shtëpive të lagjes së Marashit, freskinë që vjen nga Mali Sharr, njerëzit e vyeshëm, ndjehesh krenar që e ke qytet të lindjes. Këtu jam lindur, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kam kaluar në Shkup, ku im atë ishte gazetar. Me Shkupin nuk mund të lavdërohem aq shumë, për shkak se aty familja jonë u ballafaqua me probleme të mëdha, të cilat "ma vodhën" një pjesë të fëmijërisë. Sa ndikoi ai imazh, ato përjetime, ajo lëndë ndjesore në atë që ju do të bënit më vonë letërsinë...? Shumë. Peizazhi i Prizrenit, natyra përreth, janë lëndë e rëndësishme e vargut tim. Megjithëse asokohe nuk ka qenë lehtë të jetohet në trojet shqiptare në ish Jugosllavi, atmosfera e butë familjare, bota shqiptare, dashuria e madhe për Shqipërinë në familje, lanë mbresa të forta që do të bëhen burim frymëzimi për mua. A ka lënë gjurmë atmosfera e vendit ku u rritët në brumosjen e personalitetit tuaj? Gjithsesi. Kur më kujtohet ajo kohë, ajo mrekulli natyrore e vendlindjes sime, por edhe ajo vrazhdësi nëpër të cilën kemi

SUPLEMENT JAVOR I INTERVISTA E diel, 6 janar 2013 19 www.shqiptarja.com Më tronditi Shqipëria e `91, kopështi me lule i Enveri Poetja që jeton çdo ditë të jetës pas karriges me rrota rrëfen ëndërrat e saj, fëmijërinë, dilemat, frikën e të jetuarit në Maqedoninë e para `90 ku intelektualët përndiqeshin, rrugën që e çoi drejt poezisë, frymëzimet... kaluar, e të cilën e kanë përballuar, në radhë të parë, brezat më të vjetër, më duket sikur kemi kaluar nëpër botën e përrallave të Andersenit, por njëherësh e kemi përsëritur edhe atë që e ka bërë Sizifi. Të dy këto anë të atmosferës së vendit tim doemos që kanë lënë gjurmë. Ato e bëjnë imazhin metaforik e simbolik të vargut tim që flet për fatin e individit, por edhe të mbarë popullit tonë, i cili, ndonëse i vetmuar në këto hapësira, mundohet të bashkëjetojë dhe të mbijetojë, duke i mbrojtur vlerat e veta me mund e duke respektuar edhe vlerat e të tjerëve. Ambienti shqiptar mbetet universi im jetësor nga i cili nuk dilet për shkak se aty lundron mbi qytetin tim të lindjes dielli më i ndritshëm, aty është hapësira më e magjishme e stolisur me lule, sheshet e lagjet ku dëgjohej gumëzhima e fëmijëve të cilët i jepnin gjallëri pasditës, aty ka mbetur kënga e bulkthit, fluturat, xixëllonjat, mikpritja. Aty është fjala shqipe, e cila, për mua, është kënga e Orfeut vetë, aty u kalit shpresa se do të realizohen ëndrrat e mia. Për ta ilustruar peshën që ka vendlindja në formimin e personalitetit tim, do ta përmend një moment të jetës së fëmijërisë sime. Në moshën parashkollore shkova në spital në Beograd. U nisa nga Prizreni. Prapa meje mbetën shtëpizat e bukura të qytetit, kalaja, lumi dhe agimet e veçanta, shfaqja madhështore e diellit mbi kurrizin e Malit Sharr, një lindje që ta përkujton qerren e zjarrtë të Heliosit, e cila e mbulon me një tis kuqrremtësie peizazhin e blertë të qytetit dhe të rrethit të tij, duke Lindita Ahmeti formuar kontraste unike të ngjyrave. Largimi nga Prizreni ishte një dramë e vërtetë për mua. Një çast tepër i vështirë. Ishte pikërisht stuhi. Mrekullinë e Prizrenit do ta ndjej edhe më shumë, ajo do të më mungojë, atje ku shkova, në Beograd. Sa arrita, më priti një ftohtësi, përhimtësia e rrugëve, bardhësia vrasëse e spitalit, gjuha e panjohur, e rëndë për mua dhe, pse mos ta them, paragjykimet e personelit për fëmijët shqiptarë. Atje, për një vjet, e ndjeva dhembjen për mungesën e prindërve, të gjuhës shqipe. Atje kalova një vjet të tërë, por më duket se kam kaluar dhjetë vjet, ndoshta. Të gjitha ato ndërtesa, rrugët e shumta, dyqanet, njerëzit - nuk më bënë për vete. Beograd do të thotë qytet i bardhë. Për mua mbeti përjetë - i zi. Prandaj kthimin në vendlindje e mbaj në mend në hollësi. Ishte një çast kur njeriu e përjeton lindjen e dytë. Kur hyra në shtëpi, kur e pashë gjyshen, sytë e tezes, të dajave që shkëlqenin nga gëzimi, m'u duk se i hapa dyert e pallatit të përrallës më të bukur popullore ku jetohet amshueshëm në paqe e harmoni. Më prisnin loja, ngrohtësia e vendlindjes. Më priste Prizreni. Atmosfera e ngrohtë. Ku çdo gjë fliste me gjuhën e ngrohtësisë shqiptare. Dhe, derisa ne fëmijët e bënim jetën tonë plot ëndrra, prindërit tonë nuk e kanë pasur lehtë. Ata e kanë ndjerë barrën e të qenit qytetar i rendit të dytë. Thjesht, ata e kanë shtyrë gurin e Sizifit bregut përpjetë si ndëshkim për "fajin" e vetëm pse ishin shqiptarë. Im atë është munduar që të gjejë një punë ku do të jetonim më mirë, më të qetë. Prandaj gjatë kohë kemi qenë në lëvizje. Udhëtonim shpesh në relacionin Prizren-Shkup. Ndonjëherë edhe në Tetovë. Në Prishtinë. Më në fund u gjetëm në Shkup. Aty me gjithë faktin se mësova shumë gjëra, më duhet ta theksoj se nuk u rehatova kurrë. Më kujtohet një rast kur herët në mëngjes ra zilja. Im atë doli, sa e hapi derën, nga ana tjetër u dëgjua: "Milicia"! Bashkë me tim atë, pastaj, në shtëpi u futën dy burra, në fakt dy policë pa uniformë, të cilët kishin ardhur "të marrin vesh" se kush e paska shkruar në ballkonin e fqinjëve tonë parullën "Kosova republikë". Ata e kanë ditur se im atë nuk ka shkruar kurrfarë parulle, po qëllimi ishte tjetërkund: ta sjellin në shtëpinë tonë frikën që do të na ndiqte si hije me vite të tëra. Ishte një atmosferë e rëndë kjo, nga e cila shumë njerëz e morën botën në sy, duke lënë pas vetes vatrat shekullore. Një grafit i thjeshtë, një fjalë, një këngë bëhej, asokohe, shkak i ndjekjes kafkiane masive të njerëzve, bëhej shkak i mbushjes së burgjeve me shqiptarë. Me gjithë këtë realitet oruelian, në shtëpinë tonë asnjëherë nuk heshti fjala, e cila e "ujiste" krenarinë kombëtare, mbrojtjen e vlerave tona, si gjuha, tradita, trashëgimia kulturore e shpirtërore. Prandaj nuk ka qenë e rastit ajo që erdhën policët në shtëpinë tonë. Natyrisht e ndiqnin atëherë babanë. Pikërisht për këto arsye. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite këto hije vazhdojnë të duken rreth shtëpisë sonë. Natyrisht atmosfera e këtillë, me kërcënime, por edhe me rezistencë ka ndikuar në formimin e personalitetit tim. Askush aso kohe nuk më ka folur për atë që ndodhte. Më kanë kursyer si fëmijë që kam qenë. Megjithatë unë e hetoja, e dija se diçka nuk është në rregull, se diçka jo e mirë po ndodh. Kjo, besoj, shihet edhe në vargjet e mia. Po doktrina, ç'peshë ka? Një fëmijë i bru- mosur në realizmin socialist që më vonë bëhet shkrimtar... Doktrina? Këtu, në hapësirat etnike shqiptare në ish Jugosllavi nuk kemi pasur ndonjë trysni politike që lidhet me shkollat ose drejtimet letrare. Jo se s'ka pasur censurë... Censurën e ka ushtruar edhe pushteti jugosllav. Mirëpo kjo censurë nuk është marrë me drejtimet dhe shkollat letrare. Me ndalimin ose kontrollimin e tyre. Censura jugosllave ka pasur detyra të tjera, dy prej të cilave kanë qenë themelore: ta mbrojë emrin e Titos dhe autoritetin e partisë së tij dhe, e dyta, ta luftojë patriotizmin dhe krenarinë kombëtare shqiptare. Së këndejmi më duhet të them se fëmijëria ime nuk ka të bëjë shumë me realizmin socialist si drejtim letrar. Është e vërtetë se edhe këtu preferohej mjaft realizmi socialist, madje Lindita Ahmeti gjente mbështetje të fuqishme te pjesa më e madhe shkrimtarëve dhe e arsimtarëve. Nëpër shkolla, madje, kanë qenë lekturë e paanashkalueshme "Nëna" e Maksim Gorkit, romanet e Nazmi Rrahmanit, Jakov Xoxes, Sterjo Spases etj. Megjithatë gjithandej kanë qarkulluar lirisht edhe veprat e Dostojevskit, të Kafkës etj. Por, ka pasur edhe shkrimtarë të dalluar shqiptarë që kanë vepruar jashtë "rrethit" të realizmit socialist. Kam përshtypjen se realizmi socialist preferohej më shumë nga ne shqiptarët për shkak se ishte drejtim letrar zyrtar në Shqipëri, pra " i shtetit tonë", e jo për ndonjë arsye tjetër. Më duhet të theksoj se në shtëpinë time dhe në disa shtëpi të tjera shqiptare autorët e realizmit socialist nuk e zinin kryet e vendit në bibliotekën familjare, por ky vend ruhej për krijues të tjerë. Në bibliotekën tonë i kemi pasur autorët si Blejku, Dostojevski, Edgar Alan Po, Virxhinia Vulf, Niçe, Frojdi, Jungu, Kafka, Strinbergu, Kamy, Uitmani, Bodleri, Rembo, Malarme, Verleni, Valeri, Elyari, Bretoni, Aragoni, Marineti, Tristan Cara, Himenesi, Ahmatova, Rilke, Trakli, Helderlini, Lorensi, Pasternaku, Bulgakovi, Mandelshtami, madje-madje edhe Markiz dë Sadi dhe shumë të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore. Dhe, këta autorë mund të lexoheshin pa pengesa. Të ndaluar, ndërkaq, ishin Fishta, Ernest Koliqi e disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë, të cilët i ndiqte edhe regjimi i Enverit. Këta autorë njerëzit i lexonin fshehurazi. Edhe unë qysh si fëmijë e kam lexuar "Lahutën e Malcisë". Natyrisht e kam ditur se s'bën të tregoj se e kam lexuar. Lidhur me shkollat dhe drejtimet do t'i veçoj disa çaste të fëmijërisë kur im atë bisedonte me miqtë për avangardën letrare, te ne në shtëpi. Para se t'i mësoja në shkollë, unë njohuritë e para për surrealizmin, ekspresionizmin, simbolizmin, dadaizmin, akmeizmin, futurizmin etj. i kam marrë nga këto biseda. Më kanë lënë mbresa të forta këto ndeja ku mësoja për...kërkesat e përfaqësuesve të letërsisë moderne që të bëhen ndryshime në letërsi, veçmas në poezi. Më mahniste insistimi që kanë bërë ata për një marrëdhënie të re ndaj traditës letrare dhe të përditshmërisë shoqërore në përgjithësi. Këtu vlen të përmendet një kujtim: me një rast u bisedua për Marinetin, përkatësisht për Manifestin e tij për futurizmin, ku kërkohej t'i këndohet makinës, të ardhmes industriale, jo traditës. Çfarë vendosmërie e përshkonte këtë manifest, për të cilin thonë se u keqpërdor më vonë nga politika. Një faqe tjetër e kujtimeve është edhe ekspresionizmi gjerman. Kjo shkollë zbulohej... vijon në faqen 20

20 www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 SUPLEMENT INTERVISTA JAVOR I RRËFIMI RËFIMI I LINDITËS vijon nga faqja 19 Përndjekjet e intelektualëve në Maqedoni, tmerrohesha për babanë...para meje me motive të zymta, si vdekja, lufta, sëmundja, frika, pasiguria, pashtegdalja. Janë këto motive që e tronditin fëmijën, po këtu, te kjo shkollë vihet re përpjekja e autorëve për të gërmuar sa më thellë në gjuhë dhe për t'i kërkuar mundësitë shprehëse të saj, të nëntekstit dhe të muzikalitetit të NËN gjuhës. Megjithëse nuk e kam për UDHËHEQJEN zemre, shprehja letrare e këtij drejtimi të imponohet. Kam përshtypjen E BABAIT... se Trakli, bie fjala, si të lexohet një herë, të bëhet pjesë e përfytyrimeve, e anës së shikimit të dhembshëm të A ka ndikuar dikush, si një udhëheqës në jetës. Më ka lënë përshtypje edhe rrugën tuaj drejt letërsisë? surrealizmi, një drejtim ky që synon Gjithsesi. Te unë më së shumti ka ndikuar të gjejë realitete të fshehura, të cilat im atë. Që në fëmijërinë më të hershme, funksionojnë pa mbikëqyrjen dhe atëherë kur dëgjohen përralla dhe jetohet me kontrollin e arsyes dhe të vetëdijes. sharmin e tyre, im atë ishte aty pranë meje. Edhe autorët e ndaluar shqiptarë Për dallim nga prindërit tjerë im atë, krahas vazhdimisht kanë qenë temë bisedash të babait tim me miqtë e tij përrallave, madje më shpesh, më tregonte mite shqiptare. Unë kënaqesha duke dëgjuar tregime për zanat, orët, shtojzovallet etj. Shumë shkrimtarë e gazetarë. Por jo vetëm ata. herët im atë m'i ka lexuar këngët kreshnike. Në një mjedis të tillë e kam kaluar fëmijërinë, kështu që mund të I kam në kujtesë kreshnikët, por e paharrueshme është kënga "Ajkuna kjan Omerin". them se doktrina fare pak mund të Po më shumë im atë më ka treguar mite nga ketë ndikuar te unë, me gjithë faktin e sulmeve të shpeshta që i lashtësia greke. Unë shumë herët kam ditur për "hidhërimin" e Akilit, për guximin e Hektorit, dredhitë e Odiseut, besnikërinë e bëheshin modernës "dekadente" në letërsi sa isha unë nxënëse. Penelopës etj. Ky univers i bukurisë, i mrekullisë së epikës shqiptare dhe i gjeniali- A kishit ëndrra të mëdha? Si ishtetit të grekëve antikë, u bë shtegu nëpër të in këto ëndrra? Guximtare, të rrez- cilin kalova dhe dola në fushën e letërsisë. ikshme apo të fshehta e të heshtu- Im atë është "fajtor" pse unë qysh si fëmijë ra...? e doja teatrin, kinemanë. Më kujtohen jo vetëm Si çdo fëmijë, edhe unë kam pasur shfaqjet që i kam parë, por edhe skenografitë ëndrrat e mia. Siç ndodh në jetë, pak e tyre. Është një botë e çuditshme bota teatrore. nga ato më janë realizuar, kurse shumica - jo. Kam ëndërruar, bie fjala, të Natyrisht edhe ajo e filmit. Si rrjedhojë e lidhjes së familjes sime me teatrin, im vëlla Lurani sot studioj për filologji klasike. Këtë ëndërr është aktor teatri dhe filmi. Pastaj erdhi leximi intensiv, pra një lexim shumë më i përkush- e realizova. Një ëndërr tjetër - të studioj në Londër, nuk m'u realizua. E tuar. Dikur u shfaq edhe nevoja për të shkruar. kam pasur edhe një ëndërr të veçantë E mbaj në mend se çdo vjershë që e kam shkruar, ia kam lexuar babait, e kam biseduar për të cilën dua të flas. Kjo përmblidhet në pyetjen: si ta kapërcej kufirin e me të dhe vërejtjet e tij kanë qenë udhërrëfim të shkoj në Tiranë? Si kam rënë në imi në punën letrare. mend e këndej unë intensivisht kam Më shkaktonte kënaqësi përkushtimi i babait. Ishte e veçantë kur e shikoja sa lehtë krid- jetuar me këtë ëndërr. Përfundimisht m'u realizua një pjesë e kësaj ëndrre. hej ai nëpër shtigjet e të panjohurës krijuese Një ditë pranvere të vitit 1991, unë dhe që i ofroja unë, madje edhe kur kishte momente surrealiste dhe me çfarë serioziteti i familja ime e kaluam kufirin, erdhëm në Shqipëri. Atëherë u trondita me realitetin që gjeta "në kopshtin me lule" qasej çdo fjale. Më pëlqente tej mase kur ai ndalej dhe mendonte. Atëherë e dija, vërejtja që kishte ndërtuar Enveri, por e tij nuk ishte vjersha si tërësi krijuese, por megjithatë deri në ditët e sotme nuk kishte dëshirë të flasë për figurat letrare. më lë të qetë "pjesa e dytë" e kësaj ëndrre - "të shkoj në Tiranë" ose më mirë Përveç kësaj ai kishte qëndrim të prerë: aty të them - të jetoj në Tiranë. Shumë ndryshime janë bërë në këto vende të Ballkanit, shumë përpjekje kam bërë unë që të jap një kontribut modest në kulturën shqiptare, nikëve apo të heronjve grekë. thënë Platoni përmes gojës së por edhe sot e kësaj dite jam jashtë Sokratit. atdheut. Pa pasaportën shqiptare. Cili ishte ushqimi juaj shpirtëror? Kjo ëndërr - edhe zyrtarisht të jem Ishte leximi dhe bisedat e shpesh- Kur shkruanit? qytetare e shtetit tim - vazhdon të ta për letërsinë, për gjuhën shqipe, Shkruaja sa herë që ndjeja nevojë presë realizimin. Ndërkohë tregtarët për folklorin e pasur shqiptar të këtyre se duhet ta nxjerr vargun i cili bëhej i e ndryshëm e kanë fituar këtë "të anëve që po tretej e po vdiste pa padurueshëm në shpirtin tim, bren- drejtë". u vjelë dhe për realitetin në të cilin da meje. Me fjalë të tjera shkruaja kur Natyrisht kam pasur edhe ëndrra jetonte populli shqiptar asokohe, biseda më bënte presion frymëzimi, i cili e të tjera. Fëmijërore. Më ka munduar, këto që zhvilloheshin, si thashë, vë në lëvizje ortekun e fjalëve që ta zëmë, çështja e fluturimit. në shtëpinë tonë. Ishin këto ndeja si kërkojnë të dalin e të renditen në letër. Vazhdimisht i kam vëzhguar me ato për të cilat shkruan Platoni. Këtu kujdes fluturat, xixëllonjat, zogjtë si ishte ai magneti për të cilin flet Pla- A besonit në ato çka shkruanit? fluturojnë. Magjia e fluturimit edhe toni në veprën e tij "Ion". Këtu unë Sigurisht që besoja. Po të mos sot është diçka që më bën për vete. "u njoha" me Muzën. Me "kopshtet kisha besuar nuk do të kisha shkruar... Kam menduar edhe për "gjuhën" e dhe luginat e Muzës" ku poetët "i zogjve, pastaj kam pasur dëshirë ta thithin këngët e veta, e pastaj na i kthej prapa kohën e mitit, ta shoh si sjellin neve si bleta, duke fluturuar A ju frikësonte ndonjë gjë...? kanë jetuar njerëzit në mesin e kresh- edhe vetë posi ajo", siç do të kishte Koha e fëmijërisë sime ishte një ku e kemi fjalën shqipe, aty nuk ka se ç'kërkon fjala e huaj. Dhe, shprehte kënaqësi që unë nuk i lejoja fjalët e huaja të zënë vend në vargjet e mia. Pastaj mua më vinte mirë që babait nuk i pëlqenin vargjet që nuk kanë muzikalitet, ritëm, rrjedhë të natyrshme të gjuhës. Kjo është e tëra. "Këto janë vërejtjet e mia", më thoshte. Nuk shkonte më tutje. E respektonte qëndrimin tim se poezia nuk duron të preket te ndjenjat, te personalja, sepse aty poezia është tepër e ndjeshme. Madje edhe e plagueshme. Ka ndodhur ndonjëherë që ai ta lexojë vjershën e pastaj të heshtë. Fill pas kësaj unë e kam marrë vjershën, e kam lexuar disa herë dhe e kam parë se diçka çalon. Mungon ndonjë ngjyrë e pikturës së shpirtit, ndonjë notë e çastit që është dashur, por që nuk ka mundur të ngjitet në varg. Kjo duhet rregulluar, thosha. Gjithmonë e kam respektuar përvojën e babait tim, që midis tjerash, ka përkthyer e ka shqipëruar dhjetëra përmbledhje poezish. Mos të harroj: unë vazhdoj të merrem intensivisht me kulturën e lashtë greke, me mitet dhe lirikën e këtij populli gjeni. Edhe në këto hulumtime "më bën shoqëri" të vazhdueshme im atë, edhe sot e kësaj dite. kohë e rëndë. Siç e thashë, asokohe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve politikë të Shqipërisë ishin në një pozitë të vështirë. Akuzoheshin për irredentizëm, për nacionalizëm e për çka jo tjetër. Im atë pikërisht në këto kohë të turbullta punonte si gazetar. Së këndejmi frika mos ta pësojë ai nga fushata e diferencimeve, në të cilën kërkoheshin viktima për t'i frikësuar masat shqiptare. Shpeshherë kur vonohej më kaplonte tmerri se nuk do të kthehet më në shtëpi. E dija se shpesh janë burgosur njerëzit në këtë mënyrë, veçmas intelektualët shqiptarë. Madje ka pasur raste kur e kanë marrë ndonjë njeri dhe ai nuk është kthyer kurrë e nuk dihet se ç'ka ndodhur me të. A gjetët përkrahje në shkrimet e para? Që në shkrimet e para unë kam pasur përkrahje nga shumë personalitete të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Në mesin e tyre do ta veçoj kritikun dhe eseistin tonë të njohur Ali Aliun. Po ashtu më ka përkrahur edhe shkrimtarët Nehas Sopaj dhe Kim Mehmeti. Kim Mehmeti ishte redaktor në "Flakën e vëllazërimit" të Shkupit, kur unë e botova librin e parë "Mjedra dhe bluz". Ishte kjo prova ime e parë e ballafaqimit me librin si autore. Kur kam shkruar, unë nuk e kam pasur ndërmend të botoj. Kam shkruar sepse kam pasur nevojë, sepse shkrimi më shkaktonte kënaqësi, më freskonte. Fatbardhësisht si libri, ashtu edhe vargjet që i kam lexuar në takimet e ndryshme letrare janë pritur shumë mirë nga njerëz kompetentë. Në këto takime kam pasur fatin të njihem me Azem Shkrelin, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Xhevahir Spahiun, Rudolf Markun, Ismail Kadarenë, Elena Kadarenë etj. Të gjithë këta i kanë pritur mirë vargjet e mia dhe më kanë folur fjalë të mira. A jeni penduar për diçka që keni shkruar? Jo. Më vjen keq për shumë gjëra që nuk i kam shkruar ose për disa që më kanë mbetur pa përfunduar... Kontribut apo... Çfarë cilësori do t'i vinit shkrimeve të para? Përkushtim. A humbet lumturia gjatë rrugës së jetës? Po, si shkojnë vitet, problemet vijnë duke u shtuar. Kështu edhe lumturia shkon duke "u holluar". Megjithatë ajo varet edhe nga vetë njeriu. Nga karakteri. Ndonjëherë duhet të dish t'i krijosh kushtet vetë që të jesh i lumtur. Mendoj se angazhimi i njeriut është një nga kushtet që mund ta sjellë lumturinë. Çfarë ka mbetur sot, brenda jush, nga fëmija i dikurshëm? Ju mungon? Për këtë pyetje përgjigjen e kam në vjershën Lullaby. LULLABY mysafirët shkuan kur dolën nga dhoma lanë gjurmë të lagëta në ajër gotat e zbrazura nëna i hoq nga tryeza dhe ra në gjumë askush s'e pa ngjyrën e shpirtit tim as mysafirët as të shtëpisë e folën për pjekurinë time pa e parë mickey mouse-in duke hyrë për dritareje pastaj po nga ajo dritare e përzura tymin e duhanit e lotët e mi të padukshëm flisnin se unë s'dua të rritem