RILINDASI. Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi. Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi

Benzer belgeler
Türkçe Unsurlarının Arnavutça Gramer Yapısına Etkisi

Metin IZETI KLLAPIA E TESAVVUFIT

INTERVISTË ME PROF. DR. SHABAN SINANIN, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE KOMBËTARE TË SHQIPËRISË

Yabancılara Türkçe Öğretiminde Dilset Yayınları Gökkuşağı Öğretim Setindeki Kültür Ögeleri

7. Niveli Arsimor: Institucioni: Fakulteti Filozofik dega e Orijentalistikës Data e diplomimit: Diploma : Nuk është nënshtruar diplomës

RILINDASI. Në muret e ronitur të shtëpisë së vjetër

RILINDASI NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT HISTORI. Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare. jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Akademia për Trajnime dhe Asistencë Teknike. Erkan Vardari

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

1. Ndonëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, afër 110 vjet, prej se Sami Frashëri

KOSOVA TÜRKİYE ADLİ BİLİMLER GÜNLERİ Ağustos 2014 Hotel Theranda Prizren KOSOVA

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

REBELI DOM NDRE MJEDA

RILINDASI. faqe 16. Kodra në roman, sot në ditëlindjen e piktorit. Në nderim të kujtimit të artistit të njohur Ibrahim Kodra, botojmë pjesë nga romani

RILINDASI. Epitafet te Don Kishoti, krijime origjinale nga Noli. e tyre, nga mishërimi i mprehtë dhe simpatik i karakterit.

RILINDASI SHPETIM GJIKA: Ja si festohet 100 vjetori i pavarësisë në Vlorë. Speciale 100-vjetori

ARNAVUTLUK NOTLARI. Alemdar YALÇIN - Gıyasettin AYTAŞ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

RILINDASI. Sanctus, vjen në shqip e fshehta që do të trondisë botën

RILINDASI DOREHEQJA E ISMAIL QEMALIT HISTORI. Dokumentet mbi akuzat e Rusisë, Francës dhe Anglisë

PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI

MA. Sadullah Yılmaz Hëna e Plotë-BEDËR Üniversitesi Türk Dili ve Edebiyatı Bölümü Öğretim Görevlisi

RILINDASI. Kryeredaktore: Admirina PEÇI IDENTITETI I ARVANITASVE. Shpellat e San Giorgio-s, pasuri e jashtëzakonshme

Letërsia shqiptare e Alamiados*

Araştırma Dergisi GÜZ'2000 / 15

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

RILINDASI. Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e Princit të Asturias. Vargjet e fundit të Panos...

Ekonomik Bölgeler için Türkiye Örnek Olabilir Për Zonat Ekonomike të merret shembull Turqia

Psikologjia e Religjionit

Si e nxorri Skiroi Buzukun nga Shqipnija më 1949

PISHTARJA E NDERSHMËRISË MERJEMJA SIPAS BIBLËS DHE KURANIT FAMËLARTË ADEM KARATASH

RILINDASI. Mihal Luarasi sjell lirikat e mëkateve

P R O C E S V E R B A L

NJOHURİ TË PËRGJİTHSHME, PARİMET BAZË DHE RREGULLAT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit. Dokumenti DËME TË SHKAKTUARA PA- SURIVE PRIVATE GJATË PUSH-

Jakub Ystyn PEJGAMBERI YNË MUHAMMEDI A.S.

PËRGJEGJËSIA E INTELEKTUALIT

RRAPORTI 6 FAQESH TREGON BISEDEN E ZOGUT ME NJE ZYRTAT AMERIKAN NE WASHINGTON

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

Gazi Üniversitesi Türk Kültürü ve Hacı. Araştırma Merkezi. Araştuma Dergisi. Research Quarterly. Sum~~~ 2QQ5/34

tnn NE MATURA shtetiinone MINI$TRIA X ARSIMIT DHE SPORTIT PROGRAMET ORIENTUESE RtrPUELrKA r s$qlp&fileg IKOLLA LiiNoA.: crune rurke (Niveti 82)

GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI. HAMLETI NGA KAVAJA

Ballkani dhe toleranca osmane në shek. XIV-XVII *

IDETË SOCIO-POLITIKE TË FARABIUT

HAZIRLAYAN HIDIR YILDIRIM

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

BİLDİRİ KİTABI LIBRI I REFERATEVE

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

S'KA ROMAN PËR KOMUNIZMIN!

RILINDASI. Zëri i Shqipërisë, gazeta e 1880, e Anastas Kulluriotit

RILINDASI. Shën Pali Shqiptar, aty ku lindin banxhurnat

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

RILINDASI. Veshjet arbëreshe të Shën Palit dhe një ritual i lashtë

Nako Spiru Svetozar Vukmanoviç, Tempo Enver Hoxha

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

PUSHTIMI I SHQIPERISE

FLETËPALOSJE - INFORMACION PËR PËRDORUESIT

Koncepti i Tjetrit te osmanët dhe pozicioni i shqiptarëve në të

Siguria juaj në spital

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën:

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Prof. Dr. Ekrem Sarıkçıoğlu. Historia e feve. (prej fillimit deri sot) Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi

LASGUSHI SI PLAGJIATOR?

Yıl -Viti /Sayı Numri:2015 /1 Oda Bülteni Buletini i Odës 1

P R O C E S V E R B A L

LIRIA SIPAS ISUF LUZAJT

Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirminci sayısı ile merhaba diyoruz.

ALEKSANDER MOISIU. Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit

SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT

Pyjet në rrezik, pas sëpatës vjen zjarri

MËSIMDHËNIA E GJUHËS TURKE SI GJUHË E HUAJ NË SHQIPËRI SIPAS METODOLOGJIVE DHE STRATEGJIVE

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

KUDRET KOKOSHI RREFEN TAKIMIN DHE BISEDEN MES TYRE NE TIRANE ME NE FOTO: (Majtas) asgush Poradeci (djathtas) Pamje e Tiranës në vitet 30

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL; SFIDAT E RINISË

Në vazhdim po i paraqesim pikët e fituara të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim dhe datën - orën e intervistës me gojë:

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN

Ne jemi lule, ne jemi zogj... Mi smo cveće, mi smo ptice... Biz çiçeğis, biz kuşus...

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishët)

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

(1) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (QeK) (2) KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS SH.A. (KEK)

Njëra dorë nuk di se çfarë bën tjetra - mbështetje për lëvizjen: PRO Nartës - JO Naftës

Bota Radhimjote. Neki Lameborshi BOTA RADHIMIOTE

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Nga Profeti i Mëshirës. Frymëra ëshironjëse DHE MREKULLIA KUR ANORE. Osman Nuri TOPBASH. Përkthyes: MITHAT HOXHA

100 VJET, LUFTA. Pleqtë e Shijakut rrëfejnë rrethimin HISTORI RILINDASI PËRVJETORI NGJARJA

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

KALLIRI. Çfarë kam Dhe imja është S është e vërtetë. Müslüman Arnavutluk un haftalık bülteni Muştu nun yirmidokuzuncu sayısı ile merhaba diyoruz.

Kalendari Akademik Akademik Takvim

Ekpositat personale/ Koncertet solistike / Rolet Kryesore Kombëtare dhe Ndërkombëtare

NAİM BEY FRAŞERİ NİN BEKTAŞİLİĞİ VE DÜŞÜNCESİ. The Bektashim Of Naim Bey Fraşeri And His Philosophy. Metin İzeti 1

T.C. Resmî Gazete. Kuruluş Tarihi : ( 7 Teşrinievvel 1336 ) 7 Ekim Aralık 1988 PAZARTESİ. Milletlerarası Andlaşma

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

HACI BEKTAŞ VELİ. Araştırma Dergisi KIŞ'2000 / 16

Interpretimi i këngës Neji të Mevlana Xhelaluddin Rumi. Fjalët kyçe: Mevlana Xhelaluddin Rumi, Mesnevia, neji, dashuria

ODA BÜLTENI BULETINI I ODËS

Transkript:

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli ZBULOHET DOKUMENTI QE ZBARDH KONFERENCEN E MBAJTUR NGA MEHDI FRASHERI ME 1929 Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Viti iti II - Nr:35 E-mail: rilindasi@gmail.com Kryeredaktore: Admirina PEÇI Na ndiqni edhe online SHQIPERIA STRATEGJIKE Traktat miqësie me Italinë në një broshurë mes rrënojash Admirina Peçi N Foto-Kujtimet e Shën Palit Shqiptar Foto dhe pema gjenealogjike e çdo familjeje: një tjetër mënyrë për të rifituar të shkuarën arbëreshe të shënpaliotëve. Interesante është didaskalia e secilës fotografi me indenfikim të dyfishtë gjuhësor Në foto: Mehdi Frasheri dhe faksimile nga broshura e konferencës së 1929 jë broshurë 20 faqëshe, e sh typur në vitin 1929 në shtyp shkronjën DIELLI, me fletët e zverdhura e të dëmtuara nga koha na sjell në ditët tona, një atmosferë kaq aktuale sa i takon mardhënies së Shqipërisë me fqinjët e saj, diskutimeve mbi kufijtë tokësorë e detarë, marrëveshjeve mbi pikat stratëgjike, etj. Dokumenti i botuar në dy gjuhë shqip dhe italisht zbardh një konferencë të mbajtur në Klubin Italian të Tiranës nga kryeministri i asaj kohe mehdi Frashëri me 3 nëntor 1929. Dokumenti mesiguri gjendet edhe në arkiva private e shtetërore, por kjo kopje të cilës i referohemi dhe e kemi zbardhur besnikërisht për ta botuar për lexuesin e gjerë ka edhe një histori të veçantë. Ajo është gjetur rastësht mes një grumbulli librash, revistash e gazetash, pas shembjes së një shtëpie të vjetër tiranase, ndërsa në vend të saj u ngrit shumë shpejt një pallat. I zoti i asaj shtëpie, i cili nuk jeton më prej vitesh dukej e kishte harruar atë pasuri prej kohësh, pasi e gjithë libraria ishte e fshehur në brendësi të mureve e doli në dritë vetëm pasi shtëpia u rrafshua e tëra. Kjo broshurë e gjetur në atë pirg librash, u mor dhe u ruajt nga studiuesi Novruz Shehu, i cili na shtyu ta botojmë e ta bëjmë të njohur edhe për lexuesin e gjerë. Redaksia i ka qëndruar besnike gjuhës së përdorur, deri edhe në disa gabime të vogla të cilat nuk i kemi korrigjuar. Dokumenti i plotë Konferencë e mbajtun prej zotni Mehdi Frashëri me 3 nanduer 1929 në klubin Italian të Tiranës Ministri i N.madhënisë së tij të mbretit t Italisë Tiranë, 4 Nanduer 1929 ( VIII) Shkëlqesi, Akoma ndodhem nën përshtypjen e konferencës... vijon në faqen 14-16 Penelopa e Galerisë Kombëtare të Athinës dhe një kopje në Tiranë Ajo është e vogël, 16 cm e gjatë, 9,5 cm e gjërë dhe 26 cm e lartë. Eshte e gdhendur pa mjeshtëri, trashë. Të jep përshtypjen se ai që e ka realizuar ka përtuar ta gdhendë me finesë... Pietro Abitante N ë Shën Palin Sh qiptar, përveç muzeut, kostumeve, gjuhës ende të gjallë, një tjetër mënyrë për t u ndjerë pjesë e jetës së komunitetit, e ka zbuluar Salvatore Mazzaracchio, profesor shkolle në Romë, ku ka studiuar, punon e jeton me familjen prej më shumë se 30 vjetësh: bëhet fjalë për një punë jo të vogël për t i ridhënë një histori dhe ndjenjë përkatësie bashkëqytetarëve përmes një rindërtimi shumë të përpiktë të pemës gjenealogjike të secilit prej tyre, shoqëruar nga dokumentim fotografik që nis nga fillimi i viteve Nëntëqind (dokumenti i parë i përket vitit 1907). Profesori, 58-vjeçar, nuk humb rast për t u rikthyer në fshatin e tij të lindjes, sepse ndjehet i rrënjëzuar mirë ekzistencialisht; në fakt, ai i përket atij brezi që në vitet Shtatëdhjetë ishte pjesë aktive e jetës kulturore të fshatit: nga netët jashtë, te grupi folk, te ideja e krijimit të ekomuzeut (artikulli Një muze ndryshe 12/08/2012). Ka jetuar një fëmijëri jo shumë të qetë: në moshën 7-vjeçare humb të ëmën dhe, duke konsideruar vështirësitë ekonomike të familjes, pësoi braktisjen edhe nga ana e të atit që, ndërsa jetonte vetëm me ndonjë punë të rastit, u detyrua të emigronte në Gjermani, duke i besuar dy fëmijët... faqe 18-19 Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, 1975. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi etërsi dhe më pas është specializuar në fushën e psikologjisë. Ka mbaruar studimet Master në Këshillim dhe Psikologji... faqe 17 Frederik Stamati ë Fondin etnografik Ntë Qendrës së Studimeve Albanologjike ruhen vetëm dy skulptura të mermerta, e që të dyja me tema të shquara nga mitologjia greke. Hiqeni mëndjen në se mund të jenë të vjetra. Njëra prej tyre, por jo më e bukura, paraqet Penelopën. Miti i saj me punën që nuk mbaron kurrë lidhet në përfytyrimin tonë me pëlhurën e famshme dhe kjo është e përbotshme. Edhe skulptura që kemi ne e koncepton Penelopën me këtë këndvështrim, endjen. Që ta përshkruajm, a nuk do të ishte një përsëritje e panevojshme e asaj që e dimë fare mirë? Por pyetja e rastit mund të lidhet me origjinën dhe me idenë e artistit që e ka realizuar. Kjo, po, ja vlen. Për herë të parë jam njohur me këtë skulpturë aty nga viti 1982. Nuk e përcaktova dot menjëherë. Enigma e qenies së saj më ngacmonte vazhdimisht. E shikoja shpesh me vëmendje për t i dhënë përgjigje pikëpyetjes që shtronte pa dashur. Por vetëm vite më vonë e ndava mëndjen për Penelopën dhe ashtu e paraqita kurdoherë që vinte rasti. Po rasti më njohu me origjinalin e saj. Duke vizituar në tetor të dymijë e shtatës Galerinë e Arteve të Athinës pashë një slulpturë të Rodinit te derdhur ne bronz. Desha ta prek. E di se në muzeume nuk duhet të prekësh gjë me dorë. Por tundimi ishte i madh... faqe 20

14 HISTORI SH SH..com D OKUMENTI B ROSHURA ROSHURATT Shqiperia strategjike vijon nga faqja 13...magistrale qi Shkëlqesia e juej pati mirësinë të majë dje në Qerthullin Italian të Tiranës mbi temën Bes-lidhja ITALO-SHQIPTARE. Posë lavdërimit unë personalisht jam dakord për gjithë çe keni thanë Z.Juaj, bile si nënshkrues i traktatit jam i knaqur tue thanë se enterpretimi i dhanun prej Z Juej mbi shkaqet qi kanë përfundue në lidhjen e paktit t aleancës janë absolutisht të drejta. Do t ishte nji mkat në kjoftë se fjalët e brkuura të Z.Juej të mbeteshin vetëm në kujtimin dhe në zemrën e pak qindrave njerëzve që i kanë ndigjue nga zani i gjallë i Z.Juej edhe unë për ktë do t ju lutem qi të kini mirësinë e ta botoni në shqipe edhe n italishte konferencën, me qëllim qi t jetë e mundëshme përhapja e saje si n Itali ashtu edhe n Shqipni. Prano, Shkëlqesë, shprehimin e konsideratës ma të naltë t imen. Përshëndetjet ma të dashunat e mija UGO SOLA Shkëlqesisë së Tij Mehdi Bey Frashëri Kryetar i Këshillit të Shtetit Tiranë Konferenca e mbajtun prej Z.M.Frasheri me 3 nanduer 1929, në klubin Italian të Tiranës Të ndershëm Zonja e Zotni Që prej disa kohe e dini se midis Italis e Shqipnis ekziston nji traktat Bes-lidhje. Këtë po ta marrim në kuptimin e letërs së sajë nuk asht përveçse nji dokument diplomatik qi përmban disa obligime reciproke për të dy palët kontraktuese dhe ruhet n arshivat respektive të dy shteteve beslidhës. Ky dokument po të mbetet në këtë mënyrë nuk mund të ketë efektin e dishruem. Popujt serioz kur lidhen me nji aleancë duhet të kenë ose të formojnë ndërgjegjen e përgjegjësisë qi rjedhë nga kjo aleancë, prandej asht e dobishme mbase dhe tepër e nevojshme për me i shpjegue publikut të dy palëvet qëllimet dhe efektet e kësaj aleancë. Kur themi qëllimi, kuptojmë qëllimet nga pik-pamja italiane dhe nga pik-pamja shqiptare. Por para se të vijmë në shpjegimin e këtyne dy pikave, asht e nevojshme të tregojmë disa shembulla të gjalla qi i përgjigjen në mënyra të ndryshme situatës italo-shqiptare. Zonja e Zotni! Siç e dini qi Perandoria Ruse kur u formue sefte kje nji qeveri në brendesinë e tokës e cila shifte nevojën për me pasë nji dritësore në bregun e Detit Baltik. Pjetri i Madh thoshte se më lypset nji dritësore për me marë frymë dhe për me pasë kontakt me popujt e qytetënuem t Oksidentit, dhe kështu mbas disa luftimeve qi pati me Svecien, zotuese e bregut Baltik, dhe sidomos mbas fitores qi pati në Poltave me Karlin XII arijti qëllimin e vet; bile kryeqytetin e ngrehi në bregun e Detit Baltik.Mbasandej caret e Rusisë thoshin se u lypsesh nji klime e butë dhe kësi lloj filluen veprimet e tyne për me mrijtë në Traktat miqësie me Italinë në një broshurë mes rrënojash. Zbulohet dokumenti 20 faqësh që zbardh konferencën e mbajtur nga Mehdi Frashëri më 1929 Në foto: Kryeministri Mehdi Frasheri dhe faksimile nga broshura e konferencës së 1929 Detin Azov edhe pastaj në Detin e Zi. Mbas shumë luftimesh me Perandorinë Ottomane, vunë në dorë nji pjesë të randësishme të detit të Zi dhe filluen të thonë se u lypsej porta e shtëpisë së tyne, d. m. th. Stambolli me të ngushtat e tij. Ma vonë thojshin se rruga për me mrijtë në Stamboll shkon nga Vjena, donin të thojshin se Perandorija e Habsburgvet krijonte nji pengim për mritjen e moskovitve në Kostandinopel. Në sirethujën e balkanit ndodheshin popuj ortodoks dhe slav nën zotnimin e Turkisë, ashtu edhe popuj të tjerë prej kësaj race nën zotnimin e Austrisë prandaj politika ruse isghte e lidhun ngushtësisht me librimin e popujvet slav të Balkanit; serb, malazes dhe bulgar. Këta popuj formojshin nji thikë me presë dyfishore, shërbenin kundra Turqisë edhe kundra Austrisë. Interesat e nji populli të madh ishin kaq të lidhuna me ato të popujvet të vegjël slav sa qi midisturqisë dhe Serbisë nuk ishte nevojë të lidhej nji traktat dhe kur-doherë qi mund ti bahej nji sulmim serbisë prej çdo shteti qi t ishte, Rusia ipso-fakto deklaronte gjëndjen e luftës kundrejt atij shteti. E dini for mirë se mbas ngjarjes së Serajevës në mbarimin e afatit të ultimatumit të kominikuem prej AustroUngaries qeverisë së Belgradit, cari dekretoj mobilizimin e ushtërisë së tij dhe ky fakt provokoj luftën e përgjithshme më 1914 megjith kët midis Rusisë dhe Serbisë nuk ekzistonte ndonji traktat aleance. Kemi edhe shembulla të tjera këso doret; po zgjedhim situatën e Belgjikës kundrejt Britanisë së Madhe. Siç e dini Belgji ndodhet midis Gjermanisë dhe Francës dhe përkarshi ndodhen rethujet Britanike. Kjo situatë geografike e belgjikës kishte provokue, për ruejtjen e paqes s Europës, nji traktat ndërkombëtar për garantimin e neutralitetit të belgjikës, por midis këtij shteti të vogël dhe Britanjës së Madhe nuk ekzistonte nji traktat i veçantë dhe dypalëshe. Gjith bota e dinte se cënimi i këtij neutraliteti, prej kujdo qi të vinte ipso-jure edhe ipso-fakte provokonte deklarimin e gjëndjes luftarake midis Ingliterës dhe shtetit qi donte të cënonte neutralitetin e Belgjikës. Megjith qi Britanja e Madhe kishte nji flotë luftarake ma të madhe se dy flotë të bahskueme të shteteve që mund të kishin flotën ma të madhe posë asaj, nga shkaku i afrimit të brigjeve të detit belg ballë rrethujeve britanike, sigurim i kësja Perandorije lypte neutralitetin dhe sigurimin e belgjikës pa fjalë. Kjo interesë mbrojtjeje ihste kaq e randësishme sa, vjolimi i Belgjikës prej të tretëvet, provokonte dekklarimin e luftës nga ana e Britanjës së Mad-

he në luftën e përgjithëshme në 1914, në datat ma të kritikëshme 28, 29, 30 31 Korrik deri ën Gusht, Qeverija Britanike nuk mori nji vendim për me ndërhye në luftë deri sa Gjermania sulmoj Belgjikën. Kjo vonesë qe një shkak për mosndalimin e plasjes së luftës. Belgjika relativisht asht nji shtet i vogël prej shtatë milionesh, dhe Britanja e Madhe formon nji Perandori kolosale e cila nën hijen e sajë, nën forma dhe nën tituj të ndryshëm, ka ma tepër se gjysë miliardi njerës prej popujve të ndryshëm. Kur ndodhen interesa gjallnore proporcioni midis të amdhit dhe të voglit nuk lot ndonji rol; pika zotnuese asht interesa. Nuk dij qi të ketë pasë midis Belgjikës dhe Ingliterës nji aleancë defensive dhe offensive se interesa qi thamë përveç traktatit të neutraliteti internacional, veçanërisht i dispensonte të dy palët për me lidhë nji traktat të tillë. Mbas luftës Balkanike më 1912 relacjonet midis besë-lidhjes trifishore dhe marrëveshtjes, kishin fillue me marrë nji ngjyrë qi prezumonte nji luftë eventuale midis dy grupeve rival; atëherë shtatmadhorija e Igliterës bani nji bisedë me shtatmadhorinë Franko-Belge për me caktue veprimet luftarake në rastë të nji konflikti eventual me Gjermaninë, por kjo bisedë e nevojitun nga cirkonstancat internacionale, nuk mori formën e nji traktati të rregullt. Gjith ashtu interesa dhe relacione këso dore shofim dhe midis Igliterës dhe Portogalit. Nga kjo pik-pamje, nji Perandori kolosale si ajo e Igliterës pa nevojën qi të lidhi nji traktat me Portogalin për me garantue pa-dhunshmeninë e Portogalit me nji anë dhe interesat defensive të Gibilterës m atë anë tjetër. E dini fort mirë se në luftën botnore të 1914, Portogali mori pjesë në luftë krah për krah aleaten e madhe të sajë kundra Germanisë. Mbas këtyne shembullave të vimë në situatën adriatike nga pik-pamja Italjane dhe Shqiptare. Para luftës së përgjithshme situate adriatike e Italisë ndodhej tepër e vështirë, për shkak se bregu i Adriatikut Italian nuk kishte asnji liman qi të përfshinte konditat e mbrojtjes, kurse n atë anë tjetër qi nga grykat e Izonzos e deri në kufinin e Malit Zi, gjith bregu i detit Dalmat ishte i pajumun me limane të mëdha, të forta dhe të pa-sulmueshme qi ndodheshin nën zotnimin e nji Perandorisë së madhe si ajo e Austro-Ungarisë e përbame prej 55 milon frymë. Përveç Triestes edhe Fiumes, Pola formonte nji bazë navale të tmerueshme ku u strukte gjith flota Austriake me arsenalin e sajë. Si konsekuenca e fitores Italjane, Trieste, Fiume, Pola, Zara, edhe disa nga reth-ujzat e vogla qi kan nji randësi stratezhike dhe navale, shkuenë në dorë t Italisë dhe Perandorija Austro-Ungare u zhduk dhe u zbrit në shkallën e vogël të nji Shteti continental. N Adriatikun e naltë, vëndin e saj ia zu Jugoslavija, por simbas traktatevet në fuqi, limanet e tjera të dalmacisë janë demilitarizue. Me këtë mënyrë situate Italjane n Adriatikun e naltë u përmirësue me nji mënyrë të pëlqyeshme për Italinë. Tash të vijmë n Adriatikun e poshtëm, në bregun oriental t Adriatikut, i cili formon bregun shqiptar. Ky breg qi fillon nga grykat e Bojanos dhe zgjatet deri në Kapostilo përmban dy kanale: Kanalin e Korfuzit dhe Kanalin e Otrantos. Këto dy kanale formojnë prakun e Adriatikut. Lufta e përgjithshme provoj me nji mënyrë të kjartë se kanali i Korfuzit qi përbahet midis rethujës dhe bregut Shqiptar, me të mbyllmen e hymjes nga ana e veriut edhe e jugës, formon nji bazë navale qi mund të sigurojë dhe të mprojë flotat luftarake të gjith botës. Midis Capolinguetës (Karaburunë) dhe Otrantit, ka nji distancë prej 78 milësh, pra nji Pushtet qi asht kaq i interesuem n Adriatik, nuk mund të neglizhojë situatën e këtyne dy kanaleve ashtu edhe atë të gjith bregut Shqiptar. Nevoja e mbrojtjes lype nji nga të tri pikat, për çka i përket bregut Shqiptar: HISTORI 15 SH SH..com E para neutraliteti i Shqipnisë, e dyta okupacijoni i Shqipnisë dhe e treta miqësija, ose aleanca e Shqipnisë me Italinë. Tash të marrim eventualitetin e parë qi asht neutraliteti i Shqipnisë. Për arsyenat e sipër-tregueme, në konferencën e Londonit më 1913, kur u krjue Shqipnia si nji Shtet independent, ishte paktue edhe neutraliteti i sajë nën garancinë e gjasht Pushtetevet të mëdha. Bashk me këtë ishte disponue edhe neutraliteti i kanalit të Korfuzit si për Shqipninë ashtu edhe për Greqinë; mirë-po, lufta e përgjithshme me fakte e provoj, si për Belgjikën ashtu edhe për Shqipninë, qi pa pasë fuqinë e bajonetavet, neutraliteti mbetet nji letër e vdekun, prandej më 1921 kur u njoft rishtazi independence Shqiptare në konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, për neutralitetine Shqipnisë nuk u bë fjalë; d.m.th. se situate juridike internacionale e Shqipnisë së soçme eventualitetin e neutralitetit, në bazë të një traktati internacjonal e ngriti krejt. Tash të shofim ipotezën e dytë qi asht okupacioni i Shqipnisë. Dhe kjo ipotezë pati provën e sajë në kohën e luftës së përgjithëshme. Siç dihet ushtrija Italjane qi nga mueji Nanduer e vjetit 1914 deri në 1920 në muejin Gusht gjatë kohë-vazhdimit të luftës okupoj Shqipninë me nji sasi ushtarësh qi ndryshonte qi nga 50-250 mijë njerzësh. Mbrenda kësaj kohëokupacjoni, Qeverija Italiane shpenzoi shtatë miljardë fr.ari edhe humbi 50 000 ushtar të vramun në fushën e luftës ose të vdekun prej malarjes ose smundjeve të tjera. Ky okupacion ma në fund provokoj dhe nji ndjejë jo aq miqësore të Shqiptarëvet; pra edhe kjo ipoteze e okupacjonit, falimentoi për damin e të dy palëvet. Atëhere asht e logjikshme dhe e naturshme qi për interesën e të dy palëvet mënyra ma e pëlqyeshme duhet të jetë miqësija e patundëshme dhe e përhershme midis Italisë dhe Shqipnisë. Kjo miqësi, sikur të mos ishin ngjarjet e ma-parshme mbasë do ti dipensonte të dy palët nga lidhja e nji aleance, por për shum konsideracjone të cilat nuk asht nevoja me i shpjegue, kjo miqësi gjallnore për të dy palët u konsakrue me nji traktat të posaçëm për të cilin po bajmë fjalë. Kjo mënyrë solucjoni ishte ma e pëlqyeshme jo vetëm për të dy palët, por edhe për Shtetet fqinjë dhe tërthurazi dhe për paqen e përgjithëshme t Europës. Nga shpjegimet qi dhamë ma sipër kuptohet for mirë se nga pikpamja politike, interesat e të dy palëvet sigurohen ma së miri me aleancë. Dihet fort bukur se edhe në kohën e incidentit luftarak të Caporettos, në nji moment ku Italija rrezikonte jetën e saj n Itali, ishte e detyrueme të mbante në Shqipni nji ushtri të randësishme. Tash me aleancën, Shqipnija do të jetë e zonja qi këtë mbrojtje t a sigurojë me fuqinë e sajë, por Shqipnija për me mrijtë n atë shkallë ka nevojë për dy senka: E para nji sigurim se nuk ka me u msye prej kërkujt, e dyta me nji punim dhe ndihmë ekonomike dhe financiare me kondita të favorshme të zhvillohet nga pik-pamja ekonomike në nji shkallë sa që në kohë krize të jetë e zonja të mobilizojë, të mbajë e t ushqejë 120 000 ushtarë për me mbrojtë vendin. 120 000 shqiptarë t organizue mirë të disiplinueme dhe të nënshpirtueme me frymë patriotike, do të mundin të përsëritin glorjet e ushtarëvet të Skënderbeut kur Turqija ndodhej në kullmin e fitimevet të saj. Aleanca Italo-Shqiptare në të gjithë qarqet diplomatike edhe ne shtypin e botës...bani nji zhurmë të madhe; u folën dhe u shkruenë shum sende, por ma të shumtat ishin të tharta e jo t amëlta, disa thojshin se ekzistenca e Shqipnisë asht sigurumun me garancinë e Lidhjes së Kombevet; prandej kjo pretez na detyron qi të japim disa shko- qitje. Kët çashtje mund t a formulojmë ksi-soj: Aleanca Italo-Shqiptare e kundra-vetë principevet të Lidhjes së Kombevet?.....Përgjigja jonë asht jo. Pos qi nuk asht kundër por asht në favor. Si mbas Statutit të Lidhjes së Kombeve çdo Shtetqi asht antar i Lidhjes... vijon në faqen 16

16 HISTORI SH SH..com vijon nga faqja 15...kur pson nji të msyeme (agression) shtetet e tjerë detyrohen me adoptue masa sanksionare kundra msyesit (agreseur), por Lidhja e Kombevet përbahet prej nji koshille e kompozueme prej përfaqësuesvet të 14 shteteve; ky numër këshilltarësh ka tendencën të zgjanohet edhe ma, bije fjala në rast qi hyjnë edhe Shtetet e bahskueme t Amerikës, Rusia dhe Turqija këto fuqi me randësi me doemos kan me pas nji vënd në këshillë. Kur ngjanë nji rezik i gadëshem për luftë, mblidhet këshilla dhe vendos me unanimitet nëse ka vënd ose jo për me adoptue masa sanksionare. Për me sigurue nji vendim të tillë, si mbas Statutit të Lidhjes së Kombevet, me përjashtim të shtetit të interesuem drejtë për së drejti të gjith shtetet qi formojnë këshillën me za të njishëm duhet të votojnë adoptimin e masavet sanksionare. Pik-së pari nji unanimitet këso dore asht tepër zor me u sigurue; e dyta edhe sikur të sigurohet kjo pikë, Lidhja e Kombevet për me veprue efektivisht lypë nji kohë dhe mbrenda kësaj kohë, fuqija sulmuëse mudn t arijë në bregun e detit, gja e cila mudn të vështirësojë tepër ndihmën reale të Lidhjes; me tjetër fjalë Lidhja e Kombevet formon nji garanci kolektive. Aleanca Italo-Shqiptare nuk ban tjetër send përveçse i shton nji garanci individuale, garancise kolektive. Në nji rast të ngutëshëm veprimi i Aleancës ka me lehtësue veprën kolektive të Lidhjes së Kombevet. Shteti Aleat, për shkak se ndodhet ma afër, për shkak se ka interesa vitale për mbrojtjen e Adriatikut, moralisht dhe materjalisht ndodhet në nji gjendje për me veprue sa më shpejt dhe në nji rast të tillë Lidhja e Kombevet ka me falenderue nji shtet të madh qi asht edhe ay nji antar i randësishëm i asaj Lidhje. Me gjith kët, kur gja nuk e ndalon Lidhjen e Kombeve që në nji rezik lufte të vijë e të ndihmojë të dy aleatët në fjalë. Garancija kolektive edhe individuale të dyja bahskë ekzistonin edhe për Belgjikën, pra jemi të nji mendimit se principet e Lidhjes së Kombevet për shka i përket Shqipnisë, jo vetëm që nuk shkojnë kundër Aleancës por forcojnë njana tjetrën. Midis kritikave që u ban rreth Aleancës Italo-Shqiptare ishte edhe nji pikë tjetër; thuhet se Italija me alëancën e sajë qi bani me Shqipninë do të lozi nji rol agresiv në sirethujën e Balkanit i cili rol prishe ekujlibrin balkanik dhe mudn të trubulojë paqen e botës. Kjo pretezë asht krejt e kalbun, për kundrazi qetësija e Shqipënisë, sigurimi i sajë me Aleancën e psi rezultat edhe qetësimin e shtetevet fqinjë kontinental. Fqinjët tonë, tue pa Shqipninë qi ndodhej në perjudhën e formimit dhe të stabilizimit të sajë, dhe tue çmue ligesht disa ngjarje të pa-largueshme në këtë perjudhë, dojshin me lujtë disa shaka të rezikshme qi mund të provokojshin ndonji ngjarje me randësi e cila mudn të rezultonte e dëmshme jo vetëm për Shqipninë dhe për fqinjët kontinental, por edhe për gjithë Balkanin edhe mbase për Europën marë. Para alenacës, në Shqipni ngjajshin disa turbullime në forma revolucjoni, por qi ma të shumat herë fillonin prej kufive. Revolucjonet qi ngjajnë vet-vetiu nuk fillojnë nga kufit, pëlcasin vet-vetiu edhe ma të shumtat herë në Kryeqytet, prandej fillesa e shqetësimevet nga kufini për në Kryeqytet, provon dishka tjetërsend, Aleanca italo-shqiptare këtyne shkaqeve u dha nji fund nji herë e mirë. Këto të vërteta të thjeshta qi rjedhin lehtazi nga Aleanca ndonji herë me gabimin e të dy popujve aleat sjellin nji frukt të kundërt të qëllimit t Aleancës. Para luftës së përgjithshme situate adriatike e Italisë ndodhej tepër e vështirë, për shkak se bregu i Adriatikut Italian nuk kishte asnji liman qi të përfshinte konditat e mbrojtjes, kurse n atë anë tjetër qi nga grykat e Izonzos e deri në kufinin e Malit Zi, gjith bregu i detit Dalmat ishte i pajumun me limane të mëdha, të forta dhe të pa-sulmueshme qi ndodheshin nën zotnimin e nji Perandorisë së madhe si ajo e Austro-Ungarisë e për për-bame prej 55 milon frymë. Disa Italjanë nëpër qendrat e Europës, me një lehtësi të çuditëshme, përsërijsin tue thanë se Shqipnija asht e tyne. Jo zonja e zotnij, Shqipnija asht e shqiptarëvet dhe ka me kenë e shqiptarëvet, Aleanca ka për qëllim forcimin e këtij mendimi, prandej ata italjanë qi këndojnë të tilla kangë në vend që ti shërbejnë interesave nacionale të tyne i damtojnë; viceversa ka edhe shqiptarë qi me nji logjike të çuditshme pretendojnë edhe përsërisin, se Shqipnija asht mbjellë me arë dhe ky arë me shkakun e aleancës rjeth e kullon n Itali, si mendimi i aprë ashtu edhe i dyti, janë sende qesharake dhe nuk ajnë të dej për popujt serioz. Disa shifra të statistikavet provojnë të kundërtën, qi Shqipnija në vend qi t apë arë ka nevojë për të marrë, pretendohet se Shqipnija knaqë interesat ekonomike t Italisë, statistika tregëtare e Italisë për vjetin 1927 tregon nji shumë totale importimi dhe eksportimi prej 36 miljardë liretash, importimi dhe eksportimi total i Shqipnisë maksimum për atë vjetë si shifrë rumbullake tregon 40 miljon fr.ari, këto 40 milionë ballë 36 miliardave mbesin tepër të vogla; edhe sikur të supozojmë krejt mungesën e tyne, proporcjoni asht aq i madhë sa jeta ekonomike italjane aspak nuk influencohet. Po të marrim parasysh se kjo tregëti totale prej 40 miljon fr. Ari të Shqipnisë, si importim dhe eksportim nuk vete e gjithë n Itali, 2]5 shkojnë gjetkë, tuj i zbrit nga 40 miljonet 2]5 mbeten 24 milion. E gjithë mardhënia e Italisë me Shqipninëkufizohet në kët shifër, e cila asht tepër e vogël për me u përfillë si nji nga qëllimet e Aleancës. Asht e vërtetë se midis dy aleatëve interesat ekonomike nuk mund të largohen, por lyset të dimë se Shqipnija për me ardhë n atë shkallë sa me pasë nji randësi të posaçme në jetën ekonomike të botës lypset shumë kohë dhe ka nevojë për ndihma të mëdha, por graduale dhe proporcjonale me punimin e urtë edhe metodik të shqiptarëvet. Për me pas nji ide se në çë shkallë ndodhet Shqipnija nga pikpamja ekonomike, mjafton të tregojmë disa shifra të Shteteve të vegjël dhe të Shqipnisë; Bje fjala Zvicera qi ak nji gjansi toke prej 40 mijë kilometër katrore edhe 4 miljon frymë, në statistikat e përgjithëshme të tregtisë botnore si importim dhe eksportim figuron gati 41]2 miljard fr.ari, pot ë marim parasysh se shqipnija në pikpamjen e popullësisë asht nji e katërta e Zvicerës, tregtija totale e sajë duhej t ishte 1 miljard e 150 000 000 fr.ari; pot ë marrim parasysh gjansinë e tokës 32 me 40 ndodhen në proporcjon qi Shqipnija asht ma e vogël se nji e pesta e Zvicerës, importimi dhe eksportimi i Shqipnisë nga pikpamja tokësore lysi t ishte ma tepër se 3 miljardë dhe në vënd të kësaj shifre kolosale jemi në 40 miljon. Po marrim shembull nji shtet balkanik: Bulgaria me nji gjansi toke prej 103 mijë kilometra katrore dhe nji popullsi prej 5 milionesh në tregtinë e botës figuron me nji importim dhe eksportim total prej 500 miljon fr.ari. Po të marim parasysh proporcjonin e popullsis, Shqipnija në vend të 40 miljonëve duhej të kish 100 000 000 dhe pot ë marrim parasyesh gjanësinë e të dy tokave 32 me 103, Shqipnija duhej të kish nji tregti totale prej 160 miljonëve. Këto shifra kuptimtare na apin të kuptojmë se çka me qenë ideali i jonë i tashëm: ky ideal për ne e shqiptarët asht shvillimi ekonomik, për me mrijtë të paktën në shkallën e shteteve balkanik si Bulgarija, dhe në fazën e dytë në shkallën e shtetevet të vegjël Europjanë. Ky ahst nji ideal i arsyeshëm edhe paqësuer qi kërkuj nuk i ban hije përkundrazi shërben interesat e të gjithë kombevet fqinjë ose jo. Aleanca Italo-Shqiptare për me mrijtë qëllimin e vet paqsuer edhe qytetnurë lypset të largohemi nga sjelljet e damshme, nga propagandat e këqija dhe si mbas zakonit shqiptar të fjalosemi me ballë hapët dhe me sinqeritetin e burrave të ndershëm. Si e shifni Zonja dhe Zotni këto mendime janë tepër sempel por lypset t i përhapim midis të dy popujve aleat për me vjelë frutat e duhuna t aleancës.

POEZI SH.com 17 Mirela Sula: Rruga që të çon në shtëpi Mirela Sula ka lindur në Shkodër,, 1975. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe- Letërsi dhe më pas është specializuar në fushën e psikologjisë. Ka mbaruar studimet Master në Këshillim dhe Psikologji në Universitetin anglez të Sheffield dhe më pas është specializuar në Psikoterapi Pozitive dhe Terapinë e Familjes. Është autore e disa librave në poezi dhe prozë. Ka qenë kryeredaktore në disa revista. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Shkollën e Psikoterapisë dhe Këshillimit Psikologjik në Londër. Nga: Mirela Sula Kthim tek vetja Një ditë do të përballem me gjysmën time Prej kohësh sillet në të njëjtat kthina Do ta dalloj nga veshja e çrregullt Nga fytyra e rrudhur dhe fryma e ftohtë Do ta ndiej nga hapat e pasigurt dhe sytë e zbrazët nga gëzimet Do ta pres, t i tregoj rrugën për në shtëpi Lutjet do të ma boshatisin mendjen nga neurozat fallso e Zoti do më lërë të shëtis e qetë në rrugën e tij Mëngjesin do ta ndjell me padurim Ta lëshoj veten në hovin e ditës së re Në zemër do më lindë një vibrim i lehtë Do të blej balsam të shtrenjtë Të m i zbusë flokët e ashpër të zemërimit Prej vitesh rrinë ngatërruar në folenë e konfliktit me gjysmën tjetër Më në fund do të shëtis e lirë Në rrugën që më ktheu tek vetja Tani dhe këtu I kam ngulur fort këmbët në tokë E vetmohuar Në të shkuarën Dua ta pranoj Të tashmen Ta jetoj atë Tani dhe këtu! Asgjë s mund t më pengojë Të rri drejt. As hija e burrit që më dhunoi As duart e njerëzve që më shtynë As gropa që rashë disa herë në të As miku që më la në baltë As shoqja që më tradhtoi As im atë që më nxori jashtë As nëna që më mbylli derën As fëmija që nuk lindi kurrë E kam lidhur fort veten Të mos thyhem Kur era të më përplasë sërish I kam ngulur këmbët Jam gati të rinis udhën drejt vetes Tani dhe këtu! E vetëdijshme U ndala një çast Dhe pashë veten E hutuar E palumtur E tharë Si një copë dheu E mbetur pavaditur E shkelur në një arë U ktheva Më në fund E kthjellët Për të parë Kush janë njerëzit që më deshën Dhe ata që më kanë vrarë Tim biri Kur të përqafova sot Ndjeva shpejtësinë e rritjes tënde Rrufeshëm po ecte koha Dhe unë frikshëm shtypa fort Ndjesinë se ti po largohesh meje Në një dhomë të ftohtë E izolova dhunshëm mendimin E shkela me këmbë Për ta fshehur prej teje Ti do të shmangesh E di Kur ta kërkoj nesër këtë përqafim Teksa ta ndjek mëngjesin për në shkollë E të përcjell deri te shkallët Me pyetjen rutinë sa orë ke sot? Më lër të të përgjoj si dikur fëmijë Sa herë të humb nga sytë Më qepet keq ankthi Në derë duke të pritur... Deri sa të kthehesh I shkujdesur në mesditë Vras mendjen Sa do jesh rritur... Asgjë kundër vetes Nuk kam asnjë fakt kundër vetes Ka kohë që E ruaj, e gjurmoj E ndjek në të gjitha dëshirat e frikshme Në marrjen e vendimeve Në caqet dhe territoret e dyshimta Ju betohem Asgjë kundër saj

18 SH.com SUPLEMENT SPECIALE JAVOR I TRADIT RADITA VLERA N Pietro Abitante ë Shën Palin Shqiptar, përveç muzeut, kostumeve, gjuhës ende të gjallë, një tjetër mënyrë për t u ndjerë pjesë e jetës së komunitetit, e ka zbuluar Salvatore Mazzaracchio, profesor shkolle në Romë, ku ka studiuar, punon e jeton me familjen prej më shumë se 30 vjetësh: bëhet fjalë për një punë jo të vogël për t i ridhënë një histori dhe ndjenjë përkatësie bashkëqytetarëve përmes një rindërtimi shumë të përpiktë të pemës gjenealogjike të secilit prej tyre, shoqëruar nga dokumentim fotografik që nis nga fillimi i viteve Nëntëqind (dokumenti i parë i përket vitit 1907). Shumë interesante është didaskalia e secilës fotografi me indenfikim të dyfishtë gjuhësor: ajo me emër e mbiemër të rregullt në italisht dhe ajo me emrin referues në gjuhën arbëresh Foto artistike punuar nga Salvatore Brami Foto-Kujtimet e Shën Palit Shqiptar Foto artistike punuar nga Salvatore Brami Foto dhe pema gjenealogjike e çdo familjeje: një tjetër mënyrë për të rifituar të shkuarën arbëreshe të shënpaliotëve. mi shumë i kujdesshëm dhe krijimi i pemës gjenealogjike referuese. Shumë interesante është didaskalia e secilës fotografi me indenfikim të dyfishtë gjuhësor: ajo me emër e mbiemër të rregullt në italisht dhe ajo me emrin referues në gjuhën arbëresh. Një sasi punë mjaft e dukshme nga stampimi i mijëra fotografive që gjenden në çdo cep të shtëpisë dhe file në kompjuter të atilla sa për të dehur mendjen e miqve që fton t i konsultojnë: një dhjetëvjeçar pune serioze dhe të lodhshme. Në Verën Shënpaljote të 2011 krijoi një ekspozitë falas për publikun mbi panele të mëdha dërrase: Profesori, 58-vjeçar, nuk humb rast për t u rikthyer në fshatin e tij të lindjes, sepse ndjehet i rrënjëzuar mirë ekzistencialisht; në fakt, ai i përket atij brezi që në vitet Shtatëdhjetë ishte pjesë aktive e jetës kulturore të fshatit: nga netët jashtë, te grupi folk, te ideja e krijimit të ekomuzeut (artikulli Një muze ndryshe 12/08/ 2012). Ka jetuar një fëmijëri jo shumë të qetë: në moshën 7-vjeçare humb të ëmën dhe, duke konsideruar vështirësitë ekonomike të familjes, pësoi braktisjen edhe nga ana e të atit që, ndërsa jetonte vetëm me ndonjë punë të rastit, u detyrua të emigronte në Gjermani, duke i besuar dy fëmijët jetimoreve të ndryshme. Kjo shkëputje nga vendlindja, nga shokët e fëmijërisë me të cilët ndante arançatën, shënon moshën e tij të re dhe, njëkohësisht, forcon në të nevojën për t u rikthyer gjatë çdo pushimi shkollor, që mundësohej nga interesi që shfaqte për të tezja, Cie Ljena, e ve dhe pa pasardhës, që u kujdes për të sikur një nënë. Sot, është figurë aktive në jetën dhe ndërgjegjësimin e kujtesës së fshatit. Puna e tij është domethënëse si nga sasia (rreth 20 mijë fotografi) ashtu edhe nga cilësia: një restaurim profesional i fotografive shumë të vjetra e në gjendje të keqe që ruheshin xhelozisht nga të gjithë shënpaliotët; i riktheu origjinalin dhe një kopje të zmadhuar secilit prej tyre, që përjetoi në ato pamje e fytyra të zbehura nga koha një moment të harruar të historisë së tij dhe çdo gjë shoqërohej nga kërkiçdo vizitues doli qetësisht i hutuar, si nga një dialog imagjinar me prindër, të afërm, miq e të njohur që, kryesisht, kishin humbur në kujtesën e secilit, pasi ishin larg apo nuk jetonin më. Ndjej nevojën, gjithsesi, ta mbyll me një notë keqardhjeje: një punë kaq e madhe po të ishte bërë nga kushdo i ndritur, i ardhur nga kushedi se cili universitet, do të kishte kushtuar shumë, ndërsa Prof. Mazzaracchio e ka bërë pa rekuperuar as shpenzimet e materialit, që nuk janë të pakta, me të vetmin kompensim mirënjohjen e të gjithëve për dashurinë pa interes për fshatin e tij: është një tjetër provë që tregon se është e vështirë të jesh profet në shtëpinë tënde *. *Shprehje që vjen nga latinishtja (Nemo propheta in patria, Askush nuk është profet në atdhe) e shkëputur nga Bibla që i atribuohet Jezu Krishtit. Nënkupton vështirësitë për t u dalluar në një ambient familjar pasi mendohet se në ambiente të huaja është më e lehtë për të shfaqur aftësitë dhe cilësitë e dikujt.

SPECIALE SH.com 19 Tradita në ekspozim në muzeun e Shën Kostandinit Shqiptar Përpara krijimit të muzeut nuk kanë munguar ekspozitat e përkohshme, mes të cilave dallojnë ato të kuruara nga Grupi Rinor Vatra Jonë jë vend që ruan jetën e Npërditshme dhe kulturën e Shën Kostandinit Shqiptar: është muzeu, i vendosur në një pallat të vogël pronë e Bashkisë, që gjendet në zemër të qendrës historike të fshatit, ku që nga fundi i viteve Nëntëdhjetë ruhen objekte, fotografi dhe veshje të traditës. Museu menaxhohet nga shoqata kulturore Voxha Arbëreshë që merret me transmetimin e traditës kulturore, të muzikës e të vallëzimeve tipike edhe përmes realizimit të spektakleve. Përpara krijimit të muzeut nuk kanë munguar ekspozitat e përkohshme, mes të cilave dallojnë ato të kuruara nga Grupi Rinor Vatra Jonë. Koleksioni, i përbërë nga objekte te ardhura nga territori i Shën Kostandinit Shqiptar dhe të dhuruara nga popullsia vendase, përmban vegla të punës blegtorale dhe mjete për përpunimin e qumështit, objekte që i përkasin ciklit të tjerrjes dhe endjes, enë shtëpiake dhe kostume tradicionale. Në muze është e mundur të gjeshë edhe vegla tipike muzikore, veçanërisht njërën që quhet surdulina, dhe fotografi të gjysmës së parë të viteve 900 që i përkisnin popullsisë vendase dhe komuniteteve të emigrantëve. Koleksioni përbëhet nga 150 pjesë, të gjitha të kataloguara. Objekte të jetës shtëpiake dhe të punës fshatare; mjete të punës blegtorale dhe të përpunimin e qumështit, objekte që i përkasin ciklit të tjerrjes dhe endjes, kostume tradicionale si dhe vegla muzikore. Mariapaola Vergallito Salvatore Brami Shën Palji i Aljbëreshëve në Kuljtimet Fotografike F otografi e dru xhenealox hik i çdo fëmiljie. Kështu Salvaturi Bramit na dha një manerë e ndryshme për të marrëshë vesh nga të shkuaratë e shëmpaljotëvet. Në Shën Palj përveç muzeut, gljuhës e kostumet, njate manërë e ndryshme të marrëshë e të ndihesh pjesë e katundit e gjet Salvaturi Brami(ose Maxaraqeti, si ia vunë në katund), profsur tek skollat të ljarta në Rrom, ku studhjarti, shërben e rri me fëmiljen, ka më se tridhjetë vjet. Fljas për një fëtigë çertozine për të dhënë e marrur vesh storjes së shjënpaqljotëvet, tue kërkuar drurin xhenealoxhik i të gjithëve bashkë me fotografi që zën fil në 1907. Brami, pesdhjetë e tetë vjeçe, sa herë mënd vinj, është në katund, pse atij i pëljqen dhe e do katundin. Ai bëri pjesë asaj xheneracjune qëqë, në vitrat 70, u mbenjar me grupin folk, me natat të bardha e me të ghitha idetë kulturore, si muzeu e festat relixhoze(art. Një muze ndryshe RILINDA- SI/12/08/2012). Jetoi një djaljëri jo aq e bukurë: shtatë vjeçe, buar ëmën e tij e i ati pa fëtigë e ljëshoi për të migrarnej në Xhermanjet tue e dërguar tek orfanotrofi të. Ndomos se U largua ljashtë ka shpia, ka miqëzit me të çiljet pij aranxhata me bustinë e bridh paljunin me një kakon i shpuar, s e harroi fare katundin e çdo vakancë prirei tek cie Ljena, kative e pa bilj, që e rriti si i ëmë. Sod Salvaturi Bramit është shumë ativ tek jeta e të shkuaratë e Shën Paljit: fëtiga që bëri është e madhe shumë (20.000 fotografi) e profesjonale: vate, tue kërkuar shpi më shpi çdo fotografi, sidomos ato me të vjetratë për ti ndrejtënej, ia pruar të gjithëve me një kopje e madhe, me të çiljën nganjë kuljtoi jetën e tij e atyre që i janë e i kljen afër e bashkë me gjithë këtë, drunë xhenealoxhik të fëmiljes. Në çdo fotografi eshtë skruar ëmri e mbiëmri ljëtisht e supranomi fëmiljes aljbërisht. Dhjetë vjet fëtigë me miljëra e miljëra fotografi, që mbljonjën çdo vend në shpi e aq files tek kompjuteri sa të denjën kryet. Në Verën Shënpaljote del 2011 bëri një ekspozitë fotografishë e hapurë të gjithëve mbi dërrasa të mëdha: kushdo i pa, duall pljot me maraviljë e me kuljtime i një jete e shkuarë me prindë e me miq që ish gati të harrohshin. Më duhet të them, me jo pak thartim, se një fëtigë e rëndë e e bukurë si kjo në e kish bërë çdo profsur akademik, ka kush e di çilja universitat, kish kustartur solde pabes, kurse prof. Salvatur Brami s pat mungu spizat, të çiljat s janë pak: sa rënd është të jeshë profet te shpia jote! I qëndron vetëm faljenderimi i shënpaljotëvet e amuri për katundin. Pietro Abitante Përktheu nga italishtja në arbërisht: Pietro Abitante Në foto: Pamje e brendshme nga Muzeu i Shen Kostandinit jë vend ku ruhën jeta e ng Naditëshme e kultura e Sh kostandinit i Aljbëreshve: muzeu i vënur tek një shpi e vogëljë e Kumunit, drejt në mest katundit të vjetër, palacina e kanxheljarisë së vjetërë e që në vitrat 90, ruanë gjëra, fotografi e të veshurat tradhitje. Muzen e ka xhestitur asoçacjuna kulturale Voxha Arbëreshe Buthtohën Tradhitat në Muzen e Sh kostandinit që mirret me të mbajturitë të tradhitavet kulturore, të muzëkës e të vallevet tipike edhe me realizime eventeshë. Alestimendi i muzeut erdh pas mostrat që bëheshin nganjë herë, ndër çiljat ajo më e mira klje ajo e grupit Vatra Jonë. Shumica e gjëravet janë të vendit e i dhanë gratis shkosnjotë. Në muzen mënd shihën strmente muzëke të rrallë si surdulina e fotografi e 900it të gjindes të vendit e migrandëshë. Janë të mbjedhura 150 copa, të gjitha kataloguar. Gjëra e jetës së shpije e të shërbise jashtje: aty buthtohen atrece për të bësh kljumshtit, tjerrët, ljiveret trdhitje e strumende të muzëkës. Përktheu nga italishtja në arbërisht: Pietro Abitante

20 SH.com SUPLEMENT ETNOGRAFI JAVOR I N SKULPTURA Frederik Stamati ENIGMA ë Fondin etnografik të Qen drës së Studimeve Alban ologjike ruhen vetëm dy skulptura të mermerta, e që të dyja me tema të shquara nga mitologjia greke. Hiqeni mëndjen në se mund të jenë të vjetra. Njëra prej tyre, por jo më e bukura, paraqet Penelopën. Miti i saj me punën që nuk mbaron kurrë lidhet në përfytyrimin tonë me pëlhurën e famshme dhe kjo është e përbotshme. Edhe skulptura që kemi ne e koncepton Penelopën me këtë këndvështrim, endjen. Që ta përshkruajm, a nuk do të ishte një përsëritje e panevojshme e asaj që e dimë fare mirë? Por pyetja e rastit mund të lidhet me origjinën dhe me idenë e artistit që e ka realizuar. Kjo, po, ja vlen. Për herë të parë jam njohur me këtë skulpturë aty nga viti 1982. Nuk e përcaktova dot menjëherë. Enigma e qenies së saj më ngacmonte vazhdimisht. E shikoja shpesh me vëmendje për t i dhënë përgjigje pikëpyetjes që shtronte pa dashur. Por vetëm vite më vonë e ndava mëndjen për Penelopën dhe ashtu e paraqita kurdoherë që vinte rasti. Po rasti më njohu me origjinalin e saj. Duke vizituar në tetor të dymijë e shtatës Galerinë e Arteve të Athinës pashë një slulpturë të Rodinit te derdhur ne bronz. Desha ta prek. E di se në muzeume nuk duhet të prekësh gjë me dorë. Por tundimi ishte i madh. Afroja gishtin dhe e largoja nga një urdhër që më ipte ndërgjegja profesionale. U a kam treguar edhe disa miqëve të mi këtë ngasje të parealizuar. E kisha si peng. Dy vjet më parë, kur ndodhesha përsëri në Athinë rivizitova Galerinë e Arteve, pikërisht për të riparë punën e Rodinit. Pastaj kalova në sallat e tjera. Kur, ja, befas, pashë në njërën prej tyre, një skulpturë të madhe të Penelopës, njëlloj si ajo që ndodhet në fondin etnografik! U tërhoqa vrullshëm nga e papritura. Jo se nuk e dija që ekziston një e tillë, e pata parë kohë më parë në një botim lluksoz për mitologjinë greke, por tani ndodhesha përpara origjinalit dhe do të mund të merrja gjithshka që më duhej për të t i dhënë përgjigje enigmave të skulpturës së fondit etnografik. Pak javë më parë krijova edhe lidhjet e duhura me specialistët e asaj galerie dhe mora informacionin e plotë për të bërë krahasimet e domosdoshme. Nuk mund të thom se është një studim që pretendon përfundimtaren. Besoj se kjo do të jetë tepër e vështirë dhe jashtë të gjitha mundësive të mija. Jam i kënaqur edhe vetëm me prezantimin e veprës dhe nxitjen që do të mund të shkaktojë ndër studiues të artit. Vetë specialistët grekë të fushës paraqitën menjëherë një interes të papërmbajtur. Pra, Penelopa është ekspozuar në Galerinë Kombëtare dhe Muzeun Aleksandër Soutsoz në Athinë. Penelopa e Galerisë Kombëtare të Athinës dhe një kopje në Tiranë Ajo është e vogël, 16 cm e gjatë, 9,5 cm e gjërë dhe 26 cm e lartë. Eshte e gdhendur pa mjeshtëri, trashë. Të jep përshtypjen se ai që e ka realizuar ka përtuar ta gdhendë me finesë, ose ka qenë ndonjë amator,, që rrente veten me takatin e tij. Pa dale, a mos është një model, apo bocet, sic e quajn artistët idenë e parë të kompozimit? Skulptura e Penelopës që ruhet në Galerinë Kombëtare të Athinës Ajo është realizuar nga Leonidhas Drossis, një skulptor grek, jeta e të cilit u përmblodh në vitet 1834-1882. Që të kuptojmë se përse është kompozuar në atë mënyrë do të duhet të dimë se si u formua shpirti krijues i autorit të saj, sepse në fund të fundit seicila epokë kompozon me parimet e kohës të krijimit artistik. Në katalogun e Glipsotekës Kombëtare, që ma dërgoi Dr. Tonia Giannoudaki dhe që e falenderoj përzemërsisht, shkruhet se Leonidhas Drossis i përket gjeneratës së parë të skulptorëve grekë, që kanë studiuar në Shkollën e Artit të Athinës dhe u formua në rrymën e neoklasicizmit që u soll në Greqi nga skulptori gjerman Kristian Zigel. Më vonë e zgjeroi edukimin profesional në Akademinë e Mynihut. Kur e ndjeu se mund të përballonte nivelin evropian udhëtoi në Skulptura e Penelopës që ruhet në Tirane në Fondin Etnografik Paris, Londër, Dresden, Vienë dhe Romë. Ku mund të shkonte më tepër kur pa nga lartësia e majave? Madje në Romë hapi edhe një atelie skulpture. Me realizimet e tij vërtetoi se ishte përfaqësuesi më i denjë i neoklasicizmit grek. Fama e merituar e lejoi që në vitin 1868 të ipte mësime në Universitetin Teknik Kombëtar, e të përgatiste shumë studentë. Pikërisht ky artist i plotësuar në mjeshtërinë e tij, do të realizonte edhe figurën e Penelopës. Besoj se është e pakuptueshme që një skulptor grek të shkëputet në artin e tij nga ndikimi i mitologjisë. Ajo është shumë e fuqishme për të mos lënë vraga emocioni, aq më tepër për një artist që kërkon ide. Leonidhas e dashuroi mitologjinë. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që ai krijoi një cikël të famshëm me figura mitologjike. Emigrantët shqiptarë e kanë të lehtë të përfytyrojnë kompleksin e Akademisë me sheshin e saj dhe bibliotekën pranë. Është një nga vendet më impresionuese të Athinës, më e arrira nga pikpamja artistike, më e bukura. E gjitha është ndërtuar në vitet 1859-1885 me mermer penteletik, po nga ai mermer që është ndërtur edhe akropoli. Konstruktori, apo projektuesi neoklasik i saj është danezo-austriaku Theofil Hansen dhe vëllai i tij Kristian. Pranë Akademisë lartësohen dy kollona të larta të stilit korintik, mbi kapitelet e të cilave qëndron Atena luftarake në atë të majtë dhe Apoloni me lirë në atë të djathtë. Të dyja këto skulptura janë realizuar nga Leonidhas Drossis. Leonidhas ka realizuar edhe temën e lindjes së Athinasë, që ndodhet në frontonin e Akademisë. Edhe Sokrati dhe Platoni, që qëndrojnë ulur, në piedestalet e sheshit, janë të realizuara po nga ky artist. Pra pesë vepra në një shesh aq të famshëm! Me sa duket ideja e parë për realizimin e Penelopës i erdhi kur ai ishte në Romë. Fillimisht dhe kjo ndodhi në vitin 1864, ai bëri një model të vogël prej allcie, shumë më ndryshe nga ajo që do të vinte më vonë si rezultat i evoluimit të mendimit artistik. Për qëllimin që po shkruajm, modeli i parë nuk na intereson, prandaj edhe nuk do ta trajtojmë metamorfozën. Ka mundësi që modeli përfundimtar, nga është ideuar edhe Penelopa e fondit etnografik, të jetë bërë në Romë gjatë vitit 1867, sepse pikërisht në këtë vit ajo u paraqit në Ekspozitën Ndërkombëtare të Parisit, ku mori medaljen e artë. Mbreti i Greqisë, Jorgoja i I-rë u mahnit prej saj. Dhe me të drejtë. Ai dha 30000 dhrahmi për ta gdhendur në mermer. Kjo ndodhi në vitin 1873. Mbas përfundimit skulptura u vendos në shkallën e artë të Pallatit Mbretëror. Ndërsa Jorgoja i II-të u tregua më i madh: në vitin 1939 ai i a dhuroi këtë vepër Galerisë Kombëtare, ku ruhet edhe sot. Aty ajo zë një vend nderi. Dimensioned e saj janë: gjatësia 125 cm, gjerësia 75 cm dhe lartësia 143 cm. Vepra është një shëmbull karakteristik i mjeshtërisë së Drossis në punimin gdhendës të mermerit. Duke qendruar në një fron të punuar me ornamente, Penelopa shihet të mbajë një lëmsh dhe një bosht; këmbët e saj janë të shtrira përpara, duke qëndruar të mbështetura mbi një stol të dekoruar. Poza e saj është padyshim e influencuar nga modeli grek i Afërditës së Fidias, një traditë që ka qenë vazhduar në Agrippina ose në Shën Helenë që nga shek. IV pas Krishtit, dhe nga nëna e Napoleonit, Leticia Ramolino Bonaparti (1804-1807), realizuar nga Antonio Kanova. Të dyja pozat, e trupit dhe e kokës, e cila është përkulur paksa majtas dhe shprehja melankolike e fytyrës «faqin lodhje dhe ndjenjën e braktisjes ndaj qëndresës së kësaj gruaje që pret për kaqë shumë vjet kthimin e burrit të saj. Mënyra se si janë paraqitur këto emocione, të cilat e distancojnë atë nga modelet e vjetra dhe e sjellin pranë kohërave të skulptorit, si edhe mënyra e jashtëzakonshme me të cilën ai paraqet të tërën dhe rrudhat e veshjes, janë elementë që vlejnë për një lavdërim special dhe e bëjnë Penelopën një nga veprat më të rëndësishme të skulptures moderne neoklasike greke. E tani le t i kthehemi Penelopës sonë. Ajo është e vogël, 16 cm e gjatë, 9,5 cm e gjërë dhe 26 cm e lartë. Eshte e gdhendur pa mjeshtëri, trashë. Të jep përshtypjen se ai që e ka realizuar ka përtuar ta gdhendë me finesë, ose ka qenë ndonjë amator, që rrente veten me takatin e tij. Pa dale, a mos është një model, apo bocet, sic e quajn artistët idenë e parë të kompozimit? Ajo ka thuajse po ato dimensione si edhe modeli i parë i vitit 1864, vecse me elementët e variantit të dytë. Kjo e intrigon cështjen. Le ta analizojmë, duke u luhatur në dyzime. Kur është realizuar? Nuk e dimë. Kur erdhi në Shqipëri? Nuk e dimë. Nga erdhi? Përsëri nuk e dimë. Kush e kishte? Përsëri nuk e dimë. Nuk gjykojmë dot në këto rrethana! Varianti tjetër mbetet që të jetë një kopje dhe aq. Sidoqoftë është një variant dhe kjo e plotëson më tej historinë e skulpturës, qoftë edhe në sensin e ndikimit artistik. Por me sa duket zgjidhja e enigmës së saj do të jetë punë e historianëve të artit. Përsa më përket mua, Penelopa bën pjesë në tërësinë e objekteve që kam kaluar nëpër duart e mija për resaturim, e që janë mbi 17000. Nuk ishte në gjendje të keqe. Ndërhyrja u përqëndruan në largimin e papastërtive të lehta, duke përfshirë edhe disa pika gëlqereje. Ajo vazhdon të ruhet mirë. Vetëm se e paekspozuar.